1 00:00:01,033 --> 00:00:03,293 “A mund të shijohen fjalët?” 2 00:00:03,980 --> 00:00:07,036 Ishte një pyetje që më zuri në befasi. 3 00:00:07,060 --> 00:00:10,171 Këtë verë, po mbaja një fjalim në një festival letrar, 4 00:00:10,195 --> 00:00:12,871 dhe më vonë, teksa firmosja librat, 5 00:00:12,895 --> 00:00:15,574 një adoleshente erdhi me një miken e saj, 6 00:00:15,598 --> 00:00:17,631 dhe më bëri këtë pyetje. 7 00:00:17,655 --> 00:00:22,472 I thashë se disa njerëz përjetojnë ngatërrim shqisash 8 00:00:22,496 --> 00:00:24,323 ndaj ata mund të dëgjonjë ngjyrat 9 00:00:24,347 --> 00:00:25,875 ose të shikojnë tingujt, 10 00:00:25,899 --> 00:00:31,337 e shumë shkrimtarë janë mahnitur nga kjo temë, përfshirë dhe mua. 11 00:00:31,361 --> 00:00:36,230 Por ajo më ndërpreu, paksa padurimisht, dhe tha, “Po, e di këtë. 12 00:00:36,254 --> 00:00:38,995 Quhet sinestezi. E kemi mësuar në shkollë. 13 00:00:39,566 --> 00:00:41,995 Por ime më po lexon librin tuaj, 14 00:00:42,019 --> 00:00:45,470 dhe ajo thotë se ka plot ushqime e ingredientë 15 00:00:45,494 --> 00:00:47,378 dhe një skenë të plotë darke në të. 16 00:00:47,402 --> 00:00:49,568 Atë e merr uria pas çdo faqeje. 17 00:00:49,592 --> 00:00:51,138 Prandaj po mendoja, 18 00:00:51,162 --> 00:00:53,394 Përse ju nuk ju merr uria kur shkruani? 19 00:00:53,418 --> 00:00:56,986 Dhe mendova se mbase, mbase ju mund ti shijoni fjalët. 20 00:00:57,010 --> 00:00:58,454 A ka kjo kuptim?” 21 00:00:58,881 --> 00:01:01,056 Dhe, në të vërtetë, kishte kuptim, 22 00:01:01,080 --> 00:01:03,187 sepse që nga femijëria, 23 00:01:03,211 --> 00:01:06,884 çdo shkronjë e alfabetit kishte një ngjyrë ndryshe, 24 00:01:06,908 --> 00:01:09,437 dhe ngjyrat më kujtojnë shijet. 25 00:01:09,461 --> 00:01:15,067 Prandaj për shembull, ngjyra lejla është ca djegëse, pothuajse e parfumuar, 26 00:01:15,091 --> 00:01:18,908 dhe çdo fjalë që lidh me lejlanë 27 00:01:18,932 --> 00:01:21,098 shijon si e tillë, 28 00:01:21,122 --> 00:01:24,943 si “perëndimi”—një fjalë tepër pikante. 29 00:01:25,451 --> 00:01:30,149 Por u shqetësova se nëse ia tregoja diçka të tillë një adoleshenteje, 30 00:01:30,173 --> 00:01:32,323 mund të tingëllonte ose shumë abstrakte, 31 00:01:32,347 --> 00:01:35,111 ose ndoshta shumë e çuditshme, 32 00:01:35,135 --> 00:01:36,875 dhe s’kishte shumë kohë gjithësesi, 33 00:01:36,899 --> 00:01:39,160 sepse njerëzit po prisnin në radhë, 34 00:01:39,184 --> 00:01:43,716 ndaj papritur ajo për të cilën po përpiqesha ta bindja 35 00:01:43,740 --> 00:01:46,789 ishte më e komplikuar dhe e detajtuar 36 00:01:46,813 --> 00:01:50,714 se sa mundësia për të folur në ato kushte. 37 00:01:51,572 --> 00:01:55,799 Dhe bëra atë që bëj në situata të ngjashme: 38 00:01:55,823 --> 00:01:59,428 U bllokova, pushova dhe ndalova së foluri. 39 00:01:59,452 --> 00:02:03,618 Ndalova së foluri sepse e vërteta ishte e komplikuar, 40 00:02:03,642 --> 00:02:06,069 edhe pse e dija, thellë meje, 41 00:02:06,093 --> 00:02:11,881 se kurrë s’duhet të hesht nga frika e kompleksietit. 42 00:02:12,522 --> 00:02:14,383 Prandaj dua ta nis fjalën time sot 43 00:02:14,407 --> 00:02:17,928 me përgjigjen të cilën s’isha në gjendje t'a jepja atë ditë. 44 00:02:17,952 --> 00:02:20,249 Po, fjalët mund të shijohen – 45 00:02:20,273 --> 00:02:22,413 Ndonjëherë, kjo është, jo gjithmonë, 46 00:02:22,437 --> 00:02:26,461 Dhe fjalët e gëzuara kanë një shije ndryshe nga ato të trishtat. 47 00:02:26,485 --> 00:02:31,152 Më pëlqen të eksploroj: ç’shije ka fjala “kreativitet”, 48 00:02:31,176 --> 00:02:33,190 Apo “barazi,” 49 00:02:33,214 --> 00:02:35,660 “dashuri,” “revolucion?” 50 00:02:35,684 --> 00:02:37,818 Po “atdhe?” 51 00:02:38,358 --> 00:02:42,602 Këto ditë, veçanërisht kjo e fundit më shqetëson. 52 00:02:42,626 --> 00:02:45,195 Ajo lë një shije të ëmbël në gjuhën time, 53 00:02:45,219 --> 00:02:48,605 si kanellë, me pak ujë trëndafili 54 00:02:48,629 --> 00:02:50,029 dhe mollë të arta. 55 00:02:50,053 --> 00:02:53,251 Por nën të, është një shije e mprehtë pikante, 56 00:02:53,275 --> 00:02:55,875 si hithra dhe luleradhiqe. 57 00:02:55,899 --> 00:02:59,186 Shija e atdheut tim, Turqisë, 58 00:02:59,210 --> 00:03:03,124 është një përzierje e ëmbël dhe e hidhur. 59 00:03:03,730 --> 00:03:05,672 Dhe arsyeja përse po jua them këtë 60 00:03:05,696 --> 00:03:08,119 është sepse mendoj se ka gjithnjë e më shumë njerëz 61 00:03:08,143 --> 00:03:09,935 rreth botës sot 62 00:03:09,959 --> 00:03:12,824 të cilët kanë emocione të ngjashme 63 00:03:12,848 --> 00:03:15,120 rreth tokës prej të cilës vijnë. 64 00:03:15,144 --> 00:03:17,805 Ne i duam vendlindjet tona, apo jo? 65 00:03:17,829 --> 00:03:19,029 Si mund të mos i duam? 66 00:03:19,053 --> 00:03:23,494 Ndihemi të lidhur me njerëzit, kulturën, tokën, ushqimin. 67 00:03:23,518 --> 00:03:24,114 E megjithatë në të njëjtën kohë, 68 00:03:24,734 --> 00:03:30,416 ndjehemi gjithnjë e më të irrituar nga politika e politikanët e saj, 69 00:03:30,440 --> 00:03:35,383 ndonjëherë deri në pikën e dëshpërimit ose dëmtimit ose zemërimit. 70 00:03:36,088 --> 00:03:38,240 Dua të flas rreth emocioneve 71 00:03:38,240 --> 00:03:41,303 dhe nevojës për të rritur inteligjencën tonë emocionale. 72 00:03:41,303 --> 00:03:43,148 Mendoj se është për të ardhur keq 73 00:03:43,172 --> 00:03:49,175 që pjesa dërrmuese e teorive politike i kushtojnë shumë pak vëmendje emocioneve. 74 00:03:49,199 --> 00:03:54,793 Shpesh, analistët e ekspertët janë kaq të zënë me të dhënat dhe matjet 75 00:03:54,817 --> 00:03:57,754 saqë duket se harrojnë ato gjëra në jetë 76 00:03:57,778 --> 00:03:59,612 që janë të vështira për t'u matur 77 00:03:59,636 --> 00:04:04,901 e mbase të pamundura të mblidhen sipas modeleve statistikore. 78 00:04:04,925 --> 00:04:08,290 Por unë mendoj se ky është një gabim, për dy arsye kryesore. 79 00:04:08,314 --> 00:04:11,156 Së pari, sepse ne jemi qenie emocionale. 80 00:04:11,180 --> 00:04:14,703 Si qenie njerëzore, mendoj se të gjithë jemi të tillë. 81 00:04:14,727 --> 00:04:17,401 Por së dyti, dhe kjo është e re, 82 00:04:17,425 --> 00:04:21,080 ne kemi hyrë një fazë e re në historinë botërore 83 00:04:21,104 --> 00:04:27,123 ku ndjenjat kolektive udhëheqin dhe ngatërrojnë politikën 84 00:04:27,147 --> 00:04:29,927 më shumë se kurrë më parë. 85 00:04:29,951 --> 00:04:33,071 Dhe përmes mediave sociale dhe rrjeteve sociale, 86 00:04:33,095 --> 00:04:35,981 këto ndjenja janë zgjeruar më tej, 87 00:04:36,005 --> 00:04:39,731 polarizuar, dhe ato udhëtojnë nëpër botë mjaft shpejt. 88 00:04:40,315 --> 00:04:44,230 E jona është epoka e ankthit, zemërimit, 89 00:04:44,254 --> 00:04:46,768 mosbesimit, pakënaqësisë 90 00:04:46,792 --> 00:04:48,416 dhe, mendoj, e frikës me shumicë. 91 00:04:49,112 --> 00:04:50,407 Por ja si është puna: 92 00:04:50,431 --> 00:04:55,206 edhe pse ka shumë hulumtime për faktorët ekonomikë, 93 00:04:55,230 --> 00:05:00,171 ka relativisht pak studime për faktorët emocionalë. 94 00:05:00,195 --> 00:05:05,339 Pse i nënvlerësojmë ndjenjat dhe perceptimet? 95 00:05:05,363 --> 00:05:09,353 Mendoj se do të jetë një nga sfidat tona më të mëdha intelektuale, 96 00:05:09,377 --> 00:05:14,677 sepse sistemet tona politike janë të mbushura me emocione. 97 00:05:14,701 --> 00:05:16,507 Në vend pas vendi, 98 00:05:16,531 --> 00:05:21,943 kemi parë politikanë joliberalë që shfrytëzojnë këto emocione. 99 00:05:21,967 --> 00:05:25,585 E megjithatë brenda akademisë dhe midis inteligjencës, 100 00:05:25,609 --> 00:05:29,175 ende nuk i marrim seriozisht emocionet. 101 00:05:29,199 --> 00:05:30,473 Mendoj se duhet. 102 00:05:30,497 --> 00:05:34,362 Dhe duhet të përqëndrohemi në pabarazinë ekonomike globale, 103 00:05:34,386 --> 00:05:41,002 duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje boshllëqeve emocionale e njohëse botërore 104 00:05:41,026 --> 00:05:42,836 dhe si ti tejkalojmë këto boshllëqe, 105 00:05:42,860 --> 00:05:45,263 sepse ato kanë rëndësi. 106 00:05:45,734 --> 00:05:48,484 Vite më parë, kur jetoja akoma në Stamboll, 107 00:05:48,508 --> 00:05:52,544 një studiuese amerikane që po vëzhgonte shkrimtaret në Lindjen e Mesme 108 00:05:52,568 --> 00:05:53,972 erdhi të më takonte. 109 00:05:54,504 --> 00:05:57,029 Dhe në një pikë të bisedës, ajo tha, 110 00:05:57,053 --> 00:05:59,009 "E kuptoj pse jeni feministe, 111 00:05:59,033 --> 00:06:01,998 sepse, ju e dini, ju jetoni në Turqi ". 112 00:06:02,529 --> 00:06:03,687 Dhe unë i thashë asaj, 113 00:06:03,711 --> 00:06:05,959 "S‘e kuptoj pse nuk jeni feministe, 114 00:06:05,983 --> 00:06:08,235 sepse, ju e dini, ju jetoni në Amerikë ". 115 00:06:08,259 --> 00:06:10,779 (Të qeshura) 116 00:06:10,803 --> 00:06:13,765 (Duartrokitje) 117 00:06:13,789 --> 00:06:15,655 Dhe ajo qeshi. 118 00:06:16,290 --> 00:06:17,874 Ajo e mori si shaka, 119 00:06:17,898 --> 00:06:19,717 dhe momenti kaloi. 120 00:06:19,741 --> 00:06:21,638 (Të qeshura) 121 00:06:21,662 --> 00:06:26,572 Por mënyra se si ajo e kish ndarë botën në 2 kampe imagjinare, 122 00:06:26,596 --> 00:06:28,539 në dy kampe të kundërta – 123 00:06:28,563 --> 00:06:31,203 më shqetësoi dhe mbeti brenda meje. 124 00:06:31,227 --> 00:06:33,723 Sipas kësaj harte imagjinare, 125 00:06:33,747 --> 00:06:37,269 disa pjesë të botës ishin vende të paqendrueshme. 126 00:06:37,293 --> 00:06:40,563 Ishin si ujëra të copëtuara akoma te pavendosura. 127 00:06:40,587 --> 00:06:43,898 Disa pjesë të tjera të botës, domethënë Perëndimi, 128 00:06:43,922 --> 00:06:47,227 ishin të forta, të sigurta dhe të qëndrueshme. 129 00:06:47,251 --> 00:06:50,565 Pra, ishin tokat e paqendrueshme që kishin nevojë për feminizëm 130 00:06:50,589 --> 00:06:52,986 për aktivizëm e për të drejtat e njerëzve, 131 00:06:53,010 --> 00:06:55,408 dhe ata si ne që ishin mjaft fatkeq 132 00:06:55,432 --> 00:06:57,244 për të ardhur nga vende të tilla 133 00:06:57,268 --> 00:07:02,042 duhet te vazhdonin të luftonin për këto vlera thelbësore. 134 00:07:02,066 --> 00:07:03,253 Por kishte shpresë. 135 00:07:03,277 --> 00:07:05,084 Meqenëse historia eci përpara, 136 00:07:05,108 --> 00:07:09,497 edhe tokat më të paqëndrueshme një ditë do të arrinin të tjerët. 137 00:07:09,521 --> 00:07:12,519 Dhe ndërkohë, qytetarët e tokave të forta 138 00:07:12,543 --> 00:07:16,715 mund të rehatoheshin në përparimin e historisë 139 00:07:16,739 --> 00:07:19,989 dhe në triumfin e rendit liberal. 140 00:07:20,013 --> 00:07:23,976 Ata mund të mbështetnin betejat e njerëzve të tjerë diku tjetër, 141 00:07:24,000 --> 00:07:27,526 por ata vetë nuk kishin përse të luftonin 142 00:07:27,550 --> 00:07:30,878 më për bazat e demokracisë, 143 00:07:30,902 --> 00:07:33,549 sepse ato ishin përtej asaj faze. 144 00:07:34,704 --> 00:07:37,149 Më duket se në vitin 2016, 145 00:07:37,173 --> 00:07:41,491 kjo gjeografi hierarkike ishte copëtuar në copëza. 146 00:07:42,324 --> 00:07:46,414 Bota jonë nuk e ndjek më këtë model dualist 147 00:07:46,438 --> 00:07:49,547 në mendjen e studiuesve, nëse e ka ndjekur ndonjëherë. 148 00:07:50,056 --> 00:07:54,415 Tani e dimë se historia nuk ecën domosdomërisht përpara. 149 00:07:54,439 --> 00:07:56,362 Ndonjëherë krijon rrathë, 150 00:07:56,386 --> 00:07:58,343 madje rrëshqet prapa, 151 00:07:58,367 --> 00:08:01,314 e se gjeneratat mund të bëjnë të njëjtat gabime 152 00:08:01,338 --> 00:08:04,172 që kanë bërë stërgjyshërit e tyre. 153 00:08:04,196 --> 00:08:06,803 Dhe tani e dimë se nuk ka diçka të tillë 154 00:08:06,827 --> 00:08:10,634 si vende të forta përkundrejt vendeve të jo të forta. 155 00:08:10,658 --> 00:08:15,102 Në fakt, të gjithë po jetojmë në kohë të paqendrueshme, 156 00:08:15,126 --> 00:08:18,773 ashtu si na tha i ndjeri Zygmunt Bauman. 157 00:08:18,797 --> 00:08:21,989 Bauman kishte një përkufizim tjetër për epokën tonë. 158 00:08:22,013 --> 00:08:27,655 Ai thoshte se të gjithë po ikim të ecim në rërë lëvizëse. 159 00:08:28,232 --> 00:08:30,466 Nëse ky është rasti, unë mendoj, 160 00:08:30,490 --> 00:08:33,791 duhet të na shqetësojë grave më shumë sesa burrat, 161 00:08:33,815 --> 00:08:37,905 sepse kur shoqëritë kthehen prapa në autoritarizëm, 162 00:08:37,929 --> 00:08:40,725 nacionalizëm ose fanatizëm fetar, 163 00:08:40,749 --> 00:08:43,616 gratë kanë shumë më tepër për të humbur. 164 00:08:43,640 --> 00:08:46,461 Kjo është arsyeja pse ky duhet të jetë një moment jetësor, 165 00:08:46,485 --> 00:08:48,676 jo vetëm për aktivizmin global, 166 00:08:48,700 --> 00:08:52,559 por per mendimin tim, edhe për bashkësinë globale të femrave. 167 00:08:52,583 --> 00:08:57,262 (Duartrokitje) 168 00:09:00,735 --> 00:09:04,083 Por dua të bëj një rrëfim të shkurtër para se të shkoj më tej. 169 00:09:04,107 --> 00:09:09,288 Së fundmi, sa herë kam marrë pjesë në konferenca a festivale ndërkombëtare, 170 00:09:09,312 --> 00:09:13,503 Zakonisht do të isha një nga shumë folësit depresivë. 171 00:09:13,527 --> 00:09:14,785 (Të qeshura) 172 00:09:14,809 --> 00:09:20,633 Duke parë sesi ëndrrat tona për demokraci dhe për bashkëjetesë 173 00:09:20,657 --> 00:09:22,620 u shtypën në Turqi, 174 00:09:22,644 --> 00:09:26,873 të dyja gradualisht por edhe me një shpejtësi mahnitëse, 175 00:09:26,897 --> 00:09:29,887 me kalimin e viteve jam ndjerë mjaft e demoralizuar. 176 00:09:29,911 --> 00:09:34,024 Dhe në këto festa do të kishte disa shkrimtarë të tjerë të zymtë, 177 00:09:34,048 --> 00:09:38,967 dhe ata do të vinin nga vende të tilla si Egjipti, Nigeria, Pakistani, 178 00:09:38,991 --> 00:09:43,457 Bangladeshi, Filipine, Kina, Venezuela, Rusia. 179 00:09:44,036 --> 00:09:46,389 E ne do ti buzëqeshnim njëri-tjetrit në simpati, 180 00:09:46,413 --> 00:09:48,510 kjo shoqëri e të dënuarve. 181 00:09:48,534 --> 00:09:50,276 (Të qeshura) 182 00:09:51,165 --> 00:09:53,369 Dhe ju mund të na quani WADWIC: 183 00:09:53,393 --> 00:09:57,511 Klubi Ndërkombëtar i Shkrimtarëve të Shqetësuar dhe të Dëshpëruar 184 00:09:57,535 --> 00:09:58,997 (Të qeshura) 185 00:09:58,997 --> 00:10:01,052 Por atëherë gjërat filluan të ndryshojnë, 186 00:10:01,076 --> 00:10:05,039 dhe papritmas klubi ynë u bë më i njohur, 187 00:10:05,063 --> 00:10:07,572 dhe filluam të kishim anëtarë të rinj. 188 00:10:07,596 --> 00:10:09,045 Me kujtohet – 189 00:10:09,069 --> 00:10:10,690 (Të qeshura) 190 00:10:11,555 --> 00:10:16,254 Mbaj mend që shkrimtarët e poetët grekë u bashkuan së pari, erdhën në bord. 191 00:10:16,825 --> 00:10:20,582 Dhe pastaj shkrimtarët nga Hungaria dhe Polonia, 192 00:10:20,606 --> 00:10:26,078 dhe më pas, çuditërisht, shkrimtarët nga Austria, Hollanda, Franca, 193 00:10:26,102 --> 00:10:30,537 dhe pastaj shkrimtarët nga B.M. , ku jetoj dhe që quaj shtëpinë time, 194 00:10:30,561 --> 00:10:33,496 dhe më pas shkrimtarët nga Sh.B.A. 195 00:10:34,667 --> 00:10:36,710 Papritur, kishte më shumë nga ne 196 00:10:36,734 --> 00:10:39,517 që ndiheshin të shqetësuar për fatin e kombeve tona 197 00:10:39,541 --> 00:10:41,803 dhe të ardhmen e botës. 198 00:10:41,827 --> 00:10:44,333 Dhe mbase kishte më shumë prej nesh tani 199 00:10:44,357 --> 00:10:47,801 qe ndieshim si të huaj në tokat tona amtare. 200 00:10:48,624 --> 00:10:50,801 Dhe pastaj ndodhi kjo gjë e çuditshme. 201 00:10:50,825 --> 00:10:54,312 Ata që ishin të depresionuar për një kohë të gjatë, 202 00:10:54,336 --> 00:10:57,058 filluam të ndjeheshin më pak të dëshpëruar, 203 00:10:57,082 --> 00:11:00,784 ndërsa të ardhurit, ata nuk ishin mësuar të ndjeheshin në këtë mënyrë 204 00:11:00,808 --> 00:11:02,860 se ata tani ishin edhe më të dëshpëruar. 205 00:11:02,884 --> 00:11:03,979 (Të qeshura) 206 00:11:04,003 --> 00:11:08,841 Kështu që mund të shihje shkrimtarët nga Bangladeshi ose Turqia apo Egjipti 207 00:11:08,865 --> 00:11:12,295 duke u përpjekur të ngushëllonin kolegët e tyre 208 00:11:12,319 --> 00:11:16,778 për Brexit-in e Britanisë dhe Sh.B.A. pas zgjedhjeve. 209 00:11:16,802 --> 00:11:18,441 (Të qeshura) 210 00:11:18,441 --> 00:11:20,477 Por duke lënë shakanë mënjanë, 211 00:11:20,501 --> 00:11:24,898 Unë mendoj se bota jonë është plot sfida të padëgjuara, 212 00:11:24,922 --> 00:11:27,550 dhe kjo vjen me një reagim emocional, 213 00:11:27,550 --> 00:11:29,835 sepse përballë ndryshimit me shpejtësi të lartë, 214 00:11:29,835 --> 00:11:32,296 shumë njerëz dëshirojnë të ngadalësohet shpejtësia, 215 00:11:32,320 --> 00:11:34,888 dhe kur ka shumë të panjohura, 216 00:11:34,912 --> 00:11:37,349 njerëzit kërkojnë për “të njohurat”. 217 00:11:37,373 --> 00:11:39,619 Dhe kur gjërat bëhen shumë konfuzuese, 218 00:11:39,643 --> 00:11:42,683 shumë njerëz dëshirojnë thjeshtësinë. 219 00:11:42,707 --> 00:11:45,144 Ky është një udhëkryq shumë i rrezikshëm, 220 00:11:45,168 --> 00:11:50,495 sepse është pikërisht aty ku demagogu hyn në lojë. 221 00:11:51,447 --> 00:11:55,314 Demagogu e kupton si funksionojnë ndjenjat kolektive 222 00:11:55,338 --> 00:11:59,975 dhe si ai -- zakonisht është mashkull -- mund të përfitojnë prej tyre. 223 00:11:59,999 --> 00:12:03,589 Ai na thotë se ne të gjithë jemi në klanet tona, 224 00:12:03,613 --> 00:12:08,722 na thotë se do të jemi më të sigurt nëse rrethohemi nga njëmendësia. 225 00:12:09,345 --> 00:12:12,105 Demagogët janë në të gjitha madhësitë dhe format. 226 00:12:12,129 --> 00:12:16,440 Ky mund të jetë udhëheqësi i pazakontë të një partie politike 227 00:12:16,464 --> 00:12:17,800 diku në Evropë, 228 00:12:17,824 --> 00:12:23,546 ose një imam ekstremist islamik që predikon dogmën dhe urrejtjen, 229 00:12:23,570 --> 00:12:29,270 ose një supremacist i bardhë, orator nazist-admirues diku tjetër. 230 00:12:29,294 --> 00:12:33,446 Të gjitha këto figura, në shikim të parë-- duken të shkëputura. 231 00:12:33,470 --> 00:12:35,870 Por unë mendoj se ata ushqejnë njëri-tjetrin, 232 00:12:35,894 --> 00:12:37,937 dhe ata kanë nevojë për njëri-tjetrin. 233 00:12:38,687 --> 00:12:39,903 Dhe në të gjithë botën, 234 00:12:39,927 --> 00:12:45,692 kur shikojmë sesi demagogët flasin e si frymëzojnë lëvizje, 235 00:12:45,716 --> 00:12:50,046 mendoj se ata kanë një cilësi të pakuptueshme të përbashkët: 236 00:12:50,070 --> 00:12:54,556 Ata e kanë shumë, shumë zët shumllojshmërinë. 237 00:12:54,580 --> 00:12:57,322 Ata nuk mund të merren me shumëllojshmërinë. 238 00:12:57,848 --> 00:12:59,446 Adorno thoshte, 239 00:12:59,470 --> 00:13:05,582 "Intoleranca e së paqartës është shenja e një personaliteti autoritar." 240 00:13:06,709 --> 00:13:08,047 Por pyes veten: 241 00:13:08,071 --> 00:13:10,034 Po sikur të njëjtën shenjë, 242 00:13:10,058 --> 00:13:13,211 po ajo e intolerancës së paqartësisë - 243 00:13:13,235 --> 00:13:18,607 po sikur të jetë shenja e kohërave tona, të moshës ku po jetojmë? 244 00:13:18,631 --> 00:13:22,495 Sepse kudo ku shikoj, shoh nuanca duke u zhdukur. 245 00:13:22,519 --> 00:13:26,553 Në shfaqjet televizive, ne kemi një folës anti-diçkaje 246 00:13:26,577 --> 00:13:29,797 i vendosur kundër një folësi pro diçkaje. 247 00:13:29,821 --> 00:13:31,305 Saktë? Është balancim i mirë. 248 00:13:31,329 --> 00:13:34,077 Është edhe më mirë nëse i bërtasin njëri-tjetrit. 249 00:13:34,101 --> 00:13:38,652 Edhe në akademi, ku mendohet të ushqehet intelekti ynë, 250 00:13:38,676 --> 00:13:44,951 ju shihni studiues ateist duke garuar me studiues të fortë teist, 251 00:13:44,975 --> 00:13:47,939 por nuk është një debat i vërtetë intelektual, 252 00:13:47,963 --> 00:13:51,403 sepse është përplasje midis dy sigurive. 253 00:13:52,183 --> 00:13:56,695 Unë mendoj se të kundërtat binare janë kudo. 254 00:13:56,719 --> 00:13:59,240 Kështu ngadalë dhe sistematikisht, 255 00:13:59,264 --> 00:14:03,826 na është mohuar e drejta e të qenurit kompleks. 256 00:14:04,485 --> 00:14:08,088 Stamboll, Berlin, Nise, Paris, Bruksel, 257 00:14:08,112 --> 00:14:10,758 Dhaka, Bagdad, Barcelone: 258 00:14:10,782 --> 00:14:14,661 ne kemi parë sulme te tmerrshme terroriste njëri pas tjetrit. 259 00:14:14,685 --> 00:14:19,077 Dhe kur shpreh dhimbjen e kur reagon kundër mizorisë, 260 00:14:19,101 --> 00:14:20,943 merr të gjitha llojet e reagimeve, 261 00:14:20,967 --> 00:14:22,672 mesazhe në mediat sociale. 262 00:14:22,672 --> 00:14:24,882 Por njëri prej tyre është mjaft shqetësues, 263 00:14:24,906 --> 00:14:27,104 vetëm sepse është kaq i përhapur. 264 00:14:27,128 --> 00:14:30,654 Ata thonë: "Pse ju vjen keq për ta? 265 00:14:31,572 --> 00:14:33,752 Pse ju vjen keq për ta? 266 00:14:33,776 --> 00:14:36,718 Pse nuk të vjen keq për civilët në Jemen 267 00:14:36,742 --> 00:14:38,830 apo civilët në Siri? " 268 00:14:38,830 --> 00:14:42,373 Dhe unë mendoj se njerëzit që shkruajnë mesazhe të tilla 269 00:14:42,397 --> 00:14:43,853 nuk e kuptojnë 270 00:14:43,877 --> 00:14:48,924 që mund të ndjehemi keq e të qëndrojmë në solidaritet për 271 00:14:48,948 --> 00:14:53,569 viktimat e terrorizmit e dhunës në Lindjen e Mesme, në Evropë, 272 00:14:53,593 --> 00:14:56,529 në Azi, në Amerikë, kudo, çdokund, 273 00:14:56,553 --> 00:14:58,704 në mënyrë të barabartë dhe njëherësh. 274 00:14:59,184 --> 00:15:02,918 Ata s‘duket se e kuptojnë që s‘kemi pse të zgjedhim një dhimbje 275 00:15:02,942 --> 00:15:06,595 dhe një vend mbi të gjithë të tjerët. 276 00:15:07,040 --> 00:15:10,623 Por unë mendoj se kjo është ajo që na bën tribalizmi. 277 00:15:10,647 --> 00:15:12,956 Ajo na copëton mendjet, me siguri, 278 00:15:12,980 --> 00:15:15,102 por gjithashtu na copëton zemrat, 279 00:15:15,126 --> 00:15:20,928 në atë masë sa të bëhemi të pandjeshëm për vuajtjet e njerëzve të tjerë. 280 00:15:20,928 --> 00:15:24,664 Dhe e vërteta e trishtë është se, ne s’kemi qenë gjithmonë kështu. 281 00:15:24,688 --> 00:15:28,700 Unë botova një libër për fëmijë në Turqi, 282 00:15:28,724 --> 00:15:31,699 dhe kur libri u publikua, bëra shumë evente. 283 00:15:31,723 --> 00:15:33,333 Shkova në shumë shkolla fillore, 284 00:15:33,357 --> 00:15:37,249 gjë që më dha një shans për të vëzhguar fëmijët më të vegjël në Turqi. 285 00:15:37,273 --> 00:15:42,115 Dhe ishte gjithmonë e mahnitshme të shihje sa shumë empati, imagjinatë 286 00:15:42,139 --> 00:15:43,579 dhe vetëbesim ata kishin. 287 00:15:43,603 --> 00:15:47,630 Këta fëmijë janë shumë më të prirur të bëhen qytetarë globalë 288 00:15:47,654 --> 00:15:50,160 sesa nacionalistë në atë moshë. 289 00:15:50,184 --> 00:15:52,281 Eshtë e mrekullueshme të shohësh, kur i pyet, 290 00:15:52,305 --> 00:15:55,396 shumë prej tyre duan të jenë poetë dhe shkrimtarë, 291 00:15:55,420 --> 00:15:58,818 dhe vajzat janë po aq të sigurt sa djemtë, 292 00:15:58,842 --> 00:16:00,228 në mos më shumë. 293 00:16:00,806 --> 00:16:02,985 Por me pas shkoja në shkolla të mesme, 294 00:16:03,009 --> 00:16:04,824 dhe gjithçka ka ndryshuar. 295 00:16:04,848 --> 00:16:07,014 Askush nuk dëshiron të jetë më shkrimtar, 296 00:16:07,038 --> 00:16:09,474 askush nuk dëshiron të jetë më shkrimtar romanesh, 297 00:16:09,498 --> 00:16:12,252 dhe vajzat janë bërë të ndrojtura, 298 00:16:12,276 --> 00:16:14,410 ato janë të kujdesshme, të mbrojtura, 299 00:16:14,434 --> 00:16:17,674 hezituese të flasin në hapësirën publike, 300 00:16:17,698 --> 00:16:19,374 sepse ne i kemi mësuar ato -- 301 00:16:19,398 --> 00:16:21,847 që familja, shkolla, shoqeria -- 302 00:16:21,871 --> 00:16:25,358 ne i kemi mësuar ato të fshijnë individualitetin e tyre. 303 00:16:25,358 --> 00:16:27,367 Unë mendoj se Lindja dhe Perëndimi, 304 00:16:27,391 --> 00:16:29,947 ne po humbasim shumellojshmerinë, 305 00:16:29,971 --> 00:16:34,508 të dyja, përfshirë shoqëritë tona dhe veten tonë. 306 00:16:34,532 --> 00:16:38,743 Dhe duke ardhur nga Turqia, e di se humbja e diversitetit 307 00:16:38,767 --> 00:16:41,254 është një humbje e madhe. 308 00:16:41,278 --> 00:16:44,605 Sot, atdheu im u bë burgosësi më i madh në botë 309 00:16:44,629 --> 00:16:45,969 për gazetarët, 310 00:16:45,993 --> 00:16:49,782 duke tejkaluar edhe rekordin e trishtë të Kinës. 311 00:16:50,290 --> 00:16:55,684 Dhe unë gjithashtu besoj se ajo që ndodhi atje në Turqi 312 00:16:55,708 --> 00:16:57,161 mund të ndodhë kudo. 313 00:16:57,185 --> 00:16:59,623 Mund edhe të ndodhë këtu. 314 00:16:59,647 --> 00:17:03,873 Pra, ashtu sic vendet e ngurta ishin një iluzion, 315 00:17:03,897 --> 00:17:08,208 identitetet individuale janë gjithashtu një iluzion, 316 00:17:08,232 --> 00:17:13,476 sepse të gjithë kemi brenda një shumëllojshmëri zërash. 317 00:17:14,045 --> 00:17:17,386 Iraniani, poeti persian, Hafiz, 318 00:17:17,410 --> 00:17:22,794 dikur thoshte: "Ju mbani në shpirtin tuaj çdo përbërës të nevojshëm 319 00:17:22,818 --> 00:17:25,699 ta ktheni ekzistencën tuaj në gëzim. 320 00:17:25,723 --> 00:17:28,978 Gjithçka duhet të bëni është të përzieni ato përbërës ". 321 00:17:29,489 --> 00:17:31,466 Dhe unë mendoj se mundemi. 322 00:17:31,490 --> 00:17:34,602 Unë jam një Stambolliste, 323 00:17:34,626 --> 00:17:36,789 por gjithashtu kam lidhje me Ballkanasit, 324 00:17:36,813 --> 00:17:39,213 ata të Egjeut e Mesdheut, 325 00:17:39,237 --> 00:17:41,537 Lindjes së Mesme, Levantit. 326 00:17:41,561 --> 00:17:44,332 Unë jam evropiane nga lindja, sipas zgjedhjes, 327 00:17:44,356 --> 00:17:46,596 së vlerave që i mbështes. 328 00:17:46,620 --> 00:17:49,193 Jam bërë një londineze me kalimin e viteve. 329 00:17:49,217 --> 00:17:53,957 Do të doja të mendoja veten si shpirt global, si qytetare botëror, 330 00:17:53,981 --> 00:17:57,976 një nomade e një tregimtare udhëtuese. 331 00:17:58,000 --> 00:18:01,757 Unë kam shumë shtojca,ashtu si gjithësecili prej nesh. 332 00:18:01,781 --> 00:18:05,771 Dhe shtojcat e shumta nënkuptojnë histori të shumta. 333 00:18:06,628 --> 00:18:11,337 Si shkrimtarë, ne gjithmonë ndjekim histori, sigurisht, 334 00:18:11,361 --> 00:18:14,455 por mendoj se gjithashtu jemi të interesuar për heshtjet, 335 00:18:14,479 --> 00:18:16,538 gjërat për të cilat s‘mund të flasim, 336 00:18:16,562 --> 00:18:19,535 tabutë politikë, tabutë kulturore. 337 00:18:19,559 --> 00:18:22,806 Ne gjithashtu jemi të interesuar në heshtjet tona. 338 00:18:23,560 --> 00:18:27,651 Unë gjithmonë kam qenë “e zhurmshme” e kam shkruar shumë 339 00:18:27,675 --> 00:18:30,720 në lidhje me të drejtat e pakicave, të drejtat e grave, 340 00:18:30,744 --> 00:18:32,349 të drejtat e LGBT. 341 00:18:32,800 --> 00:18:35,869 Por teksa mendoja për këtë TED Talk, 342 00:18:35,893 --> 00:18:37,456 Kam kuptuar një gjë: 343 00:18:37,480 --> 00:18:42,390 Unë kurrë s’kam pasur guxim të them në një hapësirë publike 344 00:18:42,414 --> 00:18:45,617 se isha biseksuale, 345 00:18:45,641 --> 00:18:48,768 sepse kisha kaq frikë nga shpifjet 346 00:18:48,792 --> 00:18:51,300 nga turpi dhe tallja 347 00:18:51,324 --> 00:18:54,205 dhe sigurisht nga urrejtja që do të pasonte. 348 00:18:54,800 --> 00:18:59,342 Por sigurisht, nuk duhet kurrë, kurrë , të heshtësh 349 00:18:59,366 --> 00:19:01,632 nga frika e kompleksitetit. 350 00:19:02,662 --> 00:19:07,625 (Duartrokitje) 351 00:19:10,503 --> 00:19:13,806 Dhe megjithëse nuk jam e huaj për ankthet, 352 00:19:13,830 --> 00:19:17,576 dhe megjithëse po flas këtu për fuqinë e emocioneve -- 353 00:19:17,600 --> 00:19:19,652 Ia di fuqinë e emocioneve - 354 00:19:19,676 --> 00:19:21,603 Kam zbuluar me kalimin e kohës 355 00:19:21,627 --> 00:19:23,777 që emocionet nuk janë të pakufizuara. 356 00:19:23,801 --> 00:19:25,555 E dini? Ato kanë një kufi. 357 00:19:25,579 --> 00:19:26,854 Vjen një moment -- 358 00:19:26,878 --> 00:19:29,001 është si një pikë tërheqëse ose një prag - 359 00:19:29,025 --> 00:19:32,148 kur lodhesh nga frika, 360 00:19:32,172 --> 00:19:34,844 kur lodhesh nga ankthi. 361 00:19:34,868 --> 00:19:36,763 Dhe unë mendoj se jo vetëm individët, 362 00:19:36,787 --> 00:19:41,338 por ndoshta kombet, gjithashtu, kanë pikat e tyre të drejtimit. 363 00:19:41,865 --> 00:19:44,593 Kështu që më e fortë se emocionet e mia 364 00:19:44,617 --> 00:19:46,518 është vetëdija ime 365 00:19:46,542 --> 00:19:50,191 se jo vetëm gjinia, jo vetëm identiteti, 366 00:19:50,215 --> 00:19:53,056 por vetë jeta është e paqendrueshme. 367 00:19:53,651 --> 00:19:56,365 Ata duan të na ndajnë në fise, 368 00:19:56,389 --> 00:19:59,367 por ne jemi të lidhur përtej kufijve. 369 00:19:59,391 --> 00:20:01,069 Ata predikojnë siguri, 370 00:20:01,093 --> 00:20:04,694 por ne e dimë që jeta ka plot magji 371 00:20:04,718 --> 00:20:06,764 dhe shumë paqartësi. 372 00:20:06,788 --> 00:20:09,579 Dhe atyre u pëlqen të nxisin dualitete, 373 00:20:09,603 --> 00:20:13,031 por ne kemi shumë më shumë nuancua se aq. 374 00:20:13,560 --> 00:20:15,079 Atëherë, çfarë mund të bëjmë? 375 00:20:15,103 --> 00:20:17,421 Unë mendoj se duhet të kthehemi te bazat, 376 00:20:17,445 --> 00:20:20,193 përsëri te ngjyrat e alfabetit. 377 00:20:20,217 --> 00:20:23,977 Poeti libanez Khalil Gibran thoshte, 378 00:20:24,001 --> 00:20:26,794 "Mësova heshtjen nga llafazani 379 00:20:26,818 --> 00:20:29,258 dhe tolerancën nga jotoleranti 380 00:20:29,282 --> 00:20:32,128 dhe dashamirësinë nga të rreptët." 381 00:20:32,152 --> 00:20:34,753 Mendoj se është një moto e shkëlqyer për kohërat tona. 382 00:20:35,274 --> 00:20:38,735 Pra, nga demagogët populistë, do të mësojmë 383 00:20:38,759 --> 00:20:41,475 domosdoshmërinë e demokracisë. 384 00:20:41,499 --> 00:20:46,233 Dhe nga izolimi, do të mësojmë nevojën për solidaritet global. 385 00:20:46,257 --> 00:20:51,738 Dhe nga tribalistët, do të mësojmë bukurinë e kozmopolitizmit 386 00:20:51,762 --> 00:20:54,594 dhe bukurinë e diversitetit. 387 00:20:55,403 --> 00:21:00,637 Teksa mbaroj, dua t'ju lë me një fjalë, ose “një shije”. 388 00:21:00,661 --> 00:21:04,346 Fjala "yurt" në turqisht do të thotë "atdhe". 389 00:21:04,370 --> 00:21:06,041 Do të thotë "atdhe". 390 00:21:06,065 --> 00:21:08,344 Por në fakt, fjala do të thotë gjithashtu 391 00:21:08,368 --> 00:21:11,637 "një tendë e përdorur nga fiset nomade". 392 00:21:12,146 --> 00:21:15,204 Dhe më pëlqen ai kombinimi, sepse më bën të mendoj 393 00:21:15,228 --> 00:21:19,304 që atdheu nuk ka nevojë të jetë i rrënjosur në një vend. 394 00:21:19,328 --> 00:21:20,792 Ai mund të jetë i lëvizshëm. 395 00:21:20,816 --> 00:21:23,525 Ne mund t'a marrim atë me vete kudo. 396 00:21:23,549 --> 00:21:26,472 Dhe mendoj se për shkrimtarët, për tregimtarët, 397 00:21:26,496 --> 00:21:27,908 në fund të ditës, 398 00:21:27,932 --> 00:21:30,357 ka një atdhe kryesor, 399 00:21:30,381 --> 00:21:32,703 dhe quhet "Toka e tregimeve". 400 00:21:33,143 --> 00:21:35,443 Dhe shija e asaj fjale 401 00:21:35,467 --> 00:21:37,771 është shija e lirisë. 402 00:21:37,795 --> 00:21:39,098 Faleminderit. 403 00:21:39,122 --> 00:21:45,155 (Duartrokitje)