Një deklarate if-else është një vendim mes dy gjërave. Për shembull, IF (nese) ketri Scrat gjen një arrë lisi, atëherë ai është i lumtur. ELSE (përndryshe) ai është i trishtuar, dhe vazhdon të kerkojë akoma per një arrë lisi. Tani le të shohim se si ne mund të përdorim një deklarate if-else (nëse-përndryshe) me mikun tonë Scrat. Ky bllok duket i njëjtë si blloku "if", por ka një pjesë tjetër shtesë në pjesën e poshtme që thotë "else"(perndryshe). Nëse unë vendos një bllok që thotë "bëj një hap përpara", para te cilit thuhet "do"(bej) dhe një bllok "kthehu majtas", para se cilit thuhet ELSE, do të thotë qe ketri Scrat do të shkojë përpara nëse ka një rrugë përpara. Nëse nuk ka rrugë përpara, Scrat do të kthehet majtas.Merret një vendim dhe një nga dy veprimet qe realizohen bazohen në ate vendim. Dhe ashtu si blloku "if"("në qoftë se"), ju mund të vendosni bllokun "if-else"( "nëse-perndryshe") brenda bllokut "repeat"("përsërit") Tani le të ndihmojme ketrin Scrat te marre ate lis!