Një pajisje shpëtimtare që zbulon sulmet në zemër pa simptoma
-
0:01 - 0:03Kur isha 13 vjeç,
-
0:03 - 0:05humba gjyshin pas një sulmi
në zemër pa simptoma. -
0:06 - 0:10Më tronditësja ishte se në
moshën 75 vjeçare, -
0:10 - 0:15gjyshi ishte shumë normal,
i shëndetshëm dhe energjik, -
0:15 - 0:17por ishte me diabet.
-
0:18 - 0:20Kur e mësova këtë isha aq i prekur
-
0:20 - 0:24sa vendosa t'i shpall luftë
vrasësit mizor, -
0:25 - 0:26dhe t'i shqyrtoja mundësitë.
-
0:27 - 0:30U trondita kur zbulova rezultatet
e studimeve të fundit, -
0:30 - 0:34që vlerësojnë se përafërsisht
nëntë milionë njerëz -
0:34 - 0:37vdesin çdo vit nga sulmet në zemër.
-
0:38 - 0:40Ka disa shkaqe pse ndodhin sulmet
në zemër, -
0:40 - 0:45por në shumicën e rasteve, ata ndodhin
kur arteriet bllokohen, -
0:45 - 0:47ndërpritet qarkullimi i gjakut,
-
0:47 - 0:50dhe në mungesë të ajrit, qelizat
në muskujt e e zemrës vdesin. -
0:51 - 0:54Ndoshta i njihni simptomat e zakonshme
të sulmit në zemër: -
0:54 - 1:00dhimbje në kraharor dhe krahë, vështirësi
në frymëmarrje, ligështi, etj... -
1:00 - 1:04por ka edhe një lloj sulmi në zemër
që është mjaft i shpeshtë, -
1:04 - 1:05po aq vdekjeprurës,
-
1:05 - 1:09por më i vështirë për t'u zbuluar
sepse simptomat janë të përmbajtura. -
1:10 - 1:16Njerëzit me infarkte pa simptoma
nuk janë të vetëdijshëm për të, -
1:16 - 1:19andaj nuk kërkojnë ndihmë mjekësore,
-
1:19 - 1:24që do të thotë se ka më pak mundësi që ata
ta marrin trajtimin që u nevojitet -
1:24 - 1:25në çastin vendimtar.
-
1:27 - 1:30Edhe nëse ndodh që të arrijnë në spital,
-
1:30 - 1:34përpara ose pas sulmit në zemër,
-
1:34 - 1:39duhet t'u nënshtrohen disa herë analizave
që marrin kohë dhe janë të kushtueshme, -
1:39 - 1:40dhe trajtimeve
-
1:40 - 1:43që konsiderohen si shtylla
-
1:43 - 1:45e diagnostifikimit të infarktit.
-
1:45 - 1:47Sidoqoftë, më shqetësuese është
-
1:47 - 1:51se infarktet pa simptoma
përbëjnë rreth 45% -
1:51 - 1:53të të gjithë infarkteve.
-
1:54 - 1:58Pacientët me diabet dhe çrregullime
të ngjajshme vuajnë nga dëmtime nervore, -
1:58 - 2:01që nuk ua lejojnë ta ndjejnë
këtë lloj dhimbjeje -
2:01 - 2:04e cila zakonisht i paralajmëron
-
2:04 - 2:08se mund të jenë duke kaluar një infarkt.
-
2:09 - 2:12Kjo do të thotë se ata i vuajnë
dëmtimet nga infarkti, -
2:12 - 2:15pa qenë të vetëdijshëm
apo ndjerë diçka, -
2:17 - 2:22Këta pacientë të rrezikuar vuajnë
nga dëmtime nervore, -
2:22 - 2:26dhe nuk marrin përkujdesje
mjekësore të menjëhershme. -
2:27 - 2:31Ata nuk dinë asgjë përpara se
të ndodhë e papritura. -
2:32 - 2:35Gjyshi im ishte poashtu
pacient i rrezikuar. -
2:36 - 2:39E zbërtheva çështjen më tej;
-
2:39 - 2:42lexoja çfarë t'më binte në duar
që ta kuptoja zemrën, -
2:42 - 2:45u takova me studiues dhe
punova në laboratore anembanë Indisë. -
2:46 - 2:51Më në fund, pas plot tre viteve
studimi të vazhdueshëm, -
2:51 - 2:55ajo që dua ta ndaj me botën është
një shpikje shpresdhënëse. -
2:56 - 2:59Një pajisje e vogel dhe e lirë,
-
2:59 - 3:05e mbartshme, të cilën pacientët mund
mbajnë ne trup çdo herë. -
3:06 - 3:09Në masë të madhe e zvogëlon
nevojën për analizë gjaku, -
3:09 - 3:15dhe punon 24/7, duke mbledhur e zbërthyer
të dhënat në intervale të paracaktuara. -
3:15 - 3:19Dhe gjithë të dhënat mblidhen
vetëm për një qëllim: -
3:19 - 3:22të zbulohen infarktet përpara
se të ndodhin. -
3:23 - 3:28Kjo është një shpikje që premton
shumë për të ardhmen. -
3:29 - 3:32Ju ndoshta nuk e dini sa inteligjente
është në të vërtetë zemra juaj. -
3:33 - 3:38Ajo mundohet të komunikojë me trupin
tuaj disa herë, para se të dorëzohet, -
3:38 - 3:41me simptomat si dhimbje në kraharor.
-
3:42 - 3:46Këto simptoma paraqiten kur
zemrës i ndërpritet -
3:46 - 3:48qarkullimi i gjakut të pasur me oksigjen.
-
3:49 - 3:51Por kujtoni dëmtimin nervor
të cilin e përmenda. -
3:52 - 3:56E pengon paraqitjen e këtyre simptomave
përpara infarktit të pazhurmë, -
3:57 - 4:00që e bën edhe më vdekjeprurës.
-
4:01 - 4:04Dhe ju mbase as nuk i njihni
simptomat e zakonshme. -
4:06 - 4:10Njëkohësisht, edhe zemra dërgon
shënues bio të caktuar... -
4:10 - 4:15shënues bio ose proteina që
veprojnë si sinjale për ndihmë, -
4:15 - 4:17në formën e mesazheve SOS
-
4:17 - 4:19në gjak,
-
4:19 - 4:21që lajmërojnë se zemra është në rrezik.
-
4:22 - 4:24Gjersa rreziku sa vjen e shtohet,
-
4:24 - 4:28sasia e këtyre shënuesve bio
-
4:28 - 4:30rritet pafund.
-
4:30 - 4:33Pajisja ime mbështetet vetëm
në këto të dhëna. -
4:34 - 4:37Thelbësorja është se këta
shënues bio janë të pranishëm -
4:37 - 4:40në një nga fazat e hershme
të sulmit në zemër, -
4:40 - 4:44kur thuajse as nuk vihet në dyshim
se njeriu mund të shpëtojë -
4:44 - 4:47në qoftë se merr përkujdesje të shpejtë.
-
4:48 - 4:52Dhe pajisja ime mbështetet në këto parime.
-
4:53 - 4:54Dhe ja si funksionon pajisja ime.
-
4:55 - 4:59Një fashë silikoni vihet në dorë
ose pranë kraharorit. -
5:00 - 5:05Pa qenë nevoja të shpohet lëkura për
analizë gjaku të shënuesve bio, -
5:05 - 5:12kjo fashë mund ta gjejë, veçojë, dhe
gjurmojë shënuesin bio të infarktit, -
5:12 - 5:14i njohur si H-FABP,
-
5:14 - 5:20dhe të të njoftojë nëse dhe kur arrihet
nivel kritik në qarkullimin e gjakut, -
5:20 - 5:25një proces që është shumë më i thjeshtë,
dhe më i lirë se metodat tradicionale -
5:26 - 5:28për diagnostifikimin e sulmit në zemër.
-
5:29 - 5:33Duke e ndjekur përqëdrimin
e shënuesve bio, -
5:34 - 5:38një sistem i tillë,
me kërkime të mëtejshme në të ardhmen, -
5:38 - 5:42mund ta ul dukshëm nevojën që një
pacient i rrezikuar të shkojë te mjeku -
5:42 - 5:44për analiza gjaku,
-
5:44 - 5:47meqë pajisja mund të mbahet në çdo kohë,
-
5:47 - 5:50duke mëtuar rritjen e shënuesve bio
aty për aty. -
5:51 - 5:57Kështu, nëse pajisja e mëton se shkalla
e shënuesve bio e kalon pragun, -
5:57 - 6:01pacientët e rrezikuar paralajmërohen
se u kanoset një arrest kardiak, -
6:01 - 6:04dhe se atyre u duhet përkujdesje
mjekësore e menjëhershme. -
6:05 - 6:08Ndonëse pajisja nuk është në gjendje
që pacientëve t'u ofrojë -
6:08 - 6:11analizë të plotë të dëmtimit kardiak,
-
6:11 - 6:13mund të jetë një ndihmesë e madhe
-
6:13 - 6:17duke e nxjerrë në pah
se pacientit i kanoset rrezik, -
6:17 - 6:19që pacienti të merr masa,
-
6:19 - 6:22dhe të jetë i vetëdijshëm se trajtimi
i menjëhershem është jetik. -
6:23 - 6:28Tani, çdo pacient i rrezikuar do të
përfitojë më shumë në kohë -
6:28 - 6:30për të kërkuar ndihmë mjekësore.
-
6:31 - 6:33Si rrjedhojë, nuk do të kenë nevojë për
-
6:33 - 6:36trajtime të kushtueshme
dhe invazive mjekësore, -
6:36 - 6:39që përndryshe janë të domosdoshme
pas sulmit të zemrës. -
6:41 - 6:45Kur e testova pajisjen time te pacientët
e rrezikuar nën mbikëqyrje, -
6:45 - 6:48rezultatet nga testet e miratuara klinike
-
6:48 - 6:52garantuan rreth 96% përpikëri
dhe gatishmëri. -
6:53 - 6:57Pajisjen time synoj ta vë në përdorim
në dy variante: -
6:57 - 7:01njëri të ofrojë analizë digjitale për
shkallën e shënuesve bio, -
7:01 - 7:04dhe një version më i thjeshtë për
zonat rurale, -
7:04 - 7:08që dridhet kur nivelet e shënuesve
bio e kalojnë pragun. -
7:09 - 7:12Nëse e masim mbarëvajtjen tonë
në trajtimin kardiak deri tani, -
7:12 - 7:16ka më tepër përkujdesje shëruese sesa
përkujdesje dhe teknologji parandaluese. -
7:17 - 7:20Ne presim që sulmi në zemër të ndodhë,
-
7:20 - 7:23e më pas t'i vëmë në punë burimet
tona në trajtime të mëtejme. -
7:24 - 7:28Por kur vjen deri te kjo, nuk ka më
kthim në gjendjen e mëparshme. -
7:29 - 7:32Besoj fort se mjekësia
ka nevojë për rishikim. -
7:33 - 7:36Duhet të hedhim teknologji
proaktive shëndetësore. -
7:36 - 7:39Ndryshimi duhet të ndodhë,
jo pas dhjetë viteve, -
7:39 - 7:40jo pas pesë viteve,
-
7:40 - 7:42por tani.
-
7:42 - 7:44Dhe shpresoj se një ditë,
-
7:44 - 7:46me ndihmën e këtyre pajisjeve,
-
7:46 - 7:50të tjerët nuk do ta humbasin gjyshin
siç e humba unë. -
7:50 - 7:52Shumë falemnderit.
-
7:52 - 7:53(Duartrokitje)
-
7:53 - 7:55Ju faleminderit.
-
7:55 - 7:57(Duartrokitje)
-
7:57 - 7:58Ju falemnderit.
- Title:
- Një pajisje shpëtimtare që zbulon sulmet në zemër pa simptoma
- Speaker:
- Akash Manoj
- Description:
-
Me siguri i njihni simptomat e zakonshme të sulmit në zemër: dhimbje në kraharor dhe krahë, vështirësi në frymëmarrje dhe ligështi. Por ka edhe një lloj tjetër që është po aq vdekjeprurës dhe më i vështirë për t'u zbuluar sepse simptomat janë të përmbajtura. Në këtë fjalim të shkurtër, shpikësi 17 vjeçar Akash Manoj e ndan me botën pajisjen që e ka krijuar me qëllim që ta ndalojë vrasësin e heshtur: një fashë e vogël, e lirë dhe që mund të vihet në trup, e cila i paralajmëron pacientët në çastin vendimtar, kur bëhet fjalë për jetë a vdekje.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 08:15
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for A life-saving device that detects silent heart attacks | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for A life-saving device that detects silent heart attacks | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A life-saving device that detects silent heart attacks | |
![]() |
Ardita Zulfiu edited Albanian subtitles for A life-saving device that detects silent heart attacks | |
![]() |
Ardita Zulfiu edited Albanian subtitles for A life-saving device that detects silent heart attacks | |
![]() |
Ardita Zulfiu edited Albanian subtitles for A life-saving device that detects silent heart attacks |