< Return to Video

Alzheimer nuk është plakje natyrale- dhe mund ta kurojmë.

  • 0:01 - 0:03
    Në vitin 1901,
  • 0:03 - 0:06
    një grua e quajtur Auguste ishte dërguar
    në azit të sëmurësh në Frankfurt.
  • 0:07 - 0:08
    Auguste ishte delirante
  • 0:09 - 0:12
    dhe nuk mund të kujtonte
    as detajet themelore të jetës së saj.
  • 0:12 - 0:14
    Doktori i saj quhej Alois.
  • 0:16 - 0:18
    Alois nuk dinte si të ndihmonte Auguste,
  • 0:18 - 0:22
    por, ai u kujdes për të deri,
    kur fatkeqësisht vdiq më 1906.
  • 0:23 - 0:25
    Pasi vdiq ajo, Alois i bëri autopsi
  • 0:25 - 0:28
    dhe gjeti pllaka dhe lëmshe të
    çuditshme në trurin e saj --
  • 0:29 - 0:31
    të atilla që nuk kishte parë kurrë.
  • 0:31 - 0:33
    Tani është gjëja me e çuditshme.
  • 0:34 - 0:37
    Po të ishte Auguste gjallë sot,
  • 0:38 - 0:43
    ne s'mund ti ofrojmë më shumë
    ndihmë se Alois para 114 vjetëve.
  • 0:44 - 0:48
    Alois ishte Dr. Alois Alzheimer.
  • 0:49 - 0:51
    Dhe Auguste Deter
  • 0:51 - 0:55
    ishte pacientja e parë e diagnostifikuar
    me atë që sot quhet sëmundja e Alzheimer.
  • 0:56 - 0:59
    Që nga 1901, medicina ka avancuar shumë
  • 0:59 - 1:03
    Kemi zbuluar antibiotikët dhe vaksinat,
    për të na mbrojtur nga infektimet,
  • 1:03 - 1:07
    shumë trajtime për kancer,
    antiretroviral për HIV,
  • 1:07 - 1:10
    statina për sëmundjet e zemrës
    dhe shumëçka.
  • 1:11 - 1:18
    Por, ne nuk kemi bërë fare progres
    në trajtimin e sëmundjes së Alzheimer.
  • 1:18 - 1:20
    Bëj pjesë në një ekip shkencëtarësh
  • 1:20 - 1:23
    që kanë punuar në gjetjen e një ilaqi
    për Alzheimerin tash një dekadë.
  • 1:24 - 1:26
    Prandaj gjithë kohën mendoj për këtë.
  • 1:26 - 1:30
    Alzheimer prek më shumë se
    40 milionë veta në botë.
  • 1:30 - 1:36
    Deri më 2050 do të prekë
    150 milionë veta
  • 1:36 - 1:40
    që, meqë ra fjala do të përfshijë
    shumë nga ju.
  • 1:41 - 1:44
    Nëse shpresoni të jetoni 85 vjet
    ose më shumë,
  • 1:45 - 1:50
    Gjasat që të prekeni nga alzheimer
    janë një në dy.
  • 1:52 - 1:55
    Me fjalë tjera, gjasat janë
    që do të kaloni vitet tuaja të arta
  • 1:55 - 1:57
    ose duke vuajtur nga alzheimeri
  • 1:57 - 2:01
    ose duke ndihmuar mikun
    apo dikë të dashur me alzheimer.
  • 2:02 - 2:04
    Tani më vetëm në SHBA,
  • 2:04 - 2:09
    kostoja e kujdesit për alzheimer
    është 200 miliardë dollarë në vit.
  • 2:10 - 2:14
    Një në çdo pesë sigurimet shëndetësore
    shpenzohen në alzheimer.
  • 2:15 - 2:18
    Sot është sëmundja më e shtrenjtë,
  • 2:18 - 2:21
    dhe kostot janë projektuar
    të pesëfishohen deri më 2050,
  • 2:21 - 2:23
    ndërsa gjenerata baby bumer plaket.
  • 2:24 - 2:27
    Mund t'ju befasoheni që thjesht,
  • 2:27 - 2:32
    Alzheimeri është nga sfidat më të mëdha
    mjekësore e shoqërore të gjeneratës sonë.
  • 2:33 - 2:35
    Por, kemi bërë relativisht
    pak për ta adresuar.
  • 2:36 - 2:39
    Sot, nga 10 shkaktarët e vdekjes në botë,
  • 2:40 - 2:47
    Alzheimer është i vetmi të cilin
    s'mund ta parandojmë, apo ngadalësojmë.
  • 2:48 - 2:51
    Ne kuptojmë më pak për shkencën
    e Alzheimer se për sëmundjet tjera
  • 2:52 - 2:55
    sepse ne kemi investuar më pak
    kohë dhe para në hulumtimin e tij.
  • 2:55 - 2:59
    Qeveria e SHBA harxhon 10fish
    më shumë çdo vit
  • 2:59 - 3:02
    në hulumtimet për kancer se për Alzheimer
  • 3:02 - 3:05
    përkundër faktit që Alzheimer
    na kushton më shumë
  • 3:06 - 3:11
    dhe shkakton po aq vdekje
    sa kanceri cdo vit.
  • 3:12 - 3:16
    Mungesa e resurseve buron
    nga një shkak më themelor:
  • 3:16 - 3:17
    mungesa e vetdijesimit.
  • 3:19 - 3:22
    Sepse, ja çfarë pak njerëz dinë
    e të gjithë duhet ta dinë:
  • 3:23 - 3:28
    Alzheimer është sëmundje,
    dhe mund ta shërojmë.
  • 3:28 - 3:31
    Për pjesën më të madhe të
    114 viteve të kaluara,
  • 3:31 - 3:36
    të gjithë. përfshirë shkencëtarët,
    ngatërronin Alzheimerin me plakjen.
  • 3:36 - 3:38
    Mendonim që të humbësh veten
  • 3:38 - 3:40
    ishte pjesë normale dhe
    e paevitueshme e plakjes.
  • 3:41 - 3:43
    Por, ne vetëm duhet të shikojmë imazhin
  • 3:43 - 3:47
    e një truri të shëndoshë krahasuar
    me trurin e pacientit me Alzheimer
  • 3:47 - 3:50
    që të shohim dëmtimin e vërtetë fizik
    të shkaktuar nga kjo sëmundje.
  • 3:51 - 3:55
    Pos që shkakton humbje të rëndë
    kujtese dhe të aftësive mendore,
  • 3:55 - 3:57
    dëmtimi i trurit nga Alzheimer
  • 3:57 - 4:02
    veçanërisht redukton jetëgjatësinë
    dhe gjithnjë është vdekjeprurës.
  • 4:02 - 4:06
    Kujtojeni që Dr. Alzheimer gjeti
    pllakëza dhe rrëmuja të çuditshme
  • 4:06 - 4:08
    në trurin e Auguste para një shekulli.
  • 4:08 - 4:11
    Për gati një shekull,
    ne nuk dinim shumë për këto.
  • 4:12 - 4:15
    Tani ne dimë që janë të bëra
    nga molekula proteine.
  • 4:16 - 4:17
    Ju mund të imagjinoni
    një molekulë proteine
  • 4:17 - 4:21
    si një copë letre që paloset në
    një pjesë të komplikuar origami.
  • 4:22 - 4:24
    Ka pika në letër që janë ngjitëse.
  • 4:25 - 4:30
    Dhe kur paloset si duhet,
    këto pika ngjitëse përfundojnë brenda.
  • 4:30 - 4:34
    Por, nganjëherë gjërat shkojnë keq,
    dhe disa pika ngjitëse janë jashtë.
  • 4:34 - 4:37
    Kjo shkakton molekulat e proteinës
    të ngjiten mes tyre,
  • 4:37 - 4:41
    duke formuar grumbuj për tu bërë më vonë
    pllakëza dhe rrëmuja të mëdha.
  • 4:42 - 4:44
    Këtë shohim në trurin
    e pacientëve të Alzheimerit.
  • 4:45 - 4:48
    Ne shpenzuam 10 vitet e kaluara
    në Universitetin e Kembrixhit
  • 4:48 - 4:51
    duke u munduar të kuptojmë se
    si vepron ky keqfunksionim.
  • 4:52 - 4:56
    Janë shumë hapa, dhe identifikimi se cili
    duhet bllokuar është kompleks --
  • 4:57 - 4:58
    sikur të çmontosh bombë.
  • 4:59 - 5:01
    Të presësh një lidhje
    mund të mos bëjë gjë.
  • 5:01 - 5:03
    Të presësh të tjerat mund
    të shpërthejë bombën.
  • 5:04 - 5:06
    Duhet të gjejmë hapin
    e duhur për të bllokuar,
  • 5:06 - 5:08
    dhe pastaj të krijojmë një ilaç për këtë.
  • 5:09 - 5:11
    Deri së fundmi, për pjesën më të madhe
  • 5:11 - 5:14
    kemi prerë lidhjet duke
    shpresuar për më të mirën.
  • 5:14 - 5:16
    Por, tani jemi bashkuar në
    një grup njerëzish të ndryshëm --
  • 5:16 - 5:22
    mjekë, biologjistë, gjeneticistë, kimistë,
    fizikantë, inxhinierë, e matematikanë.
  • 5:22 - 5:26
    Dhe bashkë, ia kemi dalë të identifikojmë
    një hap kritik në këtë proces
  • 5:26 - 5:30
    dhe po testojmë një klasë të re ilaçesh
    që mund të bllokojnë dukshëm këtë hap
  • 5:31 - 5:32
    dhe të ndalojnë sëmundjen.
  • 5:32 - 5:35
    Më lejoni t'ju tregoj
    disa rezultate tona të fundit.
  • 5:35 - 5:38
    Askush jashtë laboratorit
    nuk i ka parë ende.
  • 5:38 - 5:43
    Le të shohim disa video se çfarë ndodh kur
    testojmë këto ilaçe në krimba.
  • 5:43 - 5:44
    Këta janë krimbat e shëndoshë,
  • 5:44 - 5:47
    dhe ju mund të shihni se
    lëvizin normalisht.
  • 5:48 - 5:50
    Këta krimba në anën tjetër,
  • 5:50 - 5:54
    kanë molekula proteinash
    të ngjitura për ta --
  • 5:54 - 5:55
    sikur njerëzit me Alzheimer.
  • 5:55 - 5:58
    Dhe mund të shihni qartazi
    që janë të sëmurë.
  • 5:58 - 6:03
    Por, nëse ju japim ilaçin tonë të ri
    këtyre krimbave në fazat e hershme,
  • 6:03 - 6:06
    shohim pastaj që janë të shëndetshëm,
    dhe kanë jetëgjatësi normale.
  • 6:07 - 6:11
    Ky është vetëm rezultati pozitiv fillestar,
    por, hulumtimet si ky tregojnë
  • 6:11 - 6:16
    që Alzheimer është një sëmundje
    që kuptohet dhe mund ta shërojmë.
  • 6:16 - 6:19
    Pas 114 vjet pritje,
  • 6:19 - 6:21
    më në fund ka shpresë se
    mund të arrijmë diçka
  • 6:21 - 6:23
    në 10 apo 20 vitet e ardhshme.
  • 6:24 - 6:28
    Por, për të shtuar shpresat, për të
    mposhtur Alzheimerin, na duhet ndihmë.
  • 6:29 - 6:31
    Jo për shkencëtarët si unë --
  • 6:31 - 6:32
    për juve.
  • 6:33 - 6:36
    Na duhet që ju të bëni të njohur që
    Alzheimer është sëmundje
  • 6:36 - 6:39
    dhe nëse provojmë, mund ta mposhtim.
  • 6:39 - 6:41
    Në rast të sëmundjeve tjera,
  • 6:41 - 6:44
    pacientët dhe familjet e tyre kanë
    prirë kërkesat për hulumtime,
  • 6:44 - 6:47
    dhe kanë bërë presion mbi qeveritë,
    industrinë farmaceutike,
  • 6:47 - 6:49
    shkencëtarët dhe rregullatorët.
  • 6:49 - 6:54
    Kjo ishte esenciale në avancimin e trajtimit
    për HIV në fund të viteve 1980ta.
  • 6:54 - 6:58
    Sot, e shohim të njëjtën shtytje
    për të mposhtur kancerin.
  • 6:58 - 7:03
    Por, pacientët e Alzheimer shpesh
    nuk mund të flasin pë veten.
  • 7:03 - 7:07
    Dhe familjet e tyre, viktimat e fshehta,
    që kujdesen për të familjarët ditë e natë,
  • 7:07 - 7:10
    shpesh janë të dërrmuar
    për të dalë e kërkuar ndryshim.
  • 7:11 - 7:14
    Pra, mbetet tek ju.
  • 7:16 - 7:19
    Alzheimer nuk është, për
    pjesën më të madhe, sëmundje gjenetike.
  • 7:19 - 7:21
    Gjithkush me tru është në rrezik.
  • 7:22 - 7:27
    Sot, janë 40 milionë pacientë si Auguste,
  • 7:27 - 7:30
    të cilët s'mund të krijojnë
    ndryshim që ju duhet.
  • 7:30 - 7:31
    Ndihmojini ata të flasin,
  • 7:32 - 7:34
    dhe të kërkojnë një shërim.
  • 7:35 - 7:36
    Faleminderit.
  • 7:37 - 7:40
    (Duartrokitje)
Title:
Alzheimer nuk është plakje natyrale- dhe mund ta kurojmë.
Speaker:
Samuel Cohen
Description:

Më shumë se 40 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga sëmundja Alzheimer dhe ky numër pritet të rritet në mënyrë drastike në vitet e ardhshme. Por nuk është bërë përparim i vërtetë në luftën kundër sëmundjes që nga klasifikimii saj më shumë se 100 vjet më parë. Shkencëtari Samuel Cohen ndan një përparim të ri në kërkimin e Alzheimerit nga laboratorin e tij, si dhe një mesazh shprese. " Alzheimer është sëmundje ", thotë Cohen, " dhe mund të kurojmë. "

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
07:53

Albanian subtitles

Revisions