10 minuta HD
-
0:21 - 0:24Numri i parë është 9?
-
0:22 - 0:24Airfon, mirëmbrëma. Quhem Nuria, si mund t'iu ndihmoj?
-
0:31 - 0:34Përshëndetje, mirëmbrëma.
Dëgjoni, doja t'ju pyesja për dicka, ju lutem. -
0:34 - 0:36Mundeni të më jepni numrin tuaj të telefonit, ju lutem.
-
0:37 - 0:40637 546 189
-
0:41 - 0:43Emrin, ju lutem, që t'iu drejtohem?
-
0:43 - 0:45Enrike Gonsales Martin.
-
0:45 - 0:47Mund të më thoni numrin e kartës së identitetit, ju lutem.
-
0:47 - 0:51Po, 33 56 47 76 58.
-
0:51 - 0:54Adresën postare?
-
0:54 - 0:57Rr. Príncipe de Vergara, 91, 4º D.
-
0:57 - 0:59Shumë mirë, zoti Enrike, më thoni, çfarë shërbimi kërkonit?
-
0:59 - 1:02Shiko , është shumë e thjeshtë.
-
1:02 - 1:06Sot, në orën 19:35, është kryer
një telefonatë nga ky numër. -
1:06 - 1:09Doja të dija me cilin numër është kontaktuar.
-
1:09 - 1:15Kuptova, zoti Enrike, ju thoni që sot në orën 19:35 keni kryer një telefonatë nga numri juaj në një numër tjetër.
-
1:15 - 1:16Saktë?
-
1:16 - 1:18Domethënë, është bërë nga telefoni im, po.
-
1:18 - 1:19Kuptova, një moment.
-
1:26 - 1:27Faleminderit për pritjen, zoti Enrike,
-
1:27 - 1:31edhe doja t’ju thoja që mund të verifikoni
nga telefoni juaj dhjetë telefonatat e fundit të kryera. -
1:31 - 1:34Po pra po,e di, problemi është që nuk ka asnjë
mundësi të dali numri... -
1:34 - 1:36...sepse tashmë kam bërë më tepër se dhjetë thirrje.
-
1:36 - 1:38Në këtë rast, doja t’ju thoja që nuk mund t’jua jap këtë të dhënë.
-
1:38 - 1:39Po përse?
-
1:39 - 1:41Sepse nuk më figuron.
-
1:41 - 1:44Atëherë... aty mbeten të regjistruara
të gjitha thirrjet që unë bëj, apo jo? -
1:44 - 1:46Pastaj në shtëpi më vjen fatura, ku janë te përcaktuara:
-
1:46 - 1:51numri, kohëzgjatja e telefonatës dhe ora kur është bërë telefonata. Kështu është, apo jo?
-
1:51 - 1:56Po, në fakt ju mund ta shikoni atë të dhënë kur të merrni faturën.
-
1:56 - 1:58Po, por më duhet tani.
-
1:58 - 2:02Zoti Enrike, po ju njoftoj që nuk mund t'ua jap atë të dhënë.
-
2:02 - 2:06Tani, po flas me një kompjuter apo me një njeri?
-
2:06 - 2:09Jeni duke folur me Shërbimin e kujdesit ndaj klientit të Airfone.
-
2:09 - 2:13Thjesht dua të di nëse ky është kompjuter apo njeri, asgjë më tepër.
-
2:13 - 2:15Zoti Enrike, ju jeni duke folur me një njeri.
-
2:15 - 2:20Mirë, ateherë mos më përsërisni më që s'mund të ma jepni këtë të dhënë, dakort?
-
2:20 - 2:22Më lidh me një përgjegjës, të lutem?
-
2:22 - 2:25Duhet t'ju them që nuk na lejohet të transferojmë thirrjet.
-
2:26 - 2:27Do gjë? Po shkoj të blej.
-
2:28 - 2:31Zoti Enrike, dëshironi të më bëni ndonjë pyetje tjetër ?
-
2:31 - 2:32Po, po.
-
2:32 - 2:37Dua të di cfarë telefonate është bërë në 19:35 nga telefoni im.
-
2:37 - 2:38Kaq.
-
2:38 - 2:40Kuptoj por...mendoj se...
-
2:40 - 2:42Ajo që po kërkoj nuk është ndonjë tekë,
-
2:42 - 2:46është një informacion shumë i rëndësishëm për mua. Më kuptoni?
-
2:50 - 2:51Dëgjoni, e dashura më ka lënë.
-
2:51 - 2:52Ka ikur këtë pasdite.
-
2:52 - 2:55Ju keni të dashur?
-
2:55 - 2:57Nuk jam e autorizuar të jap asnjë lloj informacioni personal.
-
2:57 - 2:59Ashtu është, ashtu është.
-
2:59 - 3:02Ska rëndësi. Ishte vetëm që të më kuptonit.
-
3:02 - 3:04Sepse do keni qenë ndonjëherë e dashuruar apo jo?
-
3:04 - 3:06Kuptoj, zoti Enrique, por po j’ua përsëris që nuk...
-
3:06 - 3:07Një moment, një moment.
-
3:07 - 3:11Dëgjoni e dashura ime ishte këtë pasdite këtu për të bërë gati valixhen sepse nesër ikën në udhëtim.
-
3:11 - 3:13Dhe i telefonoi një shoqeje që të vinte ta merte
-
3:13 - 3:16por i telefonoi nga telefoni im sepse i veti i ishte prishur
-
3:16 - 3:18Unë nuk e kam numrin e asaj shoqes.
-
3:18 - 3:21Por në qoftë se ju më jepni numrin unë mund ti telefonoj dhe të flas me të.
-
3:21 - 3:23E kuptoni sa e rëndësishme është për mua ajo telefonatë?
E kuptoni? -
3:23 - 3:27Zoti Enrike, më duhet t’u them që, pavarësisht kësaj nuk e kemi këtë informacion.
-
3:29 - 3:33Por, çfarë do të thotë “nuk e kemi”?
-
3:33 - 3:37Nuk mund të hyni në programin e faturimit dhe të shikoni cfarë telefonate është kryer në atë orë?
-
3:37 - 3:39E di saktësisht sa ishte ora sepse isha shumë nervoz dhe e pash me vëmendje atë.
-
3:39 - 3:44Ishte 7:35,19:35.
-
3:44 - 3:45Kuptoj, zoti Enrike.
-
3:45 - 3:47Por, kuptoni çfarë?
-
3:47 - 3:49Nuk mund ta kuptoni çfarë është dëshpërimi?
-
3:49 - 3:51Çfarë është pamundësia njerëzore?
-
3:51 - 3:55Nuk e di se ku do të përfundojmë në qoftë se nuk e ndihmojmë njëri-tjetrin kur kemi nevojë.
-
3:56 - 3:58Nuria, imagjino sikur të ishte e kundërta.
-
3:58 - 4:02Imagjino sikur unë të isha aty dhe ti të kishe nevojë për këtë numër.
-
4:02 - 4:05Nuk do të më thonit: ”Por, ky nuk është shërbim ndaj klientit”?
-
4:05 - 4:08Përse të më mohoni një informacion që do ta kem pas disa ditësh kur të marr faturën?
-
4:08 - 4:13Zoti Enrike, më duhet t’ju informoj, që me të vërtetë, nuk mund t’jua jap këtë informacion.
-
4:14 - 4:18Dhe nuk ka një shërbim për kujdesin ndaj klientit pak më personal?
-
4:18 - 4:22Zoti Enrike, ky është i vetmi shërbim ndaj klientit nga Airfone.
-
4:22 - 4:26Dhe nuk mund të flisni me ndonjë koleg, nuk e di, me dikë që të dijë si ta gjej këtë të dhënë?
-
4:26 - 4:29Duke telefonuar në një tjetër departament, ku ta di unë?
-
4:29 - 4:31Ju lutem, po ju përgjërohem.
-
4:31 - 4:34Një moment ju lutem.
-
4:43 - 4:45Faleminderit për pritjen zoti Enrike.
-
4:45 - 4:47Po ju them që për sigurinë e përdoruesit
-
4:47 - 4:51nuk mund t’ju jap asnjë lloj informacioni për regjistrin e telefonatave.
-
4:51 - 4:53Por, si për sigurinë time?
-
4:53 - 4:55Nuk më keni dëgjuar se çfarë ju kam thënë?
-
4:55 - 4:58Zoti Enrike, dëshironi të bëni ndonjë pyetje tjetër...
-
4:59 - 5:03Dëgjoni Nuria unë jam i sigurtë që ju nuk jeni budallaqe,ok\mirë?
-
5:03 - 5:05As unë nuk jam, kështu që mos më merr për budalla.
-
5:05 - 5:07Çfarë do? Që të qëndrojmë kështu gjithë natën?
-
5:07 - 5:09Sepse unë nuk kam ndërmend ta mbyll derisa të marr atë numër.
-
5:09 - 5:14Zoti Enrike, po ju them që ekziston një kohë maksimale në zgjatjen e telefonatave në këtë shërbim.
-
5:14 - 5:17Dhe çfarë ndodh kur mbaron? Do më shpërthejë telefoni?
-
5:17 - 5:21Kur kalohet koha maksimale, ndërpritet telefonata.
-
5:21 - 5:22Epo do të telefonoj përsëri.
-
5:22 - 5:24E saktë. Mund të telefononi përsëri.
-
5:24 - 5:26Ah, sigurisht, atëherë nuk do të flisja më me ju.
-
5:26 - 5:30Jemi shumë koleg, do të dilnit i fituar.
-
5:30 - 5:33Pa shiko, paskeni dhe sens humori.
-
5:33 - 5:37Atëherë jeni një njeri dhe jo një kompjuter.
-
5:38 - 5:41Dëgjoni, Marta, e dashura ime, po ikën, do të shkoj jashtë për punë.
-
5:41 - 5:44I ka dalë një punë e mrekullueshme në New Jork.
-
5:44 - 5:46Gjë që gjithmonë e ka dashur, ëndrra e saj.
-
5:46 - 5:49Dhe ajo më kërkoi që të shkoja më të por mua nuk më duket mirë.
-
5:49 - 5:52Epo nuk më dukej mirë.
-
5:53 - 5:57Tani është vonë kur po boshatiste sirtarët duke mbledhur gjërat e saj
-
5:57 - 6:01dhe mbylli valixhen...
-
6:01 - 6:05Papritur ndjeva sikur dikush po më boshatiste nga brenda.
-
6:05 - 6:08Pastaj iku, mbylli derën dhe mbeta këtu...
-
6:08 - 6:11nuk e di për sa kohë, duke parë derën.
-
6:13 - 6:16Kurrë nuk kisha ndjerë një heshtje të tillë.
-
6:17 - 6:20Qëkur ka ikur
-
6:20 - 6:24më duket sikur asgjë ska më kuptim.
-
6:24 - 6:27Nuk mund të jetoj pa të.
-
6:27 - 6:30E di që mund të duket e kotë por është e vërtetë.
-
6:30 - 6:33Më duhet ai numër, është shumë urgjente, është një çeshtje për jetë a vdekje.
-
6:33 - 6:36Nesër hyp në avion kupton?
-
6:36 - 6:38Kupton, dreqin?
-
6:38 - 6:43Më duhet ai dreq numri tani, menjëherë, tani.
-
6:46 - 6:47Aty je?
-
6:47 - 6:51Zoti Enrike po ju them që me të vërtetë nuk mund t’jua jap këtë informacion.
-
6:52 - 6:56Por, çfarë po bëjmë? Çfarë po krijojmë me këtë mënyrë shoqërimi?
-
6:56 - 6:59Çfarë rëndësie kanë rregullat Nuria?
-
6:59 - 7:02Imagjino sikur je në një semafor.
-
7:02 - 7:03Eshtë me të kuqe për këmbësorët
-
7:03 - 7:05dhe një vogëlushe pranë teje që do të kalojë, dhe kalon
-
7:05 - 7:07dhe pengohet, bie, nuk mund të ngrihet,
-
7:07 - 7:09dhe kalon një kamion gati për ta shtypur,
-
7:09 - 7:11nuk do të hidheshe për ta shpëtuar?
-
7:11 - 7:16Më thuaj, do e shpëtoje? Po apo jo? Pa rrezikuar ti. Do ta shpëtoje?
-
7:16 - 7:16Por...
-
7:16 - 7:18Jo. Do ta shpëtoje, po apo jo?
-
7:19 - 7:20Po apo jo?
-
7:20 - 7:21Po.
-
7:21 - 7:24Po! Po! Po! Po! Thatë “po”.
-
7:24 - 7:26”Po-ja”e parë e mbrëmjes.
-
7:26 - 7:28Thatë “po”, do ta shpëtonit.
-
7:28 - 7:31Por për ta shpëtuar, duhet të kalosh një semafor me të kuqe,
-
7:31 - 7:33duhet të thyesh një rregull.
-
7:33 - 7:38Të thyesh një rregull për të shpëtuar një jetë, kjo është e njëjta gjë, e kupton?
-
7:38 - 7:40Par Zotin, ma jep atë numër.
-
7:41 - 7:43Nuria.
-
7:44 - 7:46Unë e di që ti nuk je një kompjuter.
-
7:46 - 7:48Ma vërteto.
-
7:48 - 7:50Ma jep atë numër.
-
7:51 - 7:54Nuk mund ta jap këtë informacion, më vjen keq.
-
7:54 - 8:00Jo, ti më parë the “po”. Nuk the “e saktë”, “konfirmim”, “pavarsisht”,
-
8:00 - 8:01The “po”.
-
8:01 - 8:04Me siguri që ju ndalojnë te thoni “po” në këto kurse koti që ju bëjnë.
-
8:04 - 8:07Duhet t’ju kenë ndaluar të thoni “po”, “mirëdita”,
-
8:07 - 8:09çfarë do lloj gjëje që ju bën të dukeni me ndjenja.
-
8:09 - 8:12Por ti the “po”, sepse ti je një njeri dhe më ke dëgjuar,
-
8:12 - 8:14dhe një pjesë e jotja më kupton,
-
8:14 - 8:16dhe e di sa i rëndësishëm është për mua ai numër dhe koha që kemi duke folur.
-
8:18 - 8:21Kemi gati 10 minuta.
-
8:21 - 8:23Shpresoj të mos të jetë dhjetë minuta koha maksimale.
-
8:23 - 8:26Kam frik se po.
-
8:28 - 8:32Shiko, me të vërtet më vjen keq për gjendjen tuaj, por unë nuk mund të bëj asgjë.
-
8:32 - 8:36Nëse dëshironi të më bëni një pyetje tjetër do t’i përgjigjem me kënaqësi.
-
8:39 - 8:42Nuk e di se çfarë ndjej tani.
-
8:44 - 8:48Ajo çfarë ndjej në stomak.
-
8:48 - 8:51Gjithë stomaku bosh.
-
8:51 - 8:53Si një lëmsh.
-
8:53 - 8:55Si një sferë e madhe brenda.
-
8:55 - 8:57Bosh dhe e dhimbshme.
-
9:01 - 9:05Vetëm një herë mbaj mend të jem ndjerë kështu.
-
9:07 - 9:09Do të qeshësh.
-
9:09 - 9:12Unë isha fëmijë dhe kisha një qenushe.
-
9:12 - 9:14Një qenushe shumë të shëmtuar, në fakt.
-
9:14 - 9:16Ishte një qenushe.
-
9:17 - 9:19Por lehte.
-
9:20 - 9:23Quhej Amina. E adhuronim të gjithë.
-
9:23 - 9:27Babai im, mamaja ime...unë.
-
9:28 - 9:31E poshtra humbi natën e Krishtlindjeve.
-
9:31 - 9:34Zbrita me babain për të bërë pazarin dhe u zhduk.
-
9:34 - 9:37E kërkuam të dëshpëruar gjithandej.
-
9:37 - 9:39Por asgjë. Nuk gjendej, nuk gjendej, nuk gjendej.
-
9:39 - 9:44Dhe asgje.
U ulëm për të ngrënë, imagjino çfarë ambienti, apo jo? -
9:44 - 9:46Papritur shfaqet ajo reklama e ëmbëlsirës së Krishtlindjeve...
-
9:46 - 9:50Ai “kthehu në shtëpi, kthehu”.
-
9:50 - 9:54“Kthehu në shtëpi kthehu, për krishlindje...
-
9:54 - 10:00se sonte është vigjilje dhe nesër Krishtlindjet”.
-
10:00 - 10:03Dhe kështu të gjithë filluam të qanim.
-
10:05 - 10:11E njëjta ndjesi në stomak, i njëjti boshllëk si tani.
-
10:12 - 10:17Nuk e di pse nuk e ndalojnë atë dreq reklame.
-
10:17 - 10:19Sa njerëzve do t’u ketë këputur shpirtin?
-
10:19 - 10:23Kush nuk pret për krishlindje dikë që nuk do të kthehet kurrë?
-
10:23 - 10:28Sigurisht, ajo që duhet bërë është të ndalohen Krishlindjet menjëherë.
-
10:32 - 10:36Nuria? Nuk po thua asgjë?
-
10:38 - 10:41Të ndihmoj?
-
10:41 - 10:47"Zoti Enrike më duhet t’ju them që duhen ndalur K rishlindjet..."
-
10:49 - 10:57Vetëm për një herë heshtja jote të bën njeri.
-
11:01 - 11:03U kthye?
-
11:03 - 11:04Kush?
Qenushja ime? -
11:04 - 11:06Po, po, po. E gjetëm ditën tjetër.
-
11:06 - 11:10Më fal që të lash në ankth.
-
11:12 - 11:15Ke qen?
-
11:17 - 11:20Eshtë zbavitëse, apo jo?
-
11:20 - 11:22Heshtja bën që më në fund të flasësh.
-
11:22 - 11:26Çfarë qeni? Jo, mos ma thuaj. Nuk mund të japësh informacion personal.
-
11:27 - 11:29Një pastor gjerman?
-
11:29 - 11:29Jo.
-
11:29 - 11:30Një qen maltez?
-
11:30 - 11:32Jo.
-
11:32 - 11:34Një "cocker"?
-
11:34 - 11:37Një "cocker".
Ke një "cocker" . -
11:37 - 11:39Janë shumë simpatik, apo jo?
-
11:39 - 11:42Epo në qoftë se ke një cocker përfundimisht je një njeri i mirë.
-
11:42 - 11:47Më kushtoi ta dija, por më në fund e di që je një njeri i mirë.
-
11:49 - 11:54Nuria, ti e di numrin apo jo?
-
11:54 - 11:57Telefonatën e orës 19:35.
-
11:57 - 12:00E ke aty përpara, apo jo?, në ekran.
-
12:02 - 12:02Nuk mund të jepet...
-
12:02 - 12:03Po, por ti e di.
-
12:05 - 12:06Nuria.
-
12:20 - 12:216?
-
12:23 - 12:24Është një 6, po...
-
12:25 - 12:26është celular, apo jo?
-
12:28 - 12:29Numri i dytë është një 0?
-
12:30 - 12:31Jo.
-
12:31 - 12:31Një 1?
-
12:31 - 12:32Jo.
-
12:32 - 12:33Një 2?
-
12:33 - 12:33Jo.
-
12:33 - 12:34Një 3?
-
12:36 - 12:373.
-
12:37 - 12:38Është një tresh, perfekte.
-
12:38 - 12:39Numri tjetër është një 0?
-
12:40 - 12:40Jo.
-
12:40 - 12:41Një 1?
-
12:41 - 12:41Jo.
-
12:42 - 12:42Një 2?
-
12:43 - 12:43jo.
-
12:43 - 12:44Një 3?
-
12:44 - 12:45Jo.
-
12:45 - 12:454?
-
12:45 - 12:46Jo.
-
12:46 - 12:465?
-
12:46 - 12:47Jo.
-
12:47 - 12:496?
-
12:50 - 12:516?
-
12:53 - 12:54Një 6...
-
12:54 - 12:56Numri tjetër është një 0?
-
12:57 - 13:000?
-
13:01 - 13:02Hajde! Numri tjetër është një 0?
-
13:02 - 13:03Jo.
-
13:03 - 13:041?
-
13:04 - 13:04Jo.
-
13:04 - 13:052?
-
13:06 - 13:07Eshtë 2?
-
13:07 - 13:08Jo, jo, jo...
-
13:08 - 13:093?
-
13:09 - 13:09Jo.
-
13:10 - 13:104?
-
13:10 - 13:10Jo.
-
13:11 - 13:115?
-
13:11 - 13:12Jo.
-
13:12 - 13:136?
-
13:16 - 13:18Dreq, nuk e kemi shumë kohë, Nuria...
-
13:18 - 13:20Degjo, numri tjetër është nje... një 1?
-
13:20 - 13:21Jo.
-
13:21 - 13:212?
-
13:21 - 13:22Jo.
-
13:22 - 13:223?
-
13:23 - 13:23Jo.
-
13:23 - 13:234?
-
13:23 - 13:24Jo
-
13:24 - 13:245?
-
13:28 - 13:28Jo.
-
13:29 - 13:31Pse jo? e kam thënë te gjithë...
-
13:31 - 13:31Jo!
-
13:31 - 13:320!
-
13:33 - 13:350, apo jo?
-
13:35 - 13:37Numri tjetër... Eshtë një 0?
-
13:37 - 13:38Jo.
-
13:38 - 13:401?
-
13:40 - 13:411!
-
13:41 - 13:43Mungoni vetem 2!
-
13:43 - 13:44Numri tjetër është 0?
-
13:44 - 13:45Jo.
-
13:45 - 13:451?
-
13:45 - 13:45Jo.
-
13:45 - 13:452?
-
13:45 - 13:46Jo.
-
13:46 - 13:473?
-
13:47 - 13:47Jo.
-
13:47 - 13:484?
-
13:48 - 13:49Jo.
-
13:49 - 13:495?
-
13:49 - 13:50Jo.
-
13:50 - 13:506?
-
13:50 - 13:50Jo.
-
13:50 - 13:507?
-
13:52 - 13:537!
-
13:56 - 13:58Hajde, Nuria, vetem 1!
-
13:59 - 14:00Numri tjetër është 9?
-
14:00 - 14:00Jo!
-
14:00 - 14:018?
-
14:03 - 14:07Na vjen keq t’ju komunikojmë që koha maksimale e telefonatës në shërbimin tonë është tejkaluar.
-
14:07 - 14:10Faleminderit që telefonuat në Airfone
-
14:13 - 14:16Dreq, dreq.
-
14:17 - 14:20Një numër leshi.
-
14:33 - 14:35Budalla qe jam!
-
14:44 - 14:45Alo?
-
14:45 - 14:47Alo. Mirëmbrëma, është Marta, ju lutem?
-
14:47 - 14:49Jo, I keni rënë gabim.
-
14:49 - 14:50Më falni për shqetësimin.
-
14:50 - 14:50Asgjë.
-
15:06 - 15:07Po?
-
15:07 - 15:09Mirëmbrëma, është Marta, ju lutem?
-
15:09 - 15:10Po, tani ta kaloj.
- Title:
- 10 minuta HD
- Description:
-
Film i shkruar dhe i drejtuar nga ALBERTO RUIZ ROJO. Me GUSTAVO SALMERON dhe EVA MARCIEL. Fotografia JESUS HARO, Adresa Arte MARINA ANAYA, Muzika RAFAEL ARNAU dhe MARIO GOSALVEZ.
Fitues i GOYA në 2005 dhe i më shumë se 150 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. - Video Language:
- Spanish
- Duration:
- 16:04
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD | |
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD | |
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD | |
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD | |
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD | |
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD | |
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD | |
![]() |
isabeleal edited Albanian subtitles for Diez Minutos HD |