Unë kam një motër të vogël me kancer.
Kur ke kancer do të thotë që ndonjëherë
duhet të kalosh shumë kohë në spital,
në dhoma që duken kështu.
Para se motra ime të sëmurej,
unë as nuk kisha parë ndonjëherë
një dhomë spitali.
Kështu që nuk e dija ç'të prisja.
Gjithçka dija ishte që nuk do të ishte
vendi më i këndshëm,
sidomos për një fëmijë.
Nuk mu desh shumë që të kuptoja,
se dhomat e spitaleve nuk i sillnin
askujt buzëqeshje.
Mund ta shikoje gjithmonë
sa e mërzitur ishte
motra ime, vetëm kur
shihte një dhomë spitali.
Mësuesja ime e klasës së tretë na tha
se duhet të dilnim me një ide
që do ta bënte botën një vend më të mirë.
E kuptova që kjo ishte mundësia ime,
për të paraqitur idenë time.
Unë mendoj se dhomat e spitalit duhet
t'i kujtojnë fëmijëve shtëpinë.
Kështu, fillova të mendoja se ç'u
pëlqen fëmijëve.
Mësova se shumë fëmijë
pëlqejnë Minionët, Minecraft,
dhe shumë filma të Disney-it.
Kështu që desha ta përfshija
këtë në një motiv.
Gjithashtu mendova,
që për ta bërë këtë,
do më duhej të pikturoja
peizazhin e zakonshëm në mure.
Kështu, kur fëmijët janë në dhoma spitali,
ata do të ndjehen sikur janë brenda
në lojërat ose shfaqjet e tyre.
Po ashtu mendova se çdo shtrat duhet
të jetë një shtrat dysh me hapje.
Një shtrat i tillë do të ishte i mirë,
sepse edhe prindërit si dhe
pacientët do të duan të flenë.
Me një shtrat dysh, kjo mund të ndodhë.
Ky shtrat është i mirë, sepse
mbaj mend që motra ime
donte të flinte në një tjetër
shtrat ndonjëherë.
Gjithashtu, mu duk se çdo dhomë
duhet të ketë ballkon vetiak.
Ballkoni vetiak do të ishte i dobishëm
sepse shumicës së fëmijëve
nuk u lejohet të dalin jashtë
kur kanë dëmtime ose sëmundje të rënda.
Por me ballkonin privat,
ata do të kenë mundësi
që të kenë qasje me jashtë
me një përqindje shumë
më të ulët mikrobesh.
Për të shkuar te ballkoni, do të ketë dyer
xhami rrëshqitëse të mëdha.
Që edhe pacientët në karrige me rrota,
mund të dalin jashtë në ballkon.
Po ashtu mendova se makineritë
duhet të jenë me më shumë ngjyra.
E mbaj mend, që këto makineri
më trembnin gjithmonë
dhe më kujtohet se nuk më pëlqenin shumë.
Por, po të kishin më tepër ngjyra,
do të ndihesha shumë
më e qetë rreth tyre
dhe do të përshtateshin
më mirë me motivin.
Mendoj, se kur je sëmurë, nuk të duhet
një dhomë e mërzitshme
mbi gjithçka tjetër që po kalon.
Faleminderit.
(Duartrokitje)