Pearl Arredondo: Historia ime, nga vajza e një gangsteri në një mësuese shembullore.
-
0:02 - 0:04Unë u rrita në lindje të Los Angeles,
-
0:04 - 0:06pa e kuptuar se isha e varfër.
-
0:06 - 0:10Babai im ishte pjesëtar i një grupi të famshëm gangsterësh që komandonin në rrugë.
-
0:10 - 0:12Të gjithë më njihnin,
-
0:12 - 0:15kështu që unë mendoja se kjo ishte diçka e rëndësishme, dhe se isha e mbrojtur,
-
0:15 - 0:18dhe pavarësisht faktit që babai gjithë jetën e tij e kaloi
-
0:18 - 0:19duke hyrë e dalë burgjeve,
-
0:19 - 0:24kisha një nënë të mrekullueshme e cila ishte jashtëzakonisht e pavarur.
-
0:24 - 0:25Ajo punonte në gjimnazin e zonës sonë
-
0:25 - 0:28si sekretare në zyrën e drejtorit,
-
0:28 - 0:30dhe kishte mundësinë të shikonte të gjithë fëmijët që përjashtoheshin nga klasa,
-
0:30 - 0:33për arsye të ndryshme, ndërsa prisnin që të ndëshkoheshin.
-
0:33 - 0:37Oh mor burrë, zyra ishte gjithmonë plot.
-
0:37 - 0:41Pra, siç e shihni, fëmijët si ne duhet të përballen me shumë gjëra
-
0:41 - 0:42jashtë shkolle,
-
0:42 - 0:45dhe ndonjëherë ti thjesht nuk je gati për t'u përqëndruar.
-
0:45 - 0:48Por nuk ka rëndësi se nuk mundemi.
-
0:48 - 0:50Thjesht të merr pak më shumë kohë.
-
0:50 - 0:53Më kujtohet që një ditë e gjeta babain
-
0:53 - 0:55duke u dridhur, nga goja nxirrte shkumë,
-
0:55 - 0:57i shtrire ne dyshemenë e banjës nga overdoza e narkotikeve.
-
0:57 - 1:00A mendoni vërtet se të bëja detyrat e mia atë mbrëmje
-
1:00 - 1:02ishte në listën e përparësive të mia?
-
1:02 - 1:04Nuk do të thoja.
-
1:04 - 1:07Por në të vërtetë kisha nevojë për një rrjet social mbështetës,
-
1:07 - 1:09një grup njerëzish të cilët do të më ndihmonin
-
1:09 - 1:12dhe të më siguronin se unë nuk do të isha
-
1:12 - 1:14viktimë e rrethanave të jetesës sime,
-
1:14 - 1:16dhe që do të më shtynin
-
1:16 - 1:18përtej asaj çka unë madje mendoja se mund të bëja.
-
1:18 - 1:22Unë kisha nevojë për mësues, të cilët çdo ditë,
-
1:22 - 1:26do të më thonin " Ti mund t'ia dalësh mbanë".
-
1:26 - 1:29Fatkeqësisht, gjimnazi i zonës sime
-
1:29 - 1:31nuk mund ta ofronte një gjë të tillë.
-
1:31 - 1:35Ai ishte i ndikuar nga gangsterët dhe mësuesit ndërroheshin shpesh.
-
1:35 - 1:38Kështu që mamaja më tha " Do të udhëtosh me autobus
-
1:38 - 1:43çdo ditë një orë e gjysmë larg nga ku ne banojmë".
-
1:43 - 1:46Këtë gjë bëra për dy vitet në vazhdim.
-
1:46 - 1:50Merrja autobusin e shkollës për në pjesën e bukur të qytetit.
-
1:50 - 1:53Përfundimisht, u gjenda në një shkollë
-
1:53 - 1:55ku kishte një diversitet nxënësish.
-
1:55 - 1:57Kishte disa njerëz të cilët ishin të lidhur ngushtësisht me gangsterët,
-
1:57 - 1:59dhe pjesa tjetër ishim ne
-
1:59 - 2:01që përpiqeshim shumë për t'ia dalë mbanë.
-
2:01 - 2:04Sigurisht, të qëndroje larg problemeve ishte paksa e pashmangshme
-
2:04 - 2:06Duhet të mbijetoje.
-
2:06 - 2:09Ndonjëherë, kishte gjëra të cilat thjesht duhet ti bëje.
-
2:09 - 2:11Kishte shumë mësues të cilët mendonin,
-
2:11 - 2:12" Ajo nuk ka për t'ia dalë kurrë mbanë.
-
2:12 - 2:14Ajo ka problem me autoritetet.
-
2:14 - 2:16Ajo nuk ka të ardhme".
-
2:16 - 2:20Disa mësues më hoqën vizën sepse mendonin se isha një çështje e humbur.
-
2:20 - 2:23Por pasandaj, ishin shumë të habitur
-
2:23 - 2:26kur unë u diplomova nga shkolla e mesme.
-
2:26 - 2:29U pranova në Universitetin Pepperdine,
-
2:29 - 2:32dhe kur mbarova studimet u ktheva në shkollën e mesme që kisha ndjekur
-
2:32 - 2:34si një asistente e specializuar e edukimit.
-
2:34 - 2:38Pasandaj u thashë, " Dua të bëhem mësuese".
-
2:38 - 2:42O Zot, ata filluan duke thënë, " Çfarë? Pse?
-
2:42 - 2:43Përse do të bësh një gjë të tillë?"
-
2:43 - 2:45Kështu fillova karrierën time si mësuese
-
2:45 - 2:49në shkollën ku kisha mbaruar,
-
2:49 - 2:52dhe që dëshiroja shumë të përpiqesha të shpëtoja më shumë fëmijë
-
2:52 - 2:55të cilët ishin si unë.
-
2:55 - 2:58Dhe kështu çdo vit, ndaja historikun e jetës sime me fëmijët,
-
2:58 - 3:01sepse ata duhet të dinë që çdokush ka një histori,
-
3:01 - 3:03çdokush ka betejën e vet,
-
3:03 - 3:07dhe çdonjëri ka nevojë për ndihmë gjatë këtij rrugëtimi.
-
3:07 - 3:11Dhe unë do të jem ndihma e tyre në këtë rrugëtim.
-
3:11 - 3:17Kështu pra, si një mësuese e re, unë u krijova mundësinë.
-
3:17 - 3:20Një ditë më erdhi në klasë një fëmijë
-
3:20 - 3:23të cilin e kishin çarë me thikë një natë më parë.
-
3:23 - 3:25Unë i thoja , " Duhet të vesh në spital,
-
3:25 - 3:29ose në infermierinë e shkollës, apo të bësh diçka."
-
3:29 - 3:31Ndërsa ai më thoshte, " Jo Zonjushë, nuk do të shkoj.
-
3:31 - 3:34Duhet të jem në klasë sepse duhet të diplomohem."
-
3:34 - 3:37Pra ai e dinte se unë nuk do ta lejoja që të ishte viktimë
-
3:37 - 3:39e rrethanave ku jetonte,
-
3:39 - 3:43por do ta shtynim përpara dhe do të ecnim më tej.
-
3:43 - 3:47Dhe këtë ide të krijimit të një strehe të sigurt për fëmijët tanë
-
3:47 - 3:51dhe të informimit se çfarë u ndodhte atyre përditë,
-
3:51 - 3:54të njihja familjet e tyre -- ishte një ide që doja shumë ta realizoja,
-
3:54 - 4:00por nuk mund ta bëja në një shkollë me 1.600 nxënës,
-
4:00 - 4:03dhe me mësues të cilët ndërroheshin çdo vit.
-
4:03 - 4:07Si mund t'ia bësh të ndërtosh marrëdhënie të tilla?
-
4:07 - 4:11Kështu krijuam një shkollë të re.
-
4:11 - 4:12Ne krijuam
-
4:12 - 4:16Institutin San Fernando të Medias së Aplikuar.
-
4:16 - 4:19U siguruam që të ishim akoma të lidhur
-
4:19 - 4:23me shkollat e zonës sonë, për fonde dhe mbështetje.
-
4:23 - 4:26Duke bërë këtë gjë, ne do të fitonim liri:
-
4:26 - 4:29liri për të punësuar mësues
-
4:29 - 4:32të cilët e dinim se do të ishin efektivë;
-
4:32 - 4:35liri për të kontrolluar kurrikulën mësimore
-
4:35 - 4:40në mënyrë që nuk do të bënim mësimin 1.2 në faqen numër pesë;
-
4:40 - 4:43dhe liri për të kontrolluar buxhetin,
-
4:43 - 4:46të shpenzonim lekët atje ku ishte e nevojshme,
-
4:46 - 4:50jo atje ku zona apo shteti të thotë të shpenzosh.
-
4:50 - 4:52Ne i donim këto liri.
-
4:52 - 4:55Por tani, zhvendosja e një modeli të plotë
-
4:55 - 4:59nuk ka qënë kaq e lehtë dhe as nuk është përfunduar tërësisht.
-
4:59 - 5:01Por ne duhet ta bënim.
-
5:01 - 5:05Komuniteti ynë meritonte një mënyrë të re të zgjidhjes së gjërave.
-
5:05 - 5:09Si shkolla e parë e mesme eksperimentale
-
5:09 - 5:12në të gjithë Shkollat e Qarkut të Bashkuar të Los Angeles
-
5:12 - 5:15më besoni që kishte ca kundërshtime.
-
5:15 - 5:17Dhe kjo ishte për shkak të frikës--
-
5:17 - 5:20frikë, po sikur gjërat të mos shkoni mirë?
-
5:20 - 5:23Vërtet, po sikur të mos shkonin mirë?
-
5:23 - 5:25Po sikur gjithçka të shkonte shumë mirë?
-
5:25 - 5:27Dhe ne ia dolëm mbanë.
-
5:27 - 5:30Edhe pse mësuesit ishin kundër kësaj
-
5:30 - 5:32për shkak se punësonim vetëm me kontrata një-vjeçare--
-
5:32 - 5:36ti nuk mund të japësh mësim, ose nuk dëshiron të japësh mësim,
-
5:36 - 5:39ti nuk do që të gjendesh në të njëjtën shkollë me këta fëmijë.
-
5:39 - 5:46( Duartrokitje)
-
5:46 - 5:50Kështu pra në vitin tonë të tretë, si ja dolëm mbanë?
-
5:50 - 5:53Sigurisht, ne po e bëjmë shkollën tonë më të mirë nga dita në ditë.
-
5:53 - 5:56Ne i bëjmë këta fëmijë të ndiejnë se sa të rëndësishëm janë për ne.
-
5:56 - 6:00Ne ndërtojmë një kurrikul rigoroz dhe që i përshtatet atyre,
-
6:00 - 6:02dhe ata mund të përdorin teknologjinë ashtu siç janë mësuar ta bëjnë.
-
6:02 - 6:05Laptop, kompjuter apo tablet-- quajini si të doni, ata kanë çdo gjë.
-
6:05 - 6:09Filma vizatimorë, programe kompjuterike, programe kompjuterike për realizimin e filmave, ata kanë gjithçka.
-
6:09 - 6:13dhe sepse ne i lidhim ato me gjithçka ata bëjnë --
-
6:13 - 6:16Për shembull, ata realizojnë lajmërime të shërbimit publik
-
6:16 - 6:18për Shoqatën në luftën kundër Kancerit.
-
6:18 - 6:21Këto janë reklamuar në sistemin vendor të autobusëve elektrikë.
-
6:21 - 6:23Mësimi i elementevë bindës,
-
6:23 - 6:26nuk mund të jetë më real se kaq.
-
6:26 - 6:28Rezulatet e testeve tona në shkallë vendi janë rritur
-
6:28 - 6:31me më shumë se 80 pikë që nga themelimi i kësaj shkolle.
-
6:31 - 6:34Por është dashur për të gjithë ne që ndajmë të njëjtin interes të përbashkët, të punojmë së bashku--
-
6:34 - 6:37mësues dhe drejtues me kontratë një-vjeçare
-
6:37 - 6:41të punojnë më shumë dhe të tejkalojnë dhe orët e kontratës së punës
-
6:41 - 6:44pa ndonjë kompesim.
-
6:44 - 6:46Duhet një anëtar i bordit të shkollës
-
6:46 - 6:48i cili do të influencojë dhe do të thojë,
-
6:48 - 6:50" E di, qarku po mundohet të ta imponojë këtë gjë,
-
6:50 - 6:54por ti ke lirinë të veprosh ndryshe."
-
6:54 - 6:56Është e nevojshme dhe një qendër aktive e prindërve
-
6:56 - 7:00e cila nuk ekziston vetëm duke treguar prezencën e saj çdo ditë,
-
7:00 - 7:03por që është pjesë e qeverisjes,
-
7:03 - 7:08dhe merr vendime për fëmijët e tyre, për fëmijët tanë.
-
7:08 - 7:11Përse duhet që studentët tanë të shkollohen
-
7:11 - 7:14larg vendit ku ata jetojnë?
-
7:14 - 7:17Ata meritojnë një shkollë cilësore në lagjen e tyre,
-
7:17 - 7:21një shkollë për të cilën të ndihen krenarë që frekuentojnë,
-
7:21 - 7:24dhe një shkollë për të cilën dhe vetë komuniteti duhet të ndihet krenar,
-
7:24 - 7:28si dhe kanë nevojë për mësues të cilët luftojnë për këta nxënës çdo ditë
-
7:28 - 7:34dhe i japin atyre fuqinë dhe kurajën ti kalojnë këto rrethana.
-
7:34 - 7:36Sepse ka ardhur koha që fëmijët si unë,
-
7:36 - 7:41të mos jenë më një përjashtim dhe të bëhen model.
-
7:41 - 7:42Faleminderit.
-
7:42 - 7:47( Duartrokitje)
- Title:
- Pearl Arredondo: Historia ime, nga vajza e një gangsteri në një mësuese shembullore.
- Speaker:
- Pearl Arredondo
- Description:
-
Pearl Arredondo u rrit në lindje të Los Angeles, si vajza e një gangsteri të njohur i cili hynte e dilte burgjeve. Shumë prej mësuesve ja hoqën vizën me arsyen se ajo kishte probleme me autoritetin. Aktualisht, si një mësuese, ajo ka marrë përsipër krijimin e një shkolle ndryshe dhe ndan me nxënësit historinë e jetës së saj në mënyrë që ata ta dinë se nuk ka ndonjë problem të madh nëse ndonjëherë përgatitja e detyrave të shtëpisë nuk është prioriteti në mendjet e tyre.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 08:03
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for My story, from gangland daughter to star teacher | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for My story, from gangland daughter to star teacher | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for My story, from gangland daughter to star teacher | |
![]() |
Elvira Peço edited Albanian subtitles for My story, from gangland daughter to star teacher | |
![]() |
Helena Bedalli declined Albanian subtitles for My story, from gangland daughter to star teacher | |
![]() |
Elvira Peço edited Albanian subtitles for My story, from gangland daughter to star teacher | |
![]() |
Elvira Peço edited Albanian subtitles for My story, from gangland daughter to star teacher | |
![]() |
Elvira Peço added a translation |