WEBVTT 00:00:00.928 --> 00:00:02.349 Pse tradhëtojmë? 00:00:04.420 --> 00:00:06.928 Dhe pse njerëzit e lumtur tradhëtojnë? 00:00:08.641 --> 00:00:13.447 Dhe kur themi “pabesi”, çfarë nënkuptojmë saktësisht? 00:00:14.207 --> 00:00:20.586 Nënkupton një bashkim, histori dashurie, seks me pagesë, një dhomë chat-i, 00:00:20.586 --> 00:00:22.625 një masazh me fund të lumtur? 00:00:24.356 --> 00:00:29.494 Pse mendojmë se burrat mashtrojnë nga mërzija dhe frika e intimitetit, 00:00:29.494 --> 00:00:34.256 por gratë mashtrojnë nga vetmia dhe etja për intimitet? 00:00:35.769 --> 00:00:39.999 Dhe a përbën një aferë gjithmonë fundin e një marrëdhënie? NOTE Paragraph 00:00:41.294 --> 00:00:44.490 Përgjatë 10 viteve të fundit, kam udhëtuar nëpër botë 00:00:44.490 --> 00:00:47.535 dhe kam punuar gjerësisht me qindra çifte 00:00:47.535 --> 00:00:49.722 të cilët kanë qënë shpartalluar nga tradhëtia. 00:00:50.999 --> 00:00:54.602 Është një akt i thjeshtë shkelje 00:00:54.641 --> 00:00:58.990 i cili mund t’i vjedhë një çifti marrëdhënien e tyre, 00:00:59.015 --> 00:01:03.245 lumturinë dhe thelbin e identitetit të tyre: një aferë. 00:01:03.903 --> 00:01:09.117 E megjithatë, ky akt ekstremisht i zakonshëm është kaq pak i kuptuar. 00:01:10.593 --> 00:01:15.224 Pra, ky diskutim është për cilindo që ka dashuruar ndonjeherë. NOTE Paragraph 00:01:17.681 --> 00:01:21.525 Tradhtia bashkëshortore ka ekzistuar që kur u shpik martesa, 00:01:21.525 --> 00:01:24.070 po kështu dhe tabu-ja, kundër saj. 00:01:25.094 --> 00:01:30.827 Në fakt, tradhëtia ka një këmbëngulje që martesa mund vetëm ta ketë zili, 00:01:30.827 --> 00:01:34.285 aq e vërtetë është kjo saqë, kjo është urdhëresa e vetme 00:01:34.289 --> 00:01:38.221 që përsëritet dy herë në Bibël 00:01:38.221 --> 00:01:42.325 një herë për kryerjen dhe herën tjetër vetëm për të menduarit. 00:01:42.349 --> 00:01:44.595 (Të qeshura) 00:01:44.619 --> 00:01:48.922 Pra, si mund ta pajtojmë atë që ndalohet universalisht, 00:01:48.922 --> 00:01:51.367 dhe po universalisht praktikohet? NOTE Paragraph 00:01:53.058 --> 00:01:58.036 Përgjatë historisë, burrat praktikisht kishin licensë për të tradhetuar 00:01:58.036 --> 00:02:00.331 me pasoja minimale, 00:02:00.331 --> 00:02:04.739 dhe të mbështetur nga një mori teorish biologjike dhe evolucionare 00:02:04.739 --> 00:02:07.315 që justifikonin nevojën e tyre për të bredhur, 00:02:07.315 --> 00:02:11.292 kështu që standardi i dyfishtë është aq i vjetër sa dhe vetë adulteria. 00:02:12.403 --> 00:02:17.716 Por kush e di se çfarë ndodh në të vërtetë atje nën ҫarҫafë, apo jo? 00:02:17.920 --> 00:02:19.752 Sepse kur vjen fjala te seksi, 00:02:19.776 --> 00:02:23.939 presioni për burrat është që të mburren dhe ta egzagjerojnë, 00:02:23.939 --> 00:02:29.484 por presioni për gratë është ta fshehin, minimizojnë dhe mohojnë, 00:02:29.484 --> 00:02:33.710 ҫka nuk është e habitshme kur kujton se ka ende nëntë shtete 00:02:33.710 --> 00:02:36.234 ku gratë mund të vriten për shmangje nga e duhura. NOTE Paragraph 00:02:37.825 --> 00:02:42.420 Tani, monogamia nënkuptonte një person për gjithë jetën. 00:02:42.912 --> 00:02:45.515 Sot, monogamia nënkupton një person në një kohë. 00:02:46.268 --> 00:02:48.133 (Të qeshura) 00:02:48.158 --> 00:02:50.023 (Duartrokitje) NOTE Paragraph 00:02:52.364 --> 00:02:54.300 Them se, shumë prej jush mund keni thënë 00:02:54.300 --> 00:02:56.888 "Unë jam monogam në të gjitha marrëdhëniet e mia." 00:02:57.460 --> 00:02:59.863 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:03:00.617 --> 00:03:02.260 Dikur, në fillim martoheshim, 00:03:02.260 --> 00:03:04.169 dhe bënim seks për herë të parë. 00:03:04.614 --> 00:03:06.076 Por tani ne martohemi, 00:03:06.076 --> 00:03:08.003 dhe ndalojmë së kryeri seks me të tjerët. 00:03:09.455 --> 00:03:13.677 Fakti është se monogamia nuk kishte të bënte fare me dashurinë. 00:03:14.332 --> 00:03:16.895 Burrat mbështeteshin në besnikërinë e grave 00:03:16.919 --> 00:03:19.959 në mënyrë që të dinin se kujt i përkisnin fëmijët, 00:03:19.959 --> 00:03:22.300 dhe kush do ta marrë lopën kur të vdes unë. NOTE Paragraph 00:03:24.205 --> 00:03:26.655 Tani, të gjithë duan të dinë 00:03:26.655 --> 00:03:28.403 sa përqind e njerëzve tradhëtojnë. 00:03:28.403 --> 00:03:31.634 Ma kanë bërë këtë pyetje që kur kam ardhur në këtë konferencë. 00:03:31.658 --> 00:03:34.236 (Të qeshura) 00:03:34.260 --> 00:03:35.640 Kjo vlen edhe për ju. 00:03:36.466 --> 00:03:40.959 Por përcaktimi i tradhëtisë vazhdon të zgjerohet 00:03:40.959 --> 00:03:46.021 sekstimi, të parit porno, qëndrimi aktiv fshehurazi në aplikacionet e takimeve. 00:03:46.332 --> 00:03:50.817 Pra, duke qënë se nuk ka një përkufizim të rënë dakord universalisht 00:03:50.817 --> 00:03:53.956 mbi atë ҫka përbën tradhëti, 00:03:53.956 --> 00:03:59.586 vlerësimet ndryshojnë shumë, nga 26 deri në 75 përqind. 00:04:00.728 --> 00:04:03.959 Por mbi të gjitha, ne jemi kontradikta vetë. 00:04:04.173 --> 00:04:07.792 Pra, 95 përqind prej nesh thonë se është tmerrësisht e gabuar 00:04:07.792 --> 00:04:10.969 që partneri jonë të gënjejë në lidhje me pasjen e një afere, 00:04:10.969 --> 00:04:13.190 por po i njëjti numër prej nesh do të thonë 00:04:13.214 --> 00:04:16.348 se kjo është ekzakt ajo që do bënim po të kishim vetë një aferë. 00:04:16.372 --> 00:04:18.808 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:04:19.872 --> 00:04:23.577 Tani, më pëlqen ky përkufizim për aferat – 00:04:23.577 --> 00:04:27.326 sespe i bashkon të tre elementet kryesore 00:04:27.326 --> 00:04:33.032 një marrëdhënie e fshehtë, e cila është struktura kryesore e një afere; 00:04:33.032 --> 00:04:37.826 një lidhje emocionale në një farë mase; 00:04:37.826 --> 00:04:39.466 dhe një alkimi seksuale. 00:04:40.355 --> 00:04:43.337 Dhe alkimi është fjala kyçe këtu, 00:04:43.337 --> 00:04:50.265 sepse frisoni erotik është i tillë që puthja që vetëm e imagjinon të japësh, 00:04:50.265 --> 00:04:53.349 mund të jetë aq e fuqishme dhe aq e këndshme 00:04:53.349 --> 00:04:55.839 sa orë të tëra aktuale duke bërë dashuri. 00:04:57.759 --> 00:04:59.315 Siç ka thënë dhe Marcel Proust, 00:04:59.340 --> 00:05:04.640 është imagjinata jonë që është përgjegjëse për dashurinë, dhe jo personi tjetër. NOTE Paragraph 00:05:05.902 --> 00:05:09.758 Pra, kurrë nuk ka qenë më e lehtë të tradhëtohet, 00:05:09.762 --> 00:05:13.235 dhe kurrë nuk ka qenë më e vështirë për të ruajtur një sekret. 00:05:13.999 --> 00:05:18.459 Dhe pabesia nuk ka kërkuar një taksë të tillë psikologjike. 00:05:19.975 --> 00:05:23.342 Kur martesa ishte një ndërmarrje ekonomike, 00:05:23.342 --> 00:05:26.308 pabesia kërcënonte sigurinë tonë ekonomike. 00:05:27.083 --> 00:05:29.959 Por tani që martesa është një marrëveshje romantike, 00:05:29.959 --> 00:05:33.779 pabesia kërcënon sigurinë tonë emocionale. 00:05:33.779 --> 00:05:38.040 Ironikisht, ne i jemi drejtuar tradhëtisë- 00:05:38.040 --> 00:05:41.269 si hapësirë për të kërkuar dashurinë e pastër. 00:05:41.293 --> 00:05:43.482 Por tani që ne kërkojmë dashuri në martesë, 00:05:43.482 --> 00:05:45.142 tradhëtia e shkatërron. NOTE Paragraph 00:05:46.943 --> 00:05:51.347 Tani, ka tre mënyra me të cilat unë mendoj se pabesia lëndon ndryshe sot. 00:05:53.800 --> 00:05:59.613 Ne kemi një ideal romantik në bazë të të cilit i drejtohemi një personi 00:05:59.613 --> 00:06:02.810 për të na përmbushur një listë të pafund nevojash: 00:06:02.810 --> 00:06:06.410 të jetë dashuria ime më e madhe, miku im më i mirë, 00:06:06.410 --> 00:06:09.563 prindi më i mirë, i besuari im, 00:06:09.563 --> 00:06:12.657 miku im emocional, i barabarti im intelektual. 00:06:13.625 --> 00:06:17.929 Dhe unë jam me AI/AJO: unë jam i zgjedhuri, unë jam i veçantë, 00:06:17.929 --> 00:06:21.245 unë jam i domosdoshëm, unë jam i pazëvendësueshëm, 00:06:21.245 --> 00:06:22.435 unë jam i duhuri. 00:06:23.356 --> 00:06:26.514 Dhe tradhëtia më tregon se nuk jam. 00:06:27.308 --> 00:06:29.197 Kjo është tradhëtia e vërtetë. 00:06:29.999 --> 00:06:33.125 Tradhëtia na trondit ambicien e madhe të dashurisë. 00:06:34.680 --> 00:06:39.561 Por nëse gjatë gjithë historisë, tradhëtia ka qenë gjithmonë e dhimbshme, 00:06:39.561 --> 00:06:41.919 sot ajo është shpesh traumatike, 00:06:41.919 --> 00:06:44.720 sepse kërcënon imazhin e vetes tonë. NOTE Paragraph 00:06:45.054 --> 00:06:47.823 Pacienti im Fernando, është i rrënuar. 00:06:47.847 --> 00:06:50.595 Ai vazhdon e thotë: "Mendoja se e njihja jetën time. 00:06:50.595 --> 00:06:54.801 Mendoja se e dija se kush ishe ti, se kush ishim ne si çift, kush isha unë. 00:06:54.801 --> 00:06:57.022 Tani, dyshoj për çdo gjë." 00:06:57.632 --> 00:07:02.819 Tradhëtia - një shkelje besimi, një krizë identiteti. 00:07:02.819 --> 00:07:05.124 "A do të mund të besoj sërisht tek ty?" pyet ai. 00:07:05.148 --> 00:07:07.450 "A do të mund të besoj dikë tjetër përsëri?" NOTE Paragraph 00:07:08.824 --> 00:07:11.905 Dhe kjo është ajo ҫka më thotë dhe pacientja ime Heather, 00:07:11.905 --> 00:07:14.532 kur është duke më folur për historinë e saj me Nick. 00:07:14.532 --> 00:07:15.982 E martuar, me dy fëmijë. 00:07:15.982 --> 00:07:18.659 Nick sapo është larguar në një udhëtim pune, 00:07:18.659 --> 00:07:22.190 dhe Heather është duke luajtur në iPad e tij me djemtë, 00:07:22.190 --> 00:07:25.127 kur ajo e sheh një mesazh që shfaqet në ekran: 00:07:25.127 --> 00:07:26.665 "Mezi po pres të të shoh." 00:07:27.625 --> 00:07:30.054 E çuditshme, mendon ajo, ne sapo u pamë. 00:07:30.863 --> 00:07:32.379 Dhe pastaj një mesazh tjetër: 00:07:32.903 --> 00:07:35.140 "Mezi po pres të të mbaj në krahët e mi." 00:07:35.999 --> 00:07:38.243 Dhe Heather e kupton 00:07:38.243 --> 00:07:39.611 këto mesazhe s'janë për të. 00:07:40.435 --> 00:07:43.808 Ajo gjithashtu më tregon se babai i saj kishte afera, 00:07:43.812 --> 00:07:47.753 por nëna e saj kish gjetur një faturë të vogël në xhep, 00:07:47.777 --> 00:07:49.935 dhe pak buzëkuq në jakë. 00:07:51.221 --> 00:07:54.610 Heather, fillon gërmimin, 00:07:54.610 --> 00:07:57.673 dhe gjen me qindra mesazhe, 00:07:57.673 --> 00:08:01.086 foto të shkëmbyera dhe dëshira të shprehura. 00:08:01.420 --> 00:08:04.118 Detajet e gjalla të një afere dy-vjeçare të Nick 00:08:04.118 --> 00:08:07.300 shpalosen përballë saj në kohë reale. 00:08:07.999 --> 00:08:09.272 Dhe kjo më bëri të mendoj: 00:08:09.272 --> 00:08:14.318 Aferat në epokën dixhitale janë vdekje prej një mijë thikash. NOTE Paragraph 00:08:15.854 --> 00:08:19.113 Por ne kemi një tjetër paradoks me të cilin përballemi këto kohë. 00:08:19.113 --> 00:08:21.417 Për shkak të këtij ideali romantik, 00:08:21.417 --> 00:08:26.475 ne mbështetemi në besnikërinë e partnerit me një entuziazëm të veçantë. 00:08:26.999 --> 00:08:30.544 Por gjithashtu ne kurrë nuk kemi qenë më të prirur se tani për të devijuar, 00:08:30.544 --> 00:08:33.255 dhe jo sepse kemi dëshira të reja sot, 00:08:33.255 --> 00:08:35.001 por sepse jetojmë në një epokë 00:08:35.001 --> 00:08:38.682 ku ndjejmë se është e drejta jonë të ndjekim dëshirat tona, 00:08:38.682 --> 00:08:42.138 sepse kjo është kultura ku unë e meritoj të jem i/e lumtur. 00:08:43.268 --> 00:08:47.031 Dhe nëse dikur kemi jemi divorcuar, sepse ishim të palumtur, 00:08:47.035 --> 00:08:49.864 sot divorcohemi, sepse mund të jemi edhe më të lumtur. 00:08:51.562 --> 00:08:54.847 Dhe nëse divorci përmbante gjithë turpin, 00:08:54.847 --> 00:08:58.738 sot, të zgjedhësh të qëndrosh, kur mund të ikësh 00:08:58.738 --> 00:09:00.102 është turpi i ri. 00:09:00.657 --> 00:09:03.168 Pra Heather, nuk mund të flasë me miqtë e saj, 00:09:03.168 --> 00:09:06.429 sepse ka frikë se do ta gjykojnë se pse e dashuron ende Nick, 00:09:06.429 --> 00:09:09.977 dhe ngado që kthehet, merr të njëjtën këshillë: 00:09:09.977 --> 00:09:12.602 Lëre atë. Hidhe në rrugë qenin. 00:09:13.744 --> 00:09:18.737 Dhe nëse situata do ishte e anasjelltë, Nick do të ish në të njëjtën situatë. 00:09:19.070 --> 00:09:21.364 Të qëndruarit është turpi i ri. NOTE Paragraph 00:09:23.395 --> 00:09:26.359 Pra, nëse ne mund të divorcohemi, 00:09:26.359 --> 00:09:28.455 pse kemi ende afera? 00:09:29.999 --> 00:09:34.563 Tani, supozimi tipik është se në qoftë se dikush mashtron, 00:09:34.563 --> 00:09:38.408 ka diçka që nuk shkon ose me marrëdhënien tuaj ose me ty. 00:09:39.440 --> 00:09:42.686 Por miliona njerëz nuk mund të jenë të gjithë patologjikë. 00:09:44.383 --> 00:09:48.291 Logjika është kjo: Nëse ke gjithçka që të duhet në shtëpi, 00:09:48.291 --> 00:09:51.715 atëherë nuk ke nevojë të kërkosh diku tjetër, 00:09:51.715 --> 00:09:55.182 supozimi se ekziston diҫka e tillë si martesa perfekte 00:09:55.187 --> 00:09:58.038 na injekton kundër dëshirës së shfrenuar për bredhje. 00:09:59.165 --> 00:10:02.499 Por, po sikur pasioni të ketë një jetëzgjatje të limituar? 00:10:03.624 --> 00:10:07.338 Po sikur të ketë gjëra që as edhe një marrëdhënie e mirë 00:10:07.338 --> 00:10:08.743 nuk mund t’i sigurojë kurrë? 00:10:10.187 --> 00:10:13.202 Nëse edhe njerëzit e lumtur tradhëtojnë, 00:10:13.202 --> 00:10:14.798 si është puna? NOTE Paragraph 00:10:16.765 --> 00:10:19.641 Shumica dërrmuese e njerëzve me të cilët punoj 00:10:19.641 --> 00:10:22.425 nuk janë aspak bredhës kronike. 00:10:22.429 --> 00:10:26.475 Ata janë shpesh njerëz thellësisht monogame në besimet e tyre, 00:10:26.475 --> 00:10:28.428 ose të paktën për partnerët e tyre. 00:10:28.865 --> 00:10:31.501 Por e gjejnë veten në konflikt 00:10:31.501 --> 00:10:34.540 ndërmjet vlerave dhe sjelljes së tyre. 00:10:35.572 --> 00:10:39.935 Shpesh janë njerëz të cilët kanë qëndruar besnik për dekada të tëra, 00:10:39.935 --> 00:10:42.574 por një ditë kapërcejnë një kufi 00:10:42.574 --> 00:10:45.047 që kurrë nuk mendonin se do ta kapërcenin, 00:10:45.047 --> 00:10:47.794 dhe me rriskun e humbjes së gjithçkaje. 00:10:48.730 --> 00:10:50.635 Por, në shpërblim të çfarë? 00:10:51.969 --> 00:10:54.609 Aferat janë një akt tradhëtie, 00:10:54.609 --> 00:10:57.705 dhe gjithashtu janë një shprehje e mallit dhe humbjes. 00:10:58.610 --> 00:11:02.528 Në zemër të një afere, shpesh gjen 00:11:02.528 --> 00:11:06.789 një dëshirë dhe një shtysë të zjarrtë për një lidhje emocionale, 00:11:06.789 --> 00:11:12.559 për risi, për liri, për autonomi, për intensitet seksual, 00:11:12.559 --> 00:11:16.226 një dëshirë për të rimarrë pjesë të humbura të vetvetes 00:11:16.226 --> 00:11:21.540 ose një përpjekje për të risjellë vitalitet përballë humbjes e tragjedisë. NOTE Paragraph 00:11:22.849 --> 00:11:25.766 Po mendoj për një paciente tjetër timen, Priya, 00:11:25.766 --> 00:11:28.382 e cila është lumturisht e martuar, 00:11:28.382 --> 00:11:29.847 e do burrin e saj, 00:11:29.847 --> 00:11:32.230 dhe nuk do të donte kurrë që ta lëndonte. 00:11:32.713 --> 00:11:34.831 Por ajo gjithashtu më tregon 00:11:34.831 --> 00:11:38.005 se ka bërë gjithmonë atë që pritej prej saj: 00:11:38.005 --> 00:11:41.685 vajzë e mirë, grua e mirë, nënë e mirë, 00:11:41.685 --> 00:11:44.677 kujdesej për prindërit e saj emigrantë. 00:11:44.677 --> 00:11:49.189 Priya, u dashurua me pemëtarin që hoqi pemën nga oborri i saj, 00:11:49.214 --> 00:11:50.675 pas uraganit Sandy. 00:11:51.524 --> 00:11:56.087 Me kamionin dhe tatuazhet e tij, ai është krejt e kundërta e saj. 00:11:57.547 --> 00:12:02.769 Por në moshën 47 vjeҫ afera e Priya lidhet me adoleshencën që ajo s'e pati kurrë. 00:12:03.753 --> 00:12:09.030 Dhe historia e saj më përforcon idenë se kur kërkojmë vështrimin e një tjetri, 00:12:09.030 --> 00:12:13.748 nuk kërkojmë gjithmonë largimin nga partneri jonë, 00:12:13.748 --> 00:12:16.585 por largimin nga personi që jemi bërë. 00:12:17.728 --> 00:12:21.274 Dhe nuk ka shumë të bëjë me atë që jemi duke kërkuar për një person tjetër, 00:12:21.274 --> 00:12:24.816 sesa me atë që jemi duke kërkuar për një vete tjetër. NOTE Paragraph 00:12:27.045 --> 00:12:28.602 Tani, në të gjithë botën, 00:12:28.602 --> 00:12:32.458 ekziston një fjalë të cilën njerëzit që kanë afera ma thonë gjithmonë. 00:12:33.030 --> 00:12:34.911 Ata ndjehen gjallë. 00:12:36.046 --> 00:12:40.286 Shpesh më tregojnë histori të humbjeve të fundit - 00:12:40.286 --> 00:12:42.141 të një prindi që ka vdekur, 00:12:42.141 --> 00:12:44.341 të një miku që iku shumë shpejt, 00:12:44.341 --> 00:12:46.141 dhe një lajm i keq nga mjeku. 00:12:47.482 --> 00:12:52.138 Vdekja dhe vdekshmëria shpesh jetojnë nën hijen e një afere, 00:12:52.138 --> 00:12:54.608 sepse ngrenë këto pyetje. 00:12:54.632 --> 00:12:57.536 A është kjo e gjitha? A ka më tepër? 00:12:57.901 --> 00:13:00.957 Do të vazhdoj kështu edhe për 25 vjet të tjera? 00:13:01.870 --> 00:13:04.362 A do ta ndjej ndonjëherë atë gjë përsëri? 00:13:06.377 --> 00:13:10.788 Dhe kjo ka bërë të mendoj se ndoshta këto janë pyetjet 00:13:10.788 --> 00:13:13.947 që i shtyjnë njerëzit të kalojnë kufirin, 00:13:13.947 --> 00:13:17.939 dhe disa afera janë një përpjekje për të mposhtur asgjësinë, 00:13:17.939 --> 00:13:19.735 në një antidot për vdekjen. NOTE Paragraph 00:13:21.999 --> 00:13:24.867 Dhe në kundërshtim me atë që mund të mendoni, 00:13:24.867 --> 00:13:29.903 aferat kanë të bëjnë më pak me seksin, dhe shumë më tepër me dëshirën: 00:13:29.903 --> 00:13:33.392 dëshirë për vëmendje, dëshirë për t'u ndjerë i veçantë, 00:13:33.392 --> 00:13:35.308 dëshirën për t'u ndjerë i rëndësishëm. 00:13:36.237 --> 00:13:39.247 Dhe vetë struktura e një afere, 00:13:39.247 --> 00:13:41.499 fakti se nuk mund ta kesh dashnorin tend, 00:13:41.503 --> 00:13:42.938 ju bën të doni. 00:13:42.938 --> 00:13:45.959 Kjo në vetvete është një makineri dëshirë, 00:13:45.959 --> 00:13:48.747 sepse paplotshmëria, ambiguiteti, 00:13:48.747 --> 00:13:51.522 ju shtyn të doni atë që nuk mund ta keni. NOTE Paragraph 00:13:53.641 --> 00:13:55.177 Disa prej jush ndoshta mendojnë 00:13:55.177 --> 00:13:58.807 se aferat nuk ndodhin në marrëdhëniet e hapura, 00:13:58.807 --> 00:13:59.998 por ja që ndodhin. 00:14:00.432 --> 00:14:03.562 Pikë së pari, biseda rreth monogamisë nuk është e njëjtë 00:14:03.562 --> 00:14:05.743 me bisedën rreth tradhtisë. 00:14:06.468 --> 00:14:09.959 Por fakti është se edhe kur kemi 00:14:09.959 --> 00:14:12.632 lirinë për të patur partnerë të tjerë seksualë, 00:14:12.632 --> 00:14:16.720 përsëri duket se joshemi nga fuqia e së ndaluarës, 00:14:16.720 --> 00:14:20.207 se nëse bëjmë atë që nuk duhet ta bëjmë, 00:14:20.207 --> 00:14:23.006 atëherë ndjehemi sikur jemi duke bërë atë që duam. 00:14:25.331 --> 00:14:28.935 dhe, shumë prej pacientëve të mi, ju kam thënë 00:14:28.935 --> 00:14:33.536 se nëse ata sjellin në marrëdhëniet e tyre 00:14:33.536 --> 00:14:37.167 një të dhjetën e guximit, imagjinatën dhe entuziazmin 00:14:37.167 --> 00:14:38.879 që vendosin në aferat e tyre, 00:14:38.879 --> 00:14:41.124 ndoshta kurrë nuk do t'ju duhej të më takonin. 00:14:41.148 --> 00:14:43.148 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:14:44.362 --> 00:14:46.647 Pra si mund të shërohemi nga një aferë? 00:14:48.428 --> 00:14:50.347 Dëshira shkon thellë. 00:14:50.371 --> 00:14:52.242 Tradhëtia shkon thellë. 00:14:53.266 --> 00:14:54.821 Por ajo mund të shërohet. 00:14:55.999 --> 00:14:58.920 Dhe disa afera janë këmbana vdekje 00:14:58.944 --> 00:15:01.682 për marrëdhënie të cilat kanë qenë duke vdekur. 00:15:02.753 --> 00:15:05.839 Por disa të tjera do të na hedhin në mundësi të reja. 00:15:05.953 --> 00:15:07.936 Fakti është se, shumica e çifteve 00:15:07.936 --> 00:15:10.150 që kanë përjetuar një aferë qëndrojnë bashkë. 00:15:10.766 --> 00:15:13.399 Por disa prej tyre thjesht do të mbijetojnë, 00:15:13.399 --> 00:15:18.103 ndërsa të tjerët do të jenë në gjendje ta kthejnë krizën në oportunitet. 00:15:18.817 --> 00:15:22.460 Ata do të jenë në gjendje ta kthejnë këtë në një përvojë rigjeneruese. 00:15:22.484 --> 00:15:26.198 Dhe për me tepër mendoj këtë për partnerin e mashtruar, 00:15:26.222 --> 00:15:27.558 i cili shpesh thotë, 00:15:27.558 --> 00:15:29.365 "Mendon se dhe unë nuk doja më tepër? 00:15:29.365 --> 00:15:31.207 Por s'isha unë që e bëra atë gjë." 00:15:31.968 --> 00:15:34.110 Por tani që afera u zbulua, 00:15:34.110 --> 00:15:36.244 ata gjithashtu fillojnë të kërkojnë më tepër, 00:15:36.244 --> 00:15:38.886 dhe nuk u duhet më të mbështesin status quo-në 00:15:38.886 --> 00:15:41.800 që mund të mos ketë funksionuar dhe aq mirë as për ta. NOTE Paragraph 00:15:44.221 --> 00:15:47.110 Kam vënë re se shumë çifte, 00:15:47.110 --> 00:15:49.251 në vorbullën e menjëhershme pas një afere, 00:15:49.251 --> 00:15:53.587 për shkak të këtij çrregullimi të ri, që në fakt mund të sjellë një rend të ri, 00:15:53.587 --> 00:15:57.169 do të kenë thellësi bisedash të hapura dhe të ndershme 00:15:57.169 --> 00:15:58.874 siҫ nuk kanë patur në dekada. 00:15:59.743 --> 00:16:02.680 Dhe, partnerët që kanë qenë indiferent seksualisht 00:16:02.680 --> 00:16:05.279 e gjejnë veten papritmas kaq të pangopur në epsht, 00:16:05.279 --> 00:16:07.814 sa nuk e kuptojnë nga po u vjen. 00:16:08.568 --> 00:16:12.521 Ka diçka në frikën e humbjes që e rindez dëshirën, 00:16:12.521 --> 00:16:15.840 dhe hap rrugën për një lloj krejt të ri të vërtete. NOTE Paragraph 00:16:18.133 --> 00:16:21.004 Pra, kur ekspozohet një aferë, 00:16:21.004 --> 00:16:24.165 cilat janë disa gjëra specifike që mund të bëjnë çiftet? 00:16:26.133 --> 00:16:30.204 Ne e dimë nga trauma që shërimi fillon 00:16:30.204 --> 00:16:34.196 kur fajtori e pranon gabimin. 00:16:35.339 --> 00:16:39.050 Kështu, për partnerin që ka patur aferën, 00:16:39.050 --> 00:16:40.582 për Nick, 00:16:40.582 --> 00:16:42.387 një gjë është t'i japë fund aferës, 00:16:42.387 --> 00:16:47.109 por tjetër është akti, thelbësor dhe i rëndësishëm i shprehjes 00:16:47.109 --> 00:16:50.315 së fajit dhe keqardhjes për lëndimin gruas së tij. 00:16:50.889 --> 00:16:52.264 Por e vërteta është 00:16:52.264 --> 00:16:55.365 se unë kam vënë re se shumë njerëz që kanë afera 00:16:55.365 --> 00:16:58.463 mund të ndjehen tmerrësisht fajtorë që kanë lënduar partnerin, 00:16:58.463 --> 00:17:01.676 por ata nuk ndjehen fajtorë për përjetimin e aferës në vetvete. 00:17:02.135 --> 00:17:03.976 Dhe ky dallim është i rëndësishëm. 00:17:05.230 --> 00:17:08.856 Dhe Nick, ai ka nevojë ta mbajë të mbrojtur marrëdhënien. 00:17:09.253 --> 00:17:12.326 Ai ka nevojë që për një periudhë të bëhet, mbrojtës i kufijve. 00:17:12.326 --> 00:17:14.949 Është përgjegjësia e tij të kujdeset për të, 00:17:14.949 --> 00:17:16.929 sepse nëse mendon për të, 00:17:16.929 --> 00:17:19.939 ai mund ta lehtësojë Heather nga obsesioni, 00:17:19.939 --> 00:17:23.149 dhe nga detyrimi për t’i siguruar që afera ende nuk është harruar, 00:17:23.149 --> 00:17:26.332 dhe kjo në vetvete fillon të rivendosë besimin. NOTE Paragraph 00:17:27.570 --> 00:17:29.429 Por, për Heather, 00:17:29.429 --> 00:17:31.174 ose partnrët e mashtruar, 00:17:31.174 --> 00:17:36.512 është thelbësore të bëjë gjëra që sjellin përsëri një ndjenjë vetë-vlerësimi, 00:17:36.512 --> 00:17:40.245 ta rrethojnë veten me dashuri, me miq dhe aktivitete 00:17:40.249 --> 00:17:43.652 që ju japin gëzim, kuptim dhe identitet. 00:17:43.936 --> 00:17:45.869 Por akoma më e rëndësishme, 00:17:45.869 --> 00:17:50.772 është të frenojnë kureshtjen për të gërmuar në detajet e pista - 00:17:50.772 --> 00:17:52.969 Ku ishe? Ku e ke bërë? 00:17:52.969 --> 00:17:55.991 Sa shpesh e keni bërë? A është më mirë se unë në shtrat?- 00:17:55.991 --> 00:17:58.475 pyetje që vetëm të shkaktojnë më shumë dhimbje, 00:17:58.475 --> 00:17:59.959 dhe të mbajnë zgjuar natën. 00:18:00.674 --> 00:18:05.350 Dhe në vend të kësaj, të kalojnë në ato që unë i quaj pyetje hetimore, 00:18:05.350 --> 00:18:08.650 të cilat gërmojnë për kuptimin dhe motivet - 00:18:08.654 --> 00:18:11.127 Çfarë do të thotë kjo afere për ty? 00:18:11.127 --> 00:18:13.899 Çfarë ishe në gjendje të shprehje ose përjetoje atje 00:18:13.899 --> 00:18:16.154 që nuk mund ta bëje dot me mua? 00:18:16.154 --> 00:18:19.186 Si ishte për ty kur ktheheshe në shtëpi? 00:18:19.186 --> 00:18:22.585 Cila është ajo gjë që vlerëson në lidhjen tonë? 00:18:22.585 --> 00:18:24.737 A je i kënaqur që kjo mori fund? NOTE Paragraph 00:18:26.404 --> 00:18:30.725 Çdo aferë e ripërcakton një marrëdhënie, 00:18:30.725 --> 00:18:33.607 dhe çdo çift do të përcaktojë 00:18:33.607 --> 00:18:36.142 se cila do të jetë vazhdimësia e aferës. 00:18:37.649 --> 00:18:41.411 Por aferat kanë ardhur të qëndrojnë, dhe nuk kanë për të ikur. 00:18:42.316 --> 00:18:44.959 Dhe dilemat e dashurisë dhe dëshirës, 00:18:44.959 --> 00:18:50.929 nuk japin përgjigje të thjeshta bardh ose zi, të mira ose të këqija, 00:18:50.929 --> 00:18:52.903 viktime ose dhunuesi. 00:18:54.221 --> 00:18:58.296 Tradhëtia në një marrëdhënie vjen në disa forma. 00:18:58.296 --> 00:19:00.650 Ka shumë mënyra si ne e tradhtojmë partnerin: 00:19:00.650 --> 00:19:02.819 me përbuzje, me mospërfillje, 00:19:02.819 --> 00:19:05.292 me indiferencë, me dhunë. 00:19:05.999 --> 00:19:09.437 Tradhtia seksuale është vetëm një mënyrë e të lënduarit të një partneri. 00:19:09.437 --> 00:19:12.041 Me fjalë të tjera, viktima e një afere 00:19:12.041 --> 00:19:14.983 nuk është gjithmonë viktima e martesës. NOTE Paragraph 00:19:17.840 --> 00:19:20.048 Tani që më dëgjuat mua, 00:19:20.048 --> 00:19:22.423 e di se çfarë jeni duke menduar: 00:19:22.423 --> 00:19:26.197 Ajo ka një theks francez, ajo duhet të jetë pro-aferave. 00:19:26.697 --> 00:19:29.999 (Të qeshura) 00:19:31.761 --> 00:19:33.265 Por, gaboheni. 00:19:33.619 --> 00:19:35.174 Unë nuk jam Franceze. 00:19:35.666 --> 00:19:38.119 (Të qeshura) 00:19:38.143 --> 00:19:41.023 (Duartrokitje) 00:19:41.602 --> 00:19:43.269 Dhe unë nuk jam pro-aferave. 00:19:44.674 --> 00:19:49.058 Por nga që mendoj se mund të vijnë të mira nga një aferë, 00:19:49.058 --> 00:19:52.389 shpesh më kanë bërë këtë pyetje shumë të çuditshme: 00:19:52.413 --> 00:19:54.150 A do ta rekomandoja ndonjëherë atë? 00:19:55.514 --> 00:19:58.505 Tani, do ta rekomandoja një aferë 00:19:58.505 --> 00:20:01.049 po aq sa do të rekomandoja që të kishit një kancer, 00:20:01.049 --> 00:20:03.752 megjithatë ne e dimë se njerëzit që kanë qenë sëmurë 00:20:03.752 --> 00:20:08.010 shpesh flasin për mënyrën se si sëmundja u ka dhënë një perspektivë të re. 00:20:08.569 --> 00:20:11.906 Pyetja kryesore që më kanë bërë që kur kam ardhur në këtë konferencë, 00:20:11.906 --> 00:20:15.417 kur thashë se do të flas për tradhëtinë, ishte: pro apo kundër? 00:20:16.488 --> 00:20:17.749 Unë thashë, "Po." 00:20:18.162 --> 00:20:20.583 (Të qeshura) NOTE Paragraph 00:20:21.868 --> 00:20:25.505 Unë i shoh aferat nga një perspektivë e dyfishtë: 00:20:25.505 --> 00:20:29.153 lëndimi dhe tradhtia nga njëra anë, 00:20:29.153 --> 00:20:32.509 dhe rritja dhe vetë-zbulimi nga ana tjetër – 00:20:32.509 --> 00:20:35.605 ҫfarë të shkaktoi ty, dhe çfarë kuptimi kish për mua. 00:20:36.621 --> 00:20:41.289 Dhe kështu, kur një çift vjen tek unë, në periudhën pasi një aferë 00:20:41.289 --> 00:20:43.092 është zbuluar, 00:20:43.092 --> 00:20:45.420 unë shpesh ju tregoj këtë atyre: 00:20:45.420 --> 00:20:47.825 Sot në Perëndim, 00:20:47.825 --> 00:20:52.704 shumica prej nesh do të kenë dy ose tre marrëdhënie 00:20:52.704 --> 00:20:54.403 ose martesa, 00:20:54.403 --> 00:20:57.538 dhe disa prej nesh do ta bëjnë këtë me të njëjtin person. 00:20:58.666 --> 00:21:00.911 Martesa juaj e parë ka marrë fund. 00:21:01.633 --> 00:21:04.474 Do të ju pëlqente të krijonit një të dytë së bashku? NOTE Paragraph 00:21:05.164 --> 00:21:06.595 Faleminderit. NOTE Paragraph 00:21:06.619 --> 00:21:13.253 (Duartrokitje)