Numri i parë është 9? 6? Është një 6, po... është celular, apo jo? Numri i dytë është një 0? Jo. Një 1? Jo. Një 2? Jo. Një 3? 3. Është një tresh, perfekte. Numri tjetër është një 0? Jo. Një 1? Jo. Një 2? jo. Një 3? Jo. 4? Jo. 5? Jo. 6? 6? Një 6... Numri tjetër është një 0? 0? Hajde! Numri tjetër është një 0? Jo. 1? Jo. 2? Eshtë 2? Jo, jo, jo... 3? Jo. 4? Jo. 5? Jo. 6? Dreq, nuk e kemi shumë kohë, Nuria... Degjo, numri tjetër është nje... një 1? Jo. 2? Jo. 3? Jo. 4? Jo 5? Jo. Pse jo? e kam thënë te gjithë... Jo! 0! 0, apo jo? Numri tjetër... Eshtë një 0? Jo. 1? 1! Mungoni vetem 2! Numri tjetër është 0? Jo. 1? Jo. 2? Jo. 3? Jo. 4? Jo. 5? Jo. 6? Jo. 7? 7! Hajde, Nuria, vetem 1! Numri tjetër është 9? Jo! 8? Na vjen keq t’ju komunikojmë që koha maksimale e telefonatës në shërbimin tonë është tejkaluar. Faleminderit që telefonuat në Airfone Dreq, dreq. Një numër leshi. Budalla qe jam! Alo? Alo. Mirëmbrëma, është Marta, ju lutem? Jo, I keni rënë gabim. Më falni për shqetësimin. Asgjë. Po? Mirëmbrëma, është Marta, ju lutem? Po, tani ta kaloj. Airfon, mirëmbrëma. Quhem Nuria, si mund t'iu ndihmoj? Përshëndetje, mirëmbrëma. Dëgjoni, doja t'ju pyesja për dicka, ju lutem. Mundeni të më jepni numrin tuaj të telefonit, ju lutem. 637 546 189 Emrin, ju lutem, që t'iu drejtohem? Enrike Gonsales Martin. Mund të më thoni numrin e kartës së identitetit, ju lutem. Po, 33 56 47 76 58. Adresën postare? Rr. Príncipe de Vergara, 91, 4º D. Shumë mirë, zoti Enrike, më thoni, çfarë shërbimi kërkonit? Shiko , është shumë e thjeshtë. Sot, në orën 19:35, është kryer një telefonatë nga ky numër. Doja të dija me cilin numër është kontaktuar. Kuptova, zoti Enrike, ju thoni që sot në orën 19:35 keni kryer një telefonatë nga numri juaj në një numër tjetër. Saktë? Domethënë, është bërë nga telefoni im, po. Kuptova, një moment. Faleminderit për pritjen, zoti Enrike, edhe doja t’ju thoja që mund të verifikoni nga telefoni juaj dhjetë telefonatat e fundit të kryera. Po pra po,e di, problemi është që nuk ka asnjë mundësi të dali numri... ...sepse tashmë kam bërë më tepër se dhjetë thirrje. Në këtë rast, doja t’ju thoja që nuk mund t’jua jap këtë të dhënë. Po përse? Sepse nuk më figuron. Atëherë... aty mbeten të regjistruara të gjitha thirrjet që unë bëj, apo jo? Pastaj në shtëpi më vjen fatura, ku janë te përcaktuara: numri, kohëzgjatja e telefonatës dhe ora kur është bërë telefonata. Kështu është, apo jo? Po, në fakt ju mund ta shikoni atë të dhënë kur të merrni faturën. Po, por më duhet tani. Zoti Enrike, po ju njoftoj që nuk mund t'ua jap atë të dhënë. Tani, po flas me një kompjuter apo me një njeri? Jeni duke folur me Shërbimin e kujdesit ndaj klientit të Airfone. Thjesht dua të di nëse ky është kompjuter apo njeri, asgjë më tepër. Zoti Enrike, ju jeni duke folur me një njeri. Mirë, ateherë mos më përsërisni më që s'mund të ma jepni këtë të dhënë, dakort? Më lidh me një përgjegjës, të lutem? Duhet t'ju them që nuk na lejohet të transferojmë thirrjet. Do gjë? Po shkoj të blej. Zoti Enrike, dëshironi të më bëni ndonjë pyetje tjetër ? Po, po. Dua të di cfarë telefonate është bërë në 19:35 nga telefoni im. Kaq. Kuptoj por...mendoj se... Ajo që po kërkoj nuk është ndonjë tekë, është një informacion shumë i rëndësishëm për mua. Më kuptoni? Dëgjoni, e dashura më ka lënë. Ka ikur këtë pasdite. Ju keni të dashur? Nuk jam e autorizuar të jap asnjë lloj informacioni personal. Ashtu është, ashtu është. Ska rëndësi. Ishte vetëm që të më kuptonit. Sepse do keni qenë ndonjëherë e dashuruar apo jo? Kuptoj, zoti Enrique, por po j’ua përsëris që nuk... Një moment, një moment. Dëgjoni e dashura ime ishte këtë pasdite këtu për të bërë gati valixhen sepse nesër ikën në udhëtim. Dhe i telefonoi një shoqeje që të vinte ta merte por i telefonoi nga telefoni im sepse i veti i ishte prishur Unë nuk e kam numrin e asaj shoqes. Por në qoftë se ju më jepni numrin unë mund ti telefonoj dhe të flas me të. E kuptoni sa e rëndësishme është për mua ajo telefonatë? E kuptoni? Zoti Enrike, më duhet t’u them që, pavarësisht kësaj nuk e kemi këtë informacion. Por, çfarë do të thotë “nuk e kemi”? Nuk mund të hyni në programin e faturimit dhe të shikoni cfarë telefonate është kryer në atë orë? E di saktësisht sa ishte ora sepse isha shumë nervoz dhe e pash me vëmendje atë. Ishte 7:35,19:35. Kuptoj, zoti Enrike. Por, kuptoni çfarë? Nuk mund ta kuptoni çfarë është dëshpërimi? Çfarë është pamundësia njerëzore? Nuk e di se ku do të përfundojmë në qoftë se nuk e ndihmojmë njëri-tjetrin kur kemi nevojë. Nuria, imagjino sikur të ishte e kundërta. Imagjino sikur unë të isha aty dhe ti të kishe nevojë për këtë numër. Nuk do të më thonit: ”Por, ky nuk është shërbim ndaj klientit”? Përse të më mohoni një informacion që do ta kem pas disa ditësh kur të marr faturën? Zoti Enrike, më duhet t’ju informoj, që me të vërtetë, nuk mund t’jua jap këtë informacion. Dhe nuk ka një shërbim për kujdesin ndaj klientit pak më personal? Zoti Enrike, ky është i vetmi shërbim ndaj klientit nga Airfone. Dhe nuk mund të flisni me ndonjë koleg, nuk e di, me dikë që të dijë si ta gjej këtë të dhënë? Duke telefonuar në një tjetër departament, ku ta di unë? Ju lutem, po ju përgjërohem. Një moment ju lutem. Faleminderit për pritjen zoti Enrike. Po ju them që për sigurinë e përdoruesit nuk mund t’ju jap asnjë lloj informacioni për regjistrin e telefonatave. Por, si për sigurinë time? Nuk më keni dëgjuar se çfarë ju kam thënë? Zoti Enrike, dëshironi të bëni ndonjë pyetje tjetër... Dëgjoni Nuria unë jam i sigurtë që ju nuk jeni budallaqe,ok\mirë? As unë nuk jam, kështu që mos më merr për budalla. Çfarë do? Që të qëndrojmë kështu gjithë natën? Sepse unë nuk kam ndërmend ta mbyll derisa të marr atë numër. Zoti Enrike, po ju them që ekziston një kohë maksimale në zgjatjen e telefonatave në këtë shërbim. Dhe çfarë ndodh kur mbaron? Do më shpërthejë telefoni? Kur kalohet koha maksimale, ndërpritet telefonata. Epo do të telefonoj përsëri. E saktë. Mund të telefononi përsëri. Ah, sigurisht, atëherë nuk do të flisja më me ju. Jemi shumë koleg, do të dilnit i fituar. Pa shiko, paskeni dhe sens humori. Atëherë jeni një njeri dhe jo një kompjuter. Dëgjoni, Marta, e dashura ime, po ikën, do të shkoj jashtë për punë. I ka dalë një punë e mrekullueshme në New Jork. Gjë që gjithmonë e ka dashur, ëndrra e saj. Dhe ajo më kërkoi që të shkoja më të por mua nuk më duket mirë. Epo nuk më dukej mirë. Tani është vonë kur po boshatiste sirtarët duke mbledhur gjërat e saj dhe mbylli valixhen... Papritur ndjeva sikur dikush po më boshatiste nga brenda. Pastaj iku, mbylli derën dhe mbeta këtu... nuk e di për sa kohë, duke parë derën. Kurrë nuk kisha ndjerë një heshtje të tillë. Qëkur ka ikur më duket sikur asgjë ska më kuptim. Nuk mund të jetoj pa të. E di që mund të duket e kotë por është e vërtetë. Më duhet ai numër, është shumë urgjente, është një çeshtje për jetë a vdekje. Nesër hyp në avion kupton? Kupton, dreqin? Më duhet ai dreq numri tani, menjëherë, tani. Aty je? Zoti Enrike po ju them që me të vërtetë nuk mund t’jua jap këtë informacion. Por, çfarë po bëjmë? Çfarë po krijojmë me këtë mënyrë shoqërimi? Çfarë rëndësie kanë rregullat Nuria? Imagjino sikur je në një semafor. Eshtë me të kuqe për këmbësorët dhe një vogëlushe pranë teje që do të kalojë, dhe kalon dhe pengohet, bie, nuk mund të ngrihet, dhe kalon një kamion gati për ta shtypur, nuk do të hidheshe për ta shpëtuar? Më thuaj, do e shpëtoje? Po apo jo? Pa rrezikuar ti. Do ta shpëtoje? Por... Jo. Do ta shpëtoje, po apo jo? Po apo jo? Po. Po! Po! Po! Po! Thatë “po”. ”Po-ja”e parë e mbrëmjes. Thatë “po”, do ta shpëtonit. Por për ta shpëtuar, duhet të kalosh një semafor me të kuqe, duhet të thyesh një rregull. Të thyesh një rregull për të shpëtuar një jetë, kjo është e njëjta gjë, e kupton? Par Zotin, ma jep atë numër. Nuria. Unë e di që ti nuk je një kompjuter. Ma vërteto. Ma jep atë numër. Nuk mund ta jap këtë informacion, më vjen keq. Jo, ti më parë the “po”. Nuk the “e saktë”, “konfirmim”, “pavarsisht”, The “po”. Me siguri që ju ndalojnë te thoni “po” në këto kurse koti që ju bëjnë. Duhet t’ju kenë ndaluar të thoni “po”, “mirëdita”, çfarë do lloj gjëje që ju bën të dukeni me ndjenja. Por ti the “po”, sepse ti je një njeri dhe më ke dëgjuar, dhe një pjesë e jotja më kupton, dhe e di sa i rëndësishëm është për mua ai numër dhe koha që kemi duke folur. Kemi gati 10 minuta. Shpresoj të mos të jetë dhjetë minuta koha maksimale. Kam frik se po. Shiko, me të vërtet më vjen keq për gjendjen tuaj, por unë nuk mund të bëj asgjë. Nëse dëshironi të më bëni një pyetje tjetër do t’i përgjigjem me kënaqësi. Nuk e di se çfarë ndjej tani. Ajo çfarë ndjej në stomak. Gjithë stomaku bosh. Si një lëmsh. Si një sferë e madhe brenda. Bosh dhe e dhimbshme. Vetëm një herë mbaj mend të jem ndjerë kështu. Do të qeshësh. Unë isha fëmijë dhe kisha një qenushe. Një qenushe shumë të shëmtuar, në fakt. Ishte një qenushe. Por lehte. Quhej Amina. E adhuronim të gjithë. Babai im, mamaja ime...unë. E poshtra humbi natën e Krishtlindjeve. Zbrita me babain për të bërë pazarin dhe u zhduk. E kërkuam të dëshpëruar gjithandej. Por asgjë. Nuk gjendej, nuk gjendej, nuk gjendej. Dhe asgje. U ulëm për të ngrënë, imagjino çfarë ambienti, apo jo? Papritur shfaqet ajo reklama e ëmbëlsirës së Krishtlindjeve... Ai “kthehu në shtëpi, kthehu”. “Kthehu në shtëpi kthehu, për krishlindje... se sonte është vigjilje dhe nesër Krishtlindjet”. Dhe kështu të gjithë filluam të qanim. E njëjta ndjesi në stomak, i njëjti boshllëk si tani. Nuk e di pse nuk e ndalojnë atë dreq reklame. Sa njerëzve do t’u ketë këputur shpirtin? Kush nuk pret për krishlindje dikë që nuk do të kthehet kurrë? Sigurisht, ajo që duhet bërë është të ndalohen Krishlindjet menjëherë. Nuria? Nuk po thua asgjë? Të ndihmoj? "Zoti Enrike më duhet t’ju them që duhen ndalur K rishlindjet..." Vetëm për një herë heshtja jote të bën njeri. U kthye? Kush? Qenushja ime? Po, po, po. E gjetëm ditën tjetër. Më fal që të lash në ankth. Ke qen? Eshtë zbavitëse, apo jo? Heshtja bën që më në fund të flasësh. Çfarë qeni? Jo, mos ma thuaj. Nuk mund të japësh informacion personal. Një pastor gjerman? Jo. Një qen maltez? Jo. Një "cocker"? Një "cocker". Ke një "cocker" . Janë shumë simpatik, apo jo? Epo në qoftë se ke një cocker përfundimisht je një njeri i mirë. Më kushtoi ta dija, por më në fund e di që je një njeri i mirë. Nuria, ti e di numrin apo jo? Telefonatën e orës 19:35. E ke aty përpara, apo jo?, në ekran. Nuk mund të jepet... Po, por ti e di. Nuria.