1 00:00:00,000 --> 00:00:03,000 Kur isha president i shoqatës Amerikane të Psikologjisë 2 00:00:03,000 --> 00:00:05,000 ata provuan të më mësojnë se si të paraqitem në media. 3 00:00:05,000 --> 00:00:09,000 dhe një takim që kisha me CNN-in 4 00:00:09,000 --> 00:00:12,000 përmbledh fjalimin tim të sotëm, 5 00:00:12,000 --> 00:00:16,000 që titullohet "Aryesja e 11-të për të qenë optimist". 6 00:00:16,000 --> 00:00:21,000 Redaktori i Discover na tregoi 10 prej tyre, 7 00:00:22,000 --> 00:00:24,000 dhe unë do të ju tregoj të 11-tën. 8 00:00:24,000 --> 00:00:28,000 CNN erdhi tek unë dhe më tha, "Profesor Seligman, 9 00:00:28,000 --> 00:00:33,000 a mund të na tregoni për gjëndjen e psikologjisë sot? 10 00:00:33,000 --> 00:00:36,000 Kemi dëshire të të intervistojmë për këtë qështje." Dhe unë thash: "Mrekullueshëm." 11 00:00:36,000 --> 00:00:41,000 Ajo tha, "Por ky është CNN, kështu që ju do të keni vetëm pak kohë." 12 00:00:41,000 --> 00:00:44,000 Unë thash, "Sa fjalë mund të them?" 13 00:00:44,000 --> 00:00:46,000 Ajo tha: "Një" 14 00:00:46,000 --> 00:00:47,000 (Të qeshura) 15 00:00:47,000 --> 00:00:51,000 Kamerat filluan inçizimin, dhe ajo tha " Profesor Seligman," 16 00:00:51,000 --> 00:00:55,000 si është gjendja e psikologjisë sot?" 17 00:00:55,000 --> 00:00:57,000 "Mirë" 18 00:00:57,000 --> 00:00:59,000 (Të qeshura) 19 00:00:59,000 --> 00:01:02,000 "Ndal. Ndal. Kjo nuk është e mjaftueshme. 20 00:01:02,000 --> 00:01:06,000 Do të të japim pak më shumë kohë." 21 00:01:06,000 --> 00:01:10,000 "Sa fjalë mund të them këtë herë?" "Dy fjalë." 22 00:01:10,000 --> 00:01:16,000 Dr. Seligman, si është gjendja e psikologjisë sot?" 23 00:01:16,000 --> 00:01:18,000 "Jo e mirë" 24 00:01:18,000 --> 00:01:27,000 (Të qeshura) 25 00:01:27,000 --> 00:01:29,000 "Shiqo, Dr. Seligman, 26 00:01:29,000 --> 00:01:32,000 ne e kuptojmë që nuk je i rehatshëm në këtë mes. 27 00:01:32,000 --> 00:01:35,000 Ne do të japim edhe më shumë kohë. 28 00:01:35,000 --> 00:01:38,000 Këtë herë mund të thuash tri fjalë. 29 00:01:38,000 --> 00:01:43,000 Profesor Seligman, si është gjendja e psikologjisë sot?" 30 00:01:43,000 --> 00:01:48,000 "Jo mjaft e mirë." Kjo është tema për të cilën do të flas sot. 31 00:01:48,000 --> 00:01:52,000 Unë dua të them pse psikologjia ishte e mirë, pse nuk ishte e mirë, 32 00:01:52,000 --> 00:01:56,000 dhe se si mund të bëhet "mjaft mirë" në 10 vitet e ardhshme 33 00:01:56,000 --> 00:02:01,000 Për një përmledhje paralele, dua të them të njejtën gjë për teknologjinë, 34 00:02:01,000 --> 00:02:05,000 për argëtimin, dhe dizajnin, sepse mendoj që këto çështje janë të ngjashme. 35 00:02:05,000 --> 00:02:08,000 Pra, pse ishte psikologjia e mirë? 36 00:02:08,000 --> 00:02:13,000 Për më shumë se 60 vjet, psikologjia punoi me modelin për sëmundje. 37 00:02:13,000 --> 00:02:15,000 Para 10 vitesh, përderisa isha në një aeroplan 38 00:02:15,000 --> 00:02:19,000 dhe i prezentoja veten dhe profesionin tim personit që ulej pranë meje 39 00:02:19,000 --> 00:02:21,000 njerëzit largoheshin prej meje. 40 00:02:21,000 --> 00:02:24,000 Sepse, me të drejtë, ata po thonin, 41 00:02:24,000 --> 00:02:28,000 psikologjia gjen të metat e njerëzve. "Gjeje të çmendurin." 42 00:02:28,000 --> 00:02:33,000 Tani kur ju them njerëzve se çfarë bëj, ata më afrohen. 43 00:02:33,000 --> 00:02:36,000 Gjëja e mirë për psikologjinë, 44 00:02:36,000 --> 00:02:40,000 për investimin 30 miliard dollarësh që Instituti Nacional i Sëmundjeve Mendore (INSM) bëri, 45 00:02:40,000 --> 00:02:42,000 për punën me modelin e sëmundjeve, 46 00:02:42,000 --> 00:02:44,000 për kuptimin e psikologjisë, 47 00:02:44,000 --> 00:02:49,000 është që 60 vite më parë, asnjë prej sëmundjeve nuk ishin të shërueshme -- 48 00:02:49,000 --> 00:02:51,000 çdo gjë ishte e paçartë dhe e mangët 49 00:02:51,000 --> 00:02:53,000 Tani 14 sëmundje janë të mjekueshme 50 00:02:53,000 --> 00:02:55,000 dy prej tyre të shërueshme. 51 00:02:55,000 --> 00:03:00,000 Gjëja tjetër që ndodhi është që u zhvillua shkenca, 52 00:03:00,000 --> 00:03:02,000 një shkencë e sëmundjeve mendore. 53 00:03:02,000 --> 00:03:10,000 Ne kuptuam që mund të studiojmë koncepte të vështira si depresioni, alkoholismi 54 00:03:10,000 --> 00:03:12,000 dhe ti masim këto me precizitet. 55 00:03:12,000 --> 00:03:16,000 Ne kuptuam që mund të krijojmë një klasifikim të sëmundjeve mendore. 56 00:03:16,000 --> 00:03:21,000 Ne mund të kuptojmë shkakun e këtyre sëmundjeve. 57 00:03:21,000 --> 00:03:25,000 Ne mund t'i vëzhgojmë të njejtit njerëz për një kohë të caktuar. 58 00:03:25,000 --> 00:03:29,000 Njerëz, për shembull, që janë të cenuar nga gjenet që të kenë shizofreni, 59 00:03:29,000 --> 00:03:33,000 dhe mund të pyesim se çfarë kontributi kanë kujdesja e nënës, dhe gjenet 60 00:03:33,000 --> 00:03:36,000 dhe pastaj mund të izolonim variablën e tretë, 61 00:03:36,000 --> 00:03:39,000 duke bërë eksperimente në sëmundje mendore. 62 00:03:39,000 --> 00:03:43,000 Dhe më e mira qëndron në atë se në 50 vitet e fundit kemi pasur mundesinë 63 00:03:43,000 --> 00:03:47,000 të zbulojmë trajtime me barna dhe trajtime psikologjike. 64 00:03:47,000 --> 00:03:51,000 dhe pastaj patëm mundesinë t'i testojmë këto trajtime 65 00:03:51,000 --> 00:03:54,000 me ekserimente që janë të dizajnuara të kenë situata të rastësishme. 66 00:03:54,000 --> 00:03:58,000 duke hudhur gjërat që nuk funksionuan si duhet, dhe t'i mbajmë ato që funksionuan. 67 00:03:58,000 --> 00:04:05,000 Përfundimi i kësaj është që psikologjia dhe psikiatria, në 60 vitet e fundit, 68 00:04:05,000 --> 00:04:11,000 mund të deklarojnë që ne mund ti ndihmojmë njerëzit që vuajnë, të vuajnë më pak. 69 00:04:11,000 --> 00:04:16,000 Unë mendoj që kjo është fantastike. Jam shumë krenarë për këtë. 70 00:04:18,000 --> 00:04:23,000 Por ky zhvillim ka tri pasoja. 71 00:04:23,000 --> 00:04:25,000 E para kishte të bënte me moralin -- 72 00:04:25,000 --> 00:04:29,000 që psikologët dhe psikiatërit u bënë njerëz që identifikojnë viktimat, njerëz që identifikojnë sëmundje; 73 00:04:29,000 --> 00:04:34,000 Pikëpamja jonë e natyrës njerzore ishte se nëse dikush ka probleme, atëhere këto probleme janë të shkaktuara sepse tullat kanë rënë mbi të. 74 00:04:34,000 --> 00:04:37,000 Ne harruam që njerëzit bëjnë zgjedhje dhe marrin vendime. 75 00:04:37,000 --> 00:04:41,000 Ne harruam për përgjigjësinë. Ky ishte çmimi i parë që paguam. 76 00:04:41,000 --> 00:04:45,000 Çmimi i dytë ishte që ne harruam për njerëzit e zakonëshem. 77 00:04:45,000 --> 00:04:49,000 Ne harruam që duhet të përmisojmë jetët normale. 78 00:04:49,000 --> 00:04:55,000 Ne harruam për misionin që të bëjmë njerëzit e lumtur më të lumtur, 79 00:04:55,000 --> 00:05:01,000 më të përmbushur, më produktiv, dhe fjalët "gjeni", "talent i madh," u bënë fjalë të pista. 80 00:05:01,000 --> 00:05:03,000 Askush nuk punon në këtë çështje. 81 00:05:03,000 --> 00:05:07,000 Problemi i tretë për modelin e sëmundjeve është, 82 00:05:07,000 --> 00:05:10,000 që në nxitim e sipër për të bërë diq për njerëzit me probleme, 83 00:05:10,000 --> 00:05:15,000 në ngutjen tonë për të bërë diç që të meremetojmë dëmet, 84 00:05:15,000 --> 00:05:18,000 nuk u kujtuam që të zhvillojmë një ndërhyrje 85 00:05:18,000 --> 00:05:22,000 për të bërë njerëzit më të lumtur - ndërhyrje pozitive. 86 00:05:22,000 --> 00:05:24,000 Kështu që kjo nuk ishte mire. 87 00:05:24,000 --> 00:05:29,000 Kjo është ajo që i bëri njerëzit si Nancy Etcoff, Dan Gilbert, 88 00:05:29,000 --> 00:05:33,000 Mike Csikszentmihalyi (Qiksendmihajli) dhe mua të punojmë në diç që une e quaj Psikologjia Pozitive, 89 00:05:33,000 --> 00:05:35,000 e cila ka tri qëllime. 90 00:05:35,000 --> 00:05:40,000 Qëllimi i parë është që psikologjia duhet të jetë po aq e përqëndruar 91 00:05:40,000 --> 00:05:44,000 në pikat e forta të njerëzve, sa ne pika e tyre të dobëta. 92 00:05:44,000 --> 00:05:51,000 Duhet të brengoset po aq shumë me ndërtimin e forcave, sa me riparimin e dëmeve. 93 00:05:51,000 --> 00:05:53,000 Duhet të interesohet në gjërat më të mira në jetë, 94 00:05:53,000 --> 00:05:59,000 dhe duhet të merret me çështjen e permbushjes së jetërave të njerëzve normal 95 00:05:59,000 --> 00:06:04,000 Duhet të jetë e preokupuar me gjeni, dhe me rritjen e talenteve. 96 00:06:04,000 --> 00:06:08,000 Kështu që në 10 vitet e fundit, dhe shpresën për të ardhëmen, 97 00:06:08,000 --> 00:06:12,000 ne kemi parë fillimet e një shkence të psikologjisë pozitive: 98 00:06:12,000 --> 00:06:15,000 Shkenca e dedikuar asaj që i jep jetes vlerë. 99 00:06:15,000 --> 00:06:19,000 Tani e dime që mund të masim forma të ndryshme të lumturisë. 100 00:06:19,000 --> 00:06:23,000 Çdo njëri prej jush, mund të shkoj në webfaqen qe kemi krijuar 101 00:06:23,000 --> 00:06:26,000 dhe të plotësoj disa teste të lumturisë. 102 00:06:26,000 --> 00:06:31,000 Ju mund të pyesni se ku qëndroni me emocione pozitive, domethënie jetësore, 103 00:06:31,000 --> 00:06:35,000 dhe rrjedhim të jetes, në mesin e dhjetra mijëra njerëzve të tjerë? 104 00:06:35,000 --> 00:06:41,000 Ne krijuam të kundertën e Udhëzuesit Diagnostifikues për Çmenduri: 105 00:06:41,000 --> 00:06:46,000 një klasifikim i pikave të forta dhe virtyteve që konsiderojnë proporcionin e gjinise, 106 00:06:46,000 --> 00:06:48,000 se si definohen, si ti diagnosifikohen ato, 107 00:06:48,000 --> 00:06:52,000 çfarë i ndërton ato, dhe çfarë i pengon. 108 00:06:53,000 --> 00:06:57,000 Ne gjetëm se ne mund të zbulojmë shkakun e gjëndjeve mendore pozitive, 109 00:06:57,000 --> 00:07:01,000 marrëdhënien në mes të aktivitetit në hemisferën e majtë (të trurit) 110 00:07:01,000 --> 00:07:07,000 dhe në mes të aktivitetit të hemisferës së djathtë, si një shkak i lumturisë. 111 00:07:08,000 --> 00:07:11,000 Unë kam kaluar gjithë jetën time duke punuar me njerëz të trishtuar, 112 00:07:11,000 --> 00:07:13,000 dhe kam pyetur, 113 00:07:13,000 --> 00:07:16,000 si ndryshojnë njerëzit e trishtuar nga të tjerët? 114 00:07:16,000 --> 00:07:21,000 Para 6 viteve, ne bëmë të njejtën pyetje për njerëzit e lumtur, 115 00:07:21,000 --> 00:07:23,000 dhe se si ata ndryshojnë prej nesh? 116 00:07:23,000 --> 00:07:26,000 Kuptuam që ata nuk ndryshojnë prej nesh. 117 00:07:27,000 --> 00:07:29,000 Ata nuk janë më fetar, ata nuk janë në formë më të mirë fizike, 118 00:07:29,000 --> 00:07:32,000 ata nuk kanë më shumë para, ata nuk janë më të bukur, 119 00:07:32,000 --> 00:07:35,000 atyre nuk ju ndodhin më shumë ngjarje të mira dhe me pak ngjarje të këqija. 120 00:07:35,000 --> 00:07:40,000 Mënyra e vetme në të cilën ata ndryshojnë është që ata jane më të shoqërueshëm. 121 00:07:40,000 --> 00:07:43,000 Ata nuk shkojnë në seminare gjatë të shtunës në mëngjes. 122 00:07:43,000 --> 00:07:47,000 (Të Qeshura) 123 00:07:47,000 --> 00:07:49,000 Ata nuk kalojnë kohë të vetmuar. 124 00:07:49,000 --> 00:07:51,000 Secili prej tyre është në një marrëdhënie romantike 125 00:07:51,000 --> 00:07:54,000 dhe secili ka një repertor të gjerë të shokëve e shoqeve. 126 00:07:54,000 --> 00:07:59,000 Por keni kujdes këtu. Këto janë të dhëna korrelacionale, jo shkaktare, 127 00:07:59,000 --> 00:08:04,000 dhe unë po flas për lumturinë e Holivudit: 128 00:08:04,000 --> 00:08:08,000 lumturia e entuziazmit dhe të qeshurave, dhe ngazëllimit. 129 00:08:08,000 --> 00:08:12,000 Dhe pas një minuti, do t'ju sygjeroj që kjo nuk është e mjaftueshme. 130 00:08:12,000 --> 00:08:17,000 Ne gjetëm që mund të shikonim në intervenime gjatë shekujve, 131 00:08:17,000 --> 00:08:19,000 nga Buda deri tek Toni Robbins. 132 00:08:19,000 --> 00:08:22,000 Kemi rreth 120 propozime për intervenime që do të bejnë njerëzit 133 00:08:22,000 --> 00:08:25,000 më të lumtur. 134 00:08:25,000 --> 00:08:30,000 Ne kemi mundur t'i vendosim nëpër libra shumë prej tyre, 135 00:08:30,000 --> 00:08:33,000 dhe tani bëjmë detyra të rastit 136 00:08:33,000 --> 00:08:35,000 për studime të efikasitetit dhe efektivitetit. 137 00:08:35,000 --> 00:08:39,000 Cila prej këtyre do i bën njerëzit më të lumtur? 138 00:08:39,000 --> 00:08:42,000 Në pak minuta do ju tregoj për rezultatet e këtyre studimeve. 139 00:08:42,000 --> 00:08:49,000 Rezultati i kësaj është që misioni të cilin une kam dëshirë që psikologjia të ketë, 140 00:08:49,000 --> 00:08:53,000 përveq misionit për të shëruar njerëzit me sëmundje mendore, 141 00:08:53,000 --> 00:08:57,000 dhe përveq misionit për të bërë njerëzit e trishtuar, më pak të trishtuar, 142 00:08:57,000 --> 00:09:01,000 është se a mund të na bëj psikologjia më të lumtur? 143 00:09:01,000 --> 00:09:05,000 Për të pyetur këtë pyetje -- lumturia është një fjalë që nuk e përdori shpesh -- 144 00:09:05,000 --> 00:09:09,000 ne duhet të caktojmë se çfarë mund të pyetet për lumturi. 145 00:09:09,000 --> 00:09:12,000 Unë mendoj që ka 3 gjëra të ndryshme -- 146 00:09:12,000 --> 00:09:16,000 dhe i quaj të ndryshme sepse janë të ndërtuara prej intervenimeve të ndryshme, 147 00:09:16,000 --> 00:09:19,000 është e mundur të kemi njërën apo tjetrën -- 148 00:09:19,000 --> 00:09:21,000 tri jetë të ndryshme, por të lumtura. 149 00:09:21,000 --> 00:09:24,000 Jeta e parë e lumtur është jeta e kënaqesisë. 150 00:09:24,000 --> 00:09:29,000 Kjo është një jetë në të cilën ti përjeton maksimumin e emocioneve pozitive 151 00:09:29,000 --> 00:09:31,000 dhe i ke shkathtësitë për ti zgjëruar këto emocione. 152 00:09:31,000 --> 00:09:33,000 Jeta e dytë është ajo e angazhimit: 153 00:09:33,000 --> 00:09:40,000 një jetë në pune, si prind, në dashuri, gjatë kohës tënde të lire, kur koha ndalet për ty. 154 00:09:41,000 --> 00:09:43,000 Kjo është ajo për të cilën fliste Aristoteli. 155 00:09:43,000 --> 00:09:45,000 Dhe jeta e tretë, jeta domethënëse. 156 00:09:45,000 --> 00:09:48,000 Dua të them pak për secilën jetë, 157 00:09:48,000 --> 00:09:50,000 dhe se çfarë ne dimë për secilën. 158 00:09:50,000 --> 00:09:55,000 Jeta e parë është jeta e kënaqësisë, dhe është thjeshtë jeta më e mirë që mund të gjejmë, 159 00:09:55,000 --> 00:09:57,000 ku mund të kemi maksimumin e kënaqësive, 160 00:09:57,000 --> 00:10:00,000 ku mund të kemi maksimumin e emocioneve pozitive, 161 00:10:00,000 --> 00:10:06,000 dhe ku mund të mësojmë shkathtësitë, shijimin dhe ndërgjegjshmërinë, që i plotësojnë këto dëshira, 162 00:10:06,000 --> 00:10:09,000 qe i zgjërojnë ato me kalimin e kohes dhe përmes hapësirës. 163 00:10:09,000 --> 00:10:13,000 Por jeta e kënaqesive ka 3 të meta, 164 00:10:13,000 --> 00:10:19,000 dhe është kjo aryeja pse psikologjia nuk është lumturilogji dhe pse nuk përfundon këtu. 165 00:10:19,000 --> 00:10:22,000 E meta e parë është që jeta e kënaqësive, 166 00:10:22,000 --> 00:10:27,000 përjetimi i emocioneve pozitive, është e trashëguar. 167 00:10:27,000 --> 00:10:33,000 Rreth 50% e trashëguar, dhe jo shumë e ndryshueshme. 168 00:10:33,000 --> 00:10:37,000 Kështu që marifetet e ndryshme që Matthieu [Ricard],unë dhe të tjerët dijmë 169 00:10:37,000 --> 00:10:41,000 për të rritur shumën e emocioneve pozitive në jetën tënde 170 00:10:41,000 --> 00:10:45,000 janë 15% deri në 20%. 171 00:10:45,000 --> 00:10:53,000 Problemi i dytë është që emocionet pozititve bëhen të zakonëshme. Bëhen të zakonëshme shumë shpejt. 172 00:10:53,000 --> 00:10:58,000 E gjitha është si një akullore prej vaniljës, shijimi i parë është 100%, 173 00:10:58,000 --> 00:11:02,000 por kur të arrijin në kafshatën e gjashtë, çdo gjë humbet. 174 00:11:03,000 --> 00:11:07,000 Siq thash, kjo jetë nuk është e lakmueshme. 175 00:11:07,000 --> 00:11:10,000 Kjo çon tek jeta e dytë. 176 00:11:10,000 --> 00:11:12,000 Unë duhet të ju tregoj për shokun tim Len, 177 00:11:12,000 --> 00:11:18,000 që tregon se të flasësh për psikologji pozitive është më shumë se të flasësh vetëm për emocione pozitive, 178 00:11:18,000 --> 00:11:20,000 më shumë se ndëritmi i kënaqësisë. 179 00:11:20,000 --> 00:11:24,000 Nga koha kur ishte vetëm 30 vjet, Len ishte shumë i suksesëshëm 180 00:11:24,000 --> 00:11:30,000 në dy prej tri fushave të jetës. Fusha e parë ishte puna. 181 00:11:30,000 --> 00:11:32,000 Nga koha kur ai ishte 20 vjeq, ai ishte një tregtar i aksioneve . 182 00:11:32,000 --> 00:11:35,000 Kur ishte 25 vjeqë, ai ishte multimilioner 183 00:11:35,000 --> 00:11:38,000 dhe lideri i një kompanie të tregtisë për aksione. 184 00:11:38,000 --> 00:11:43,000 Fusha e dytë është loja: ai është kampion nacional i lojës brixh. 185 00:11:44,000 --> 00:11:50,000 Por në fushën e tretë të jetës së tij, Len është për faqe të zezë. 186 00:11:50,000 --> 00:11:56,000 Aryseja për këtë është që Len është një peshk i ftohtë. 187 00:11:56,000 --> 00:11:57,000 (Të Qeshura) 188 00:11:58,000 --> 00:12:01,000 Len është një introvert. 189 00:12:02,000 --> 00:12:06,000 Gratë Amerikane të cilat ishin në marrëdhënje me Len, i thoshin atij 190 00:12:06,000 --> 00:12:10,000 "Ti nuk je argëtues. Ti nuk ke emocione pozitive. Ik." 191 00:12:10,000 --> 00:12:16,000 Len ishte aq i pasur sa të përballonte një psikoanalist nga Park Avenue, 192 00:12:16,000 --> 00:12:20,000 i cili për 5 vjet u mundua të gjente një traumë seksuale 193 00:12:20,000 --> 00:12:23,000 që kishte mbyllur emocionet pozitive brenda Lenit. 194 00:12:23,000 --> 00:12:27,000 Por doli që Leni nuk kishte traumë seksuale. 195 00:12:27,000 --> 00:12:31,000 Doli që... Leni u rrit në Long Island (Ishullin e Gjatë) 196 00:12:31,000 --> 00:12:37,000 dhe luajti futboll, dhe shiqoj futboll, dhe luajti brixh. 197 00:12:37,000 --> 00:12:42,000 Len është në 5 përqindëshen e fundit të asaj që ne e quajmë afekt pozitivë. 198 00:12:42,000 --> 00:12:46,000 Pyetja është, A është Leni i palumtur? Dhe une dua të them që jo. 199 00:12:46,000 --> 00:12:50,000 Në kundershtimë me atë që psikologjia na ka treguar për 50 përqindeshin e ulët 200 00:12:50,000 --> 00:12:53,000 të racës njerëzore në efektivitet pozitivë, 201 00:12:53,000 --> 00:12:56,000 unë mendoj që Leni është njëri prej njerëzve më të lumtur që kam njohur ndonjëherë. 202 00:12:56,000 --> 00:12:59,000 Ai nuk është dërguar në ferrin e pa-lumturisë 203 00:12:59,000 --> 00:13:05,000 dhe kjo është sepse Leni, si shume prej jush, është i aftë të ketë rrjedhim të jetës. 204 00:13:05,000 --> 00:13:10,000 Kur ai ecën në dyshemenë e American Exchange në ora 9:30 të mëngjesit, 205 00:13:10,000 --> 00:13:13,000 koha ndalet për të. Koha ndalet deri atëherë kur bie zilja për mbyllje. 206 00:13:13,000 --> 00:13:15,000 Kur ai e luan letrën e parë, 207 00:13:15,000 --> 00:13:19,000 deri 10 ditë më vonë kur turniri përfundon, koha ndalet për Lenin. 208 00:13:19,000 --> 00:13:23,000 Dhe kjo është ajo për të cilën Mike Csikszentmihalyi flet, 209 00:13:23,000 --> 00:13:28,000 rrjedha, e cila është ndryshe prej kënaqësisë në një mënyrë të rëndesishme. 210 00:13:28,000 --> 00:13:33,000 Kënaqësia ka ndjenja të papërpunuara: ti e di që po ndodh. Është mendimi dhe ndjenja. 211 00:13:33,000 --> 00:13:41,000 Dhe ajo për të cilën Mike ju tregoj dje, gjatë rrjedhës, ti nuk mund të ndjesh asgjë. 212 00:13:42,000 --> 00:13:46,000 Ti je një me muzikën. Koha ndalet. 213 00:13:46,000 --> 00:13:48,000 Ju keni koncentrim intensiv. 214 00:13:48,000 --> 00:13:53,000 Kjo është një karakteristikë për të cilën ne mendojmë kur mendojmë për jetën e mirë. 215 00:13:53,000 --> 00:13:56,000 Ne mendojmë që ka një recetë për këtë, 216 00:13:56,000 --> 00:13:58,000 dhe kjo është dituria për cilësitë e tua më të forta. 217 00:13:58,000 --> 00:14:00,000 Ka një test të besueshëm 218 00:14:00,000 --> 00:14:03,000 që tregon se cilat janë pikat e tua të forta. 219 00:14:03,000 --> 00:14:09,000 Pasi t'i gjeni këto cilësi, ju mund të rikonstruktoni jetën tuaj aq sa mundeni, 220 00:14:09,000 --> 00:14:12,000 rekonstruktoni punën tënde, dashurinë tënde, 221 00:14:12,000 --> 00:14:15,000 lojën, shoqërine dhe prindësine. 222 00:14:15,000 --> 00:14:20,000 Një shembull: Një person me të cilin punoja, mbushte qese tek Genuardi. 223 00:14:20,000 --> 00:14:22,000 E urrente këtë punë. 224 00:14:22,000 --> 00:14:24,000 Ajo po punonte për të paguar për fakultet. 225 00:14:25,000 --> 00:14:28,000 Cilësia e saj më e fortë ishte intelegjenca sociale, 226 00:14:28,000 --> 00:14:33,000 kështu që ajo e shëndroj punën e saj kështu që konsumatorët 227 00:14:33,000 --> 00:14:35,000 do të kënaqëshin kur ta takonin. 228 00:14:35,000 --> 00:14:38,000 Ajo dështoi. 229 00:14:38,000 --> 00:14:41,000 Por ajo që bëri ishte që e morri cilësinë e saj, 230 00:14:41,000 --> 00:14:45,000 dhe e rikonstruktoi punën e saj aq sa kishte mundësi. 231 00:14:45,000 --> 00:14:47,000 Ajo që merrni prej kësaj nuk është buzëqeshje. 232 00:14:47,000 --> 00:14:49,000 Ju nuk dukeni si Debbie Reynolds. 233 00:14:49,000 --> 00:14:54,000 Ju nuk qeshni shumë. Ajo që fitoni është më shumë përvetësim. 234 00:14:54,000 --> 00:14:58,000 Kjo është rruga e dytë. Rruga e parë është emocioni pozitiv. 235 00:14:58,000 --> 00:15:02,000 Rruga e dytë është rrjedhim eudomonie (lumturi për Aristotelin) 236 00:15:02,000 --> 00:15:04,000 Dhe rruga e tretë është domethënia. 237 00:15:04,000 --> 00:15:08,000 Kjo është baza e lumturisë, tradicionalisht. 238 00:15:08,000 --> 00:15:14,000 Dhe domethënja në këtë këndvështrim përbëhet prej 239 00:15:14,000 --> 00:15:20,000 dijes tënde për cilësitë tua të forta, dhe përdorimi i tyre 240 00:15:20,000 --> 00:15:26,000 për tu bërë pjesë e diçkaje më të madhe se ti. 241 00:15:27,000 --> 00:15:32,000 Unë e përmenda që për këto tri lloje të jetës, jeta e kënaqësisë, 242 00:15:32,000 --> 00:15:37,000 jeta e mirë, jeta e domethënies, tani njerëzit po punojnë shumë në pyetjen: 243 00:15:37,000 --> 00:15:41,000 a ka gjëra që na ndërrojnë jetën përjetësisht? 244 00:15:41,000 --> 00:15:47,000 Dhe përgjigja duket që është po. Unë do ju jap disa mostra të kësaj. 245 00:15:47,000 --> 00:15:49,000 Po bëhet me shumë zell. 246 00:15:49,000 --> 00:15:54,000 Po bëhet në të njejtën mënyrë që ne përdorim për të testuar ilaçet. 247 00:15:54,000 --> 00:15:59,000 Kështu që ne bëjme detyra të zakonshme, kontrol me placebo 248 00:15:59,000 --> 00:16:02,000 dhe studime të gjata për intervenime të ndryshme. 249 00:16:02,000 --> 00:16:06,000 Për të provuar ndërhyrjet që kanë ndikim, 250 00:16:06,000 --> 00:16:10,000 kur ne i mësojmë njerëzit për jetën e kënaqësisë, 251 00:16:10,000 --> 00:16:12,000 se si ata mund të kenë më shumë kënaqesi në jetë, 252 00:16:12,000 --> 00:16:18,000 një prej detyrave është të marrësh aftësitë e kujtesës, aftësitë e shijimit, 253 00:16:18,000 --> 00:16:22,000 dhe ju keni për detyrë të krijoni një ditë të bukur. 254 00:16:22,000 --> 00:16:27,000 Të Shtunën e ardhëshme, krijo një ditë të bukur për veten, 255 00:16:27,000 --> 00:16:31,000 dhe përdor shijimin dhe kujtimin për ti rritur këto kënaqësi. 256 00:16:31,000 --> 00:16:37,000 Kështu ne mund të tregojmë që ne mund të rrisim kënaqësite në jetë. 257 00:16:38,000 --> 00:16:44,000 Vizita falënderuese. Unë dua që të gjithë këtu të bëjnë atë që bëj unë, nëse mundeni. 258 00:16:44,000 --> 00:16:46,000 Mbyllni sytë. 259 00:16:46,000 --> 00:16:54,000 Mendoni për dikë që ka bërë diç shumë të rëndësishme, 260 00:16:54,000 --> 00:16:58,000 që ju ka ndërruar jetën në një drejtim të mirë, 261 00:16:58,000 --> 00:17:01,000 dhe të cilin person ju kurr nuk e keni falenderuar. 262 00:17:01,000 --> 00:17:04,000 Ky person duhet të jetë gjallë. 263 00:17:04,000 --> 00:17:06,000 Tani mund t'i hapni sytë. 264 00:17:06,000 --> 00:17:08,000 Shpresoj që të gjithë kishit një person të tillë. 265 00:17:08,000 --> 00:17:12,000 Detyra juaj kur mësoni për vizitën falenderuese 266 00:17:12,000 --> 00:17:16,000 është të shkruani një dëshmi prej 300 fjalësh për atë person, 267 00:17:16,000 --> 00:17:19,000 thirre në telefon në Feniks, 268 00:17:19,000 --> 00:17:24,000 pyesni nëse mund të vizitoni, mos ju tregoni pse, shkoni tek shtëpia e tyre, 269 00:17:24,000 --> 00:17:30,000 lexoni dëshminë -- çdo njeri qan kur kjo ndodh -- 270 00:17:30,000 --> 00:17:34,000 dhe ajo që ndodh është se kur ne i testojmë njerëzit një javë më vonë, një muaj më vonë, 271 00:17:34,000 --> 00:17:39,000 apo 4 muaj më vonë, që të dy janë më të lumtur, dhe më pak të dëshëperuar. 272 00:17:40,000 --> 00:17:44,000 Nje ushtrim tjetër është një takim dashurie gjatë të cilit ne i pyesim çiftet 273 00:17:44,000 --> 00:17:47,000 të identifikojnë cilësitë e tyre më të forta, 274 00:17:47,000 --> 00:17:53,000 dhe të krijojnë një natë gjatë së cilës secili i përdorë fuqitë e tij/saj 275 00:17:53,000 --> 00:17:56,000 dhe gjejmë që kjo iu forcon lidhjen. 276 00:17:56,000 --> 00:17:58,000 Pastaj, argëtim përballë bamirësisë. 277 00:17:58,000 --> 00:18:01,000 Eshtë shumë prekëse të jesh në këtë grup, 278 00:18:01,000 --> 00:18:05,000 në të cilin shumë prej jush i keni kthyer jetët tuaja në bamirësi. 279 00:18:05,000 --> 00:18:08,000 E po, studentët e mi të fakultetit dhe njerëzit me të cilët punoj nuk e kan zbuluar këtë, 280 00:18:08,000 --> 00:18:12,000 kështu që ne i pyesim njerëzit të bëjnë diç altruiste 281 00:18:12,000 --> 00:18:15,000 të bëjnë diç argëtuese, dhe t'i krahasojnë ndjenjat qe marrin nga secili veprim. 282 00:18:15,000 --> 00:18:18,000 Ajo që kuptoni është që kur të bëni diq argëtuese, 283 00:18:18,000 --> 00:18:20,000 ju ndiheni mirë për një kohë të shkurtër. 284 00:18:20,000 --> 00:18:26,000 Kur ju bëni bamiresi, për të ndihmuar një person tjetër, kjo zgjatë më shume. 285 00:18:26,000 --> 00:18:30,000 Këto janë shembuj të ndërhyrjeve pozitive. 286 00:18:30,000 --> 00:18:35,000 Gjëja e parafundit që dua të them është 287 00:18:35,000 --> 00:18:38,000 që ne jemi të interesuar në sasinë e kënaqësisë që njerëzit provojnë, 288 00:18:38,000 --> 00:18:42,000 dhe kjo është ajo për të cilën ne kujdesemi. Kjo është variabëla jonë. 289 00:18:42,000 --> 00:18:46,000 Ne pyesim këto pyetje si funksion të tri jetëve të ndryshme, 290 00:18:46,000 --> 00:18:48,000 sa kënaqësi merr nga jeta? 291 00:18:48,000 --> 00:18:54,000 Kështu që ne pyesim -- dhe ne e kemi bërë këtë në 15 studime që perfshijnë mijëra njerëz -- 292 00:18:54,000 --> 00:18:56,000 si kontribojnë jeta e kënaqësisë, jeta e emocioneve pozitive, 293 00:18:56,000 --> 00:19:00,000 dhe ndjekja e emocioneve pozitive, 294 00:19:00,000 --> 00:19:03,000 ndjekja e angazhimit, kohë-ndalja, 295 00:19:03,000 --> 00:19:07,000 dhe ndjekja e domethënjës, në kënaqësinë që ndjeni për jetën tënde? 296 00:19:07,000 --> 00:19:11,000 Rrezultatet na befasuan, por ato ishin e kundërta e asaj që ne menduam. 297 00:19:11,000 --> 00:19:16,000 Doli që ndjekja e kënaqësisë nuk bën asnjë kontribut në kënaqësine që kemi me jetën tonë . 298 00:19:16,000 --> 00:19:19,000 Ndjekja e domethënjes është më e forta. 299 00:19:19,000 --> 00:19:23,000 Ndjekja e angazhimit është e fortë poashtu. 300 00:19:23,000 --> 00:19:27,000 Aty ky kënaqësia ka peshë, është atëherë kur ju keni angazhim 301 00:19:27,000 --> 00:19:31,000 dhe atëherë kur keni domethënie, pastaj kënaqësia është qërshia mbi shlag. 302 00:19:31,000 --> 00:19:39,000 Kjo do të thotë që jeta komplete, është shuma e të gjitha pjesëve. 303 00:19:39,000 --> 00:19:42,000 Në të kundërtën, nëse nuk e keni asnjërën prej këtyre jetëve, 304 00:19:42,000 --> 00:19:44,000 por e keni jetën e zbrazët, shuma është më pak se pjesët individuale. 305 00:19:44,000 --> 00:19:46,000 Ajo që ne pyesim tani është 306 00:19:46,000 --> 00:19:50,000 a është e mundëshme që marrëdhënjet, shëndeti fizik, sëmundëshmëria, 307 00:19:50,000 --> 00:19:55,000 gjatësia e jetës dhe produktiviteti, ndjekin të njejtën lidhje? 308 00:19:55,000 --> 00:19:57,000 Kjo do të thotë, në një korporatë, 309 00:19:57,000 --> 00:20:03,000 a është produktiviteti një emocion pozitivë, angazhim dhe domethënje? 310 00:20:04,000 --> 00:20:07,000 A është shëndeti funksion i angazhimit pozitivë, 311 00:20:07,000 --> 00:20:09,000 i kënaqësisë, dhe domethënjes së jetës? 312 00:20:09,000 --> 00:20:14,000 Ka arsye që na bëjnë të mendojmë që përgjigja për këto pyetje është po. 313 00:20:16,000 --> 00:20:23,000 Kris tha që folesi i fundit do të kishte mundësinë të bashkoj ato të cilat ai i kishte dëgjuar, 314 00:20:23,000 --> 00:20:28,000 dhe kjo ishte e mrekullueshme për mua. Unë kurrë nuk kam marrur pjesë në një takim të tillë. 315 00:20:29,000 --> 00:20:32,000 Kurrë nuk kam parë që folësit të zgjaten më shumë se vetja kaq shumë, 316 00:20:32,000 --> 00:20:35,000 që ishte njëra prej gjërave më të mrekullueshme. 317 00:20:35,000 --> 00:20:39,000 Por gjeta që problemet e psikologjisë ishin paralele 318 00:20:39,000 --> 00:20:44,000 me problemet e teknologjisë, argëtimit and dizajnit në këto mënyra. 319 00:20:44,000 --> 00:20:48,000 Ne të gjithë e dimë se teknologjia, argëtimi dhe dizajni 320 00:20:48,000 --> 00:20:54,000 kanë qenë, dhe mund të përdoren për procese shkatërruese. 321 00:20:54,000 --> 00:20:58,000 Ne të gjithë e dimë që teknologjia, argëtimi dhe dizajni 322 00:20:58,000 --> 00:21:01,000 mund të përdoren për lirimin e fatëkeqësisë. 323 00:21:01,000 --> 00:21:05,000 Ndryshimi në mes të lirimit të mjerimit, 324 00:21:05,000 --> 00:21:08,000 dhe ndërtimit të lumturisë është shumë i rëndësishëm. 325 00:21:08,000 --> 00:21:11,000 Unë mendova, kur u bëra terapist para 30 vjete, 326 00:21:11,000 --> 00:21:17,000 se nëse jam aq i mirë sa që mund të liroj dikë nga dëshpërimi, 327 00:21:17,000 --> 00:21:23,000 ankthi, dhe nervoza, atëherë do t'i bëja të lumtur. 328 00:21:23,000 --> 00:21:28,000 Por nuk e gjeta këtë. Unë kuptova që ajo që mund të bësh është të arrish zeron. 329 00:21:28,000 --> 00:21:30,000 Por ata ishin të zbrazët. 330 00:21:30,000 --> 00:21:35,000 Del që aftësitë e lumturisë, aftësitë e jetës së kënaqësisë, 331 00:21:35,000 --> 00:21:38,000 aftësitë e angazhimit, aftësitë e domethënjes, 332 00:21:38,000 --> 00:21:42,000 jan ndryshe prej aftësive për të lehtësuar trishtimin. 333 00:21:42,000 --> 00:21:45,000 Kështu që paralelizmi qëndron 334 00:21:45,000 --> 00:21:49,000 me teknologji, argëtim dhe dizajn, unë besoj. 335 00:21:49,000 --> 00:21:56,000 Kjo do të thotë që është e mundur për këta vozitës të botës tonë 336 00:21:56,000 --> 00:22:02,000 të rrisin lumturinë, të rrisin emocionet pozitive, 337 00:22:02,000 --> 00:22:04,000 dhe ato janë përdorur për të bërë këtë. 338 00:22:04,000 --> 00:22:07,000 Por kur ju ndani lumturinë ashtu si e ndaj unë, 339 00:22:07,000 --> 00:22:10,000 jo vetëm emocione pozitive -- kjo nuk është mjaft -- 340 00:22:10,000 --> 00:22:13,000 ka nje rrjedhë në jetë, dhe ka kuptim në jetë. 341 00:22:13,000 --> 00:22:15,000 Siq na tha Lauralee (Laurali), 342 00:22:15,000 --> 00:22:19,000 dizajni, dhe unë besoj që edhe argëtimi e teknologjia, 343 00:22:19,000 --> 00:22:23,000 mund të përdoren për të rritur domethënjen e angazhimit në jetë. 344 00:22:23,000 --> 00:22:27,000 Si përfundim, arsyeja e njëmbëdhjetë për optimizëm, 345 00:22:27,000 --> 00:22:31,000 përveq liftit në hapësirë, 346 00:22:31,000 --> 00:22:36,000 është që me teknologji, argëtim dhe dizajn, 347 00:22:36,000 --> 00:22:40,000 ne mund të rrisim tonazhin 348 00:22:40,000 --> 00:22:42,000 e lumturisë njerëzore në planet. 349 00:22:42,000 --> 00:22:48,000 Nëse teknologjia mund të rritë jetën e kënaqësisë, jetën e mirë dhe jetën domethënëse, 350 00:22:48,000 --> 00:22:52,000 në dekadën e ardhëshme, apo dy dekada prej tash, kjo do të jetë mjaft. 351 00:22:52,000 --> 00:22:58,000 Nëse argëtimi mund të përdoret për të rritut emocionet pozitive, 352 00:22:58,000 --> 00:23:02,000 domethënjen, eudomonian, kjo do të jetë mjaft e mirë. 353 00:23:02,000 --> 00:23:08,000 Dhe nëse dizajni mund të rritë emocionet pozitive, 354 00:23:08,000 --> 00:23:11,000 eudomonina, rrjedhën dhe domethënjen, 355 00:23:11,000 --> 00:23:16,000 ajo që ne po bëjmë së bashku do të jetë mjaft e mirë. Faleminderit. 356 00:23:16,000 --> 00:23:24,000 Duartrokitje