Return to Video

Syzet autofokuse të leximit të së ardhmes

  • 0:01 - 0:03
    Çdo njëri prej nesh do humbim
  • 0:03 - 0:07
    ose vetëm kemi humbur diçka që
    mbështetemi në çdo ditë
  • 0:07 - 0:10
    Sigurisht po flas për çelësat.
  • 0:10 - 0:11
    (E qeshur)
  • 0:11 - 0:12
    Po bëj shaka.
  • 0:12 - 0:16
    Në të vërtetë dua të flas për një prej
    shqisave tona më të rëndësishme: shikimi.
  • 0:16 - 0:19
    Çdo ditë humbim nga pak aftësi
  • 0:19 - 0:20
    të rifokusojmë sytë tanë
  • 0:20 - 0:23
    derisa nuk mund t'i rifokusojmë aspak.
  • 0:23 - 0:25
    Këtë gjendje e quajmë presbyopia,
  • 0:25 - 0:27
    dhe ndikon në dy miliardë
    njerëz rreth botës.
  • 0:27 - 0:30
    Po, thashë miliardë.
  • 0:30 - 0:31
    Nëse s'ke dëgjuar për presbyopia,
  • 0:31 - 0:34
    dhe je duke menduar,
    "Ku janë këta dy miliardë njerëz?"
  • 0:34 - 0:36
    ja një e dhënë para se t'i hyj detajeve.
  • 0:36 - 0:40
    Është arsyeja pse njerëzit mbajnë
    syze leximi ose lense bifokale.
  • 0:40 - 0:42
    Do filloj duke përshkruar
    humbjen në aftësinë e rifokusimit
  • 0:42 - 0:44
    që na çon deri tek presbyopia.
  • 0:44 - 0:46
    Si një i sapolindur, ke pasur
    aftësi për fokus.
  • 0:46 - 0:48
    deri në gjashtë e gjysmë centimetra,
  • 0:48 - 0:50
    nëse ke dashur.
  • 0:50 - 0:53
    Rreth viteve të 20-ta, ti ke vetëm
    gjysmën e asaj fuqie fokusimi.
  • 0:53 - 0:54
    Rreth 10 centimetra,
  • 0:54 - 0:57
    por mjaftueshëm afër
    për të mos vrejtur dallimin.
  • 0:57 - 0:58
    Por vonë në vitet e 40-ta,
  • 0:58 - 1:00
    më së shumti do fokusohesh
    deri në 25 centimetra,
  • 1:00 - 1:02
    ndoshta edhe më larg.
  • 1:02 - 1:04
    Humbjet e fokusit
    më larg se kjo pikë
  • 1:04 - 1:06
    do ndikojnë në shikim të afërt
    sikur në lexim,
  • 1:06 - 1:08
    dhe kur do arrish moshën 60,
  • 1:08 - 1:10
    asgjë rreth një metri nuk do jetë e qartë.
  • 1:10 - 1:12
    Tani disa prej jush me siguri po mendoni,
  • 1:12 - 1:16
    Duket keq por me siguri
    e ka fjalën në mënyrë figurative,
  • 1:16 - 1:19
    vetëm për njerëzit që kanë presbyopia.
  • 1:19 - 1:24
    Por jo, kur them ju,
    e kam fjalën që secilin nga ju,
  • 1:24 - 1:27
    do të jetë presbyopic nëse sjeni akoma.
  • 1:27 - 1:28
    Tingëllon pak problematike.
  • 1:28 - 1:32
    Dua t'ju kujtoj që presbyopia
    ka qenë me ne gjithë historinë njerëzore
  • 1:32 - 1:35
    dhe kemi bërë gjëra të ndryshme
    për ta rregulluar.
  • 1:35 - 1:39
    Për fillim, të paramendojmë
    që je ulur në tavolinë duke lexuar.
  • 1:39 - 1:40
    Nëse do ishe presbyopic,
  • 1:40 - 1:42
    Do të dukej diçka si kjo.
  • 1:42 - 1:45
    Çdo gjë afër, si revista,
    do dukej turbullt.
  • 1:45 - 1:46
    Shkojmë tek zgjidhjet.
  • 1:46 - 1:48
    E para, syze leximi.
  • 1:48 - 1:50
    Ato kanë lente me një fuqi të vetme fokale
  • 1:50 - 1:53
    të akorduara që objektet afër
    të vijnë në fokus.
  • 1:53 - 1:55
    Por objektet larg janë jashtë fokusit,
  • 1:55 - 1:58
    që do të thotë se vazhdimisht
    duhet t'i ndërrosh
  • 1:58 - 2:00
    t'i vësh e t'i heqësh.
  • 2:00 - 2:01
    Për ta zgjidhur këtë
  • 2:01 - 2:04
    Benjamin Franklin ka shpikur,
    siç ai i quan "spektaklet e dyfishta."
  • 2:04 - 2:06
    Sot ne i quajmë ato bifokale,
  • 2:06 - 2:10
    ato e lanë atë të shihte larg
    kur shikonte lart
  • 2:10 - 2:11
    e të shihte afër kur shihte poshtë.
  • 2:11 - 2:14
    Sot ne gjithashtu kemi lente progresive
    të cilat largojnë vijën
  • 2:14 - 2:17
    duke ndryshuar butë fuqinë fokale
    nga lart e poshtë.
  • 2:17 - 2:19
    Pjesa e keqe e kësaj
  • 2:19 - 2:21
    është se humb fushë të shikimit
    tek çdo distancë,
  • 2:21 - 2:24
    sepse ndahet poshtë e lart si kështu.
  • 2:24 - 2:25
    Për të parë pse është problem
  • 2:25 - 2:28
    imagjino sikur je duke zbritur
    poshtë një palë shkallë.
  • 2:28 - 2:32
    Ti shikon poshtë për të
    parë këmbën por është turbullt.
  • 2:32 - 2:33
    Pse do ishte e turbullt?
  • 2:33 - 2:37
    Epo, ti shikon poshtë
    dhe është pjesa për afër e lentes,
  • 2:37 - 2:39
    por shkalla tjetër e tejkalon dorën,
  • 2:39 - 2:41
    e cila për sytë e tu numërohet si larg.
  • 2:41 - 2:44
    Zgjidhja tjetër që dua të përmend
    është më pak e zakonshme
  • 2:44 - 2:47
    por vjen në lente kontakte
    ose kirurgji LASIK,
  • 2:47 - 2:48
    dhe quhet monovizion.
  • 2:48 - 2:51
    Punon duke bërë syrin dominant
    të fokusohet larg
  • 2:51 - 2:52
    dhe syrin tjetër afër.
  • 2:52 - 2:55
    Truri yt punon duke i vendosur
    bashkë në mënyre inteligjente
  • 2:55 - 2:57
    pjesët më të mprehta të pamjes së syrit,
  • 2:57 - 2:59
    por sytë shohin
    gjëra lehtësisht të ndryshme,
  • 2:59 - 3:02
    dhe ajo e vështirëson
    gjykimin e distancës binokulare.
  • 3:02 - 3:03
    Pra ku na len kjo?
  • 3:03 - 3:05
    Kemi arritur shumë zgjidhje
  • 3:05 - 3:08
    por asnjëra prej tyre nuk
    e kthen rifokusimin natyral.
  • 3:08 - 3:10
    Ato nuk lejojne që vetëm të shikosh diçka
  • 3:10 - 3:11
    dhe të jetë në fokus.
  • 3:11 - 3:13
    Por pse?
  • 3:13 - 3:14
    Epo, për ta shpjeguar
  • 3:14 - 3:17
    duhet të shohim
    anatominë e syrit të njeriut.
  • 3:17 - 3:20
    Pjesa e syrit që na lejon
    rifokusimin e distancave të ndryshme
  • 3:20 - 3:22
    quhet lente crystalline.
  • 3:22 - 3:26
    Ka muskuj që rrethojnë lentën dhe
    mund ta deformojnë në forma të ndryshme,
  • 3:26 - 3:28
    që gjithashtu ndërron fuqinë e fokusimit.
  • 3:28 - 3:30
    Çfarë ndodh kur dikush bëhet presbyopic?
  • 3:30 - 3:32
    Lentja crystalline ngurtësohet
  • 3:32 - 3:35
    deri tek pika që nuk ndërron forma më.
  • 3:35 - 3:39
    Tani, duke menduar për zgjidhjet
    që përmenda më herët,
  • 3:39 - 3:43
    mund të shohim që të gjitha
    kanë diçka të përbashkët me njëra tjetrën
  • 3:43 - 3:44
    por jo me sytë tanë,
  • 3:44 - 3:46
    dhe kjo është që janë të gjitha statike.
  • 3:46 - 3:49
    Është ekuivalente me një pirat
    dhe këmbën e tij artificiale.
  • 3:49 - 3:52
    Cila është optika ekuivalente
    me një këmbë moderne protezë?
  • 3:52 - 3:56
    Dekadat e fundit kemi parë
    zhvillim të shpejtë dhe kreativ
  • 3:56 - 3:58
    e të quajturave
    "lente fokusi të akorduara."
  • 3:58 - 4:00
    Janë disa lloje.
  • 4:00 - 4:02
    Lentet e zhvendosura mekanike Alvarez,
  • 4:02 - 4:03
    lentet deformuese të lëngëta
  • 4:03 - 4:06
    dhe lentet elektronike
    të lëngta kristalore.
  • 4:06 - 4:08
    Këto i kanë kompromiset tregtare,
  • 4:08 - 4:10
    por pjesa e mirë është
    eksperienca vizuale.
  • 4:10 - 4:14
    Fushë e plotë shikimi që është i mprehtë
    në çdo distancë.
  • 4:14 - 4:16
    Shkëlqyeshëm.
    Lentet që na duhet ekzistojnë.
  • 4:16 - 4:18
    Problemi u zgjidh, apo jo?
  • 4:18 - 4:19
    Jo kaq shpejt.
  • 4:19 - 4:22
    Këto lente shtojnë komplikim në ekuacion.
  • 4:22 - 4:26
    Këto lente nuk kanë si ta dinë
    çfarë distance duhet t'i fokusohen.
  • 4:26 - 4:27
    Neve na duhen syzet
  • 4:27 - 4:30
    që, kur shikon larg,
    objektet e largëta janë mprehët,
  • 4:30 - 4:31
    dhe kur shikon afër,
  • 4:31 - 4:34
    objektet e afërta vijnë në fokus
  • 4:34 - 4:36
    pa menduar për të.
  • 4:36 - 4:38
    Çfarë kam punuar këto
    vitet e fundit në Stanford
  • 4:38 - 4:41
    është ndërtimi i kësaj inteligjence
    rreth lenteve.
  • 4:41 - 4:44
    Prototipi jonë huazon teknologji
    nga sistemet virtuale të realitetit
  • 4:44 - 4:46
    për distancë të fokusit.
  • 4:46 - 4:50
    Kemi një ndjekës të syrit që tregon
    në cilin drejtim janë fokusuar sytë tanë.
  • 4:50 - 4:52
    Duke përdorur këto,
    ne triangulojmë drejtimin e shikimit
  • 4:52 - 4:54
    të gjejmë vlerën e fokusit.
  • 4:54 - 4:56
    Për të rritur sigurinë,
  • 4:56 - 4:58
    kemi shtuar sensor të distancës.
  • 4:58 - 5:00
    Sensori është kamerë që shikon botën
  • 5:00 - 5:02
    që njofton distancen e objekteve.
  • 5:02 - 5:05
    Ne mund të përdorim drejtimin e shikimit
    për vlerë të distancës
  • 5:05 - 5:06
    për herë të dytë.
  • 5:06 - 5:08
    Dhe i bashkojmë dy vlerat e distancës.
  • 5:08 - 5:10
    dhe përditësojmë fuqinë
    e lenseve të fokusit.
  • 5:10 - 5:13
    Hapi tjeter për ne ishte
    testimi i pajisjes tek njerëzit.
  • 5:13 - 5:17
    Kështuqe punësuam rreth 100 presybyopes
    dhe e testuam pajisjen
  • 5:17 - 5:18
    duke matur performancen e tyre.
  • 5:18 - 5:22
    Çfarë pamë na bindi
    që autofokalet janë e ardhmja.
  • 5:22 - 5:25
    Pjesëmarrësit tanë mund të shihnin
    më qartë dhe të fokusohen më shpejt
  • 5:25 - 5:28
    dhe thanë që ishte një
    eksperiencë më e lehtë dhe e mirë
  • 5:28 - 5:30
    se sa ajo që kishin aktualisht.
  • 5:30 - 5:32
    Më thjesht, kur vjen fjala te shikimi,
  • 5:32 - 5:35
    autofokalet nuk bejne kompromis
    si zgjidhjet statike që përdoren sot
  • 5:35 - 5:37
    Por s'dua të veproj me shumë vetëbesim.
  • 5:37 - 5:40
    Ka shumë punë që ka mbetur të bëjmë.
  • 5:40 - 5:42
    Përshembull, syzet tona janë pak --
  • 5:42 - 5:43
    (E qeshur)
  • 5:43 - 5:44
    të rënda, ndoshta?
  • 5:44 - 5:48
    Një arsye për këtë është
    që kemi përdorur komponente më të rënda
  • 5:48 - 5:51
    që zakonisht përdoren
    për punë hulumtimi ose industriale.
  • 5:51 - 5:53
    Diçka tjetër është
    që duhet të rindertojmë
  • 5:53 - 5:57
    sepse algorithmet tona aktuale të syrit
    nuk e kanë fuqinë që na duhet.
  • 5:57 - 5:58
    Për të vazhduar më tutje,
  • 5:58 - 6:00
    ndërsa po lëvizim nga një mjedis
    hulumtimi e më tej,
  • 6:00 - 6:02
    planifikojmë që autofokalet e së ardhmes
  • 6:02 - 6:05
    të duken më shumë si syze normale.
  • 6:05 - 6:08
    Që kjo të ndodhë,
    duhet të përmirsojmë
  • 6:08 - 6:11
    fuqinë e tyre për ndjekjen e syrit.
  • 6:11 - 6:15
    Gjithashtu duhet të inkorporojmë lente
    më të vogla dhe efikase.
  • 6:15 - 6:17
    Edhe me këtë, me prototipet tona aktuale,
  • 6:17 - 6:20
    kemi treguar që teknologjia
    e këtyre lenteve të fokusit
  • 6:20 - 6:23
    është e aftë t'iu kalojë formave
    tradicionale të zgjidhjeve vizuale.
  • 6:23 - 6:25
    Pra është vetëm çështje kohe.
  • 6:25 - 6:27
    Është e qartë që në të ardhmen e afërt,
  • 6:27 - 6:30
    në vend që të shqetësohemi
    se cilat lloje të syzeve t'i përdorim
  • 6:30 - 6:33
    do të mund të fokusohemi
    tek sendet me rëndësi.
  • 6:34 - 6:35
    Faleminderit.
  • 6:35 - 6:37
    (Duarttrokitje)
Title:
Syzet autofokuse të leximit të së ardhmes
Speaker:
Nitish Padmanaban
Description:

Duke u rritur, ju gradualisht e humbni aftësinë për të rifokusuar sytë tuaj -- një fenomen i vjetër sa vetë njerëzimi -- i cili rezulton në mbështetje të bifokaleve, kontakteve dhe procedurave si kirurgji LASIK. Ingjinieri elektrik Nitish Padmanaban ofron një paraqitje të shkurtër të teknologjisë që me të vërtetë është shikim për sy të lodhur: dinamike, lenset autofokus që gjurmojnë shikimin tuaj dhe e përshtat atë me çfarë ti sheh, afër dhe larg.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
06:51

Albanian subtitles

Revisions