Çfarë e bën jetën të mirë?
-
0:00 - 0:10[muzikë]
-
0:10 - 0:13[duartrokitje]
-
0:13 - 0:17Çfarë na mbanë të shëndetshëm dhe të lumtur
teksa vazhdojmë me jetën? -
0:17 - 0:26Nëse do të investoje në veten tënde më të mirë të së ardhmes,
ku do ta përqëndroje kohën dhe energjinë tënde? -
0:26 - 0:34Kishte një studim të fundit të Brezit të mijëvjeçarëve
që pyste se cilat ishin qëllimet më të rëndësishme në jetë. -
0:35 - 0:41Mbi 80% thanë se qëllimi kryesor i jetës
ishte të pasuroheshin. -
0:41 - 0:50Dhe 50% nga e njëjta grupë të rinjsh thanë se një tjetër synim
kryesor i jetës ishte të bëheshin të famshëm. -
0:52 - 1:00Vazhdimisht na është thënë të mbështetemi për të punuar,
të shtyjmë më shumë dhe të arrijmë më shumë. -
1:01 - 1:06Kemi fituar përshtypjen se këto janë gjërat
që duhet të ndjekim për të pasur një jetë të mirë. -
1:07 - 1:17Pamje të tërë jetës, të zgjedhjeve që njerëzit bëjnë dhe si funksionojnë ato zgjedhje për to,
ato pamje janë thuajse të pamundura për t'u gjetur. -
1:18 - 1:24Shumica e gjërave që dimë për jetën njerëzor janë
nga njerëzit që u kërkuam të kujtojnë të kaluarën. -
1:25 - 1:29Dhe siç e dimë, retrospektiva
është gjithçka përveçse 20/20. -
1:30 - 1:33Ne harrojmë pjesë të mëdha
të asaj që na ndodh në jetë. -
1:33 - 1:36Dhe nganjëherë kujtesa
është krejtësisht kreative. -
1:37 - 1:44Po sikur të mund të vëzhgonim jetë të tëra
se si shpalosen me kalimin e kohës. -
1:44 - 1:51Po sikur të mund të studionim njerëzit
që nga koha kur ishin adoleshentë e deri në pleqëri. -
1:51 - 1:54Për të parë se çfarë i bën vërtet njerëzit të lumtur
dhe i mban të shëndetshëm. -
1:56 - 1:57Ne e bëmë ketë.
-
1:57 - 2:05Studimi i Harvardit për zhvillimin e të rriturve mund të jetë studimi
më i gjatë i jetës së të rriturve që është bërë ndonjëherë. -
2:06 - 2:12Për 75 vjet kemi ndjekur jetën
e 724 burrave. -
2:13 - 2:18Vit pas viti, duke pyetur për punën e tyre,
jetën në shtëpi, shëndetin e tyre, -
2:18 - 2:24dhe sigurisht duke pyetur gjatë gjithë rrugës,
pa e ditur se si do të dalin rrëfimet e tyre të jetës. -
2:25 - 2:33Studimet si ky janë jashtëzakonisht të rralla. Pothuajse të gjitha projektet
e këtij lloji shpërbëhen brenda një dekade. -
2:33 - 2:39Për shkak se shumë njerëz braktisin studimin
ose fondet për hulumtimin pakësohen. -
2:39 - 2:45Ose studiuesit shpërqendrohen ose vdesin
dhe asnjë tjetër nuk vazhdon më tej në këtë fushë. -
2:46 - 2:54Por përmes një kombinimi të fatit dhe këmbënguljes
së disa brezave të studiuesve, ky studim ka mbijetuar. -
2:54 - 3:05Rreth 60 nga 724 burrat janë akoma gjallë dhe ende
marrin pjesë në këtë studim, shumica e të cilëve janë në të 90-tat. -
3:05 - 3:14Tani kemi filluar të studiojmë më shumë se 2,000 fëmijë
të këtyre burrave dhe unë jam drejtori i katërt i studimit. -
3:16 - 3:20Që nga viti 1938 kemi ndjekur
jetën e dy grupeve të burrave. -
3:20 - 3:25Grupi i parë filloi në studim kur ishin
në vit të dytë në Kolegjin e Harvardit. -
3:25 - 3:30Të gjithë mbaruan kolegjin gjatë Luftës së Dytë Botërore
e pastaj shumica shkuan për të shërbyer në luftë. -
3:31 - 3:37Dhe grupi i dytë që ndoqëm ishte një grup djemsh
nga lagjet më të varfëra të Bostonit. -
3:37 - 3:48Djem që u zgjodhën për studimin veçanërisht sepse ishin nga familjet më të trazuara
dhe më të pafavorshme në Bostonin e viteve 1930. -
3:48 - 3:52Shumica jetonin në blloqe banesash, shumë prej tyre
pa ujë të nxehtë dhe të ftohtë të pijshëm. -
3:54 - 4:02Kur hynë në studim të gjithë këta adoleshentë
u intervistuan, iu bënë kontrolla mjekësore. -
4:02 - 4:10Shkuam në shtëpitë e tyre dhe intervistuam prindërit e tyre.
Pastaj këta adoleshentë u bënë të rritur që hynë në të gjitha sferat e jetës. -
4:10 - 4:16U bënë punëtorë fabrike, avokatë,
muratorë dhe mjekë. -
4:16 - 4:19Njëri u bë president i SHBA-së.
-
4:20 - 4:25Disa krijuan varshmëri ndaj alkoolit,
disa u bënë skizofren. -
4:26 - 4:30Disa ngjitën shkallët sociale
nga poshtë e deri në majë. -
4:31 - 4:34Dhe disa shkuan në drejtim të kundërt.
-
4:36 - 4:43Themeluesit e këtij studimi as në ëndërr
nuk do ta kishin imagjinuar që unë do të qëndroja këtu sot, -
4:43 - 4:4875 vite më vonë duke ju treguar
se ky studim ende vazhdon. -
4:49 - 4:59Çdo dy vite pacienti ynë dhe stafi i përkushtuar i kërkimit i thërret njerëzit tanë
dhe i pyet nëse mund t'u dërgojmë edhe një grup pyetjesh në lidhje me jetën e tyre. -
5:00 - 5:08Shumë prej burrave nga pjesa e brendshëm e Bostonit na pyesin,
"pse vazhdoni të dëshironi të më studioni? Jeta ime thjesht nuk është aq interesante." -
5:09 - 5:11Burrat nga Harvardit
nuk e bëjnë kurrë atë pyetje. -
5:11 - 5:17[të qeshura]
-
5:21 - 5:26Për të marrë fotografinë më të qartë të jetëve të tyre,
ne nuk u dërgojmë vetëm pyetësorë. -
5:27 - 5:33I intervistojmë në dhomat e ndenjes, marrim të dhënat mjekësore
nga mjekët e tyre, iu marrim gjak. -
5:33 - 5:41Skanojmë trurin e tyre, bisedojmë me fëmijët e tyre, i inçizojmë
duke biseduar me gratë e tyre për shqetësimet më të thella. -
5:42 - 5:51Dhe kur rreth një dekadë më parë më në fund i pyetëm gratë e tyre nëse do të bashkoheshin me ne
si anëtare të studimit, shumë nga gratë thanë "e dini se ka ardhur më koha". -
5:51 - 5:52[të qeshura]
-
5:52 - 6:03Atëherë, çfarë mësuam? Cilat janë mësimet që vijnë nga dhjetëra mijëra faqe
informacionesh që kemi gjeneruar në këto jetë? -
6:04 - 6:09Epo mësimet nuk kanë të bëjnë me pasurinë ose famën
ose të punuarit më shumë e më shumë. -
6:11 - 6:17Mesazhi më i qartë që marrim
nga ky studim 75 vjeçar është ky: -
6:17 - 6:22Marrëdhëniet e mira na bëjnë më të lumtur
dhe më të shëndetshëm, pikë -
6:23 - 6:27Mësuam tre mësime të mëdha
për marrëdhëniet. -
6:27 - 6:34E para është se lidhjet shoqërore janë vërtet
të mira për ne dhe se vetmia vret. -
6:34 - 6:42Rezultoi që njerëzit që janë më të lidhur socialisht
me familjen, miqtë, komunitetin janë më të lumtur. -
6:42 - 6:48Janë fizikisht më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë
sesa njerëzit që janë më pak të socializuar. -
6:48 - 6:52Dhe eksperienca e vetmisë
rezultojnë të jenë toksike. -
6:52 - 7:00Njerëzit që janë më të izoluar sesa duan të jenë
nga të tjerët, del që janë më pak të lumtur, -
7:00 - 7:09shëndeti iu dobësohet më herët në moshën e mesme, funksionimi i trurit iu dobësohet më shpejt
dhe jetojnë jetë më të shkurtër sesa njerëzit që nuk janë të vetmuar. -
7:10 - 7:18Dhe fatkeqësisht, fakti është se në çdo kohë, më shumë
se 1 në 5 amerikanë raportojnë se janë të vetmuar. -
7:19 - 7:24E dimë se mund të ndihesh i vetmuar në turmë
dhe mund të ndihesh i vetmuar në martesë. -
7:24 - 7:29Kështu që, leksioni i dytë i madh që mësuam
është se rëndësia nuk është vetëm tek numri i miqve që keni, -
7:29 - 7:38dhe nëse jeni në lidhje të përkushtuar ose jo,
por është tek cilësia e marrëdhënieve të ngushta. -
7:39 - 7:43Rezulton që të jetosh me konflikte
është vërtet e keqe për shëndetin tonë. -
7:43 - 7:53Martesat me konflikte të larta për shembull, pa dashuri, rezultojnë të jenë
shumë të këqija për shëndetin, ndoshta më të këqija sesa divorci. -
7:53 - 7:58Dhe të jetuarit me marrëdhëni të mira,
të ngrohta, është mbrojtësëse. -
7:58 - 8:04Pasi i kishim ndjekur burrat tanë gjatë të tetëdhjetave të tyre,
donim të ktheheshim prapa në moshën e tyre të mesme. -
8:04 - 8:11Dhe të shihnim nëse mund të parashikonim se kush
do të kalonte të tetëdhjetat i lumtur e i shëndetshëm dhe kush jo. -
8:12 - 8:18Por kur u mblodhëm, gjithçka që dinim për ta,
në moshën 50 vjeçe, -
8:18 - 8:23nuk ishin nivelet e tyre të kolesterolit të moshës
së mesme që parashikonin se si do të plakeshin. -
8:24 - 8:27Por ishte tek ajo se sa të kënaqur
ishin në marrëdhëniet e tyre. -
8:27 - 8:35Personat që ishin më të kënaqur me marrëdhëniet e tyre
në moshën 50 vjeç, ishin më të shëndetshmit në moshën 80 vjeçe. -
8:36 - 8:42Dhe marrëdhëniet e mira e të ngushta mesa duket
i amortizojnë disa prej telave dhe shigjetave të plakjes. -
8:42 - 8:54Burrat dhe gratë tanë më të lumtur me partnerë, në të tetëdhjetat e tyre
raportuan se ditëve kur kishin më shumë dhimbje fizike, disponimi ishte po aq i lumtur. -
8:54 - 9:04Por njerëzit që nuk ishin në marrëdhënie të lumtura, në ditët që raportonin më shumë
dhimbje fizike, dhimbja iu zmadhohej edhe më shumë nga ana emocionale. -
9:04 - 9:12Dhe leksioni i tretë i madh që mësojmë për marrëdhëniet dhe shëndetin tonë
është që marrëdhëniet e mira nuk mbrojnë vetëm trupin tonë, -
9:12 - 9:14por edhe trurin.
-
9:14 - 9:23Rezulton se të qenit në një lidhje të mirë
me një person tjetër në të tetëdhjetat është mbrojtëse. -
9:23 - 9:29Njerëzit që janë në lidhje që me të vërtetë mendojnë
se mund të mbështeten te personi tjetër në raste nevoje, -
9:29 - 9:33kanë kujtesë më të mprehtë
për kohë më të gjatë. -
9:33 - 9:42Dhe njerëzit në lidhje që mendojnë se me të vërtetë nuk mund të mbështeten
tek tjetri janë ata që përjetojnë dobësim më të hershëm të kujtesës. -
9:43 - 9:46Dhe ato lidhje të mira nuk do të thotë
të jenë shtruar gjatë gjithë kohës. -
9:46 - 9:51Disa nga këto çiftet që janë në të tetëdhjetat
mund të grinden me njëri-tjetrin herë pas here. -
9:51 - 10:00Por për sa kohë që ata mund të mbështeshin tek njëri-tjetri
në të keqe, këto argumente nuk u dobësuan kujtesën e tyre. -
10:02 - 10:13Pra, ky mesazh që lidhjet e mira e të ngushta janë të dobishme për shëndetin
dhe mirëqenien tonë, kjo është mençuri që është e vjetër sa malet. -
10:13 - 10:17Pse është kaq e vështirë për t'u kapur
dhe kaq e lehtë për t'u injoruar? -
10:18 - 10:19Epo, jemi njerëz.
-
10:19 - 10:27Ajo që me të vërtetë na pëlqen është një zgjidhje çasti, diçka që mund ta marrim
që do ta bëjë jetën të mirë dhe ta mbajë në atë mënyrë. -
10:27 - 10:37Lidhjet janë të vështira dhe të ndërlikuara dhe puna e vështirë
e kujdesit ndaj familjes dhe miqve nuk është seksi apo joshëse. -
10:37 - 10:40Është gjithashtu e gjatë sa jeta,
nuk mbaron kurrë. -
10:41 - 10:51Personat në studimin tonë 75 vjeçar që ishin më të lumturit në pension, ishin ata që kishin punuar
në mënyrë aktive për të zëvendësuar shokët e punës me shokë të rinj të lojërave. -
10:52 - 10:58Ashtu si brezi i Mijëvjeçarëve në anketën e fundit,
shumë nga këta burra në fillim të moshës madhore, -
10:58 - 11:05realisht besonin se fama dhe pasuria dhe arritjet e mëdha
ishin ato që duhet ndjekur për të pasur një jetë të mirë. -
11:06 - 11:12Në vazhdimësi, gjatë këtyre 75 viteve studimi ynë
ka treguar se njerëzit që ia dolën më së miri -
11:12 - 11:20janë njerëzit që u mbështetën në lidhjet
me familjen, me miqtë, me komunitetin. -
11:21 - 11:22Po ti?
-
11:23 - 11:31Le të themi që je 25 ose 40 ose 60.
Si mund të duket të mbështeturit në lidhje? -
11:31 - 11:35Epo mundësitë janë praktikisht pafund.
-
11:36 - 11:41Mund të jetë diçka aq e thjeshtë sa të zëvendësosh kohën
e kaluar pranë ekranit me kohën kushtuar njerëzve. -
11:42 - 11:46Ose të gjallëroni një lidhje të mërzitshme
duke bërë diçka të re së bashku. -
11:46 - 11:48Të bëni shëtitje të gjata
ose të dilni mbrëmjeve. -
11:49 - 11:54Ose të kontaktoni atë anëtarë të familjes
me të cilin nuk keni folur me vite, -
11:54 - 12:02sepse të gjitha këto mosmarrëveshje shumë të zakonshme
familjare gradualisht helmojnë njerëzit që mbajnë mëri. -
12:04 - 12:08Po e përmbyll me një citim nga Mark Twain,
-
12:09 - 12:16më shumë se një shekull më parë,
ai po rishikonte jetën e tij dhe shkroi këtë, -
12:17 - 12:34„Nuk ka kohë, kaq e shkurtër është jeta, për grindje, kërkim ndjese, zemërthyerje, thirrje
për të dhënë llogari. Ka vetëm kohë për të dashur, vetëm një çast, ashtu të themi, për këtë." -
12:35 - 12:40Jeta e mirë ndërtohet me marrëdhënie
të mira. Faleminderit. -
12:40 - 12:41
-
12:41 - 12:42
-
12:42 - 12:42
-
12:42 - 12:43
-
12:43 - 12:44
-
12:44 - 12:44
-
12:44 - 12:45
-
12:45 - 12:45
-
12:45 - 12:46
-
12:46 - 12:47
- Title:
- Çfarë e bën jetën të mirë?
- Description:
-
Çfarë na mbanë të lumtur dhe të shëndetshëm teksa vazhdojmë në jetë? Nëse mendoni se është fama dhe paratë, nuk jeni i vetmi - por sipas psikiatrit Robert Waldinger, gaboheni. Si drejtor i studimit 75-vjeçar mbi zhvillimin e të rriturve, Waldinger ka qasje të paparë në të dhëna mbi lumturinë dhe kënaqësinë e vërtetë. Në këtë bisedë ai ndan tre mësime të rëndësishme të marra nga studimi si dhe disa mençuri praktike të vjetra sa malet se si të ndërtojmë një jetë të gjatë dhe përmbushëse.
TEDTalks është një podkast i përditshëm me video nga fjalimet dhe performancat më të mira nga Konferenca e TED ku mendimtarët dhe aktivistët që udhëheqin botën japin fjalimet e jetës së tyre në 18 minuta (ose më pak). Kërkoni fjalime mbi Teknologjinë, Zbavitjen dhe Dizajnin - plus shkencën, biznesin, çështjet globale, artet dhe shumë më tepër.
Titra të mbyllur dhe titra të përkthyer në shumë gjuhë i gjeni tek
http://www.ted.com/translateNdiqni të rejat rreth TED ne Twitter: http://www.twitter.com/tednews
Pëlqejeni faqen e TED në Facebook: https://www.facebook.com/TED
Na bëni subscribe në kanalit tone: http://www.youtube.com/user/TEDtalksDirector - Video Language:
- English
- Team:
PACE
- Duration:
- 12:47