Albanian subtitles

← Sam RIchards: Një eksperiment radikal ne ndjeshmeri

Get Embed Code
36 Languages

Showing Revision 1 created 12/06/2011 by Albana Deralla.

  1. Studentët e mi, më pyesin shpesh,
  2. "Cfare është sociologjia?"
  3. E unë ju them, " Ajo studion
  4. mënyrat se si qeniet njerëzore
  5. janë të formuar nga gjërat të cilat ata nuk i shohin."
  6. Dhe ata pyesin, "Si mund të bëhem sociolog?
  7. Si mundem ti kuptoj këto forca të padukshme?"
  8. Dhe ju përgjigjem. "Bashkëndjesia."
  9. Filloni me dhembshuri - bashkëndjenje.
  10. Sepse çdo gjë fillon me bashkëndjenje.
  11. Hiqeni veten nga lëkura e juaj,
  12. vendoseni veten në lëkurën e një personi tjetër."
  13. Do t'ju jap një shembull.

  14. E paramendoj jetën time,
  15. sikur njëqind vite më herët
  16. Kina do të kishte qenë shteti më i fuqishëm në botë
  17. dhe ata do të vinin në Shtetet e Bashkuara
  18. për të kërkuar thëngjill,
  19. dhe do të gjenin, në fakt do të gjenin në sasi të mëdha po këtu.
  20. Shumë shpejt, do të fillonin të transportonin këtë thëngjill,
  21. me tonelata,
  22. me trena, me anije,
  23. deri në Kinë apo edhe diku tjetër në botë.
  24. Dhe ata do të pasuroheshin duke e transportuar në këtë mënyrë.
  25. Dhe do të ndërtonin qytete të bukura
  26. të gjitha këto prej atij thëngjilli.
  27. Ndërsa këtu në Shtetet e Bashkuara,
  28. ne shohim një dëshprim dhe humbje ekonomike.
  29. Kjo është çfare unë pashë.
  30. Unë pashë njerëzit të cilët po mundoheshin të mbijetonin,
  31. duke mos patur dijeni se çfare po i pret.
  32. Dhe pastaj i bëra vetes një pyetje.
  33. Unë pyeta "Si është e mundur që ne këtu në Shtetet e Bashkuara të jemi kaq të varfur,
  34. duke ditur se thëngjilli është një burim i pasur,
  35. vlen shumë para?"
  36. Dhe e kuptova,
  37. sepse Kinezët kanë përvetësuar
  38. me një klasë të pakët sunduese këtu në Shtetet e Bashkuara
  39. dhe kanë grabitur të gjitha paratë e pasuritë për vete.
  40. E ne të tjerët, shumica prej neve,
  41. luftojmë të mbijetojmë.
  42. Dhe Kinezët i kanë dhuruar kësaj elite të vogël sunduese
  43. shumë armë dhe teknologji të sofistikuar
  44. që të siguroj që njerëzit sikur unë
  45. të mos flasin kundër këtyre marrëdhënieve.
  46. A ju tingëllon kjo e njohur?
  47. Dhe ata po ashtu i kanë stërvitur Amerikanët

  48. t'ju ndihmojnë ta mbrojnë thëngjillin.
  49. Dhe kudo, ishin vendosur simbolet e Kinezëve--
  50. gjithëkund, një përkujtues i përhershëm.
  51. Dhe në Kinë,
  52. çfare po thonin ata në Kinë?
  53. Asgjë. Ata nuk po flisnin rreth nesh. Ata nuk po flisnin për thëngjillin.
  54. Nëse i pyesni ata,
  55. do të përgjigjeshin, " Shikoni, ju e dini që thëngjilli, neve na nevojitet thëngjilli.
  56. Ajo qe po them unë është, njerëz nuk do ti ule temperaturat në termostat.
  57. Nuk duhet ta prisni këtë gjë."
  58. Kështu që unë nevrikosem, dhe humb toruan,
  59. sikurse shumë njerëz të zakonshëm.
  60. Dhe luftoj, dhe kuptohet gjithëçka prishet.
  61. Kinezët kundërvihen në mënyrë të shëmtuar.
  62. Dhe ende pa e kuptuar ne, ata dërgojnë tankset
  63. pastaj edhe trupat luftarake,
  64. shumë njerëz po vdesin,
  65. dhe mbretëron një situatë tejet e vështirë.
  66. A mund ta imagjinoni se çka do të ndjeni

  67. nëse do të ishit në lëkurën time?
  68. A mund të paramendoni që kur të dilni nga kjo ndërtesë
  69. do të shihni një tanks të vendosur aty
  70. apo një kamion përplot me ushtarë?
  71. Dhe vetëm paramendoni se çka do të ndjenit.
  72. Sepse e dini përse ata janë aty, dhe se çfare po bëjnë aty.
  73. Dhe ju e ndjeni mllefin e frikën.
  74. Nëse këtë ju mund ta paramendoni, atëherë kjo është dhembshuria--kjo është bashkëndjesia.
  75. Ju keni dale nga lëkura e juaj, e jeni vendosur në lëkurën time.
  76. Dhe keni mundur të ndjeni atë.
  77. Në rregull, kjo ishte vetëm për t'ju ngrohur pak.

  78. Pra ishte një parahyrje.
  79. Tani ne do të shohim
  80. eksperimentin e vërtetë radikal
  81. Dhe vetëm sa për t'ju rikujtuar diskutimin tim, se ajo cfare kërkoj nga ju
  82. është të vendosni veten në lëkurën
  83. e një arabi musliman të zakonshëm
  84. i cili jeton në Lindjen e Mesme--
  85. më saktësisht, në Irak.
  86. Dhe për t'ju ndihmuar pak,
  87. ndoshta paramendoni se jeni anëtar i një familje të klasës së mesme në Bagdad--
  88. dhe se ju doni vetëm të mirën e fëmijëve tuaj.
  89. Ju dëshironi që fëmijët tuaj të kenë një jetë sa më të mirë.
  90. Dhe sa herë shihni lajmet, ju i kushtoni vëmendjen,
  91. ju lexoni shtypin ditor, ju takoni miqtë për kafe,
  92. dhe ju lexoni shtypin ditor nga e gjithë bota.
  93. Dhe nganjëherë ju po ashtu shihni në kanalet satelitore,
  94. CNN nga Shtetet e Bashkuara.
  95. Kështu që e keni një ndjenjë se çfare Amerikanët jane duke menduar.
  96. Por në fakt, ju vetëm se dëshironi një jetë sa më të mirë për veten.
  97. Kjo është se çfare ju dëshironi.
  98. Ju jeni një arab musliman duke jetuar në Irak.
  99. Ju dëshironi një jetë sa më të mirë për veten.
  100. Prandaj, më lejoni t'ju ndihmoj.

  101. Më lejoni t'ju sqaroj disa gjëra
  102. që ju mund ti mendoni.
  103. E para: ky farë inkursioni në vendin tuaj
  104. në 20 vitet e fundit, dhe më herët,
  105. shkaku pse dikush është i interesuar për vendin tuaj, e sidomos Shtetet e Bashkuara,
  106. është nafta.
  107. Gjithçka është rreth naftës, ju e dini, gjithëkush e di.
  108. Edhe njerëzit në Shtetet e Bashkuara e dinë se kjo punë ka të bëjë me naftën.
  109. E kjo ndodh sepse dikush tjetër
  110. ka një interes për burimet tuaja.
  111. Burimi ështe i juaji, nuk i takon dikujt tjetër.
  112. Atdheu është i juaji, burimet janë tuajat.
  113. Por dikush tjetër e ka zgjedhur.
  114. Dhe e dini pse dikush tjetër e ka zgjedhur?
  115. E dini përse ata ja kanë mësyer?
  116. Sepse ata e kanë një sistem të plotë ekonomik
  117. që varet në naftë--
  118. në naftën e huaj,
  119. naftë e cila vjen nga anët e botës, të cilën ata nuk e zotërojnë.
  120. E çfare tjetër mendoni për këta njerëz?

  121. Amerikanët, ata janë të pasur.
  122. Shikoni, ata jetojnë në shtëpi të mëdha, posedojnë makina të mëdhaja,
  123. ata të gjithë janë biondë, sykaltërt, e janë shumë të lumtur.
  124. Ju mendoni, që kjo natyrisht nuk është e vërtetë,
  125. por kjo është përshtypja mediale, dhe kuptohet kjo është se çfare rezulton të kuptohet.
  126. Se ata kanë qytete të mëdha,
  127. e se këto qytete varen të gjitha në naftë.
  128. E në atdheun tuaj, çfare shihni?
  129. Varfëri, dëshprim, luftë për mbijetesë.
  130. Shikoni, ju nuk jetoni në një shtet të pasur.
  131. Ky është Iraku.
  132. Kjo është ajo cfare shihni.
  133. Ju shihni njerëz të cilët luftojnë të mbijetojnë.
  134. Ajo qe dua të them; ju shihni shumë varfëri.
  135. Dhe ju ndjeni diçka për këtë gjë.
  136. Këta njerëz kanë për qëllim burimet tuaja,
  137. kjo është ajo se cfare ju shihni?
  138. Ju shihni diçka tjetër për ate qe edhe bisedoni--

  139. Amerikanët nuk bisedojnë për këtë gjë, por ju po.
  140. Ekziston militarizimi i botës,
  141. me qendër po në Shtetet e Bashkuara.
  142. Dhe Shtetet e Bashkuara
  143. përgjigjet për gati gjysmën
  144. e shpenzimeve të ushtrisë në botë--
  145. katër përqind e popullatës së botës.
  146. Dhe ju e ndjeni, e shihni çdo ditë.
  147. Kjo është pjesë e jetë suaj.
  148. Dhe ju flisni për këtë gjë me miqtë tuaj.
  149. Lexoni për këtë.
  150. Dhe kur ishte Sadam Husein në fuqi,
  151. Amerikanëve nuk ju bëhej vonë për krimet e tij.
  152. Kur ai po helmonte me gas kurdët dhe iranianët,
  153. ata nuk brengoseshin fare.
  154. Kur u rrezikua nafta.
  155. papritmas gjithçka dukej e rëndësishme.
  156. Dhe ajo qe shihni, diçka tjetër,
  157. Shtetet e Bashkuara,
  158. qendra e demokracisë rreth botës,
  159. ata nuk duket sikur po
  160. përkrahnin shtetet demokratike rreth botës.
  161. Ekzistojnë shumë shtete, të cilat prodhojnë naftë,
  162. që nuk janë aq demokratike, por që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.
  163. Kjo është e çuditshme.
  164. Oh, këto inkursione, këto dy luftëra,

  165. 10 vitet e sanksionieve,
  166. tetë vitet e okupimit,
  167. rebelimi i cili është ndërsyer në njerëzit tuaj,
  168. qindra mijëra
  169. vdekje të njerëzve civil,
  170. e te gjitha për shkak të naftës.
  171. Nuk mund të mendoni ndryshe.
  172. Ju flisni për këtë gjë.
  173. Gjithmonë ju paraprin mendimeve tuaja.
  174. Ju thoni, "Si është kjo e mundur?"
  175. Dhe ky njeri, mund te jetë kushdo--
  176. gjyshi juaj, xhaxhai juaj,
  177. babai juaj, biri juaj.
  178. fqinji juaj, profesori juaj, studenti juaj.
  179. Dikur një jetë me lumturi e gaz,
  180. dhe papritmas dhimbje e pikëllim.
  181. Gjithëkush në vendin tuaj
  182. është prekur nga dhuna,
  183. nga gjakderdhjet, dhimbja,
  184. tmerri, çdokush.
  185. Nuk ka asnjë person në vendin tuaj
  186. që nuk është prekur.
  187. Por ka edhe diçka tjetër.

  188. Ka edhe diçka tjetër rreth këtyre njerëzve,
  189. këta amerikanë që janë atje.
  190. Ka diçka rreth tyre që ju mund të vëreni--qe ata vetë nuk e shohin.
  191. Pra, çfare po vëreni? Ata janë të krishterë.
  192. Ata janë të krishterë.
  193. Ata adhurojnë një zot të krishterë, kanë simbolin e kryqit, ata kanë biblën.
  194. Bibla e tyre e ka një simbol
  195. në të cilën shkruhet " Ushtria e Shteteve të Bashkuara".
  196. Dhe udhëheqësit e tyre, udhëheqësit e tyre:
  197. para se ti dërgojnë bijtë e bijat e tyre
  198. për të luftuar për vendin e tyre--
  199. e ju e dini arsyen përse--
  200. para se ti dërgojnë,
  201. ata shkojnë në Kishën e krishterë dhe i luten Zotit të tyre të krishterë,
  202. i luten që Zoti t'ju rrëfej rrugën e ti mbroj.
  203. Përse?
  204. Epo, siç shihet, kur njerëzit vdesin në një luftë,
  205. ata janë muslimanë, ata janë irakianë--
  206. ata nuk janë amerikanë.
  207. Ju nuk dëshironi që amerikanët të vdesin. Ruani trupat tanë.
  208. Dhe ju seç ndjeni diçka rreth kësaj pune--
  209. normalisht që ndjeni.
  210. E ata bëjnë gjëra të mrekullueshme.
  211. Ju lexoni rreth tyre, dëgjoni për ta.
  212. Se ata janë atje për të ndërtuar shkolla dhe ti ndihmojnë njerëzit, e kjo është se çfare ata duan që ju të besoni.
  213. Ata bëjnë gjëra të mrekullueshem por edhe gjëra të shëmtuara,
  214. por ju nuk e shihni ndryshimin.
  215. E ky njeri, për shembull e ke një njeri si Gjeneral Toger William Boykin.

  216. Ajo cfare dua t'ju them, m'lejoni t'ju potencoj, ky njeri thotë se Zoti i juaj është jo ai i vërteti.
  217. Zoti i juaj është veç një idhull, Zoti i tij është ai i vërteti.
  218. Zgjidhja për çështjen e Lindjes së Mesme, sipas tij,
  219. është që të gjithë të konvertohen në krishterizëm--
  220. ta hiqni qafe fenë tuaj.
  221. E ju e dini, që amerikanët nuk lexojnë për këtë person.
  222. Ata nuk dijnë asgjë rreth tij, por ju e dini.
  223. Ju i njoftoni të tjerët. Ju e shpërndani predikimin e tij.
  224. Kjo është një gjë shumë serioze.
  225. Ai ka qenë një nga komandantët kryesor në okupimin e dytë të Irakut.
  226. Ju po mendoni, " Oh Zot, nëse ky njeri po flet kështu,
  227. atëherë të gjithë ushtarët modeomos flasin të njejtën gjë."
  228. Dhe kjo fjalë këtu,
  229. George Bush, e ka quajtur këtë luftë një kryqëzatë.
  230. E Amerikanët e shohin këtë gjë sikur, "Ah, kryqëzata.
  231. Eh, çfare po di unë."
  232. Por ju e dini se çfare do të thotë kjo fjalë.
  233. Do të thotë luftë e shenjtë kundër muslimanëve.
  234. Shiko, do të thotë: pushtoni, nënshtroni ata dhe grabisni burimet e tyre.
  235. Nëse nuk nënshtrohen, vritini.
  236. Kjo është e gjitha.
  237. E ju po mendoni, "Oh Zoti im, të krishterët po vijnë të na vrasin."
  238. Kjo është tmerruese.
  239. Ju ndjeheni të tmerruar. Natyrisht që ndjeheni të tmerruar.
  240. E ky person, Terry Jones:

  241. Dua te them qe ky njeri dëshiron të djeg Kuranin.
  242. E qëndrimi i amerikanëve është që "Ky njeri është i marrë.
  243. Ai është një ish menaxher i një hoteli;
  244. ai ka disa anëtarë në kishën e tij."
  245. Ata e përqeshin. Por ju nuk e përqeshni.
  246. Sepse në kontekst të gjerë,
  247. çdo gjë ka kuptim.
  248. Dua te them qe, kjo është menyra se si amerikanët e kuptojnë,
  249. prandaj njerëzit në gjithë Lindjen e Mesme, jo vetëm në vendin tuaj,
  250. po protestojnë.
  251. "Ai dëshiron ta djeg Kuranin, librin tonë të shenjtë.
  252. Këta të krishterë, kush janë këta të krishterë?
  253. Ata janë aq të ligj, ata janë aq të poshtër --
  254. kjo është ajo se çfare janë ata."
  255. Kjo është ajo që ju mund të mendoni si një arab musliman,
  256. si një irakian.
  257. Natyrisht se kjo është se çfare mendoni.
  258. E pastaj kusheriri juaj,

  259. ju fton te shihni një faqe në internet.
  260. Kusheri, duhesh patjetër ta shohësh-- Kamp stërvitjeje për Bibël.
  261. Këta të krishterë janë çmendur.
  262. Ata po i stërvisin fëmijet e tyre të vegjël që të bëhen ushtarë të Jezusit.
  263. Ata i marrin këta fëmijë e ju servojnë gjëra të tilla
  264. e mësojnë si të ju adresohen njerëzve, "Zotëri, po Zotëri" (adresime ushtarake)
  265. po ashtu si të hedhin granata, si të kujdesen e mirëmbajnë armët e zjarrit.
  266. Ata shohin këtë faqe në internet.
  267. Në të shkruan "Ushtria e Shteteve të Bashkuara.
  268. Këta të krishterë janë të çmendur, Si mund t'ja bëjnë këtë fëmijëve të tyre të vegjël?"
  269. Dhe ju po lexoni në këtë faqe interneti.
  270. Natyrisht, dikush apo edhe të krishterët në Shtetet e Bashkuara,
  271. thonë: "Ah, po kjo qenka një kishë tejet e vogël në një vend të humbur."
  272. Por ju nuk e dini këtë gjë.
  273. Për juve, të gjithë të krishterët janë njësoj.
  274. E kanë vendosur në internet, Kampi i stërvitjes për Bibël.
  275. E ju e vëreni se:
  276. ata i stërvisin fëmijët e tyre--
  277. në mënyrën e njejtë se si stërviten marinsat e Shteteve të Bashkuara.
  278. A nuk është kjo interesante.
  279. Dhe kjo ju frikëson, dhe ju tmerron.
  280. Ju i shihni këta persona.

  281. Shikoni, Unë, Sam Richards, e di kush janë këta persona.
  282. Ata janë studentët e mi, miqtë e mi.
  283. E di se çfare po mendoni: "Ju nuk e dini këtë gjë."
  284. Kur ju i shihni ata,
  285. ata janë diçka tjetër, diçka tjetër.
  286. Ja çka janë ata për ju.
  287. Ne në SH.B.A nuk i shohim në atë mënyrë,
  288. por ju po.
  289. Kështu që.
  290. Natyrisht që ju gaboheni.
  291. Ju po i gjeneralizoni. Kjo është e gabueshme.
  292. Ju nuk i kuptoni amerikanët.
  293. Ky nuk është një okupim i krishterëve.
  294. Ne nuk brengosemi vetëm për naftën, por edhe për çështje tjera.
  295. Ju po gaboheni. Ju e keni humbur kete.
  296. Kuptohet, shumica prej jush nuk e keni mbështetur këtë pushtim;
  297. ju nuk i mbështetni vrasjen e amerikanëve;
  298. ju nuk i mbështetni terroristët.
  299. Natyrisht që jo. Shumë pak njerëz janë mbështetës të këtyre gjërave.
  300. Por disa prej juve po.
  301. E kjo është vetëm një perspektivë.
  302. Në rregull, tani do të bëjmë diçka.
  303. Do të dalim nga kjo lëkurë,

  304. nga ku jemi tani
  305. e do të kthehemi tek lëkura jonë.
  306. Pra të gjithë jemi kthyer prapa.
  307. Tani fillon eksperimenti radikal.
  308. Tani pra jemi kthyer aty ku ishim.
  309. Kjo fotografi: kjo grua,
  310. më besoni, mund ta bashkëndjej.
  311. Une e ndjej ate.
  312. Ajo është motra ime,
  313. gruaja ime, kusherira ime, fqinja ime.
  314. Ajo mund të jetë kushdo për mua.
  315. Këta njerëz në këtë fotografi, të gjithë ata.
  316. Unë e ndjej këtë fotografi.
  317. Kjo është ajo se cfare dua që ju të bëni.
  318. Le të kthehemi tek shembulli im i parë për Kinezët.

  319. Dua që ju të ktheheni po aty.
  320. Gjithçka është rreth thëngjillit, dhe se kinezët janë këtu në Shtetet e Bashkuara.
  321. Dhe dua që ju ta paramendoni atë si një grua kineze
  322. duke e marr flamurin kinez
  323. sepse të dashurit e saj kanë vdekur në Amerikë
  324. në kryengritjet e thëngjillit.
  325. Dhe ushtarët janë kinezë.
  326. dhe se gjithkush tjetër është kinez.
  327. Si një amerikan, si do të ndjeheshit për këtë fotografi?
  328. Si do të ndjeheshit për këtë skenë?
  329. Në rregull të provojmë diçka. Kthejeni prapa.

  330. Këtu kemi një skenë.
  331. Gjendet një amerikan, ushtarë amerikanë,
  332. grua amerikane e cila ka humbur të dashurin e saj
  333. në Lindjen e Mesme -- në Irak apo Afganistan.
  334. Tani, vendoseni veten në lëkurën e saj,
  335. kthehuni prapa tek
  336. një arab musliman që jeton në Irak.
  337. Cfare po ndjeni e mendoni
  338. për këtë fotografi,
  339. për këtë grua?
  340. Në rregull.

  341. Tani më ndiqni mua
  342. sepse do të ndërmarr diçka të rrezikshme.
  343. Dhe do t'ju ftoj juve të ndërmirrni këtë rrezik me mua.
  344. Këta zotërinj këtu, ata janë kryengritës.
  345. Ata janë zënë nga ushtarët amerikanë,
  346. duke tentuar të vrisnin amerikanët.
  347. Ndoshta ia kanë arritur qëllimit. Ndoshta jo.
  348. Vendoseni veten në lëkurën
  349. e atyre amerikanëve që i kanë zënë ata.
  350. A mund ta ndjeni tërbimin?
  351. A mund të ndjeni se ju vetem doni te merrni këta njërez
  352. e t'ju këpusni qafën?
  353. A mund ta paramendoni?
  354. Nuk do të ishte aq e vështirë.
  355. Ju jeni te mahnitur.
  356. Tani vendoseni veten në lëkurën e tyre.
  357. A janë ata vrasës të pamëshirshëm
  358. apo mbrojtës atdhedashës?
  359. Cila prej tyre?
  360. A mund ta ndjeni zemërimin e tyre,
  361. frikën e tyre,
  362. tërbimin e tyre
  363. në atë se çka i ka ndodhur vendit të tyre?
  364. A mund ta paramendoni
  365. se ndoshta ndonjëri prej tyre në atë mëngjes
  366. i ka përqafuar fëmijët e tyre
  367. dhe i ka thënë, "Të dashurit e mi, do të kthehem më vonë.
  368. Unë po shkoj të mbroj lirinë e jetët tuaj.
  369. Unë do t'ju mbroj juve,
  370. dhe te ardhmen e këtij vendi."
  371. A mund ta imagjinoni kete?
  372. A mund ta imagjinoni veten duke thënë të njejtat fjalë?
  373. A e keni të mundur?
  374. Cfare mendoni ju se po ndjejne ata?
  375. Shikoni, kjo është dhembshuria..
  376. E po ashtu edhe te kuptuarit.
  377. Tani ju mund të pyesni,

  378. "Në rregull Sam, përse ju bëni gjëra të tilla?
  379. Përse merrni këtë shembull prej të gjitha shembujve?"
  380. E unë them, sepse....sepse.
  381. Ju e keni atë të drejtë ti urreni këta njerëz.
  382. Vetëm ti urreni
  383. me çdo qelizë të qenies suaj.
  384. Dhe nëse unë mund të arrij t'ju
  385. vendos në lëkurat e tyre
  386. e të ndjeni pak,
  387. së paku vetëm pak,
  388. atehere mendoni llojin e analizës sociologjike
  389. që mund ti bëni në të gjitha aspektet e tjera të jetës suaj?
  390. Nëse edhe vetëm në sasi të vogla
  391. ju mund të jeni në gjendje të kuptoni
  392. përse dikush vozit në shpejtësi prej 40 milje për orë
  393. në shiritin tejkalues,
  394. apo birin tuaj adoleshent,
  395. apo fqinjin tuaj i cili ju bezdis
  396. çdo të diele duke shkurtuar barin e tij.
  397. Sidoqoftë, ju mund të arrini shumë.
  398. E kjo është se çfarë ju them studentëve të mi:
  399. dilni nga bota e juaj e vogël.
  400. Hyni në botën e vogël
  401. të dikujt tjetër.
  402. Ju mund ta bëni këtë gjë shumë herë.
  403. Dhe papritmas, gjithë këto botëra të vogla,
  404. do të mblidhen në një rrjetë të tërësishme.
  405. Dhe do ta ndërtojnë një botë të madhe të tërësishme.
  406. Dhe papritmas, pa e kuptuar,
  407. ju do ta shihni botën ndryshe.
  408. Gjithçka ka ndryshuar.
  409. Gjithçka në jetën tuaj ka ndryshuar.
  410. Dhe natyrisht, ky ishte edhe qëllimi.
  411. Paramendoni jetët e te tjerëve,

  412. vizionet e te tjerëve.
  413. Dëgjoni njerëzit e tjerë,
  414. shkolloni veten.
  415. Nuk po them
  416. që i mbështes terroristët në Irak,
  417. por si sociolog,
  418. ajo cfare po them
  419. është që i kuptoj.
  420. E tani ndoshta---ndoshta -- edhe ju po ashtu.
  421. Ju faleminderit.

  422. (Duartrokitje)