Rimendojmë pabesinë ... një fjalim për këdo që ka dashuruar ndonjëherë
-
0:01 - 0:02Pse tradhëtojmë?
-
0:04 - 0:07Dhe pse njerëzit e lumtur tradhëtojnë?
-
0:09 - 0:13Dhe kur themi “pabesi”,
çfarë nënkuptojmë saktësisht? -
0:14 - 0:21Nënkupton një bashkim, histori dashurie,
seks me pagesë, një dhomë chat-i, -
0:21 - 0:23një masazh me fund të lumtur?
-
0:24 - 0:29Pse mendojmë se burrat mashtrojnë nga
mërzija dhe frika e intimitetit, -
0:29 - 0:34por gratë mashtrojnë nga vetmia
dhe etja për intimitet? -
0:36 - 0:40Dhe a përbën një aferë gjithmonë
fundin e një marrëdhënie? -
0:41 - 0:44Përgjatë 10 viteve të fundit,
kam udhëtuar nëpër botë -
0:44 - 0:48dhe kam punuar gjerësisht
me qindra çifte -
0:48 - 0:50të cilët kanë qënë
shpartalluar nga tradhëtia. -
0:51 - 0:55Është një akt i thjeshtë shkelje
-
0:55 - 0:59i cili mund t’i vjedhë
një çifti marrëdhënien e tyre, -
0:59 - 1:03lumturinë dhe thelbin
e identitetit të tyre: një aferë. -
1:04 - 1:09E megjithatë, ky akt ekstremisht
i zakonshëm është kaq pak i kuptuar. -
1:11 - 1:15Pra, ky diskutim është për cilindo
që ka dashuruar ndonjeherë. -
1:18 - 1:22Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar
që kur u shpik martesa, -
1:22 - 1:24po kështu dhe tabu-ja, kundër saj.
-
1:25 - 1:31Në fakt, tradhëtia ka një këmbëngulje që
martesa mund vetëm ta ketë zili, -
1:31 - 1:34aq e vërtetë është kjo saqë,
kjo është urdhëresa e vetme -
1:34 - 1:38që përsëritet dy herë në Bibël
-
1:38 - 1:42një herë për kryerjen dhe herën tjetër
vetëm për të menduarit. -
1:42 - 1:45(Të qeshura)
-
1:45 - 1:49Pra, si mund ta pajtojmë atë që
ndalohet universalisht, -
1:49 - 1:51dhe po universalisht praktikohet?
-
1:53 - 1:58Përgjatë historisë, burrat praktikisht
kishin licensë për të tradhetuar -
1:58 - 2:00me pasoja minimale,
-
2:00 - 2:05dhe të mbështetur nga një mori teorish
biologjike dhe evolucionare -
2:05 - 2:07që justifikonin nevojën e tyre
për të bredhur, -
2:07 - 2:11kështu që standardi i dyfishtë është aq
i vjetër sa dhe vetë adulteria. -
2:12 - 2:18Por kush e di se çfarë ndodh në të vërtetë
atje nën ҫarҫafë, apo jo? -
2:18 - 2:20Sepse kur vjen fjala te seksi,
-
2:20 - 2:24presioni për burrat
është që të mburren dhe ta egzagjerojnë, -
2:24 - 2:29por presioni për gratë është ta fshehin,
minimizojnë dhe mohojnë, -
2:29 - 2:34ҫka nuk është e habitshme kur kujton se
ka ende nëntë shtete -
2:34 - 2:36ku gratë mund të vriten
për shmangje nga e duhura. -
2:38 - 2:42Tani, monogamia nënkuptonte
një person për gjithë jetën. -
2:43 - 2:46Sot, monogamia nënkupton
një person në një kohë. -
2:46 - 2:48(Të qeshura)
-
2:48 - 2:50(Duartrokitje)
-
2:52 - 2:54Them se, shumë prej jush mund keni thënë
-
2:54 - 2:57"Unë jam monogam në të gjitha
marrëdhëniet e mia." -
2:57 - 3:00(Të qeshura)
-
3:01 - 3:02Dikur, në fillim martoheshim,
-
3:02 - 3:04dhe bënim seks për herë të parë.
-
3:05 - 3:06Por tani ne martohemi,
-
3:06 - 3:08dhe ndalojmë së kryeri seks me të tjerët.
-
3:09 - 3:14Fakti është se monogamia nuk kishte
të bënte fare me dashurinë. -
3:14 - 3:17Burrat mbështeteshin në
besnikërinë e grave -
3:17 - 3:20në mënyrë që të dinin se kujt
i përkisnin fëmijët, -
3:20 - 3:22dhe kush do ta marrë lopën
kur të vdes unë. -
3:24 - 3:27Tani, të gjithë duan të dinë
-
3:27 - 3:28sa përqind e njerëzve tradhëtojnë.
-
3:28 - 3:32Ma kanë bërë këtë pyetje
që kur kam ardhur në këtë konferencë. -
3:32 - 3:34(Të qeshura)
-
3:34 - 3:36Kjo vlen edhe për ju.
-
3:36 - 3:41Por përcaktimi i tradhëtisë
vazhdon të zgjerohet -
3:41 - 3:46sekstimi, të parit porno, qëndrimi aktiv
fshehurazi në aplikacionet e takimeve. -
3:46 - 3:51Pra, duke qënë se nuk ka një përkufizim
të rënë dakord universalisht -
3:51 - 3:54mbi atë ҫka përbën tradhëti,
-
3:54 - 4:00vlerësimet ndryshojnë shumë,
nga 26 deri në 75 përqind. -
4:01 - 4:04Por mbi të gjitha,
ne jemi kontradikta vetë. -
4:04 - 4:08Pra, 95 përqind prej nesh thonë se
është tmerrësisht e gabuar -
4:08 - 4:11që partneri jonë të gënjejë
në lidhje me pasjen e një afere, -
4:11 - 4:13por po i njëjti numër
prej nesh do të thonë -
4:13 - 4:16se kjo është ekzakt ajo që do bënim
po të kishim vetë një aferë. -
4:16 - 4:19(Të qeshura)
-
4:20 - 4:24Tani, më pëlqen ky përkufizim për aferat –
-
4:24 - 4:27sespe i bashkon të tre elementet kryesore
-
4:27 - 4:33një marrëdhënie e fshehtë, e cila
është struktura kryesore e një afere; -
4:33 - 4:38një lidhje emocionale në një farë mase;
-
4:38 - 4:39dhe një alkimi seksuale.
-
4:40 - 4:43Dhe alkimi është fjala kyçe këtu,
-
4:43 - 4:50sepse frisoni erotik është i tillë që
puthja që vetëm e imagjinon të japësh, -
4:50 - 4:53mund të jetë aq e fuqishme
dhe aq e këndshme -
4:53 - 4:56sa orë të tëra aktuale duke bërë dashuri.
-
4:58 - 4:59Siç ka thënë dhe Marcel Proust,
-
4:59 - 5:05është imagjinata jonë që është përgjegjëse
për dashurinë, dhe jo personi tjetër. -
5:06 - 5:10Pra, kurrë nuk ka qenë më e lehtë
të tradhëtohet, -
5:10 - 5:13dhe kurrë nuk ka qenë më e vështirë
për të ruajtur një sekret. -
5:14 - 5:18Dhe pabesia nuk ka kërkuar
një taksë të tillë psikologjike. -
5:20 - 5:23Kur martesa ishte
një ndërmarrje ekonomike, -
5:23 - 5:26pabesia kërcënonte
sigurinë tonë ekonomike. -
5:27 - 5:30Por tani që martesa është
një marrëveshje romantike, -
5:30 - 5:34pabesia kërcënon sigurinë tonë emocionale.
-
5:34 - 5:38Ironikisht, ne i jemi drejtuar tradhëtisë-
-
5:38 - 5:41si hapësirë për të kërkuar
dashurinë e pastër. -
5:41 - 5:43Por tani që ne kërkojmë dashuri
në martesë, -
5:43 - 5:45tradhëtia e shkatërron.
-
5:47 - 5:51Tani, ka tre mënyra me të cilat unë mendoj
se pabesia lëndon ndryshe sot. -
5:54 - 6:00Ne kemi një ideal romantik në bazë
të të cilit i drejtohemi një personi -
6:00 - 6:03për të na përmbushur një listë
të pafund nevojash: -
6:03 - 6:06të jetë dashuria ime më e madhe,
miku im më i mirë, -
6:06 - 6:10prindi më i mirë, i besuari im,
-
6:10 - 6:13miku im emocional,
i barabarti im intelektual. -
6:14 - 6:18Dhe unë jam me AI/AJO:
unë jam i zgjedhuri, unë jam i veçantë, -
6:18 - 6:21unë jam i domosdoshëm,
unë jam i pazëvendësueshëm, -
6:21 - 6:22unë jam i duhuri.
-
6:23 - 6:27Dhe tradhëtia më tregon se nuk jam.
-
6:27 - 6:29Kjo është tradhëtia e vërtetë.
-
6:30 - 6:33Tradhëtia na trondit
ambicien e madhe të dashurisë. -
6:35 - 6:40Por nëse gjatë gjithë historisë,
tradhëtia ka qenë gjithmonë e dhimbshme, -
6:40 - 6:42sot ajo është shpesh traumatike,
-
6:42 - 6:45sepse kërcënon imazhin e vetes tonë.
-
6:45 - 6:48Pacienti im Fernando, është i rrënuar.
-
6:48 - 6:51Ai vazhdon e thotë:
"Mendoja se e njihja jetën time. -
6:51 - 6:55Mendoja se e dija se kush ishe ti,
se kush ishim ne si çift, kush isha unë. -
6:55 - 6:57Tani, dyshoj për çdo gjë."
-
6:58 - 7:03Tradhëtia - një shkelje besimi,
një krizë identiteti. -
7:03 - 7:05"A do të mund të
besoj sërisht tek ty?" pyet ai. -
7:05 - 7:07"A do të mund të besoj
dikë tjetër përsëri?" -
7:09 - 7:12Dhe kjo është ajo ҫka më thotë
dhe pacientja ime Heather, -
7:12 - 7:15kur është duke më folur
për historinë e saj me Nick. -
7:15 - 7:16E martuar, me dy fëmijë.
-
7:16 - 7:19Nick sapo është larguar
në një udhëtim pune, -
7:19 - 7:22dhe Heather është duke luajtur
në iPad e tij me djemtë, -
7:22 - 7:25kur ajo e sheh një mesazh
që shfaqet në ekran: -
7:25 - 7:27"Mezi po pres të të shoh."
-
7:28 - 7:30E çuditshme, mendon ajo, ne sapo u pamë.
-
7:31 - 7:32Dhe pastaj një mesazh tjetër:
-
7:33 - 7:35"Mezi po pres të të mbaj në krahët e mi."
-
7:36 - 7:38Dhe Heather e kupton
-
7:38 - 7:40këto mesazhe s'janë për të.
-
7:40 - 7:44Ajo gjithashtu më tregon se
babai i saj kishte afera, -
7:44 - 7:48por nëna e saj kish gjetur
një faturë të vogël në xhep, -
7:48 - 7:50dhe pak buzëkuq në jakë.
-
7:51 - 7:55Heather, fillon gërmimin,
-
7:55 - 7:58dhe gjen me qindra mesazhe,
-
7:58 - 8:01foto të shkëmbyera
dhe dëshira të shprehura. -
8:01 - 8:04Detajet e gjalla të një afere
dy-vjeçare të Nick -
8:04 - 8:07shpalosen përballë saj në kohë reale.
-
8:08 - 8:09Dhe kjo më bëri të mendoj:
-
8:09 - 8:14Aferat në epokën dixhitale janë
vdekje prej një mijë thikash. -
8:16 - 8:19Por ne kemi një tjetër paradoks
me të cilin përballemi këto kohë. -
8:19 - 8:21Për shkak të këtij ideali romantik,
-
8:21 - 8:26ne mbështetemi në besnikërinë e partnerit
me një entuziazëm të veçantë. -
8:27 - 8:31Por gjithashtu ne kurrë nuk kemi qenë
më të prirur se tani për të devijuar, -
8:31 - 8:33dhe jo sepse kemi dëshira të reja sot,
-
8:33 - 8:35por sepse jetojmë në një epokë
-
8:35 - 8:39ku ndjejmë se është e drejta
jonë të ndjekim dëshirat tona, -
8:39 - 8:42sepse kjo është kultura
ku unë e meritoj të jem i/e lumtur. -
8:43 - 8:47Dhe nëse dikur kemi jemi divorcuar,
sepse ishim të palumtur, -
8:47 - 8:50sot divorcohemi,
sepse mund të jemi edhe më të lumtur. -
8:52 - 8:55Dhe nëse divorci përmbante gjithë turpin,
-
8:55 - 8:59sot, të zgjedhësh të qëndrosh,
kur mund të ikësh -
8:59 - 9:00është turpi i ri.
-
9:01 - 9:03Pra Heather, nuk mund
të flasë me miqtë e saj, -
9:03 - 9:06sepse ka frikë se do ta gjykojnë
se pse e dashuron ende Nick, -
9:06 - 9:10dhe ngado që kthehet,
merr të njëjtën këshillë: -
9:10 - 9:13Lëre atë. Hidhe në rrugë qenin.
-
9:14 - 9:19Dhe nëse situata do ishte e anasjelltë,
Nick do të ish në të njëjtën situatë. -
9:19 - 9:21Të qëndruarit është turpi i ri.
-
9:23 - 9:26Pra, nëse ne mund të divorcohemi,
-
9:26 - 9:28pse kemi ende afera?
-
9:30 - 9:35Tani, supozimi tipik është se
në qoftë se dikush mashtron, -
9:35 - 9:38ka diçka që nuk shkon
ose me marrëdhënien tuaj ose me ty. -
9:39 - 9:43Por miliona njerëz
nuk mund të jenë të gjithë patologjikë. -
9:44 - 9:48Logjika është kjo:
Nëse ke gjithçka që të duhet në shtëpi, -
9:48 - 9:52atëherë nuk ke nevojë
të kërkosh diku tjetër, -
9:52 - 9:55supozimi se ekziston diҫka e tillë
si martesa perfekte -
9:55 - 9:58na injekton kundër dëshirës
së shfrenuar për bredhje. -
9:59 - 10:02Por, po sikur pasioni të ketë
një jetëzgjatje të limituar? -
10:04 - 10:07Po sikur të ketë gjëra që
as edhe një marrëdhënie e mirë -
10:07 - 10:09nuk mund t’i sigurojë kurrë?
-
10:10 - 10:13Nëse edhe njerëzit e lumtur tradhëtojnë,
-
10:13 - 10:15si është puna?
-
10:17 - 10:20Shumica dërrmuese e njerëzve
me të cilët punoj -
10:20 - 10:22nuk janë aspak bredhës kronike.
-
10:22 - 10:26Ata janë shpesh njerëz thellësisht
monogame në besimet e tyre, -
10:26 - 10:28ose të paktën për partnerët e tyre.
-
10:29 - 10:32Por e gjejnë veten në konflikt
-
10:32 - 10:35ndërmjet vlerave dhe sjelljes së tyre.
-
10:36 - 10:40Shpesh janë njerëz të cilët
kanë qëndruar besnik për dekada të tëra, -
10:40 - 10:43por një ditë kapërcejnë një kufi
-
10:43 - 10:45që kurrë nuk mendonin se do ta kapërcenin,
-
10:45 - 10:48dhe me rriskun e humbjes së gjithçkaje.
-
10:49 - 10:51Por, në shpërblim të çfarë?
-
10:52 - 10:55Aferat janë një akt tradhëtie,
-
10:55 - 10:58dhe gjithashtu janë një shprehje
e mallit dhe humbjes. -
10:59 - 11:03Në zemër të një afere, shpesh gjen
-
11:03 - 11:07një dëshirë dhe një shtysë të zjarrtë
për një lidhje emocionale, -
11:07 - 11:13për risi, për liri, për autonomi,
për intensitet seksual, -
11:13 - 11:16një dëshirë për të rimarrë
pjesë të humbura të vetvetes -
11:16 - 11:22ose një përpjekje për të risjellë
vitalitet përballë humbjes e tragjedisë. -
11:23 - 11:26Po mendoj për një paciente tjetër timen,
Priya, -
11:26 - 11:28e cila është lumturisht e martuar,
-
11:28 - 11:30e do burrin e saj,
-
11:30 - 11:32dhe nuk do të donte kurrë që ta lëndonte.
-
11:33 - 11:35Por ajo gjithashtu më tregon
-
11:35 - 11:38se ka bërë gjithmonë
atë që pritej prej saj: -
11:38 - 11:42vajzë e mirë, grua e mirë, nënë e mirë,
-
11:42 - 11:45kujdesej për prindërit e saj emigrantë.
-
11:45 - 11:49Priya, u dashurua me pemëtarin
që hoqi pemën nga oborri i saj, -
11:49 - 11:51pas uraganit Sandy.
-
11:52 - 11:56Me kamionin dhe tatuazhet e tij,
ai është krejt e kundërta e saj. -
11:58 - 12:03Por në moshën 47 vjeҫ afera e Priya lidhet
me adoleshencën që ajo s'e pati kurrë. -
12:04 - 12:09Dhe historia e saj më përforcon idenë se
kur kërkojmë vështrimin e një tjetri, -
12:09 - 12:14nuk kërkojmë gjithmonë
largimin nga partneri jonë, -
12:14 - 12:17por largimin nga personi që jemi bërë.
-
12:18 - 12:21Dhe nuk ka shumë të bëjë me atë që
jemi duke kërkuar për një person tjetër, -
12:21 - 12:25sesa me atë që jemi duke
kërkuar për një vete tjetër. -
12:27 - 12:29Tani, në të gjithë botën,
-
12:29 - 12:32ekziston një fjalë të cilën njerëzit
që kanë afera ma thonë gjithmonë. -
12:33 - 12:35Ata ndjehen gjallë.
-
12:36 - 12:40Shpesh më tregojnë histori
të humbjeve të fundit - -
12:40 - 12:42të një prindi që ka vdekur,
-
12:42 - 12:44të një miku që iku shumë shpejt,
-
12:44 - 12:46dhe një lajm i keq nga mjeku.
-
12:47 - 12:52Vdekja dhe vdekshmëria shpesh
jetojnë nën hijen e një afere, -
12:52 - 12:55sepse ngrenë këto pyetje.
-
12:55 - 12:58A është kjo e gjitha? A ka më tepër?
-
12:58 - 13:01Do të vazhdoj kështu edhe
për 25 vjet të tjera? -
13:02 - 13:04A do ta ndjej ndonjëherë atë gjë përsëri?
-
13:06 - 13:11Dhe kjo ka bërë të mendoj se
ndoshta këto janë pyetjet -
13:11 - 13:14që i shtyjnë njerëzit të kalojnë kufirin,
-
13:14 - 13:18dhe disa afera janë një përpjekje
për të mposhtur asgjësinë, -
13:18 - 13:20në një antidot për vdekjen.
-
13:22 - 13:25Dhe në kundërshtim me
atë që mund të mendoni, -
13:25 - 13:30aferat kanë të bëjnë më pak me seksin,
dhe shumë më tepër me dëshirën: -
13:30 - 13:33dëshirë për vëmendje,
dëshirë për t'u ndjerë i veçantë, -
13:33 - 13:35dëshirën për t'u ndjerë i rëndësishëm.
-
13:36 - 13:39Dhe vetë struktura e një afere,
-
13:39 - 13:41fakti se nuk mund ta kesh dashnorin tend,
-
13:42 - 13:43ju bën të doni.
-
13:43 - 13:46Kjo në vetvete është një makineri dëshirë,
-
13:46 - 13:49sepse paplotshmëria, ambiguiteti,
-
13:49 - 13:52ju shtyn të doni atë që nuk mund ta keni.
-
13:54 - 13:55Disa prej jush ndoshta mendojnë
-
13:55 - 13:59se aferat nuk ndodhin
në marrëdhëniet e hapura, -
13:59 - 14:00por ja që ndodhin.
-
14:00 - 14:04Pikë së pari, biseda rreth monogamisë
nuk është e njëjtë -
14:04 - 14:06me bisedën rreth tradhtisë.
-
14:06 - 14:10Por fakti është se edhe kur kemi
-
14:10 - 14:13lirinë për të patur
partnerë të tjerë seksualë, -
14:13 - 14:17përsëri duket se joshemi
nga fuqia e së ndaluarës, -
14:17 - 14:20se nëse bëjmë atë që nuk duhet ta bëjmë,
-
14:20 - 14:23atëherë ndjehemi sikur jemi
duke bërë atë që duam. -
14:25 - 14:29dhe, shumë prej pacientëve të mi,
ju kam thënë -
14:29 - 14:34se nëse ata sjellin në marrëdhëniet e tyre
-
14:34 - 14:37një të dhjetën e guximit,
imagjinatën dhe entuziazmin -
14:37 - 14:39që vendosin në aferat e tyre,
-
14:39 - 14:41ndoshta kurrë nuk do t'ju duhej
të më takonin. -
14:41 - 14:43(Të qeshura)
-
14:44 - 14:47Pra si mund të shërohemi nga një aferë?
-
14:48 - 14:50Dëshira shkon thellë.
-
14:50 - 14:52Tradhëtia shkon thellë.
-
14:53 - 14:55Por ajo mund të shërohet.
-
14:56 - 14:59Dhe disa afera janë këmbana vdekje
-
14:59 - 15:02për marrëdhënie të cilat
kanë qenë duke vdekur. -
15:03 - 15:06Por disa të tjera do të na
hedhin në mundësi të reja. -
15:06 - 15:08Fakti është se, shumica e çifteve
-
15:08 - 15:10që kanë përjetuar një
aferë qëndrojnë bashkë. -
15:11 - 15:13Por disa prej tyre
thjesht do të mbijetojnë, -
15:13 - 15:18ndërsa të tjerët do të jenë në gjendje
ta kthejnë krizën në oportunitet. -
15:19 - 15:22Ata do të jenë në gjendje ta kthejnë
këtë në një përvojë rigjeneruese. -
15:22 - 15:26Dhe për me tepër mendoj këtë
për partnerin e mashtruar, -
15:26 - 15:28i cili shpesh thotë,
-
15:28 - 15:29"Mendon se dhe unë nuk doja më tepër?
-
15:29 - 15:31Por s'isha unë që e bëra atë gjë."
-
15:32 - 15:34Por tani që afera u zbulua,
-
15:34 - 15:36ata gjithashtu fillojnë
të kërkojnë më tepër, -
15:36 - 15:39dhe nuk u duhet më të
mbështesin status quo-në -
15:39 - 15:42që mund të mos ketë funksionuar
dhe aq mirë as për ta. -
15:44 - 15:47Kam vënë re se shumë çifte,
-
15:47 - 15:49në vorbullën e menjëhershme
pas një afere, -
15:49 - 15:54për shkak të këtij çrregullimi të ri,
që në fakt mund të sjellë një rend të ri, -
15:54 - 15:57do të kenë thellësi bisedash
të hapura dhe të ndershme -
15:57 - 15:59siҫ nuk kanë patur në dekada.
-
16:00 - 16:03Dhe, partnerët që kanë qenë
indiferent seksualisht -
16:03 - 16:05e gjejnë veten papritmas
kaq të pangopur në epsht, -
16:05 - 16:08sa nuk e kuptojnë nga po u vjen.
-
16:09 - 16:13Ka diçka në frikën e humbjes
që e rindez dëshirën, -
16:13 - 16:16dhe hap rrugën për një lloj
krejt të ri të vërtete. -
16:18 - 16:21Pra, kur ekspozohet një aferë,
-
16:21 - 16:24cilat janë disa gjëra specifike
që mund të bëjnë çiftet? -
16:26 - 16:30Ne e dimë nga trauma që shërimi fillon
-
16:30 - 16:34kur fajtori e pranon gabimin.
-
16:35 - 16:39Kështu, për partnerin që ka patur aferën,
-
16:39 - 16:41për Nick,
-
16:41 - 16:42një gjë është t'i japë fund aferës,
-
16:42 - 16:47por tjetër është akti, thelbësor
dhe i rëndësishëm i shprehjes -
16:47 - 16:50së fajit dhe keqardhjes
për lëndimin gruas së tij. -
16:51 - 16:52Por e vërteta është
-
16:52 - 16:55se unë kam vënë re se
shumë njerëz që kanë afera -
16:55 - 16:58mund të ndjehen tmerrësisht fajtorë
që kanë lënduar partnerin, -
16:58 - 17:02por ata nuk ndjehen fajtorë
për përjetimin e aferës në vetvete. -
17:02 - 17:04Dhe ky dallim është i rëndësishëm.
-
17:05 - 17:09Dhe Nick, ai ka nevojë ta mbajë
të mbrojtur marrëdhënien. -
17:09 - 17:12Ai ka nevojë që për një periudhë
të bëhet, mbrojtës i kufijve. -
17:12 - 17:15Është përgjegjësia e tij
të kujdeset për të, -
17:15 - 17:17sepse nëse mendon për të,
-
17:17 - 17:20ai mund ta lehtësojë Heather
nga obsesioni, -
17:20 - 17:23dhe nga detyrimi për t’i siguruar
që afera ende nuk është harruar, -
17:23 - 17:26dhe kjo në vetvete
fillon të rivendosë besimin. -
17:28 - 17:29Por, për Heather,
-
17:29 - 17:31ose partnrët e mashtruar,
-
17:31 - 17:37është thelbësore të bëjë gjëra që sjellin
përsëri një ndjenjë vetë-vlerësimi, -
17:37 - 17:40ta rrethojnë veten me dashuri,
me miq dhe aktivitete -
17:40 - 17:44që ju japin gëzim, kuptim dhe identitet.
-
17:44 - 17:46Por akoma më e rëndësishme,
-
17:46 - 17:51është të frenojnë kureshtjen
për të gërmuar në detajet e pista - -
17:51 - 17:53Ku ishe? Ku e ke bërë?
-
17:53 - 17:56Sa shpesh e keni bërë?
A është më mirë se unë në shtrat?- -
17:56 - 17:58pyetje që vetëm të shkaktojnë
më shumë dhimbje, -
17:58 - 18:00dhe të mbajnë zgjuar natën.
-
18:01 - 18:05Dhe në vend të kësaj, të kalojnë në
ato që unë i quaj pyetje hetimore, -
18:05 - 18:09të cilat gërmojnë për
kuptimin dhe motivet - -
18:09 - 18:11Çfarë do të thotë kjo afere për ty?
-
18:11 - 18:14Çfarë ishe në gjendje të shprehje
ose përjetoje atje -
18:14 - 18:16që nuk mund ta bëje dot me mua?
-
18:16 - 18:19Si ishte për ty kur ktheheshe në shtëpi?
-
18:19 - 18:23Cila është ajo gjë që vlerëson
në lidhjen tonë? -
18:23 - 18:25A je i kënaqur që kjo mori fund?
-
18:26 - 18:31Çdo aferë e ripërcakton një marrëdhënie,
-
18:31 - 18:34dhe çdo çift do të përcaktojë
-
18:34 - 18:36se cila do të jetë vazhdimësia e aferës.
-
18:38 - 18:41Por aferat kanë ardhur të qëndrojnë,
dhe nuk kanë për të ikur. -
18:42 - 18:45Dhe dilemat e dashurisë dhe dëshirës,
-
18:45 - 18:51nuk japin përgjigje të thjeshta
bardh ose zi, të mira ose të këqija, -
18:51 - 18:53viktime ose dhunuesi.
-
18:54 - 18:58Tradhëtia në një marrëdhënie
vjen në disa forma. -
18:58 - 19:01Ka shumë mënyra si
ne e tradhtojmë partnerin: -
19:01 - 19:03me përbuzje, me mospërfillje,
-
19:03 - 19:05me indiferencë, me dhunë.
-
19:06 - 19:09Tradhtia seksuale është vetëm një mënyrë
e të lënduarit të një partneri. -
19:09 - 19:12Me fjalë të tjera, viktima e një afere
-
19:12 - 19:15nuk është gjithmonë viktima e martesës.
-
19:18 - 19:20Tani që më dëgjuat mua,
-
19:20 - 19:22e di se çfarë jeni duke menduar:
-
19:22 - 19:26Ajo ka një theks francez,
ajo duhet të jetë pro-aferave. -
19:27 - 19:30(Të qeshura)
-
19:32 - 19:33Por, gaboheni.
-
19:34 - 19:35Unë nuk jam Franceze.
-
19:36 - 19:38(Të qeshura)
-
19:38 - 19:41(Duartrokitje)
-
19:42 - 19:43Dhe unë nuk jam pro-aferave.
-
19:45 - 19:49Por nga që mendoj se mund
të vijnë të mira nga një aferë, -
19:49 - 19:52shpesh më kanë bërë këtë pyetje
shumë të çuditshme: -
19:52 - 19:54A do ta rekomandoja ndonjëherë atë?
-
19:56 - 19:59Tani, do ta rekomandoja një aferë
-
19:59 - 20:01po aq sa do të rekomandoja
që të kishit një kancer, -
20:01 - 20:04megjithatë ne e dimë se njerëzit
që kanë qenë sëmurë -
20:04 - 20:08shpesh flasin për mënyrën se si sëmundja
u ka dhënë një perspektivë të re. -
20:09 - 20:12Pyetja kryesore që më kanë bërë
që kur kam ardhur në këtë konferencë, -
20:12 - 20:15kur thashë se do të flas për tradhëtinë,
ishte: pro apo kundër? -
20:16 - 20:18Unë thashë, "Po."
-
20:18 - 20:21(Të qeshura)
-
20:22 - 20:26Unë i shoh aferat nga një
perspektivë e dyfishtë: -
20:26 - 20:29lëndimi dhe tradhtia nga njëra anë,
-
20:29 - 20:33dhe rritja dhe vetë-zbulimi
nga ana tjetër – -
20:33 - 20:36ҫfarë të shkaktoi ty,
dhe çfarë kuptimi kish për mua. -
20:37 - 20:41Dhe kështu, kur një çift vjen tek unë,
në periudhën pasi një aferë -
20:41 - 20:43është zbuluar,
-
20:43 - 20:45unë shpesh ju tregoj këtë atyre:
-
20:45 - 20:48Sot në Perëndim,
-
20:48 - 20:53shumica prej nesh do të kenë
dy ose tre marrëdhënie -
20:53 - 20:54ose martesa,
-
20:54 - 20:58dhe disa prej nesh do ta bëjnë këtë
me të njëjtin person. -
20:59 - 21:01Martesa juaj e parë ka marrë fund.
-
21:02 - 21:04Do të ju pëlqente të krijonit
një të dytë së bashku? -
21:05 - 21:07Faleminderit.
-
21:07 - 21:13(Duartrokitje)
- Title:
- Rimendojmë pabesinë ... një fjalim për këdo që ka dashuruar ndonjëherë
- Speaker:
- Esther Perel
- Description:
-
Pabesia është tradhëtia përfundimtare. Por a duhet të jetë kështu? Terapistja e marrdhënieve Esther Perel, ekzaminon pse tradhëtojnë njerzit, zbulon se aferat janë kaq traumatike: sepse ato na kërcënojnë sigurinë emocionale. Në pabesi, ajo sheh diçka të papritur- një shpalosje të dëshirave dhe humbjes. Një fjalim që duhet parë nga gjithësecili që ka tradhëtuar, është tradhëtuar apo thjesht do një perspektivë e re për të kuptuar marrdhëniet.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 21:31
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved | |
![]() |
fexhrie thaqi accepted Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved | |
![]() |
fexhrie thaqi edited Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved | |
![]() |
fexhrie thaqi edited Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved | |
![]() |
Albana Telhai edited Albanian subtitles for Esther Perel: Rethinking infidelity ... a talk for anyone who has ever loved |