VS Ramashandran: Neuronet që i dhanë formë civilizimit.
-
0:00 - 0:03Kam dëshirë t'ju flas sot për trurin njerzor.
-
0:03 - 0:05Të cilin ne e studiojmë tek Universiteti i Kalifornisë.
-
0:05 - 0:07Thjesht mendohuni një sekond për këtë problem.
-
0:07 - 0:10Këtu kemi një masë mishi, rreth tre paund,
-
0:10 - 0:12të cilin mund ta mbani në pëllëmbën e dorës.
-
0:12 - 0:16Por që mund të parashikoj pafundësinë e hapsirës ndëryjore.
-
0:16 - 0:18Mund të parashikoj kuptimin e domethënies së paufndsisë.
-
0:18 - 0:21Të bëj pyetje mbi arsyen e vet-ekzistencës
-
0:21 - 0:23përreth natyrës së Zotit.
-
0:23 - 0:25Dhe kjo është me të vërtet gjëja më mahnitëse në botë
-
0:25 - 0:28Është misteri më i madh me të clilin njerzit përballen
-
0:28 - 0:30Po si ndodh e gjitha kjo?
-
0:30 - 0:32Truri, siç e dini, është i përbërë prej neuroneve.
-
0:32 - 0:34Këtu po shohim neurone.
-
0:34 - 0:37Ka 100 miliard neurone në trurin e një njeriu të rritur.
-
0:37 - 0:40Dhe çdo neuron bën 1,000 deri në 10,000 kontakte.
-
0:40 - 0:42Me neurone të tjerë në tru
-
0:42 - 0:44Dhe bazuar mbi këtë njerzit kanë llogaritur
-
0:44 - 0:47Që numri i llogarive dhe kombinimeve në tru
-
0:47 - 0:50Është më i madh se numri i gjithë grimcave elementare në univers
-
0:50 - 0:52Po si mund ta studiosh trurin?
-
0:52 - 0:54Një mënyrë është të vëzhgosh pacientë të cilët kanë patur dëmtime
-
0:54 - 0:57Në pjesë të ndryshme të trurit, dhe të studiosh ndryshimet në sjellje
-
0:57 - 0:59Për këtë fola në TED-in tim të fundit
-
0:59 - 1:01Sot do të flas për një rrugë tjetër
-
1:01 - 1:03E cila merret me vendosjen e elektrodave në pjesë të ndryshme të trurit
-
1:03 - 1:07Dhe aktualisht rekordon aktivitetin e qelizave individuale në tru
-
1:07 - 1:11Përgjon në një far mënyre veprimatrinë e qelizave nervore në tru.
-
1:11 - 1:14Një zbulim që është bërë tani afër
-
1:14 - 1:16nga kërkues në Parma, Itali
-
1:16 - 1:19Giacomo Rizzolati dhe kolegët e tij
-
1:19 - 1:21Është një grup neuronesh të cilat quhen neurone paqyrë,
-
1:21 - 1:24Të cilant ndodhen në pjesën e përparme të trurit në lobën frontale
-
1:24 - 1:26Tani, del që ka neurone
-
1:26 - 1:29Që quhen neurone të zakonshme për komandad e motorit të lobës frontale të trurit
-
1:29 - 1:31Dhe që njihen për mbi 50 vjet
-
1:31 - 1:34Këta neuron reagojnë kur personi kryen një veprim të caktuar
-
1:34 - 1:37Si për shembull, nëqoftëse unë zgjas dorën për të marrë një mollë,
-
1:37 - 1:41Një neuron i komandës së motorit në pjesën e parme të trurit do të aktivizohet.
-
1:41 - 1:44Nëse zgjas dorën për të tërhequr një objekt, një neuron tjetër do të reagoi
-
1:44 - 1:46Duke më komanduar mua ta tërheq objektin
-
1:46 - 1:48Këto quhen neurone që merren me lëvizjet dhe kanë qenë njohur për një kohë të gjatë
-
1:48 - 1:50Por ajo që Rizzolatti zbuloi ishte
-
1:50 - 1:52Një nëngrup të këtyre neuronëve,
-
1:52 - 1:54Që përfshinte mbase 20% të tyre, dhe që gjithashtu reagojnë
-
1:54 - 1:57Kur jam duke parë dikë tjetër duke kryer të njejtin veprim
-
1:57 - 2:00Atëhere, këtu kemi një neuron që aktivizohet kur zgjatem dhe kap diçka
-
2:00 - 2:03Por që gjithashtu aktivizohet kur shoh Xho duke u zgjatur dhe kapur diçka
-
2:03 - 2:05Dhe kjo është me të vërtet mahnitëse
-
2:05 - 2:07Sepse është sikur neuroni i përgjigjet
-
2:07 - 2:09Eksperiencës së tjetrit
-
2:09 - 2:13Është pothuajse sikur po kryen një stimulim virtual të realitetit
-
2:13 - 2:15Të veprimit të personit tjetër
-
2:15 - 2:18Tani, çfarë është domethënie e pranisë së neuroneve pasqyrë?
-
2:18 - 2:21Një arsye është se ata duhet të përfshihen në gjëra si imitimi dhe të emulacionit
-
2:21 - 2:24Sepse që të imitoj një veprim komplex
-
2:24 - 2:27Trurit tim i duhet të vëri veten në vend të tjetrit
-
2:27 - 2:29Pra, kjo gjë është e rendësishme kundrejt imitimit dhe emulacionit
-
2:29 - 2:31Po, mirë po kjo ç'rëndësi ka?
-
2:31 - 2:34Le ti hedhim një sy faqes tjetër të prezantimit
-
2:34 - 2:37Po, si e bëni imitimin? Pse është imitimi i rëndësishëm?
-
2:37 - 2:39Neuronet pasqyrë dhe imitimi, emulacioni.
-
2:39 - 2:43Tani, le ti hedhim një sy kulturës, fenomeni i kulturës njerzore
-
2:43 - 2:47Nëse shkoni mbrapa në kohë 75,000 deri në 100,000 vjet më parë
-
2:47 - 2:49Dhe vështroni evolucionin njerzor, del
-
2:49 - 2:52Që diçka me të vërtet shumë e rëndësishme ndodhi rreth 75,000 vjet më parë
-
2:52 - 2:54Dhe kjo është një zhvillim i befasishëm dhe shërndarje shumë e shpejt
-
2:54 - 2:57I një serie aftësish të cilat ju përkasin vetëm qënieve njerzore
-
2:57 - 2:59Si përshembull përdorimi i veglave
-
2:59 - 3:02Përdorimi i zjarrit, strehimi, dhe sigurisht gjuha,
-
3:02 - 3:04Dhe aftësia për të lexuar mendjen e një tjetri
-
3:04 - 3:06Dhe interpretimi i sjelljes së atij personi
-
3:06 - 3:08E gjitha kjo ndodhi relativisht shpejt
-
3:08 - 3:11Megjithëse truri njerzor kishte arritur madhësinë e tij të sotme
-
3:11 - 3:13Gati 300,000 deri në 400,000 vjet më parë,
-
3:13 - 3:15E gjitha kjo ndodhi shumë shpejt në 100,000 vitet e fundit.
-
3:15 - 3:18Dhe unë pretendoj se çfarë ka ndodhur ishte
-
3:18 - 3:21Një shfaqje e papritur e një sistemi shumë të sofistikuar neuronesh pasqyrë,
-
3:21 - 3:23I cili ju lejon juve të emuloni dhe imitoni veprimet e të tjerëve
-
3:23 - 3:27Kështu që kur kishte një zbulim aksidental të befasishëm
-
3:27 - 3:30Nga një antar i grupit, si psh. zbulimi i zjarrit
-
3:30 - 3:32Ose e ndonjë lloj vegle, nëvend që të harrohej
-
3:32 - 3:35Ajo përhapej shumë shpejt, horizontalisht përgjatë popullatës,
-
3:35 - 3:38Ose transmetohej vertikalisht, nëpër gjenerata
-
3:38 - 3:40Kështu që kjo solli papritmas evolucionin siç e përshkruan Lamarku
-
3:40 - 3:42Ndryshe nga Darvini
-
3:42 - 3:45Evolucioni Darvinian është i ngadaltë, kërkon qindra mijra vjet
-
3:45 - 3:47Një ariu polar, të arrij të prodhoj një lëkurë
-
3:47 - 3:50Do ti duhen mijra gjenerata, mbase 100,000 vjet
-
3:50 - 3:53Një njeriu, një fëmij, mund të shohi prindin
-
3:53 - 3:56Duke vrar një ari
-
3:56 - 3:59Duke i marrë lëkurën dhe më pas duke e përdorur si veshje për trupin e vet
-
3:59 - 4:01Dhe të gjithë këtë e mëson në një hap. Çfarë kërkoi nga ariut poar
-
4:01 - 4:03100,000 vjet për tu mësuar,
-
4:03 - 4:06Njeriu e mësoi për 5 ose 10 minuta
-
4:06 - 4:08Dhe më pas mbasi e mësoi këtë ajo përhapet
-
4:08 - 4:11Në proporcion gjeometrik nëpër popullsi
-
4:11 - 4:14Kjo është baza. Imitimi i aftësive komplekse
-
4:14 - 4:17Është ajo çfarë ne e quajmë kulturë dhe është baza e civilizimit
-
4:17 - 4:19Ka edhe një lloj tjetër neuroni pasqyrë
-
4:19 - 4:21I cili merret me diçka krejt ndryshe
-
4:21 - 4:23Dhe kjo është se ka neurone pasqyrë
-
4:23 - 4:26Ashtu siç ka neurone pasqyrë për veprimin, ka neurone pasqyrë për të prekurin.
-
4:26 - 4:28E thënë ndryshe, nëse dikush më prek mua,
-
4:28 - 4:30Neuroni i dorës sime në korteksin e ndjeshëm trupor
-
4:30 - 4:32Në rajonin e ndjeshëm të trurit aktivohet
-
4:32 - 4:35Por i njejti neuron në disa raste do aktivohet
-
4:35 - 4:37Kur unë thjesht shoh një njeri tjetër të preket
-
4:37 - 4:40Pra, po "ndien" prekjen që po i bëhet njeriut tjetër
-
4:40 - 4:42Pra, shumica e tyre do të aktivohen kur unë prekem
-
4:42 - 4:45Në vende të ndryshme. Neurone të ndryshëm për vende të ndryshme trupi
-
4:45 - 4:47Por një nëngrup prej tyre do të aktivohen edhe kur jam duke parë dikënd tjetër
-
4:47 - 4:49Duke u prekur në të njejtin vend
-
4:49 - 4:51Pra, këtu përsëri kemi neurone
-
4:51 - 4:53Të cilët "ndiejnë" veprimin mbi tjetrin
-
4:53 - 4:56Tani lind pyetja: Nëse unë thejsht jam duke e parë tjetrin duke u prekur,
-
4:56 - 5:00Pse nuk ngatërrohem dhe të ndiej atë prekje
-
5:00 - 5:02Thjesht vetëm duke parë dikënd të preket?
-
5:02 - 5:06E kam llafin, e ndiej prekjen e atij personit tjetër por jo në mënyre fizike
-
5:06 - 5:08Epo, kjo ndodh sepse keni receptor në lëkurën tuaj
-
5:08 - 5:10Receptor prekjeje dhe dhimbjeje, që përfundojnë në tru
-
5:10 - 5:13Dhe komunikojnë "Mos ki merak, nuk po të prek njeri".
-
5:13 - 5:16Si përfundim këto ndiejnë atë që ndien tjetri
-
5:16 - 5:18Por jo si një eksperiencë fizike siç është të prekurit
-
5:18 - 5:20Ndryshe do të ngatërroheshit dhe çdo gjë do bëhej çorbë
-
5:20 - 5:22Domethënë ka një kthim të sinjalit
-
5:22 - 5:24I cili vë veton përballë sinjalit të neuronit pasqyrë
-
5:24 - 5:27Dhe ju ndalon ju që ta ndieni prekjen
-
5:27 - 5:30Por nëse e presim krahun, ose thjesht e anastezojmë krahun tim,
-
5:30 - 5:32Pra me anë të një injektimi në krahun tim
-
5:32 - 5:34Anastezojmë gërshetimin nervor të krahut në mënyrë të tillë që krahu mpihet
-
5:34 - 5:36Dhe nuk ka ndjnjë që i vjen krahut
-
5:36 - 5:38Nëse tani unë shoh ty të prekesh,
-
5:38 - 5:40Unë e ndjej këtë fizikisht në dorën time
-
5:40 - 5:42E thënë ndryshe keni tretur barierën
-
5:42 - 5:44Midis jush dhe njerëzve të tjerë.
-
5:44 - 5:47Unë i quaj këta neurone Gandi, ose neurone të ndjeshëm.
-
5:47 - 5:48(Të qeshura)
-
5:48 - 5:51Dhe kjo nuk është në një formë metaforike abstrakte
-
5:51 - 5:53E gjitha çka ndan ty nga ai,
-
5:53 - 5:55Nga njeriu tjetër është lëkura juaj
-
5:55 - 5:59Hiq lëkurën dhe ju ndjeni prekjen e një njeriu tjetër në mëndjen tuaj
-
5:59 - 6:02E keni tretur barierën midis jush dhe njerzve të tjerë
-
6:02 - 6:04Dhe kjo sigurisht është baza e filozofisë Lindore
-
6:04 - 6:07Dhe kjo do të thotë që nuk ka vetvete independente
-
6:07 - 6:09Të veçuar nga njerzit e tjerë, që inspekton botën
-
6:09 - 6:11Inspekton njerëz të tjerë
-
6:11 - 6:14Jeni të lidhur në fakt jo vetëm nëpërmjet Facebookut dhe Internetit
-
6:14 - 6:17Por edhe nëpërmjet neuroneve
-
6:17 - 6:20Dhe në këtë dhomë ka zinxhire të tëra neuronesh që komunikojnë me njëri tjetrin.
-
6:20 - 6:22Dhe nuk ka ndonjë dallim të veçantë
-
6:22 - 6:24I konshiencës suaj dhe koshiencës së dikujt tjetër
-
6:24 - 6:26Dhe kjo nuk është filozofi kafeneje
-
6:26 - 6:29Por si rrjedhojë e kuptimit të neuroshkencës
-
6:29 - 6:32E zëmë se keni një pacient me një gjymtyr fantazëm. Nëse krahu është prerë
-
6:32 - 6:34Dhe keni një gjymtyr fantazëm, dhe sheh dikënd tjetër
-
6:34 - 6:36Që preket, ai ka për ta ndier në fantazmën e tij
-
6:36 - 6:38Tani gjëja më e befasishme është
-
6:38 - 6:41Nëse keni dhimbje në gjymtyrin fantazëm, dhe shtrëngoni dorën e dikujt tjetër
-
6:41 - 6:43Masazhimi në dorën e tjetrit
-
6:43 - 6:45Ju çliron nga dhimbja në dorën fantazëm
-
6:45 - 6:47Pothuajse sikur neuroni
-
6:47 - 6:49Po qetësohej vetëm
-
6:49 - 6:51Nga të parët e tjetrit duke ju bërë masazh
-
6:51 - 6:54Këtu, kam prezantimin tim të tretë
-
6:54 - 6:56Për shumë kohë njerzit i kanë parë shkencën
-
6:56 - 6:58Dhe shkencat shoqërore si të ndara
-
6:58 - 7:01C.P. Snow foli për dy kultura
-
7:01 - 7:03shkenca në një anë dhe shkencat shoqërore në tjetrën
-
7:03 - 7:05Asnjëherë s'kanë për tu bërë bashkë
-
7:05 - 7:07Unë ju them se sistemi i neuroneve pasqyrë përbën platformën
-
7:07 - 7:10Që t'ju lejoj të rimendoni për probleme si koshienca
-
7:10 - 7:12Presantimi i vetes
-
7:12 - 7:14Çfarë ju ndan ju nga njerëz të tjerë
-
7:14 - 7:16Çfarë ju lejon të ndieni atë që ndiejnë të tjerët
-
7:16 - 7:19Dhe gjithashtu edhe gjëra si shfaqja e kulturës dhe civilizimit
-
7:19 - 7:21Të cilat janë unike përsa i përket njerzve. Faleminderit
-
7:21 - 7:23(duartrokitje)
- Title:
- VS Ramashandran: Neuronet që i dhanë formë civilizimit.
- Speaker:
- Vilayanur Ramachandran
- Description:
-
Neuroshkencëtari Vilayanur Ramachandran nënvizon funksionet mahnitëse të neuroneve pasqyrë. Të zbuluar tani afër, këto neurone na lejojnë të mësojmë sjellje sociale komplekse, disa prej të cilave formuan themelet e civilizimit njerzor.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 07:25