Letrat e Panamase kane ekspozuar nje problem te madh global. Po tani?
-
0:02 - 0:05[3 Prill 2016 ne përjetuam rrjedhjen më
të madhe të dokumenteve në histori.] -
0:06 - 0:09"Panama Papers" ka ekspozuar persona
të pasur e të fuqishëm -
0:09 - 0:11duke fshehur shuma të mëdha parash
në llogari "offshore" jashte vendit. -
0:12 - 0:14[Çfarë do të thotë kjo?]
-
0:15 - 0:18Ne ftuam Robert Palmer të
Global Witness për të na shpjeguar. -
0:21 - 0:26Këtë javë, ka pasur një përmbytje
ngjarjesh të panumërta -
0:26 - 0:29të cilat vijnë nga rrjedhja e 11 milion
doumenteve -
0:29 - 0:34nga një firmë ligjore Panameze,
Mossack Fonseca. -
0:34 - 0:39Shpërndarja e këtyre dokumentave
zbulon vetëm një pjese të vogël -
0:39 - 0:42të botës sekrete të llogarive
jashtë vendit. -
0:42 - 0:47Ne marrim një pasqyrë se si klientët,
bankat dhe avokatët -
0:47 - 0:49shkojnë tek firmat si Mossack Fonseca
-
0:49 - 0:52dhe i thonë, "Duam një kompani anonime,
-
0:52 - 0:53a mund të na japësh një?"
-
0:53 - 0:55Në fakt ju mund ti lexoni këto emaile,
-
0:55 - 0:57shkëmbimet e mesazheve,
-
0:57 - 1:00dhe do të shihni mekanizmin se si punon,
-
1:00 - 1:01se si kjo funksionon.
-
1:01 - 1:05Kjo ka pasur pasoja të menjëhershme.
-
1:05 - 1:08Kryeministri i Islandës ka dhënë
dorëheqjen. -
1:08 - 1:09Po ashtu kemi marrë lajme
-
1:09 - 1:14se një aleat i diktatorit brutal sirian
Bashar Al-Assad -
1:14 - 1:17ka kompani jashtë vendit.
-
1:17 - 1:22Ka pasur akuza të një për
një lëvizje parash prej 2 miliardë dollarë -
1:22 - 1:26që e ka burimin te Presidenti i Rusisë
Vadimir Putin -
1:26 - 1:29nëpërmjet shokut të tij të fëmijërisë,
-
1:29 - 1:31i cili është një violinçelist i famshëm.
-
1:31 - 1:33Dhe do të ketë shumë persona të pasur
-
1:33 - 1:38dhe të tjerë që do të jenë shumë nervoz
për ngjarjet e rradhës -
1:38 - 1:40dhe për rrjedhjen e ardhshme të
dokumenteve. -
1:40 - 1:45Tani, kjo tingëllon si skenari i një
filmi me spiunazh -
1:45 - 1:46apo një novelë e John Grisham-it.
-
1:46 - 1:50Duket shumë larg nga unë, ti,
njerëzit e thjeshtë. -
1:50 - 1:53Pse duhet të brengosemi për këtë?
-
1:53 - 1:57Por e vërteta është se nëse këta persona
të pasur e të fuqishëm -
1:57 - 2:00janë në gjendje ti mbajnë paratë e tyre
jashtë vendit -
2:00 - 2:02dhe të mos paguajnë detyrimet e taksave,
-
2:02 - 2:06do të ketë më pak para për
shërbimet publike më jetike -
2:06 - 2:10si shëndetësia, edukimi, rrugët.
-
2:10 - 2:12Dhe kjo na prek të gjithëve.
-
2:12 - 2:15Tani, për organizatën time Global Witness,
-
2:15 - 2:19ky ekspozim ka qenë fenomenal.
-
2:19 - 2:23Ne i kemi bërë mediat botërore
dhe liderët politikë -
2:23 - 2:28të flasin se si personat mund
të përdorin konfidencën "offshore" -
2:28 - 2:31që të fshehin dhe maskojnë asetet e tyre -
-
2:31 - 2:35diqka që ne jemi duke e thënë e duke
e ekspozuar pothuajse për një dekadë. -
2:35 - 2:40Tani, unë mendoj se për shumë njerëz kjo
botë duket enigmatike dhe e ngatërruar, -
2:40 - 2:45dhe shumë shumë e vështirë të kuptohet se
si funksionon kjo lloj bote "offshore". -
2:45 - 2:47Unë do ta përshkruaja si Kukulla Ruse.
-
2:47 - 2:51Ti mund ta kesh një kompani, të futur
brenda një kompanie tjetër, -
2:51 - 2:53të futur brenda një kompanie tjetër,
-
2:53 - 2:57duke e bërë pothuajse të pamundur
për tu kuptuar -
2:57 - 3:00kush është prapa këtyre strukturave.
-
3:00 - 3:03Mund të jetë shumë e vështirë për
ligjvënësit -
3:03 - 3:06apo autoritetet e taksave, gazetarët,
shoqërinë civile -
3:06 - 3:08për të kuptuar se çfarë po ndodh.
-
3:08 - 3:10Mendoj se është interesante
-
3:10 - 3:13që në SH.B.A. ka pasur një mungesë
të trajtimit të këtij problemi. -
3:13 - 3:17Kjo për shkak se ndoshta disa persona të
mirënjohur nga SH.B.A. -
3:17 - 3:21nuk kanë qenë pjesë e këtij zbulimi,
këtij skandali. -
3:21 - 3:25Kjo nuk ka ndodhur për shkak se
nuk ka amerikanë të pasur -
3:25 - 3:28që janë duke fshehur pronat e tyre
jashtë vendit. -
3:28 - 3:32Kjo ndodh për shkak të asaj se si
"offshore" funksionon, -
3:32 - 3:35Mossack Fonseca ka më pak
klientë nga Amerika. -
3:36 - 3:39Mendoj se nëse do të kishim parë
rrjedhje ngjarjesh nga Ishujt Cayman -
3:39 - 3:42ose nga Delaware,
apo Wyoming e Nevada, -
3:42 - 3:48do të shihnit më shumë raste dhe shembuj
të lidhura me amerikanët. -
3:48 - 3:54Në fakt, në disa shtete të SH.B.A.
duhet më pak informacion, -
3:54 - 3:58duhet të japësh më pak informacion
për blerjen e një kompanie -
3:58 - 4:01se sa për të marrë një kartë bibloteke.
-
4:01 - 4:07Ky lloj fshehtësie në Amerikë i ka
mundësuar punonjësve të shkollave -
4:07 - 4:09të mashtrojnë nxënësit.
-
4:09 - 4:14I ka mundësuar mashtruesve grabitjen
e investitorëve të dobët. -
4:14 - 4:18Kjo është një lloj sjellje që na ndikon
të gjithëve. -
4:18 - 4:20Këtu në Global Witness,
-
4:20 - 4:23ne dëshiruam ta shohim
se si kjo dukej në praktikë. -
4:23 - 4:26Si funksionon kjo gjë?
-
4:26 - 4:27Ne dërguam një hetues
-
4:27 - 4:33te 13 studio ligjore në Manhattan.
-
4:34 - 4:38Hetuesi ynë u paraqit si një ministër
Afrikan -
4:38 - 4:42i cili dëshironte të sillte disa fonde
të dyshimta në Amerikë -
4:42 - 4:45për të blerë një shtëpi, një jaht,
një avion. -
4:45 - 4:50Shumë tronditës ishte fakti se të
gjithë përveç njërit nga avokatët -
4:50 - 4:55i ofruan hetuesit tonë sugjerime
-
4:55 - 4:57se si ti lëvizë këto fonde të dyshimta.
-
4:57 - 4:59Të gjitha këto ishin takime paraprake,
-
4:59 - 5:01dhe asnjë nga këta avokatë
nuk e mori si klient -
5:01 - 5:03dhe sigurisht paratë nuk kaluan,
-
5:03 - 5:07por që tregoi problemin në këtë sistem.
-
5:07 - 5:09Po ashtu është e rëndësishme
-
5:09 - 5:12të mos i mendojmë këto si
raste individuale. -
5:12 - 5:14Kjo nuk është vetëm për njërin nga
avokatët -
5:14 - 5:18i cili ka folur me hetuesin tonë sekret
dhe ka dhënë sugjerime. -
5:18 - 5:21Nuk është as vetëm një politikan në
veçanti i cili -
5:21 - 5:23është përfshrë në skandal.
-
5:23 - 5:26Flitet se si funksionon një sistem,
-
5:26 - 5:32që përforcon korrupsionin, evazimin fiskal,
varfërinë dhe paqëndrueshmërinë. -
5:32 - 5:34Për të ndaluar këtë, ne duhet
-
5:34 - 5:35ta ndryshojmë lojën.
-
5:35 - 5:38Ne duhet ti ndryshojmë rregullat e lojës
-
5:38 - 5:40për ta bërë këtë lloj sjellje
më të vështirë. -
5:40 - 5:43Kjo mund të duket si e pashpresë,
-
5:43 - 5:45sikur se ne nuk mund të bëjmë asgjë,
-
5:45 - 5:47sikur se asgjë nuk ka ndryshuar kurrë,
-
5:47 - 5:50sikur se gjithmonë do të ketë njerëz
të pasur dhe të fuqishëm. -
5:50 - 5:52Por, si një optimist i lindur,
-
5:52 - 5:56unë mendoj se jemi duke parë
një ndryshim. -
5:56 - 5:58Gjatë viteve të fundit,
-
5:58 - 6:01ne kemi parë një shtytje drejt një
transparence më të madhe -
6:02 - 6:03kur flitet për pronësi të një kompanie.
-
6:04 - 6:06Problemi është vendosur në
axhendën politike -
6:06 - 6:09nga kryeministri i Britanisë së Madhe
David Cameroon -
6:09 - 6:13në samitin e G8-ës të mbajtur në Irlandën
Veriore në 2013. -
6:14 - 6:18Qysh prej atëherë, Bashkimi Evropian
vendosi të krijojë -
6:18 - 6:20regjistra qëndror në një nivel shtetëror
-
6:20 - 6:24se kush i kontrollon kompanitë nëpër
Evropë. -
6:24 - 6:29I trishtueshëm është fakti se, SH.B.A.
kanë mbetur mbrapa. -
6:29 - 6:32Një legjislacion dypartiak është paraqitur
-
6:32 - 6:34në Shtëpinë e Bardhë dhe në Senat,
-
6:34 - 6:37por nuk ka pasur zhvillimin që
ne e kemi pritur. -
6:37 - 6:40Prandaj ne dëshirojmë ti shohim rrjedhjet
e Panamasë, -
6:40 - 6:44këtë përgjim në botën e "offshore"-it,
-
6:44 - 6:49si një mënyrë e hapjes në SH.B.A.
dhe nëpër botë. -
6:49 - 6:54Për ne tek Global Fitness, ky është
një momenti i ndryshimit. -
6:54 - 6:58Na duhet që njerëzit e thjeshtë
të zemërohen -
6:58 - 7:01me mënyrën se si njerëzit mund ta fshehin
identitetin e tyre -
7:01 - 7:03prapa kompanive sekrete.
-
7:03 - 7:07Na duhet që liderët e bizneseve
të ngrihen dhe të thonë, -
7:07 - 7:10"Fshehtësitë si kjo nuk janë të mira për
biznes." -
7:10 - 7:14Na duhet që liderët politikë ta vërejnë
problemin, -
7:14 - 7:19dhe të angazhohen në ndryshimin e ligjit
për prerjen e këtyre fshehtësive. -
7:20 - 7:23Së bashku mund ta mundim këtë
fshehtësi -
7:23 - 7:26që po e lejon zhvillimin e
evazionit fiskal, -
7:26 - 7:29korrupsionit dhe pastrimit të parave.
- Title:
- Letrat e Panamase kane ekspozuar nje problem te madh global. Po tani?
- Speaker:
- Robert Palmer
- Description:
-
3 Prilli ishte dita e shperndarjes me te madhe te informacionit ne histori. Letrat e Panamase kane shfaqur persona te pasur e te fuqishem qe fshihnin sasi te medha parash jashte vendit. Por cfare do te thote kjo? Kemi pyetur Robert Palmer nga Global Witness.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 07:49
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? | ||
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? | ||
Doruntin Shabani edited Albanian subtitles for The Panama Papers exposed a huge global problem. What's next? |