[Script Info] Title: [Events] Format: Layer, Start, End, Style, Name, MarginL, MarginR, MarginV, Effect, Text Dialogue: 0,0:00:09.03,0:00:14.06,Default,,0000,0000,0000,,Do të doja t’ju flisja që tani\Npër fjalën ndoshta më të tejpërdorur Dialogue: 0,0:00:14.06,0:00:18.35,Default,,0000,0000,0000,,dhe më të keqkuptuar\Ntë gjuhës angleze: "lirinë." Dialogue: 0,0:00:19.19,0:00:23.65,Default,,0000,0000,0000,,Liria ka dy anë: liri prej -\Nliri nga shtypja, Dialogue: 0,0:00:23.65,0:00:30.23,Default,,0000,0000,0000,,liria nga kontrolli dhe sekuestrimi;\Ndhe liria për - liri për të zgjedhur. Dialogue: 0,0:00:30.23,0:00:34.30,Default,,0000,0000,0000,,Por liria për zgjedhje ka ca "por",\Nka ca kushte. Dialogue: 0,0:00:34.30,0:00:38.34,Default,,0000,0000,0000,,Njëri që e lidhim me të\Nquhet "përgjegjësi personale", Dialogue: 0,0:00:38.34,0:00:40.35,Default,,0000,0000,0000,,dhe këtu hyn ideologjia. Dialogue: 0,0:00:40.35,0:00:43.66,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ka ca parime bazë Dialogue: 0,0:00:43.66,0:00:47.27,Default,,0000,0000,0000,,të cilat i lidhim me\Npërgjegjësinë personale, Dialogue: 0,0:00:47.27,0:00:50.38,Default,,0000,0000,0000,,domethënë, për të na duhet dije. Dialogue: 0,0:00:50.38,0:00:55.34,Default,,0000,0000,0000,,Pesëvjeçari që shtie pa dashur mbi\Ntë vëllanë, s’është fajtor, Dialogue: 0,0:00:55.34,0:00:58.83,Default,,0000,0000,0000,,ngaqë nuk di se ç’bën. Dialogue: 0,0:00:58.83,0:01:00.23,Default,,0000,0000,0000,,Akses. Dialogue: 0,0:01:00.23,0:01:05.68,Default,,0000,0000,0000,,Kemi 57 mijë vetë të lënë jashtë\Nlistave të votimeve sot në Amerikë Dialogue: 0,0:01:05.68,0:01:09.08,Default,,0000,0000,0000,,për shkak të ndryshimit të zonave\Nelektorale; këta janë pa akses. Dialogue: 0,0:01:09.08,0:01:11.70,Default,,0000,0000,0000,,Këta s’mund ta kenë përgjegjësinë\Npersonale në votim. Dialogue: 0,0:01:11.70,0:01:13.25,Default,,0000,0000,0000,,Dhe së fundi, pasja e mundësisë. Dialogue: 0,0:01:13.25,0:01:16.47,Default,,0000,0000,0000,,Duhet të jeni në gjendje\Nt’ia dilni zgjedhjes tuaj, Dialogue: 0,0:01:16.47,0:01:20.15,Default,,0000,0000,0000,,dhe shoqëria të jetë në gjendje\Nt’ia dalë zgjedhjes tuaj. Dialogue: 0,0:01:20.15,0:01:25.97,Default,,0000,0000,0000,,Një shembull: në Kaliforni sapo\Nliruam 100 mijë të dënuar Dialogue: 0,0:01:25.97,0:01:27.71,Default,,0000,0000,0000,,të cilët janë të varur nga droga. Dialogue: 0,0:01:27.71,0:01:30.10,Default,,0000,0000,0000,,Dikur thoshim, "Narkomanët\Nduhen futur brenda." Dialogue: 0,0:01:30.10,0:01:30.83,Default,,0000,0000,0000,,A e dini çfarë? Dialogue: 0,0:01:30.83,0:01:33.11,Default,,0000,0000,0000,,Nuk i kemi mundësitë. Dialogue: 0,0:01:33.11,0:01:36.94,Default,,0000,0000,0000,,Ja, këto janë kleçkat\Ne përgjegjësisë personale. Dialogue: 0,0:01:36.94,0:01:39.24,Default,,0000,0000,0000,,Dhe së fundi, e fundit,\Nvërtet e rëndësishme, Dialogue: 0,0:01:39.24,0:01:43.80,Default,,0000,0000,0000,,është që veprimet tuaja\Ntë mos i bëjnë keq tjetrit, Dialogue: 0,0:01:43.80,0:01:47.97,Default,,0000,0000,0000,,se po i bënë, kësaj\Ni thonë të shkelësh ligjet. Dialogue: 0,0:01:47.97,0:01:51.98,Default,,0000,0000,0000,,Puna është se,\Nkemi krizë të shëndetësisë, Dialogue: 0,0:01:51.98,0:01:53.29,Default,,0000,0000,0000,,dhe të madhe madje. Dialogue: 0,0:01:53.29,0:01:57.27,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, deri më 2026-n, Medicare\Ndo të jetë i rrënuar. Dialogue: 0,0:01:57.27,0:02:02.64,Default,,0000,0000,0000,,Nuk kemi para të vazhdojmë\Ntë bëjmë ç’kemi bërë deri më sot. Dialogue: 0,0:02:02.64,0:02:07.72,Default,,0000,0000,0000,,Dhe kjo krizë e shëndetësisë\Ns’vjen nga rimbursimet e mjekëve, Dialogue: 0,0:02:07.72,0:02:10.36,Default,,0000,0000,0000,,nuk vjen nga çmimet e spitaleve, Dialogue: 0,0:02:10.36,0:02:14.68,Default,,0000,0000,0000,,nuk vjen nga infrastruktura,\Napo nga administrata. Dialogue: 0,0:02:14.68,0:02:19.37,Default,,0000,0000,0000,,Kjo krizë e shëndetësisë vjen\Nnga sëmundje metabolike kronike. Dialogue: 0,0:02:19.37,0:02:20.85,Default,,0000,0000,0000,,Paratë po shkojnë për to. Dialogue: 0,0:02:20.85,0:02:25.16,Default,,0000,0000,0000,,245 miliardë dollarë vitin e shkuar\Nnë Amerikë për diabetin. Dialogue: 0,0:02:25.16,0:02:29.44,Default,,0000,0000,0000,,200 miliardë për çmendjet,\Nnjë tjetër sëmundje kronike. Dialogue: 0,0:02:29.44,0:02:33.55,Default,,0000,0000,0000,,Obamacare na premton se\Ndo të jemi në gjendje Dialogue: 0,0:02:33.55,0:02:36.25,Default,,0000,0000,0000,,të përfshijmë 32 milionë\Ntë sëmurë në fatura, Dialogue: 0,0:02:36.25,0:02:39.23,Default,,0000,0000,0000,,dhe do ta bëjmë duke\Nofruar shërbime parandaluese. Dialogue: 0,0:02:39.23,0:02:40.21,Default,,0000,0000,0000,,Por, ama, Dialogue: 0,0:02:40.21,0:02:44.55,Default,,0000,0000,0000,,për këto sëmundje kronike metabolike\Ns’ka shërbime parandaluese. Dialogue: 0,0:02:44.55,0:02:45.97,Default,,0000,0000,0000,,Nuk ekzistojnë të tilla. Dialogue: 0,0:02:45.97,0:02:50.45,Default,,0000,0000,0000,,I vetmi që bën punë është parandalimi,\Ndhe ne parandalim s’kemi. Dialogue: 0,0:02:50.45,0:02:52.64,Default,,0000,0000,0000,,Ç’do të thotë kjo? Dialogue: 0,0:02:53.25,0:02:56.53,Default,,0000,0000,0000,,Do të thotë që e kemi pisk. Dialogue: 0,0:02:56.53,0:02:58.15,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:03:00.04,0:03:04.86,Default,,0000,0000,0000,,Është fakt se s’i kemi mundësitë. Dialogue: 0,0:03:10.19,0:03:11.44,Default,,0000,0000,0000,,Nga na erdhi e tëra kjo? Dialogue: 0,0:03:11.44,0:03:14.42,Default,,0000,0000,0000,,Na vjen nga kjo gjë që quhet\Nepidemi dhjamosjesh, apo jo? Dialogue: 0,0:03:14.42,0:03:21.24,Default,,0000,0000,0000,,Të tërë thonë, "Sikur këta të hanin ca\Nmë pak dhe të ushtroheshin më shumë, Dialogue: 0,0:03:21.24,0:03:24.11,Default,,0000,0000,0000,,do ta kishim problemin të zgjidhur;\Nvetë e kanë fajin." Dialogue: 0,0:03:24.11,0:03:25.50,Default,,0000,0000,0000,,Prej andej na vjen. Dialogue: 0,0:03:25.50,0:03:29.15,Default,,0000,0000,0000,,Besoj keni dëgjuar për shtatë\Nmëkatet kapitale. Dialogue: 0,0:03:29.15,0:03:32.63,Default,,0000,0000,0000,,Kemi falur pesë prej tyre. Dialogue: 0,0:03:32.63,0:03:37.79,Default,,0000,0000,0000,,Kemi falur zilinë, kopracinë, zemërimin,\Nmendjemadhësinë, dhe epshin. Dialogue: 0,0:03:37.79,0:03:41.06,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, kemi emisione në\Ntelevizion që i ngrenë lart këto. Dialogue: 0,0:03:41.06,0:03:44.30,Default,,0000,0000,0000,,Dy të vetmit që s’i kemi hequr dot qafe, Dialogue: 0,0:03:44.30,0:03:47.77,Default,,0000,0000,0000,,dy të vetmit që ende janë në këmbë,\Njanë grykësia dhe përtacia. Dialogue: 0,0:03:47.77,0:03:49.75,Default,,0000,0000,0000,,Faji është i juaji. Dialogue: 0,0:03:50.27,0:03:51.80,Default,,0000,0000,0000,,Hmm, e dini çfarë? Dialogue: 0,0:03:51.80,0:03:55.93,Default,,0000,0000,0000,,Jam pediatër,\Ndhe kujdesem për fëmijët. Dialogue: 0,0:03:55.93,0:04:00.21,Default,,0000,0000,0000,,E kam të vështirë të pranoj përgjegjësi\Npersonale për dhjamosjen e tyre. Dialogue: 0,0:04:00.21,0:04:05.02,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, kemi një epidemi \Ntë sapolindur të dhjamosur. Dialogue: 0,0:04:05.73,0:04:08.04,Default,,0000,0000,0000,,Të sapolindur të dhjamosur. Dialogue: 0,0:04:08.04,0:04:11.17,Default,,0000,0000,0000,,A mund t’u kërkohet atyre\Npërgjegjësi personale? Dialogue: 0,0:04:11.66,0:04:15.79,Default,,0000,0000,0000,,Kujdesem për fëmijë me tumore në tru. Dialogue: 0,0:04:15.79,0:04:19.19,Default,,0000,0000,0000,,Këtu mund të shihni këtë shigjetë\Nqë tregon këtë marifetin Dialogue: 0,0:04:19.19,0:04:23.40,Default,,0000,0000,0000,,mu në mes të shtegut të balancës\Nsë energjisë së këtij pacienti. Dialogue: 0,0:04:23.40,0:04:26.39,Default,,0000,0000,0000,,Tumor në tru që\Nshkakton trashje masive. Dialogue: 0,0:04:26.39,0:04:29.88,Default,,0000,0000,0000,,Le t’ju tregoj për dy nga këta pacientë. Dialogue: 0,0:04:29.88,0:04:33.32,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është një paciente për të cilën\Nu kujdesa shumë vite më parë. Dialogue: 0,0:04:33.32,0:04:38.83,Default,,0000,0000,0000,,Pati një tumor në tru dhe\Nhipi 75 kg në peshë. Dialogue: 0,0:04:38.83,0:04:42.32,Default,,0000,0000,0000,,Mund ta shihni këtu, 110 kg. Dialogue: 0,0:04:42.32,0:04:48.30,Default,,0000,0000,0000,,E vumë në mjekim eksperimental\Npër ulje të nivelit të insulinës. Dialogue: 0,0:04:48.30,0:04:52.17,Default,,0000,0000,0000,,Kujtoni, insulina është hormoni i diabetit\Nedhe i depozitimit të energjisë. Dialogue: 0,0:04:52.17,0:04:56.12,Default,,0000,0000,0000,,Është hormoni që u thotë qelizave tuaja\Ntë dhjamit të depozitojnë energji ekstra. Dialogue: 0,0:04:56.12,0:04:58.64,Default,,0000,0000,0000,,Pa insulinë nuk ka hipje në peshë. Dialogue: 0,0:04:58.64,0:05:01.86,Default,,0000,0000,0000,,E dinim që këta pacientë kishin\Nnivele shumë të larta të insulinës. Dialogue: 0,0:05:01.86,0:05:06.54,Default,,0000,0000,0000,,Ndaj në formë eksperimenti i dhamë\Nnjë medikament për ulje të insulinës. Dialogue: 0,0:05:07.40,0:05:10.92,Default,,0000,0000,0000,,Një javë më vonë, e ëma më telefonon, \Ne bija ende nuk ka humbur në peshë, Dialogue: 0,0:05:10.92,0:05:13.11,Default,,0000,0000,0000,,dhe më thotë,\N"Doktor Lustig, diç po ngjet." Dialogue: 0,0:05:13.11,0:05:14.90,Default,,0000,0000,0000,,Ia kthej, "Ç’doni të thoni?" Dialogue: 0,0:05:14.90,0:05:18.60,Default,,0000,0000,0000,,"Po ja, kur shkonim në Taco Bell, Dialogue: 0,0:05:18.60,0:05:21.46,Default,,0000,0000,0000,,ajo hante pesë tako\Ndhe një Enchirito, Dialogue: 0,0:05:21.46,0:05:23.16,Default,,0000,0000,0000,,dhe prapë ish e uritur. Dialogue: 0,0:05:23.16,0:05:24.48,Default,,0000,0000,0000,,Sot që shkuam në Taco Bell Dialogue: 0,0:05:24.48,0:05:27.72,Default,,0000,0000,0000,,hëngri vetëm dy tako,\Ndhe u dend. Dialogue: 0,0:05:27.72,0:05:30.11,Default,,0000,0000,0000,,Madje fshiu edhe shtëpinë!" Dialogue: 0,0:05:30.11,0:05:31.98,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:05:31.98,0:05:34.59,Default,,0000,0000,0000,,I përgjigjem,\N"Vërtet? Interesante, apo jo." Dialogue: 0,0:05:34.59,0:05:38.34,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, këtë e bëmë mjaft herë,\Ndhe ndodhte saktësisht e njëjta gjë. Dialogue: 0,0:05:38.34,0:05:42.96,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ja ku është, një vit më vonë,\Npasi ra në peshë me 24 kg, Dialogue: 0,0:05:42.96,0:05:46.33,Default,,0000,0000,0000,,dhe me ndjesi shumë më të mira\Npër veten, siç mund ta përfytyroni. Dialogue: 0,0:05:46.33,0:05:49.18,Default,,0000,0000,0000,,Pacienti tjetër që do t’ju tregoj\Ns’është pacient i imi. Dialogue: 0,0:05:49.18,0:05:51.92,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është një çupkë e hijshme\N13 vjeç që banon në Havai. Dialogue: 0,0:05:51.92,0:05:54.12,Default,,0000,0000,0000,,Shihni zambakun në flokët e saj. Dialogue: 0,0:05:54.12,0:05:58.29,Default,,0000,0000,0000,,Një muaj pasi u bë kjo foto,\Ni ndodhi një aksident me makinë, Dialogue: 0,0:05:58.29,0:06:00.40,Default,,0000,0000,0000,,në të cilin ajo goditi hipothalamin, Dialogue: 0,0:06:00.40,0:06:04.32,Default,,0000,0000,0000,,zonën e trurit ku gjendej\Ntumori te pacienti ynë tjetër. Dialogue: 0,0:06:04.32,0:06:06.36,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ja ku është, një vit më vonë. Dialogue: 0,0:06:06.36,0:06:11.26,Default,,0000,0000,0000,,A del njeri të më thotë se këtu\Nbëhet fjalë për përgjegjësi personale? Dialogue: 0,0:06:11.26,0:06:14.63,Default,,0000,0000,0000,,Që fajin këtu e kish kjo vajzë e re? Dialogue: 0,0:06:14.63,0:06:17.56,Default,,0000,0000,0000,,Pra, po mbaja biseda \Nnë Kaiser, Honolulu, Dialogue: 0,0:06:17.56,0:06:21.37,Default,,0000,0000,0000,,dhe më thanë që ndoshta mund të përdorej\Ni njëjti medikament edhe për këtë vajzë. Dialogue: 0,0:06:21.37,0:06:23.38,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ja ku jam me të. Dialogue: 0,0:06:23.38,0:06:25.85,Default,,0000,0000,0000,,E ëma më tha,\N"Po, vazhdoni me provat." Dialogue: 0,0:06:25.85,0:06:29.78,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ja ku është pas një viti e gjysmë\Nditën e diplomimit në të mesmen. Dialogue: 0,0:06:29.78,0:06:32.61,Default,,0000,0000,0000,,A ka njeri që do vërtet të mbrojë Dialogue: 0,0:06:32.61,0:06:35.04,Default,,0000,0000,0000,,tezën se është faji i kësaj fëmije? Dialogue: 0,0:06:35.67,0:06:38.04,Default,,0000,0000,0000,,Unë vetë e kam të vështirë. Dialogue: 0,0:06:38.04,0:06:41.71,Default,,0000,0000,0000,,Ajo çka mësuam nga këto eksperimente Dialogue: 0,0:06:41.71,0:06:47.51,Default,,0000,0000,0000,,është që sjellja vjen në plan\Ntë dytë, pas biokimisë. Dialogue: 0,0:06:47.51,0:06:51.61,Default,,0000,0000,0000,,Po ndreqët biokiminë,\Npërmirësohet dhe sjellja, Dialogue: 0,0:06:51.61,0:06:54.71,Default,,0000,0000,0000,,dhe tani e kemi vënë re\Nedhe te të rriturit. Dialogue: 0,0:06:54.71,0:06:57.94,Default,,0000,0000,0000,,Pra, gjithkush thotë se\Nproblemi është sjellja jonë. Dialogue: 0,0:06:57.94,0:06:59.08,Default,,0000,0000,0000,,Jo, nuk është ajo. Dialogue: 0,0:06:59.08,0:07:01.79,Default,,0000,0000,0000,,Problemi është biokimia nën të. Dialogue: 0,0:07:01.79,0:07:03.17,Default,,0000,0000,0000,,Tani mund të më thoni, Dialogue: 0,0:07:03.17,0:07:04.49,Default,,0000,0000,0000,,"Po ne të tjerët? Dialogue: 0,0:07:04.49,0:07:06.19,Default,,0000,0000,0000,,Ne, që s’kemi tumore në tru." Dialogue: 0,0:07:06.19,0:07:08.66,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, është saktësisht\Npo i njëjti problem. Dialogue: 0,0:07:08.66,0:07:09.92,Default,,0000,0000,0000,,Pa asgjë ndryshe. Dialogue: 0,0:07:09.92,0:07:15.34,Default,,0000,0000,0000,,Tërë ne kemi nivele insuline\Ntri herë më të lartë se sa dikur. Dialogue: 0,0:07:15.34,0:07:18.01,Default,,0000,0000,0000,,dhe pyetja, sigurisht,\Nështë prej nga dreqin? Dialogue: 0,0:07:18.01,0:07:20.32,Default,,0000,0000,0000,,A ka diabetikë në sallë? Dialogue: 0,0:07:20.32,0:07:21.51,Default,,0000,0000,0000,,Ka ndonjë? Dialogue: 0,0:07:21.51,0:07:26.10,Default,,0000,0000,0000,,Duhet të jeni ndoca, sepse diabeti\Nështë problem shumë i madh këtu. Dialogue: 0,0:07:27.22,0:07:30.39,Default,,0000,0000,0000,,Ja problemi:\Nshtatë në çdo tetë nga ju, Dialogue: 0,0:07:30.39,0:07:32.26,Default,,0000,0000,0000,,shtatë në çdo tetë vetë me diabet Dialogue: 0,0:07:32.26,0:07:33.91,Default,,0000,0000,0000,,as që e dinë se kanë. Dialogue: 0,0:07:33.91,0:07:39.26,Default,,0000,0000,0000,,Nuk e shihni diabetin,\Nderi ditën që nuk shihni nga diabeti. Dialogue: 0,0:07:39.26,0:07:43.30,Default,,0000,0000,0000,,Pra, ende as që e dini se keni probleme. Dialogue: 0,0:07:43.30,0:07:45.56,Default,,0000,0000,0000,,Ja se si duhet parë. Dialogue: 0,0:07:45.56,0:07:51.26,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është popullata e Amerikës;\N30% të dhjamur, 70% peshë normale. Dialogue: 0,0:07:51.26,0:07:52.80,Default,,0000,0000,0000,,Sipas mantrës standarde, Dialogue: 0,0:07:52.80,0:07:58.28,Default,,0000,0000,0000,,"Është faji i personave mbi peshë që\N80% e tyre janë të sëmurë. Dialogue: 0,0:07:58.28,0:08:01.58,Default,,0000,0000,0000,,Janë me diabet të llojit 2;\Njanë me hiperlipidemi; Dialogue: 0,0:08:01.58,0:08:04.54,Default,,0000,0000,0000,,janë me sëmundje kardiovaskulare;\Njanë me hipertension; Dialogue: 0,0:08:04.54,0:08:06.34,Default,,0000,0000,0000,,janë me kancer; janë me marrosje; Dialogue: 0,0:08:06.34,0:08:08.18,Default,,0000,0000,0000,,dhe po na kushtojnë shumë. Dialogue: 0,0:08:08.18,0:08:10.57,Default,,0000,0000,0000,,Ah këta 80%, këta 57 milionë njerëz, Dialogue: 0,0:08:10.57,0:08:14.09,Default,,0000,0000,0000,,sikur t’i futnim në dietë dhe ushtrime, Dialogue: 0,0:08:14.09,0:08:16.46,Default,,0000,0000,0000,,do ta zgjidhnim këtë problem." Dialogue: 0,0:08:16.46,0:08:18.19,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është mantra standarde; Dialogue: 0,0:08:18.19,0:08:20.14,Default,,0000,0000,0000,,kjo është e pasaktë. Dialogue: 0,0:08:20.14,0:08:25.90,Default,,0000,0000,0000,,Pasi 20% e këtyre personave të dhjamosur\Nnë fakt janë metabolikisht të shëndetshëm. Dialogue: 0,0:08:25.90,0:08:29.85,Default,,0000,0000,0000,,Do të rrojnë një jetë plotësisht normale,\Ndo të vdesin në moshë plotësisht normale, Dialogue: 0,0:08:29.85,0:08:31.90,Default,,0000,0000,0000,,pa i kushtuar një qindarkë taksapaguesit. Dialogue: 0,0:08:31.90,0:08:33.83,Default,,0000,0000,0000,,Thjesht janë të dhjamosur. Dialogue: 0,0:08:33.83,0:08:39.49,Default,,0000,0000,0000,,Nga ana tjetër, deri 40%\Ne popullatës në peshë normale Dialogue: 0,0:08:39.49,0:08:41.76,Default,,0000,0000,0000,,kanë saktësisht të njëjtat sëmundje. Dialogue: 0,0:08:41.76,0:08:45.76,Default,,0000,0000,0000,,Diabet të llojit 2, hipertension,\Ndislipidemi, sëmundje kardiovaskulare. Dialogue: 0,0:08:45.76,0:08:47.10,Default,,0000,0000,0000,,Dhe e dini çfarë? Dialogue: 0,0:08:47.10,0:08:48.83,Default,,0000,0000,0000,,As që e dinë që janë me probleme. Dialogue: 0,0:08:48.83,0:08:52.34,Default,,0000,0000,0000,,Po të shtohen edhe këta, bëhen më shumë\Nse gjysma e popullatës së ShBA-s. Dialogue: 0,0:08:52.34,0:08:56.03,Default,,0000,0000,0000,,Me fjalë të tjera, bëhet fjalë për\Nkrizë të shëndetit publik. Dialogue: 0,0:08:56.03,0:08:58.57,Default,,0000,0000,0000,,Ja një shembull se si është kjo punë. Dialogue: 0,0:08:58.57,0:09:02.70,Default,,0000,0000,0000,,Ja dy vetë të të njëjtës peshë;\Nnjëri i shëndetshëm, tjetri i sëmurë. Dialogue: 0,0:09:02.70,0:09:05.64,Default,,0000,0000,0000,,Si jua ha mendja, cili është i sëmuri? Dialogue: 0,0:09:05.64,0:09:07.23,Default,,0000,0000,0000,,E gjeni dot? Dialogue: 0,0:09:07.23,0:09:08.47,Default,,0000,0000,0000,,Unë po. Dialogue: 0,0:09:09.66,0:09:12.24,Default,,0000,0000,0000,,Ai poshtë është i sëmuri; pse? Dialogue: 0,0:09:12.24,0:09:15.16,Default,,0000,0000,0000,,Tipi sipër, ka vetëm belin të dhjamur. Dialogue: 0,0:09:15.16,0:09:19.11,Default,,0000,0000,0000,,Tipi poshtë ka dhjamë gjithandej\Npërreth organeve të tij, Dialogue: 0,0:09:19.11,0:09:21.17,Default,,0000,0000,0000,,dhe kjo e bën të sëmurë. Dialogue: 0,0:09:21.17,0:09:23.55,Default,,0000,0000,0000,,I thonë HPDhB; H,P,Dh,B. Dialogue: 0,0:09:23.55,0:09:25.96,Default,,0000,0000,0000,,I hollë përjashta, i dhjamur brenda. Dialogue: 0,0:09:25.96,0:09:29.35,Default,,0000,0000,0000,,Mund të shkoj më tej dhe të them që\Nedhe në këtë sallë ka ca HPDhB, Dialogue: 0,0:09:29.35,0:09:33.59,Default,,0000,0000,0000,,dhe mendoni se jeni në rregull,\Npor ja që s’jeni. Dialogue: 0,0:09:34.49,0:09:39.97,Default,,0000,0000,0000,,Ndaj le të flasim rreth krizës së fundit\Ntë shëndetit publik që po përjetojmë. Dialogue: 0,0:09:39.97,0:09:42.26,Default,,0000,0000,0000,,HIV-i; a mbani mend HIV-in? Dialogue: 0,0:09:42.26,0:09:44.25,Default,,0000,0000,0000,,1979; Patient Zero. Dialogue: 0,0:09:44.25,0:09:46.81,Default,,0000,0000,0000,,1981; termi "AIDS" sapo u sajua. Dialogue: 0,0:09:46.81,0:09:50.84,Default,,0000,0000,0000,,1986, Everett Koop tha,\N"E dini? Kemi një problem." Dialogue: 0,0:09:50.84,0:09:54.84,Default,,0000,0000,0000,,Kur u bë HIV-i një krizë\Ne shëndetit publik? Dialogue: 0,0:09:55.91,0:09:57.38,Default,,0000,0000,0000,,1991. Dialogue: 0,0:09:57.38,0:09:58.83,Default,,0000,0000,0000,,Pse? Dialogue: 0,0:09:58.83,0:10:01.13,Default,,0000,0000,0000,,Sepse Magic Johnson\Nu diagnostikua me HIV. Dialogue: 0,0:10:01.13,0:10:06.38,Default,,0000,0000,0000,,Dhe gjithkush tha, "Punë m____,\Nmund të më ndodhte dhe mua." Dialogue: 0,0:10:06.38,0:10:09.78,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është vërtet diçka që rrezikon këdo. Dialogue: 0,0:10:09.78,0:10:13.52,Default,,0000,0000,0000,,Sepse s’është punë huqesh,\Nështë punë ekspozimi. Dialogue: 0,0:10:14.82,0:10:17.66,Default,,0000,0000,0000,,Kështu që pyetja është,\Nsi ta zgjidhim? Dialogue: 0,0:10:17.66,0:10:20.47,Default,,0000,0000,0000,,Ja dhe problemi; \Ne kemi në këtë diapozitiv, mu këtu. Dialogue: 0,0:10:20.47,0:10:25.38,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është fushata e Coca Cola-s\N"të mundim dhjamësinë", "Coming Together." Dialogue: 0,0:10:25.38,0:10:27.76,Default,,0000,0000,0000,,"Fitorja mbi dhjamosjen kërkon\Nveprim nga krejt ne, Dialogue: 0,0:10:27.76,0:10:29.78,Default,,0000,0000,0000,,bazuar në një fakt të rëndomtë: Dialogue: 0,0:10:29.78,0:10:32.54,Default,,0000,0000,0000,,Krejt kaloritë luajnë rol,\Npavarësisht se nga i marrim, Dialogue: 0,0:10:32.54,0:10:36.07,Default,,0000,0000,0000,,përfshi Coca-Cola-n,\Ndhe gjithçka tjetër me kalori." Dialogue: 0,0:10:36.07,0:10:39.40,Default,,0000,0000,0000,,Një kalori është një kalori,\Ndhe mund t’i merrni nga karrotat, Dialogue: 0,0:10:39.40,0:10:41.53,Default,,0000,0000,0000,,ose kaloritë mund t’i merrni nga pastat, Dialogue: 0,0:10:41.53,0:10:42.92,Default,,0000,0000,0000,,ose nga Coca Cola, Dialogue: 0,0:10:42.92,0:10:44.96,Default,,0000,0000,0000,,ose nga çfarëdo tjetër me një "C" te emri. Dialogue: 0,0:10:44.96,0:10:47.90,Default,,0000,0000,0000,,Nuk luan rol se nga vijnë kaloritë, Dialogue: 0,0:10:49.14,0:10:52.66,Default,,0000,0000,0000,,pra, "një kalori është një kalori",\Nkështu na thonë. Dialogue: 0,0:10:52.66,0:10:53.98,Default,,0000,0000,0000,,Por a e dini çfarë? Dialogue: 0,0:10:53.98,0:10:56.30,Default,,0000,0000,0000,,Nuk i zë besë gjykimit të përciptë. Dialogue: 0,0:10:56.30,0:10:57.41,Default,,0000,0000,0000,,Unë besoj te të dhënat. Dialogue: 0,0:10:57.41,0:10:59.36,Default,,0000,0000,0000,,Dhe të dhënat pohojnë diçka krejt tjetër. Dialogue: 0,0:10:59.36,0:11:02.79,Default,,0000,0000,0000,,Të dhënat thonë se disa kalori shkaktojnë\Nsëmundje më shumë se të tjerat, Dialogue: 0,0:11:02.79,0:11:05.04,Default,,0000,0000,0000,,sepse kalori të ndryshme\Nmetabolizohen ndryshe, Dialogue: 0,0:11:05.04,0:11:07.14,Default,,0000,0000,0000,,sepse një kalori \Ns’është thjesht një kalori. Dialogue: 0,0:11:07.14,0:11:11.27,Default,,0000,0000,0000,,Kur besoni se një kalori s’është thjesht\Nnjë kalori, ju hapet një botë e tërë përpara Dialogue: 0,0:11:11.27,0:11:15.24,Default,,0000,0000,0000,,dhe, më në fund, bëhet fare\Ne qartë se si të zgjidhet ky problem. Dialogue: 0,0:11:16.70,0:11:21.22,Default,,0000,0000,0000,,Krejt kjo na vjen \Nnga të ushqyerit tonë të ri. Dialogue: 0,0:11:21.22,0:11:24.69,Default,,0000,0000,0000,,Që është 40 vjeç tashmë.\NDhe quhet "të ushqyerit perëndimor", Dialogue: 0,0:11:24.69,0:11:27.74,Default,,0000,0000,0000,,quhet "të ushqyerit global industrial", Dialogue: 0,0:11:27.74,0:11:30.30,Default,,0000,0000,0000,,dhe është në fakt të ushqyerit\Nme ushqim të përpunuar. Dialogue: 0,0:11:30.30,0:11:33.08,Default,,0000,0000,0000,,Që e konsumon \Ngjithë kohën cilido prej jush, Dialogue: 0,0:11:33.08,0:11:34.63,Default,,0000,0000,0000,,ju pëlqen apo s’ju pëlqen. Dialogue: 0,0:11:34.63,0:11:36.03,Default,,0000,0000,0000,,Ka tetë gjëra gabim, Dialogue: 0,0:11:36.03,0:11:39.74,Default,,0000,0000,0000,,jo një, por tetë gjëra gabim me\Nushqimet e përpunuara, dhe ja cilat. Dialogue: 0,0:11:39.74,0:11:42.98,Default,,0000,0000,0000,,Tre gjëra pak,\Npesë gjëra shumë. Dialogue: 0,0:11:42.98,0:11:46.77,Default,,0000,0000,0000,,Fibër jo aq sa duhet, acide yndyrore\Nomega-3 jo aq sa duhet, Dialogue: 0,0:11:46.77,0:11:50.05,Default,,0000,0000,0000,,të cilat i merrni nga peshku natyral,\Njo ai i rezervateve artificialë, Dialogue: 0,0:11:50.05,0:11:53.93,Default,,0000,0000,0000,,mikroelementë ushqyes, gjithë vitaminat\Ndhe të ngjashëm, jo aq sa duhet. Dialogue: 0,0:11:53.93,0:11:58.45,Default,,0000,0000,0000,,Veç këtyre, shumë yndyrna të përpunuara,\Npor e dimë që konsumi i tyre po bie, Dialogue: 0,0:11:58.45,0:12:00.47,Default,,0000,0000,0000,,aminoacide BCAA; Dialogue: 0,0:12:00.47,0:12:06.32,Default,,0000,0000,0000,,këto janë aminoacide që i merrni nga viçat\Ne ushqyer me misër, pulat dhe peshku, Dialogue: 0,0:12:06.32,0:12:12.97,Default,,0000,0000,0000,,acide yndyrore omega-6 nga vajra farash,\Nalkooli, dhe së fundi, përbindëshi, Dialogue: 0,0:12:12.97,0:12:18.27,Default,,0000,0000,0000,,ai që i vë poshtë krejt\Nshtatë të tjerët, sheqeri. Dialogue: 0,0:12:18.27,0:12:19.28,Default,,0000,0000,0000,,Sheqeri, dakord? Dialogue: 0,0:12:19.28,0:12:22.99,Default,,0000,0000,0000,,Për të do flasim gjatë kohës që na mbetet. Dialogue: 0,0:12:22.99,0:12:26.40,Default,,0000,0000,0000,,A shkakton sheqeri diabetet? Dialogue: 0,0:12:26.40,0:12:28.88,Default,,0000,0000,0000,,Gjithkush thotë,\N"Po, por për shkak të kalorive." Dialogue: 0,0:12:28.88,0:12:32.21,Default,,0000,0000,0000,,"Sheqernat janë kalori të zbrazëta,"\Nky është besimi i rëndomtë. Dialogue: 0,0:12:32.21,0:12:34.29,Default,,0000,0000,0000,,Jo; kjo s’është absolutisht e vërtetë. Dialogue: 0,0:12:34.38,0:12:36.64,Default,,0000,0000,0000,,Sheqernat janë "kalori toksike". Dialogue: 0,0:12:36.64,0:12:41.36,Default,,0000,0000,0000,,në fakt, studime në Europë tregojnë se\Nkonsumi i një pijeje të sheqerosur në ditë, Dialogue: 0,0:12:41.36,0:12:45.13,Default,,0000,0000,0000,,e rrit rrezikun për diabet me 29%,\Npavarësisht kalorive, Dialogue: 0,0:12:45.13,0:12:48.97,Default,,0000,0000,0000,,pavarësisht nga pesha juaj,\Npavarësisht nga çfarëdo tjetër që hani. Dialogue: 0,0:12:48.97,0:12:53.30,Default,,0000,0000,0000,,Është dëshmuar se për çdo\N150 kalori që konsumon bota, Dialogue: 0,0:12:53.30,0:12:58.09,Default,,0000,0000,0000,,prania e diabetit hipën me 0.1%,\Nqë s’është ndonjë gjë. Dialogue: 0,0:12:58.09,0:13:03.46,Default,,0000,0000,0000,,Por nëse këto 150 kalori vijnë nga një\Nkanoçe freskuesesh, diabeti rritet me 11 herë. Dialogue: 0,0:13:03.46,0:13:06.30,Default,,0000,0000,0000,,1.1%, dhe ne s’konsumojmë një kanoçe, Dialogue: 0,0:13:06.30,0:13:07.92,Default,,0000,0000,0000,,konsumojmë dy e gjysmë. Dialogue: 0,0:13:07.92,0:13:11.15,Default,,0000,0000,0000,,Ndaj 29% e krejt diabeteve në botë Dialogue: 0,0:13:11.15,0:13:14.93,Default,,0000,0000,0000,,vijnë nga sheqeri, dhe vetëm nga sheqeri. Dialogue: 0,0:13:14.93,0:13:19.21,Default,,0000,0000,0000,,Ky studim plotëson si kriterin\Nshkencor, ashtu edhe atë ligjor Dialogue: 0,0:13:19.21,0:13:20.76,Default,,0000,0000,0000,,të shkakësisë. Dialogue: 0,0:13:20.76,0:13:24.49,Default,,0000,0000,0000,,Duhet të jeni në gjendje të tregoni se\Ndiçka shkaktohet nga diçka tjetër, Dialogue: 0,0:13:24.49,0:13:26.26,Default,,0000,0000,0000,,përpara se të bëni diçka për të. Dialogue: 0,0:13:26.26,0:13:28.65,Default,,0000,0000,0000,,Ne e kemi provuar, e kemi treguar. Dialogue: 0,0:13:29.68,0:13:31.95,Default,,0000,0000,0000,,Tregohet edhe këtu, e njëjta gjë. Dialogue: 0,0:13:31.95,0:13:36.22,Default,,0000,0000,0000,,Tani pyetja është, pse ndodh kjo? Dialogue: 0,0:13:36.22,0:13:40.24,Default,,0000,0000,0000,,E para: sheqeri shkakton\Ngrumbullim dhjami në mëlçi. Dialogue: 0,0:13:40.24,0:13:42.78,Default,,0000,0000,0000,,Tërë ai dhjamë përreth\Norganeve që sapo ju tregova. Dialogue: 0,0:13:42.78,0:13:45.10,Default,,0000,0000,0000,,E sigurt, ja se ç’shkakton. Dialogue: 0,0:13:45.10,0:13:48.96,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ky s’është dhjamë rreth belit,\Nky është brenda jush. Dialogue: 0,0:13:48.96,0:13:51.84,Default,,0000,0000,0000,,E dyta: sheqeri është adiktiv. Dialogue: 0,0:13:51.84,0:13:54.70,Default,,0000,0000,0000,,Dobët, por është i kudondodhur,\Nështë si puna e alkoolit. Dialogue: 0,0:13:54.70,0:13:57.24,Default,,0000,0000,0000,,Dhe rreth 20% e njerëzve janë\Ntë varur nga alkooli, Dialogue: 0,0:13:57.24,0:13:59.06,Default,,0000,0000,0000,,me gjasë, po kaq edhe nga sheqeri. Dialogue: 0,0:13:59.06,0:14:01.01,Default,,0000,0000,0000,,Pra nuk ndaleni dot. Dialogue: 0,0:14:01.01,0:14:04.10,Default,,0000,0000,0000,,Ky diapozitivi këtu tregon\Npraninë e diabetit Dialogue: 0,0:14:04.10,0:14:07.24,Default,,0000,0000,0000,,në shkallë botërore sot. Dialogue: 0,0:14:07.24,0:14:08.48,Default,,0000,0000,0000,,Cilët janë më keq? Dialogue: 0,0:14:09.22,0:14:14.13,Default,,0000,0000,0000,,Arabia Saudite, Kuvajti,\NEBA-të, Katari dhe Malajzia. Dialogue: 0,0:14:14.47,0:14:15.73,Default,,0000,0000,0000,,Më keq se të gjithë. Dialogue: 0,0:14:15.73,0:14:17.29,Default,,0000,0000,0000,,Po çne këta? Dialogue: 0,0:14:17.97,0:14:19.57,Default,,0000,0000,0000,,Ku s’ka alkool. Dialogue: 0,0:14:20.05,0:14:23.35,Default,,0000,0000,0000,,Por këta i hynë pijeve freskuese\Npër të mos mbetur prapa modës. Dialogue: 0,0:14:23.36,0:14:27.84,Default,,0000,0000,0000,,Sepse atje bën vapë, dhe furnizimi\Nme ujë është një pikëpyetje, Dialogue: 0,0:14:27.84,0:14:30.67,Default,,0000,0000,0000,,dhe s’ka alkool. Dialogue: 0,0:14:30.67,0:14:31.67,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:14:31.67,0:14:33.52,Default,,0000,0000,0000,,Ja se ç’fituan. Dialogue: 0,0:14:34.49,0:14:36.97,Default,,0000,0000,0000,,Por e dini se më mirë\Ndo të preferoja alkool? Dialogue: 0,0:14:36.97,0:14:40.87,Default,,0000,0000,0000,,Sepse mund të bëhesh thumb\Nvetëm një herë në ditë. Dialogue: 0,0:14:40.87,0:14:43.98,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:14:46.67,0:14:51.03,Default,,0000,0000,0000,,Kurse me pijet freskuese; natë e ditë. Dialogue: 0,0:14:51.03,0:14:54.28,Default,,0000,0000,0000,,Sheqer në mëngjes, sheqer në mbrëmje,\Nsheqer në çdo vakt. Dialogue: 0,0:14:54.28,0:14:55.94,Default,,0000,0000,0000,,Ja se ç’shohim. Dialogue: 0,0:14:55.94,0:15:00.32,Default,,0000,0000,0000,,Pra, jemi të mbidozuar. Dialogue: 0,0:15:00.32,0:15:02.55,Default,,0000,0000,0000,,Shoqata Amerikane e Zemrës thotë Dialogue: 0,0:15:02.55,0:15:06.66,Default,,0000,0000,0000,,se do të duhej të konsumonin 6 deri\Nnë 9 lugë kafeje sheqer në ditë; Dialogue: 0,0:15:06.66,0:15:08.79,Default,,0000,0000,0000,,ne kemi mbërritur te 22. Dialogue: 0,0:15:08.79,0:15:14.86,Default,,0000,0000,0000,,Dhe 80% e ushqimeve që ofrohen\Nsot në dyqanet amerikane Dialogue: 0,0:15:14.86,0:15:16.95,Default,,0000,0000,0000,,janë të dendura me sheqer shtesë. Dialogue: 0,0:15:16.95,0:15:20.95,Default,,0000,0000,0000,,Dhe kjo për interesat e industrisë,\Njo tuajin. Dialogue: 0,0:15:20.95,0:15:23.62,Default,,0000,0000,0000,,Pra, ndalohet hyrja. Dialogue: 0,0:15:23.62,0:15:26.83,Default,,0000,0000,0000,,Hyrje e ndaluar… sepse nuk ka hyrje fare. Dialogue: 0,0:15:26.83,0:15:29.17,Default,,0000,0000,0000,,Ushqimi real është i vështirë të gjendet. Dialogue: 0,0:15:29.17,0:15:30.74,Default,,0000,0000,0000,,E dyta: Dialogue: 0,0:15:30.74,0:15:33.78,Default,,0000,0000,0000,,Po fakti që ka 56 emra për sheqerin, Dialogue: 0,0:15:33.78,0:15:35.88,Default,,0000,0000,0000,,kështu që ju as që e dini \Nse po e konsumoni. Dialogue: 0,0:15:35.88,0:15:37.86,Default,,0000,0000,0000,,Ja ku i keni. Dialogue: 0,0:15:37.86,0:15:39.60,Default,,0000,0000,0000,,Mungesë informacioni. Dialogue: 0,0:15:39.60,0:15:40.71,Default,,0000,0000,0000,,Po lidhur me këtë? Dialogue: 0,0:15:40.71,0:15:43.67,Default,,0000,0000,0000,,Gjithkush e di se ç’është një etiketë\N"Fakte Vlerash Ushqyese". Dialogue: 0,0:15:43.67,0:15:45.61,Default,,0000,0000,0000,,Atje ka një numër në vjollcë. Dialogue: 0,0:15:45.61,0:15:48.40,Default,,0000,0000,0000,,Quhet "Vlerë Ditore". Dialogue: 0,0:15:48.40,0:15:51.14,Default,,0000,0000,0000,,Vini re, s’ka asnjë për sheqerin,\Ndhe kjo është e qëllimtë Dialogue: 0,0:15:51.14,0:15:53.95,Default,,0000,0000,0000,,sepse nuk duan që ta dini se \Nsa shumë është shumi. Dialogue: 0,0:15:54.69,0:15:56.74,Default,,0000,0000,0000,,Pra, mungesë informacioni. Dialogue: 0,0:15:56.74,0:15:59.79,Default,,0000,0000,0000,,Programi Kombëtar\Npër Drekën Në Shkolla? Dialogue: 0,0:16:00.19,0:16:02.76,Default,,0000,0000,0000,,Gjashtë qindarka më shumë. Dialogue: 0,0:16:02.98,0:16:06.40,Default,,0000,0000,0000,,Gjashtë qindarka arriti të marrë\NMichelle Obama nga Kongresi. Dialogue: 0,0:16:06.40,0:16:08.58,Default,,0000,0000,0000,,Që s’dalin as për dy kokrra rrush. Dialogue: 0,0:16:08.58,0:16:12.50,Default,,0000,0000,0000,,Dhe, nëse hani mëngjesin në shkolla, Dialogue: 0,0:16:12.50,0:16:15.25,Default,,0000,0000,0000,,ju japin Fruit Loops\Ndhe një gotë lëng portokalli. Dialogue: 0,0:16:15.25,0:16:20.10,Default,,0000,0000,0000,,Që i bie 11 lugë kafeje sheqer;\Ne keni kaluar tashmë cakun tuaj. Dialogue: 0,0:16:20.10,0:16:22.37,Default,,0000,0000,0000,,Doni ta dini pse e kemi problemin? Dialogue: 0,0:16:22.37,0:16:24.46,Default,,0000,0000,0000,,Ja pse e kemi problemin. Dialogue: 0,0:16:24.97,0:16:27.01,Default,,0000,0000,0000,,Por gjithkush thotë, "Edukim!" Dialogue: 0,0:16:27.01,0:16:31.00,Default,,0000,0000,0000,,"Edukoni publikun, edukoni popullatën,\Nu thoni se ç’bëhet!" Dialogue: 0,0:16:31.02,0:16:35.53,Default,,0000,0000,0000,,Por ka një kleçkë: edukimi s’ka bërë punë\Npër asnjë nga substancat me të cilat abuzohet. Dialogue: 0,0:16:35.53,0:16:39.15,Default,,0000,0000,0000,,A funksionoi "Thjesht i Thoni Jo"\Ni Nancy Reagan-it? Dialogue: 0,0:16:39.15,0:16:40.80,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:16:40.80,0:16:42.41,Default,,0000,0000,0000,,Apo jo? Dialogue: 0,0:16:42.41,0:16:43.61,Default,,0000,0000,0000,,(Të qeshura) Dialogue: 0,0:16:43.61,0:16:45.71,Default,,0000,0000,0000,,Dhe e dini çfarë? Dialogue: 0,0:16:45.71,0:16:50.45,Default,,0000,0000,0000,,Mund ta provoj që s’bën punë,\Nngaqë ja ku kam çmimet e aksioneve Dialogue: 0,0:16:50.45,0:16:54.23,Default,,0000,0000,0000,,sipas S&P 500\Npër McDonald's-in, Coke-ën, dhe Pepsi-n, Dialogue: 0,0:16:54.23,0:16:57.56,Default,,0000,0000,0000,,dhe shihni se ç’ndodhi me\Nkrizën ekonomike më 2008. Dialogue: 0,0:16:57.56,0:16:59.75,Default,,0000,0000,0000,,Kanë ecur shumë mirë, falë jush. Dialogue: 0,0:16:59.75,0:17:03.27,Default,,0000,0000,0000,,Në fakt, nëse doni të bëni para,\Ninvestoni në një kompani ushqimore. Dialogue: 0,0:17:03.84,0:17:06.55,Default,,0000,0000,0000,,Pra, ku na shpie kjo? Dialogue: 0,0:17:06.55,0:17:10.80,Default,,0000,0000,0000,,Na shpie te çështja e lirisë\Ndhe përgjegjësisë personale. Dialogue: 0,0:17:10.80,0:17:13.69,Default,,0000,0000,0000,,Ç’do të thotë në të vërtetë\Npërgjegjësi personale? Dialogue: 0,0:17:13.69,0:17:19.27,Default,,0000,0000,0000,,Hmm, nëse informacioni mbahet\Ni fshehtë dhe nuk dini gjë, Dialogue: 0,0:17:19.27,0:17:23.28,Default,,0000,0000,0000,,nëse hyrja në të është e kufizuar\Nsepse as që arrini ta gjeni hyrjen, Dialogue: 0,0:17:23.28,0:17:25.80,Default,,0000,0000,0000,,dhe nëse shoqëria nuk ia del dot, Dialogue: 0,0:17:25.80,0:17:30.79,Default,,0000,0000,0000,,dhe s’ia dalim as t’u japim fëmijëve tanë\Ndiçka të shëndetshme për të ngrënë, Dialogue: 0,0:17:30.79,0:17:33.15,Default,,0000,0000,0000,,a bëhet vërtet fjalë\Npër përgjegjësi personale? Dialogue: 0,0:17:33.15,0:17:38.63,Default,,0000,0000,0000,,Dhe së fundi, nëse vendimi juaj\Npër të pirë një pije të sheqerosur Dialogue: 0,0:17:38.63,0:17:42.42,Default,,0000,0000,0000,,ju shpie në sallën e urgjencës\Ndhe më kushton edhe mua para, Dialogue: 0,0:17:42.42,0:17:46.02,Default,,0000,0000,0000,,dhe nëse vendimi juaj\Npër të qenë i dhjamur dhe i sëmurë Dialogue: 0,0:17:46.02,0:17:50.35,Default,,0000,0000,0000,,i kushton punëdhënësit tuaj 2750 dollarë Dialogue: 0,0:17:50.35,0:17:54.37,Default,,0000,0000,0000,,për të punësuar, qofshi i dhjamur apo jo,\Ne dini se si i thonë kësaj? Dialogue: 0,0:17:54.37,0:17:57.22,Default,,0000,0000,0000,,Kësaj s’i thonë liri,\Ni thonë anarki. Dialogue: 0,0:17:57.23,0:17:58.67,Default,,0000,0000,0000,,Këtë kemi fituar. Dialogue: 0,0:17:58.67,0:18:03.90,Default,,0000,0000,0000,,Liberalët do të thonë, "Dale një sekondë;\Ns’do më thuash ti se ç’të ha!" Dialogue: 0,0:18:03.90,0:18:06.90,Default,,0000,0000,0000,,Hmm, e dini çfarë?\NJu kanë thënë tashmë se ç’të hani. Dialogue: 0,0:18:06.90,0:18:09.13,Default,,0000,0000,0000,,Ku qetë 40 vjetët e fundit Dialogue: 0,0:18:09.13,0:18:12.71,Default,,0000,0000,0000,,teksa furnizimi ushqimor ndryshonte\Npërpara hundës tuaj. Dialogue: 0,0:18:12.71,0:18:14.85,Default,,0000,0000,0000,,Mos protestuat gjë vallë atëherë? Dialogue: 0,0:18:14.85,0:18:17.97,Default,,0000,0000,0000,,Liberalët do të thonë,\N"Jashtë qeveria nga kuzhina ime!" Dialogue: 0,0:18:17.97,0:18:20.93,Default,,0000,0000,0000,,E dini që as unë nuk dua\Nqeveri në kuzhinën time, Dialogue: 0,0:18:20.93,0:18:25.35,Default,,0000,0000,0000,,veç po qe se në të ka diçka\Nedhe më të rrezikshme se ajo. Dialogue: 0,0:18:27.79,0:18:32.74,Default,,0000,0000,0000,,Pra pyetja në thelb është,\Nkë dreqin doni në kuzhinën tuaj? Dialogue: 0,0:18:32.74,0:18:37.34,Default,,0000,0000,0000,,Qeverinë, që do t’ju marrë\Nlirinë dhe portofolin? Dialogue: 0,0:18:37.34,0:18:38.85,Default,,0000,0000,0000,,Apo industrinë ushqimore, Dialogue: 0,0:18:38.85,0:18:43.41,Default,,0000,0000,0000,,që ju ka marrë tashmë lirinë,\Nportofolin dhe shëndetin? Dialogue: 0,0:18:43.41,0:18:45.07,Default,,0000,0000,0000,,Vetëm këtë mund të zgjidhni. Dialogue: 0,0:18:45.50,0:18:48.08,Default,,0000,0000,0000,,Tani, pas gjithë sa thamë, Dialogue: 0,0:18:49.25,0:18:52.98,Default,,0000,0000,0000,,industria ushqimore\Npërbëhet nga shumë njerëz, Dialogue: 0,0:18:52.98,0:18:54.03,Default,,0000,0000,0000,,dhe e dini çfarë? Dialogue: 0,0:18:54.03,0:18:56.31,Default,,0000,0000,0000,,Ata vërtet duan të bëjnë\Ngjënë e duhur, duan. Dialogue: 0,0:18:56.31,0:18:59.42,Default,,0000,0000,0000,,Si individë, do të donin\Ntë bënin gjënë e duhur. Dialogue: 0,0:18:59.42,0:19:03.36,Default,,0000,0000,0000,,Jam takuar me këta njerëz,\Ndhe në fakt janë njerëz shumë të mirë, Dialogue: 0,0:19:03.36,0:19:06.67,Default,,0000,0000,0000,,por punojnë për një kompani ushqimore. Dialogue: 0,0:19:07.83,0:19:11.47,Default,,0000,0000,0000,,dhe ndryshe nga ç’thotë Gjykata e Lartë, Dialogue: 0,0:19:11.47,0:19:13.84,Default,,0000,0000,0000,,korporatat nuk janë njerëz. Dialogue: 0,0:19:14.48,0:19:18.72,Default,,0000,0000,0000,,Ngaqë korporatave u është besuar\Npërgjegjësi kundrejt aksionerëve, Dialogue: 0,0:19:18.72,0:19:20.26,Default,,0000,0000,0000,,dhe jo njerëzve. Dialogue: 0,0:19:20.87,0:19:26.90,Default,,0000,0000,0000,,Korporatat punojnë me cikle tremujore\Nfitimesh, dhe me raporte Wall Street-i. Dialogue: 0,0:19:26.90,0:19:29.19,Default,,0000,0000,0000,,Dhe këto raporte duan fakte. Dialogue: 0,0:19:29.19,0:19:32.74,Default,,0000,0000,0000,,Jam takuar me industrinë ushqimore,\Ndhe do t’ju tregoj një shembull, Dialogue: 0,0:19:32.74,0:19:36.11,Default,,0000,0000,0000,,pa zënë në gojë emra, Dialogue: 0,0:19:36.11,0:19:39.75,Default,,0000,0000,0000,,Ma thanë troç, dhjetë shkencëtarë,\Ndhjetë funksionarë korporatash, Dialogue: 0,0:19:39.75,0:19:41.69,Default,,0000,0000,0000,,më thanë, "Po, mund të ndryshojmë. Dialogue: 0,0:19:41.69,0:19:43.59,Default,,0000,0000,0000,,E kemi bërë edhe herë tjetër. Dialogue: 0,0:19:43.59,0:19:47.34,Default,,0000,0000,0000,,Na u desh të ndryshonim dikur në vitet\N’80, kur kaluam te ulja e yndyrnave, Dialogue: 0,0:19:47.35,0:19:50.33,Default,,0000,0000,0000,,me dy kushte; Dialogue: 0,0:19:50.35,0:19:54.32,Default,,0000,0000,0000,,s’e bëjmë dot vetëm,\Ndhe s’mund të humbim para." Dialogue: 0,0:19:55.09,0:19:57.44,Default,,0000,0000,0000,,Këto janë dy pengesat sot. Dialogue: 0,0:19:57.44,0:19:58.88,Default,,0000,0000,0000,,Ç’do të thotë kjo? Dialogue: 0,0:19:58.88,0:20:01.28,Default,,0000,0000,0000,,Kjo do të thotë që atyre\Nu duhet thënë ç’të bëjnë, Dialogue: 0,0:20:01.28,0:20:03.69,Default,,0000,0000,0000,,dhe duhet ta bëjnë të gjithë\Nnë të njëjtën kohë, Dialogue: 0,0:20:03.69,0:20:05.90,Default,,0000,0000,0000,,që askush të mos ketë\Nepërsi në konkurrence. Dialogue: 0,0:20:05.90,0:20:07.55,Default,,0000,0000,0000,,Ç’do të thotë kjo? Dialogue: 0,0:20:07.55,0:20:09.71,Default,,0000,0000,0000,,Kjo do të thotë qeveri. Dialogue: 0,0:20:10.25,0:20:13.16,Default,,0000,0000,0000,,Por qeveritë janë bashkëfajtore\Ndhe vetëkënaqen. Dialogue: 0,0:20:13.16,0:20:14.76,Default,,0000,0000,0000,,Paguhen për këtë. Dialogue: 0,0:20:14.76,0:20:17.89,Default,,0000,0000,0000,,Më shumë se gjysma e Kongresit\Nmerr para nga industria ushqimore. Dialogue: 0,0:20:17.89,0:20:20.94,Default,,0000,0000,0000,,Dhe 6% e eksporteve tona janë ushqimore. Dialogue: 0,0:20:20.94,0:20:24.08,Default,,0000,0000,0000,,Ç’mendoni se do të ndodhte sikur\Npapritmas t’i thoshim botës, Dialogue: 0,0:20:24.08,0:20:26.48,Default,,0000,0000,0000,,"E dini se gjithë ai pleh të cilin\Nhedhim në ushqim, Dialogue: 0,0:20:26.48,0:20:29.10,Default,,0000,0000,0000,,s’është fare i mirë për ju?." Dialogue: 0,0:20:29.10,0:20:32.74,Default,,0000,0000,0000,,Ç’ndodhi kur një lopë e ligur u shpu\Nnga Kanadaja në shtetin e Uashingtonit? Dialogue: 0,0:20:32.74,0:20:36.63,Default,,0000,0000,0000,,Erdhi fundi për shitjet e mishit në\NBritani dhe Kore të Jugut për dy vjet. Dialogue: 0,0:20:36.87,0:20:39.87,Default,,0000,0000,0000,,Nejse, këta janë matanë. Dialogue: 0,0:20:40.95,0:20:45.97,Default,,0000,0000,0000,,Por ne na mbetet kriza,\Nngaqë s’do të kemi kujdes shëndetësor. Dialogue: 0,0:20:47.73,0:20:50.75,Default,,0000,0000,0000,,Ja një raport që sapo doli\Nnga një bankë investimesh, Dialogue: 0,0:20:50.75,0:20:53.55,Default,,0000,0000,0000,,një bankë investimesh ndërkombëtare,\NCredit Suisse, Dialogue: 0,0:20:53.55,0:20:59.86,Default,,0000,0000,0000,,me titull Konsumi i Sheqerit në Udhëkryq,\Ndhe ja një citim fill prej këtij vëllimi: Dialogue: 0,0:20:59.86,0:21:04.12,Default,,0000,0000,0000,,"Besojmë se taksimi më fort i ushqimeve\Ndhe pijeve me sheqer do të ishte opsioni Dialogue: 0,0:21:04.12,0:21:07.60,Default,,0000,0000,0000,,më i mirë për të ulur konsumin dhe\Nfinancuar kostot e kujdesit shëndetësor Dialogue: 0,0:21:07.60,0:21:09.52,Default,,0000,0000,0000,,që lidhen me diabetin dhe dhjamësinë." Dialogue: 0,0:21:09.52,0:21:13.56,Default,,0000,0000,0000,,Një bankë investimesh\Nbën thirrje për taksim. Dialogue: 0,0:21:13.56,0:21:17.80,Default,,0000,0000,0000,,Ja pra si madh dhe i rëndë\Nështë bërë ky problem. Dialogue: 0,0:21:20.98,0:21:26.60,Default,,0000,0000,0000,,Unë besoj se ushqimi duhet\Ntë sjellë shëndet, jo sëmundje, Dialogue: 0,0:21:26.60,0:21:27.82,Default,,0000,0000,0000,,dhe dikur kështu ka qenë. Dialogue: 0,0:21:27.82,0:21:28.82,Default,,0000,0000,0000,,Por a e dini çfarë? Dialogue: 0,0:21:28.82,0:21:30.91,Default,,0000,0000,0000,,Kjo është një krizë e shëndetit publik, Dialogue: 0,0:21:30.91,0:21:35.61,Default,,0000,0000,0000,,dhe krizat e shëndetit publik nuk\Nzgjidhen me një person në herë. Dialogue: 0,0:21:35.61,0:21:41.49,Default,,0000,0000,0000,,Ja një listë sëmundjesh që qenë\Ntë tëra çështje përgjegjësie personale, Dialogue: 0,0:21:41.49,0:21:45.17,Default,,0000,0000,0000,,hiq shkallën e rëndë për secilën prej tyre, Dialogue: 0,0:21:45.17,0:21:47.90,Default,,0000,0000,0000,,dhe që u bënë kriza të shëndetit publik. Dialogue: 0,0:21:47.90,0:21:51.98,Default,,0000,0000,0000,,Pse nuk shtohet sheqeri në këtë listë? Dialogue: 0,0:21:53.59,0:21:56.89,Default,,0000,0000,0000,,Përgjegjësia personale s’është ideologji. Dialogue: 0,0:21:56.89,0:22:00.84,Default,,0000,0000,0000,,Është elefant në dhomë,\Ndhe s’e mbajmë dot. Dialogue: 0,0:22:01.40,0:22:05.34,Default,,0000,0000,0000,,Ajo çka na duhet është\Nnjë politikë e bazuar në biologji. Dialogue: 0,0:22:05.34,0:22:06.89,Default,,0000,0000,0000,,Dhe ka edhe emër. Dialogue: 0,0:22:06.89,0:22:08.84,Default,,0000,0000,0000,,Quhet ushqim i vërtetë. Dialogue: 0,0:22:09.57,0:22:11.63,Default,,0000,0000,0000,,Dhe e vetmja rrugë për ta zgjidhur këtë Dialogue: 0,0:22:11.63,0:22:14.58,Default,,0000,0000,0000,,është të përzihet ky elefant nga kuzhina. Dialogue: 0,0:22:14.58,0:22:15.84,Default,,0000,0000,0000,,Faleminderit. Dialogue: 0,0:22:15.84,0:22:17.55,Default,,0000,0000,0000,,(Duartrokitje)