[3 Prill 2016 ne përjetuam rrjedhjen më
të madhe të dokumenteve në histori.]
"Panama Papers" ka ekspozuar persona
të pasur e të fuqishëm
duke fshehur shuma të mëdha parash
në llogari "offshore" jashte vendit.
[Çfarë do të thotë kjo?]
Ne ftuam Robert Palmer të
Global Witness për të na shpjeguar.
Këtë javë, ka pasur një përmbytje
ngjarjesh të panumërta
të cilat vijnë nga rrjedhja e 11 milion
doumenteve
nga një firmë ligjore Panameze,
Mossack Fonseca.
Shpërndarja e këtyre dokumentave
zbulon vetëm një pjese të vogël
të botës sekrete të llogarive
jashtë vendit.
Ne marrim një pasqyrë se si klientët,
bankat dhe avokatët
shkojnë tek firmat si Mossack Fonseca
dhe i thonë, "Duam një kompani anonime,
a mund të na japësh një?"
Në fakt ju mund ti lexoni këto emaile,
shkëmbimet e mesazheve,
dhe do të shihni mekanizmin se si punon,
se si kjo funksionon.
Kjo ka pasur pasoja të menjëhershme.
Kryeministri i Islandës ka dhënë
dorëheqjen.
Po ashtu kemi marrë lajme
se një aleat i diktatorit brutal sirian
Bashar Al-Assad
ka kompani jashtë vendit.
Ka pasur akuza të një për
një lëvizje parash prej 2 miliardë dollarë
që e ka burimin te Presidenti i Rusisë
Vadimir Putin
nëpërmjet shokut të tij të fëmijërisë,
i cili është një violinçelist i famshëm.
Dhe do të ketë shumë persona të pasur
dhe të tjerë që do të jenë shumë nervoz
për ngjarjet e rradhës
dhe për rrjedhjen e ardhshme të
dokumenteve.
Tani, kjo tingëllon si skenari i një
filmi me spiunazh
apo një novelë e John Grisham-it.
Duket shumë larg nga unë, ti,
njerëzit e thjeshtë.
Pse duhet të brengosemi për këtë?
Por e vërteta është se nëse këta persona
të pasur e të fuqishëm
janë në gjendje ti mbajnë paratë e tyre
jashtë vendit
dhe të mos paguajnë detyrimet e taksave,
do të ketë më pak para për
shërbimet publike më jetike
si shëndetësia, edukimi, rrugët.
Dhe kjo na prek të gjithëve.
Tani, për organizatën time Global Witness,
ky ekspozim ka qenë fenomenal.
Ne i kemi bërë mediat botërore
dhe liderët politikë
të flasin se si personat mund
të përdorin konfidencën "offshore"
që të fshehin dhe maskojnë asetet e tyre -
diqka që ne jemi duke e thënë e duke
e ekspozuar pothuajse për një dekadë.
Tani, unë mendoj se për shumë njerëz kjo
botë duket enigmatike dhe e ngatërruar,
dhe shumë shumë e vështirë të kuptohet se
si funksionon kjo lloj bote "offshore".
Unë do ta përshkruaja si Kukulla Ruse.
Ti mund ta kesh një kompani, të futur
brenda një kompanie tjetër,
të futur brenda një kompanie tjetër,
duke e bërë pothuajse të pamundur
për tu kuptuar
kush është prapa këtyre strukturave.
Mund të jetë shumë e vështirë për
ligjvënësit
apo autoritetet e taksave, gazetarët,
shoqërinë civile
për të kuptuar se çfarë po ndodh.
Mendoj se është interesante
që në SH.B.A. ka pasur një mungesë
të trajtimit të këtij problemi.
Kjo për shkak se ndoshta disa persona të
mirënjohur nga SH.B.A.
nuk kanë qenë pjesë e këtij zbulimi,
këtij skandali.
Kjo nuk ka ndodhur për shkak se
nuk ka amerikanë të pasur
që janë duke fshehur pronat e tyre
jashtë vendit.
Kjo ndodh për shkak të asaj se si
"offshore" funksionon,
Mossack Fonseca ka më pak
klientë nga Amerika.
Mendoj se nëse do të kishim parë
rrjedhje ngjarjesh nga Ishujt Cayman
ose nga Delaware,
apo Wyoming e Nevada,
do të shihnit më shumë raste dhe shembuj
të lidhura me amerikanët.
Në fakt, në disa shtete të SH.B.A.
duhet më pak informacion,
duhet të japësh më pak informacion
për blerjen e një kompanie
se sa për të marrë një kartë bibloteke.
Ky lloj fshehtësie në Amerikë i ka
mundësuar punonjësve të shkollave
të mashtrojnë nxënësit.
I ka mundësuar mashtruesve grabitjen
e investitorëve të dobët.
Kjo është një lloj sjellje që na ndikon
të gjithëve.
Këtu në Global Witness,
ne dëshiruam ta shohim
se si kjo dukej në praktikë.
Si funksionon kjo gjë?
Ne dërguam një hetues
te 13 studio ligjore në Manhattan.
Hetuesi ynë u paraqit si një ministër
Afrikan
i cili dëshironte të sillte disa fonde
të dyshimta në Amerikë
për të blerë një shtëpi, një jaht,
një avion.
Shumë tronditës ishte fakti se të
gjithë përveç njërit nga avokatët
i ofruan hetuesit tonë sugjerime
se si ti lëvizë këto fonde të dyshimta.
Të gjitha këto ishin takime paraprake,
dhe asnjë nga këta avokatë
nuk e mori si klient
dhe sigurisht paratë nuk kaluan,
por që tregoi problemin në këtë sistem.
Po ashtu është e rëndësishme
të mos i mendojmë këto si
raste individuale.
Kjo nuk është vetëm për njërin nga
avokatët
i cili ka folur me hetuesin tonë sekret
dhe ka dhënë sugjerime.
Nuk është as vetëm një politikan në
veçanti i cili
është përfshrë në skandal.
Flitet se si funksionon një sistem,
që përforcon korrupsionin, evazimin fiskal,
varfërinë dhe paqëndrueshmërinë.
Për të ndaluar këtë, ne duhet
ta ndryshojmë lojën.
Ne duhet ti ndryshojmë rregullat e lojës
për ta bërë këtë lloj sjellje
më të vështirë.
Kjo mund të duket si e pashpresë,
sikur se ne nuk mund të bëjmë asgjë,
sikur se asgjë nuk ka ndryshuar kurrë,
sikur se gjithmonë do të ketë njerëz
të pasur dhe të fuqishëm.
Por, si një optimist i lindur,
unë mendoj se jemi duke parë
një ndryshim.
Gjatë viteve të fundit,
ne kemi parë një shtytje drejt një
transparence më të madhe
kur flitet për pronësi të një kompanie.
Problemi është vendosur në
axhendën politike
nga kryeministri i Britanisë së Madhe
David Cameroon
në samitin e G8-ës të mbajtur në Irlandën
Veriore në 2013.
Qysh prej atëherë, Bashkimi Evropian
vendosi të krijojë
regjistra qëndror në një nivel shtetëror
se kush i kontrollon kompanitë nëpër
Evropë.
I trishtueshëm është fakti se, SH.B.A.
kanë mbetur mbrapa.
Një legjislacion dypartiak është paraqitur
në Shtëpinë e Bardhë dhe në Senat,
por nuk ka pasur zhvillimin që
ne e kemi pritur.
Prandaj ne dëshirojmë ti shohim rrjedhjet
e Panamasë,
këtë përgjim në botën e "offshore"-it,
si një mënyrë e hapjes në SH.B.A.
dhe nëpër botë.
Për ne tek Global Fitness, ky është
një momenti i ndryshimit.
Na duhet që njerëzit e thjeshtë
të zemërohen
me mënyrën se si njerëzit mund ta fshehin
identitetin e tyre
prapa kompanive sekrete.
Na duhet që liderët e bizneseve
të ngrihen dhe të thonë,
"Fshehtësitë si kjo nuk janë të mira për
biznes."
Na duhet që liderët politikë ta vërejnë
problemin,
dhe të angazhohen në ndryshimin e ligjit
për prerjen e këtyre fshehtësive.
Së bashku mund ta mundim këtë
fshehtësi
që po e lejon zhvillimin e
evazionit fiskal,
korrupsionit dhe pastrimit të parave.