Pse ne të gjithë duhet ta praktikojmë ndihmën e parë emocionale
-
0:03 - 0:07U rrita me binjakun tim identik
-
0:07 - 0:10i cili ishte një vëlla tepër i dashur
-
0:10 - 0:14Tani, të qenurit binjak të bën ty ekspert
-
0:14 - 0:17për me dallu favoritizmin
-
0:17 - 0:22Nëse biskota e tij ishte pak më e madhe
se e imja, unë kisha pyetje. -
0:22 - 0:27edhe sigurisht nuk isha duke vdekur urie.
-
0:27 - 0:29(Te qeshura)
-
0:29 - 0:34Kur u bëra psikolog fillova
ta shoh favoritizmin ndryshe -
0:34 - 0:40edhe kjo është se sa më shumë
e vlerësojmë trupin se sa mendjen -
0:40 - 0:46Shpenzova 9 vjet në universitet
për ta fituar doktoratën në psikologji -
0:46 - 0:51edhe nuk mundem me ju tregu se sa njerëz e
shikojnë kartën e biznesit edhe më thonë -
0:51 - 0:55"Oh, psikolog,
Jo doktor i vërtetë" -
0:55 - 0:59sikur duhej të thuhej në kartë ajo.
-
0:59 - 1:03(Te qeshura)
-
1:03 - 1:09Këtë favoritizëm që i shfaqim trupit më
shumë se mendjes, e shoh gjithkund -
1:10 - 1:11Së fundmi isha në shtëpinë e një miku
-
1:11 - 1:14edhe fëmija i tyre 5 vjeçar po bëhej
gati për shtrat. -
1:14 - 1:18Ai po qëndronte në stol afër lavamanit
duke larë dhëmbët, -
1:18 - 1:22kur rrëshqiti dhe e gërvishti këmbën
në stol kur ra. -
1:22 - 1:24Ai qau për një minutë por pastaj u ngrit
-
1:24 - 1:32u kthye te stoli, edhe kërkoi një kuti me
fasha dhe e vuri në vendin ku u gërvisht. -
1:32 - 1:35Tani, ky fëmijë mezi
mundet te lidh këpucet, -
1:35 - 1:40por e dinte se duhesh ta mbulosh prerjen,
në mënyrë që të mos infektohesh, -
1:40 - 1:43edhe se duhesh të kujdesësh për dhëmbët
duke i larë dy herë në ditë. -
1:43 - 1:46Ne të gjithë e dimë si ta mbajmë
shëndetin fizik -
1:46 - 1:49dhe si me praktiku higjienën dentale,a po?
-
1:49 - 1:53Ne e kemi ditur qe kur kemi qenë 5 vjeç.
-
1:53 - 1:58Por çka dimë ne për me
mbajt shëndetin psikologjik? -
1:58 - 2:00Asgjë.
-
2:00 - 2:04çka i mësojmë fëmijët
për higjienën emocionale? -
2:05 - 2:06Asgjë.
-
2:07 - 2:11Si është e mundur që ne kalojmë më shumë
kohë duke u kujdes për dhëmbët tonë -
2:11 - 2:14se sa për mendjen.
-
2:14 - 2:19Pse për ne shëndeti fizik është
më i rëndësishëm -
2:19 - 2:21se sa shëndeti psikologjik?
-
2:21 - 2:27Në mbajmë lëndime psikologjike
më shpesh se sa fizike, -
2:27 - 2:31lëndime si dështimi, refuzimi ose vetmia.
-
2:31 - 2:34Këto munden me shku
edhe më keq nëse i injorojmë -
2:34 - 2:37dhe mund të na ndikojnë jetën
në mënyrë dramatike. -
2:37 - 2:41Akoma, edhe pse ka teknika shkencërisht
të provuara -
2:41 - 2:46që munde te përdorim për t'i trajtuar këto
lloj lëndime psikologjike, -
2:46 - 2:47ne s'i përdorim.
-
2:47 - 2:50As që na shkon në mendje.
-
2:50 - 2:55"Oh, po ndjehesh i depresionuar?
Largoje se është e gjitha në kokën tënde". -
2:55 - 2:58A imagjinoni t'i thoni kështu dikujt me
këmbë të thyer; -
2:58 - 3:01"Oh, veq ec;
e gjitha është në këmbën tënde." -
3:01 - 3:03(Te qeshura)
-
3:03 - 3:09Është koha ta mbyllim hapësirën mes
shëndetit tonë mendor dhe atij psikologjik -
3:09 - 3:12Është koha t'i bëjmë më të barabartë,
-
3:12 - 3:15më shumë si binjakë.
-
3:15 - 3:19Pasi po flasim për binjakë,
edhe vëllai im është gjithashtu psikolog. -
3:19 - 3:22As ai nuk është doktor i vërtetë.
-
3:22 - 3:24(Te qeshura)
-
3:24 - 3:26Ne nuk studiuam së bashku,
-
3:26 - 3:30Në fakt, gjëja më e vështirë
që kam bëre në jetë -
3:30 - 3:33është qe kalova Atlantikun për në
qytetin e New York-ut -
3:33 - 3:36për te marre doktoratën në psikologji.
-
3:36 - 3:39U ndamë për herë të parë në jetë.
-
3:39 - 3:42edhe ndarja ishte brutale për të dy ne.
-
3:42 - 3:45Por derisa ai qëndroi me
familjen dhe shokët, -
3:45 - 3:49Unë isha vetëm në një shtet të ri.
-
3:49 - 3:50Na merte malli tmerrësisht
-
3:50 - 3:53por thirrjet internacionale ishin
shumë shtrejtë atëherë -
3:53 - 3:58edhe ne mund ta përballonim
të flisnim vetëm 5 minuta në javë. -
3:58 - 4:00Kur na erdhi ditëlindja,
-
4:00 - 4:03Ishte e para që nuk po e kalonim bashkë.
-
4:03 - 4:07Vendosëm të harxhonim, atë javë do të
flisnim 10 minuta. -
4:07 - 4:11E kalova mëngjesin dukë shëtitur në dhomë,
duke e pritur thirrjen e tij -- -
4:11 - 4:18duke prit e duke prit por
telefoni nuk binte. -
4:18 - 4:20Duke e parë dalimin e kohës supozoja,
-
4:20 - 4:23"Ai ka dal me shoke,
do të therrase më vonë". -
4:23 - 4:25Nuk kishte telefona celulare atëherë.
-
4:25 - 4:27Ai nuk thirri.
-
4:27 - 4:32Edhe fillova ta kuptoj se pasi u bë
10 muaj që u largova, -
4:32 - 4:36nuk po i mungoj atij
ashtu si ai po më mungon mua. -
4:36 - 4:38E dija se në mëngjes do të më thirrte,
-
4:38 - 4:45por ajo natë ishte nata më e gjatë dhe
më e trishtuar e jetës time. -
4:45 - 4:47U zgjova mëngjesin tjetër.
-
4:47 - 4:51Ja lëshova sytë telefonit dhe e pash
që e kisha lënë hapur -
4:51 - 4:55deri sa po shëtitesha në dhomë dje.
-
4:55 - 4:56U cova nga shtrati,
-
4:56 - 5:00E vura receptorin në vend dhe
pas një sekonde ra telefoni, -
5:00 - 5:04Ishte vëllai im dhe, a ishte i zemëruar?.
-
5:04 - 5:06(Te qeshura)
-
5:06 - 5:09Ishte nata më e mërzitshme dhe më e
gjatë e jetës tij gjithashtu. -
5:09 - 5:12Unë u mundova t'ja spjegoj çka ka ndodhur
por ai tha, -
5:12 - 5:15"Nuk e kuptoj, pasi e pe që
unë nuk po të thërras, -
5:15 - 5:19pse nuk më telefonove ti?"
-
5:19 - 5:24Ai kishte të drejtë. Pse nuk e thirra?
-
5:24 - 5:27Atëherë nuk kisha përgjigje por tani kam,
-
5:27 - 5:32dhe është e thjeshtë: vetmia.
-
5:32 - 5:36Vetmia krijon një plagë
të thellë psikologjike, -
5:36 - 5:40që shtrembëron përceptimet tona dhe
që përzien mendimet tona. -
5:40 - 5:46Na bën të mendojmë se njerëzit rreth nesh,
kujdesen shumë më pak se sa në të vërtetë. -
5:46 - 5:48Na bën të frikësuar për tu lidhur,
-
5:48 - 5:52sepse pse ta vësh vetën në pozitë
për refuzim dhe dhimbje të zemrës -
5:52 - 5:56kur zemra juaj tashmë po dhemb më shumë
se sa mund ta përballoni? -
5:56 - 6:00Unë isha i mbërthyer nga
vetmia e vërtetë atëherë, -
6:00 - 6:04por isha i rrethuar nga njerëzit
tërë ditën dhe nuk më binte në mend. -
6:04 - 6:09Por vetmia është e definuar pastër
në mënyrë subjektive. -
6:09 - 6:12Varet nga ajo nëse ndjeni
-
6:12 - 6:15emocionalisht apo socialisht
i shkëputur nga njerëzit rreth jush. -
6:15 - 6:17Dhe unë ndjehesha ashtu.
-
6:17 - 6:23Ka shumë studime për vetminë dhe
të gjitha janë tejet të frikshme -
6:23 - 6:28Vetmia jo vetëm të bën të mjerueshëm,
por mund t'ju vrasë. -
6:28 - 6:29Nuk bej shaka.
-
6:29 - 6:33Vetmia kronike i rrit shanset
për vdekje të hershme -
6:33 - 6:37për 14 përçind.
-
6:37 - 6:41Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut
dhe kolesterol të lartë. -
6:41 - 6:45Ajo bile dhe e bllokon funksionimin
e sistemit imunitar, -
6:45 - 6:49dhe të bën të dobët
ndaj çdo lloj sëmundje. -
6:49 - 6:52Në fakt shkencëtarët kanë konkluduar
se kur meren së bashku, -
6:52 - 6:56vetmia kronike ofron rrezik signifikant
-
6:56 - 7:00për shëndetin afatgjatë te njejtë
si pirja e duhanit. -
7:00 - 7:05Paketat e cigarëve vijnë me paralajmërim
që thotë se "Kjo mund t'ju vrasë". -
7:05 - 7:07Por vetmia jo.
-
7:07 - 7:12Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë
primar shëndetin psikologjik, -
7:12 - 7:15dhe ta praktikojmë higjienën emocionale.
-
7:15 - 7:18Sepse ju nuk mundeni me trajtu
një plagë psikologjike -
7:18 - 7:22nëse nuk e dini se jeni të dëmtuar.
-
7:22 - 7:25Vetmia nuk është e vetmja
plagë psikologjike -
7:25 - 7:28që na shtrembëron përceptimet tona
dhe na çorienton. -
7:28 - 7:32Dështimi e bën këtë gjithashtu.
-
7:32 - 7:34Njëherë vizitova një
qendër të kujdesit ditor, -
7:34 - 7:39ku pash tre fëmijë që luanin,
me lodra plastike të njejta. -
7:39 - 7:44Duhej ta rrëshqisin butonin e kuq dhe një
qen simpatik shfaqej. -
7:44 - 7:49Një vajzë e vogël u mundua ta tërhiqte
butonin vjollcë, pastaj ta shtynte, -
7:49 - 7:53dhe pas kësaj ajo u ul, shikonte kutinë,
deri sa buza e poshtme i dridhej. -
7:53 - 7:56Djali afër saj e pa këtë derisa ndodhte,
-
7:56 - 8:01u kthye te kutia dhe ia plasi të qarit
pa e prekur fare kutinë. -
8:01 - 8:05Ndërkohë, një vajzë tjetër provoi gjithçka
të mundshme -
8:05 - 8:06deri sa e rrëshqiti butonin e kuq,
-
8:06 - 8:11qenushi simpatik u shfaq
dhe ajo filloi të hidhej me kënaqësi. -
8:11 - 8:14Pra tre fëmijë të vegjël
me lodra plastike identike -
8:14 - 8:18por me reagime të ndryshme për dështimin.
-
8:18 - 8:22Dy të parët ishin të aftë
ta rrëshqisin butonin e kuq. -
8:22 - 8:26Gjëja e vetme që i ndalonte nga suksesi
-
8:26 - 8:30ishte mendja e tyre e cila i mashtronte
duke i bërë të besonin se ata nuk munden. -
8:30 - 8:34Tani, të rriturit mashtrohen kështu
gjatë gjithë kohës. -
8:34 - 8:40Në fakt, ne të gjithë kemi një set
të ndjenjave dhe bindjeve që shkaktohen -
8:40 - 8:44kur ballafaqohemi
me frustrime dhe pengesa. -
8:44 - 8:47A jeni të vetëdijshëm si reagon
mendja juaj ndaj dështimit? -
8:47 - 8:48Duhet të jeni.
-
8:48 - 8:52Sepse nëse mendja juaj provon t'ju bindë
se ju jeni i paaftë për të bërë diçka -
8:52 - 8:54dhe ju e besoni atë,
-
8:54 - 8:57atëherë sikur dy fëmijët e vegjël,
do të filloni të ndjeheni të pazotë -
8:57 - 9:01dhe do të ndaloni së provuari shpejt,
ose nuk do të provoni fare. -
9:01 - 9:04Dhe pastaj do të bindeni edhe më shumë
se nuk do të keni sukses. -
9:04 - 9:09E shihni, kjo është pse shumë njerëz
funksionojnë poshtë potencialit që kanë. -
9:09 - 9:12Sepse diku rrugës, nganjëherë një dështim
-
9:12 - 9:16i ka bindur ata se nuk mund të kenë sukses
dhe ata e kanë besuar atë. -
9:16 - 9:22Sepse nëse njëherë bindemi për diçka,
është shumë e veshtirë të ndërrosh mendje. -
9:22 - 9:26Unë e mësova këtë mësim në mënyrën
e vështirë kur isha adoleshent me vëllanë. -
9:26 - 9:29Ne ishim duke vozitur me shokë
në një rrugë të errët natën. -
9:29 - 9:31kur na ndaloi një polic.
-
9:31 - 9:34Kishte pasur një grabitje në atë zonë dhe
ata po kërkonin të dyshuarit. -
9:34 - 9:38Oficeri iu afrua veturës,
dhe e lëshoi dritën tek vozitësi, -
9:38 - 9:43pastaj tek vëllai im në ulësen përpara,
dhe pastaj tek une. -
9:43 - 9:45I hapi sytë dhe tha,
-
9:45 - 9:47"Ku e kam parë fytyrën tuaj më përpara?"
-
9:47 - 9:50(Te qeshura)
-
9:50 - 9:54Dhe unë thash, "Në ulësen përpara."
-
9:54 - 9:56(Te qeshura)
-
9:56 - 9:59Por kjo nuk kishte kuptim për atë,
-
9:59 - 10:01Kështu që ai mendoi
se unë kisha marre drogë -
10:01 - 10:02(Te qeshura)
-
10:02 - 10:05Kështu që ai më nxjerr nga makina,
më kontrollon, -
10:05 - 10:07me drejton drejt veturës së policisë,
-
10:07 - 10:10dhe vetëm kur e vërtetoi
se nuk kisha dosje në polici -
10:10 - 10:14munda t'i tregoj që e kisha
një binjak në ulësen përpara. -
10:14 - 10:18Por edhe derisa largoheshim me makinë,
mund ta shihje nga shikimi i tij -
10:18 - 10:23se ai ishte i bindur që unë
po ikja sepse kisha bërë diçka. -
10:23 - 10:27Mendja jonë vështirë ndryshohet
pasi të bindemi për diçka. -
10:27 - 10:31Është e natyrshme të ndjeheni të
demoralizuar e të mposhtur pas dështimit. -
10:31 - 10:36Por ju nuk mund ta lejoni vetën
të bindeni se nuk mund të keni sukses. -
10:36 - 10:39Duhet t'i luftoni ndjenjat e pafuqisë.
-
10:39 - 10:42Duhet të fitoni kontroll mbi situatën.
-
10:42 - 10:47Dhe ju duhet ta thyeni këtë lloj
cikli negativ para se të fillojë. -
10:48 - 10:51Mendjet dhe ndjenjat tona,
-
10:51 - 10:54nuk janë shokët e besueshëm
sic i kemi menduar. -
10:54 - 10:56Janë më shumë si një shok
me humor të ndryshueshëm, -
10:56 - 11:02që mund të jetë shumë mbështetës në një
moment dhe shumë i pakënaqur në tjetrin. -
11:02 - 11:04Njëherë kam punuar më një grua
-
11:04 - 11:08e cila pas 20 vitëve martesë dhe
pas një divorci të shëmtuar, -
11:08 - 11:10ishte më në fund gati për takimin e parë.
-
11:10 - 11:15Ajo kishte hasur online një djalë që dukej
i mirë dhe i suksesshëm, -
11:15 - 11:19dhe më e rëndësishmja dukej
që e pëlqente atë. -
11:19 - 11:22Kështu ajo ishte shumë e entuziazmuar,
bleu një fustan të ri, -
11:22 - 11:26dhe u takuan në një bar të pasur
të New York-ut për një pije. -
11:26 - 11:29Pas 10 minutave të takimit
burri ngritet në këmbë dhe i thotë -
11:29 - 11:33"Nuk jam i interesuar," dhe ikën.
-
11:33 - 11:38Refuzimi është tejet i dhimbshëm.
-
11:38 - 11:42Gruaja ishte aq e lënduar sa nuk lëvizte,
çka mundi të bëj ishte ta thirrte një mik. -
11:42 - 11:47Ja çka i tha miku :
"Eh pra, çfarë prisje? -
11:47 - 11:50Ti ke ije të gjera,
ske ndonjë gjë interesante për të thënë, -
11:50 - 11:53Pse një burrë i bukur dhe i suksseshëm
-
11:53 - 11:57si ai do të dilte me një humbëse si ti?"
-
11:57 - 12:00Shokuese, apo jo,
se si një mik mund të jetë kaq mizor? -
12:00 - 12:03Por do të ishte më pak shokuese
-
12:03 - 12:06nëse ju them se nuk ishte
miku që e tha këtë -
12:06 - 12:09Ishte çka gruaja i thonte vetës.
-
12:09 - 12:13Dhe kjo është çka bëjmë ne të gjithë,
sidomos pas një refuzimi. -
12:13 - 12:17Ne të gjithë fillojmë të mendojmë
për fajin dhe mangësitë tona, -
12:17 - 12:19çka do të donim të ishim,
dhe të mos ishim, -
12:19 - 12:20ne e thërrasim vetën me emra.
-
12:20 - 12:24Ndoshta jo aq ashpër, por e bëjmë.
-
12:24 - 12:28Dhe është interesante që e bëjmë këtë,
sepse vetëbesimi ynë tashmë është lënduar. -
12:28 - 12:31Pse do të donim ta dëmtojmë atë më shumë
-
12:31 - 12:34Ne nuk do ta bënim një plagë fizike
më keq me qëllim. -
12:34 - 12:37Ti nuk do ta kishe pre dorën dhe
me vendos, "Oh, unë e di! -
12:37 - 12:41Do ta mar një thikë dhe ta shoh
sa të thellë mundem me bë." -
12:41 - 12:44Por ne e bëjmë këtë me
plagë psikologjike gjatë gjithë kohës. -
12:44 - 12:48Pse?
Për shkak higjienës emocionale të dobët. -
12:48 - 12:50Sepse ne nuk e bëjmë
primar shëndetin tonë psikologjik. -
12:50 - 12:54Ne e dijmë nga qindra studime
se kur vetëbesimi është i ulët, -
12:54 - 12:58Jeni më të dobët ndaj stresit dhe ankthit,
-
12:58 - 13:03dështimi dhe refuzimi lëndojnë më shumë,
mer kohë më të gjatë për ta rimarrë veten. -
13:03 - 13:06Pra kur ju refuzojnë,
gjëja e parë që do të duhej të bëni -
13:06 - 13:13është ta ngjallni vetëbesimin,
e jo të bashkoheni me Fight Club. -
13:13 - 13:15Kur jeni në dhimbje emocionale,
-
13:15 - 13:22trajtoje vetën me dhembshurinë e njejtë
që do ta prisje nga një mik i mirë. -
13:23 - 13:28Ne duhet t'i kapim shprehitë psikologjike
të pashëndetshme dhe t'i ndryshojmë ato. -
13:28 - 13:32Një më e pashëndetshmja dhe
më e shpeshta quhet rimendim. -
13:32 - 13:35Të rimendosh do të thotë ta përsëritësh.
-
13:35 - 13:39Është kur shefi të bërtet, apo profesori
të bën të dukesh si budalla në klasë, -
13:39 - 13:42ose kur grindesh me një shok
-
13:42 - 13:46dhe nuk mund të ndalesh duke e përsëritur
këtë skenë në kokën tënde me ditë të tëra -
13:46 - 13:48ndonjëherë edhe me javë.
-
13:48 - 13:54Rimendimi për ngjarje tronditëse
shumë lehtë mund të kalojë në shprehi -
13:54 - 13:56dhe është mjaft e kushtueshme.
-
13:56 - 14:00Sepse duke kaluar kaq shumë kohë
fokusuar në mendime tronditse dhe negative -
14:00 - 14:03ju jeni në fakt duke e vënë
vetën në rrezik signifikant -
14:03 - 14:07për të zhvilluar depresion klinik,
alkoolizëm, çregullime të ngrënit, -
14:07 - 14:10dhe sëmundje kardiovaskulare.
-
14:10 - 14:16Problemi është se urgjenca për rimendim
është shumë e fortë dhe e rëndësishme, -
14:16 - 14:18pra është e vështirë ta ndalosh.
-
14:18 - 14:22Unë e di këtë sigurt sepse,
para një viti, -
14:22 - 14:24Unë e zhvillova këtë shprehi.
-
14:24 - 14:31Vëllai im binjak ishte diagnostifikuar
me Hodgkin Lymphoma në shkallën e tretë. -
14:31 - 14:33Kanceri i tij ishte ekstremisht agresiv.
-
14:33 - 14:37Ai kishte tumorë të dukshëm
në të gjithë trupin. -
14:37 - 14:42Dhe ai u desh të fillonte një cikël
të ashpër të kimioterapisë. -
14:42 - 14:46Dhe unë nuk mund të ndalesha së menduari
nëpër çka po kalonte ai. -
14:46 - 14:50Unë nuk mund të ndalesha së menduari
se sa shumë ai po vuante, -
14:50 - 14:54edhe pse ai kurrë nuk u ankua,
as edhe një herë. -
14:54 - 14:57Ai kishte një qëndrim tepër pozitiv.
-
14:57 - 15:00Shëndeti i tij psikologjik
ishte i mrekullueshëm. -
15:00 - 15:05Unë isha fizikisht mirë,
por psikologjikisht isha lëmsh. -
15:05 - 15:07Por unë e dija çka të bëj.
-
15:07 - 15:11Studimet tregojnë se edhe vetëm
dy minuta shpërqëndrim janë të mjaftueshme -
15:11 - 15:14për ta thyer urgjencën
për të rimenduar në atë moment. -
15:14 - 15:17Dhe sa herë kisha një mendim
brengosës, tonditës, negativ, -
15:17 - 15:22e detyroja vetën të koncentrohem në
diçka tjetër derisa të kalonte ajo nevoje. -
15:22 - 15:27Dhe për një javë, gjithë
pikëpamja ime ndryshoi -
15:27 - 15:30u bë më pozitive dhë më optimiste.
-
15:32 - 15:36Nëntë javë pasi ai filloi kimioterapinë,
vëllau im pati nje CAT skan -
15:36 - 15:39dhe unë isha me të kur ai mori rezultatet.
-
15:39 - 15:42Gjithë tumorët ishin zhdukur.
-
15:42 - 15:45Ai ende kishte edhe tri raunde
të kimioterapisë. -
15:45 - 15:48por ne e dinim se ai do të shërohej.
-
15:48 - 15:52Kjo fotografi është bërë para dy javesh.
-
15:54 - 15:57Duke ndërmarrë veprime kur je i vetmuar,
-
15:57 - 16:00duke ndërruar përgjigjet tua
ndaj dështimit, -
16:00 - 16:03duke mbrojtur vetëbesimin tënd,
-
16:03 - 16:05duke i mposhtur mendimet negative,
-
16:05 - 16:08ju nuk do t'i shëroni
vetëm plagët psikologjike, -
16:08 - 16:12ju do të ndërtoni elasticitet emocional,
ju do të rriteni. -
16:13 - 16:17Njëqind vjet më parë, njerëzit
filluan ta praktikonin higjienën personale -
16:17 - 16:21dhe norma e jetëgjatësisë u rrit
me mbi 50 për qind -
16:21 - 16:24vetëm për një dekadë.
-
16:24 - 16:28Unë e besoj se cilësia e jetës tonë
mund të rritet aq dramatikisht -
16:28 - 16:32nëse ne fillojmë
ta praktikojmë higjienën emocionale. -
16:32 - 16:34A mund ta imagjinoni si do të ishte bota
-
16:34 - 16:37nëse çdokush do të ishte
psikologjikisht më i shëndetshëm? -
16:37 - 16:40Nëse do të kishte më pak vetmi
dhe më pak depresion? -
16:40 - 16:43Nëse njerëzit do të dinin
si ta mundnin dështimin? -
16:43 - 16:46Nëse ata do të ndjeheshin
më mirë për veten dhe më të fuqizuar? -
16:46 - 16:50Nëse do të ishin më të lumtur
dhe më të përmbushur? -
16:50 - 16:54Unë mundem, sepse kjo është bota
në të cilën unë dua të jetoj, -
16:54 - 16:58kjo është bota në të cilën
do të jetojë vëllai im. -
16:58 - 17:02Dhe nëse ju informoheni dhe
i ndërroni disa shprehi të thjeshta, -
17:02 - 17:06kjo pra është bota në të cilën
ne të gjithë mund të jetojmë. -
17:06 - 17:08Faleminderit shumë.
-
17:08 - 17:11(Duartrokitje)
- Title:
- Pse ne të gjithë duhet ta praktikojmë ndihmën e parë emocionale
- Speaker:
- Guy Winch
- Description:
-
Ne shkojmë te doktori kur ndjehemi me grip apo kur kemi dhimbje. Po pse nuk shkojmë te një profesionist i shëndetit kur ndjejmë dimbje emoconale; faj, humbje, vetmi? Shumë nga ne ballafaqohen me çështje psikologjike të njejta thotë Guy Winch. Por nuk kemi nevojë. Ai krijon një rast imponues për me praktiku higjienën emocionale- të kujdesemi për emocionet tona, mendjet tona me të njejtin zell si kujdesemi për trupin tonë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 17:24
![]() |
Dimitra Papageorgiou approved Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why we all need to practice emotional first aid |