Temple Grandin: Botës i duhen te gjitha llojet e mendjeve
-
0:00 - 0:02Mendoj që do filloj duke treguar
-
0:02 - 0:04se çfare është autismi.
-
0:04 - 0:07Autismi është një spektër
-
0:07 - 0:10që shkon prej një gjëndjeje shumë të vështirë - fëmija nuk flet kurrë-
-
0:10 - 0:13deri tek shkencëtarët dhe inxhinierët e mrekullueshëm.
-
0:13 - 0:15Unë ndihem rehat këtu
-
0:15 - 0:17sepse ka shumë gjene te autismit.
-
0:17 - 0:19Ju nuk mund të keni ndonjë......
-
0:19 - 0:23(Duartrokitje)
-
0:23 - 0:25Është një vazhdim e tipareve.
-
0:25 - 0:28Kur kthehet një njeri që i kushtohet mësimit
-
0:28 - 0:30në një njeri me Asperger, që është një formë e lehtë e autizmit?
-
0:30 - 0:33Dua të them që Ajnshtajni, Mozarti
-
0:33 - 0:35dhe Tesla do të diagnostikoheshin
-
0:35 - 0:37si spektër autistik në ditët e sotme.
-
0:37 - 0:40Gjëja e rradhës me të cilen preokupohem është
-
0:40 - 0:43se si ti ndihmoj këta fëmijë të zbulojnë
-
0:43 - 0:45gjërat e mrekullueshme energjetike të rradhës.
-
0:45 - 0:49E dini, për ata të cilët Bill Gates foli sot në mëngjes.
-
0:49 - 0:51Në rregull. Nëse doni te kuptoni autismin
-
0:51 - 0:53mund të shikojmë kafshët.
-
0:53 - 0:55Dua të ju flas për mënyra të ndryshme të të menduarit.
-
0:55 - 0:58Duhet të largoheni nga gjuha verbale.
-
0:58 - 1:00Unë mendoj në fotografi,
-
1:00 - 1:03nuk mendoj në gjuhë.
-
1:03 - 1:05Gjëja speciale për mendjen autistike
-
1:05 - 1:08është që i kushton shumë vëmendje detajeve.
-
1:08 - 1:10Në rregull. Ky është një test ku ti duhet
-
1:10 - 1:12ose të zgjedhësh shkronjat e mëdha, ose ato të voglat.
-
1:12 - 1:14Mendja autistike zgjedh shkronjat e vogla
-
1:14 - 1:16më shpejt.
-
1:16 - 1:20Ajo që është interesante, është që truri normal i injoron detajet.
-
1:20 - 1:22Epo, nëse po ndërtoni një urë, detajet janë shumë me rëndësi
-
1:22 - 1:25sepse do të shembet nëse nuk i kushtohet vëmendje detajeve.
-
1:25 - 1:28Unë brengosem që sot, rregulloret po bëhen
-
1:28 - 1:30shumë abstrakte.
-
1:30 - 1:32Njerëzit po largohen nga
-
1:32 - 1:34puna e dorës.
-
1:34 - 1:36Brengosem se shumë shkolla i kane larguar
-
1:36 - 1:38lëndët praktike,
-
1:38 - 1:40sepse arti, dhe lendë të tilla,
-
1:40 - 1:42janë lendët në të cilat unë isha shembullore.
-
1:42 - 1:44Kur punoja me bagëti, kuptova shumë gjëra,
-
1:44 - 1:47që i trembin ato, po që shumica e njerëzve
-
1:47 - 1:49nuk i dinin. Për shembull, kur tundet
-
1:49 - 1:52flamuri në hyrje te klinikës veterinere.
-
1:52 - 1:55Ky kope gati sa nuk e rrëzoi të gjithë klinikën.
-
1:55 - 1:57Ata vetëm se duhet te zhvendosnin flamurin.
-
1:57 - 2:00Lëvizja e shpejtë dhe kontrasti.
-
2:00 - 2:02Kur fillova, në të 70-tat, hyra mu në govatë,
-
2:02 - 2:04për të parë se çfarë shihnin bagëtija.
-
2:04 - 2:07Njerëzit menduan që ajo ishte çmenduri. Një pallto në gardh,
-
2:07 - 2:10hijet, dhe një zorrë në tokë janë vetëm disa prej gjërave që i trembnin.
-
2:10 - 2:12Njerëzit nuk i vërenin këto gjëra --
-
2:12 - 2:14një zinxhir i varur --
-
2:14 - 2:16dhe kjo shihet shumë qartazi në film.
-
2:16 - 2:18Më pëlqeu shumë filmi, dhe se si
-
2:18 - 2:20ata i kopjuan projektet e mia. Kjo është ana e mësimit.
-
2:20 - 2:23Vizatimet e mia ishin aktore në film po ashtu.
-
2:23 - 2:25Quhet "Temple Grandin",
-
2:25 - 2:27jo "Mendimi përmes fotografive."
-
2:27 - 2:29Çfarë do të thotë të mendosh përmes fotografive?
-
2:29 - 2:31Ështe sikur të shikosh filma në kokën tënde.
-
2:31 - 2:33Mendja ime punon si Google për fotografi.
-
2:33 - 2:36Kur isha e re, nuk e dija që mënyra e të menduarit tim ishte ndryshe.
-
2:36 - 2:38Mendoja që çdo njeri mendonte përmes fotografive.
-
2:38 - 2:40Por kur e shkrova librim ``Të Mendosh përmes Fotografive``,
-
2:40 - 2:43fillova te intervistoj njerëz e ti pyes se si mendojnë.
-
2:43 - 2:45Isha e shokuar kur e kuptova që
-
2:45 - 2:47mënyra se si unë mendoj është shumë ndryshe. Për shembull
-
2:47 - 2:49nëse unë them "Mendo për një kambanore të kishës"
-
2:49 - 2:51shumica e njerëzve mendojnë një kambanore të zakonshme.
-
2:51 - 2:53Kjo mund të mos jetë e vërtet për këtë dhomë,
-
2:53 - 2:57por është e vërtetë për shumë vende tjera.
-
2:57 - 2:59Unë shoh vetëm fotografi specifike.
-
2:59 - 3:03Ato duken në kujtimet e mija, mu ashtu sikur fotografitë në Google.
-
3:03 - 3:05Në këtë film është një skenë fantastike ku thuhet
-
3:05 - 3:09fjala "këpucë", dhe disa këpuca nga te 50-tat dhe 60-tat
-
3:09 - 3:11shfaqen në imagjinatën time.
-
3:11 - 3:13Kjo është kisha e fëmijërisë sime,
-
3:13 - 3:16kaq specifike. Ka edhe të tjera, si Fort Collins.
-
3:16 - 3:18Po ato me famë?
-
3:18 - 3:21Imazhet vazhdojnë të duken, si këtu.
-
3:21 - 3:24Shumë shpejt, si Google.
-
3:24 - 3:26Ato duken një nga një,
-
3:26 - 3:28dhe pastaj mendoj "Ndoshta mund të bjere borë,
-
3:28 - 3:30apo mund të kemi një furtunë,"
-
3:30 - 3:33dhe mund ta mbaj aty e ta shndëroj në një video.
-
3:33 - 3:36Mendimi pamor ishte nje pasuri e madhe
-
3:36 - 3:39kur punoja për të krijuar objekte për mbajtjen e bagëtive.
-
3:39 - 3:41Kam punuar shumë për të përmisuar
-
3:41 - 3:43se si bagëtija trajtohet tek dhoma e therrjes.
-
3:43 - 3:46Nuk do ju tregoj fotografi të therrjes.
-
3:46 - 3:48I kam vendosur ato në YouTube nëse keni dëshirë ti shihni.
-
3:48 - 3:52Njëra prej gjërave që mund të bëja me modelet e mija
-
3:52 - 3:54është të testoja çdo pjesë
-
3:54 - 3:56të makinave në mendjen time,
-
3:56 - 3:59sikur të isha një sistem kompjuterik që krijon botë virtuale.
-
3:59 - 4:01Kjo është një pamje ajrore
-
4:01 - 4:04e një duplikimi të një prej projekteve të mia.
-
4:04 - 4:06Ishte me të vërtet fantastike.
-
4:06 - 4:08Kishte shume mendje me Asperger dhe
-
4:08 - 4:11Autistë, që po punonin në këtë film.
-
4:11 - 4:13(Të qeshura)
-
4:13 - 4:15Një prej gjërave që më brengos është:
-
4:15 - 4:19Ku po shkon versioni më i ri i këtyre fëmijëve sot?
-
4:19 - 4:22Ata nuk përfundojnë në Silicon Valley, aty ky përkasin.
-
4:22 - 4:25(Të qeshura)
-
4:25 - 4:30(Duartrokitje)
-
4:30 - 4:33Përshkak që nuk isha shumë e shoqërueshme, mësova,
-
4:33 - 4:37që e re, të shes punën time dhe jo veten.
-
4:37 - 4:39Kështu që shita punë me bagëti duke treguar
-
4:39 - 4:42fotografi dhe skicime të gjërave.
-
4:42 - 4:44Një gjë tjetër që më ndihmoi është fakti që unë u rrita
-
4:44 - 4:46gjatë të 50-ve, kohë gjatë së cilës mësoje mirësjelljen.
-
4:46 - 4:48Më mësonin që nuk duhej të merrja mall nga raftet
-
4:48 - 4:50dhe ti hidhja rreth e rrotull neper dyqane.
-
4:50 - 4:53Tani mund të shihni që kur ky fëmije të jetë në klasën e tretë
-
4:53 - 4:56apo të katërt, ai do të jetë një mendues pamor - do të
-
4:56 - 4:58vizatoje pikëpamjen e tij. Duhet të theksoj
-
4:58 - 5:00që jo çdo fëmijë që ka autizëm do të
-
5:00 - 5:02jetë mendues pamor.
-
5:02 - 5:06Unë bëra një skanim të trurit para disa vjeteve,
-
5:06 - 5:08dhe bëja shaka që kisha
-
5:08 - 5:10një linjë të madhe të internetit
-
5:10 - 5:12që përshkonte pjesën pamore të trurit.
-
5:12 - 5:14Ky është imazhi tensor.
-
5:14 - 5:16Dhe lidhja ime e internetit është dy herë
-
5:16 - 5:18me e madhe se sa ajo e kontrollit.
-
5:18 - 5:20Linjat e kuqe më perfaqesojnë mua, kurse ato të
-
5:20 - 5:24kaltërtat perfaqesojnë një njeri me moshë dhe gjini të njejtë.
-
5:24 - 5:26Këtu unë kisha një shumë te madh
-
5:26 - 5:28dhe kontrolli, i kaltërti,
-
5:28 - 5:32ka një shumë të vogël.
-
5:32 - 5:34Hulumtimet tani po tregojnë që njerëzit
-
5:34 - 5:38në këtë spektër mendojne kryesisht me pjesën pamore të trurit.
-
5:38 - 5:41Menduesit pamor kanë një mendje ndryshe prej të tjerëve.
-
5:41 - 5:44Mendja autistike tenton të jetë mendje specialiste --
-
5:44 - 5:48e mirë për një gjë, dhe e keqe tek një tjetër.
-
5:48 - 5:50Unë nuk kisha sukses me algjebren. Nuk isha e
-
5:50 - 5:52lejuar të marr gjeometri apo trigonometri.
-
5:52 - 5:55Gabime të mëdha: Unë po gjej shumë fëmijë që duhet të
-
5:55 - 5:57kapërcejnë algjebrën e të shkojnë drejt e në gjeometri apo trigonometri.
-
5:57 - 6:00Një lloj tjetër i mendjes është ajo që mendon nëpërmjet modeleve.
-
6:00 - 6:02Është më abstrakte. Njerëz me mendje të tillë zakonisht janë
-
6:02 - 6:04inxhinierë dhe programues të kompjuterëve.
-
6:04 - 6:06Të mendosh nëpërmjet modeleve do të thotë të
-
6:06 - 6:08mendosh për një fletë --
-
6:08 - 6:10pa ngjitës dhe pa shkurtime.
-
6:10 - 6:13Aty mbrapa është modeli i palosjes.
-
6:13 - 6:15Këto janë mënyrat e mendimit:
-
6:15 - 6:18menduesit pamor, sikur unë dhe
-
6:18 - 6:22menduesit modular, ata që kanë mendje të muzikës dhe matematikës.
-
6:22 - 6:24Disa prej këtyre njerëzve kane probleme me leximin.
-
6:24 - 6:26Do ti shihni të njejtat probleme tek
-
6:26 - 6:29fëmijët që kanë çrregullime mendore që e bëjne leximin të vështirë për ta.
-
6:29 - 6:31Do të hasni në të gjitha këto lloje të mendjeve.
-
6:31 - 6:34Kemi edhe mendjet verbale, të cilët dinë çdo fakt për çdo gjë.
-
6:34 - 6:36Një faktor tjetër ka të bëje me çështjet ndjesore.
-
6:36 - 6:40Unë isha shume e preokupuar me faktin që duhet të vendos këtë mikrofon.
-
6:40 - 6:43Erdha këtu gjysëm ore më heret, në mënyrë
-
6:43 - 6:45që ta vendos më heret dhe të mësohem me të.
-
6:45 - 6:48Punëtorët e rregulluan kështu që nuk e prek mjekrën time.
-
6:48 - 6:51Ndjesija është një problem. Disa njerëzve i bezdis drita e neonit;
-
6:51 - 6:54të tjerët kanë probleme me ndjeshmëri ndaj zërit.
-
6:54 - 6:57Do të jetë e ndryshueshme.
-
6:57 - 7:01Mendimi pamor më lejoi të kuptoj mendjen
-
7:01 - 7:03e kafshëve shumë më mirë.
-
7:03 - 7:06Nëse e mendoni: Një kafshë është një mendues
-
7:06 - 7:10që bazohet në ndjesi, jo në mendime verbale - mendon nëpërmejt
-
7:10 - 7:13fotografive, zërave dhe erërave.
-
7:13 - 7:16Mendo për të gjitha informatat që ndodhen tek pushuesi i zjarrit.
-
7:16 - 7:19Ai e di se kush ishte aty, dhe në cilën kohë.
-
7:19 - 7:22A ishte një shok apo armik? A ishte dikush me të cilen mund të çiftohet?
-
7:22 - 7:25Ka shume informata tek pushuesi i zjarrit.
-
7:25 - 7:29Janë informata detajore,
-
7:29 - 7:31dhe, kur po i studioja gjithë këto detaje
-
7:31 - 7:33arrita të kuptoj mendjen e kafshëve më mirë.
-
7:33 - 7:37Mendja e kafshës, dhe ajo e imja,
-
7:37 - 7:39i vendosin këto informata të ndijimit
-
7:39 - 7:41nëpër kategori.
-
7:41 - 7:43Njeriu mbi kale,
-
7:43 - 7:45dhe njeriu në tokë --
-
7:45 - 7:47këto shihen si dy gjëra krejtësisht të ndryshme.
-
7:47 - 7:50Mund të jetë një kalë që është abuzuar nga kalëruesi.
-
7:50 - 7:52Ata do të sillen mirë me veterinarin
-
7:52 - 7:55dhe me njeriun që vendos patkuaj, por nuk mund të kalëroni mbi të.
-
7:55 - 7:58Kali tjetër mund të jetë abuzuar nga njeriu që ia vendos patkuajt
-
7:58 - 8:00dhe ai nuk do sillet mirë me njerëz në tokë, sic është veterinari
-
8:00 - 8:03por një person mund ta kalëroje.
-
8:03 - 8:05Bagëtite sillen në të njejtën mënyrë.
-
8:05 - 8:07Njeriu mbi kalë dhe
-
8:07 - 8:09ai në tokë janë dy gjëra krejt të ndryshme.
-
8:09 - 8:11E shihni,këto fotografi ndryshojnë shumë njëra nga tjetra.
-
8:11 - 8:14Dua që ju të mendoni se sa specifike është kjo.
-
8:14 - 8:18Shumë njerëz nuk e kanë
-
8:18 - 8:21aftësinë për të vendosur të dhëna nëpër kategori.
-
8:21 - 8:23Kur jam në teren duke rregulluar
-
8:23 - 8:25pajisje apo gjëra në fabrikë,
-
8:25 - 8:29ata nuk e dinë nëse ``Kam problem me njerëz,
-
8:29 - 8:31apo ka diçka që nuk shkon me pajisjet?``
-
8:31 - 8:33Me fjalë të tjera, ata nuk mund te kategorizojnë
-
8:33 - 8:35problemet me paisjet dhe ato me njerëz.
-
8:35 - 8:38Më duket që shumë njerëz e bëjnë këtë me vështirësi.
-
8:38 - 8:41Le të themi që unë e kuptoj që ka probleme me paisje.
-
8:41 - 8:43A është një problem i vogël, që mund ta rregulloj shpejt?
-
8:43 - 8:46Apo mos modeli i sistemit nuk është në rregull?
-
8:46 - 8:49Njerëzit nuk mund të kuptojnë këtë.
-
8:49 - 8:51Le të studjojmë problemin që kemi
-
8:51 - 8:53për ti bërë aeroplanët më të sigurtë.
-
8:53 - 8:55Unë fluturoj shumë
-
8:55 - 8:57me miliona milje,
-
8:57 - 9:00dhe po të isha në FAA
-
9:00 - 9:04çfarë do të studioja më së shumti?
-
9:04 - 9:06Do studjoja bishtin e aeroplanit.
-
9:06 - 9:095 aksidentet fatale në 20 vitet e fundit janë shkaktuar sepse
-
9:09 - 9:13bishti doli nga vendi, ose pati probleme me drejtimin
-
9:13 - 9:15e bishtit.
-
9:15 - 9:17Problemi është tek bishti i aeroplanit.
-
9:17 - 9:19Kur pilotët ecin rreth aeroplanit, ata nuk mund të shohin
-
9:19 - 9:21se çfare ka brenda bishtit.
-
9:21 - 9:23Përderisa po mendoj për këtë,
-
9:23 - 9:26po i tërheq të gjitha informatat që kanë të bëjnë me këtë.
-
9:26 - 9:29Është specifike. Unë mendoj nga poshtë-lart.
-
9:29 - 9:33I marr të gjitha pjesët e vogla dhe i vendos së bashku, sikur të ishte një gjezë.
-
9:33 - 9:35Këtu kemi një kalë që frikësohej shumë
-
9:35 - 9:37prej kapeleve të zeza të kaubojve.
-
9:37 - 9:39Ai ishte abuzuar nga nje kauboj me kapele të zezë.
-
9:39 - 9:42Kaubojët me kapelë të bardhë nuk ishin problematik.
-
9:42 - 9:45Puna është që botës i duhen mendje të ndryshme
-
9:45 - 9:47që mund të
-
9:47 - 9:49punojnë së bashku.
-
9:49 - 9:52Ne duhet të inkurajojmë zhvillimin e mendjeve të ndryshme.
-
9:52 - 9:55Ajo që më pengon mua është fakti që
-
9:55 - 9:57unë udhëtoj shumë dhe organizoj mbledhje për autizëm,
-
9:57 - 10:00dhe shoh shumë fëmijë të mencur që
-
10:00 - 10:03nuk shoqërohen shumë,
-
10:03 - 10:05dhe askush nuk i ndihmon të zhvillojnë interes
-
10:05 - 10:07në diçka si shkenca.
-
10:07 - 10:10Kjo tregon shumë për arsimtarin tim të shkencës.
-
10:10 - 10:13Ai tregohet për bukuri në film.
-
10:13 - 10:15Unë isha studente i painteresuar. Kur isha në shkolle të mesme,
-
10:15 - 10:18nuk isha i interesur në mësime,
-
10:18 - 10:21deri atëherë kur Arsimtari Carlock na jepte lendën e shkences.
-
10:21 - 10:24Ai eshte Dr. Carlock në film.
-
10:24 - 10:27Ai më sfidoi të kuptoja
-
10:27 - 10:30një dhomë me iluzione optike.
-
10:30 - 10:32Kjo tregon që ju duheni ti tregoni fëmijëve
-
10:32 - 10:34gjëra interesante.
-
10:34 - 10:37Mendoj që TED duhet tu tregoje
-
10:37 - 10:40të gjitha shkollave për këto ligjerata të mrekullueshme
-
10:40 - 10:42dhe tu tregoje për gjëra të mrekullueshme që do ti
-
10:42 - 10:44bëjnë fëmijët të interesohen.
-
10:44 - 10:47Po shoh që shumë arsimtare te Midwest,
-
10:47 - 10:50dhe të pjesëve të tjera të shtetit që jane
-
10:50 - 10:52larg pjesëve që merren me teknologji,
-
10:52 - 10:54nuk duan të merrem me këta fëmijë.
-
10:54 - 10:56Kështu që fëmijët nuk e gjejnë rrugën e duhur.
-
10:56 - 10:58Ju mund të ndihmoni një mendje të jetë
-
10:58 - 11:01një mendje që mendon më shumë,
-
11:01 - 11:04ose një mendje që do të jetë më e shoqërueshme.
-
11:04 - 11:06Disa hulumtime të autizmit tregojnë që
-
11:06 - 11:08ndoshta ka lidhje shtesë në këtë
-
11:08 - 11:11mendje të mahnitshme, dhe disa që mungojnë këtu.
-
11:11 - 11:15Është një lloj pazari mes të menduarit dhe të qenit shoqëror.
-
11:15 - 11:17Ka raste kur këto lidhje janë aq të vështira sa që
-
11:17 - 11:20do keni një person që nuk flet fare.
-
11:20 - 11:22Në mendjen njerëzore,
-
11:22 - 11:25gjuha mbulon mendimin pamor që e ndajmë me kafshët.
-
11:25 - 11:28Kjo është punë e Dr. Bruce Miller.
-
11:28 - 11:31Ai ka studiuar edhe pacienta me sklerozë,
-
11:31 - 11:33të cilët kishin çrregullime të lobit frontal.
-
11:33 - 11:36Ky çrregullim i konsumoi pjesët që kanë të bëjnë me gjuhën,
-
11:36 - 11:41dhe ky punim artistik u krijua nga një njeri që instalonte radio.
-
11:41 - 11:45Van Gog nuk di gjë rreth fizikës, por mendoj që
-
11:45 - 11:47është shume interesante
-
11:47 - 11:49që disa studime tregojnë që ky
-
11:49 - 11:51model i pikturimit
-
11:51 - 11:54ndjek një model statistikor të valeve,
-
11:54 - 11:56që tregon për idenë interesante se
-
11:56 - 11:58ndoshta ne kemi modele matematikore
-
11:58 - 12:00në mendjet tona.
-
12:00 - 12:02Pastaj kemi web-faqen Wolfram -- unë po
-
12:02 - 12:04merrja shënime, dhe po shkruaja
-
12:04 - 12:06çdo fjalë që mund të përdorja,
-
12:06 - 12:10sepse mendoj që do i përdor në ligjeratat e mija për autisëm.
-
12:10 - 12:12Ju duheni ti tregoni fëmijëve gjëra interesante.
-
12:12 - 12:14Ne kemi hequr lendët e mekanikës,
-
12:14 - 12:16vizatimin dhe artin.
-
12:16 - 12:19Arti ishte lënda ime e preferuar në shkollë.
-
12:19 - 12:21Duhet të mendojmë për te gjitha këto lloje të ndryshme të mendjeve
-
12:21 - 12:24dhe duhet të punojmë me këto mendje
-
12:24 - 12:27sepse do të na duhen
-
12:27 - 12:30në të ardhmen.
-
12:30 - 12:32Të flasim pak për punët.
-
12:32 - 12:34Arsimtari im i shkencës me dha shtytje të mësoj sepse
-
12:34 - 12:37unë nuk isha e interesuar në mësim.
-
12:37 - 12:39E dini çfarë? Unë po fitoja përvojë pune.
-
12:39 - 12:41Po shoh shumë fëmijë të tillë që nuk i kane mësuar gjërat
-
12:41 - 12:43elementare, siç ështe të mos vonohesh.
-
12:43 - 12:45Unë mësova të jem precize kur isha 8 vjeqare.
-
12:45 - 12:48Apo, mësimet se si të sillemi në tavolinë.
-
12:48 - 12:51Unë i mësova këto rregulla kur isha shumë, shumë e re.
-
12:51 - 12:54Kur mbusha 13 vjet, punoja tek një rrobaqepës dhe
-
12:54 - 12:56qepja tesha.
-
12:56 - 12:59Kisha praktika në fakultet,
-
12:59 - 13:02po ndërtoja gjëra dhe duhet të mësoja
-
13:02 - 13:05si ti bëja detyrat.
-
13:05 - 13:09E gjitha që dëshiroja të bëja ishte të vizatoja kuaj kur isha i vogël.
-
13:09 - 13:11Nëna ime thoshte "Le të provojmë të vizatojmë diçka tjeter."
-
13:11 - 13:13Këta fëmijë duhet të mësojnë si të krijojnë diç ndryshe.
-
13:13 - 13:15Të themi që një fëmijë është obsesionuar me Lego.
-
13:15 - 13:18Duhet ti japim shtytje të ndërtoje gjëra të ndryshme.
-
13:18 - 13:20Mendja autistike zakonisht
-
13:20 - 13:22fiksohet.
-
13:22 - 13:24Për shembull, nëse një fëmije pëlqen automobilet garuese,
-
13:24 - 13:26mund të përdorim këta automobilë për matematikë.
-
13:26 - 13:29Mund të kalkulojmë se sa kohë i duhet një automjeti për të përshkuar një distancë të caktuar.
-
13:29 - 13:33Me fjalë të tjera, përdore këtë fiksim
-
13:33 - 13:36për të motivuar fëmijen - kjo është një prej gjërave që duhet të bëjmë.
-
13:36 - 13:39Unë nervozohem shumë kur mësuesit,
-
13:39 - 13:42sidomos ata që janë më larg nga kjo pjesë e shtetit,
-
13:42 - 13:44nuk dijnë se çfarë të bëjnë me këta fëmijë të mencur.
-
13:44 - 13:46Më nervozon jashtë mase.
-
13:46 - 13:48Çfarë mund të bëjnë menduesit vizual kur të rriten?
-
13:48 - 13:51Ata mund të bëjnë modelim grafik, dhe shumë gjëra me kompjuterë,
-
13:51 - 13:56fotografi, dhe modelim industrial.
-
13:56 - 13:58Ata që e mbështesin mendimin në modele, mund të
-
13:58 - 14:01bëhen matematicienë, inxhinierë të programeve,
-
14:01 - 14:05programues kompjuterësh, dhe punë të tilla.
-
14:05 - 14:08Pastaj kemi ata qe mendojnë me fjalë. Ata mund të bëhen gazetarë
-
14:08 - 14:11të mëdhenj, dhe aktorë drame shumë shumë të mirë.
-
14:11 - 14:13Të jesh autistik do të thotë që unë duhesha
-
14:13 - 14:16të mësoja aftësi shoqërore si ato që më lejuan të jem pjesë e dramave.
-
14:16 - 14:19Këtë duhet ta mësosh,
-
14:19 - 14:22dhe duhet të punojmë me këta studentë.
-
14:22 - 14:24Kjo na sjell deri tek këshillëtarët.
-
14:24 - 14:27Arsimtari im i shkencave nuk ishte i akredituar si arsimtar.
-
14:27 - 14:29Ai ishte një specialist i hapësirës që punonte në NASA.
-
14:29 - 14:31Tani disa shkolla kanë rregulla që i lejojnë ata të cilët
-
14:31 - 14:33kanë studijuar biologji apo kimi të
-
14:33 - 14:36japin mësim në shkolla.
-
14:36 - 14:38Ne duhet të bëjmë këtë, sepse
-
14:38 - 14:40unë po shoh që arsimtarët e mirë,
-
14:40 - 14:42që ju duhen këtyre fëmijëve,
-
14:42 - 14:44janë duke dhënë mësim në shkolla të larta,
-
14:44 - 14:47por ata na duhen në shkolla të mesme.
-
14:47 - 14:50Një gjë tjetër që mund të jetë shumë e suksesshme është
-
14:50 - 14:53nëse njerëzit të cilët kan dale në pension
-
14:53 - 14:56nga industria e programeve, mund ti mësojnë këta fëmijë.
-
14:56 - 14:59Nuk ka rëndësi nëse ata mësojne gjëra te vjetra,
-
14:59 - 15:02sepse ata vetëm duhet të krijojnë një interesim tek nxënësit.
-
15:02 - 15:05Nëse krijoni interes tek një fëmije,
-
15:05 - 15:08ai pastaj do i mësoje gjërat e reja.
-
15:08 - 15:10Këshillëtarët janë thelbësore.
-
15:10 - 15:12Nuk mund të theksoj aq sa duhet se sa shumë
-
15:12 - 15:15ndikim kishte arsimtari i shkencës tek unë.
-
15:15 - 15:18Duhet ti udhëzojmë dhe ti punësojmë.
-
15:18 - 15:20Nëse i punesoni njerëzit me autism ne kompanite tuaja,
-
15:20 - 15:23ata me Asperger, atëherë duhet tu japësh detaje.
-
15:23 - 15:26Mos thuaj "Më krijo një program."
-
15:26 - 15:28Duhet të jeni më specifik: "Po e krijojmë një program
-
15:28 - 15:31për telefona, dhe duhet të
-
15:31 - 15:33bëjmë këtë gjë. Dhe duhet te perdore
-
15:33 - 15:35kaq memorje."
-
15:35 - 15:37Këto janë detajet që duhet tu ofrojmë.
-
15:37 - 15:39Ky është fundi i fjalimit tim.
-
15:39 - 15:41Dua të falenderoj të gjithë ju që erdhet.
-
15:41 - 15:43Ishte kënaqësi te jem këtu.
-
15:43 - 15:55(Duartrokotije)
-
15:55 - 15:58Keni pyetje për mua? Në rregull.
-
15:58 - 15:59(Duartrokitje)
-
15:59 - 16:03Chris Anderson: Shumë faleminderit për këtë.
-
16:03 - 16:05Ju keni shkruar diçka që më pëlqen shumë,
-
16:05 - 16:07" Nëse, përmes ndonjë lloj magjije, autismi
-
16:07 - 16:10është zhdukur nga faqja e Tokës,
-
16:10 - 16:13atëherë njerëzit ende do ishin rreth zjarrit,
-
16:13 - 16:15tek hyrja e shpellës."
-
16:15 - 16:17Temple Grandin: Po, sepse kush mendon që e ka bërë shtizën e
-
16:17 - 16:20parë? Ishte njeri me Asperger. Dhe nëse dëshironi të zhdukni
-
16:20 - 16:22gjenet e autismit, nuk do kishim Silicon Valley,
-
16:22 - 16:24dhe krizat e energjisë nuk do zgjidheshin.
-
16:24 - 16:27(Duartrokitje)
-
16:27 - 16:29CA: Dua të ju bëj edhe disa pyetje,
-
16:29 - 16:31dhe nëse të duken të pavend,
-
16:31 - 16:33mund të thuash, "Pyetja tjetër."
-
16:33 - 16:35Por nëse kemi dikënd këtu që ka fëmijë
-
16:35 - 16:37me autisëm,
-
16:37 - 16:39apo e njef një fëmijë me autizëm,
-
16:39 - 16:42dhe ndihet i ndarë prej tyre,
-
16:42 - 16:44çfarë do ju thoje?
-
16:44 - 16:46TG - Së pari duhet të merrni parasysh moshën.
-
16:46 - 16:48Nëse keni një dy, tre apo katër vjecare
-
16:48 - 16:50që nuk flet dhe nuk shoqërohet,
-
16:50 - 16:52ju them:
-
16:52 - 16:56Mos prit. Ju duhen së paku 20 orë në javë për mësime private.
-
16:56 - 16:59Autismi ka shkallë të ndryshme.
-
16:59 - 17:01Gjysma e njerëzve në këtë spektër nuk do mësojnë të
-
17:01 - 17:03flasin, dhe nuk do të punojne në Silicon Valley.
-
17:03 - 17:06Por pastaj keni fëmijët e mencur,
-
17:06 - 17:08që mësojnë shumë,
-
17:08 - 17:10dhe kanë pak autisëm,
-
17:10 - 17:12dhe këta janë ata që duhet ti interesojmë
-
17:12 - 17:14me gjëra interesante.
-
17:14 - 17:17Unë mësova të shoqërohem për shkak të një interesi të përbashkët.
-
17:17 - 17:21Kalërova me fëmijë të tjerë, krijova modele me femijë të tjerë,
-
17:21 - 17:23isha në laborator elektronik me fëmijë të tjerë,
-
17:23 - 17:25dhe gjatë të 60-ve ngjitja pasqyre
-
17:25 - 17:28në gomë për të krijuar një shfaqje dritash.
-
17:28 - 17:31Ne e konsideronim këtë shumë interesante.
-
17:31 - 17:33CA: A është jo realistike për prindërit
-
17:33 - 17:35të shpresojnë apo mendojnë që ai fëmijë
-
17:35 - 17:38i dashuron, sikur disa, siku shumica, shpresojnë?
-
17:38 - 17:40TG: Mund tju them që ai fëmijë është besnik,
-
17:40 - 17:42dhe nëse po ju digjet shtëpija, do t'ju nxjerre nga aty.
-
17:42 - 17:45CA: Shumica e njerëzve, kur i pyesim se cili është
-
17:45 - 17:47pasioni i tyre, ata thonë
-
17:47 - 17:50"Fëmijët e mi" apo " I dashuri" im.
-
17:50 - 17:53Cili është pasioni yt?
-
17:53 - 17:55TG: Unë jam e pasionuar pas gjërave që bëj
-
17:55 - 17:57dhe që do të bëjnë botën një vend më të mirë.
-
17:57 - 17:59Kur nëna e një fëmije autistik thotë,
-
17:59 - 18:01"Fëmija im shkoi ne fakultet për shkak të librit tënd,
-
18:01 - 18:03apo një prej ligjeratave tuaja," kjo më lumturon.
-
18:03 - 18:06Kasaphanat në të cilat punova gjatë të
-
18:06 - 18:0880-ve ishin të trishtueshme.
-
18:08 - 18:12Unë krijova një sistem pikësh për këto kasaphana
-
18:12 - 18:14në mënyrë që të matja rezultatet: Sa lopë u rrëzuan?
-
18:14 - 18:16Sa lopë u shpuan më hekur të nxehtë?
-
18:16 - 18:18Sa kafshë po pellasin?
-
18:18 - 18:20Dhe ishte shume e thjeshtë.
-
18:20 - 18:22I shihni disa gjëra të thjeshta menjëherë.
-
18:22 - 18:24Punoi shumë mirë. Unë kënaqem kur shoh
-
18:24 - 18:27se gjërat po krijojnë ndryshime të vërteta
-
18:27 - 18:29në botë. Na duhet më shumë nga kjo,
-
18:29 - 18:31dhe më pak gjëra abstrakte.
-
18:31 - 18:38(Duartrokitje)
-
18:38 - 18:40CA: Kur po flisnim në telefon më tregove për serveret e fermave
-
18:40 - 18:42dhe unë isha i mahnitur nga ajo që tha.
-
18:42 - 18:46Na trego më shumë për këtë.
-
18:46 - 18:49TG: Arsyeja pse isha aq e gëzar për këtë është
-
18:49 - 18:52sepse përmban dituri.
-
18:52 - 18:54Këto janë bibloteka.
-
18:54 - 18:56Për mua, diturija është diçka
-
18:56 - 18:58që është shumë e vlefshme. Kështu që, para 10 viteve
-
18:58 - 19:00bibloteka jone u përfshi nga vërshimet.
-
19:00 - 19:02Kjo ishte para se interneti të ishte kaq i madh.
-
19:02 - 19:04Isha shume e trishtuar për librat që po shkatroheshin
-
19:04 - 19:06sepse diturija po shkaterrohej.
-
19:06 - 19:08Dhe serverat e fermave, apo qendrat e të dhenave,
-
19:08 - 19:11janë bibloteka të diturisë.
-
19:11 - 19:14CA: Ishte një kënaqësi e vecantë t'ju kemi në TED.
-
19:14 - 19:17TG: Ju faleminderit. Faleminderit.
-
19:17 - 19:23(Duartrokitje).
- Title:
- Temple Grandin: Botës i duhen te gjitha llojet e mendjeve
- Speaker:
- Temple Grandin
- Description:
-
Temple Grandin, e diagnostikuar me autisëm si fëmijë, flet për mendjen e saj dhe si punon -- duke treguar aftësinë e saj për të menduar përmes fotografive, që e ndihmon të zgjidhe probleme që truri normal mund të mos i shohe. Ajo thotë që botës i duhen njerëz që janë autistikë: ata me mendje pamore, ata që mendojnë sipas modeleve, ata qe mendojne përmes gjuhes, dhe shume lloje të tjera.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 19:26
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds | |
![]() |
Kaltrina Kusari edited Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds | |
![]() |
Kaltrina Kusari edited Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds | |
![]() |
Kaltrina Kusari edited Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds | |
![]() |
Kaltrina Kusari edited Albanian subtitles for The world needs all kinds of minds |