-
Një deklarate if-else është një vendim mes dy gjërave. Për shembull, IF (nese) ketri Scrat
-
gjen një arrë lisi, atëherë ai është i lumtur. ELSE (përndryshe) ai është i trishtuar, dhe vazhdon të kerkojë akoma per një arrë lisi. Tani le të shohim se si
-
ne mund të përdorim një deklarate if-else (nëse-përndryshe) me mikun tonë Scrat. Ky bllok duket i njëjtë si blloku "if",
-
por ka një pjesë tjetër shtesë në pjesën e poshtme që thotë "else"(perndryshe). Nëse unë vendos një bllok që thotë "bëj një hap përpara",
-
para te cilit thuhet "do"(bej) dhe një bllok "kthehu majtas", para se cilit thuhet ELSE, do të thotë qe ketri Scrat
-
do të shkojë përpara nëse ka një rrugë përpara. Nëse nuk ka rrugë përpara,
-
Scrat do të kthehet majtas.Merret një vendim dhe një nga dy veprimet qe realizohen bazohen në
-
ate vendim. Dhe ashtu si blloku "if"("në qoftë se"), ju mund të vendosni bllokun "if-else"( "nëse-perndryshe") brenda bllokut "repeat"("përsërit")
-
Tani le të ndihmojme ketrin Scrat te marre ate lis!