Return to Video

Fuqia revolucionare e mendimit divergjent

  • 0:01 - 0:03
    “A mund të shijohen fjalët?”
  • 0:04 - 0:07
    Ishte një pyetje që më zuri në befasi.
  • 0:07 - 0:10
    Këtë verë, po mbaja një fjalim
    në një festival letrar,
  • 0:10 - 0:13
    dhe më vonë, teksa firmosja librat,
  • 0:13 - 0:16
    një adoleshente erdhi me një miken e saj,
  • 0:16 - 0:18
    dhe më bëri këtë pyetje.
  • 0:18 - 0:22
    I thashë se disa njerëz përjetojnë
    ngatërrim shqisash
  • 0:22 - 0:24
    ndaj ata mund të dëgjonjë ngjyrat
  • 0:24 - 0:26
    ose të shikojnë tingujt,
  • 0:26 - 0:31
    e shumë shkrimtarë janë mahnitur
    nga kjo temë, përfshirë dhe mua.
  • 0:31 - 0:36
    Por ajo më ndërpreu, paksa
    padurimisht, dhe tha, “Po, e di këtë.
  • 0:36 - 0:39
    Quhet sinestezi. E kemi mësuar në shkollë.
  • 0:40 - 0:42
    Por ime më po lexon librin tuaj,
  • 0:42 - 0:45
    dhe ajo thotë se ka plot ushqime e
    ingredientë
  • 0:45 - 0:47
    dhe një skenë të plotë darke në të.
  • 0:47 - 0:50
    Atë e merr uria pas çdo faqeje.
  • 0:50 - 0:51
    Prandaj po mendoja,
  • 0:51 - 0:53
    Përse ju nuk ju merr uria kur shkruani?
  • 0:53 - 0:57
    Dhe mendova se mbase, mbase ju
    mund ti shijoni fjalët.
  • 0:57 - 0:58
    A ka kjo kuptim?”
  • 0:59 - 1:01
    Dhe, në të vërtetë, kishte kuptim,
  • 1:01 - 1:03
    sepse që nga femijëria,
  • 1:03 - 1:07
    çdo shkronjë e alfabetit kishte një
    ngjyrë ndryshe,
  • 1:07 - 1:09
    dhe ngjyrat më kujtojnë shijet.
  • 1:09 - 1:15
    Prandaj për shembull, ngjyra lejla
    është ca djegëse, pothuajse e parfumuar,
  • 1:15 - 1:19
    dhe çdo fjalë që lidh me lejlanë
  • 1:19 - 1:21
    shijon si e tillë,
  • 1:21 - 1:25
    si “perëndimi”—një fjalë tepër pikante.
  • 1:25 - 1:30
    Por u shqetësova se nëse ia tregoja
    diçka të tillë një adoleshenteje,
  • 1:30 - 1:32
    mund të tingëllonte ose shumë abstrakte,
  • 1:32 - 1:35
    ose ndoshta shumë e çuditshme,
  • 1:35 - 1:37
    dhe s’kishte shumë kohë gjithësesi,
  • 1:37 - 1:39
    sepse njerëzit po prisnin në radhë,
  • 1:39 - 1:44
    ndaj papritur ajo për të cilën po
    përpiqesha ta bindja
  • 1:44 - 1:47
    ishte më e komplikuar dhe e detajtuar
  • 1:47 - 1:51
    se sa mundësia për të folur në ato kushte.
  • 1:52 - 1:56
    Dhe bëra atë që bëj në situata të
    ngjashme:
  • 1:56 - 1:59
    U bllokova, pushova dhe ndalova së foluri.
  • 1:59 - 2:04
    Ndalova së foluri sepse e vërteta ishte
    e komplikuar,
  • 2:04 - 2:06
    edhe pse e dija, thellë meje,
  • 2:06 - 2:12
    se kurrë s’duhet të hesht
    nga frika e kompleksietit.
  • 2:13 - 2:14
    Prandaj dua ta nis fjalën time sot
  • 2:14 - 2:18
    me përgjigjen të cilën s’isha në gjendje
    t'a jepja atë ditë.
  • 2:18 - 2:20
    Po, fjalët mund të shijohen –
  • 2:20 - 2:22
    Ndonjëherë, kjo është, jo gjithmonë,
  • 2:22 - 2:26
    Dhe fjalët e gëzuara kanë një shije
    ndryshe nga ato të trishtat.
  • 2:26 - 2:31
    Më pëlqen të eksploroj: ç’shije ka fjala
    “kreativitet”,
  • 2:31 - 2:33
    Apo “barazi,”
  • 2:33 - 2:36
    “dashuri,” “revolucion?”
  • 2:36 - 2:38
    Po “atdhe?”
  • 2:38 - 2:43
    Këto ditë, veçanërisht kjo e fundit më
    shqetëson.
  • 2:43 - 2:45
    Ajo lë një shije të ëmbël në gjuhën time,
  • 2:45 - 2:49
    si kanellë, me pak ujë trëndafili
  • 2:49 - 2:50
    dhe mollë të arta.
  • 2:50 - 2:53
    Por nën të, është një shije e mprehtë
    pikante,
  • 2:53 - 2:56
    si hithra dhe luleradhiqe.
  • 2:56 - 2:59
    Shija e atdheut tim, Turqisë,
  • 2:59 - 3:03
    është një përzierje e ëmbël dhe e hidhur.
  • 3:04 - 3:06
    Dhe arsyeja përse po jua them këtë
  • 3:06 - 3:08
    është sepse mendoj se ka gjithnjë e
    më shumë njerëz
  • 3:08 - 3:10
    rreth botës sot
  • 3:10 - 3:13
    të cilët kanë emocione të ngjashme
  • 3:13 - 3:15
    rreth tokës prej të cilës vijnë.
  • 3:15 - 3:18
    Ne i duam vendlindjet tona, apo jo?
  • 3:18 - 3:19
    Si mund të mos i duam?
  • 3:19 - 3:23
    Ndihemi të lidhur me njerëzit,
    kulturën, tokën, ushqimin.
  • 3:24 - 3:24
    E megjithatë në të njëjtën kohë,
  • 3:25 - 3:30
    ndjehemi gjithnjë e më të irrituar nga
    politika e politikanët e saj,
  • 3:30 - 3:35
    ndonjëherë deri në pikën e
    dëshpërimit ose dëmtimit ose zemërimit.
  • 3:36 - 3:38
    Dua të flas rreth emocioneve
  • 3:38 - 3:41
    dhe nevojës për të rritur inteligjencën
    tonë emocionale.
  • 3:41 - 3:43
    Mendoj se është për të ardhur keq
  • 3:43 - 3:49
    që pjesa dërrmuese e teorive politike i
    kushtojnë shumë pak vëmendje emocioneve.
  • 3:49 - 3:55
    Shpesh, analistët e ekspertët janë kaq
    të zënë me të dhënat dhe matjet
  • 3:55 - 3:58
    saqë duket se harrojnë ato gjëra në jetë
  • 3:58 - 4:00
    që janë të vështira për t'u matur
  • 4:00 - 4:05
    e mbase të pamundura të mblidhen
    sipas modeleve statistikore.
  • 4:05 - 4:08
    Por unë mendoj se ky është një
    gabim, për dy arsye kryesore.
  • 4:08 - 4:11
    Së pari, sepse ne jemi qenie emocionale.
  • 4:11 - 4:15
    Si qenie njerëzore, mendoj se të gjithë
    jemi të tillë.
  • 4:15 - 4:17
    Por së dyti, dhe kjo është e re,
  • 4:17 - 4:21
    ne kemi hyrë një fazë e re në historinë
    botërore
  • 4:21 - 4:27
    ku ndjenjat kolektive udhëheqin dhe
    ngatërrojnë politikën
  • 4:27 - 4:30
    më shumë se kurrë më parë.
  • 4:30 - 4:33
    Dhe përmes mediave sociale dhe
    rrjeteve sociale,
  • 4:33 - 4:36
    këto ndjenja janë zgjeruar më tej,
  • 4:36 - 4:40
    polarizuar, dhe ato udhëtojnë nëpër
    botë mjaft shpejt.
  • 4:40 - 4:44
    E jona është epoka e ankthit, zemërimit,
  • 4:44 - 4:47
    mosbesimit, pakënaqësisë
  • 4:47 - 4:48
    dhe, mendoj, e frikës me shumicë.
  • 4:49 - 4:50
    Por ja si është puna:
  • 4:50 - 4:55
    edhe pse ka shumë hulumtime për
    faktorët ekonomikë,
  • 4:55 - 5:00
    ka relativisht pak studime për faktorët
    emocionalë.
  • 5:00 - 5:05
    Pse i nënvlerësojmë ndjenjat dhe
    perceptimet?
  • 5:05 - 5:09
    Mendoj se do të jetë një nga sfidat
    tona më të mëdha intelektuale,
  • 5:09 - 5:15
    sepse sistemet tona politike janë të
    mbushura me emocione.
  • 5:15 - 5:17
    Në vend pas vendi,
  • 5:17 - 5:22
    kemi parë politikanë joliberalë që
    shfrytëzojnë këto emocione.
  • 5:22 - 5:26
    E megjithatë brenda akademisë dhe
    midis inteligjencës,
  • 5:26 - 5:29
    ende nuk i marrim seriozisht emocionet.
  • 5:29 - 5:30
    Mendoj se duhet.
  • 5:30 - 5:34
    Dhe duhet të përqëndrohemi në
    pabarazinë ekonomike globale,
  • 5:34 - 5:41
    duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje
    boshllëqeve emocionale e njohëse botërore
  • 5:41 - 5:43
    dhe si ti tejkalojmë këto boshllëqe,
  • 5:43 - 5:45
    sepse ato kanë rëndësi.
  • 5:46 - 5:48
    Vite më parë, kur jetoja akoma në
    Stamboll,
  • 5:49 - 5:53
    një studiuese amerikane që po
    vëzhgonte shkrimtaret në Lindjen e Mesme
  • 5:53 - 5:54
    erdhi të më takonte.
  • 5:55 - 5:57
    Dhe në një pikë të bisedës, ajo tha,
  • 5:57 - 5:59
    "E kuptoj pse jeni feministe,
  • 5:59 - 6:02
    sepse, ju e dini, ju jetoni në Turqi ".
  • 6:03 - 6:04
    Dhe unë i thashë asaj,
  • 6:04 - 6:06
    "S‘e kuptoj pse nuk jeni feministe,
  • 6:06 - 6:08
    sepse, ju e dini, ju jetoni në Amerikë ".
  • 6:08 - 6:11
    (Të qeshura)
  • 6:11 - 6:14
    (Duartrokitje)
  • 6:14 - 6:16
    Dhe ajo qeshi.
  • 6:16 - 6:18
    Ajo e mori si shaka,
  • 6:18 - 6:20
    dhe momenti kaloi.
  • 6:20 - 6:22
    (Të qeshura)
  • 6:22 - 6:27
    Por mënyra se si ajo e kish ndarë
    botën në 2 kampe imagjinare,
  • 6:27 - 6:29
    në dy kampe të kundërta –
  • 6:29 - 6:31
    më shqetësoi dhe mbeti brenda meje.
  • 6:31 - 6:34
    Sipas kësaj harte imagjinare,
  • 6:34 - 6:37
    disa pjesë të botës ishin vende të
    paqendrueshme.
  • 6:37 - 6:41
    Ishin si ujëra të copëtuara akoma te
    pavendosura.
  • 6:41 - 6:44
    Disa pjesë të tjera të botës,
    domethënë Perëndimi,
  • 6:44 - 6:47
    ishin të forta, të sigurta dhe të
    qëndrueshme.
  • 6:47 - 6:51
    Pra, ishin tokat e paqendrueshme që
    kishin nevojë për feminizëm
  • 6:51 - 6:53
    për aktivizëm e për të drejtat e njerëzve,
  • 6:53 - 6:55
    dhe ata si ne që ishin mjaft fatkeq
  • 6:55 - 6:57
    për të ardhur nga vende të tilla
  • 6:57 - 7:02
    duhet te vazhdonin të luftonin për
    këto vlera thelbësore.
  • 7:02 - 7:03
    Por kishte shpresë.
  • 7:03 - 7:05
    Meqenëse historia eci përpara,
  • 7:05 - 7:09
    edhe tokat më të paqëndrueshme një
    ditë do të arrinin të tjerët.
  • 7:10 - 7:13
    Dhe ndërkohë, qytetarët e tokave të forta
  • 7:13 - 7:17
    mund të rehatoheshin në përparimin
    e historisë
  • 7:17 - 7:20
    dhe në triumfin e rendit liberal.
  • 7:20 - 7:24
    Ata mund të mbështetnin betejat e
    njerëzve të tjerë diku tjetër,
  • 7:24 - 7:28
    por ata vetë nuk kishin përse të luftonin
  • 7:28 - 7:31
    më për bazat e demokracisë,
  • 7:31 - 7:34
    sepse ato ishin përtej asaj faze.
  • 7:35 - 7:37
    Më duket se në vitin 2016,
  • 7:37 - 7:41
    kjo gjeografi hierarkike ishte copëtuar
    në copëza.
  • 7:42 - 7:46
    Bota jonë nuk e ndjek më këtë model
    dualist
  • 7:46 - 7:50
    në mendjen e studiuesve, nëse e ka
    ndjekur ndonjëherë.
  • 7:50 - 7:54
    Tani e dimë se historia nuk ecën
    domosdomërisht përpara.
  • 7:54 - 7:56
    Ndonjëherë krijon rrathë,
  • 7:56 - 7:58
    madje rrëshqet prapa,
  • 7:58 - 8:01
    e se gjeneratat mund të bëjnë të
    njëjtat gabime
  • 8:01 - 8:04
    që kanë bërë stërgjyshërit e tyre.
  • 8:04 - 8:07
    Dhe tani e dimë se nuk ka diçka të tillë
  • 8:07 - 8:11
    si vende të forta përkundrejt vendeve
    të jo të forta.
  • 8:11 - 8:15
    Në fakt, të gjithë po jetojmë në kohë
    të paqendrueshme,
  • 8:15 - 8:19
    ashtu si na tha i ndjeri Zygmunt Bauman.
  • 8:19 - 8:22
    Bauman kishte një përkufizim tjetër
    për epokën tonë.
  • 8:22 - 8:28
    Ai thoshte se të gjithë po ikim të ecim
    në rërë lëvizëse.
  • 8:28 - 8:30
    Nëse ky është rasti, unë mendoj,
  • 8:30 - 8:34
    duhet të na shqetësojë grave më
    shumë sesa burrat,
  • 8:34 - 8:38
    sepse kur shoqëritë kthehen prapa në
    autoritarizëm,
  • 8:38 - 8:41
    nacionalizëm ose fanatizëm fetar,
  • 8:41 - 8:44
    gratë kanë shumë më tepër për të humbur.
  • 8:44 - 8:46
    Kjo është arsyeja pse ky duhet të jetë
    një moment jetësor,
  • 8:46 - 8:49
    jo vetëm për aktivizmin global,
  • 8:49 - 8:53
    por per mendimin tim, edhe për
    bashkësinë globale të femrave.
  • 8:53 - 8:57
    (Duartrokitje)
  • 9:01 - 9:04
    Por dua të bëj një rrëfim të shkurtër
    para se të shkoj më tej.
  • 9:04 - 9:09
    Së fundmi, sa herë kam marrë pjesë
    në konferenca a festivale ndërkombëtare,
  • 9:09 - 9:14
    Zakonisht do të isha një nga shumë
    folësit depresivë.
  • 9:14 - 9:15
    (Të qeshura)
  • 9:15 - 9:21
    Duke parë sesi ëndrrat tona për
    demokraci dhe për bashkëjetesë
  • 9:21 - 9:23
    u shtypën në Turqi,
  • 9:23 - 9:27
    të dyja gradualisht por edhe me një
    shpejtësi mahnitëse,
  • 9:27 - 9:30
    me kalimin e viteve jam ndjerë mjaft e
    demoralizuar.
  • 9:30 - 9:34
    Dhe në këto festa do të kishte disa
    shkrimtarë të tjerë të zymtë,
  • 9:34 - 9:39
    dhe ata do të vinin nga vende të tilla si
    Egjipti, Nigeria, Pakistani,
  • 9:39 - 9:43
    Bangladeshi, Filipine, Kina,
    Venezuela, Rusia.
  • 9:44 - 9:46
    E ne do ti buzëqeshnim njëri-tjetrit
    në simpati,
  • 9:46 - 9:49
    kjo shoqëri e të dënuarve.
  • 9:49 - 9:50
    (Të qeshura)
  • 9:51 - 9:53
    Dhe ju mund të na quani WADWIC:
  • 9:53 - 9:58
    Klubi Ndërkombëtar i Shkrimtarëve të
    Shqetësuar dhe të Dëshpëruar
  • 9:58 - 9:59
    (Të qeshura)
  • 9:59 - 10:01
    Por atëherë gjërat filluan të ndryshojnë,
  • 10:01 - 10:05
    dhe papritmas klubi ynë u bë më i njohur,
  • 10:05 - 10:08
    dhe filluam të kishim anëtarë të rinj.
  • 10:08 - 10:09
    Me kujtohet –
  • 10:09 - 10:11
    (Të qeshura)
  • 10:12 - 10:16
    Mbaj mend që shkrimtarët e poetët
    grekë u bashkuan së pari, erdhën në bord.
  • 10:17 - 10:21
    Dhe pastaj shkrimtarët nga Hungaria
    dhe Polonia,
  • 10:21 - 10:26
    dhe më pas, çuditërisht, shkrimtarët
    nga Austria, Hollanda, Franca,
  • 10:26 - 10:31
    dhe pastaj shkrimtarët nga B.M. , ku
    jetoj dhe që quaj shtëpinë time,
  • 10:31 - 10:33
    dhe më pas shkrimtarët nga Sh.B.A.
  • 10:35 - 10:37
    Papritur, kishte më shumë nga ne
  • 10:37 - 10:40
    që ndiheshin të shqetësuar për fatin e
    kombeve tona
  • 10:40 - 10:42
    dhe të ardhmen e botës.
  • 10:42 - 10:44
    Dhe mbase kishte më shumë prej nesh tani
  • 10:44 - 10:48
    qe ndieshim si të huaj në tokat tona
    amtare.
  • 10:49 - 10:51
    Dhe pastaj ndodhi kjo gjë e çuditshme.
  • 10:51 - 10:54
    Ata që ishin të depresionuar për një
    kohë të gjatë,
  • 10:54 - 10:57
    filluam të ndjeheshin më pak të
    dëshpëruar,
  • 10:57 - 11:01
    ndërsa të ardhurit, ata nuk ishin
    mësuar të ndjeheshin në këtë mënyrë
  • 11:01 - 11:03
    se ata tani ishin edhe më të dëshpëruar.
  • 11:03 - 11:04
    (Të qeshura)
  • 11:04 - 11:09
    Kështu që mund të shihje shkrimtarët
    nga Bangladeshi ose Turqia apo Egjipti
  • 11:09 - 11:12
    duke u përpjekur të ngushëllonin
    kolegët e tyre
  • 11:12 - 11:17
    për Brexit-in e Britanisë dhe
    Sh.B.A. pas zgjedhjeve.
  • 11:17 - 11:18
    (Të qeshura)
  • 11:18 - 11:20
    Por duke lënë shakanë mënjanë,
  • 11:21 - 11:25
    Unë mendoj se bota jonë është plot
    sfida të padëgjuara,
  • 11:25 - 11:28
    dhe kjo vjen me një reagim emocional,
  • 11:28 - 11:30
    sepse përballë ndryshimit me
    shpejtësi të lartë,
  • 11:30 - 11:32
    shumë njerëz dëshirojnë të
    ngadalësohet shpejtësia,
  • 11:32 - 11:35
    dhe kur ka shumë të panjohura,
  • 11:35 - 11:37
    njerëzit kërkojnë për “të njohurat”.
  • 11:37 - 11:40
    Dhe kur gjërat bëhen shumë konfuzuese,
  • 11:40 - 11:43
    shumë njerëz dëshirojnë thjeshtësinë.
  • 11:43 - 11:45
    Ky është një udhëkryq shumë i rrezikshëm,
  • 11:45 - 11:50
    sepse është pikërisht aty ku
    demagogu hyn në lojë.
  • 11:51 - 11:55
    Demagogu e kupton si funksionojnë
    ndjenjat kolektive
  • 11:55 - 12:00
    dhe si ai -- zakonisht është mashkull --
    mund të përfitojnë prej tyre.
  • 12:00 - 12:04
    Ai na thotë se ne të gjithë jemi në
    klanet tona,
  • 12:04 - 12:09
    na thotë se do të jemi më të sigurt
    nëse rrethohemi nga njëmendësia.
  • 12:09 - 12:12
    Demagogët janë në të gjitha
    madhësitë dhe format.
  • 12:12 - 12:16
    Ky mund të jetë udhëheqësi i
    pazakontë të një partie politike
  • 12:16 - 12:18
    diku në Evropë,
  • 12:18 - 12:24
    ose një imam ekstremist islamik që
    predikon dogmën dhe urrejtjen,
  • 12:24 - 12:29
    ose një supremacist i bardhë, orator
    nazist-admirues diku tjetër.
  • 12:29 - 12:33
    Të gjitha këto figura, në shikim të
    parë-- duken të shkëputura.
  • 12:33 - 12:36
    Por unë mendoj se ata ushqejnë
    njëri-tjetrin,
  • 12:36 - 12:38
    dhe ata kanë nevojë për njëri-tjetrin.
  • 12:39 - 12:40
    Dhe në të gjithë botën,
  • 12:40 - 12:46
    kur shikojmë sesi demagogët flasin e
    si frymëzojnë lëvizje,
  • 12:46 - 12:50
    mendoj se ata kanë një cilësi të
    pakuptueshme të përbashkët:
  • 12:50 - 12:55
    Ata e kanë shumë, shumë zët
    shumllojshmërinë.
  • 12:55 - 12:57
    Ata nuk mund të merren me
    shumëllojshmërinë.
  • 12:58 - 12:59
    Adorno thoshte,
  • 12:59 - 13:06
    "Intoleranca e së paqartës është
    shenja e një personaliteti autoritar."
  • 13:07 - 13:08
    Por pyes veten:
  • 13:08 - 13:10
    Po sikur të njëjtën shenjë,
  • 13:10 - 13:13
    po ajo e intolerancës së paqartësisë -
  • 13:13 - 13:19
    po sikur të jetë shenja e kohërave
    tona, të moshës ku po jetojmë?
  • 13:19 - 13:22
    Sepse kudo ku shikoj, shoh nuanca
    duke u zhdukur.
  • 13:23 - 13:27
    Në shfaqjet televizive, ne kemi një
    folës anti-diçkaje
  • 13:27 - 13:30
    i vendosur kundër një folësi pro diçkaje.
  • 13:30 - 13:31
    Saktë? Është balancim i mirë.
  • 13:31 - 13:34
    Është edhe më mirë nëse i
    bërtasin njëri-tjetrit.
  • 13:34 - 13:39
    Edhe në akademi, ku mendohet
    të ushqehet intelekti ynë,
  • 13:39 - 13:45
    ju shihni studiues ateist duke garuar
    me studiues të fortë teist,
  • 13:45 - 13:48
    por nuk është një debat i
    vërtetë intelektual,
  • 13:48 - 13:51
    sepse është përplasje midis dy sigurive.
  • 13:52 - 13:57
    Unë mendoj se të kundërtat
    binare janë kudo.
  • 13:57 - 13:59
    Kështu ngadalë dhe sistematikisht,
  • 13:59 - 14:04
    na është mohuar e drejta e të
    qenurit kompleks.
  • 14:04 - 14:08
    Stamboll, Berlin, Nise, Paris, Bruksel,
  • 14:08 - 14:11
    Dhaka, Bagdad, Barcelone:
  • 14:11 - 14:15
    ne kemi parë sulme te tmerrshme
    terroriste njëri pas tjetrit.
  • 14:15 - 14:19
    Dhe kur shpreh dhimbjen e kur
    reagon kundër mizorisë,
  • 14:19 - 14:21
    merr të gjitha llojet e reagimeve,
  • 14:21 - 14:23
    mesazhe në mediat sociale.
  • 14:23 - 14:25
    Por njëri prej tyre është mjaft
    shqetësues,
  • 14:25 - 14:27
    vetëm sepse është kaq i përhapur.
  • 14:27 - 14:31
    Ata thonë: "Pse ju vjen keq për ta?
  • 14:32 - 14:34
    Pse ju vjen keq për ta?
  • 14:34 - 14:37
    Pse nuk të vjen keq për civilët në Jemen
  • 14:37 - 14:39
    apo civilët në Siri? "
  • 14:39 - 14:42
    Dhe unë mendoj se njerëzit që
    shkruajnë mesazhe të tilla
  • 14:42 - 14:44
    nuk e kuptojnë
  • 14:44 - 14:49
    që mund të ndjehemi keq e të
    qëndrojmë në solidaritet për
  • 14:49 - 14:54
    viktimat e terrorizmit e dhunës në
    Lindjen e Mesme, në Evropë,
  • 14:54 - 14:57
    në Azi, në Amerikë, kudo, çdokund,
  • 14:57 - 14:59
    në mënyrë të barabartë dhe njëherësh.
  • 14:59 - 15:03
    Ata s‘duket se e kuptojnë që s‘kemi
    pse të zgjedhim një dhimbje
  • 15:03 - 15:07
    dhe një vend mbi të gjithë të tjerët.
  • 15:07 - 15:11
    Por unë mendoj se kjo është ajo që
    na bën tribalizmi.
  • 15:11 - 15:13
    Ajo na copëton mendjet, me siguri,
  • 15:13 - 15:15
    por gjithashtu na copëton zemrat,
  • 15:15 - 15:21
    në atë masë sa të bëhemi të pandjeshëm
    për vuajtjet e njerëzve të tjerë.
  • 15:21 - 15:25
    Dhe e vërteta e trishtë është se, ne
    s’kemi qenë gjithmonë kështu.
  • 15:25 - 15:29
    Unë botova një libër për fëmijë në Turqi,
  • 15:29 - 15:32
    dhe kur libri u publikua, bëra
    shumë evente.
  • 15:32 - 15:33
    Shkova në shumë shkolla fillore,
  • 15:33 - 15:37
    gjë që më dha një shans për të
    vëzhguar fëmijët më të vegjël në Turqi.
  • 15:37 - 15:42
    Dhe ishte gjithmonë e mahnitshme të
    shihje sa shumë empati, imagjinatë
  • 15:42 - 15:44
    dhe vetëbesim ata kishin.
  • 15:44 - 15:48
    Këta fëmijë janë shumë më të prirur
    të bëhen qytetarë globalë
  • 15:48 - 15:50
    sesa nacionalistë në atë moshë.
  • 15:50 - 15:52
    Eshtë e mrekullueshme
    të shohësh, kur i pyet,
  • 15:52 - 15:55
    shumë prej tyre duan të jenë
    poetë dhe shkrimtarë,
  • 15:55 - 15:59
    dhe vajzat janë po aq të sigurt sa djemtë,
  • 15:59 - 16:00
    në mos më shumë.
  • 16:01 - 16:03
    Por me pas shkoja në shkolla të mesme,
  • 16:03 - 16:05
    dhe gjithçka ka ndryshuar.
  • 16:05 - 16:07
    Askush nuk dëshiron të jetë më shkrimtar,
  • 16:07 - 16:09
    askush nuk dëshiron të jetë më
    shkrimtar romanesh,
  • 16:09 - 16:12
    dhe vajzat janë bërë të ndrojtura,
  • 16:12 - 16:14
    ato janë të kujdesshme, të mbrojtura,
  • 16:14 - 16:18
    hezituese të flasin në hapësirën publike,
  • 16:18 - 16:19
    sepse ne i kemi mësuar ato --
  • 16:19 - 16:22
    që familja, shkolla, shoqeria --
  • 16:22 - 16:25
    ne i kemi mësuar ato të fshijnë
    individualitetin e tyre.
  • 16:25 - 16:27
    Unë mendoj se Lindja dhe Perëndimi,
  • 16:27 - 16:30
    ne po humbasim shumellojshmerinë,
  • 16:30 - 16:35
    të dyja, përfshirë shoqëritë tona
    dhe veten tonë.
  • 16:35 - 16:39
    Dhe duke ardhur nga Turqia, e di
    se humbja e diversitetit
  • 16:39 - 16:41
    është një humbje e madhe.
  • 16:41 - 16:45
    Sot, atdheu im u bë burgosësi më
    i madh në botë
  • 16:45 - 16:46
    për gazetarët,
  • 16:46 - 16:50
    duke tejkaluar edhe rekordin e
    trishtë të Kinës.
  • 16:50 - 16:56
    Dhe unë gjithashtu besoj se ajo
    që ndodhi atje në Turqi
  • 16:56 - 16:57
    mund të ndodhë kudo.
  • 16:57 - 17:00
    Mund edhe të ndodhë këtu.
  • 17:00 - 17:04
    Pra, ashtu sic vendet e ngurta
    ishin një iluzion,
  • 17:04 - 17:08
    identitetet individuale janë
    gjithashtu një iluzion,
  • 17:08 - 17:13
    sepse të gjithë kemi brenda një
    shumëllojshmëri zërash.
  • 17:14 - 17:17
    Iraniani, poeti persian, Hafiz,
  • 17:17 - 17:23
    dikur thoshte: "Ju mbani në shpirtin
    tuaj çdo përbërës të nevojshëm
  • 17:23 - 17:26
    ta ktheni ekzistencën tuaj në gëzim.
  • 17:26 - 17:29
    Gjithçka duhet të bëni është të
    përzieni ato përbërës ".
  • 17:29 - 17:31
    Dhe unë mendoj se mundemi.
  • 17:31 - 17:35
    Unë jam një Stambolliste,
  • 17:35 - 17:37
    por gjithashtu kam lidhje me Ballkanasit,
  • 17:37 - 17:39
    ata të Egjeut e Mesdheut,
  • 17:39 - 17:42
    Lindjes së Mesme, Levantit.
  • 17:42 - 17:44
    Unë jam evropiane nga lindja,
    sipas zgjedhjes,
  • 17:44 - 17:47
    së vlerave që i mbështes.
  • 17:47 - 17:49
    Jam bërë një londineze me
    kalimin e viteve.
  • 17:49 - 17:54
    Do të doja të mendoja veten si shpirt
    global, si qytetare botëror,
  • 17:54 - 17:58
    një nomade e një tregimtare udhëtuese.
  • 17:58 - 18:02
    Unë kam shumë shtojca,ashtu
    si gjithësecili prej nesh.
  • 18:02 - 18:06
    Dhe shtojcat e shumta nënkuptojnë
    histori të shumta.
  • 18:07 - 18:11
    Si shkrimtarë, ne gjithmonë ndjekim
    histori, sigurisht,
  • 18:11 - 18:14
    por mendoj se gjithashtu jemi të
    interesuar për heshtjet,
  • 18:14 - 18:17
    gjërat për të cilat s‘mund të flasim,
  • 18:17 - 18:20
    tabutë politikë, tabutë kulturore.
  • 18:20 - 18:23
    Ne gjithashtu jemi të interesuar
    në heshtjet tona.
  • 18:24 - 18:28
    Unë gjithmonë kam qenë
    “e zhurmshme” e kam shkruar shumë
  • 18:28 - 18:31
    në lidhje me të drejtat e pakicave,
    të drejtat e grave,
  • 18:31 - 18:32
    të drejtat e LGBT.
  • 18:33 - 18:36
    Por teksa mendoja për këtë TED Talk,
  • 18:36 - 18:37
    Kam kuptuar një gjë:
  • 18:37 - 18:42
    Unë kurrë s’kam pasur guxim të
    them në një hapësirë publike
  • 18:42 - 18:46
    se isha biseksuale,
  • 18:46 - 18:49
    sepse kisha kaq frikë nga shpifjet
  • 18:49 - 18:51
    nga turpi dhe tallja
  • 18:51 - 18:54
    dhe sigurisht nga urrejtja që do
    të pasonte.
  • 18:55 - 18:59
    Por sigurisht, nuk duhet kurrë,
    kurrë , të heshtësh
  • 18:59 - 19:02
    nga frika e kompleksitetit.
  • 19:03 - 19:08
    (Duartrokitje)
  • 19:11 - 19:14
    Dhe megjithëse nuk jam e huaj për ankthet,
  • 19:14 - 19:18
    dhe megjithëse po flas këtu për
    fuqinë e emocioneve --
  • 19:18 - 19:20
    Ia di fuqinë e emocioneve -
  • 19:20 - 19:22
    Kam zbuluar me kalimin e kohës
  • 19:22 - 19:24
    që emocionet nuk janë të pakufizuara.
  • 19:24 - 19:26
    E dini? Ato kanë një kufi.
  • 19:26 - 19:27
    Vjen një moment --
  • 19:27 - 19:29
    është si një pikë tërheqëse ose një prag -
  • 19:29 - 19:32
    kur lodhesh nga frika,
  • 19:32 - 19:35
    kur lodhesh nga ankthi.
  • 19:35 - 19:37
    Dhe unë mendoj se jo vetëm individët,
  • 19:37 - 19:41
    por ndoshta kombet, gjithashtu,
    kanë pikat e tyre të drejtimit.
  • 19:42 - 19:45
    Kështu që më e fortë se emocionet e mia
  • 19:45 - 19:47
    është vetëdija ime
  • 19:47 - 19:50
    se jo vetëm gjinia, jo vetëm identiteti,
  • 19:50 - 19:53
    por vetë jeta është e paqendrueshme.
  • 19:54 - 19:56
    Ata duan të na ndajnë në fise,
  • 19:56 - 19:59
    por ne jemi të lidhur përtej kufijve.
  • 19:59 - 20:01
    Ata predikojnë siguri,
  • 20:01 - 20:05
    por ne e dimë që jeta ka plot magji
  • 20:05 - 20:07
    dhe shumë paqartësi.
  • 20:07 - 20:10
    Dhe atyre u pëlqen të nxisin dualitete,
  • 20:10 - 20:13
    por ne kemi shumë më shumë nuancua se aq.
  • 20:14 - 20:15
    Atëherë, çfarë mund të bëjmë?
  • 20:15 - 20:17
    Unë mendoj se duhet të kthehemi te bazat,
  • 20:17 - 20:20
    përsëri te ngjyrat e alfabetit.
  • 20:20 - 20:24
    Poeti libanez Khalil Gibran thoshte,
  • 20:24 - 20:27
    "Mësova heshtjen nga llafazani
  • 20:27 - 20:29
    dhe tolerancën nga jotoleranti
  • 20:29 - 20:32
    dhe dashamirësinë nga të rreptët."
  • 20:32 - 20:35
    Mendoj se është një moto e
    shkëlqyer për kohërat tona.
  • 20:35 - 20:39
    Pra, nga demagogët populistë, do
    të mësojmë
  • 20:39 - 20:41
    domosdoshmërinë e demokracisë.
  • 20:41 - 20:46
    Dhe nga izolimi, do të mësojmë
    nevojën për solidaritet global.
  • 20:46 - 20:52
    Dhe nga tribalistët, do të mësojmë
    bukurinë e kozmopolitizmit
  • 20:52 - 20:55
    dhe bukurinë e diversitetit.
  • 20:55 - 21:01
    Teksa mbaroj, dua t'ju lë me një fjalë,
    ose “një shije”.
  • 21:01 - 21:04
    Fjala "yurt" në turqisht do të
    thotë "atdhe".
  • 21:04 - 21:06
    Do të thotë "atdhe".
  • 21:06 - 21:08
    Por në fakt, fjala do të thotë gjithashtu
  • 21:08 - 21:12
    "një tendë e përdorur nga fiset nomade".
  • 21:12 - 21:15
    Dhe më pëlqen ai kombinimi,
    sepse më bën të mendoj
  • 21:15 - 21:19
    që atdheu nuk ka nevojë të jetë i
    rrënjosur në një vend.
  • 21:19 - 21:21
    Ai mund të jetë i lëvizshëm.
  • 21:21 - 21:24
    Ne mund t'a marrim atë me vete kudo.
  • 21:24 - 21:26
    Dhe mendoj se për shkrimtarët,
    për tregimtarët,
  • 21:26 - 21:28
    në fund të ditës,
  • 21:28 - 21:30
    ka një atdhe kryesor,
  • 21:30 - 21:33
    dhe quhet "Toka e tregimeve".
  • 21:33 - 21:35
    Dhe shija e asaj fjale
  • 21:35 - 21:38
    është shija e lirisë.
  • 21:38 - 21:39
    Faleminderit.
  • 21:39 - 21:45
    (Duartrokitje)
Title:
Fuqia revolucionare e mendimit divergjent
Speaker:
Elif Shafak
Description:

"Nga demagogët populistë, ne do të mësojmë domosdoshmërinë e demokracisë," thotë novelistja Elif Shafak. "Nga izolimi, do të mësojmë nevojën për solidaritet global.Dhe nga tribalistët, do të mësojmë bukurinë e kozmopolitizmit." Një vendase e Turqisë, Shafak ka përjetuar dorën e parë të shkatërrimit që mund të sjellë një humbje e diversitetit -- dhe ajo e njeh fuqinë revolucionare të shumllojshmëisë në përgjigje të autoritarizmit. Në këtë bisedë pasionante, personale, ajo na kujton se nuk ka binarë, në politikë, emocione dhe identitetet tona. "Askush nuk duhet kurrë, asnjëherë të heshtë nga frika e kompleksitetit," thotë Shafak.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
21:58

Albanian subtitles

Revisions