Return to Video

Dhomat e spitalit të fëmijëve | Adilynn Wood | TEDxKids@ElCajo

  • 0:14 - 0:16
    Unë kam një motër të vogël me kancer.
  • 0:17 - 0:19
    Kur ke kancer do të thotë që ndonjëherë
  • 0:19 - 0:22
    duhet të kalosh shumë kohë në spital,
  • 0:23 - 0:25
    në dhoma që duken kështu.
  • 0:26 - 0:29
    Para se motra ime të sëmurej,
    unë as nuk kisha parë ndonjëherë
  • 0:29 - 0:30
    një dhomë spitali.
  • 0:30 - 0:33
    Kështu që nuk e dija ç'të prisja.
  • 0:33 - 0:36
    Gjithçka dija ishte që nuk do të ishte
    vendi më i këndshëm,
  • 0:37 - 0:39
    sidomos për një fëmijë.
  • 0:39 - 0:42
    Nuk mu desh shumë që të kuptoja,
  • 0:42 - 0:45
    se dhomat e spitaleve nuk i sillnin
    askujt buzëqeshje.
  • 0:46 - 0:48
    Mund ta shikoje gjithmonë
    sa e mërzitur ishte
  • 0:48 - 0:50
    motra ime, vetëm kur
    shihte një dhomë spitali.
  • 0:53 - 0:56
    Mësuesja ime e klasës së tretë na tha
    se duhet të dilnim me një ide
  • 0:56 - 0:59
    që do ta bënte botën një vend më të mirë.
  • 0:59 - 1:03
    E kuptova që kjo ishte mundësia ime,
    për të paraqitur idenë time.
  • 1:04 - 1:09
    Unë mendoj se dhomat e spitalit duhet
    t'i kujtojnë fëmijëve shtëpinë.
  • 1:09 - 1:12
    Kështu, fillova të mendoja se ç'u
    pëlqen fëmijëve.
  • 1:12 - 1:15
    Mësova se shumë fëmijë
    pëlqejnë Minionët, Minecraft,
  • 1:16 - 1:18
    dhe shumë filma të Disney-it.
  • 1:18 - 1:20
    Kështu që desha ta përfshija
    këtë në një motiv.
  • 1:21 - 1:23
    Gjithashtu mendova,
  • 1:23 - 1:24
    që për ta bërë këtë,
  • 1:24 - 1:27
    do më duhej të pikturoja
    peizazhin e zakonshëm në mure.
  • 1:27 - 1:30
    Kështu, kur fëmijët janë në dhoma spitali,
  • 1:30 - 1:34
    ata do të ndjehen sikur janë brenda
    në lojërat ose shfaqjet e tyre.
  • 1:35 - 1:39
    Po ashtu mendova se çdo shtrat duhet
    të jetë një shtrat dysh me hapje.
  • 1:40 - 1:42
    Një shtrat i tillë do të ishte i mirë,
  • 1:42 - 1:46
    sepse edhe prindërit si dhe
    pacientët do të duan të flenë.
  • 1:47 - 1:49
    Me një shtrat dysh, kjo mund të ndodhë.
  • 1:49 - 1:55
    Ky shtrat është i mirë, sepse
    mbaj mend që motra ime
  • 1:55 - 1:58
    donte të flinte në një tjetër
    shtrat ndonjëherë.
  • 2:01 - 2:04
    Gjithashtu, mu duk se çdo dhomë
    duhet të ketë ballkon vetiak.
  • 2:04 - 2:06
    Ballkoni vetiak do të ishte i dobishëm
  • 2:06 - 2:09
    sepse shumicës së fëmijëve
    nuk u lejohet të dalin jashtë
  • 2:09 - 2:11
    kur kanë dëmtime ose sëmundje të rënda.
  • 2:12 - 2:13
    Por me ballkonin privat,
  • 2:13 - 2:16
    ata do të kenë mundësi
    që të kenë qasje me jashtë
  • 2:16 - 2:18
    me një përqindje shumë
    më të ulët mikrobesh.
  • 2:19 - 2:22
    Për të shkuar te ballkoni, do të ketë dyer
    xhami rrëshqitëse të mëdha.
  • 2:23 - 2:26
    Që edhe pacientët në karrige me rrota,
    mund të dalin jashtë në ballkon.
  • 2:27 - 2:31
    Po ashtu mendova se makineritë
    duhet të jenë me më shumë ngjyra.
  • 2:32 - 2:35
    E mbaj mend, që këto makineri
    më trembnin gjithmonë
  • 2:35 - 2:39
    dhe më kujtohet se nuk më pëlqenin shumë.
  • 2:39 - 2:41
    Por, po të kishin më tepër ngjyra,
  • 2:41 - 2:44
    do të ndihesha shumë
    më e qetë rreth tyre
  • 2:44 - 2:47
    dhe do të përshtateshin
    më mirë me motivin.
  • 2:48 - 2:51
    Mendoj, se kur je sëmurë, nuk të duhet
    një dhomë e mërzitshme
  • 2:51 - 2:54
    mbi gjithçka tjetër që po kalon.
  • 2:54 - 2:55
    Faleminderit.
  • 2:55 - 2:58
    (Duartrokitje)
Title:
Dhomat e spitalit të fëmijëve | Adilynn Wood | TEDxKids@ElCajo
Description:

Adilynn Wood, një nxënëse e klasës së katërt në shkollën fillore Vista Grande të Distriktit Shkollor Cajon Valley, thotë, "Le t'i bëjmë dhomat e spitalit më argëtuese për fëmijët që kanë nevojë për përkujdesje kohëgjatë".

Për më shumë informacion mbi këtë fjalim, shkoni tek www.TEDxKidsElCajon.com ose dërgoni email tek TEDxKidsElCajon@CajonValley.net.

Ky fjalim u mbajt në një event TEDx duke përdorur formatin e konferencës së TED, por e organizuar në mënyrë të pavarur nga një komunitet lokal.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDxTalks
Duration:
03:12

Albanian subtitles

Revisions