Thomas Suarez: Një krijues i app vetëm 12 vjec
-
0:00 - 0:04Gjithmonë kam qenë i pasionuar
për kompjuterët dhe teknologjinë -
0:04 - 0:06dhe kam bërë disa aplikacione për iPhone,
-
0:06 - 0:08iPod Touch dhe iPad.
-
0:08 - 0:11Sot dua t'ju informoj për disa nga ato.
-
0:11 - 0:15App im i parë unik ishte treguesi i fatit
qe e quajta Earth Fortune -
0:15 - 0:17që të paraqiste ngjyra të ndryshme
të tokës -
0:17 - 0:20varësisht nga fati juaj.
-
0:20 - 0:23Aplikacioni im më i dashur dhe
më i suksesshëm është -
0:23 - 0:27Bustin Jieber, që është
(Të qeshura) -
0:27 - 0:31që është Justin Bieber Whac-A-Mole.
-
0:31 - 0:35E krijova sepse shumë njerëz në shkollë
-
0:35 - 0:37nuk e pëlqejnë Justin Bieber,
-
0:37 - 0:40kështu që vendosa të bëjë një app.
-
0:40 - 0:42Pra vendosa ta programoj atë
-
0:42 - 0:47dhe e publikova pak para festave
në vitin 2010. -
0:47 - 0:50Shumë njerëz më pyesin, si e bëra këtë?
-
0:50 - 0:53Shumë herë është sepse
personi që bën pyetjen -
0:53 - 0:56dëshiron të bëjë një app
gjithashtu. -
0:56 - 0:58Shumë fëmijë në ditët e sotme
i dashurojnë videogames, -
0:58 - 1:01por tani ata duan t'i krijojnë ato
-
1:01 - 1:02dhe është veshtirë
-
1:02 - 1:05sepse jo shumë fëmijë e dinë ku të shkojnë
-
1:05 - 1:07të gjejnë si të bëjnë një program.
-
1:07 - 1:09Mendoj, për futboll,
mund të shkoni tek ekipi i futbollit. -
1:09 - 1:12Për violinë, mund të merrni
mësime për violinë. -
1:12 - 1:15Por çfarë nëse dëshironi
të krijoni një app? -
1:15 - 1:17Dhe prindërit e tyre, prindërit e fëmijëve
mund t'i kenë bërë -
1:17 - 1:19disa nga këto gjëra kur ishin të rinj,
-
1:19 - 1:23por jo shumë prindër kanë shkruar
aplikacione. (Të qeshura) -
1:23 - 1:25Ku shkoni për të mësuar
si të bëni një app? -
1:25 - 1:28Pra! Kështu unë iu qasa.
Kjo është çfarë bëra. -
1:28 - 1:31Së pari, kam programuar
në shumë gjuhë te tjera programimi -
1:31 - 1:35për të mësuar gjërat bazë,
-
1:35 - 1:39si Python, C, Java etj.
-
1:39 - 1:42Pastaj Apple hodhi ne treg iPhone
-
1:42 - 1:45dhe me këtë, pajisjen për
zhvillimin e softuerëve për iPhone, -
1:45 - 1:48dhe pajisja për zhvillimin e softuerëve
është komplet i mjeteve -
1:48 - 1:53për krijimin dhe programimin
e një app për iPhone. -
1:53 - 1:56Kjo hapi një botë të tërë
mundësish për mua, -
1:56 - 1:59pasi luajta pak me pajisjen
e zhvillimit të softuerëve -
1:59 - 2:03bëra ca aplikacione,
bëra ca test aplikacione. -
2:03 - 2:05Një nga ato ndodhi të ishte
Earth Fortune -
2:05 - 2:08dhe isha gati për të vendosur
Earth Fortune në App Store -
2:08 - 2:13dhe kështu i binda prindërit e mi
të paguajnë tarifën prej 99 dollarë -
2:13 - 2:15që të kem mundësi t'i fus
app e mia në App Store. -
2:15 - 2:19Ata u pajtuan dhe tani kam
aplikacione në App Store. -
2:19 - 2:22Kam pranuar shumë interes dhe inkurajim
-
2:22 - 2:24nga familja, shokët, mësuesit
-
2:24 - 2:26madje edhe nga njerëz në Apple Store,
-
2:26 - 2:29dhe kjo ka qenë ndihmë e madhe për mua.
-
2:29 - 2:32Kam marrë shumë inspirim nga Steve Jobs
-
2:32 - 2:37dhe kam filluar një klub për app
në shkollë, -
2:37 - 2:41dhe një mësues në shkollë me dashuri po
sponsorizon klubin tim. -
2:41 - 2:44Çdo nxënës në shkollën time mund të vijë
-
2:44 - 2:46dhe të mësojë si të dizajnojë
një aplikacion. -
2:46 - 2:51Kështu mund të ndaj përvojën time
me të tjerët. -
2:51 - 2:55Janë këto programet e ashtuquajtura
iPad Pilot Programe -
2:55 - 2:58dhe disa rajone i kanë ato.
-
2:58 - 3:00Unë jam mjaft me fat të jem
pjesë e njërit nga këto. -
3:00 - 3:04Sfidë e madhe është,
si duhet shfrytëzuar iPad -
3:04 - 3:08dhe çfarë aplikacione duhet
vendosur në iPad? -
3:08 - 3:11Kështu që ne po pranojnë reagimet
e mësuesve në shkollë -
3:11 - 3:14për të parë cilat aplikacione
do t'i donin ata. -
3:14 - 3:16Kur ne dizajnojmë aplikacionin
dhe e shesim atë, -
3:16 - 3:20do të jetë falas për rajonet lokale
dhe rajonet tjera -
3:20 - 3:24të cilave ua shesim,
të gjitha paratë shkojnë -
3:24 - 3:27tek fondacionet lokale për edukim.
-
3:27 - 3:31Ditët e sotme, nxënësit zakonisht
dinë pak më shumë se mësuesit -
3:31 - 3:36ne lidhje me teknologjine.
(Të qeshura) -
3:38 - 3:43Kështu që
-- (Të qeshura) -- -
3:43 - 3:48më vjen keq
-- (Të qeshura) -- -
3:48 - 3:50kështu që ky është një burim për mësuesit,
dhe edukatorët -
3:50 - 3:55duhet të pranojnë këtë burim
dhe të bëjnë diç të mirë nga kjo. -
3:55 - 4:00Do të doja të mbaroja duke thënë
çfarë do të doja të bëja në të ardhmen. -
4:00 - 4:05Së pari, do të doja të krijoja më shumë
aplikacione, më shumë lojëra. -
4:05 - 4:09Jam duke punuar me një kompani të palës
së tretë për të bërë një aplikacion. -
4:09 - 4:13Do të doja merresha në programim
dhe zhvillim për Android, -
4:13 - 4:15dhe do të doja të vazhdoja
me klubin tim për aplikacione, -
4:15 - 4:17dhe të gjeja mënyra tjera për nxënësit
-
4:17 - 4:20që të shpërndajnë diturinë me të tjerët.
Faleminderit. (Duartrokitje)
- Title:
- Thomas Suarez: Një krijues i app vetëm 12 vjec
- Speaker:
- Thomas Suarez
- Description:
-
Shumica e 12-vjeçarëve kenaqen duke luajtur videogames - Thomas Suarez ka mësuar vete si t'i krijoje ato. Pas zhvillimit te Apps per iPhone si "Bustin Jeiber," një lojë Whac-A-Mole, ai tani është duke përdorur aftësitë e tij për të ndihmuar fëmijët e tjerë bëhen krijues apps. (Filmuar në TEDxManhattanBeach.)
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 04:40
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for A 12-year-old app developer | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A 12-year-old app developer | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A 12-year-old app developer | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A 12-year-old app developer | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A 12-year-old app developer | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for A 12-year-old app developer | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for A 12-year-old app developer | |
![]() |
Retired user commented on Albanian subtitles for A 12-year-old app developer |
Retired user
Fatkeqësisht kam dërguar materialin duke harruar që të përkthej titullin dhe përshkrimin e video materialit. Meqë unë tanimë nuk kam të drejtë redaktimi një nga shqyrtuesit duhet redaktuar këto pjesë. Ju falmeinderit.