Tali Sharot: Njëanshmëria e optimizmit
-
0:00 - 0:04Do të ju flasë per optimizmin ---
-
0:04 - 0:06ose më saktësisht, njëanshmërinë e optimizmit.
-
0:06 - 0:08Eshtë një iluzion kognitiv
-
0:08 - 0:10të cilin e kemi studiuar në laboratorin tim prej disa vitesh,
-
0:10 - 0:12dhe 80% prej nesh e kanë.
-
0:12 - 0:15Ne jemi të prirur të mbivlerësojmë
-
0:15 - 0:18gjasat tona për të përjetuar ndodhi të mira ne jetë
-
0:18 - 0:22dhe nënvleresojmë gjasat tona për të përjetuar raste të këqija.
-
0:22 - 0:25Ne këtë mënyrë ne nënvlerësojmë gjasat e të vuajturit nga kanceri,
-
0:25 - 0:26ose të qenurit në një aksident rrugor.
-
0:26 - 0:30Në mbivlerësojme jetëgjatësinë, perspektivat e karrierës.
-
0:30 - 0:33Thënë shkurt, ne jemi me optimist sesa realist.
-
0:33 - 0:35mirëpo jemi të pavëmendshëm ndaj këtij fakti.
-
0:35 - 0:37Marrim martesën si shembull.
-
0:37 - 0:41Ne botën Perëndimore, shkalla e divorceve është rreth 40 përqind.
-
0:41 - 0:44Kjo do të thotë që prej 5 çifteve të martuara,
-
0:44 - 0:472 do të përfundojnë në ndarjen e pronësisë.
-
0:47 - 0:51Mirëpo kur i pyesim të posamartuarit per gjasat e divorcit mes tyre,
-
0:51 - 0:54ata vlerësoj zeronë qe ato gjasa nuk ekzistojnë, janë zero.
-
0:54 - 0:58Madje, edhe avokatët e divorceve, të cilë duhet të kenë njohuri më të mira,
-
0:58 - 1:02jashtëzakonisht nënvlerësojnë gjasat e tyre të divorcit.
-
1:02 - 1:05Keshtu që delm se optimistët nuk është se kanë më pak gjasa të divorcohen,
-
1:05 - 1:07por kanë më shumë gjsa që të martohen sërish.
-
1:07 - 1:10Sipas fjalëve të Samuel Johnson,
-
1:10 - 1:14"Rimartesa është triumfi i shpresës mbi përvojën.'
-
1:14 - 1:16(Të qeshura)
-
1:16 - 1:20Pra nëse jemi të martuar, ka më të ngjarë që do kemi fëmijë.
-
1:20 - 1:24Dhe ne të gjithë mendojmë që fëmijët tanë do të jenë jashtëzakonisht të talentuar.
-
1:24 - 1:26Ky, me që ra fjala, është nipi im dyvjeçar, Guy.
-
1:26 - 1:29Dhe dua ta bëj plotësisht të qartë
-
1:29 - 1:31që ai është një shembull shumë i keq i njëanshmërisë së optimizmit
-
1:31 - 1:34sepse ai është në fakt shumë i talentuar.
-
1:34 - 1:36(Të qeshura)
-
1:36 - 1:37Dhe nuk jam vetëm në tërë këtë.
-
1:37 - 1:403 prej 4 Britanikëve thanë
-
1:40 - 1:43që janë optimist për të ardhmen e familjeve të tyre.
-
1:43 - 1:45Kjo është rreth 75 përqind.
-
1:45 - 1:47Mirëpo vetëm 30 përqind thanë
-
1:47 - 1:50që mendojnë se familjet në përgjithësi
-
1:50 - 1:52janë në situatë më të mirë sesa gjeneratat e mëparshme.
-
1:52 - 1:54Dhe kjo është një çështje shumë e rëndësishme
-
1:54 - 1:56sepse jemi optimist për vetveten
-
1:56 - 1:58për fëmijët tanë,
-
1:58 - 2:00për familjet tona,
-
2:00 - 2:03mirëpo nuk jemi aq optimist për personin që është i ulur pranë nesh
-
2:03 - 2:05në fakt jemi paksa pesimist
-
2:05 - 2:09për fatin e bashkëqytetarëve tane dhe fatin e shtetit tonë.
-
2:09 - 2:13Mirëpo optimizmi i fshehtë për të ardhmen tonë personale
-
2:13 - 2:15mbetet këmbëngulës.
-
2:15 - 2:19Dhe kjo nuk do të thotë se ne mendojmë se gjërat do të përfundojnë mirë si me magji,
-
2:19 - 2:23por se ne kemi aftësi unike për ta bërë atë ashtu.
-
2:23 - 2:26Unë jam shkencëtare, bëj ekperimente.
-
2:26 - 2:28Prandaj në menyrë që të ju tegoj se për cfarë po flas,
-
2:28 - 2:31do të bëj një eksperiment këtu me ju.
-
2:31 - 2:34Do të ju jap një listë të aftësive dhe karakteristikave,
-
2:34 - 2:37dhe dua që ju të mendoni për secilën prej këtyre aftësive
-
2:37 - 2:42ku ju qëndroni në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë.
-
2:42 - 2:45E para është mirëkuptimi me të tjerët.
-
2:45 - 2:51Kush prej jush këtu mendon se bëni pjesë në 25 përqindshin e ulët?
-
2:51 - 2:55Në rregull, rreth 10 njerëz prej 1500-ve.
-
2:55 - 2:59Kush beson që i përkasin 25 përqindëshit të epërm?
-
2:59 - 3:02Shumica prej nesh.
-
3:02 - 3:07Në rregull, tani bëni të njëjtën gjë për aftësitë tuaja të vozitjes.
-
3:07 - 3:10Sa interesant je?
-
3:10 - 3:13Sa tërheqës jeni?
-
3:13 - 3:15Sa të ndershëm jeni?
-
3:15 - 3:20Dhe në fund, sa modest jeni?
-
3:20 - 3:23Shumica prej nesh mendojmë se jemi mbi mesataren
-
3:23 - 3:25në shumicën prej këtyre aftësive.
-
3:25 - 3:27Kjo është statistikisht e pamundur.
-
3:27 - 3:31Ne nuk mund të jemi të gjithë më të mirë se gjithë të tjerët.
-
3:31 - 3:32(Të qeshura)
-
3:32 - 3:35Mirëpo nëse besojmë se jemi më të mirë se personi tjetër,
-
3:35 - 3:39do të thotë që kemi më shumë gjasa të marrim ngritje në pozitë, të mbesim të martuar,
-
3:39 - 3:42sepse jemi më të shoqërueshëm, më interesant.
-
3:42 - 3:44Dhe është një fenomen global.
-
3:44 - 3:46Njëanshmëria e optimizmit është vërejtur
-
3:46 - 3:48në shumë vende---
-
3:48 - 3:51në kulturat Perëndimore, në kulturat jo-Perëndimore,
-
3:51 - 3:53në femra dhe meshkuj,
-
3:53 - 3:54në fëmijë, në të moshuar.
-
3:54 - 3:56Eshtë mjaft e përhapur.
-
3:56 - 4:00Mirëpo pyetja qëndron, a është kjo një gjë e mirë për ne?
-
4:00 - 4:02Disa njerëz thonë jo.
-
4:02 - 4:04Disa njerë thonë sekreti i lumturisë
-
4:04 - 4:07ka të bëjë me shpresimet e vogla.
-
4:07 - 4:10Mendoj se sipas logjikës mund të definohet kështu:
-
4:10 - 4:12Nëse nuk presim madhështi,
-
4:12 - 4:16nëse nuk presim të gjejmë dashurinë dhe të jemi të shëndetshëm dhe të susksesshëm,
-
4:16 - 4:19nuk do të zhgënjehemi kur këto gjëra nuk ndodhin.
-
4:19 - 4:22Dhe nëse nuk zhgënjehemi kur gjëra të mira nuk ndodhin,
-
4:22 - 4:24dhe befasohemi këndshëm kur ndodhin,
-
4:24 - 4:26ne do të jemi të lumtur.
-
4:26 - 4:28Eshtë nje teori shumë e mirë,
-
4:28 - 4:31mirëpo del se është gabim për tri arsye.
-
4:31 - 4:36Një: Cfarëdo që ndodh, qoftë nëse ke sukses ose dështon,
-
4:36 - 4:39njerëzit që presin më shumë nga jeta gjithmonë ndihen mirë.
-
4:39 - 4:43Sepse ajo cfarë ndjejmë kur na braktisin ose fitojmë titullin e punonjësit të muajit
-
4:43 - 4:46varet nga mënyra se si ne e interpretojmë atë ngjarje.
-
4:46 - 4:50Psikologët Margaret Marshall dhe John Brown
-
4:50 - 4:53studiuan studentët me shpresa dhe pritje të mëdha dhe të vogla
-
4:53 - 4:58Dhe arritv tek përfundimi se kur njerëzit me shpresa të mëdha kanë sukses,
-
4:58 - 5:00ata ia kushtojnë atë sukses tipareve të tyre.
-
5:00 - 5:03"Unë jam gjeni dhe për këtë arsye e morra A,
-
5:03 - 5:05prandaj do të marr A sërish në të ardhmen."
-
5:05 - 5:08Kur dështuan, nuk ishte sepse ishin kokëtrashë,
-
5:08 - 5:11por sepse provimet ishin të padrejta.
-
5:11 - 5:14Herën tjetër do të bejnë më mirë.
-
5:14 - 5:17Njerëzit me shpresa të vogla e bëjnë të kundërtën.
-
5:17 - 5:20Kur ata dështuan ishte sepse ishin kokëtrashë,
-
5:20 - 5:21she kur arritë të kenë sukses,
-
5:21 - 5:24ishte sepse ndodhi që provimi ishte shumë i lehtë.
-
5:24 - 5:27Herën e ardhshme do ta kuptojnë realitetin.
-
5:27 - 5:29Andaj u ndien më keq.
-
5:29 - 5:32Numër dy: Pavarësisht nga përfundimi,
-
5:32 - 5:36akti i parashikimit na bën të lumtur.
-
5:36 - 5:39Ekonimisti i sjelljes george Lowenstein
-
5:39 - 5:41pyeti studentet në universitetin e tij
-
5:41 - 5:46të amiagjinonin sikur personi i famshëm më i preferuar i tyre po i puthte, cfarëdo personi i famshëm.
-
5:46 - 5:48Pastaj tha. "Sa do të paguanit
-
5:48 - 5:50të merrnit një puthje nga një person i famshëm
-
5:50 - 5:53poqese ai person do të ju puthte tani menjëherë,
-
5:53 - 5:58pas tri orësh, pas 24 orësh, pas 3 ditësh,
-
5:58 - 6:00pas një viti, pas 10 vitesh?
-
6:00 - 6:03Ai zbuloi se studentet ishin më të gatshëm të paguanin më së shumti
-
6:03 - 6:05për të mos marrë një puthje menjëherë,
-
6:05 - 6:08por pas tre ditësh.
-
6:08 - 6:12Ata ishin të gatshëm të paguanin shtesë në mënyrë që të presin.
-
6:12 - 6:15Ata nuk ishin të gatshëm të prisnin 10 vite;
-
6:15 - 6:17askush nuk e do një person të famshëm të vjetvr.
-
6:17 - 6:22Mirëpo tre dite dukej si koha më e favorshme.
-
6:22 - 6:24E përse ndodh kështu?
-
6:24 - 6:27Po qe se e marrim puthjen tani, është punë e kryer.
-
6:27 - 6:29Mirëpo nëse e merr puthjen pas tre ditësh,
-
6:29 - 6:33do të kesh tre ditë të mbushura me protje të shqetësuara, emocione të pritjes.
-
6:33 - 6:35Studentët e deshën atë kohë
-
6:35 - 6:38për të imagjinuar se ku do të ndodhte,
-
6:38 - 6:39se si do të ndodhte.
-
6:39 - 6:42Pritja e parashikimi i bëri të lumtur.
-
6:42 - 6:45Kjo është, meqë ra fjala, arsyeja pse njerëzit preferojnë të Premten ndaj të Dielës.
-
6:45 - 6:48Eshtë nje fakt kurreshtar,
-
6:48 - 6:51sepse e Premtja është ditë pune kurse e Diela është ditë qejfi,
-
6:51 - 6:54andaj ju do të supozonit senjerëzit do të preferojnë të Dielën,
-
6:54 - 6:56mirëpo nuk është ashtu.
-
6:56 - 6:58Arsyeja nuk qëndron në faktin që atyre u pëlqen të qëndrojnë në zyrë,
-
6:58 - 7:00dhe nuk u pëlqen të ecin nëpër park,
-
7:00 - 7:02ose të kenë një paradrekë të ngaruar.
-
7:02 - 7:04Ne e dimë këtë, sepse kur pyet njerëzit
-
7:04 - 7:07për ditën më të preferuar të javës,
-
7:07 - 7:10befasi, befasi, e para vie e Shtuna,
-
7:10 - 7:13pastaj e Premtja, e pastaj e Diela.
-
7:13 - 7:14Njerëzit preferojnë të Premten
-
7:14 - 7:18sepse e Premtja sjell bashkë me të parashikimet dhe pritjet për fundjavën,
-
7:18 - 7:20të gjitha planet që ke.
-
7:20 - 7:23Të Dielën, e vetmja që mund të presim
-
7:23 - 7:25është java e punës.
-
7:25 - 7:30Andaj optimistët janë njerëz që presin më shume puthje në të ardhmen,
-
7:30 - 7:32më shumë shëtitje në park.
-
7:32 - 7:36Dhe kjo pritje rrit mirëqenien e tyre.
-
7:36 - 7:39Në fakt, pa njëanshmërinë e optimizmit,
-
7:39 - 7:42ne do të ishim të gjithë paska të depresuar.
-
7:42 - 7:44Njerëzit që vuajnë nga depresioni i butë,
-
7:44 - 7:47nuk kanë njëanshmëri kur shohin në të ardhmen.
-
7:47 - 7:51Ata janë në fakt më realistë sesa njerëzit e shëndoshë.
-
7:51 - 7:53Mirëpo njerëzit që vuajnë nga depresioni i thellë,
-
7:53 - 7:55kanë njëanshmëri pesimiste.
-
7:55 - 7:58në këtë mënyrë ata presin që e ardhmja
-
7:58 - 8:00të jetë më e rëndë sesa që është në fakt.
-
8:00 - 8:03Optimizmi ndërron realitetin subjektiv.
-
8:03 - 8:07Mënëra se si ne presim që të jetë bota ndryshon mënyrën se si ne e shohim atë.
-
8:07 - 8:10por gjithashtu ndërron realitetin objektiv.
-
8:10 - 8:13vepron si profeci vetë-përmbushëse.
-
8:13 - 8:15dhe kjo është arsyeja e tretë
-
8:15 - 8:18pse të ulësh parashikimet për të ardhmen nuk të bën më të lumtur.
-
8:18 - 8:20Eksperimente të kontrolluara kanë treguar
-
8:20 - 8:23se optimizmi nuk është i lishur vetëm me suksesin,
-
8:23 - 8:25mirëpo të shpie tek suksesi.
-
8:25 - 8:30Optimizmi shpie tek suksesi në studime, sporte dhe politikë.
-
8:30 - 8:34Dhe ndoshta përfitimi më i befasishëm i optimizmit është shëndeti.
-
8:34 - 8:38Nëse presim që e ardhmja të jetë e ndritshme,
-
8:38 - 8:40stresi dhe ankthi ulen.
-
8:40 - 8:44Në përgjithësi, optimizmi ka shumë përfitime.
-
8:44 - 8:48Mirëpo pyetja e cila më hutoi më shumë mua ishte,
-
8:48 - 8:52se si e ruajmë optimizmin përballë realitetit?
-
8:52 - 8:55Si neurologe, kjo më ngatërroi posaqërisht,
-
8:55 - 8:58sepse në bazë të të gjitha teorive që ekzistojnë,
-
8:58 - 9:02kur qëllimet tuaja nuk arrihen, duhet t'i ndryshosh.
-
9:02 - 9:04Mirëpo kjo nuk është çfarë vërejtëm.
-
9:04 - 9:07Ne pyetëm njerëz të vinin në laboratorin tonë
-
9:07 - 9:10në mënyrë që të provojmë të zbulojmë se cfarë po ndodhte.
-
9:10 - 9:13ne u kërkuam atyre që të vlerësojnë gjasat e tyre
-
9:13 - 9:15që të sprovohen nga ngjarje të tmerrshme in jetë
-
9:15 - 9:20P.sh., sa gjasa ke që të vuash nga kanceri?
-
9:20 - 9:22Dhe pastaj u thamë që të nxjerrin mesataren e gjasave
-
9:22 - 9:25për dikë tjetër që mund t'u ndodhin këto fatkeqësi.
-
9:25 - 9:28Kanceri, p.sh., është rreth 30%.
-
9:28 - 9:31Pastaj i pyetëm prapë,
-
9:31 - 9:34"Sa ke ti gjasa të vuash nga kanceri?"
-
9:34 - 9:36Ajo cfarë ne donim të dimë ishte
-
9:36 - 9:39nëse njerëzit do merrnin informacionet që ne u dhamë
-
9:39 - 9:41për të ndryshuar besimin e tyre.
-
9:41 - 9:44Dhe në të vërtetë ata e bënë atë ---
-
9:44 - 9:46por kryesisht kur informacioni që u dhamë ne
-
9:46 - 9:49ishte më i mirë se sa nga ajo cka ata prisnin.
-
9:49 - 9:50P.sh.,
-
9:50 - 9:53nëse dikush tha: "Gjasat e mia për të vuajtur nga kanceri
-
9:53 - 9:56janë rreth 50%,"
-
9:56 - 9:58dhe ne thamë, "Hej, lajm i mirë.
-
9:58 - 10:01Mesatarja e gjasave është vetëm 30 %,"
-
10:01 - 10:03herë tjetër ata do thonin,
-
10:03 - 10:06"Ndoshta gjasat e mia janë rreth 35 %."
-
10:06 - 10:08Prandaj ata mësuan shpejtë dhe në mënyrë efikase.
-
10:08 - 10:11Mirëpo nëse dikush në fillim tha,
-
10:11 - 10:14"Mesatarja e gjasave të mia që të vuaj nga kanceri janë rreth 10%."
-
10:14 - 10:17dhe ne thamë, "Hej, lajm i keq.
-
10:17 - 10:20Mesatarja e gjasave është vetëm 30 %,"
-
10:20 - 10:22herën e ardhshme ata do thonin ,
-
10:22 - 10:25"Po. Akoma mendoj që është rreth 11 %."
-
10:25 - 10:27(Të qeshura)
-
10:27 - 10:30Nuk do të thotë që ata nuk mësuan asgjë -- ata mësuan --
-
10:30 - 10:32mirëpo shumë më pak sesa kur u dhamë
-
10:32 - 10:35të dhëna pozitive për të ardhmen.
-
10:35 - 10:38Dhe nuk është se ata nuk mbajtën mend numrat që u dhamë;
-
10:38 - 10:41secili e mban mend se mesatarja e gjasave të kancerit
-
10:41 - 10:43është rreth 30%
-
10:43 - 10:45dhe mesatarja e gjasave të divorcit është rreth 40%.
-
10:45 - 10:50Mirëpo ata nuk menduan se ata numra kishin të bënin gjë me ta.
-
10:50 - 10:54Kjo do të thotë që shenjat paralajmëruese si këto
-
10:54 - 10:57mund të kenë vetëm ndikim të kufizuar.
-
10:57 - 11:01Po, Pirja e duhanit të mbyt, mirëpo mbytë më shumë personin tjetër.
-
11:01 - 11:03Ajo cfarë dëshiroja të dija ishte
-
11:03 - 11:06cfarë po ndodhte brenda trurit të njeriut
-
11:06 - 11:10që na parandaloi të merrnim këto shenja paralajmëruese personalisht.
-
11:10 - 11:11Mirëpo në të njëjtën kohë,
-
11:11 - 11:13kur dëgjojmë se tregu i shtëpive ka shpresa,
-
11:13 - 11:18ne mendojmë, "O, çmimi i shtëpisë sime do të dyfishohet."
-
11:18 - 11:20Në mënyrë që ta kuptojmë atë,
-
11:20 - 11:22i pyeta pjesëmarrësit në eksperiment
-
11:22 - 11:24që të shtrihen në një skaner për fotografim të trurit.
-
11:24 - 11:26Ja si duket.
-
11:26 - 11:29Dhe duke pvrdorur një metodë të quajtur MRI (rezonancë magnetike) funksionale,
-
11:29 - 11:32ne arritëm të identifikojmë rajone në tru
-
11:32 - 11:35që po u përgjigjeshin informacioneve pozitive.
-
11:35 - 11:39Njëra prej këtyre rajoneve quhet gyrus i majte inferior ballor.
-
11:39 - 11:43Andaj, kur dikush tha," Gjasat e mia që të vuaj nga kanceri janë 50%,"
-
11:43 - 11:44dhe ne thamë, "Hej, lajm i mirë.
-
11:44 - 11:47Mesatarja e gjasave është 30%,"
-
11:47 - 11:50gyrus i majte inferior ballor reagonte me ashpërsi.
-
11:50 - 11:55Dhe nuk kishte rëndësi nëse ti ishe optimist ekstrem, optimist mesatar
-
11:55 - 11:57ose paksa pesimist,
-
11:57 - 12:00gyrus i majte inferior ballor i secilit
-
12:00 - 12:01funksiononte shumë mirë,
-
12:01 - 12:04qoftë nëse je Barack Obama ose Woody Allen.
-
12:04 - 12:06Në anën tjetër të trurit,
-
12:06 - 12:11gyrus i djathtë inferior ballor reagonte ndaj lajmit të keq.
-
12:11 - 12:14Ja ku qëndron puna: nuk po funksiononte si duhet.
-
12:14 - 12:16Sa më optimistik që ishe,
-
12:16 - 12:19aq my pak ky rajon po
-
12:19 - 12:22reagonte ndaj të dhënave negative të papritura.
-
12:22 - 12:25Dhe nëse truri yt dështon
-
12:25 - 12:28në integrimin e lajmeve të këqija për të ardhmen,
-
12:28 - 12:33ti do të mbash të veshuar gjatë tërë kohës syzet e hijezuara.
-
12:33 - 12:38Ne donim të dimë se si mund ta ndryshojmë këtë?
-
12:38 - 12:41A mund të ndryshonim njëanshmërinë e optimizmit të njerëzve
-
12:41 - 12:45duke ndërhyrë në aktivitetin e trurit në këto rajone?
-
12:45 - 12:48Dhe ekziston një mënyrë që ne ta bëjmë atë.
-
12:48 - 12:50Ky është bashkëpunëtori im Ryota Kanai.
-
12:50 - 12:54Dhe këtu ai po përcjell një puls magentic
-
12:54 - 12:56përmes kafkës së pjesëmarrësit në studimin tonë
-
12:56 - 12:59në gyrus inferior ballor të tij.
-
12:59 - 13:00Duke bërë këtë,
-
13:00 - 13:03ai po ndërhyn me aktivitetin e këtij rajoni të trurit
-
13:03 - 13:05për rreth një gjysmë ore.
-
13:05 - 13:07Pas kësaj cdo gjë kthehet sic ishte më parë, ju siguroj për këtë.
-
13:07 - 13:09(Të qeshura)
-
13:09 - 13:13Le të shofim se cfarë ndodhë.
-
13:13 - 13:15Së pari, do të ju tregoj
-
13:15 - 13:17sasinë mesatare të njëanshmërisë që shohim.
-
13:17 - 13:20Po qe se do testoja secilin prej jush tani,
-
13:20 - 13:22kjo është sasia që do mësonit
-
13:22 - 13:25më shumë nga lajmet e mira në krahasim me lajmet e këqija.
-
13:25 - 13:28Tani ndërhyjmë me këtë rajon
-
13:28 - 13:32që arritëm të zbulonim se integron të dhëna negative në këtë detyrë
-
13:32 - 13:36dhe njëanshmëria e optimizmit u rrit edhe më shumë.
-
13:36 - 13:41Ne i bëmë njervzit edhe mv të njëanshëm në mënyrën se si përpunojnë të dhënat.
-
13:41 - 13:44Pastaj ndërhymë me rajonin e trurit
-
13:44 - 13:48që zbuluam se integron lajmet e mira në këtë detyrë,
-
13:48 - 13:52dhe njëanshmëria e optimizmit u zhduk.
-
13:52 - 13:54ne ishim mjaftë të cuditur nga këto rezultate
-
13:54 - 13:56sepse arritëm të asgjësojmë
-
13:56 - 13:59një njëanshmëri me rrënjë të thella tek njerëzit.
-
13:59 - 14:04Këtu ne u nalëm dhe pyetëm vetveten,
-
14:04 - 14:09a duam të thyejmë iluzionin e optimizmit në copëza të vogla?
-
14:09 - 14:14Po qe se mund ta bëjmë atë, a do donim të largonim njëanshmërinë e optimizmit nga njerëzit?
-
14:14 - 14:19Une tashmë ju kam treguar për dobitë e njëanshmërisë së optimizmit,
-
14:19 - 14:23gjë e cila ndoshta ju bën që të kapeni edhe më fortë për të.
-
14:23 - 14:25Mirëpo, sigurisht që ka gracka,
-
14:25 - 14:28dhe do të ishte e pamend ti injoronim ato.
-
14:28 - 14:32Merrni si shembulll këtë e-mail që morra
-
14:32 - 14:35nga nje zjarrëfikës këtu në Kaliforni.
-
14:35 - 14:38Ai thotë: ``Hetimet e fataliteteve për zjarrëfikësit
-
14:38 - 14:42shpesh përfshijnë `Ne nuk menduam që zjarri do ta bënte atë`
-
14:42 - 14:44edhe kur të gjitha të dhënat ishin disponueshme
-
14:44 - 14:47për të marrë një vendim të sigurtë.``
-
14:47 - 14:51Kapiteni do të përdorë të dhënat tona në njëanshmërinë e optimizmit
-
14:51 - 14:53për t'u spjeguar zjarrëfiksëve
-
14:53 - 14:55se përse ata mendojnë ashtu sic mendojnë,
-
14:55 - 15:02për t'i bërë ata të vetëdijshëm për këtë njëanshmëri të optimizmit në njerëz.
-
15:02 - 15:07Optimizmi joreal mund të shpie tek sjellje të rrezikshme,
-
15:07 - 15:11dështim financiar, planifikim të gabuar.
-
15:11 - 15:13Qeveria Britanike, p.sh.,
-
15:13 - 15:16ka pranuar se njëanshmëria e optimizmit
-
15:16 - 15:19ka më të ngjarë të bëjë njerëzit
-
15:19 - 15:23të nënvlerësojnë cmimin dhe kohëzgjatjen e projekteve.
-
15:23 - 15:27Për këtë ata kanë rregulluar buxhetin e Lojërave Olimpike të vitit 2012
-
15:27 - 15:29për njëanshmërinë e optimizmit.
-
15:29 - 15:32Një mik imi që do martohet brenda pak javësh
-
15:32 - 15:34ka bërë të njëjtën gjë për buxhetin e dasmës.
-
15:34 - 15:37Dhe meqë ra fjala, kur e pyeta atë për gjasat e tij të divorcit,
-
15:37 - 15:41tha që ishte mjaft i sigurtë që ishin zero përqind.
-
15:41 - 15:43Ajo cfarë na pëlqejnë të bëjmë,
-
15:43 - 15:47është të mbrojmë veten nga rreziqet e optimizmit,
-
15:47 - 15:50mirëpo në të njëjtën kohë mbetemi me shpresë,
-
15:50 - 15:53duke përfituar nga shumë fryte të optimizmit.
-
15:53 - 15:56Dhe besoj se egziston një mënyrë që ne të bëjmë atë.
-
15:56 - 15:58Celësi në këtë rast është dituria.
-
15:58 - 16:01Ne nuk vimë në jetë me kuptim të lindur të njëanshmërive tona.
-
16:01 - 16:05Këto duhet të identifikohen përmes hulumtimeve shkencore.
-
16:05 - 16:09Mirëpo lajmi i mirë është që duke u bërë të vetëdijshëm për njaëanshmërinë e optimizmit
-
16:09 - 16:11iluzioni nuk thehet.
-
16:11 - 16:13Eshtë sikur iluzionet vizuale,
-
16:13 - 16:16në rastet e të cilave kur i kuptojmë ato nuk do të thotë që ato zhduken.
-
16:16 - 16:19Dhe kjo është një gjë e mirë sepse do të thotë
-
16:19 - 16:21që ne duhet të jemi të aftë të gjejmë një ekuilibër,
-
16:21 - 16:23të përpilojmë rregulla dhe plane
-
16:23 - 16:26të mbrojmë vetveten nga optimizmi joreal,
-
16:26 - 16:29por në të njëjtën kohë të mbetemi me shpresë.
-
16:29 - 16:33Besoj që kjo skicë portretizon këtë mirë.
-
16:33 - 16:36Sepse nëse je njëri prej këtyre penguinëve pesimist atje lartë
-
16:36 - 16:38i cili nuk beson se mund të fluturojnë,
-
16:38 - 16:41kurrë nuk të arrish atë.
-
16:41 - 16:43Sepse në mënyrë që të bëjmë ndonjë përparim,
-
16:43 - 16:45duhet të jemi në gjendje të imagjinojmë një realitet tjetër,
-
16:45 - 16:49dhe pastaj duhet të besojmë që ai realiteti është i mundshëm.
-
16:49 - 16:52Mirëpo nëse je një penguin jashtëzakonisht optimistik
-
16:52 - 16:55i cili hidhet poshtë verbërisht duke shpresuar për më të mirën,
-
16:55 - 17:00mund të gjesh veten në mes të një rrëmuje kur të prekësh tokën.
-
17:00 - 17:02Mirëpo nëse je një penguin optimist
-
17:02 - 17:03i cili beson që mund të fluturojë,
-
17:03 - 17:06por pastaj rregullon parashutë në shpinë
-
17:06 - 17:09në rast se gjërat nuk ecin sipas planit
-
17:09 - 17:11do të fluturosh si një shqiponjë,
-
17:11 - 17:14edhe nëse je vetëm një penguin.
-
17:14 - 17:16Faleminderit.
-
17:16 - 17:19(Duartrokitje)
- Title:
- Tali Sharot: Njëanshmëria e optimizmit
- Speaker:
- Tali Sharot
- Description:
-
A jemi të lindur të jemi optimistë, në vend se realistë? Tali Sharot ndan me ne hulumtime të reja që sugjerojnë se truri ynë është i programuar të shohi anën pozitive -- dhe se si kjo mund të jetë e dobishme dhe e rrezikshme në të njëjtën kohë.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 17:40
Jenny Zurawell approved Albanian subtitles for The optimism bias | ||
Dita Bytyci accepted Albanian subtitles for The optimism bias | ||
Dita Bytyci edited Albanian subtitles for The optimism bias | ||
Dita Bytyci edited Albanian subtitles for The optimism bias | ||
Ermira Kusari added a translation |