Stephen Coleman: Rreziqet morale të armëve jo-vdekjeprurëse.
-
0:00 - 0:02Sot dua të ju flas
-
0:02 - 0:06për disa probleme me të cilat ushtria e botës perëndimore
-
0:06 - 0:09Australia, Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, dhe të tjera --
-
0:09 - 0:11ballafaqohen në disa raste të vendosjeve të trupave
-
0:11 - 0:14me të cilat ata po ballafaqohen në këtë moment në botën moderne.
-
0:14 - 0:16Nëse mendoni për gjërat
-
0:16 - 0:19në të cilat kemi futur personelin ushtarak të Australisë gjatë këtyre viteve të fundit,
-
0:19 - 0:22kemi gjëra evidente sikurse Iraku dhe Afganistani,
-
0:22 - 0:24por gjithashtu kemi raste si Timori Lindor
-
0:24 - 0:26dhe Ishujt e Solomonit dhe disa të tjera.
-
0:26 - 0:28Shumica e këtyre vendosjeve të trupave
-
0:28 - 0:31në të cilat po dërgojmë personel ushtarak
-
0:31 - 0:33nuk janë luftëra tradicionale.
-
0:33 - 0:35Në fakt, shumica prej këtyre punëve
-
0:35 - 0:38që po u kërkojmë personelit ushtarak të bëjnë në këto situata
-
0:38 - 0:41janë të cilat, në vendet e tyre si Australi, Shtete të Bashkuara dhe të tjera,
-
0:41 - 0:44do të kryheshin nga oficerë të policisë.
-
0:44 - 0:46Ka shumë probleme që lindin
-
0:46 - 0:48për personelin ushtarak në këto situata,
-
0:48 - 0:51sepse ata po bëjnë gjëra për të cilat nuk janë stërvitur,
-
0:51 - 0:53dhe po bëjnë gjëra
-
0:53 - 0:56të cilat njerëzit që i bëjnë në vendet e tyre
-
0:56 - 0:58stërviten shumë ndryshe
-
0:58 - 1:00dhe janë të pajisur me mjete tjera.
-
1:00 - 1:02Ka shumë arsye përse
-
1:02 - 1:04dërgojmë personel ushtarak
-
1:04 - 1:06në vend të policisë për të kryer këto detyra.
-
1:06 - 1:09Po qe se Australisë do t'i duhej të dërgonte 1000 njerëz nesër
-
1:09 - 1:11në Papuan Perëndimore p.sh.,
-
1:11 - 1:13ne në fakt nuk i kemi 1000 oficierë të policisë të gatshëm
-
1:13 - 1:15që do mund të niseshin nesër
-
1:15 - 1:17mirëpo i kemi 1000 ushtarë që do mund të shkonin.
-
1:17 - 1:20Kështu që kur kemi nevojë të dërgojmë dikë, atëherë dërgojmë ushtrinë --
-
1:20 - 1:22sepse ata janë të gatshëm
-
1:22 - 1:24dhe tashmë janë mësuar me këto gjëra
-
1:24 - 1:26dhe të jetojnë vetëm
-
1:26 - 1:28dhe të mos kenë kaq shumë përkrahje.
-
1:28 - 1:30Për këto arsye ata mund t' ia dalin mbanë.
-
1:30 - 1:33Mirëpo ata nuk janë të stërvitur në të njëjtën mënyrë sikur oficerët e policisë
-
1:33 - 1:36dhe po ashtu nuk janë të pajisur në të njëjtën mënyrë.
-
1:36 - 1:38Kjo ka krijuar shumë probleme për ta
-
1:38 - 1:40kur vie koha të ballafaqohen me këto çështje.
-
1:40 - 1:42Një gjë në vecanti që ka dalur
-
1:42 - 1:44për të cilën jam shumë i interesuar
-
1:44 - 1:46vshtë çështja nëse,
-
1:46 - 1:48kur dërgojmë personel ushtarak për të kryer këto detyra,
-
1:48 - 1:50duhet t'i pajisim ata ndryshe,
-
1:50 - 1:52dhe në vecanti, nëse duhet t'u japim qasje
-
1:52 - 1:55në disa prej këtyre armëve jo-vdejkeprurëse që policia posedon.
-
1:55 - 1:57Meqenëse ata kryejnë disa punë të ngjajshme,
-
1:57 - 1:59ndoshta është e drejtë që ata të kenë disa prej këtyre gjërave.
-
1:59 - 2:01Dhe sigurisht që ka një varg vendesh
-
2:01 - 2:03ku këto gjëra mund të jenë shumë të dobishme.
-
2:03 - 2:06P.sh. tek postblloqet ushtarake.
-
2:06 - 2:08Një rast i tillë është kur personeli ushtarak në këto postblloqe
-
2:08 - 2:10është i pasigurtë nëse personi që po afrohet
-
2:10 - 2:12është armik ose jo.
-
2:12 - 2:14Ta marrim si shembull këtë personin këtu dhe të themi që po ofrohet,
-
2:14 - 2:16dhe ata mendojnë "Eshtë ky vetëvrasës me bombë apo jo?"
-
2:16 - 2:18A kanë dicka të fshehur nën rroba?Cfarë do ndodhë?
-
2:18 - 2:20Ata nuk e dinë nëse ky person është armik apo jo.
-
2:20 - 2:22Po qe se ky person nuk ndjek udhëzimet,
-
2:22 - 2:24ata mund të shtiejnë në të
-
2:24 - 2:26dhe pastaj të marrin vesh
-
2:26 - 2:28nëse në të vërtetë kishin shtirë në njeriun e duhur,
-
2:28 - 2:30apo nëse ai ishte thejshtë një njeri i pafajshëm
-
2:30 - 2:32i cili nuk kishte dijeni se cfarë po ndodhte.
-
2:32 - 2:34Po qe se këta ushtarë do ishin të pajisur me armë jo-vdekjeprurëse
-
2:34 - 2:36do të mund t'i përdornin ato në këso lloj situatash.
-
2:36 - 2:38Po qe se shtiem në dikë që nuk është i rrezikshëm,
-
2:38 - 2:40të paktën nuk e vrasim."
-
2:40 - 2:42Një shembull tjetër.
-
2:42 - 2:44Kjo foto është nga një mision
-
2:44 - 2:46në Ballkan në fund '90-tave.
-
2:46 - 2:48Situata është pak më ndryshe
-
2:48 - 2:50sepse ata kanë më shumë njohuri dhe e dinë që personi është i armiqësor
-
2:50 - 2:52pasi dikush po shtie mbi ta
-
2:52 - 2:55ose po bën dicka që është e rrezikshme si p.sh. gjuan me gurë.
-
2:55 - 2:58Por po qe se ata i kundërpërgjigjen, shumë njerë tjerë
-
2:58 - 3:01të pafajshëm që ndodhen përreth mund të lëndohen --
-
3:01 - 3:05dhe do shkaktonte dëm shtesë për të cilat ushtria shpesh herë mundohet të mos flasë.
-
3:05 - 3:07Edhe në këtë rast ata do thonin "Po qe se kemi qasje në armë jo-vdekjeprurëse,
-
3:07 - 3:09dhe përballemi me dikë që është i rrezikshëm,
-
3:09 - 3:11mund të gjejmë një mënyrë tjetër për t'u marrë me ta
-
3:11 - 3:13dhe dimë që po qe se lëndojmë edhe dikë tjetër përreth,
-
3:13 - 3:15të paktën nuk i vrasim.
-
3:15 - 3:17Një tjetër sugjerim që është shtruar,
-
3:17 - 3:19duke marrë parsysh faktin që tani përdorim shumë robotë në zona lufte,
-
3:19 - 3:21brenda pak kohë
-
3:21 - 3:24do të mund të jemi dërgojmë robotë në zona luftë të cilët janë të autonomë.
-
3:24 - 3:27Këta robotë do të kenë aftësi të marrin vendimet e tyre dhe vendosin se në kë të shtien e në kë jo
-
3:27 - 3:29pa ndonjë njeri që t'i udhëzojë.
-
3:29 - 3:31Në këtë rast sugjerimi ka të bëjë me
-
3:31 - 3:33atë se nëse do të lejojmë robotët që të kryejnë këto detyra,
-
3:33 - 3:36ndoshta do të ishte ide më e mirë
-
3:36 - 3:38po qe se ata do të ishin të pajisur me armë jo-vdekjeprurëse
-
3:38 - 3:41ashtu që edhe po qe se roboti merr një vendim të gabuar dhe shtien në personin e gabuar.
-
3:41 - 3:43të paktën nuk e vrasin.
-
3:43 - 3:46Ka një varg armësh jo-vdekjeprurëse,
-
3:46 - 3:48disa prej të cilave janë të disponueshme tani,
-
3:48 - 3:50dhe disa të tjera janë duke u zhvilluar.
-
3:50 - 3:52Kemi gjëra tradicionale sikur spreji djegës,
-
3:52 - 3:54llak O.C. atje lartë
-
3:54 - 3:56ose armë me elektroshok (Taser) këtu.
-
3:56 - 3:59Ky në të djathtë është një taser verbërues
-
3:59 - 4:01që ka për qëllim të verbëroj personin për një cast
-
4:01 - 4:03dhe ta çorientojë.
-
4:03 - 4:05Ka edhe fishekë tekeje jo-vdekjeprurëse
-
4:05 - 4:07që përmbajnë fishkë gome
-
4:07 - 4:09në vend të atyre tradicionale metalike.
-
4:09 - 4:12Kjo foto në mes, ky kamioni i madh,
-
4:12 - 4:14njihet si Sistemi Aktiv Mohues --
-
4:14 - 4:17dhe ushtria e SHBA-ve është duke punur në zhvillimin e tij.
-
4:17 - 4:20Eshtë një transmetuel me mikrovalë.
-
4:20 - 4:23Eshtë sikur ideja juaj klasike e rrezeve të ngrohjes.
-
4:23 - 4:26Arrin largësi të mëdha,
-
4:26 - 4:28në krahasim me këto gjërat tjera.
-
4:28 - 4:30Personat që goditen nga ajo
-
4:30 - 4:32ndjejnë një shpërthim të papritur të nxehtësisë
-
4:32 - 4:34dhe janë të prirut të largohen nga rruga.
-
4:34 - 4:37Eshtë shumë më e përsosur në krahasim me një furrë me mikrovalë,
-
4:37 - 4:39por thejshtë shkakton molekulat e ujit që të vlojnë
-
4:39 - 4:41në sipërfaqen e jashtme të lëkurës.
-
4:41 - 4:43Kur goditesh nga ajo e ndjen këtë ngrohje të jashtëzakonshme dhe
-
4:43 - 4:45mendimi i parë që të vie në kokë është të largohesh që aty.
-
4:45 - 4:48Mendohet që kjo lloj artilerie të jetë e dobishme
-
4:48 - 4:50në vende ku është e nevojshme të shpërndahet një turmë
-
4:50 - 4:52nëse turma është e rrezikshme.
-
4:52 - 4:55Në raste kur është e nevojshme të mbajmë njerëzit larg nga një zonë e caktuar,
-
4:55 - 4:58mund ta bëjmë atë me këso gjërash.
-
4:58 - 5:00Pra sic e shihni ka një varg
-
5:00 - 5:03armsësh jo-vdekjeprurëse me të cilat mund të pajisim personelin ushtarak
-
5:03 - 5:05dhe ka lloj lloj situatash
-
5:05 - 5:08në të cilat këto armë mund të jenë të dobishme.
-
5:08 - 5:10Mirëpo sic thashë edhe më parë
-
5:10 - 5:12ushtria dhe policia
-
5:12 - 5:14janë të ndryshme.
-
5:14 - 5:16Nuk ke nevojë të vrasësh mendjen shumë gjatë
-
5:16 - 5:18për të vërejtur dallimet mes tyre.
-
5:18 - 5:20Në veçanti,
-
5:20 - 5:22qëndrimi ndaj përdorimit të forcës
-
5:22 - 5:24dhe mënyra se si ata janë të stërvitur të perdorin forcën
-
5:24 - 5:26është e ndryshme.
-
5:26 - 5:28Policia --
-
5:28 - 5:31une e di këtë sepse kam ndihmuar në stërvitjen e policëve --
-
5:31 - 5:34policia, në disa autoritetete Perëdnrimore të paktën,
-
5:34 - 5:37janë të stërvitur që të zvogëlojnë sasinë e forcës,
-
5:37 - 5:39të provojnë të mënjanojnë përdorimin e forcës
-
5:39 - 5:41kudo që të jetë e mundur,
-
5:41 - 5:43dhe të përdorin forcën
-
5:43 - 5:46si zgjidhje të fundit.
-
5:46 - 5:49Personeli ushtarak stërviten për luftë,
-
5:49 - 5:52dhe janë të stërvitur ashtu që posa gjërat të marrin kthesën për të keq,
-
5:52 - 5:55përgjigjja e tyre është forca vdekjeprurëse.
-
5:56 - 6:00Çastin që gjërat marrin kthesën për të keq,
-
6:00 - 6:03ke të drejtë të shtiesh në njerëz.
-
6:03 - 6:05Qëndrimet e tyre
-
6:05 - 6:07ndaj përdorimit të forcës janë shumë të ndryshme
-
6:07 - 6:09dhe besoj që është mjaft e qartë
-
6:09 - 6:12që qëndrimi i tyre ndaj përdorimit të forcës jo-vdekjeprurëse
-
6:12 - 6:15do të ishte i ndryshëm nga ai që kanë policia.
-
6:15 - 6:17Meqenëse tashmë kemi pasur shumë probleme
-
6:17 - 6:20me përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga policia në shumë mënyra,
-
6:20 - 6:23besoj se do ishte ide e mirë t'u hedhim një sy disa gjërave
-
6:23 - 6:25dhe të provojmë t'i ndërlidhim me kontekstin ushtarak.
-
6:25 - 6:27U befasova shumë kur fillova të bëjë këtë
-
6:27 - 6:29të shoh se në fakt
-
6:29 - 6:32edhe ata njerëz që përkrahin përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga ushtria
-
6:32 - 6:34nuk kishin bërë një gjë të tille.
-
6:34 - 6:36Duket se ata mendojnë
-
6:36 - 6:38" Pse të na bëhet neve vonë se cfarë ndodh me policinë?
-
6:38 - 6:40Ne kemi një këndvështrim tjetër."
-
6:40 - 6:42dhe si duket nuk ishin në gjendje të kuptonin faktin që
-
6:42 - 6:44para tyre qëndronte e njëjta gjë.
-
6:44 - 6:46Andaj unë fillova t'i hulumtoj disa prej këtyre cështjeve
-
6:46 - 6:48dhe të shoh
-
6:48 - 6:51se si policia përdorin armët jo-vdekjeprurëse kur ato u paraqiten atyre
-
6:51 - 6:53dhe disa nga problemet që mund të lindin
-
6:53 - 6:55nga këto gjëra
-
6:55 - 6:57kur ato u ofrohen atyre.
-
6:57 - 6:59Sigurisht, meqenëse jam Australian,
-
6:59 - 7:01fillova të hulumtoj gjërat në Australi,
-
7:01 - 7:04dhe duke u nisur nga përvoja ime me rastet kur
-
7:04 - 7:07këto armë jo-vdekjeprurëse ishin ofruar në Australi.
-
7:07 - 7:09Njëra prej gjërave në të cilat u fokusova në vecanti
-
7:09 - 7:11ishte përdorimi i piper-djegësit,
-
7:11 - 7:13ose sic njihet ndryshe llaku oleoresin capsicum,
-
7:13 - 7:15nga policia Australiane
-
7:15 - 7:17dhe të shoh se cfarë kishte ndodhur kur rastet kur këto armë u ishin ofruar atyre
-
7:17 - 7:19dhe gjëra të tilla.
-
7:19 - 7:21Gjeta një studim
-
7:21 - 7:23shumë interesant
-
7:23 - 7:25që ishte bërë në Queensland,
-
7:25 - 7:28sepse ata kishin një periudhë testimi për përdorimin e piper-djegësit
-
7:28 - 7:31para se ta ofronin më gjerë.
-
7:31 - 7:34Pastaj u hodha një sy disa prej figurave këtu.
-
7:34 - 7:36Kur ata paraqitën piper-djegësin në Queensland,
-
7:36 - 7:38ishin shumë të qartë dhe hollësishëm.
-
7:38 - 7:41Ministri i policisë dha një sërë deklaratash publike në lidhje me këtë.
-
7:41 - 7:43thonin,"Kjo ka për qëllim
-
7:43 - 7:45t'u jap policëve një alternativë
-
7:45 - 7:48mes të bërtiturit dhe të shtënave.
-
7:48 - 7:51Ata mund të përdorin këtë në vend të armëve zjarri
-
7:51 - 7:54në situata kur më parë u është dashur që të shtienin në dikë."
-
7:54 - 7:57U hodha një sy shifrave të këtyre qitjeve nga policia.
-
7:57 - 7:59Është mjaft e vështirë 'ti gjesh
-
7:59 - 8:01për secilin shtet të Australisë.
-
8:01 - 8:03Këto janë të gjitha që arrita të gjejë.
-
8:03 - 8:05Kjo është nga një raport nga Instituti Australian i Kriminologjisë.
-
8:05 - 8:07Siç mund ta shihni nga këto shkronjat e vogla, nëse mund ta lexoni:
-
8:07 - 8:10"Vdekjet në lidhje me të shtënat nga policia" e cila përfshinë njerëzit që janë qëlluar nga policia
-
8:10 - 8:14dhe ata që kanë qëlluar veten në prani të policisë.
-
8:14 - 8:16Por këto janë shifra nga i gjithë vendi.
-
8:16 - 8:18Dhe shigjeta e kuqe përfaqëson pikën
-
8:18 - 8:20ku Quenssland deklaroi
-
8:20 - 8:23"Ky është vendi ku policia nga tërë vendi
-
8:23 - 8:25do të ketë qasje në piper-djegësin."
-
8:25 - 8:28Për shumë vite
-
8:28 - 8:30kishte rreth 6 vdekje.
-
8:30 - 8:32Situata arriti kulmin, para disa vitesh,
-
8:32 - 8:34por nuk ishte në Queensland.
-
8:34 - 8:37E di kush se ku ndodhi kjo? Nuk ishte as Port Arthur.
-
8:37 - 8:39Victoria? Po, e saktë.
-
8:39 - 8:42Ky kulm u arrit në Victoria.
-
8:42 - 8:44Nuk është se Quenssland kishte ndonjë problem në vecanti
-
8:44 - 8:48me vdekje të shkaktuara nga policia.
-
8:48 - 8:50Gjashtë të shtëna në tërë shtetin,
-
8:50 - 8:52mjaft konsekuente gjatë viteve paraprake.
-
8:52 - 8:55Studimet u kryen në dy vitet e ardhshme -- 2001, 2002.
-
8:55 - 8:58Dëshiron kush të provojë t'ia qëllojë,
-
8:58 - 9:00duke marrë parasyshë mënyrën se si ata e kanë paraqitur këtë,
-
9:00 - 9:03se sa herë policia në Queensland përdori piper-djegësin gjatë kësaj periudhe?.
-
9:03 - 9:05qindra herë? Një, tre.
-
9:05 - 9:08Apo më mirë mijëra herë.
-
9:10 - 9:12E paraqitur saktësisht
-
9:12 - 9:14si alternativë ndaj përdorimit të forcës --
-
9:14 - 9:17një alternativë mes të bërtiturit dhe qitjes me armë.
-
9:17 - 9:19Do marrrë kurajon të kundërshtojë shumicën prej njerëzve
-
9:19 - 9:22dhe të them se po qe se policia e Queensland të mos kishin piper-djegës,
-
9:22 - 9:25nuk do ishin ndjerë të detyruar të qëllonin 2,226 njerëz
-
9:25 - 9:28gjatë këtyre dy viteve.
-
9:28 - 9:30Në fakt, po t'u heshësh një sy
-
9:30 - 9:32studimeve në të cilat ata ishin fokusuar,
-
9:32 - 9:35informacioni që ata po mblidhnin dhe shqyrtonin,
-
9:35 - 9:38mund të shohni se të dyshuarit ishin të armatosur
-
9:38 - 9:40vetëm në 15% të rasteve
-
9:40 - 9:42ku piper-djegësi ishte përdorur.
-
9:42 - 9:45Gjatë kësaj periudhe përdorej në mënyrë rutinore,
-
9:45 - 9:47dhe akoma përdoret ashtu --
-
9:47 - 9:49sepse nuk kishte ankesa rreth përdorimit të tij,
-
9:49 - 9:52të paktë jo brenda kontekstit të këtij studimi --
-
9:52 - 9:54përdorejj në mënyrë rutinore
-
9:54 - 9:56për t'u ballafaquar me njerëz që ishin të dhunshëm,
-
9:56 - 9:58potencialisht të dhunshëm,
-
9:58 - 10:00dhe shpesh përdorej
-
10:00 - 10:02për t'u ballafaquar me njerëz që
-
10:02 - 10:06nuk bashkpunonin dhe nuk ndiqnin udhëzimet.
-
10:06 - 10:08Ky person nuk po bën gjë të dhunshme,
-
10:08 - 10:10mirëpo thejsht nuk u binden urdhërave tanë.
-
10:10 - 10:12Ata nuk u binden udhëzimeve tona,
-
10:12 - 10:14andaj ne i sulmojmë me piper-djegës.
-
10:14 - 10:18Kjo me siguri që do i bëjë të largohen që aty dhe cdo do përfundojmë si jo më mirë.
-
10:18 - 10:20Kjo u paraqit pikërisht si
-
10:20 - 10:22alternativë ndaj armëve zjarri,
-
10:22 - 10:24mirëpo po përdoret në mënyrë rutinore
-
10:24 - 10:26për t'u ballafaquar me një varg
-
10:26 - 10:28problemesh tjera.
-
10:28 - 10:30Një prej çështjeve që lind
-
10:30 - 10:33si shkak i përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë --
-
10:33 - 10:36dhe njerëz që pohojnë se është paraqitur ndonjë problem --
-
10:36 - 10:39ka disa probleme që bëhen qendra e vëmendjes.
-
10:39 - 10:41Njëri prej këtyre problemeve
-
10:41 - 10:44është se armët jo-vdekjeprurvse mund të përdoren pa dallim.
-
10:44 - 10:47Një prej parimeve themelore të përdorimit të forcës nga ana e ushtrisë
-
10:47 - 10:49është se duhet të bësh dallime (diskriminosh).
-
10:49 - 10:52Duhet të jesh i kujdesshëm ndaj kujt shtien.
-
10:52 - 10:55Një prej problemeve që është sugjeruar të jetë i lidhur ngushtë me armë jo-vdekjeprurëse
-
10:55 - 10:57është fakti që mund të përdoren pa dallim --
-
10:57 - 10:59që mund t'i përdorësh ndaj një grupi të gjërë njerëzish
-
10:59 - 11:02ngase nuk ke nevojë të shqetësohesh edhe aq.
-
11:02 - 11:04Në fakt, një rast të vecantë
-
11:04 - 11:06ku mund ta vëresh këtë dukuri
-
11:06 - 11:09ishte rasti i rrethimit të Teatrit të Dubrokvës në Moskë në vitin 2002,
-
11:09 - 11:11gjë për të cilën shumë prej jush, për dallim nga studentët e mi në ADFA,
-
11:11 - 11:13jeni mjaft të rritur për ta mbajtur mend.
-
11:13 - 11:16Chechenët kishin marrë kontrollën mbi teatrin.
-
11:16 - 11:19Mbanin peng diku rreth 700 njerëz.
-
11:19 - 11:21Kishin liruar disa,
-
11:21 - 11:24mirëpo akoma kishte 700 njerëz aty brenda që mbaheshin peng.
-
11:24 - 11:27Pilicia speciale ushtarake e Rusisë,
-
11:27 - 11:29forcat speciale, Spetsnaz,
-
11:29 - 11:31erdhën dhe sulmuan teatrin.
-
11:31 - 11:34Ata bënë këtë duke mbushur tërë teatrin me gaz anestetik
-
11:34 - 11:36Më pas u kuptua
-
11:36 - 11:39që shumë prej pengjeve kishin vdekur
-
11:39 - 11:42si rezultat i thithjes së gazit.
-
11:42 - 11:44Në këtë rast ishte përdorur pa dallim.
-
11:44 - 11:47Ata mbushën tërë teatrin me gaz.
-
11:47 - 11:49Dhe nuk ështve befasishme që njerëzit vdiqën,
-
11:49 - 11:51sepse nuk mund të llogaritet se cfarë sasie të këtij gazi
-
11:51 - 11:53do thithë secili njeri,
-
11:53 - 11:55në cfarë pozite do të alivanosen
-
11:55 - 11:57kur humbin vetëdijen e kështu me rradhë.
-
11:57 - 12:00Vetë dy njerëz u qëlluan
-
12:00 - 12:02gjatë këtij rasti.
-
12:02 - 12:04Kur shqyrtuan situatën më pas,
-
12:04 - 12:06panë se vetëm dy njerëz
-
12:06 - 12:08ishin qëlluar nga mbajtësit e pengjeve
-
12:08 - 12:10ose ishin qëlluar nga forcat policore
-
12:10 - 12:12që po mundoheshin të futeshin brenda dhe të ballafaqoheshin me situatën.
-
12:12 - 12:14Praktikisht të gjithë ata që gjetë vdekjen
-
12:14 - 12:16ishte për shkak të thithjes së gazit.
-
12:16 - 12:18Numri i saktë i të vdekurve
-
12:18 - 12:20është paksa i paqartë,
-
12:20 - 12:22mirëpo është më i madh nga ajo që raportuar.
-
12:22 - 12:24pasi disa njerëz vdiqën në ditët që vijuan.
-
12:24 - 12:26Ky ishte një nga problemet që ata diskutuan
-
12:26 - 12:28në raste kur këto lloj armësh përdoren pa dallim.
-
12:28 - 12:30Problemi tjetër për të cilin flasin disa njerëz
-
12:30 - 12:32rreth përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë,
-
12:32 - 12:35dhe që në të njëjtën kohë është tema kryesrore e debatit në konventën e armëve kimike,
-
12:35 - 12:37është e qartë që nuk mund të përdorësh agjentët për kontrollimin e turmave të trazuara
-
12:37 - 12:39sikur ato të ishin armë lufte,
-
12:39 - 12:42problemi në këtë rast është se nganjëherë
-
12:42 - 12:45armët jo-vdekjeprurëse mund të përdoren, jo si alternativë ndaj forcës vdekjeprurëse,
-
12:45 - 12:48por si shtesë --
-
12:48 - 12:50meqë rast së pari përdoren armët jo-vdekjeprurëse
-
12:50 - 12:53duke u lënë hapësirë armëve vdekjeprurëse të përdoren në mënyrë më efektive.
-
12:53 - 12:55Njerëzit që i vë në shënjestër
-
12:55 - 12:57nuk do të mund të largohen që aty.
-
12:57 - 13:00Ata do hutohen shumë në kësi lloj situatash
-
13:00 - 13:03andaj do të jetë më e lehtë ti vrasësh.
-
13:03 - 13:06Mbajtësit e pengjeve që ishin alivanosur nga gazi
-
13:06 - 13:08nuk ishin dërguar në kujdestari,
-
13:08 - 13:11por thejshtë ishin qëlluar në kokë.
-
13:11 - 13:13Kjo armë jo-vdekjeprurëse
-
13:13 - 13:15u përdor si shumëzues i armëve vdekjeprurëse
-
13:15 - 13:18në këtë rast
-
13:18 - 13:20për të rritur efikasitetin e vrasjeve
-
13:20 - 13:23në këtë situatë.
-
13:23 - 13:25Një tjetër problem që dua ta përmend
-
13:25 - 13:27ka të bëjë me menyrën se si njerëzit
-
13:27 - 13:29mësohen të përdorin
-
13:29 - 13:31armët jo-vdekjeprurëse
-
13:31 - 13:33se si trajnohen më pas, si vihen në provë, e kështu me rradhë.
-
13:33 - 13:36Sepse këto armë vihen në provë në mjedise të sigurta.
-
13:36 - 13:39Dhe njerëzit mësohen t'i përdorin në mjeside të sigurta
-
13:39 - 13:42si ky, ku mund ta shihni shumë qartë se cfarë po ndodhë,.
-
13:42 - 13:45Personi që po liron piper-djegësin ka të mbathur një dorezë gome
-
13:45 - 13:47për t'u siguruar që nuk kontaminohen me atë.
-
13:47 - 13:49Mirëpo piper-djegësit kurrë nuk përdoren në këtë mënyre.
-
13:49 - 13:51Në botën reale ata përdoren në këtë mënyrë,
-
13:51 - 13:55si ky shembulli në Texas.
-
13:55 - 13:58Ky ishte rasti
-
13:58 - 14:00që më zgjoi kureshtjen rreth kësaj cështje.
-
14:00 - 14:03Ndodhi përderisa po punoja si hulumtues në Akademinë Detare të SHBA-ve.
-
14:03 - 14:06Gjatë kësaj periudhe kishte disa raporte rreth një rasti
-
14:06 - 14:09ku një grua po grindej me një oficer policie.
-
14:09 - 14:11Ajo nuk po sillej dhunshëm.
-
14:11 - 14:13Në fakt, ai ishte ndoshta 15 cm më i gjatë se unë,
-
14:13 - 14:16dhe ajo ishte kaq e gjatë.
-
14:16 - 14:18Pas një kohe ajo i tha atij
-
14:18 - 14:20"Do kthehem në veturën time tani."
-
14:20 - 14:22Dhe ai i thotë "Po qe se kthehesh në veturën tënde, do të të qëllojë me taser.``
-
14:22 - 14:25Ai i përgjigjet ``Hë pra, jepi. Më qëllo.`` Dhe ai e qëlloi me taser.
-
14:25 - 14:27E tërë kjo u filmua nga videokamera
-
14:27 - 14:31që gjendej në veturën e policisë.
-
14:31 - 14:34Ajo ishte 72 vjecare,
-
14:34 - 14:38dhe siç vërehet kjo ishte mënyra më e mirë për t'u sjellur me të.
-
14:38 - 14:40Ka edhe raste të tjera të ngjajshme
-
14:40 - 14:42që të bëjnë të mendosh
-
14:42 - 14:45``A ë shtë kjo mënyra e duhur e përdorimit të armë ve jo-vdekjeprurëse?"
-
14:45 - 14:47"Shefi i policisë qëllon vajzën 14 vjecare në kokë me taser"
-
14:47 - 14:50"Ajo po ikte me vrap. Cfarë duhet të bëja unë ?"
-
14:50 - 14:53(Qeshje)
-
14:53 - 14:55Ose rasti në Florida:
-
14:55 - 14:58"Policia qëllon me taser një djalosh 6 vjecare në një shkollë fillore."
-
14:58 - 15:00Ata morrën një mësim të mirë nga ky rast
-
15:00 - 15:02sepse në të njëjtin qark,
-
15:02 - 15:04"Policia rishqyrton rregulloren pas rasteve të fëmijë ve që u shokuan me taser:
-
15:04 - 15:07fëmija i dytë qëllohet me armë elektroshokuese (taser) brenda dy javësh."
-
15:07 - 15:09I njëjti qark policor.
-
15:09 - 15:12Fëmija i dytë i qëlluar me taser pak javë pasi u qëllua 6 vjecari.
-
15:12 - 15:14Në rast se mendoni
-
15:14 - 15:16se këto gjëra ndodhin vetëm në SHBA,
-
15:16 - 15:18mund të ju them se kjo ndodhi edhe në Kanada.
-
15:18 - 15:20Një kolege e imja
-
15:20 - 15:22më dërgoi këtë nga Londra (Kanadë).
-
15:22 - 15:25mirëpo rasti im më i preferuar nga të gjithë
-
15:25 - 15:28ka ndodhur në SHBA:
-
15:28 - 15:31Oficerët qëllojnë me taser një grua 86 vjecare me aftësi të kufizuara në shtratin e saj."
-
15:31 - 15:35U hodha një sy raporteve rreth këtij rasti.
-
15:35 - 15:38Isha shumë i befasuar.
-
15:38 - 15:41Raportet deklaronin që ajo kishtë zënë një pozitë të rrezikshme në shtratin e saj.
-
15:41 - 15:43(Qeshje)
-
15:43 - 15:45Nuk bëj shaka. Pikërisht ashtu thuhej në raport.
-
15:45 - 15:48"Ajo zuri një pozitë më të rrezikshme në shtratin e saj."
-
15:48 - 15:50Në rregull.
-
15:50 - 15:52Do ju rikujtoj se për cfarë po flas,
-
15:52 - 15:54po flas për përdorimin e armëve jo-vdekjeprurëse nga ana e ushtrisë.
-
15:54 - 15:56Por cfarë rëndësie ka kjo?
-
15:56 - 15:58Ka shumë rëndësi sepse policia janë më të kufizuar kur vie tek përdorimi i forcës
-
15:58 - 16:00në krahasim me ushtrinë.
-
16:00 - 16:03Ata janë të stërvitur në atë mënyrë që të jenë më të kufizuar se ushtria.
-
16:03 - 16:06Ata janë të stërvitur që të mendojnë më shumë, të provojnë të qetësojnë situatën.
-
16:06 - 16:09Po qe se ke kësi lloj problemesh me oficer policie që bartin armë jo-vdekjeprurëse,
-
16:09 - 16:11cfarë do ju bënte të mendonit
-
16:11 - 16:14se do ishte ndryshe me personel ushtarak?
-
16:15 - 16:18Dua ta përmbyll duke thënë
-
16:18 - 16:20se kur jam duke u mbajtur fjalim policëve
-
16:20 - 16:22se si do dukej arma jo-vdekjeprurëse e përsosur,
-
16:22 - 16:24ata thonë të njajtën gjë në mënyrë të pashmangshme.
-
16:24 - 16:27Thonë," Duhet të jetë dicka e rrezikshme
-
16:27 - 16:29aq sa të bëjë njerëzit që t'ia kenë frikën pak"
-
16:29 - 16:31Nëse i kërcënon se do ta përdorësh,
-
16:31 - 16:34njerëzit do të binden,
-
16:34 - 16:36por në të njëjtën kohë duhet të jetë dicka që nuk
-
16:36 - 16:40lë efekte të përhershme."
-
16:40 - 16:43Thënë ndyshe, arma jo-vdekjeprurvse e përsosur
-
16:43 - 16:45është në të njëjtën kohë arma e përsosur për shpërdorim.
-
16:45 - 16:47Cfarë do kishin bërë këta persona
-
16:47 - 16:49po qe se do kishin qasje në tasers
-
16:49 - 16:51ose në një version të mbartshëm të
-
16:51 - 16:53Sistemit Aktiv Mohues --
-
16:53 - 16:56një rreze nxehtësie e vogël që mund ta përdorësh në njerëz
-
16:56 - 16:58pa u brengosur.
-
16:58 - 17:01Andaj mendojë që ka mënyra
-
17:01 - 17:03të përdorimit të armëve jo-vdekjeprurëse që do jenë efikase në raste të këtilla,
-
17:03 - 17:05por kjo shoqërohet poashtu edhe me një varg problemesh
-
17:05 - 17:07që duhet marrë parasysh.
-
17:07 - 17:09Ju faleminderit.
-
17:09 - 17:11(Duartrokitje)
- Title:
- Stephen Coleman: Rreziqet morale të armëve jo-vdekjeprurëse.
- Speaker:
- Stephen Coleman
- Description:
-
Përdorimi i piper-djegësit dhe taserve nga ana e policisë dhe ushtrisë është në rritje e sipër, dhe tjera armë jo-vdekjeprurëse më ekzotike si rrezet e nxehta janë duke u përpunuar. Në TEDxCanberra, studiuesi i etikës Stephen Coleman hulumton pasojat e papritura të futjes në përdorim të këtyre armëve dhe bën disa pyetje sfiduese.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 17:11
![]() |
Jenny Zurawell approved Albanian subtitles for Non-lethal weapons, a moral hazard? | |
![]() |
Dita Bytyci accepted Albanian subtitles for Non-lethal weapons, a moral hazard? | |
![]() |
Dita Bytyci edited Albanian subtitles for Non-lethal weapons, a moral hazard? | |
![]() |
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Non-lethal weapons, a moral hazard? | |
![]() |
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Non-lethal weapons, a moral hazard? | |
![]() |
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Non-lethal weapons, a moral hazard? | |
![]() |
Ermira Kusari edited Albanian subtitles for Non-lethal weapons, a moral hazard? | |
![]() |
Ermira Kusari added a translation |