< Return to Video

Sheqeri: Elefanti në kuzhinë | Dr. Robert Lustig | TEDxBermuda

  • 0:09 - 0:14
    Do të doja t’ju flisja që tani
    për fjalën ndoshta më të tejpërdorur
  • 0:14 - 0:18
    dhe më të keqkuptuar
    të gjuhës angleze: "lirinë."
  • 0:19 - 0:24
    Liria ka dy anë: liri prej -
    liri nga shtypja,
  • 0:24 - 0:30
    liria nga kontrolli dhe sekuestrimi;
    dhe liria për - liri për të zgjedhur.
  • 0:30 - 0:34
    Por liria për zgjedhje ka ca "por",
    ka ca kushte.
  • 0:34 - 0:38
    Njëri që e lidhim me të
    quhet "përgjegjësi personale",
  • 0:38 - 0:40
    dhe këtu hyn ideologjia.
  • 0:40 - 0:44
    Dhe ka ca parime bazë
  • 0:44 - 0:47
    të cilat i lidhim me
    përgjegjësinë personale,
  • 0:47 - 0:50
    domethënë, për të na duhet dije.
  • 0:50 - 0:55
    Pesëvjeçari që shtie pa dashur mbi
    të vëllanë, s’është fajtor,
  • 0:55 - 0:59
    ngaqë nuk di se ç’bën.
  • 0:59 - 1:00
    Akses.
  • 1:00 - 1:06
    Kemi 57 mijë vetë të lënë jashtë
    listave të votimeve sot në Amerikë
  • 1:06 - 1:09
    për shkak të ndryshimit të zonave
    elektorale; këta janë pa akses.
  • 1:09 - 1:12
    Këta s’mund ta kenë përgjegjësinë
    personale në votim.
  • 1:12 - 1:13
    Dhe së fundi, pasja e mundësisë.
  • 1:13 - 1:16
    Duhet të jeni në gjendje
    t’ia dilni zgjedhjes tuaj,
  • 1:16 - 1:20
    dhe shoqëria të jetë në gjendje
    t’ia dalë zgjedhjes tuaj.
  • 1:20 - 1:26
    Një shembull: në Kaliforni sapo
    liruam 100 mijë të dënuar
  • 1:26 - 1:28
    të cilët janë të varur nga droga.
  • 1:28 - 1:30
    Dikur thoshim, "Narkomanët
    duhen futur brenda."
  • 1:30 - 1:31
    A e dini çfarë?
  • 1:31 - 1:33
    Nuk i kemi mundësitë.
  • 1:33 - 1:37
    Ja, këto janë kleçkat
    e përgjegjësisë personale.
  • 1:37 - 1:39
    Dhe së fundi, e fundit,
    vërtet e rëndësishme,
  • 1:39 - 1:44
    është që veprimet tuaja
    të mos i bëjnë keq tjetrit,
  • 1:44 - 1:48
    se po i bënë, kësaj
    i thonë të shkelësh ligjet.
  • 1:48 - 1:52
    Puna është se,
    kemi krizë të shëndetësisë,
  • 1:52 - 1:53
    dhe të madhe madje.
  • 1:53 - 1:57
    Në fakt, deri më 2026-n, Medicare
    do të jetë i rrënuar.
  • 1:57 - 2:03
    Nuk kemi para të vazhdojmë
    të bëjmë ç’kemi bërë deri më sot.
  • 2:03 - 2:08
    Dhe kjo krizë e shëndetësisë
    s’vjen nga rimbursimet e mjekëve,
  • 2:08 - 2:10
    nuk vjen nga çmimet e spitaleve,
  • 2:10 - 2:15
    nuk vjen nga infrastruktura,
    apo nga administrata.
  • 2:15 - 2:19
    Kjo krizë e shëndetësisë vjen
    nga sëmundje metabolike kronike.
  • 2:19 - 2:21
    Paratë po shkojnë për to.
  • 2:21 - 2:25
    245 miliardë dollarë vitin e shkuar
    në Amerikë për diabetin.
  • 2:25 - 2:29
    200 miliardë për çmendjet,
    një tjetër sëmundje kronike.
  • 2:29 - 2:34
    Obamacare na premton se
    do të jemi në gjendje
  • 2:34 - 2:36
    të përfshijmë 32 milionë
    të sëmurë në fatura,
  • 2:36 - 2:39
    dhe do ta bëjmë duke
    ofruar shërbime parandaluese.
  • 2:39 - 2:40
    Por, ama,
  • 2:40 - 2:45
    për këto sëmundje kronike metabolike
    s’ka shërbime parandaluese.
  • 2:45 - 2:46
    Nuk ekzistojnë të tilla.
  • 2:46 - 2:50
    I vetmi që bën punë është parandalimi,
    dhe ne parandalim s’kemi.
  • 2:50 - 2:53
    Ç’do të thotë kjo?
  • 2:53 - 2:57
    Do të thotë që e kemi pisk.
  • 2:57 - 2:58
    (Të qeshura)
  • 3:00 - 3:05
    Është fakt se s’i kemi mundësitë.
  • 3:10 - 3:11
    Nga na erdhi e tëra kjo?
  • 3:11 - 3:14
    Na vjen nga kjo gjë që quhet
    epidemi dhjamosjesh, apo jo?
  • 3:14 - 3:21
    Të tërë thonë, "Sikur këta të hanin ca
    më pak dhe të ushtroheshin më shumë,
  • 3:21 - 3:24
    do ta kishim problemin të zgjidhur;
    vetë e kanë fajin."
  • 3:24 - 3:25
    Prej andej na vjen.
  • 3:25 - 3:29
    Besoj keni dëgjuar për shtatë
    mëkatet kapitale.
  • 3:29 - 3:33
    Kemi falur pesë prej tyre.
  • 3:33 - 3:38
    Kemi falur zilinë, kopracinë, zemërimin,
    mendjemadhësinë, dhe epshin.
  • 3:38 - 3:41
    Në fakt, kemi emisione në
    televizion që i ngrenë lart këto.
  • 3:41 - 3:44
    Dy të vetmit që s’i kemi hequr dot qafe,
  • 3:44 - 3:48
    dy të vetmit që ende janë në këmbë,
    janë grykësia dhe përtacia.
  • 3:48 - 3:50
    Faji është i juaji.
  • 3:50 - 3:52
    Hmm, e dini çfarë?
  • 3:52 - 3:56
    Jam pediatër,
    dhe kujdesem për fëmijët.
  • 3:56 - 4:00
    E kam të vështirë të pranoj përgjegjësi
    personale për dhjamosjen e tyre.
  • 4:00 - 4:05
    Në fakt, kemi një epidemi
    të sapolindur të dhjamosur.
  • 4:06 - 4:08
    Të sapolindur të dhjamosur.
  • 4:08 - 4:11
    A mund t’u kërkohet atyre
    përgjegjësi personale?
  • 4:12 - 4:16
    Kujdesem për fëmijë me tumore në tru.
  • 4:16 - 4:19
    Këtu mund të shihni këtë shigjetë
    që tregon këtë marifetin
  • 4:19 - 4:23
    mu në mes të shtegut të balancës
    së energjisë së këtij pacienti.
  • 4:23 - 4:26
    Tumor në tru që
    shkakton trashje masive.
  • 4:26 - 4:30
    Le t’ju tregoj për dy nga këta pacientë.
  • 4:30 - 4:33
    Kjo është një paciente për të cilën
    u kujdesa shumë vite më parë.
  • 4:33 - 4:39
    Pati një tumor në tru dhe
    hipi 75 kg në peshë.
  • 4:39 - 4:42
    Mund ta shihni këtu, 110 kg.
  • 4:42 - 4:48
    E vumë në mjekim eksperimental
    për ulje të nivelit të insulinës.
  • 4:48 - 4:52
    Kujtoni, insulina është hormoni i diabetit
    edhe i depozitimit të energjisë.
  • 4:52 - 4:56
    Është hormoni që u thotë qelizave tuaja
    të dhjamit të depozitojnë energji ekstra.
  • 4:56 - 4:59
    Pa insulinë nuk ka hipje në peshë.
  • 4:59 - 5:02
    E dinim që këta pacientë kishin
    nivele shumë të larta të insulinës.
  • 5:02 - 5:07
    Ndaj në formë eksperimenti i dhamë
    një medikament për ulje të insulinës.
  • 5:07 - 5:11
    Një javë më vonë, e ëma më telefonon,
    e bija ende nuk ka humbur në peshë,
  • 5:11 - 5:13
    dhe më thotë,
    "Doktor Lustig, diç po ngjet."
  • 5:13 - 5:15
    Ia kthej, "Ç’doni të thoni?"
  • 5:15 - 5:19
    "Po ja, kur shkonim në Taco Bell,
  • 5:19 - 5:21
    ajo hante pesë tako
    dhe një Enchirito,
  • 5:21 - 5:23
    dhe prapë ish e uritur.
  • 5:23 - 5:24
    Sot që shkuam në Taco Bell
  • 5:24 - 5:28
    hëngri vetëm dy tako,
    dhe u dend.
  • 5:28 - 5:30
    Madje fshiu edhe shtëpinë!"
  • 5:30 - 5:32
    (Të qeshura)
  • 5:32 - 5:35
    I përgjigjem,
    "Vërtet? Interesante, apo jo."
  • 5:35 - 5:38
    Në fakt, këtë e bëmë mjaft herë,
    dhe ndodhte saktësisht e njëjta gjë.
  • 5:38 - 5:43
    Dhe ja ku është, një vit më vonë,
    pasi ra në peshë me 24 kg,
  • 5:43 - 5:46
    dhe me ndjesi shumë më të mira
    për veten, siç mund ta përfytyroni.
  • 5:46 - 5:49
    Pacienti tjetër që do t’ju tregoj
    s’është pacient i imi.
  • 5:49 - 5:52
    Kjo është një çupkë e hijshme
    13 vjeç që banon në Havai.
  • 5:52 - 5:54
    Shihni zambakun në flokët e saj.
  • 5:54 - 5:58
    Një muaj pasi u bë kjo foto,
    i ndodhi një aksident me makinë,
  • 5:58 - 6:00
    në të cilin ajo goditi hipothalamin,
  • 6:00 - 6:04
    zonën e trurit ku gjendej
    tumori te pacienti ynë tjetër.
  • 6:04 - 6:06
    Dhe ja ku është, një vit më vonë.
  • 6:06 - 6:11
    A del njeri të më thotë se këtu
    bëhet fjalë për përgjegjësi personale?
  • 6:11 - 6:15
    Që fajin këtu e kish kjo vajzë e re?
  • 6:15 - 6:18
    Pra, po mbaja biseda
    në Kaiser, Honolulu,
  • 6:18 - 6:21
    dhe më thanë që ndoshta mund të përdorej
    i njëjti medikament edhe për këtë vajzë.
  • 6:21 - 6:23
    Dhe ja ku jam me të.
  • 6:23 - 6:26
    E ëma më tha,
    "Po, vazhdoni me provat."
  • 6:26 - 6:30
    Dhe ja ku është pas një viti e gjysmë
    ditën e diplomimit në të mesmen.
  • 6:30 - 6:33
    A ka njeri që do vërtet të mbrojë
  • 6:33 - 6:35
    tezën se është faji i kësaj fëmije?
  • 6:36 - 6:38
    Unë vetë e kam të vështirë.
  • 6:38 - 6:42
    Ajo çka mësuam nga këto eksperimente
  • 6:42 - 6:48
    është që sjellja vjen në plan
    të dytë, pas biokimisë.
  • 6:48 - 6:52
    Po ndreqët biokiminë,
    përmirësohet dhe sjellja,
  • 6:52 - 6:55
    dhe tani e kemi vënë re
    edhe te të rriturit.
  • 6:55 - 6:58
    Pra, gjithkush thotë se
    problemi është sjellja jonë.
  • 6:58 - 6:59
    Jo, nuk është ajo.
  • 6:59 - 7:02
    Problemi është biokimia nën të.
  • 7:02 - 7:03
    Tani mund të më thoni,
  • 7:03 - 7:04
    "Po ne të tjerët?
  • 7:04 - 7:06
    Ne, që s’kemi tumore në tru."
  • 7:06 - 7:09
    Në fakt, është saktësisht
    po i njëjti problem.
  • 7:09 - 7:10
    Pa asgjë ndryshe.
  • 7:10 - 7:15
    Tërë ne kemi nivele insuline
    tri herë më të lartë se sa dikur.
  • 7:15 - 7:18
    dhe pyetja, sigurisht,
    është prej nga dreqin?
  • 7:18 - 7:20
    A ka diabetikë në sallë?
  • 7:20 - 7:22
    Ka ndonjë?
  • 7:22 - 7:26
    Duhet të jeni ndoca, sepse diabeti
    është problem shumë i madh këtu.
  • 7:27 - 7:30
    Ja problemi:
    shtatë në çdo tetë nga ju,
  • 7:30 - 7:32
    shtatë në çdo tetë vetë me diabet
  • 7:32 - 7:34
    as që e dinë se kanë.
  • 7:34 - 7:39
    Nuk e shihni diabetin,
    deri ditën që nuk shihni nga diabeti.
  • 7:39 - 7:43
    Pra, ende as që e dini se keni probleme.
  • 7:43 - 7:46
    Ja se si duhet parë.
  • 7:46 - 7:51
    Kjo është popullata e Amerikës;
    30% të dhjamur, 70% peshë normale.
  • 7:51 - 7:53
    Sipas mantrës standarde,
  • 7:53 - 7:58
    "Është faji i personave mbi peshë që
    80% e tyre janë të sëmurë.
  • 7:58 - 8:02
    Janë me diabet të llojit 2;
    janë me hiperlipidemi;
  • 8:02 - 8:05
    janë me sëmundje kardiovaskulare;
    janë me hipertension;
  • 8:05 - 8:06
    janë me kancer; janë me marrosje;
  • 8:06 - 8:08
    dhe po na kushtojnë shumë.
  • 8:08 - 8:11
    Ah këta 80%, këta 57 milionë njerëz,
  • 8:11 - 8:14
    sikur t’i futnim në dietë dhe ushtrime,
  • 8:14 - 8:16
    do ta zgjidhnim këtë problem."
  • 8:16 - 8:18
    Kjo është mantra standarde;
  • 8:18 - 8:20
    kjo është e pasaktë.
  • 8:20 - 8:26
    Pasi 20% e këtyre personave të dhjamosur
    në fakt janë metabolikisht të shëndetshëm.
  • 8:26 - 8:30
    Do të rrojnë një jetë plotësisht normale,
    do të vdesin në moshë plotësisht normale,
  • 8:30 - 8:32
    pa i kushtuar një qindarkë taksapaguesit.
  • 8:32 - 8:34
    Thjesht janë të dhjamosur.
  • 8:34 - 8:39
    Nga ana tjetër, deri 40%
    e popullatës në peshë normale
  • 8:39 - 8:42
    kanë saktësisht të njëjtat sëmundje.
  • 8:42 - 8:46
    Diabet të llojit 2, hipertension,
    dislipidemi, sëmundje kardiovaskulare.
  • 8:46 - 8:47
    Dhe e dini çfarë?
  • 8:47 - 8:49
    As që e dinë që janë me probleme.
  • 8:49 - 8:52
    Po të shtohen edhe këta, bëhen më shumë
    se gjysma e popullatës së ShBA-s.
  • 8:52 - 8:56
    Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për
    krizë të shëndetit publik.
  • 8:56 - 8:59
    Ja një shembull se si është kjo punë.
  • 8:59 - 9:03
    Ja dy vetë të të njëjtës peshë;
    njëri i shëndetshëm, tjetri i sëmurë.
  • 9:03 - 9:06
    Si jua ha mendja, cili është i sëmuri?
  • 9:06 - 9:07
    E gjeni dot?
  • 9:07 - 9:08
    Unë po.
  • 9:10 - 9:12
    Ai poshtë është i sëmuri; pse?
  • 9:12 - 9:15
    Tipi sipër, ka vetëm belin të dhjamur.
  • 9:15 - 9:19
    Tipi poshtë ka dhjamë gjithandej
    përreth organeve të tij,
  • 9:19 - 9:21
    dhe kjo e bën të sëmurë.
  • 9:21 - 9:24
    I thonë HPDhB; H,P,Dh,B.
  • 9:24 - 9:26
    I hollë përjashta, i dhjamur brenda.
  • 9:26 - 9:29
    Mund të shkoj më tej dhe të them që
    edhe në këtë sallë ka ca HPDhB,
  • 9:29 - 9:34
    dhe mendoni se jeni në rregull,
    por ja që s’jeni.
  • 9:34 - 9:40
    Ndaj le të flasim rreth krizës së fundit
    të shëndetit publik që po përjetojmë.
  • 9:40 - 9:42
    HIV-i; a mbani mend HIV-in?
  • 9:42 - 9:44
    1979; Patient Zero.
  • 9:44 - 9:47
    1981; termi "AIDS" sapo u sajua.
  • 9:47 - 9:51
    1986, Everett Koop tha,
    "E dini? Kemi një problem."
  • 9:51 - 9:55
    Kur u bë HIV-i një krizë
    e shëndetit publik?
  • 9:56 - 9:57
    1991.
  • 9:57 - 9:59
    Pse?
  • 9:59 - 10:01
    Sepse Magic Johnson
    u diagnostikua me HIV.
  • 10:01 - 10:06
    Dhe gjithkush tha, "Punë m____,
    mund të më ndodhte dhe mua."
  • 10:06 - 10:10
    Kjo është vërtet diçka që rrezikon këdo.
  • 10:10 - 10:14
    Sepse s’është punë huqesh,
    është punë ekspozimi.
  • 10:15 - 10:18
    Kështu që pyetja është,
    si ta zgjidhim?
  • 10:18 - 10:20
    Ja dhe problemi;
    e kemi në këtë diapozitiv, mu këtu.
  • 10:20 - 10:25
    Kjo është fushata e Coca Cola-s
    "të mundim dhjamësinë", "Coming Together."
  • 10:25 - 10:28
    "Fitorja mbi dhjamosjen kërkon
    veprim nga krejt ne,
  • 10:28 - 10:30
    bazuar në një fakt të rëndomtë:
  • 10:30 - 10:33
    Krejt kaloritë luajnë rol,
    pavarësisht se nga i marrim,
  • 10:33 - 10:36
    përfshi Coca-Cola-n,
    dhe gjithçka tjetër me kalori."
  • 10:36 - 10:39
    Një kalori është një kalori,
    dhe mund t’i merrni nga karrotat,
  • 10:39 - 10:42
    ose kaloritë mund t’i merrni nga pastat,
  • 10:42 - 10:43
    ose nga Coca Cola,
  • 10:43 - 10:45
    ose nga çfarëdo tjetër me një "C" te emri.
  • 10:45 - 10:48
    Nuk luan rol se nga vijnë kaloritë,
  • 10:49 - 10:53
    pra, "një kalori është një kalori",
    kështu na thonë.
  • 10:53 - 10:54
    Por a e dini çfarë?
  • 10:54 - 10:56
    Nuk i zë besë gjykimit të përciptë.
  • 10:56 - 10:57
    Unë besoj te të dhënat.
  • 10:57 - 10:59
    Dhe të dhënat pohojnë diçka krejt tjetër.
  • 10:59 - 11:03
    Të dhënat thonë se disa kalori shkaktojnë
    sëmundje më shumë se të tjerat,
  • 11:03 - 11:05
    sepse kalori të ndryshme
    metabolizohen ndryshe,
  • 11:05 - 11:07
    sepse një kalori
    s’është thjesht një kalori.
  • 11:07 - 11:11
    Kur besoni se një kalori s’është thjesht
    një kalori, ju hapet një botë e tërë përpara
  • 11:11 - 11:15
    dhe, më në fund, bëhet fare
    e qartë se si të zgjidhet ky problem.
  • 11:17 - 11:21
    Krejt kjo na vjen
    nga të ushqyerit tonë të ri.
  • 11:21 - 11:25
    Që është 40 vjeç tashmë.
    Dhe quhet "të ushqyerit perëndimor",
  • 11:25 - 11:28
    quhet "të ushqyerit global industrial",
  • 11:28 - 11:30
    dhe është në fakt të ushqyerit
    me ushqim të përpunuar.
  • 11:30 - 11:33
    Që e konsumon
    gjithë kohën cilido prej jush,
  • 11:33 - 11:35
    ju pëlqen apo s’ju pëlqen.
  • 11:35 - 11:36
    Ka tetë gjëra gabim,
  • 11:36 - 11:40
    jo një, por tetë gjëra gabim me
    ushqimet e përpunuara, dhe ja cilat.
  • 11:40 - 11:43
    Tre gjëra pak,
    pesë gjëra shumë.
  • 11:43 - 11:47
    Fibër jo aq sa duhet, acide yndyrore
    omega-3 jo aq sa duhet,
  • 11:47 - 11:50
    të cilat i merrni nga peshku natyral,
    jo ai i rezervateve artificialë,
  • 11:50 - 11:54
    mikroelementë ushqyes, gjithë vitaminat
    dhe të ngjashëm, jo aq sa duhet.
  • 11:54 - 11:58
    Veç këtyre, shumë yndyrna të përpunuara,
    por e dimë që konsumi i tyre po bie,
  • 11:58 - 12:00
    aminoacide BCAA;
  • 12:00 - 12:06
    këto janë aminoacide që i merrni nga viçat
    e ushqyer me misër, pulat dhe peshku,
  • 12:06 - 12:13
    acide yndyrore omega-6 nga vajra farash,
    alkooli, dhe së fundi, përbindëshi,
  • 12:13 - 12:18
    ai që i vë poshtë krejt
    shtatë të tjerët, sheqeri.
  • 12:18 - 12:19
    Sheqeri, dakord?
  • 12:19 - 12:23
    Për të do flasim gjatë kohës që na mbetet.
  • 12:23 - 12:26
    A shkakton sheqeri diabetet?
  • 12:26 - 12:29
    Gjithkush thotë,
    "Po, por për shkak të kalorive."
  • 12:29 - 12:32
    "Sheqernat janë kalori të zbrazëta,"
    ky është besimi i rëndomtë.
  • 12:32 - 12:34
    Jo; kjo s’është absolutisht e vërtetë.
  • 12:34 - 12:37
    Sheqernat janë "kalori toksike".
  • 12:37 - 12:41
    në fakt, studime në Europë tregojnë se
    konsumi i një pijeje të sheqerosur në ditë,
  • 12:41 - 12:45
    e rrit rrezikun për diabet me 29%,
    pavarësisht kalorive,
  • 12:45 - 12:49
    pavarësisht nga pesha juaj,
    pavarësisht nga çfarëdo tjetër që hani.
  • 12:49 - 12:53
    Është dëshmuar se për çdo
    150 kalori që konsumon bota,
  • 12:53 - 12:58
    prania e diabetit hipën me 0.1%,
    që s’është ndonjë gjë.
  • 12:58 - 13:03
    Por nëse këto 150 kalori vijnë nga një
    kanoçe freskuesesh, diabeti rritet me 11 herë.
  • 13:03 - 13:06
    1.1%, dhe ne s’konsumojmë një kanoçe,
  • 13:06 - 13:08
    konsumojmë dy e gjysmë.
  • 13:08 - 13:11
    Ndaj 29% e krejt diabeteve në botë
  • 13:11 - 13:15
    vijnë nga sheqeri, dhe vetëm nga sheqeri.
  • 13:15 - 13:19
    Ky studim plotëson si kriterin
    shkencor, ashtu edhe atë ligjor
  • 13:19 - 13:21
    të shkakësisë.
  • 13:21 - 13:24
    Duhet të jeni në gjendje të tregoni se
    diçka shkaktohet nga diçka tjetër,
  • 13:24 - 13:26
    përpara se të bëni diçka për të.
  • 13:26 - 13:29
    Ne e kemi provuar, e kemi treguar.
  • 13:30 - 13:32
    Tregohet edhe këtu, e njëjta gjë.
  • 13:32 - 13:36
    Tani pyetja është, pse ndodh kjo?
  • 13:36 - 13:40
    E para: sheqeri shkakton
    grumbullim dhjami në mëlçi.
  • 13:40 - 13:43
    Tërë ai dhjamë përreth
    organeve që sapo ju tregova.
  • 13:43 - 13:45
    E sigurt, ja se ç’shkakton.
  • 13:45 - 13:49
    Dhe ky s’është dhjamë rreth belit,
    ky është brenda jush.
  • 13:49 - 13:52
    E dyta: sheqeri është adiktiv.
  • 13:52 - 13:55
    Dobët, por është i kudondodhur,
    është si puna e alkoolit.
  • 13:55 - 13:57
    Dhe rreth 20% e njerëzve janë
    të varur nga alkooli,
  • 13:57 - 13:59
    me gjasë, po kaq edhe nga sheqeri.
  • 13:59 - 14:01
    Pra nuk ndaleni dot.
  • 14:01 - 14:04
    Ky diapozitivi këtu tregon
    praninë e diabetit
  • 14:04 - 14:07
    në shkallë botërore sot.
  • 14:07 - 14:08
    Cilët janë më keq?
  • 14:09 - 14:14
    Arabia Saudite, Kuvajti,
    EBA-të, Katari dhe Malajzia.
  • 14:14 - 14:16
    Më keq se të gjithë.
  • 14:16 - 14:17
    Po çne këta?
  • 14:18 - 14:20
    Ku s’ka alkool.
  • 14:20 - 14:23
    Por këta i hynë pijeve freskuese
    për të mos mbetur prapa modës.
  • 14:23 - 14:28
    Sepse atje bën vapë, dhe furnizimi
    me ujë është një pikëpyetje,
  • 14:28 - 14:31
    dhe s’ka alkool.
  • 14:31 - 14:32
    (Të qeshura)
  • 14:32 - 14:34
    Ja se ç’fituan.
  • 14:34 - 14:37
    Por e dini se më mirë
    do të preferoja alkool?
  • 14:37 - 14:41
    Sepse mund të bëhesh thumb
    vetëm një herë në ditë.
  • 14:41 - 14:44
    (Të qeshura)
  • 14:47 - 14:51
    Kurse me pijet freskuese; natë e ditë.
  • 14:51 - 14:54
    Sheqer në mëngjes, sheqer në mbrëmje,
    sheqer në çdo vakt.
  • 14:54 - 14:56
    Ja se ç’shohim.
  • 14:56 - 15:00
    Pra, jemi të mbidozuar.
  • 15:00 - 15:03
    Shoqata Amerikane e Zemrës thotë
  • 15:03 - 15:07
    se do të duhej të konsumonin 6 deri
    në 9 lugë kafeje sheqer në ditë;
  • 15:07 - 15:09
    ne kemi mbërritur te 22.
  • 15:09 - 15:15
    Dhe 80% e ushqimeve që ofrohen
    sot në dyqanet amerikane
  • 15:15 - 15:17
    janë të dendura me sheqer shtesë.
  • 15:17 - 15:21
    Dhe kjo për interesat e industrisë,
    jo tuajin.
  • 15:21 - 15:24
    Pra, ndalohet hyrja.
  • 15:24 - 15:27
    Hyrje e ndaluar… sepse nuk ka hyrje fare.
  • 15:27 - 15:29
    Ushqimi real është i vështirë të gjendet.
  • 15:29 - 15:31
    E dyta:
  • 15:31 - 15:34
    Po fakti që ka 56 emra për sheqerin,
  • 15:34 - 15:36
    kështu që ju as që e dini
    se po e konsumoni.
  • 15:36 - 15:38
    Ja ku i keni.
  • 15:38 - 15:40
    Mungesë informacioni.
  • 15:40 - 15:41
    Po lidhur me këtë?
  • 15:41 - 15:44
    Gjithkush e di se ç’është një etiketë
    "Fakte Vlerash Ushqyese".
  • 15:44 - 15:46
    Atje ka një numër në vjollcë.
  • 15:46 - 15:48
    Quhet "Vlerë Ditore".
  • 15:48 - 15:51
    Vini re, s’ka asnjë për sheqerin,
    dhe kjo është e qëllimtë
  • 15:51 - 15:54
    sepse nuk duan që ta dini se
    sa shumë është shumi.
  • 15:55 - 15:57
    Pra, mungesë informacioni.
  • 15:57 - 16:00
    Programi Kombëtar
    për Drekën Në Shkolla?
  • 16:00 - 16:03
    Gjashtë qindarka më shumë.
  • 16:03 - 16:06
    Gjashtë qindarka arriti të marrë
    Michelle Obama nga Kongresi.
  • 16:06 - 16:09
    Që s’dalin as për dy kokrra rrush.
  • 16:09 - 16:12
    Dhe, nëse hani mëngjesin në shkolla,
  • 16:12 - 16:15
    ju japin Fruit Loops
    dhe një gotë lëng portokalli.
  • 16:15 - 16:20
    Që i bie 11 lugë kafeje sheqer;
    e keni kaluar tashmë cakun tuaj.
  • 16:20 - 16:22
    Doni ta dini pse e kemi problemin?
  • 16:22 - 16:24
    Ja pse e kemi problemin.
  • 16:25 - 16:27
    Por gjithkush thotë, "Edukim!"
  • 16:27 - 16:31
    "Edukoni publikun, edukoni popullatën,
    u thoni se ç’bëhet!"
  • 16:31 - 16:36
    Por ka një kleçkë: edukimi s’ka bërë punë
    për asnjë nga substancat me të cilat abuzohet.
  • 16:36 - 16:39
    A funksionoi "Thjesht i Thoni Jo"
    i Nancy Reagan-it?
  • 16:39 - 16:41
    (Të qeshura)
  • 16:41 - 16:42
    Apo jo?
  • 16:42 - 16:44
    (Të qeshura)
  • 16:44 - 16:46
    Dhe e dini çfarë?
  • 16:46 - 16:50
    Mund ta provoj që s’bën punë,
    ngaqë ja ku kam çmimet e aksioneve
  • 16:50 - 16:54
    sipas S&P 500
    për McDonald's-in, Coke-ën, dhe Pepsi-n,
  • 16:54 - 16:58
    dhe shihni se ç’ndodhi me
    krizën ekonomike më 2008.
  • 16:58 - 17:00
    Kanë ecur shumë mirë, falë jush.
  • 17:00 - 17:03
    Në fakt, nëse doni të bëni para,
    investoni në një kompani ushqimore.
  • 17:04 - 17:07
    Pra, ku na shpie kjo?
  • 17:07 - 17:11
    Na shpie te çështja e lirisë
    dhe përgjegjësisë personale.
  • 17:11 - 17:14
    Ç’do të thotë në të vërtetë
    përgjegjësi personale?
  • 17:14 - 17:19
    Hmm, nëse informacioni mbahet
    i fshehtë dhe nuk dini gjë,
  • 17:19 - 17:23
    nëse hyrja në të është e kufizuar
    sepse as që arrini ta gjeni hyrjen,
  • 17:23 - 17:26
    dhe nëse shoqëria nuk ia del dot,
  • 17:26 - 17:31
    dhe s’ia dalim as t’u japim fëmijëve tanë
    diçka të shëndetshme për të ngrënë,
  • 17:31 - 17:33
    a bëhet vërtet fjalë
    për përgjegjësi personale?
  • 17:33 - 17:39
    Dhe së fundi, nëse vendimi juaj
    për të pirë një pije të sheqerosur
  • 17:39 - 17:42
    ju shpie në sallën e urgjencës
    dhe më kushton edhe mua para,
  • 17:42 - 17:46
    dhe nëse vendimi juaj
    për të qenë i dhjamur dhe i sëmurë
  • 17:46 - 17:50
    i kushton punëdhënësit tuaj 2750 dollarë
  • 17:50 - 17:54
    për të punësuar, qofshi i dhjamur apo jo,
    e dini se si i thonë kësaj?
  • 17:54 - 17:57
    Kësaj s’i thonë liri,
    i thonë anarki.
  • 17:57 - 17:59
    Këtë kemi fituar.
  • 17:59 - 18:04
    Liberalët do të thonë, "Dale një sekondë;
    s’do më thuash ti se ç’të ha!"
  • 18:04 - 18:07
    Hmm, e dini çfarë?
    Ju kanë thënë tashmë se ç’të hani.
  • 18:07 - 18:09
    Ku qetë 40 vjetët e fundit
  • 18:09 - 18:13
    teksa furnizimi ushqimor ndryshonte
    përpara hundës tuaj.
  • 18:13 - 18:15
    Mos protestuat gjë vallë atëherë?
  • 18:15 - 18:18
    Liberalët do të thonë,
    "Jashtë qeveria nga kuzhina ime!"
  • 18:18 - 18:21
    E dini që as unë nuk dua
    qeveri në kuzhinën time,
  • 18:21 - 18:25
    veç po qe se në të ka diçka
    edhe më të rrezikshme se ajo.
  • 18:28 - 18:33
    Pra pyetja në thelb është,
    kë dreqin doni në kuzhinën tuaj?
  • 18:33 - 18:37
    Qeverinë, që do t’ju marrë
    lirinë dhe portofolin?
  • 18:37 - 18:39
    Apo industrinë ushqimore,
  • 18:39 - 18:43
    që ju ka marrë tashmë lirinë,
    portofolin dhe shëndetin?
  • 18:43 - 18:45
    Vetëm këtë mund të zgjidhni.
  • 18:45 - 18:48
    Tani, pas gjithë sa thamë,
  • 18:49 - 18:53
    industria ushqimore
    përbëhet nga shumë njerëz,
  • 18:53 - 18:54
    dhe e dini çfarë?
  • 18:54 - 18:56
    Ata vërtet duan të bëjnë
    gjënë e duhur, duan.
  • 18:56 - 18:59
    Si individë, do të donin
    të bënin gjënë e duhur.
  • 18:59 - 19:03
    Jam takuar me këta njerëz,
    dhe në fakt janë njerëz shumë të mirë,
  • 19:03 - 19:07
    por punojnë për një kompani ushqimore.
  • 19:08 - 19:11
    dhe ndryshe nga ç’thotë Gjykata e Lartë,
  • 19:11 - 19:14
    korporatat nuk janë njerëz.
  • 19:14 - 19:19
    Ngaqë korporatave u është besuar
    përgjegjësi kundrejt aksionerëve,
  • 19:19 - 19:20
    dhe jo njerëzve.
  • 19:21 - 19:27
    Korporatat punojnë me cikle tremujore
    fitimesh, dhe me raporte Wall Street-i.
  • 19:27 - 19:29
    Dhe këto raporte duan fakte.
  • 19:29 - 19:33
    Jam takuar me industrinë ushqimore,
    dhe do t’ju tregoj një shembull,
  • 19:33 - 19:36
    pa zënë në gojë emra,
  • 19:36 - 19:40
    Ma thanë troç, dhjetë shkencëtarë,
    dhjetë funksionarë korporatash,
  • 19:40 - 19:42
    më thanë, "Po, mund të ndryshojmë.
  • 19:42 - 19:44
    E kemi bërë edhe herë tjetër.
  • 19:44 - 19:47
    Na u desh të ndryshonim dikur në vitet
    ’80, kur kaluam te ulja e yndyrnave,
  • 19:47 - 19:50
    me dy kushte;
  • 19:50 - 19:54
    s’e bëjmë dot vetëm,
    dhe s’mund të humbim para."
  • 19:55 - 19:57
    Këto janë dy pengesat sot.
  • 19:57 - 19:59
    Ç’do të thotë kjo?
  • 19:59 - 20:01
    Kjo do të thotë që atyre
    u duhet thënë ç’të bëjnë,
  • 20:01 - 20:04
    dhe duhet ta bëjnë të gjithë
    në të njëjtën kohë,
  • 20:04 - 20:06
    që askush të mos ketë
    epërsi në konkurrence.
  • 20:06 - 20:08
    Ç’do të thotë kjo?
  • 20:08 - 20:10
    Kjo do të thotë qeveri.
  • 20:10 - 20:13
    Por qeveritë janë bashkëfajtore
    dhe vetëkënaqen.
  • 20:13 - 20:15
    Paguhen për këtë.
  • 20:15 - 20:18
    Më shumë se gjysma e Kongresit
    merr para nga industria ushqimore.
  • 20:18 - 20:21
    Dhe 6% e eksporteve tona janë ushqimore.
  • 20:21 - 20:24
    Ç’mendoni se do të ndodhte sikur
    papritmas t’i thoshim botës,
  • 20:24 - 20:26
    "E dini se gjithë ai pleh të cilin
    hedhim në ushqim,
  • 20:26 - 20:29
    s’është fare i mirë për ju?."
  • 20:29 - 20:33
    Ç’ndodhi kur një lopë e ligur u shpu
    nga Kanadaja në shtetin e Uashingtonit?
  • 20:33 - 20:37
    Erdhi fundi për shitjet e mishit në
    Britani dhe Kore të Jugut për dy vjet.
  • 20:37 - 20:40
    Nejse, këta janë matanë.
  • 20:41 - 20:46
    Por ne na mbetet kriza,
    ngaqë s’do të kemi kujdes shëndetësor.
  • 20:48 - 20:51
    Ja një raport që sapo doli
    nga një bankë investimesh,
  • 20:51 - 20:54
    një bankë investimesh ndërkombëtare,
    Credit Suisse,
  • 20:54 - 21:00
    me titull Konsumi i Sheqerit në Udhëkryq,
    dhe ja një citim fill prej këtij vëllimi:
  • 21:00 - 21:04
    "Besojmë se taksimi më fort i ushqimeve
    dhe pijeve me sheqer do të ishte opsioni
  • 21:04 - 21:08
    më i mirë për të ulur konsumin dhe
    financuar kostot e kujdesit shëndetësor
  • 21:08 - 21:10
    që lidhen me diabetin dhe dhjamësinë."
  • 21:10 - 21:14
    Një bankë investimesh
    bën thirrje për taksim.
  • 21:14 - 21:18
    Ja pra si madh dhe i rëndë
    është bërë ky problem.
  • 21:21 - 21:27
    Unë besoj se ushqimi duhet
    të sjellë shëndet, jo sëmundje,
  • 21:27 - 21:28
    dhe dikur kështu ka qenë.
  • 21:28 - 21:29
    Por a e dini çfarë?
  • 21:29 - 21:31
    Kjo është një krizë e shëndetit publik,
  • 21:31 - 21:36
    dhe krizat e shëndetit publik nuk
    zgjidhen me një person në herë.
  • 21:36 - 21:41
    Ja një listë sëmundjesh që qenë
    të tëra çështje përgjegjësie personale,
  • 21:41 - 21:45
    hiq shkallën e rëndë për secilën prej tyre,
  • 21:45 - 21:48
    dhe që u bënë kriza të shëndetit publik.
  • 21:48 - 21:52
    Pse nuk shtohet sheqeri në këtë listë?
  • 21:54 - 21:57
    Përgjegjësia personale s’është ideologji.
  • 21:57 - 22:01
    Është elefant në dhomë,
    dhe s’e mbajmë dot.
  • 22:01 - 22:05
    Ajo çka na duhet është
    një politikë e bazuar në biologji.
  • 22:05 - 22:07
    Dhe ka edhe emër.
  • 22:07 - 22:09
    Quhet ushqim i vërtetë.
  • 22:10 - 22:12
    Dhe e vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë
  • 22:12 - 22:15
    është të përzihet ky elefant nga kuzhina.
  • 22:15 - 22:16
    Faleminderit.
  • 22:16 - 22:18
    (Duartrokitje)
Title:
Sheqeri: Elefanti në kuzhinë | Dr. Robert Lustig | TEDxBermuda
Description:

Robert H. Lustig është një mjek pediatër endokrinolog amerikan në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko (UCSF), ku mban postin e profesorit të Pediatrisë Klinike.

Dr. Lustig pohon rreziqet që i vijnë shëndetit nga sheqeri dhe lidhjet e tij me diabete të llojit 2 dhe me epidemi globale të dhjamosjes. Ai është autor i disa librave dhe mjaft artikujve mbi dhjamosjen në moshat fëmijërore, përfshi atë të fundit, "Dhjamosje Para Lindjes."

Kjo fjalë u mbajt në një veprimtari TEDx, duke përdorur formatin e konferencave TED, por e organizuar në mënyrë të pavarur nga një bashkësi vendore. Mësoni më tepër rreth tyre te http://ted.com/tedx

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDxTalks
Duration:
22:24
  • Ndryshimi nga "standard" në "standart" është gabim sipas normës së drejtshkrimit. (Shih te http://fjalori.shkenca.org/ për termin "standard").

  • Ah, "kopracinë" duhet "koprracinë"…

Albanian subtitles

Revisions Compare revisions