< Return to Video

Shprehitë e çuditshme të njerëzve origjinal

  • 0:01 - 0:06
    Shtate vjet më parë, një student më kërkoi
    të investoja në kompaninë e tij.
  • 0:06 - 0:08
    Ai tha, "Po punoj bashkë me 3 miqtë e mi,
  • 0:08 - 0:12
    do përpiqemi që të revolucionarizojmë
    një industri duke shitur gjërat online."
  • 0:12 - 0:15
    I thashë, "Keni punuar gjithë verën
    në këtë projekt apo jo?"
  • 0:15 - 0:18
    "Jo, kemi bere internshipe,
    në rast se ky projekt dështon."
  • 0:18 - 0:22
    "Por do të punoni në këtë projekt
    me kohë te plote kur të diplomoheni ."
  • 0:22 - 0:26
    "Jo, saktësisht.
    Të gjithë kemi siguruar punë të tjera."
  • 0:26 - 0:27
    Kalojnë 6 muaj,
  • 0:27 - 0:29
    është një ditë para se
    kjo kompani do të lancohet,
  • 0:29 - 0:31
    dhe ende nuk ka as edhe
    një website funksional.
  • 0:31 - 0:34
    "Ju djem e kuptoni se e gjithë kompania
    është një website.
  • 0:34 - 0:37
    Kjo është një gjë shumë e rëndësishme."
  • 0:37 - 0:40
    Kështu refuzova
    të investoja në këtë kompani.
  • 0:41 - 0:44
    Si përfundim ata e emëruan
    kompaninë e tyre Warby Parker.
  • 0:44 - 0:46
    (Të qeshura)
  • 0:46 - 0:47
    Ata shesin syze online.
  • 0:48 - 0:52
    Kohët e fundit ajo është quajtur
    kompania më inovative në botë
  • 0:52 - 0:54
    dhe ka vlerë mbi një miliard dollarë.
  • 0:54 - 0:57
    Dhe tani? Gruaja ime merret
    me investimet tona.
  • 0:59 - 1:01
    Ku paskam gabuar?
  • 1:01 - 1:05
    Për të gjetur përgjigje, kam studiuar
    njerëzit që unë i quaj "origjinalë".
  • 1:05 - 1:07
    Origjinalët janë njerëzit
    që nuk konformohen,
  • 1:07 - 1:09
    njerëz që jo vetëm kanë ide të reja
  • 1:09 - 1:12
    por edhe bëjnë veprime
    për ti vënë në jetë këto ide.
  • 1:12 - 1:15
    Ata janë njerëz që dallohen nga të tjerët
    dhe ngrejnë zërin.
  • 1:15 - 1:17
    Origjinalët kanë kreativitet dhe
    ndryshojnë botën për të mirë.
  • 1:17 - 1:20
    Ata janë njerëz që ne duhet tu besojmë.
  • 1:20 - 1:22
    Dhe ata nuk duken ashtu si unë mendoja.
  • 1:23 - 1:25
    Unë dua tju tregoj sot
    tri gjëra që kam mësuar
  • 1:25 - 1:27
    se si mund ti njihni njerëzit origjinal
  • 1:27 - 1:30
    dhe të bëheni më shumë si ata.
  • 1:30 - 1:34
    Pra e vetmja arsye
    që nuk iu bashkova Warby Parker
  • 1:34 - 1:37
    ishte sepse ata ishin shumë të ngadalshëm
    në punët që bënin.
  • 1:37 - 1:41
    Ju të gjithë e njihni mendjen
    e një procrastinatori.
  • 1:43 - 1:47
    Kam një rrëfim për ju.
    Unë jam krejt ndryshe. Jam prekrastinator.
  • 1:47 - 1:49
    Po , ky është një term i vërtetë.
  • 1:49 - 1:52
    E dini ndjenjën e panikut që keni secili
    nga ju kur keni ndonjë afat afër
  • 1:52 - 1:55
    kur nuk i keni përfunduar
    ende obligimet tuaja.
  • 1:55 - 1:58
    Unë këtë ndjenjë e kam muaj
    para se të afrohet afati i fundit.
  • 1:58 - 1:59
    (Të qeshura)
  • 2:00 - 2:07
    Ka filluar shumë herët: si fëmijë i merrja
    lojërat kompjuterike shumë seriozisht.
  • 2:07 - 2:09
    Zgjohesha në ora 5:00 të mëngjesit,
  • 2:09 - 2:11
    filloja të luaja pa ndërprerje
    derisa unë fitoja lojën.
  • 2:12 - 2:16
    Më doli aq shumë jashtë dore saqë një
    gazetë lokale erdhi të më intervistonte
  • 2:16 - 2:20
    dhe shkruan një artikull për efektet
    e këqija të lojërave kompjuterike.
  • 2:20 - 2:23
    (Të qeshura)
  • 2:23 - 2:25
    (Duartrokitje)
  • 2:29 - 2:32
    Që atëherë, më kanë rënë flokët
    e më kanë dalë të gjitha dhëmbët.
  • 2:32 - 2:35
    (Të qeshura)
  • 2:37 - 2:40
    Por kjo histori më ndihmoi në kolegj,
  • 2:40 - 2:45
    sepse unë përfundova temën e diplomës
    katër muaj para se të përfundonte afati.
  • 2:46 - 2:50
    Dhe isha krenar për këtë,
    deri disa vite më parë.
  • 2:50 - 2:54
    Kisha një studente që quhej Jihae,
    e cila erdhi tek unë dhe më tha,
  • 2:54 - 2:57
    "Unë kam idetë më kreative
    kur prokrastinoj."
  • 2:57 - 3:01
    I thashë, "Shumë mirë, ku janë
    katër faqet që duhet ti shkruaje?"
  • 3:01 - 3:02
    (Të qeshura)
  • 3:02 - 3:04
    Jo, ajo ishte një nga studentet
    tonë më kreative,
  • 3:04 - 3:08
    dhe si një psikolog ky është
    lloji i ideve që po hulumtoj.
  • 3:08 - 3:10
    Kështu që unë e sfidova atë
    që të merrte disa të dhëna.
  • 3:10 - 3:12
    Ajo shkoi në disa kompani.
  • 3:12 - 3:15
    Iu kërkoi njerëzve të plotësonin pyetësorë
    se sa shpesh prokrastinojnë.
  • 3:15 - 3:19
    Pastaj iu kërkon shefave të tyre ti
    renditin sa kreativë dhe inovativë janë.
  • 3:19 - 3:22
    Dhe sigurisht, prekrastinorët si unë,
  • 3:22 - 3:24
    të cilët shpejtojnë për ti bërë gjërat
  • 3:24 - 3:26
    kishin dalë nga hulumtimi
    se janë më pak kreativ
  • 3:26 - 3:28
    sesa njerëzit që prokrastinojnë pak.
  • 3:28 - 3:32
    Kështu dua të di se çfarë ndodh me
    njerëzit që prokrastinojnë rregullisht.
  • 3:32 - 3:35
    Ajo tha, "Nuk e di.
    Ata nuk e plotësuan pyetësorin tim."
  • 3:35 - 3:37
    (Të qeshura)
  • 3:37 - 3:39
    Jo, këtu janë rezultatet tona.
  • 3:40 - 3:44
    Ju e shihni që njerëzit që presin
    deri në momentin e fundit
  • 3:44 - 3:48
    janë aq të zënë duke u endur kot
    saqë nuk kanë ndonjë ide.
  • 3:49 - 3:52
    Dhe në anën tjetër njerëzit
    që janë gjithmonë në garë
  • 3:52 - 3:56
    janë në furinë e ankthit saqë
    nuk kanë mendime origjinale.
  • 3:57 - 4:01
    Gjendet një vend ideal ku mendohet
    se njerëzit origjinal jetojnë.
  • 4:02 - 4:03
    Pse është kështu?
  • 4:04 - 4:06
    Ndoshta njerëzit origjinal
    kanë shprehi pune të këqija.
  • 4:06 - 4:10
    Ndoshta prokrastinimi
    nuk shkakton kreativitet.
  • 4:10 - 4:13
    Për të zbuluar, ne bëmë disa eksperimente.
  • 4:13 - 4:16
    Ne i pyetëm njerëzit
    për të nxjerrë disa ide,
  • 4:16 - 4:18
    dhe pastaj ne morëm lexues të pavarur.
  • 4:18 - 4:21
    për të zbuluar sa kreativ ata ishin.
  • 4:21 - 4:25
    Dhe disa prej tyre ne iu kërkuam
    që të bëjmë detyrat menjëherë.
  • 4:25 - 4:27
    Tjerëve ne iu kërkuam
    që të bëjnë për më vonë
  • 4:27 - 4:29
    duke luajtur lojëra kompjuterike
  • 4:30 - 4:32
    çdo 10 minuta.
  • 4:32 - 4:35
    Sigurisht, njerëzit që prokrastiononin pak
  • 4:35 - 4:39
    ishin 16% më kreativ sesa
    njerëzit e dy grupeve tjera.
  • 4:39 - 4:43
    Lojërat kompjuterike janë shumë të mira,
    por jo arsyeja që këta janë më kreativ,
  • 4:43 - 4:46
    sepse nëse ju e luani këtë loje pa mësuar
    më herët për detyrat tuaja,
  • 4:46 - 4:48
    atëherë nuk do të ketë fare kreativitet.
  • 4:48 - 4:51
    Vetëm atëherë kur e dini më përpara
    se duhet të punoni në ndonjë problem,
  • 4:51 - 4:53
    dhe atëherë ju filloni të prokrastinoni.
  • 4:53 - 4:55
    por kur detyrat janë
    ende aktive në trurin tuaj
  • 4:55 - 4:58
    që ato të fillojnë të punojnë
    në mendjen tuaj.
  • 4:58 - 5:01
    Prokrastinimi ju jep kohë të mendoni
    për ide të ndryshme,
  • 5:01 - 5:05
    për të menduar në mënyrë jo të rregullt,
    për të bërë hapa jo të zakonshëm.
  • 5:05 - 5:07
    Në fund të këtyre eksperimenteve,
  • 5:07 - 5:10
    unë fillova të shkruaj një libër
    për njerëzit origjinal, dhe mendova,
  • 5:10 - 5:14
    "Kjo është e koha e përkryer për të mësuar
    veten time si të prokrastinoj,
  • 5:14 - 5:17
    ndersa po shkruaja një kapitull
    rreth prokrastinimit."
  • 5:17 - 5:19
    Kështu që e lashë për më vonë
    për të shkruar këtë kapitull,
  • 5:19 - 5:23
    dhe si çdo njeri tjetër që prokrastinon,
  • 5:23 - 5:25
    u zgjova herët në mëngjes ditën e ardhshme
  • 5:25 - 5:28
    dhe bëra një listë me hapa
    se si të prokrastinoja.
  • 5:28 - 5:30
    (Të qeshura)
  • 5:31 - 5:35
    Pastaj punova me zell
  • 5:35 - 5:39
    drejt qëllimit tim duke mos punuar
    drejt qëllimit tim.
  • 5:39 - 5:41
    Fillova të shkruaj kapitullin
    rreth prokrastinimit,
  • 5:41 - 5:44
    dhe për një ditë -- kur unë kisha shkruar
    gjysmë kapitulli--
  • 5:44 - 5:46
    e lashe ne nje ane ne gjysem te fjalise
  • 5:46 - 5:48
    per muaj të tërë.
  • 5:48 - 5:50
    Ishte agoni.
  • 5:51 - 5:54
    Por kur u ktheva prapë në të,
    kisha plot ide.
  • 5:55 - 5:56
    Siç ka thënë Aaron Sorkin,
  • 5:56 - 5:59
    "Ju e quani prokrastinim,
    unë e quaj të menduar."
  • 6:00 - 6:02
    Rrugës zbulova
  • 6:02 - 6:05
    se shumë nga njerëzit origjinale
    gjatë historisë kanë qenë prokrastinatorë.
  • 6:06 - 6:07
    Merrni si shembull Leonardo da Vinci.
  • 6:07 - 6:11
    Ai punoi fort me shumë ndërprerje
    për 16 vite
  • 6:11 - 6:13
    kur punoi Mona Lisen.
  • 6:13 - 6:14
    Ai është ndjerë si dështak.
  • 6:14 - 6:16
    Për këtë shkroi në ditarin e tij.
  • 6:18 - 6:21
    Disa nga ndryshimet që ai bëri në optikë
  • 6:21 - 6:23
    transformuan mënyrën
    se si ai modeloi dritën
  • 6:23 - 6:25
    dhe e bënë atë piktor shumë më të mirë.
  • 6:25 - 6:28
    Po çfarë bënte Martin Luther King, Jr.?
  • 6:28 - 6:30
    Një natë para fjalimit më të madh
    në jetën e tij,
  • 6:30 - 6:32
    para marshit në Washington,
  • 6:32 - 6:35
    ai ishte zgjuar deri ne 3:00 te mëngjesit,
    duke e rishkruar fjalimin.
  • 6:35 - 6:38
    Po priste në audiencë radhën e tij
    për të dalë në skenë,
  • 6:38 - 6:42
    dhe ende bente shënime në flete
    dhe hiqte rreshta.
  • 6:43 - 6:45
    Kur ai del në skenë, flet për 11 minuta,
  • 6:45 - 6:47
    i le shënimet
  • 6:47 - 6:50
    për ti thënë kater fjalët që ndryshuan
    rrjedhën e historisë:
  • 6:50 - 6:51
    "Unë kam një ëndërr."
  • 6:52 - 6:54
    Kjo nuk ishte e shkruar në shënimet.
  • 6:55 - 7:00
    Duke vonuar përfundimin e fjalimit
    për në momentin e fundit,
  • 7:00 - 7:03
    ai i lejoi vetes mundësi të hapura
    të ideve të shumta.
  • 7:04 - 7:06
    Dhe për shkak se teksti
    nuk ishte definitiv
  • 7:06 - 7:08
    ai mund të improvizonte.
  • 7:09 - 7:12
    Prokrastinimi është një gjë
    jo shumë e mirë për produktivitet,
  • 7:12 - 7:15
    por është virtyt për kreativitet.
  • 7:15 - 7:17
    Çfarë mund të mësojmë
    nga shumë njerëz origjinale
  • 7:17 - 7:21
    është se janë të shpejtë për të filluar
    diçka por vonohen për të përfunduar atë.
  • 7:21 - 7:24
    Dhe kjo është ajo çfarë
    unë nuk pashë tek Warby Parker.
  • 7:24 - 7:26
    Kur ata po vonoheshin për 6 muaj,
  • 7:26 - 7:28
    unë i shikova dhe u thashë,
  • 7:28 - 7:31
    "E dini se edhe shumë kompani të tjera
    kanë filluar të shesin syze online."
  • 7:32 - 7:34
    Ata e humbën përparësinë
    që ka i pari ne loje.
  • 7:34 - 7:37
    Por çfarë unë nuk kuptova ishte
    se ata po e kalonin gjithë kohën
  • 7:37 - 7:40
    duke u munduar të kuptojnë
    se si ti benin njerezit
  • 7:40 - 7:41
    që të porosisin syze online.
  • 7:41 - 7:44
    Dhe ndodhi qe i pari ne lojë
    është vetëm një legjendë.
  • 7:44 - 7:47
    Shikoni një studim të vjetër
    me mbi 50 kategori të produkteve,
  • 7:47 - 7:50
    që studion lëvizjet e para të njerëzve
    që krijuan tregun e konsumatorëve
  • 7:50 - 7:54
    me përmirësime që çdoherë krijuan
    gjëra të ndryshme dhe më të mira.
  • 7:55 - 7:59
    Shikoni që të parët kishin
    47% shanse për të dështuar,
  • 7:59 - 8:03
    krahasuar me vetem 8% shanse që kishin ata
    që vazhdimisht përmirësoheshin.
  • 8:03 - 8:06
    Shikojeni Facebook
    të cilit iu desh të priste
  • 8:06 - 8:09
    pasi Myspace dhe Friendster kishin dalë.
  • 8:09 - 8:13
    Pastaj Google, qe priti për shumë vjet
    pasi Altavista e Yahoo kishin dalë.
  • 8:13 - 8:16
    Është shumë më e lehtë
    që të përmirësohet ideja e dikujt
  • 8:16 - 8:18
    sesa të krijoni diçka të re nga fillimi.
  • 8:19 - 8:23
    Kështu mësova që per të qerë origjinal
    ska nevoje te jeni të parët në diçka.
  • 8:23 - 8:25
    Mjafton të jeni të ndryshëm
    dhe më të mirë.
  • 8:26 - 8:29
    Por kjo nuk ishte arsyeja e vetme
    që nuk investova tek Warby Parker.
  • 8:29 - 8:32
    Ata kishin shumë dyshime në veten e tyre.
  • 8:32 - 8:34
    Kishin edhe planin e dytë te gatshem,
  • 8:34 - 8:37
    dhe kjo më bëri të dyshoja
    në guximin e tyre per të qene origjinal,
  • 8:37 - 8:42
    sepse nuk prisja që
    njerëzit origjinal të ishin kështu.
  • 8:43 - 8:45
    (Të qeshura)
  • 8:46 - 8:48
    Ne shikim te pare,
  • 8:48 - 8:51
    shume njerëz origjinal duken se
    kanë më shumë vetëbesim,
  • 8:51 - 8:52
    por brenda,
  • 8:52 - 8:55
    ata ndjejnë të njëjtën frikë dhe dyshim
    sikur secili nga ne.
  • 8:55 - 8:56
    Vetëm se ata e menaxhojnë ndryshe.
  • 8:56 - 8:59
    Me lejoni tu tregoj: ky është përshkrimi
  • 8:59 - 9:01
    se si proceset kreative punojnë
    në shumicën nga ne.
  • 9:04 - 9:06
    (Të qeshura)
  • 9:07 - 9:11
    Në hulumtimet që bëra,
    zbulova se ka dy lloj dyshimesh.
  • 9:11 - 9:13
    Është dyshimi në vetvete
    dhe dyshimi në ide.
  • 9:13 - 9:15
    Dyshimi në vetvete është paralizues.
  • 9:15 - 9:16
    Ju bën që të mos veproni.
  • 9:17 - 9:18
    Por dyshimi në ide ju jep energji.
  • 9:18 - 9:21
    Ju motivon që të testoni,
    të eksperimentoni, të përsoseni,
  • 9:21 - 9:23
    ashtu siç bëri MLK.
  • 9:23 - 9:26
    Kështu çelësi i të qenit njeri origjinal
  • 9:26 - 9:28
    është i thjeshtë:
  • 9:28 - 9:32
    dhe përfshin shmangien e kërcimit
    nga hapi 3 në të 4.
  • 9:32 - 9:34
    Në vend të thoni, "Unë jam i deshtuar,"
  • 9:34 - 9:36
    ju duhet të thoni,
    "Provat e para gjithnje deshtojnë,
  • 9:37 - 9:39
    dhe ende nuk kam arritur
    në fund të planit."
  • 9:39 - 9:41
    Si do të arrij atje?
  • 9:41 - 9:42
    Epo, duket se ka një zgjidhje,
  • 9:42 - 9:45
    në shfletuesin e internetit
    që ju përdorni.
  • 9:45 - 9:48
    Ne mund të parashikojmë performancën
    e punës dhe angazhimin tuaj
  • 9:48 - 9:51
    vetëm duke e ditur se cilin shfletues
    të internetit ju përdorni.
  • 9:51 - 9:55
    Tani disa nga ju nuk do të pëlqeni
    rezultatet e këtij hulumtimi --
  • 9:55 - 9:56
    (Të qeshura)
  • 9:56 - 10:00
    Por ka shumë fakte që mbështesin
    se përdoruesit e Firefox dhe Chrome
  • 10:00 - 10:03
    performojnë më mirë se përdoruesit
    e Internet Explorer dhe Safari.
  • 10:04 - 10:05
    Po.
  • 10:05 - 10:07
    (Duartrokitje)
  • 10:07 - 10:11
    Ata gjithashtu qëndrojnë në punët e tyre
    15% më gjatë, meqë ra fjala.
  • 10:11 - 10:13
    Pse? Nuk është ndonjë përparësi teknike.
  • 10:13 - 10:17
    Mesatarisht kater shfletuesit e internetit
    kanë shpejtësi të njëjtë
  • 10:17 - 10:20
    dhe ata kanë gjithashtu dhe njohuri
    gati të njëjta kompjuterike.
  • 10:20 - 10:22
    Ka të bëjë me motivin pse perdorni
    atë shfletues.
  • 10:22 - 10:24
    Nëse ju përdorni
    Internet Explorer ose Safari,
  • 10:24 - 10:27
    ato kanë qenë të instaluar
    në kompjuterin tuaj,
  • 10:27 - 10:30
    dhe ju keni pranuar variantin
    që ju është dhënë.
  • 10:30 - 10:34
    Nëse do Firefox ose Chrome, keni pasur
    dyshime në variantin e instaluar
  • 10:34 - 10:36
    dhe keni kerkuar nëse
    ka ndonjë mundësi tjetër,
  • 10:36 - 10:39
    pastaj keni gjetur dhe shkarkuar
    shfletuesin e ri të internetit.
  • 10:40 - 10:42
    Kur njerëzit dëgjojnë
    për këtë studim, thonë,
  • 10:42 - 10:46
    "Ah, nëse dua të përmirësohem ne punë,
    mjaft të ndërroj shfletuesin e internetit?
  • 10:46 - 10:47
    (Të qeshura)
  • 10:47 - 10:49
    Jo, është të qenit personi
  • 10:49 - 10:51
    që merr nismë të dyshojë
    në atë që i është ofruar
  • 10:51 - 10:54
    dhe të kërkojë për mundësi më të mira.
  • 10:54 - 10:55
    Nëse ju e bëni këtë si duhet,
  • 10:55 - 10:58
    do ti hapni vetes rrugë të reja,
    si e kundërta e deja vu.
  • 10:59 - 11:02
    Ka një emër për këtë. Quhet vuja de.
  • 11:02 - 11:04
    (Të qeshura)
  • 11:05 - 11:08
    Vuja de është kur shihni diçka
    që keni parë shumë herë me pare
  • 11:08 - 11:11
    dhe papritur tani e shihni me sy tjeter.
  • 11:12 - 11:15
    Është sikur një skenarist
    që ruan skenarin e një filmi
  • 11:15 - 11:18
    që nuk sheh dritën e gjelbër
    për më shumë se gjysmë shekulli.
  • 11:18 - 11:22
    Në çdo version të mëparshëm personazhi
    kryesor ka qenë një mbretëreshë e keqe.
  • 11:22 - 11:25
    Por Jennifer Lee filloi të pyeste
    nëse kjo ka kuptim.
  • 11:25 - 11:27
    Ajo e rishkruan aktin e parë.
  • 11:27 - 11:30
    Shndërron personazhin negativ
    në një hero të torturuar.
  • 11:30 - 11:33
    Frozen bëhet kështu filmi më i dashur
    i të gjitha kohërave.
  • 11:34 - 11:36
    Ka një mesazh kjo histori.
  • 11:36 - 11:38
    Kur keni dyshime, mos u dorëzoni.
  • 11:39 - 11:41
    (Të qeshura)
  • 11:42 - 11:43
    Po frikë?
  • 11:43 - 11:45
    Edhe origjinalët kanë frikë.
  • 11:46 - 11:47
    Kanë frikë se do të dështojnë.
  • 11:47 - 11:50
    Por ajo cka i dallon ata nga ne
  • 11:50 - 11:52
    është se ata kanë më shumë frikë
    të mos e provojnë.
  • 11:52 - 11:56
    E dinë se mund të dështosh kur fillon
    një biznes sepse mund të falimentojë,
  • 11:56 - 11:58
    ose mund të dështojë pa filluar ende.
  • 11:58 - 12:02
    E dinë se në të ardhmen pendimet tona
    më të mëdha nuk do të jenë veprimet tona
  • 12:02 - 12:03
    por mosveprimet.
  • 12:03 - 12:07
    Gjërat që do të donim ti ribënim,
    nëse e shikoni nga ana shkencore,
  • 12:07 - 12:10
    janë pendimet që ne kemi për mundësitë
    që nuk i kemi shfrytëzuar.
  • 12:10 - 12:14
    Elon Musk kohëve të fundit më tha se,
    nuk ka pritur që Tesla të arrinte sukses.
  • 12:14 - 12:16
    Ai ishte i sigurt se SpaceX
  • 12:16 - 12:19
    do të dështonte që të arrinte në orbitë
  • 12:19 - 12:22
    por ishte shumë e rëndësishme
    që të provonim.
  • 12:22 - 12:25
    Dhe për shumë nga ne, kur kemi ndonjë ide,
  • 12:25 - 12:27
    nuk provojmë që as ta vëmë në jetë.
  • 12:27 - 12:29
    Por kam disa lajme të mira për ju.
  • 12:29 - 12:31
    Askush nuk do tu gjykoje
    për idetë tuaja të këqija.
  • 12:31 - 12:34
    Shumë njerëz mendojnë
    se do të gjykohen për to.
  • 12:34 - 12:35
    Nëse shikoni në shumë industri
  • 12:35 - 12:39
    dhe pyesni njerëzit për idetë e tyre
    më të mira, sugjerimi i tyre më i madh,
  • 12:39 - 12:43
    është që ata kanë kaluar 85% të kohës
    duke heshtur në vend qe të flisnin.
  • 12:43 - 12:47
    Ata kishin frikë se do të turpëronin veten
    e tyre, apo se do të dukeshin budallenj.
  • 12:47 - 12:50
    Por a e dini çfarë? Njerëzit origjinal
    kanë shumë ide të këqija,
  • 12:50 - 12:51
    shumë prej tyre në fakt.
  • 12:53 - 12:55
    Merrni si shembull njeriun që shpiku këtë.
  • 12:55 - 12:58
    A e dini se ai filloi idenë e tij
    duke biseduar me kukulla
  • 12:58 - 13:01
    që frikësoi jo vetëm fëmijët
    por edhe të rriturit?
  • 13:02 - 13:06
    Jo. Ju vetëm e mendoni Thomas Edison
    si njeriun që shpiku poçin elektrik.
  • 13:06 - 13:08
    (Të qeshura)
  • 13:09 - 13:11
    Nëse shikoni në shumë fusha të jetës,
  • 13:11 - 13:14
    njerëzit origjinal më të mëdhenj
    janë ata që kanë dështuar shumë herë,
  • 13:14 - 13:16
    sepse ata kanë provuar më së shumti.
  • 13:16 - 13:19
    Merrni si shembull kompozitorët klasik,
    më të mirët e më të mirëve.
  • 13:19 - 13:23
    Pse disa prej tyre janë më të përmendur
    në libra sesa të tjerët
  • 13:23 - 13:26
    dhe pse kanë më shumë
    kompozime të regjistruara?
  • 13:26 - 13:27
    Një nga parashikuesit më të mirë
  • 13:27 - 13:30
    është numri i madh i kompozimeve
    që ata kanë prodhuar.
  • 13:31 - 13:34
    Sa më shumë mund jepni,
    më shumë llojllojshmëri fitoni
  • 13:34 - 13:38
    dhe shanset janë më të mëdha për të kaluar
    pengesat dhe të bëheni njeri origjinal.
  • 13:38 - 13:42
    Madje edhe 3 ikonat e muzikës klasike
    --Bach, Beethoven, Mozart --
  • 13:42 - 13:45
    kanë prodhuar me qindra kompozime
  • 13:46 - 13:49
    për të ardhur deri tek krijimi i një numri
    të vogël të kryeveprave.
  • 13:50 - 13:51
    Jo, mund të mendoni ju,
  • 13:51 - 13:55
    si janë bërë këta njerëz kaq të mirë
    pa bërë shumë punë?
  • 13:55 - 13:57
    Nuk e di se si Wagner
    ka mundur të bëj këtë.
  • 13:58 - 14:01
    Por për shumicën nga ne,
    nëse duam që të jemi më origjinal,
  • 14:01 - 14:04
    duhet të prodhojmë më shumë ide.
  • 14:04 - 14:07
    Themeluesit e Warby Parker,
    kur po emëronin kompaninë e tyre,
  • 14:07 - 14:10
    iu duhej diçka e sofistikuar,
    unike, pa lidhje me negativitetin
  • 14:10 - 14:13
    për të ndërtuar një kompani që
    do të merrej me shitje me pakicë,
  • 14:13 - 14:16
    dhe ata testuan mbi 2000 mundësi
  • 14:16 - 14:17
    para se të vendosnin që ta emëronin
  • 14:17 - 14:19
    Warby dhe Parker.
  • 14:20 - 14:23
    Nëse shikoni me kujdes këtu
    do të vëreni se njerëzit origjinal
  • 14:23 - 14:25
    nuk ndryshojnë shumë nga ne.
  • 14:26 - 14:29
    Ata kanë ndjenjat e dyshimit dhe frikës.
    Ata prokrastinojnë.
  • 14:29 - 14:31
    Kanë ide të këqija.
  • 14:31 - 14:34
    Nganjëherë nuk është se nuk i kanë këto
    ndjenja por nga shkaku i tyre
  • 14:34 - 14:36
    ata korrin suksese.
  • 14:36 - 14:39
    Kur i shihni këto gjëra,
    mos bëni gabimin e njëjtë si unë.
  • 14:39 - 14:40
    Mos i largoni.
  • 14:40 - 14:43
    Dhe nëse ju jeni njëri prej tyre
    mos u largoni nga vetja juaj.
  • 14:43 - 14:46
    Dijeni se nëse i filloni gjërat shpejt
    por i përfundoni ngadalë,
  • 14:46 - 14:48
    do tu rrise aftësitë tuaja kreative,
  • 14:48 - 14:50
    dhe do tju motivojë
    të dyshoni në idetë tuaja
  • 14:50 - 14:53
    dhe të pranoni frikën e dështimit
    e mos te provuarit fare,
  • 14:53 - 14:56
    ju duhen shumë ide të këqija
    që të përfundoni me disa ide të mira.
  • 14:57 - 14:59
    Shikoni, të qenit origjinal
    nuk është e lehtë,
  • 14:59 - 15:01
    por nuk kam asnjë dyshim për këtë:
  • 15:01 - 15:04
    kjo është mënyra më e mirë
    e përmirësimit të mjedisit që na rrethon.
  • 15:04 - 15:05
    Ju falemnderit.
  • 15:05 - 15:09
    (Duartrokitje)
Title:
Shprehitë e çuditshme të njerëzve origjinal
Speaker:
Adam Grant
Description:

Si krijojnë njerëzit kreativ ide të shkëlqyera? Psikologu Adam Grant studion "njerëzit origjinale": mendimtarët që përfytyrojnë ide të reja dhe ndërmarrin veprime për t'i vënë ato në jetë. Në këtë diskutim, mësoni tre zakone të papritura të njerëzve origjinale - duke përfshirë përqafimin e dështimit. "Njerëzit origjinal më të mëdhenj janë ata që dështojnë më shumë, sepse janë ata që përpiqen më së shumti," thotë Grant. "Ju keni nevojë për më shumë ide të këqija për të marrë disa ide të mira."

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
15:25

Albanian subtitles

Revisions