Mrekullitë e botës molekulare, të animuara
-
0:02 - 0:04Unë jetoj në Utah,
-
0:04 - 0:07një vend i njohur për peizazhet
natyrale më magjepsëse -
0:07 - 0:09në këtë planet.
-
0:09 - 0:13Është e lehtë të mbushesh me emocion
nga këto pamje mahnitëse, -
0:13 - 0:17dhe të magjepsesh nga këto
formacione në dukje jashtëtokësore. -
0:17 - 0:20Si shkencëtare, më pëlqen
shumë të vëzghoj natyrën. -
0:20 - 0:22Por si biologe qelizore,
-
0:22 - 0:25më intereson më shumë
të kuptuarit e natyrës -
0:25 - 0:27në një shkallë shumë më të vogël.
-
0:28 - 0:31Unë jam animatore molekulare
dhe punoj me studiues të tjerë -
0:31 - 0:34për të krijuar vizualizime
molekulash që janë kaq të vogla, -
0:34 - 0:35sa në thelb, janë të padukshme.
-
0:35 - 0:38Këto molekula janë më të
vogla se gjatësia e valës së dritës, -
0:38 - 0:40që do të thotë se s'mund
t'i shohim dot direkt -
0:40 - 0:42edhe me mikroskopët më të mirë optikë.
-
0:42 - 0:45Pra, si mund të krijoj
vizualizime të gjërave -
0:45 - 0:47që janë aq të vogla sa s'mund t'i shohim?
-
0:47 - 0:49Shkencëtarët, si bashkëpunuesit e mi,
-
0:49 - 0:52mund të shpenzojnë të gjithë
karrierën e tyre profesionale -
0:52 - 0:54për të kuptuar
një proces molekular. -
0:54 - 0:56Për ta bërë këtë, ata kryejnë
një sërë eksperimentesh -
0:56 - 0:59që na mësojnë një
pjesë të vogël të enigmës. -
0:59 - 1:02Një tjetër lloj eksperimenti,
mund të na tregojë për formën -
1:02 - 1:04e një proteine, ndërsa një tjetër
-
1:04 - 1:06me ç'proteina
të tjera bashkëvepron -
1:06 - 1:08dhe një tjetër na tregon
se ku gjendet në qelizë. -
1:08 - 1:12Të gjitha këto copëza informacioni, mund
të përdoren për të dalë me një hipotezë, -
1:12 - 1:16një histori, në thelb, se si
një molekulë mund të funksionojë. -
1:17 - 1:21Detyra ime është t'i marr këto ide
dhe t'i shndërroj në një animacion. -
1:21 - 1:22Kjo mund të jetë e ndërlikuar,
-
1:22 - 1:25pasi rezulton se këto molekula
bëkan gjëra shumë të çuditshme. -
1:25 - 1:29Por këto animacione mund të jenë
shumë të dobishme për studiuesit -
1:29 - 1:32për të përcjellë idetë e tyre, mbi
mënyrën si funksionojnë molekulat. -
1:32 - 1:35Ata mund të na lejojnë madje
ta shohim botën molekulare -
1:35 - 1:36përmes syve të tyre.
-
1:36 - 1:38Do të doja t'ju tregoja disa animacione,
-
1:38 - 1:42një tur të shkurtër të asaj çfarë
gjykoj se janë disa nga mrekullitë -
1:42 - 1:44e natyrës së botës molekulare.
-
1:44 - 1:46Së pari, kjo është një qelizë imunitare.
-
1:46 - 1:48Këto lloj qelizash duhet
të vijnë vërdallë trupit tonë -
1:48 - 1:52në mënyrë që të gjejnë
pushtues si bakteret patogjene. -
1:52 - 1:55Kjo lëvizje fuqizohet nga një prej
proteinave të mia të preferuara -
1:55 - 1:56e quajtur aktin,
-
1:56 - 1:58e cila është pjesë
e të ashtuquajturit citoskelet. -
1:58 - 2:00Ndryshe nga skeletët tanë,
-
2:00 - 2:04filamentet e aktinës ndërtohen dhe
shpërbëhen në mënyrë të vazhdueshme. -
2:04 - 2:07Citoskeleti i aktinës luan një rol
tepër të rëndësishëm në qelizat tona. -
2:07 - 2:09I mundëson atyre të ndryshojnë formë,
-
2:09 - 2:11të lëvizin, të ngjiten në
sipërfaqe të ndryshme -
2:12 - 2:14dhe gjithashtu të asgjësojnë baktere.
-
2:14 - 2:17Aktina është pjesë
edhe e një lloj lëvizjeje tjetër. -
2:17 - 2:20Në qelizat muskulore, strukturat
e aktinës formojnë këto filamente -
2:20 - 2:21të rregullta që duken si pëlhurë.
-
2:21 - 2:24Kur muskujt tanë tkurren,
këto filamente vijnë sëbashku -
2:24 - 2:26dhe kthehen prapë në
pozicionin e mëparshëm -
2:26 - 2:28kur muskujt tanë shtrihen.
-
2:28 - 2:31Pjesë të tjera të citosekletit,
në këtë rast mikrotubat, -
2:31 - 2:34janë përgjegjës për trasportin
në distanca të largëta. -
2:34 - 2:36Mund të themi që janë
autostrada qelizore -
2:36 - 2:40që përdoren për të lëvizur gjëra
nga njëra anë e qelizës në tjetrën. -
2:40 - 2:43Ndryshe nga rrugët tona,
mikrotubat rriten dhe tkurren, -
2:43 - 2:44duke u shfaqur kur nevojiten
-
2:44 - 2:46dhe duke u zhdukur kur puna është kryer.
-
2:46 - 2:49Versioni molekular i gjysmërimorkiove
-
2:49 - 2:52janë proteinat e quajtura
proteinat motorike -
2:52 - 2:54që mund të ecin përgjatë mikrotubave,
-
2:54 - 2:57duke tërhequr ndonjëherë,
ngarkesa të mëdha pas tyre -
2:57 - 2:59si për shembull organele.
-
2:59 - 3:01Kjo proteinë motorike
në veçanti, njihet si dinein -
3:01 - 3:04dhe dihet se mund të
punojë në grupe -
3:04 - 3:07që duken, sipas meje të paktën,
si karrocë kuajsh. -
3:07 - 3:11Siç e shihni, qeliza një mjedis tepër
dinamik dhe gjithnjë në ndryshim, -
3:11 - 3:15ku objekte ndërtohen dhe shpërbëhen
në mënyrë të vazhdueshme. -
3:15 - 3:16Por, disa nga këto struktura
-
3:16 - 3:19janë më të vështira për tu
shpërbërë se disa të tjera -
3:19 - 3:20dhe duhet të thirren
forcat speciale -
3:20 - 3:24në mënyrë që këto struktura
të shpërbëhen në kohë. -
3:24 - 3:26Kjo detyrë kryhet pjesërisht
nga proteina të tilla. -
3:26 - 3:28Këto proteina në formë gjevreku,
-
3:28 - 3:30prej të cilave ka një
shumëllojshmëri -
3:30 - 3:32në qelizë, të gjitha punojnë
në shpërbërjen -
3:32 - 3:35e strukturave duke tërhequr secilën
proteinë përmes një vrime qëndrore. -
3:35 - 3:38Kur këto proteina nuk punojnë si duhet,
-
3:38 - 3:41llojet e proteinave që duhet të shpërbëhen
-
3:41 - 3:43ndonjëherë mund të ngjiten
sëbashku dhe bashkohen -
3:43 - 3:47dhe kjo mund të sjellë sëmundje të
tmerrshme, si Alzheimer-i. -
3:47 - 3:49Le t'i hedhim një sy bërthamës,
-
3:49 - 3:52e cila përmban gjenomën tonë
në formën e ADN-së. -
3:52 - 3:54Në çdo qelizë tonën,
-
3:54 - 3:58një sërë proteinash kujdesen dhe
mirëmbajnë ADN-në tonë. -
3:58 - 4:01ADN-ja mbështillet rreth këtyre
proteinave, të quajtura histone -
4:01 - 4:05që mundësojnë qelizat të paketojnë,
sasi të mëdha ADN-je në bërthamë. -
4:05 - 4:08Këto makinizma quhen
rimodelues kromatik, -
4:08 - 4:11dhe ata punojnë duke shtyrë ADN-në
-
4:11 - 4:12përreth këtyre histoneve
-
4:12 - 4:16dhe lejojnë pjesë të tjera
ADN-je të dalin në pah. -
4:16 - 4:19Kjo ADN mund të njihet
nga mekanizma të tjerë. -
4:19 - 4:22Në këtë rast, ky mekanizëm
i madh molekular -
4:22 - 4:24po kërkon një segment ADN-je
-
4:24 - 4:26që t'i tregojë se është
fillimi i një gjeni. -
4:26 - 4:28Sapo e gjen një segment,
-
4:28 - 4:30i nënshtrohet një sërë
ndryshimesh forme, -
4:30 - 4:33gjë që e mundëson të sjellë
një tjetër mekanizëm -
4:33 - 4:37që më pas lejon një gjen të
aktivizohet ose të transkiptohet. -
4:37 - 4:40Ky duhet të jetë një proces
i rregulluar shumë rreptësisht, -
4:40 - 4:43sepse aktivizimi i gjenit të gabuar
në kohën e gabuar -
4:43 - 4:45mund të sjellë pasoja shkatërrimtare.
-
4:45 - 4:48Shkencëtarët janë tani në gjendje të
përdorin mekanizma proteinik -
4:48 - 4:50për të modifikuar gjenoma.
-
4:50 - 4:52Jam e sigurt, të gjithë ju keni
dëgjuar për CRISPR. -
4:52 - 4:55CRIPSR shfrytëzon
një proteinë të njohur is Cas9, -
4:55 - 4:58e cila mund të ndërtohet që
të njohë dhe presë -
4:58 - 5:00një sekuencë tepër specifike të ADN-së.
-
5:00 - 5:02Te ky shembull,
-
5:02 - 5:06dy proteina Cas9 po përdoren për të
prerë një pjesë ADN-je problematike. -
5:06 - 5:09Për shembull, një pjesë e gjenit
që mund të sjellë një sëmundje. -
5:09 - 5:11Më pas përdoret
mekanizmi qelizor -
5:11 - 5:14për të ngjitur dy skajet e
ADN-së prapë bashkë. -
5:14 - 5:15Si animatore molekulare,
-
5:15 - 5:19një nga sfidat më të mëdha është
të përfytyruarit e të panjohurës. -
5:19 - 5:22Të gjitha animacionet që ju kam
treguar përfaqësojnë hipoteza, -
5:22 - 5:24atë çka mendojnë
bashkëpunuesit e mi si funksionon -
5:24 - 5:27një proces, bazuar në
informacionin më të mirë që kanë. -
5:27 - 5:29Por, për shumë procese molekulare,
-
5:29 - 5:32jemi ende në hapat e parë
të të kuptuarit të gjërave, -
5:32 - 5:33dhe ka shumë për të mësuar.
-
5:33 - 5:34E vërteta është se
-
5:34 - 5:38këto botë të padukshme molekulare
janë të gjera dhe të pashkelura. -
5:39 - 5:42Për mua, këto peizazhe molekulare
-
5:42 - 5:45janë po aq interesante për tu
eksploruar sa edhe një botë natyrale -
5:45 - 5:47të cilën mund ta shohim përreth nesh.
-
5:47 - 5:49Faleminderit.
-
5:49 - 5:52(Duartrokitje)
- Title:
- Mrekullitë e botës molekulare, të animuara
- Speaker:
- Janet Iwasa
- Description:
-
Disa struktura biologjike janë aq të vogla sa shkencëtarët nuk mun t'i shohin as me mikroskopët më të fuqishëm. Këtu, Janet Iwasa, animatore molekulare dhe TED Fellow, fillon të tregohet krijuese. Eksploro botë të gjera molekulare, ndërsa ajo ndan me ju animacione mahnitëse që përfytyrojnë se si ato mund të funksionojnë.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 06:05
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for The wonders of the molecular world, animated | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for The wonders of the molecular world, animated | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for The wonders of the molecular world, animated | |
![]() |
Alba Gumbardhi edited Albanian subtitles for The wonders of the molecular world, animated |