Albanian subtitles

← Një rrugë drejt arsimit të lartë dhe punësimit për refugjatët

Get Embed Code
59 Languages

Showing Revision 5 created 11/02/2020 by Helena Bedalli.

  1. Saida Aden Said: Kam akoma
    këtë imazh të tmerrshëm në mendjen time
  2. Shihja njerëz duke u rrëzuar,
  3. të shtëna.
  4. Isha e tmerruar.
  5. Me të vërtetë, unë qaja shumë.
  6. Dikush që njihte babain dhe nënën time
    më kapi dorën dhe tha:
  7. "Shkojmë! Shkojmë! Shkojmë!"
  8. Dhe unë thoja, "Ku është nëna ime?
    Nëna ime? Nëna ime?
  9. Noria Dambrine Dusabireme:
    Gjatë netëve ne do të dëgjonim të shtëna,

  10. do të dëgjonim armë.
  11. Zgjedhjet supozohej të ndodhnin.
  12. Kishte të rinj që shkonin në rrugë,
  13. ata po bënin grevë.
  14. Dhe shumica e të rinjëve vdiqën.
  15. SAS: Hipëm në një automjet .

  16. Ishte i mbushur.
  17. Njerëzit po iknin për jetët e tyre.
  18. Në këtë mënyrë unë ika nga Somalia.
  19. Nënës sime i mungova.
  20. Askush nuk i tregoi se ku shkova.
  21. NDD: Fakti se
    ne nuk shkonim në shkollë

  22. nuk mund të shkonim në market,
    ishim thjesht të bllokuar në shtëpi
  23. më bëri të kuptoj se nëse kam një mundësi
    për të arritur diqka më të mirë,
  24. unë mund ta ndërmerrja atë
    dhe të kisha një të ardhme më të mirë.
  25. (Muzikë)

  26. Ignazio Matteini: Globalisht,
    shpërngulja e njerëzve në botë

  27. është duke u rritur.
  28. Tani ekzistojnë pothuajse 60 milion
    njerëz të shpërngulur në botë.
  29. Dhe fatkeqësisht, nuk ndalen.
  30. Chrystina Russell: Unë mendoj se
    komuniteti humanitar

  31. ka filluar të kuptoj
    nga hulumtimet dhe realiteti
  32. se ne po flasim rreth
    një problemi shumë më të përhershëm.
  33. Baylie Damtie Yeshita: Këta student,
    kanë nevojë për një arsimim të lartë,

  34. një diplomë që mund ta përdorin.
  35. Nëse studentët tani jetojnë në Rwanda,
  36. nëse rilokalizohen,ata akoma
    mund të vazhdojnë studimet e tyre.
  37. Akoma, diploma e tyre
    është e shfrytëzueshme, kudo që janë.
  38. CR: Projekti ynë i guximshëm
    ishte të testonte realisht

  39. Lëvizjen Edukative Globale
    të Universitetit Hampshire të Ri Jugor
  40. aftësia në shkallë,
  41. të sjellë diplomën Bachelor
    dhe rrugën drejt punësimit
  42. për refugjatët dhe ata që përndryshe nuk
    do të kishin qasje në edukimin e lartë.
  43. SAS: Ishte thuajse e pamundur,
    si një refugjate,

  44. të vazhdoja edukimin tim
    dhe të krijoja karrierën time.
  45. Emri im është Saida Aden Said,
  46. unë jam nga Somalia.
  47. Isha nëntë vjeqare
    kur erdha në Kakuma,
  48. dhe fillova shkollimin
    në moshën 17 vjeqare.
  49. Tani jam duke studiuar
    në nivelin Bachelor
  50. me SNHU.
  51. NDD: Emri im është
    Noria Dambrine Dusabireme.

  52. Unë po studioj nivelin bachelor
    për artin në komunikim
  53. me një koncentrim në biznes.
  54. CR: Ne po i shërbejmë studentëve
    përgjatë pesë vendeve të ndryshme:

  55. Libani, Kenia, Malawi,
    Ruanda dhe Afrika e Jugut.
  56. Vërtetë krenar që kemi 800 AA nivele
    në mbi 400 bachelor të diplomuar
  57. dhe afër 1000 studentë
    të regjistruar tani.
  58. Pra, magjia është se ne po i adresojmë
    jetët e refugjatëve ashtu si ekzistojnë.

  59. Nuk ka klasa.
  60. Nuk ka ligjërata.
  61. Nuk ka data të caktuara.
  62. Nuk ka provime përfundimtare.
  63. Ky nivel është i bazuar
    në kompetenca, dhe jo i detyruar me kohë.
  64. Ju zgjidhni kur filloni projektin tuaj.
  65. Ju zgjidhni si do t'i qaseni.
  66. NDD: Kur hapni platformën,
    këtu mund të shihni qëllimet.

  67. Nën secilin qëllim,
    ne mund të gjejmë projekte.
  68. Kur hapni një projekt,
    ju merrni kompetencat
  69. që ju duhet të zotëroni,
  70. udhëzimet
  71. dhe pasqyrën e projektit.
  72. CR: Salca e fshehtë e SNHU

  73. kombinon mësimin në internet
    të bazuar në kompetenca
  74. me mësimin ballë për ballë
    me partnerët
  75. për të ofruar
    të gjithë mbështetjen e gjithanshme.
  76. Kjo përfshin udhëzime akademike.
  77. Kjo do të thotë mbështetje psikosociale,
  78. mbështetje mjekësore,
  79. dhe gjithashtu është
    mbështetje për punësimin,
  80. duke rezultuar në 95% diplomim,
  81. dhe 88% punësim.
  82. NDD: Unë jam një praktikante
    e menaxhimit të mediave sociale.

  83. Lidhet me drejtimin e komunikimit
    që studioj.
  84. Kam mësuar shumë
    jashtë projektit dhe nga bota reale.
  85. CR: Praktika e strukturuar
    është një mundësi

  86. për studentët të praktikojnë
    aftësitë e tyre,
  87. në përdorim të krijimit të lidhjes
    mes praktikës
  88. dhe nje mundësie të mëvonshme pune.
  89. (Muzikë)

  90. Ky është një model
    që ndalon vendosjen e kohës

  91. dhe politikave
    dhe procedurave universitare
  92. dhe në vend të kësaj vendos
    studentin në qendër.
  93. IM: Modeli SNHU është një mënyrë
    e shkëlqyeshme për të shkundur pemën.

  94. Shume e madhe.
  95. Është një veprim i shkëlqyeshëm për
    mënyrën tradicionale të arsimit të lartë.
  96. BDY: Kjo mund të ndryshojë
    jetën e studentëve

  97. në komunitetet e cenueshme dhe
    të refugjatëve.
  98. NDD: Nëse marr diplomën time,

  99. mund të kthehem
    dhe të punoj kudo që dua.
  100. Unë me vetëbesim mund të filloj
    masterin në gjuhën angleze,
  101. kjo është diçka që nuk
    do të mund ta imagjinoja më parë.
  102. Unë me të vërtetë kam besim dhe
    aftësitë e nevojshme
  103. për t'u marrë me punë,
  104. pa pasur frikë se
    s'do t'ja dilja dhe do dështoja.
  105. SAS: Unë gjithmonë kam dashur
    të punoj me komunitetin.

  106. Unë dua të themeloj
    një organizatë jofitimprurëse.
  107. Ne mbrojmë edukimin e grave.
  108. Unë dua të behem dikush
    që është, si ,një ambasador
  109. dhe t'i inkurajoj ata
  110. duke thënë se nuk është
    kurrë vonë që ata të mësojnë.
  111. Është një ëndërr.