Martin Seligman flet për Psikologjinë Pozitive
-
0:00 - 0:03Kur isha president i shoqatës Amerikane të Psikologjisë
-
0:03 - 0:05ata provuan të më mësojnë se si të paraqitem në media.
-
0:05 - 0:09dhe një takim që kisha me CNN-in
-
0:09 - 0:12përmbledh fjalimin tim të sotëm,
-
0:12 - 0:16që titullohet "Aryesja e 11-të për të qenë optimist".
-
0:16 - 0:21Redaktori i Discover na tregoi 10 prej tyre,
-
0:22 - 0:24dhe unë do të ju tregoj të 11-tën.
-
0:24 - 0:28CNN erdhi tek unë dhe më tha, "Profesor Seligman,
-
0:28 - 0:33a mund të na tregoni për gjëndjen e psikologjisë sot?
-
0:33 - 0:36Kemi dëshire të të intervistojmë për këtë qështje." Dhe unë thash: "Mrekullueshëm."
-
0:36 - 0:41Ajo tha, "Por ky është CNN, kështu që ju do të keni vetëm pak kohë."
-
0:41 - 0:44Unë thash, "Sa fjalë mund të them?"
-
0:44 - 0:46Ajo tha: "Një"
-
0:46 - 0:47(Të qeshura)
-
0:47 - 0:51Kamerat filluan inçizimin, dhe ajo tha " Profesor Seligman,"
-
0:51 - 0:55si është gjendja e psikologjisë sot?"
-
0:55 - 0:57"Mirë"
-
0:57 - 0:59(Të qeshura)
-
0:59 - 1:02"Ndal. Ndal. Kjo nuk është e mjaftueshme.
-
1:02 - 1:06Do të të japim pak më shumë kohë."
-
1:06 - 1:10"Sa fjalë mund të them këtë herë?" "Dy fjalë."
-
1:10 - 1:16Dr. Seligman, si është gjendja e psikologjisë sot?"
-
1:16 - 1:18"Jo e mirë"
-
1:18 - 1:27(Të qeshura)
-
1:27 - 1:29"Shiqo, Dr. Seligman,
-
1:29 - 1:32ne e kuptojmë që nuk je i rehatshëm në këtë mes.
-
1:32 - 1:35Ne do të japim edhe më shumë kohë.
-
1:35 - 1:38Këtë herë mund të thuash tri fjalë.
-
1:38 - 1:43Profesor Seligman, si është gjendja e psikologjisë sot?"
-
1:43 - 1:48"Jo mjaft e mirë." Kjo është tema për të cilën do të flas sot.
-
1:48 - 1:52Unë dua të them pse psikologjia ishte e mirë, pse nuk ishte e mirë,
-
1:52 - 1:56dhe se si mund të bëhet "mjaft mirë" në 10 vitet e ardhshme
-
1:56 - 2:01Për një përmledhje paralele, dua të them të njejtën gjë për teknologjinë,
-
2:01 - 2:05për argëtimin, dhe dizajnin, sepse mendoj që këto çështje janë të ngjashme.
-
2:05 - 2:08Pra, pse ishte psikologjia e mirë?
-
2:08 - 2:13Për më shumë se 60 vjet, psikologjia punoi me modelin për sëmundje.
-
2:13 - 2:15Para 10 vitesh, përderisa isha në një aeroplan
-
2:15 - 2:19dhe i prezentoja veten dhe profesionin tim personit që ulej pranë meje
-
2:19 - 2:21njerëzit largoheshin prej meje.
-
2:21 - 2:24Sepse, me të drejtë, ata po thonin,
-
2:24 - 2:28psikologjia gjen të metat e njerëzve. "Gjeje të çmendurin."
-
2:28 - 2:33Tani kur ju them njerëzve se çfarë bëj, ata më afrohen.
-
2:33 - 2:36Gjëja e mirë për psikologjinë,
-
2:36 - 2:40për investimin 30 miliard dollarësh që Instituti Nacional i Sëmundjeve Mendore (INSM) bëri,
-
2:40 - 2:42për punën me modelin e sëmundjeve,
-
2:42 - 2:44për kuptimin e psikologjisë,
-
2:44 - 2:49është që 60 vite më parë, asnjë prej sëmundjeve nuk ishin të shërueshme --
-
2:49 - 2:51çdo gjë ishte e paçartë dhe e mangët
-
2:51 - 2:53Tani 14 sëmundje janë të mjekueshme
-
2:53 - 2:55dy prej tyre të shërueshme.
-
2:55 - 3:00Gjëja tjetër që ndodhi është që u zhvillua shkenca,
-
3:00 - 3:02një shkencë e sëmundjeve mendore.
-
3:02 - 3:10Ne kuptuam që mund të studiojmë koncepte të vështira si depresioni, alkoholismi
-
3:10 - 3:12dhe ti masim këto me precizitet.
-
3:12 - 3:16Ne kuptuam që mund të krijojmë një klasifikim të sëmundjeve mendore.
-
3:16 - 3:21Ne mund të kuptojmë shkakun e këtyre sëmundjeve.
-
3:21 - 3:25Ne mund t'i vëzhgojmë të njejtit njerëz për një kohë të caktuar.
-
3:25 - 3:29Njerëz, për shembull, që janë të cenuar nga gjenet që të kenë shizofreni,
-
3:29 - 3:33dhe mund të pyesim se çfarë kontributi kanë kujdesja e nënës, dhe gjenet
-
3:33 - 3:36dhe pastaj mund të izolonim variablën e tretë,
-
3:36 - 3:39duke bërë eksperimente në sëmundje mendore.
-
3:39 - 3:43Dhe më e mira qëndron në atë se në 50 vitet e fundit kemi pasur mundesinë
-
3:43 - 3:47të zbulojmë trajtime me barna dhe trajtime psikologjike.
-
3:47 - 3:51dhe pastaj patëm mundesinë t'i testojmë këto trajtime
-
3:51 - 3:54me ekserimente që janë të dizajnuara të kenë situata të rastësishme.
-
3:54 - 3:58duke hudhur gjërat që nuk funksionuan si duhet, dhe t'i mbajmë ato që funksionuan.
-
3:58 - 4:05Përfundimi i kësaj është që psikologjia dhe psikiatria, në 60 vitet e fundit,
-
4:05 - 4:11mund të deklarojnë që ne mund ti ndihmojmë njerëzit që vuajnë, të vuajnë më pak.
-
4:11 - 4:16Unë mendoj që kjo është fantastike. Jam shumë krenarë për këtë.
-
4:18 - 4:23Por ky zhvillim ka tri pasoja.
-
4:23 - 4:25E para kishte të bënte me moralin --
-
4:25 - 4:29që psikologët dhe psikiatërit u bënë njerëz që identifikojnë viktimat, njerëz që identifikojnë sëmundje;
-
4:29 - 4:34Pikëpamja jonë e natyrës njerzore ishte se nëse dikush ka probleme, atëhere këto probleme janë të shkaktuara sepse tullat kanë rënë mbi të.
-
4:34 - 4:37Ne harruam që njerëzit bëjnë zgjedhje dhe marrin vendime.
-
4:37 - 4:41Ne harruam për përgjigjësinë. Ky ishte çmimi i parë që paguam.
-
4:41 - 4:45Çmimi i dytë ishte që ne harruam për njerëzit e zakonëshem.
-
4:45 - 4:49Ne harruam që duhet të përmisojmë jetët normale.
-
4:49 - 4:55Ne harruam për misionin që të bëjmë njerëzit e lumtur më të lumtur,
-
4:55 - 5:01më të përmbushur, më produktiv, dhe fjalët "gjeni", "talent i madh," u bënë fjalë të pista.
-
5:01 - 5:03Askush nuk punon në këtë çështje.
-
5:03 - 5:07Problemi i tretë për modelin e sëmundjeve është,
-
5:07 - 5:10që në nxitim e sipër për të bërë diq për njerëzit me probleme,
-
5:10 - 5:15në ngutjen tonë për të bërë diç që të meremetojmë dëmet,
-
5:15 - 5:18nuk u kujtuam që të zhvillojmë një ndërhyrje
-
5:18 - 5:22për të bërë njerëzit më të lumtur - ndërhyrje pozitive.
-
5:22 - 5:24Kështu që kjo nuk ishte mire.
-
5:24 - 5:29Kjo është ajo që i bëri njerëzit si Nancy Etcoff, Dan Gilbert,
-
5:29 - 5:33Mike Csikszentmihalyi (Qiksendmihajli) dhe mua të punojmë në diç që une e quaj Psikologjia Pozitive,
-
5:33 - 5:35e cila ka tri qëllime.
-
5:35 - 5:40Qëllimi i parë është që psikologjia duhet të jetë po aq e përqëndruar
-
5:40 - 5:44në pikat e forta të njerëzve, sa ne pika e tyre të dobëta.
-
5:44 - 5:51Duhet të brengoset po aq shumë me ndërtimin e forcave, sa me riparimin e dëmeve.
-
5:51 - 5:53Duhet të interesohet në gjërat më të mira në jetë,
-
5:53 - 5:59dhe duhet të merret me çështjen e permbushjes së jetërave të njerëzve normal
-
5:59 - 6:04Duhet të jetë e preokupuar me gjeni, dhe me rritjen e talenteve.
-
6:04 - 6:08Kështu që në 10 vitet e fundit, dhe shpresën për të ardhëmen,
-
6:08 - 6:12ne kemi parë fillimet e një shkence të psikologjisë pozitive:
-
6:12 - 6:15Shkenca e dedikuar asaj që i jep jetes vlerë.
-
6:15 - 6:19Tani e dime që mund të masim forma të ndryshme të lumturisë.
-
6:19 - 6:23Çdo njëri prej jush, mund të shkoj në webfaqen qe kemi krijuar
-
6:23 - 6:26dhe të plotësoj disa teste të lumturisë.
-
6:26 - 6:31Ju mund të pyesni se ku qëndroni me emocione pozitive, domethënie jetësore,
-
6:31 - 6:35dhe rrjedhim të jetes, në mesin e dhjetra mijëra njerëzve të tjerë?
-
6:35 - 6:41Ne krijuam të kundertën e Udhëzuesit Diagnostifikues për Çmenduri:
-
6:41 - 6:46një klasifikim i pikave të forta dhe virtyteve që konsiderojnë proporcionin e gjinise,
-
6:46 - 6:48se si definohen, si ti diagnosifikohen ato,
-
6:48 - 6:52çfarë i ndërton ato, dhe çfarë i pengon.
-
6:53 - 6:57Ne gjetëm se ne mund të zbulojmë shkakun e gjëndjeve mendore pozitive,
-
6:57 - 7:01marrëdhënien në mes të aktivitetit në hemisferën e majtë (të trurit)
-
7:01 - 7:07dhe në mes të aktivitetit të hemisferës së djathtë, si një shkak i lumturisë.
-
7:08 - 7:11Unë kam kaluar gjithë jetën time duke punuar me njerëz të trishtuar,
-
7:11 - 7:13dhe kam pyetur,
-
7:13 - 7:16si ndryshojnë njerëzit e trishtuar nga të tjerët?
-
7:16 - 7:21Para 6 viteve, ne bëmë të njejtën pyetje për njerëzit e lumtur,
-
7:21 - 7:23dhe se si ata ndryshojnë prej nesh?
-
7:23 - 7:26Kuptuam që ata nuk ndryshojnë prej nesh.
-
7:27 - 7:29Ata nuk janë më fetar, ata nuk janë në formë më të mirë fizike,
-
7:29 - 7:32ata nuk kanë më shumë para, ata nuk janë më të bukur,
-
7:32 - 7:35atyre nuk ju ndodhin më shumë ngjarje të mira dhe me pak ngjarje të këqija.
-
7:35 - 7:40Mënyra e vetme në të cilën ata ndryshojnë është që ata jane më të shoqërueshëm.
-
7:40 - 7:43Ata nuk shkojnë në seminare gjatë të shtunës në mëngjes.
-
7:43 - 7:47(Të Qeshura)
-
7:47 - 7:49Ata nuk kalojnë kohë të vetmuar.
-
7:49 - 7:51Secili prej tyre është në një marrëdhënie romantike
-
7:51 - 7:54dhe secili ka një repertor të gjerë të shokëve e shoqeve.
-
7:54 - 7:59Por keni kujdes këtu. Këto janë të dhëna korrelacionale, jo shkaktare,
-
7:59 - 8:04dhe unë po flas për lumturinë e Holivudit:
-
8:04 - 8:08lumturia e entuziazmit dhe të qeshurave, dhe ngazëllimit.
-
8:08 - 8:12Dhe pas një minuti, do t'ju sygjeroj që kjo nuk është e mjaftueshme.
-
8:12 - 8:17Ne gjetëm që mund të shikonim në intervenime gjatë shekujve,
-
8:17 - 8:19nga Buda deri tek Toni Robbins.
-
8:19 - 8:22Kemi rreth 120 propozime për intervenime që do të bejnë njerëzit
-
8:22 - 8:25më të lumtur.
-
8:25 - 8:30Ne kemi mundur t'i vendosim nëpër libra shumë prej tyre,
-
8:30 - 8:33dhe tani bëjmë detyra të rastit
-
8:33 - 8:35për studime të efikasitetit dhe efektivitetit.
-
8:35 - 8:39Cila prej këtyre do i bën njerëzit më të lumtur?
-
8:39 - 8:42Në pak minuta do ju tregoj për rezultatet e këtyre studimeve.
-
8:42 - 8:49Rezultati i kësaj është që misioni të cilin une kam dëshirë që psikologjia të ketë,
-
8:49 - 8:53përveq misionit për të shëruar njerëzit me sëmundje mendore,
-
8:53 - 8:57dhe përveq misionit për të bërë njerëzit e trishtuar, më pak të trishtuar,
-
8:57 - 9:01është se a mund të na bëj psikologjia më të lumtur?
-
9:01 - 9:05Për të pyetur këtë pyetje -- lumturia është një fjalë që nuk e përdori shpesh --
-
9:05 - 9:09ne duhet të caktojmë se çfarë mund të pyetet për lumturi.
-
9:09 - 9:12Unë mendoj që ka 3 gjëra të ndryshme --
-
9:12 - 9:16dhe i quaj të ndryshme sepse janë të ndërtuara prej intervenimeve të ndryshme,
-
9:16 - 9:19është e mundur të kemi njërën apo tjetrën --
-
9:19 - 9:21tri jetë të ndryshme, por të lumtura.
-
9:21 - 9:24Jeta e parë e lumtur është jeta e kënaqesisë.
-
9:24 - 9:29Kjo është një jetë në të cilën ti përjeton maksimumin e emocioneve pozitive
-
9:29 - 9:31dhe i ke shkathtësitë për ti zgjëruar këto emocione.
-
9:31 - 9:33Jeta e dytë është ajo e angazhimit:
-
9:33 - 9:40një jetë në pune, si prind, në dashuri, gjatë kohës tënde të lire, kur koha ndalet për ty.
-
9:41 - 9:43Kjo është ajo për të cilën fliste Aristoteli.
-
9:43 - 9:45Dhe jeta e tretë, jeta domethënëse.
-
9:45 - 9:48Dua të them pak për secilën jetë,
-
9:48 - 9:50dhe se çfarë ne dimë për secilën.
-
9:50 - 9:55Jeta e parë është jeta e kënaqësisë, dhe është thjeshtë jeta më e mirë që mund të gjejmë,
-
9:55 - 9:57ku mund të kemi maksimumin e kënaqësive,
-
9:57 - 10:00ku mund të kemi maksimumin e emocioneve pozitive,
-
10:00 - 10:06dhe ku mund të mësojmë shkathtësitë, shijimin dhe ndërgjegjshmërinë, që i plotësojnë këto dëshira,
-
10:06 - 10:09qe i zgjërojnë ato me kalimin e kohes dhe përmes hapësirës.
-
10:09 - 10:13Por jeta e kënaqesive ka 3 të meta,
-
10:13 - 10:19dhe është kjo aryeja pse psikologjia nuk është lumturilogji dhe pse nuk përfundon këtu.
-
10:19 - 10:22E meta e parë është që jeta e kënaqësive,
-
10:22 - 10:27përjetimi i emocioneve pozitive, është e trashëguar.
-
10:27 - 10:33Rreth 50% e trashëguar, dhe jo shumë e ndryshueshme.
-
10:33 - 10:37Kështu që marifetet e ndryshme që Matthieu [Ricard],unë dhe të tjerët dijmë
-
10:37 - 10:41për të rritur shumën e emocioneve pozitive në jetën tënde
-
10:41 - 10:45janë 15% deri në 20%.
-
10:45 - 10:53Problemi i dytë është që emocionet pozititve bëhen të zakonëshme. Bëhen të zakonëshme shumë shpejt.
-
10:53 - 10:58E gjitha është si një akullore prej vaniljës, shijimi i parë është 100%,
-
10:58 - 11:02por kur të arrijin në kafshatën e gjashtë, çdo gjë humbet.
-
11:03 - 11:07Siq thash, kjo jetë nuk është e lakmueshme.
-
11:07 - 11:10Kjo çon tek jeta e dytë.
-
11:10 - 11:12Unë duhet të ju tregoj për shokun tim Len,
-
11:12 - 11:18që tregon se të flasësh për psikologji pozitive është më shumë se të flasësh vetëm për emocione pozitive,
-
11:18 - 11:20më shumë se ndëritmi i kënaqësisë.
-
11:20 - 11:24Nga koha kur ishte vetëm 30 vjet, Len ishte shumë i suksesëshëm
-
11:24 - 11:30në dy prej tri fushave të jetës. Fusha e parë ishte puna.
-
11:30 - 11:32Nga koha kur ai ishte 20 vjeq, ai ishte një tregtar i aksioneve .
-
11:32 - 11:35Kur ishte 25 vjeqë, ai ishte multimilioner
-
11:35 - 11:38dhe lideri i një kompanie të tregtisë për aksione.
-
11:38 - 11:43Fusha e dytë është loja: ai është kampion nacional i lojës brixh.
-
11:44 - 11:50Por në fushën e tretë të jetës së tij, Len është për faqe të zezë.
-
11:50 - 11:56Aryseja për këtë është që Len është një peshk i ftohtë.
-
11:56 - 11:57(Të Qeshura)
-
11:58 - 12:01Len është një introvert.
-
12:02 - 12:06Gratë Amerikane të cilat ishin në marrëdhënje me Len, i thoshin atij
-
12:06 - 12:10"Ti nuk je argëtues. Ti nuk ke emocione pozitive. Ik."
-
12:10 - 12:16Len ishte aq i pasur sa të përballonte një psikoanalist nga Park Avenue,
-
12:16 - 12:20i cili për 5 vjet u mundua të gjente një traumë seksuale
-
12:20 - 12:23që kishte mbyllur emocionet pozitive brenda Lenit.
-
12:23 - 12:27Por doli që Leni nuk kishte traumë seksuale.
-
12:27 - 12:31Doli që... Leni u rrit në Long Island (Ishullin e Gjatë)
-
12:31 - 12:37dhe luajti futboll, dhe shiqoj futboll, dhe luajti brixh.
-
12:37 - 12:42Len është në 5 përqindëshen e fundit të asaj që ne e quajmë afekt pozitivë.
-
12:42 - 12:46Pyetja është, A është Leni i palumtur? Dhe une dua të them që jo.
-
12:46 - 12:50Në kundershtimë me atë që psikologjia na ka treguar për 50 përqindeshin e ulët
-
12:50 - 12:53të racës njerëzore në efektivitet pozitivë,
-
12:53 - 12:56unë mendoj që Leni është njëri prej njerëzve më të lumtur që kam njohur ndonjëherë.
-
12:56 - 12:59Ai nuk është dërguar në ferrin e pa-lumturisë
-
12:59 - 13:05dhe kjo është sepse Leni, si shume prej jush, është i aftë të ketë rrjedhim të jetës.
-
13:05 - 13:10Kur ai ecën në dyshemenë e American Exchange në ora 9:30 të mëngjesit,
-
13:10 - 13:13koha ndalet për të. Koha ndalet deri atëherë kur bie zilja për mbyllje.
-
13:13 - 13:15Kur ai e luan letrën e parë,
-
13:15 - 13:19deri 10 ditë më vonë kur turniri përfundon, koha ndalet për Lenin.
-
13:19 - 13:23Dhe kjo është ajo për të cilën Mike Csikszentmihalyi flet,
-
13:23 - 13:28rrjedha, e cila është ndryshe prej kënaqësisë në një mënyrë të rëndesishme.
-
13:28 - 13:33Kënaqësia ka ndjenja të papërpunuara: ti e di që po ndodh. Është mendimi dhe ndjenja.
-
13:33 - 13:41Dhe ajo për të cilën Mike ju tregoj dje, gjatë rrjedhës, ti nuk mund të ndjesh asgjë.
-
13:42 - 13:46Ti je një me muzikën. Koha ndalet.
-
13:46 - 13:48Ju keni koncentrim intensiv.
-
13:48 - 13:53Kjo është një karakteristikë për të cilën ne mendojmë kur mendojmë për jetën e mirë.
-
13:53 - 13:56Ne mendojmë që ka një recetë për këtë,
-
13:56 - 13:58dhe kjo është dituria për cilësitë e tua më të forta.
-
13:58 - 14:00Ka një test të besueshëm
-
14:00 - 14:03që tregon se cilat janë pikat e tua të forta.
-
14:03 - 14:09Pasi t'i gjeni këto cilësi, ju mund të rikonstruktoni jetën tuaj aq sa mundeni,
-
14:09 - 14:12rekonstruktoni punën tënde, dashurinë tënde,
-
14:12 - 14:15lojën, shoqërine dhe prindësine.
-
14:15 - 14:20Një shembull: Një person me të cilin punoja, mbushte qese tek Genuardi.
-
14:20 - 14:22E urrente këtë punë.
-
14:22 - 14:24Ajo po punonte për të paguar për fakultet.
-
14:25 - 14:28Cilësia e saj më e fortë ishte intelegjenca sociale,
-
14:28 - 14:33kështu që ajo e shëndroj punën e saj kështu që konsumatorët
-
14:33 - 14:35do të kënaqëshin kur ta takonin.
-
14:35 - 14:38Ajo dështoi.
-
14:38 - 14:41Por ajo që bëri ishte që e morri cilësinë e saj,
-
14:41 - 14:45dhe e rikonstruktoi punën e saj aq sa kishte mundësi.
-
14:45 - 14:47Ajo që merrni prej kësaj nuk është buzëqeshje.
-
14:47 - 14:49Ju nuk dukeni si Debbie Reynolds.
-
14:49 - 14:54Ju nuk qeshni shumë. Ajo që fitoni është më shumë përvetësim.
-
14:54 - 14:58Kjo është rruga e dytë. Rruga e parë është emocioni pozitiv.
-
14:58 - 15:02Rruga e dytë është rrjedhim eudomonie (lumturi për Aristotelin)
-
15:02 - 15:04Dhe rruga e tretë është domethënia.
-
15:04 - 15:08Kjo është baza e lumturisë, tradicionalisht.
-
15:08 - 15:14Dhe domethënja në këtë këndvështrim përbëhet prej
-
15:14 - 15:20dijes tënde për cilësitë tua të forta, dhe përdorimi i tyre
-
15:20 - 15:26për tu bërë pjesë e diçkaje më të madhe se ti.
-
15:27 - 15:32Unë e përmenda që për këto tri lloje të jetës, jeta e kënaqësisë,
-
15:32 - 15:37jeta e mirë, jeta e domethënies, tani njerëzit po punojnë shumë në pyetjen:
-
15:37 - 15:41a ka gjëra që na ndërrojnë jetën përjetësisht?
-
15:41 - 15:47Dhe përgjigja duket që është po. Unë do ju jap disa mostra të kësaj.
-
15:47 - 15:49Po bëhet me shumë zell.
-
15:49 - 15:54Po bëhet në të njejtën mënyrë që ne përdorim për të testuar ilaçet.
-
15:54 - 15:59Kështu që ne bëjme detyra të zakonshme, kontrol me placebo
-
15:59 - 16:02dhe studime të gjata për intervenime të ndryshme.
-
16:02 - 16:06Për të provuar ndërhyrjet që kanë ndikim,
-
16:06 - 16:10kur ne i mësojmë njerëzit për jetën e kënaqësisë,
-
16:10 - 16:12se si ata mund të kenë më shumë kënaqesi në jetë,
-
16:12 - 16:18një prej detyrave është të marrësh aftësitë e kujtesës, aftësitë e shijimit,
-
16:18 - 16:22dhe ju keni për detyrë të krijoni një ditë të bukur.
-
16:22 - 16:27Të Shtunën e ardhëshme, krijo një ditë të bukur për veten,
-
16:27 - 16:31dhe përdor shijimin dhe kujtimin për ti rritur këto kënaqësi.
-
16:31 - 16:37Kështu ne mund të tregojmë që ne mund të rrisim kënaqësite në jetë.
-
16:38 - 16:44Vizita falënderuese. Unë dua që të gjithë këtu të bëjnë atë që bëj unë, nëse mundeni.
-
16:44 - 16:46Mbyllni sytë.
-
16:46 - 16:54Mendoni për dikë që ka bërë diç shumë të rëndësishme,
-
16:54 - 16:58që ju ka ndërruar jetën në një drejtim të mirë,
-
16:58 - 17:01dhe të cilin person ju kurr nuk e keni falenderuar.
-
17:01 - 17:04Ky person duhet të jetë gjallë.
-
17:04 - 17:06Tani mund t'i hapni sytë.
-
17:06 - 17:08Shpresoj që të gjithë kishit një person të tillë.
-
17:08 - 17:12Detyra juaj kur mësoni për vizitën falenderuese
-
17:12 - 17:16është të shkruani një dëshmi prej 300 fjalësh për atë person,
-
17:16 - 17:19thirre në telefon në Feniks,
-
17:19 - 17:24pyesni nëse mund të vizitoni, mos ju tregoni pse, shkoni tek shtëpia e tyre,
-
17:24 - 17:30lexoni dëshminë -- çdo njeri qan kur kjo ndodh --
-
17:30 - 17:34dhe ajo që ndodh është se kur ne i testojmë njerëzit një javë më vonë, një muaj më vonë,
-
17:34 - 17:39apo 4 muaj më vonë, që të dy janë më të lumtur, dhe më pak të dëshëperuar.
-
17:40 - 17:44Nje ushtrim tjetër është një takim dashurie gjatë të cilit ne i pyesim çiftet
-
17:44 - 17:47të identifikojnë cilësitë e tyre më të forta,
-
17:47 - 17:53dhe të krijojnë një natë gjatë së cilës secili i përdorë fuqitë e tij/saj
-
17:53 - 17:56dhe gjejmë që kjo iu forcon lidhjen.
-
17:56 - 17:58Pastaj, argëtim përballë bamirësisë.
-
17:58 - 18:01Eshtë shumë prekëse të jesh në këtë grup,
-
18:01 - 18:05në të cilin shumë prej jush i keni kthyer jetët tuaja në bamirësi.
-
18:05 - 18:08E po, studentët e mi të fakultetit dhe njerëzit me të cilët punoj nuk e kan zbuluar këtë,
-
18:08 - 18:12kështu që ne i pyesim njerëzit të bëjnë diç altruiste
-
18:12 - 18:15të bëjnë diç argëtuese, dhe t'i krahasojnë ndjenjat qe marrin nga secili veprim.
-
18:15 - 18:18Ajo që kuptoni është që kur të bëni diq argëtuese,
-
18:18 - 18:20ju ndiheni mirë për një kohë të shkurtër.
-
18:20 - 18:26Kur ju bëni bamiresi, për të ndihmuar një person tjetër, kjo zgjatë më shume.
-
18:26 - 18:30Këto janë shembuj të ndërhyrjeve pozitive.
-
18:30 - 18:35Gjëja e parafundit që dua të them është
-
18:35 - 18:38që ne jemi të interesuar në sasinë e kënaqësisë që njerëzit provojnë,
-
18:38 - 18:42dhe kjo është ajo për të cilën ne kujdesemi. Kjo është variabëla jonë.
-
18:42 - 18:46Ne pyesim këto pyetje si funksion të tri jetëve të ndryshme,
-
18:46 - 18:48sa kënaqësi merr nga jeta?
-
18:48 - 18:54Kështu që ne pyesim -- dhe ne e kemi bërë këtë në 15 studime që perfshijnë mijëra njerëz --
-
18:54 - 18:56si kontribojnë jeta e kënaqësisë, jeta e emocioneve pozitive,
-
18:56 - 19:00dhe ndjekja e emocioneve pozitive,
-
19:00 - 19:03ndjekja e angazhimit, kohë-ndalja,
-
19:03 - 19:07dhe ndjekja e domethënjës, në kënaqësinë që ndjeni për jetën tënde?
-
19:07 - 19:11Rrezultatet na befasuan, por ato ishin e kundërta e asaj që ne menduam.
-
19:11 - 19:16Doli që ndjekja e kënaqësisë nuk bën asnjë kontribut në kënaqësine që kemi me jetën tonë .
-
19:16 - 19:19Ndjekja e domethënjes është më e forta.
-
19:19 - 19:23Ndjekja e angazhimit është e fortë poashtu.
-
19:23 - 19:27Aty ky kënaqësia ka peshë, është atëherë kur ju keni angazhim
-
19:27 - 19:31dhe atëherë kur keni domethënie, pastaj kënaqësia është qërshia mbi shlag.
-
19:31 - 19:39Kjo do të thotë që jeta komplete, është shuma e të gjitha pjesëve.
-
19:39 - 19:42Në të kundërtën, nëse nuk e keni asnjërën prej këtyre jetëve,
-
19:42 - 19:44por e keni jetën e zbrazët, shuma është më pak se pjesët individuale.
-
19:44 - 19:46Ajo që ne pyesim tani është
-
19:46 - 19:50a është e mundëshme që marrëdhënjet, shëndeti fizik, sëmundëshmëria,
-
19:50 - 19:55gjatësia e jetës dhe produktiviteti, ndjekin të njejtën lidhje?
-
19:55 - 19:57Kjo do të thotë, në një korporatë,
-
19:57 - 20:03a është produktiviteti një emocion pozitivë, angazhim dhe domethënje?
-
20:04 - 20:07A është shëndeti funksion i angazhimit pozitivë,
-
20:07 - 20:09i kënaqësisë, dhe domethënjes së jetës?
-
20:09 - 20:14Ka arsye që na bëjnë të mendojmë që përgjigja për këto pyetje është po.
-
20:16 - 20:23Kris tha që folesi i fundit do të kishte mundësinë të bashkoj ato të cilat ai i kishte dëgjuar,
-
20:23 - 20:28dhe kjo ishte e mrekullueshme për mua. Unë kurrë nuk kam marrur pjesë në një takim të tillë.
-
20:29 - 20:32Kurrë nuk kam parë që folësit të zgjaten më shumë se vetja kaq shumë,
-
20:32 - 20:35që ishte njëra prej gjërave më të mrekullueshme.
-
20:35 - 20:39Por gjeta që problemet e psikologjisë ishin paralele
-
20:39 - 20:44me problemet e teknologjisë, argëtimit and dizajnit në këto mënyra.
-
20:44 - 20:48Ne të gjithë e dimë se teknologjia, argëtimi dhe dizajni
-
20:48 - 20:54kanë qenë, dhe mund të përdoren për procese shkatërruese.
-
20:54 - 20:58Ne të gjithë e dimë që teknologjia, argëtimi dhe dizajni
-
20:58 - 21:01mund të përdoren për lirimin e fatëkeqësisë.
-
21:01 - 21:05Ndryshimi në mes të lirimit të mjerimit,
-
21:05 - 21:08dhe ndërtimit të lumturisë është shumë i rëndësishëm.
-
21:08 - 21:11Unë mendova, kur u bëra terapist para 30 vjete,
-
21:11 - 21:17se nëse jam aq i mirë sa që mund të liroj dikë nga dëshpërimi,
-
21:17 - 21:23ankthi, dhe nervoza, atëherë do t'i bëja të lumtur.
-
21:23 - 21:28Por nuk e gjeta këtë. Unë kuptova që ajo që mund të bësh është të arrish zeron.
-
21:28 - 21:30Por ata ishin të zbrazët.
-
21:30 - 21:35Del që aftësitë e lumturisë, aftësitë e jetës së kënaqësisë,
-
21:35 - 21:38aftësitë e angazhimit, aftësitë e domethënjes,
-
21:38 - 21:42jan ndryshe prej aftësive për të lehtësuar trishtimin.
-
21:42 - 21:45Kështu që paralelizmi qëndron
-
21:45 - 21:49me teknologji, argëtim dhe dizajn, unë besoj.
-
21:49 - 21:56Kjo do të thotë që është e mundur për këta vozitës të botës tonë
-
21:56 - 22:02të rrisin lumturinë, të rrisin emocionet pozitive,
-
22:02 - 22:04dhe ato janë përdorur për të bërë këtë.
-
22:04 - 22:07Por kur ju ndani lumturinë ashtu si e ndaj unë,
-
22:07 - 22:10jo vetëm emocione pozitive -- kjo nuk është mjaft --
-
22:10 - 22:13ka nje rrjedhë në jetë, dhe ka kuptim në jetë.
-
22:13 - 22:15Siq na tha Lauralee (Laurali),
-
22:15 - 22:19dizajni, dhe unë besoj që edhe argëtimi e teknologjia,
-
22:19 - 22:23mund të përdoren për të rritur domethënjen e angazhimit në jetë.
-
22:23 - 22:27Si përfundim, arsyeja e njëmbëdhjetë për optimizëm,
-
22:27 - 22:31përveq liftit në hapësirë,
-
22:31 - 22:36është që me teknologji, argëtim dhe dizajn,
-
22:36 - 22:40ne mund të rrisim tonazhin
-
22:40 - 22:42e lumturisë njerëzore në planet.
-
22:42 - 22:48Nëse teknologjia mund të rritë jetën e kënaqësisë, jetën e mirë dhe jetën domethënëse,
-
22:48 - 22:52në dekadën e ardhëshme, apo dy dekada prej tash, kjo do të jetë mjaft.
-
22:52 - 22:58Nëse argëtimi mund të përdoret për të rritut emocionet pozitive,
-
22:58 - 23:02domethënjen, eudomonian, kjo do të jetë mjaft e mirë.
-
23:02 - 23:08Dhe nëse dizajni mund të rritë emocionet pozitive,
-
23:08 - 23:11eudomonina, rrjedhën dhe domethënjen,
-
23:11 - 23:16ajo që ne po bëjmë së bashku do të jetë mjaft e mirë. Faleminderit.
-
23:16 - 23:24Duartrokitje
- Title:
- Martin Seligman flet për Psikologjinë Pozitive
- Speaker:
- Martin Seligman
- Description:
-
Martin Seligman flet për Psikologji -- si një fushë e studimit, dhe se si punon me pacientë dhe praktikantë. Duke marrur parasysh që Psikologjia po largohet nga përqëndrimi i saj në sëmundje, çfarë mund të bëj psikologjia moderne të na ndihmoj neve?
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 23:24