Bruce Schneier: Mirazhi i sigurisë
-
0:00 - 0:02Atëherë, siguria është dy gjëra të ndryshme:
-
0:02 - 0:04është një ndjenjë, dhe është një realitet.
-
0:04 - 0:06E këto dallojnë nga njëra-tjetra.
-
0:06 - 0:08Mund të ndiheni i sigurt
-
0:08 - 0:10edhe kur nuk jeni i tillë.
-
0:10 - 0:12Dhe mund të jeni i sigurt
-
0:12 - 0:14edhe pse nuk ndiheni i tillë.
-
0:14 - 0:16Vërtet, kemi dy koncepte të ndryshme
-
0:16 - 0:18të projektuar drejt së njëjtës botë.
-
0:18 - 0:20Ajo çka dua të bëj në këtë trajtim
-
0:20 - 0:22është t'i ndaj ato veç e veç --
-
0:22 - 0:24për të parë se ku ndahen
-
0:24 - 0:26dhe se si konvergojnë.
-
0:26 - 0:28Gjuha këtu është vërtet një problem.
-
0:28 - 0:30Nuk ka dhe shumë fjalë të përshtatshme
-
0:30 - 0:33për konceptet që do të diskutojmë.
-
0:33 - 0:35Kështu, nëse e shihni sigurinë
-
0:35 - 0:37nën dritën e termave ekonomikë,
-
0:37 - 0:39është një heqje dorë nga diçka.
-
0:39 - 0:41Sa herë që përfitoni ndoca siguri,
-
0:41 - 0:43përherë hiqni dorë nga diçka.
-
0:43 - 0:45Si kur është fjala për një vendim personal --
-
0:45 - 0:47bie fjala kur vendosni të instaloni në shtëpi një alarm kundër hajnave --
-
0:47 - 0:50si për një vendim kombëtar -- kur vendosni të pushtoni një vend të huaj --
-
0:50 - 0:52diçka do të shkëmbeni,
-
0:52 - 0:55para, kohë, rehati, mundësi,
-
0:55 - 0:58ndoshta liri themelore.
-
0:58 - 1:01Dhe pyetja që duhet bërë kur mendoheni sipër diçkaje për sigurinë
-
1:01 - 1:04nuk është nëse kjo na bën më të sigurt,
-
1:04 - 1:07por nëse shkëmbimi është me leverdi apo jo.
-
1:07 - 1:09Keni dëgjuar këto vitet e shkuara,
-
1:09 - 1:11që bota është më e parrezikshme ngaqë Sadam Hyseni nuk është në pushtet.
-
1:11 - 1:14Kjo mund të jetë e vërtetë, por nuk është e ndonjë peshe kushedi.
-
1:14 - 1:17Pyetja është, a ia vleu?
-
1:17 - 1:20Dhe mund të dilni me vendimin tuaj,
-
1:20 - 1:22e mandej të vendosni nëse pushtimi ia vlejti a jo.
-
1:22 - 1:24Kjo është mënyra se si mendoni mbi sigurinë --
-
1:24 - 1:26në terma shkëmbimi.
-
1:26 - 1:29Tani, shpesh këtu nuk ka "drejt" apo "gabim".
-
1:29 - 1:31Disa prej nesh kanë sistem alarmi në shtëpi,
-
1:31 - 1:33dhe disa jo.
-
1:33 - 1:35Dhe kjo do të varej nga se ku banojmë,
-
1:35 - 1:37nëse banojmë vetëm apo kemi familje,
-
1:37 - 1:39sa gjëra me vlerë kemi,
-
1:39 - 1:41deri në ç'shkallë do të donim të pranonim
-
1:41 - 1:43rrezikun e vjedhjes.
-
1:43 - 1:45Në politikë gjithashtu,
-
1:45 - 1:47ka opinione të ndryshme.
-
1:47 - 1:49Shumë herë, këto heqje dorë
-
1:49 - 1:51lidhen me më tepër se thjesht sigurinë,
-
1:51 - 1:53dhe mendoj se kjo është vërtet e rëndësishme.
-
1:53 - 1:55Njerëzit kanë një intuitë natyrore
-
1:55 - 1:57për këto shkëmbime.
-
1:57 - 1:59Bëjmë përditë të tilla --
-
1:59 - 2:01mbrëmë në dhomën time në hotel,
-
2:01 - 2:03kur vendosa ta kyç dy herë derën,
-
2:03 - 2:05ose ju në makinën tuaj kur erdhët këtu,
-
2:05 - 2:07kur shkojmë për drekë
-
2:07 - 2:10dhe vendosim që ushqimi nuk është i helmuar dhe do ta hamë.
-
2:10 - 2:12Këto shkëmbime i bëjmë gjithë kohën
-
2:12 - 2:14disa herë në ditë.
-
2:14 - 2:16Shpesh as që i vëmë re.
-
2:16 - 2:18Thjesht janë pjesë e gjallimit tonë; kështu bëjmë të gjithë.
-
2:18 - 2:21Të gjitha speciet veprojnë kështu.
-
2:21 - 2:23Përfytyroni një lepur në arë, duke ngrënë bar,
-
2:23 - 2:26dhe lepuri papritmas sheh një dhelpër.
-
2:26 - 2:28Lepuri do të marrë një vendim sigurie:
-
2:28 - 2:30"Të rri, apo të bëhem tym?"
-
2:30 - 2:32Po ta mendojmë një çast,
-
2:32 - 2:35lepujt që janë të zotë në marrjen e këtij vendimi
-
2:35 - 2:37priren të rrojnë dhe të riprodhohen,
-
2:37 - 2:39ndërsa lepujt që nuk ia dalin dot
-
2:39 - 2:41do të bëhen pre ose do të ngordhin urie.
-
2:41 - 2:43Kështu që mund të mendonit
-
2:43 - 2:46se ne, si specie e suksesshme në planet --
-
2:46 - 2:48ju, unë, kushdo --
-
2:48 - 2:51jemi vërtet të zot për këto lloj vendimesh.
-
2:51 - 2:53Ja që, me sa duket, pareshtur,
-
2:53 - 2:56jemi dëshpërimisht të paaftë këtu.
-
2:56 - 2:59Dhe mendoj që në thelb, kjo është një çështje me interes.
-
2:59 - 3:01Do t'i përgjigjem shkurt.
-
3:01 - 3:03Përgjigja është: i përgjigjemi ndjenjës së sigurisë
-
3:03 - 3:06dhe jo realitetit.
-
3:06 - 3:09Tani, kjo, shumicën e kohës funksionon.
-
3:10 - 3:12Shumicën e kohës,
-
3:12 - 3:15ndjesia dhe realiteti janë e njëjta gjë.
-
3:15 - 3:17Sigurisht që kjo është e vërtetë
-
3:17 - 3:20për pjesën dërrmuese të prehistorisë njerëzore.
-
3:20 - 3:23Këtë aftësi e kemi zhvilluar
-
3:23 - 3:25ngaqë ka kuptim nga pikëpamja evolucionare.
-
3:25 - 3:27Një mënyrë për ta parë atë
-
3:27 - 3:29është që jemi shumë të specializuar
-
3:29 - 3:31për vendime lidhur me rreziqe
-
3:31 - 3:34që janë endemike për jetesën në grupe to vegjël familiarë
-
3:34 - 3:37në pllajat e Afrikës Lindore në vitet 100 000 para erës sonë --
-
3:37 - 3:40jo dhe aq për Nju Jorkun e 2010-s.
-
3:41 - 3:44Perceptimi i rrezikut mbart disa njëanëshmëri.
-
3:44 - 3:46Këtu mund të eksperimentohet goxha.
-
3:46 - 3:49Dhe mund të shihni disa njëanshmëri që ripërsëriten.
-
3:49 - 3:51Po ju tregoj katër të tilla.
-
3:51 - 3:54Priremi të mbivlerësojmë rreziqet spektakolare dhe të rralla
-
3:54 - 3:56dhe të mos peshojmë sa duhet rreziqet e rëndomta --
-
3:56 - 3:59bie fjala fluturimi kundrejt udhëtimit me automjete.
-
3:59 - 4:01E panjohura perceptohet
-
4:01 - 4:04më e rrezikshme se sa familjarja.
-
4:05 - 4:07Një shembull do të ishte,
-
4:07 - 4:10njerëzit kanë frikë se mos rrëmbehen nga të panjohur, ndërkohë që të dhënat
-
4:10 - 4:13mbështesin faktin që rrëmbimi nga persona të afërt është shumë më i shpeshtë.
-
4:13 - 4:15Në rastin e fëmijve.
-
4:15 - 4:18Së treti, rreziqet e veshur dikujt
-
4:18 - 4:21perceptohen si të ishin më të mëdhenj se rreziqet anonimë --
-
4:21 - 4:24pra Bin Laden është më i frikshëm sepse ka një emër.
-
4:24 - 4:26Dhe së katërti,
-
4:26 - 4:28njerëzit i nënvlerësojnë rreziqet
-
4:28 - 4:30në situata që i kanë nën kontroll
-
4:30 - 4:34dhe mbivlerësojnë ato të situatave që nuk i kanë nën kontroll.
-
4:34 - 4:37Kështu, pasi filloni të tymosni duhan ose të hidheni me parashutë,
-
4:37 - 4:39ua nënvlerësoni rreziqet.
-
4:39 - 4:42Nëse ju servirin një rrezik -- terrorizmi qe shembull i goditur --
-
4:42 - 4:45do ta mbivlerësonit, ngaqë nuk ndiheni se e keni nën kontroll.
-
4:47 - 4:50Ka një dorë njëanëshmërish të tilla, njëanëshmëri konjitive,
-
4:50 - 4:53që prekin vendimet tona në lidhje me rreziqet.
-
4:53 - 4:55Luan rol heuristika e të gatshmes
-
4:55 - 4:57që në thelb do të thotë
-
4:57 - 5:00probabilitetin e diçkaje e vlerësojmë nga shkalla
-
5:00 - 5:04se sa e lehtë është të sjellim në mendje raste të saj.
-
5:04 - 5:06Mund të përfytyroni si funksionon kjo.
-
5:06 - 5:09Nëse dëgjoni shpesh rreth sulmesh nga tigrat, i bie të ketë plot tigra përqark.
-
5:09 - 5:12Për sulme nga luanët nuk dëgjoni, i bie të mos ketë shumë luanë përqark.
-
5:12 - 5:15Kjo funksionon deri ditën që shpiket gazeta.
-
5:15 - 5:17Sepse ajo që bëjnë gazetat
-
5:17 - 5:19është të përsërisin pa pushim
-
5:19 - 5:21rreziqet e rralla.
-
5:21 - 5:23Unë u them njerëzve, po qe te lajmet, mos e çani kryet.
-
5:23 - 5:25Ngaqë me përkufizim,
-
5:25 - 5:28lajmet janë diçka që thuajse nuk ndodhin kurrë.
-
5:28 - 5:30(Të qeshura)
-
5:30 - 5:33Kur diçka është kaq e zakontë, nuk përbën më lajm --
-
5:33 - 5:35përplasje makinash, dhunë në familje --
-
5:35 - 5:38këto janë rreziqet për të cilat shqetësoheni.
-
5:38 - 5:40Jemi edhe ca të dhënë pas rrëfenjave.
-
5:40 - 5:43Reagojmë ndaj historive më shumë se sa ndaj të dhënave.
-
5:43 - 5:45Edhe pazotësia në aritmetikë luan rol.
-
5:45 - 5:48E kam fjalën, thënia "Një, Dy, Tree, Plot" është deri diku e drejtë.
-
5:48 - 5:51Jemi shumë të zotë me numrat e vegjël.
-
5:51 - 5:53Një mollë, dy mollë, tre mollë,
-
5:53 - 5:5510 mijë mollë, 100 mijë mollë --
-
5:55 - 5:58prapë më tepër se sa mund të hanit para se të zënë e të kalben.
-
5:58 - 6:01Pra, një gjysmë, një çerek, një e pesta -- me këto ia dalim mbanë.
-
6:01 - 6:03Një në një milion, një në një miliard --
-
6:03 - 6:06të dyja janë thuajse baras me kurrë.
-
6:06 - 6:08Pra, kemi probleme me rreziqet
-
6:08 - 6:10që nuk janë shumë të zakonshëm.
-
6:10 - 6:12Ajo çka bëjnë këto njëanshmëri konjitive
-
6:12 - 6:15është veprimi si filtrues mes nesh dhe realitetit.
-
6:15 - 6:17Dhe përfundimi
-
6:17 - 6:19është që ndjesitë dhe realiteti shpërputhen,
-
6:19 - 6:22bëhen dy gjëra të ndryshme.
-
6:22 - 6:25Ju, ose keni ndjesinë -- ndjeheni më i sigurt se sa jeni.
-
6:25 - 6:27Këtu ka një ndjenjë të rreme sigurie.
-
6:27 - 6:29Ose e kundërta,
-
6:29 - 6:31dhe këtu bëhet fjalë për një ndjenjë të rreme pasigurie.
-
6:31 - 6:34Unë shkruaj mjaft rreth "teatrit me sigurinë,"
-
6:34 - 6:37i cili përbëhet nga produkte që i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt,
-
6:37 - 6:39por që në fakt nuk bëjnë ndonjë gjë.
-
6:39 - 6:41Nuk ka ndonjë term për gjëra që na bëjnë të sigurt,
-
6:41 - 6:43por që nuk na bëjnë të ndihemi të sigurt.
-
6:43 - 6:46Ndoshta kjo është ajo çka CIA është menduar të bëjë për ne.
-
6:48 - 6:50Po i kthehemi anës ekonomike.
-
6:50 - 6:54Nëse ana ekonomike, tregu, udhëheq sigurinë,
-
6:54 - 6:56dhe nëse njerëzit marrin vendime
-
6:56 - 6:59bazuar në ndjesitë mbi sigurinë,
-
6:59 - 7:01atëherë gjëja e zgjuar që do bërë nga kompanitë
-
7:01 - 7:03për nxitje ekonomike
-
7:03 - 7:06është t'i bëjnë njerëzit të ndihen të sigurt.
-
7:06 - 7:09Dhe ka dy rrugë për ta arritur këtë.
-
7:09 - 7:11Njëra, i bëni vërtet njerëzit më të sigurt
-
7:11 - 7:13dhe shpresoni që ta vënë re.
-
7:13 - 7:16Ose tjetra, thjesht i bëni të ndihen më të sigurt
-
7:16 - 7:19dhe shpresoni që nuk do ta vënë re.
-
7:20 - 7:23Atëherë ç'e tërheq vëmendjen e njerëzve?
-
7:23 - 7:25Një dorë gjërash:
-
7:25 - 7:27kuptimi mbi sigurinë,
-
7:27 - 7:29rreziqet, kërcënimet,
-
7:29 - 7:32kundërmasat, mënyra si funksionojnë këto.
-
7:32 - 7:34Por nëse i njihni gjërat,
-
7:34 - 7:37ka më tepër gjasa që ndjesitë tuaja të përputhen me realitetin.
-
7:37 - 7:40Na vijnë në ndihmë mjaft shembuj nga bota e njëmendtë.
-
7:40 - 7:43Të gjithë e njohim shkallën e kriminalitetit në lagjen tonë,
-
7:43 - 7:46ngaqë aty banojmë, dhe përftojmë për të një ndjesi
-
7:46 - 7:49që në thelb përputhet me realitetin.
-
7:49 - 7:52Teatri me sigurinë shpaloset
-
7:52 - 7:55atëherë kur është e qartë që nuk po funksionon si duhet.
-
7:55 - 7:59Bukur, atëherë ç'i bën njerëzit të mos vënë re?
-
7:59 - 8:01Të kuptuarit, njohja e pakët.
-
8:01 - 8:04Nëse nuk i kuptoni rreziqet, nuk kuptoni dot koston,
-
8:04 - 8:06ka gjasa që të merrni vendimin e gabuar,
-
8:06 - 8:09dhe ndjesitë tuaja të mos përputhen me realitetin.
-
8:09 - 8:11Këtu nuk ka mjaft shembuj.
-
8:11 - 8:13Ka një problem të brendshëm
-
8:13 - 8:15me ngjarjet me probabilitet të pakët.
-
8:15 - 8:17Nëse, për shembull,
-
8:17 - 8:19terrorizmi thuajse nuk ndodh kurrë,
-
8:19 - 8:21është vërtet e zorshme të gjykohet
-
8:21 - 8:24efektshmëria e masave kundër terrorizmit.
-
8:25 - 8:28Kjo është arsyeja pse vazhdohet me bërjen kurban të virgjëreshave,
-
8:28 - 8:31dhe pse mbrojtja nga kuçedrat funksionon përsosur.
-
8:31 - 8:34Nuk ka shembuj të mjaftueshëm të dështimeve.
-
8:35 - 8:38Po ashtu, ndjesitë që, si retë, fshehin pas çështjet --
-
8:38 - 8:40njëanshmëritë konjitive për të cilat fola më lart,
-
8:40 - 8:43frikërat, besimet e miletit,
-
8:43 - 8:46në thelb një model jo adekuat i realitetit.
-
8:47 - 8:50Më lejoni t'i ndërlikoj gjërat.
-
8:50 - 8:52Kemi ndjesitë dhe realitetin.
-
8:52 - 8:55Dëshiroj të shtoj një element të tretë. Dëshiroj të shtoj një model.
-
8:55 - 8:57Ndjesitë dhe modeli - në trurin tonë,
-
8:57 - 8:59realiteti është bota atje tej.
-
8:59 - 9:02Që nuk ndryshon; është reale.
-
9:02 - 9:04Pra ndjesitë bazohen në intuitën tonë.
-
9:04 - 9:06Modeli bazohet te arsyetimi.
-
9:06 - 9:09Ky është në thelb ndryshimi.
-
9:09 - 9:11Në një botë primitive dhe të thjeshtë,
-
9:11 - 9:14vërtet që nuk ka nevojë për një model.
-
9:14 - 9:17Ngaqë ndjesitë janë afër realitetit.
-
9:17 - 9:19Nuk keni nevojë për model.
-
9:19 - 9:21Por në një botë moderne dhe të ndërlikuar,
-
9:21 - 9:23ju duhen modele
-
9:23 - 9:26që të kuptoni një numër rreziqesh që hasim.
-
9:27 - 9:29Për bakteret nuk ka ndjesi.
-
9:29 - 9:32Ju duhet një model për t'i kuptuar.
-
9:32 - 9:34Ky model
-
9:34 - 9:37është një paraqitje inteligjente e realitetit.
-
9:37 - 9:40Është, sigurisht, i kufizuar nga shkenca,
-
9:40 - 9:42nga teknologjia.
-
9:42 - 9:45Para shpikjes së mikroskopit për t'i parë,
-
9:45 - 9:48s'mund të kishte teori sëmundjesh të shpjeguara.
-
9:49 - 9:52Është i kufizuar nga njëanshmëritë tona konjitive.
-
9:52 - 9:54Por ka aftësinë
-
9:54 - 9:56të anashkalojë ndjesitë tona.
-
9:56 - 9:59Nga i gjejmë këto modele? I marrim nga të tjerët.
-
9:59 - 10:02I marrim nga feja, kultura,
-
10:02 - 10:04mësuesit, të moshuarit.
-
10:04 - 10:06Para ca vitesh,
-
10:06 - 10:08qeshë në Afrikën e Jugut për safari.
-
10:08 - 10:11Shoqëruesi im ish rritur në Parkun Kombëtar Kruger.
-
10:11 - 10:14Dhe kish disa modele shumë të ndërlikuara se si të mbijetosh.
-
10:14 - 10:16Që vareshin nga çfarë sulmoheshe
-
10:16 - 10:18luan apo leopard, rinoceront apo elefant --
-
10:18 - 10:21dhe se kur duhej të bëheshe tym, kur duhej të ngjiteshe në pemë --
-
10:21 - 10:23kur nuk do të duhej në asnjë rast të ngjiteshe në një pemë.
-
10:23 - 10:26Unë do të kisha vdekur brenda ditës,
-
10:26 - 10:28por ai qe lindur aty,
-
10:28 - 10:30dhe e kish kuptuar se si të mbijetonte.
-
10:30 - 10:32Unë jam lindur në Nju Jork.
-
10:32 - 10:35Mund ta kisha marrë në Nju Jork, dhe të vdiste ai brenda ditës.
-
10:35 - 10:37(Të qeshura)
-
10:37 - 10:39Ngaqë kemi modele të ndryshme
-
10:39 - 10:42bazuar në përvojat tona të ndryshme.
-
10:43 - 10:45Modelet mund të na vijnë nga mediat,
-
10:45 - 10:48nga zyrtarët e votuar prej nesh.
-
10:48 - 10:51Sillni në mend modelet e terrorizmit,
-
10:51 - 10:54rrëmbimin e fëmijëve,
-
10:54 - 10:56sigurinë e linjave ajrore, sigurinë rrugore.
-
10:56 - 10:59Modelet mund të vijnë nga industria.
-
10:59 - 11:01Dy të tilla që po ndjek janë kamerat e mbikqyrjes,
-
11:01 - 11:03dhe kartat me ID,
-
11:03 - 11:06jo pak modele sigurie kompjuteri vijnë prej industrisë.
-
11:06 - 11:09Mjaft modele vijnë prej shkencave.
-
11:09 - 11:11Modelet që lidhen me shëndetin janë shembull i bukur.
-
11:11 - 11:14Mendoni për një çast kancerin, gripin e shpendëve, gripin e derrave, SARS-in
-
11:14 - 11:17Krejt ndjesitë tona të sigurisë
-
11:17 - 11:19lidhur me këto sëmundje
-
11:19 - 11:21vijnë prej modelesh
-
11:21 - 11:24që na janë dhënë, vërtet, nga shkenca e filtruar nga media.
-
11:25 - 11:28Pra modelet mund të ndryshojnë.
-
11:28 - 11:30Modelet nuk janë të palëvizshme.
-
11:30 - 11:33Teksa mësohemi më mirë me mjediset tona,
-
11:33 - 11:37modelet tona zhvendosen më afër ndjesive tona.
-
11:38 - 11:40Një shembull mund të ishte,
-
11:40 - 11:42sikur të ktheheshit 100 vjetë pas
-
11:42 - 11:45kur zuri të përhapej së pari elektriciteti,
-
11:45 - 11:47kish plot frikë prej tij.
-
11:47 - 11:49Dua të them, pati njerëz që kishin frikë t'i binin ziles së portës,
-
11:49 - 11:52ngaqë punonte me korrent, dhe kjo qe e rrezikshme.
-
11:52 - 11:55Ne sot e kemi shumë kollaj me elektricitetin.
-
11:55 - 11:57Ndërrojmë llampa
-
11:57 - 11:59pa u menduar fare për të.
-
11:59 - 12:03Modeli ynë i sigurisë së electricitetit
-
12:03 - 12:06është diçka që e gjetëm këtu sapo lindëm.
-
12:06 - 12:09Nuk ka ndryshuar as kur rriteshim.
-
12:09 - 12:12Dhe ia kemi marrë dorën.
-
12:12 - 12:14Ose mendoni rreziqet
-
12:14 - 12:16në Internet nga brezi në brez --
-
12:16 - 12:18si e trajtojnë sigurinë në Internet prindët tuaj,
-
12:18 - 12:20kundrejt trajtimit tuaj,
-
12:20 - 12:23kundrejt atij që do t'i bëjnë fëmijët tanë.
-
12:23 - 12:26Modelet tek e fundit treten në prapaskenë.
-
12:27 - 12:30Intuitiv është thjesht një tjetër fjalë për familiar.
-
12:30 - 12:32Pra teksa modeli juaj është afër realitetit,
-
12:32 - 12:34dhe bëhet njësh me ndjesitë,
-
12:34 - 12:37shpesh nuk e dini që gjendet aty.
-
12:37 - 12:39Një shembull i bukur i kësaj
-
12:39 - 12:42na erdhi vitin e kaluar me gripin e derrave.
-
12:42 - 12:44Kur u shfaq së pari gripi i derrave,
-
12:44 - 12:48lajmet fillestare shkaktuan jo pak reagime të tepruara.
-
12:48 - 12:50Pse kish një emër,
-
12:50 - 12:52që e bënte më të frikshëm se sa gripi i zakonshëm,
-
12:52 - 12:54edhe pse i zakonshmi është më vdekjeprurës.
-
12:54 - 12:58Dhe njerëzit menduan që mjekët duhej të ishin në gjendje të merreshin me të.
-
12:58 - 13:00Pra patëm edhe ndjesinë e mungesës së kontrollit.
-
13:00 - 13:02E kështu këta dy elementë
-
13:02 - 13:04e bënë më të rrezikshëm se sa qe.
-
13:04 - 13:07Dora-dorës që lajmi u vjetrua, kaluan muaj,
-
13:07 - 13:09dhe pasoi një shkallë tolerimi,
-
13:09 - 13:11njerëzit u mësuan me të.
-
13:11 - 13:14Nuk pati të dhëna të reja, por frika u zvogëlua.
-
13:14 - 13:16Në vjeshtë,
-
13:16 - 13:18njerëzia mendonte
-
13:18 - 13:20se mjekët duhej ta kishin zgjidhur tashmë çështjen.
-
13:20 - 13:22Dhe mbërrijmë në udhëkryq --
-
13:22 - 13:24njerëzve iu desh të zgjidhnin
-
13:24 - 13:28mes frikës dhe pranimit --
-
13:28 - 13:30në të vërtetë mes frikës dhe indiferencës --
-
13:30 - 13:33ata thuajse zgjodhën dyshimin.
-
13:33 - 13:36Dhe dimrin e kaluar, kur u shfaq vaksina,
-
13:36 - 13:39pati jo pak njerëz -- një numër befasues --
-
13:39 - 13:42që nuk pranuan ta marrin --
-
13:43 - 13:45shembull i bukur
-
13:45 - 13:48se si ndjesitë e njerëzve lidhur me sigurinë ndryshuan, se si ndryshon modeli i tyre,
-
13:48 - 13:50në mënyrë të çrregullt
-
13:50 - 13:52pa të dhëna të reja,
-
13:52 - 13:54pa prurje të reja.
-
13:54 - 13:57Kjo lloj gjëje ndodh shpesh.
-
13:57 - 14:00Po shtoj edhe një ndërlikim tjetër.
-
14:00 - 14:03Kemi pra ndjesitë, modelin, realitetin.
-
14:03 - 14:05Unë kam një ide mjaft relativiste mbi sigurinë.
-
14:05 - 14:08Mendoj se varet nga vëzhguesi.
-
14:08 - 14:10Dhe në shumicën e vendimeve që lidhen me sigurinë
-
14:10 - 14:14përfshihen një numër njerëzish.
-
14:14 - 14:16Aksionerë
-
14:16 - 14:19me vendime specifike
-
14:19 - 14:21do të përpiqen të ndikojnë vendimin.
-
14:21 - 14:23Dhe unë këtë e quaj plani i tyre i punës.
-
14:23 - 14:25Dhe shihni planin --
-
14:25 - 14:28kjo është marketing, kjo është politikë --
-
14:28 - 14:31përpjekje për t'ju bindur të zgjidhni një model dhe jo tjetrin,
-
14:31 - 14:33përpjekje për t'ju bindur të shpërfillni një model
-
14:33 - 14:36dhe për t'u besuar ndjesive tuaja,
-
14:36 - 14:39duke shtyrë në anë njerëzit me modele që nuk ju pëlqejnë.
-
14:39 - 14:42Kjo nuk është e padëgjuar.
-
14:42 - 14:45Një shembull, një shembull i shkëlqyer, është rreziku nga duhanpirja.
-
14:46 - 14:49Në historinë e 50 vjetëve të shkuara, rreziku nga duhanpirja
-
14:49 - 14:51shpalos mënyrën se si ndryshon modeli,
-
14:51 - 14:54dhe tregon edhe se si një industri lufton kundër
-
14:54 - 14:56një modeli që nuk e pëlqen.
-
14:56 - 14:59Krahasojeni këtë me debatin e duhanpirësve pasivë --
-
14:59 - 15:02këtu e 20 vjetë të shkuar ndoshta.
-
15:02 - 15:04Sillni në mend rripat e sigurimit.
-
15:04 - 15:06Kur isha unë fëmijë, askush nuk i përdorte rripat e sigurimit.
-
15:06 - 15:08Sot, asnjë fëmijë nuk do t'ju lejojë të ngisni makinën
-
15:08 - 15:10po qe se nuk keni vendosur rripin e sigurimit.
-
15:11 - 15:13Krahasojeni këtë me debatin për airbag-un --
-
15:13 - 15:16këtu e 30 vjetë të shkuar ndoshta.
-
15:16 - 15:19Krejt këta si shembuj ndryshimi modelesh.
-
15:21 - 15:24Mësimi që nxjerrim është që ndryshimi i modeleve është i vështirë.
-
15:24 - 15:26Është e vështirë të çrrënjosësh modelet.
-
15:26 - 15:28Nëse janë njësoj me ndjesitë tuaja,
-
15:28 - 15:31ju as që e kuptoni se keni një model.
-
15:31 - 15:33Dhe këtu ndërhyn një tjetër njëanshmëri konjitive
-
15:33 - 15:35Do ta quaj njëanshmëri konfirmimi,
-
15:35 - 15:38nën efektin e së cilës ne priremi të pranojmë të dhëna
-
15:38 - 15:40që ripohojnë besimet tona
-
15:40 - 15:43dhe të hedhim tej të dhënat që kundërshtojnë besimet tona.
-
15:44 - 15:46Pra, edhe pse me evidenca kundër modelit tonë,
-
15:46 - 15:49ka shumë mundësi që ne t'i shpërfillim, edhe pse janë joshëse.
-
15:49 - 15:52Duhet të bëhet shumë joshëse, pa t'i kushtojmë vëmendje.
-
15:53 - 15:55Modelet e reja, që prekin periudha të gjata kohore, janë të zorshme
-
15:55 - 15:57Ngrohja globale është një shembull i shkëlqyer.
-
15:57 - 15:59Jemi shumë të dobët
-
15:59 - 16:01me modelet që shtrihen në 80 vjetë.
-
16:01 - 16:03Mund t'ia dalim deri te korrja e ardhshme.
-
16:03 - 16:06Shpesh shtyhemi deri sa fëmija të jenë rritur.
-
16:06 - 16:09Por 80 vjetë, nuk ia dalim dot hiç.
-
16:09 - 16:12Ndaj është një model shumë i vështirë për t'u pranuar.
-
16:12 - 16:16Mund t'i kemi njëkohësisht që të dy modelet në kokë,
-
16:16 - 16:19ose atë lloj problemi
-
16:19 - 16:22ku i mbajmë tok të dy besimet,
-
16:22 - 16:24ose disonancën konjitive.
-
16:24 - 16:26Në fund fare,
-
16:26 - 16:29modeli i ri do të zëvendësojë modelin e vjetër.
-
16:29 - 16:32Ndjesitë e forta mund të krijojnë një model.
-
16:32 - 16:3511 Shtatori krijoi një model sigurie
-
16:35 - 16:37në mendjet e shumë njerëzve.
-
16:37 - 16:40Po ashtu, këtë mund ta bëjë përvoja personale në krime,
-
16:40 - 16:42frika personale për shëndetin,
-
16:42 - 16:44një frikë e lidhur me shëndetin nga lajmet.
-
16:44 - 16:46Do të shihni ato që psikiatrët i quajnë
-
16:46 - 16:48ngjarje rrufe.
-
16:48 - 16:51Prej tyre mund të krijohet në çast një model,
-
16:51 - 16:54ngaqë janë shumë emotive.
-
16:54 - 16:56Pra në botën teknologjike,
-
16:56 - 16:58nuk kemi përvojë
-
16:58 - 17:00që të gjykojmë modelet.
-
17:00 - 17:02Dhe bazohemi te të tjerët. Bazohemi te ndërmjetësa.
-
17:02 - 17:06Dua të them, kjo funksionon për aq kohë sa të ndreqen të tjerët.
-
17:06 - 17:08Bazohemi te agjencitë qeveritare
-
17:08 - 17:13që na tregojnë se cilat barna janë pa zarar.
-
17:13 - 17:15Dje mbërrita këtu me avion.
-
17:15 - 17:17Nuk i bëra unë kontroll avionit.
-
17:17 - 17:19U bazova në një grup tjetër
-
17:19 - 17:22që përcaktoi nëse avioni im mund të fluturonte me siguri.
-
17:22 - 17:25Ja ku jemi, dhe asnjë nga ne nuk i trembet shembjes së tavanit mbi kokat tona,
-
17:25 - 17:28jo ngaqë e kontrolluam gjë,
-
17:28 - 17:30po ngaqë jemi goxha të sigurt
-
17:30 - 17:33që kushtet e ndërtimit këtu janë të mira.
-
17:33 - 17:35Është një model që thjesht e pranojmë
-
17:35 - 17:37jo pak në mirëbesim.
-
17:37 - 17:40Dhe nuk prish punë.
-
17:42 - 17:44Tani, ajo që duam
-
17:44 - 17:46është që njerëzit të familjarizohen mjaftueshëm
-
17:46 - 17:48me modele më të mira --
-
17:48 - 17:50t'i kenë të pasqyruar në ndjesitë e tyre --
-
17:50 - 17:54që t'i lejojnë vetes të marrin vendime sigurie.
-
17:54 - 17:56Kur këto shpërputhen,
-
17:56 - 17:58keni dy mundësi.
-
17:58 - 18:00Njëra, mund të rregulloni ndjesitë e njerëzve,
-
18:00 - 18:02duke ndikuar drejtpërdrejt mbi ndjesitë.
-
18:02 - 18:05Bëhet fjalë për manipulim, por mund të funksionojë.
-
18:05 - 18:07Rruga e dyta, më e ndershmja,
-
18:07 - 18:10është të ndreqet vetë modeli.
-
18:11 - 18:13Ndryshimi ndodh ngadalë.
-
18:13 - 18:16Debati mbi duhan-pirjen hëngri 40 vjetë,
-
18:16 - 18:19dhe ky qe një nga ata të lehtët.
-
18:19 - 18:21Në disa raste kjo është e vështirë.
-
18:21 - 18:23Por mendoj ama që
-
18:23 - 18:25informacioni duket si shpresa jonë më e mirë.
-
18:25 - 18:27Ja ku ju gënjeva.
-
18:27 - 18:29Ju kujtohet që thashë ndjesitë, modeli, realiteti.
-
18:29 - 18:32Thashë që realiteti nuk ndryshon. Në fakt ndryshon.
-
18:32 - 18:34Jetojmë në një botë teknologjike;
-
18:34 - 18:37realiteti ndryshon gjithë kohës.
-
18:37 - 18:40Pra mund të kishim -- për herë të parë për specien tonë --
-
18:40 - 18:43ndjesitë në ndjekje të modelit, modelin në ndjekje të realitetit, realitetin në ndryshim --
-
18:43 - 18:46mundet të mos e zënë kurrë njëri-tjetrin.
-
18:47 - 18:49Këtë nuk e dimë.
-
18:49 - 18:51Por në vështrim afatgjatë,
-
18:51 - 18:54si ndjesitë, ashtu edhe realiteti janë të rëndësishëm.
-
18:54 - 18:57Dhe dua ta mbyll me dy histori të shkurtra për ilustrim.
-
18:57 - 18:591982 -- Nuk e di nëse njerëzve u kujtohet --
-
18:59 - 19:02pati një epidemi të shkurtër
-
19:02 - 19:04helmimi me Tylenol në Shtetet e Bashkuara.
-
19:04 - 19:07Qe një ngjarje e tmerrshme. Dikush mori një shishe Tylenol,
-
19:07 - 19:10hodhi helm në të, e mbylli, e vuri prapë në raft.
-
19:10 - 19:12Dikush e bleu dhe vdiq.
-
19:12 - 19:14Kjo i tmerroi njerëzit.
-
19:14 - 19:16Pati disa imitime kopjace të kësaj.
-
19:16 - 19:19Nuk pati ndonjë rrezik real, por njerëzit qenë të trembur.
-
19:19 - 19:21Dhe kështu u shpik
-
19:21 - 19:23industria e taposjes hermetike të barnave.
-
19:23 - 19:25Ato kapaçkat hermetike prej këtij rasti lindën.
-
19:25 - 19:27Është krejtësisht teatër me sigurinë.
-
19:27 - 19:29Si detyrë shtëpie, mendoni 10 mënyra se si ta nxirrni jashtë loje.
-
19:29 - 19:32Po jua jap unë të parën, shiringa.
-
19:32 - 19:35Por bëri që njerëzia të ndihej më mirë.
-
19:35 - 19:37I bëri ndjesitë e tyre të sigurisë
-
19:37 - 19:39të përputhen më tepër me realitetin.
-
19:39 - 19:42Historia tjetër, ca vite më parë, një shoqja ime lindi fëmijë.
-
19:42 - 19:44I shkova për vizitë në spital.
-
19:44 - 19:46Na del që sot, tashmë, kur lind një fëmijë,
-
19:46 - 19:48i vënë një byzylyk RFID foshnjës,
-
19:48 - 19:50dhe një korrespondues lehonës,
-
19:50 - 19:52që, nëse dikush tjetër veç mëmës e qit foshnjën nga shtëpia e lindjes,
-
19:52 - 19:54zë e bie një alarm.
-
19:54 - 19:56I thashë, "Punë e paqme.
-
19:56 - 19:58Po vras mendjen se sa i përhapur është rrëmbimi i foshnjave
-
19:58 - 20:00në spitale."
-
20:00 - 20:02Kthehem në shtëpi, dhe zë e kërkoj.
-
20:02 - 20:04Në thelb nuk ndodh kurrë.
-
20:04 - 20:06Por po ta mendoni,
-
20:06 - 20:08po të jeni i spitalit,
-
20:08 - 20:10dhe keni nevojë t'ia merrni për pak foshnjën nënës,
-
20:10 - 20:12jashtë dhomës, për të bërë ca teste,
-
20:12 - 20:14më mirë të luani një teatër të bukur sigurie,
-
20:14 - 20:16përndryshe jua shkurton duart.
-
20:16 - 20:18(Të qeshura)
-
20:18 - 20:20Pra ka rëndësi për ne,
-
20:20 - 20:22për ne që merremi me konceptimin e sigurisë,
-
20:22 - 20:25që kontrollojmë rregulla sigurie,
-
20:25 - 20:27ose vëzhgojmë rregullat publike
-
20:27 - 20:29nga kënde që prekin sigurinë.
-
20:29 - 20:32S'është thjesht realiteti, janë ndjesitë dhe realiteti.
-
20:32 - 20:34Ajo që ka rëndësi
-
20:34 - 20:36është që këto të jenë thuajse të njëjta.
-
20:36 - 20:38është e rëndësishme që, nëse ndjesitë tona përputhen me realitetin,
-
20:38 - 20:40të marrim vendime sigurie më të mira.
-
20:40 - 20:42Ju faleminderit.
-
20:42 - 20:44(Duartrokitje)
- Title:
- Bruce Schneier: Mirazhi i sigurisë
- Speaker:
- Bruce Schneier
- Description:
-
Ndjesia e sigurisë dhe realiteti i sigurisë jo gjithmonë përputhen, shprehet eksperti i sigurisë Bruce Shcneier. Në TEDxPSU, ai shpjegon pse shpenzojmë miliarda për t'u marrë me rreziqe nga histori lajmesh, të tilla si "teatri me sigurinë" që po luhet tani në aeroportin tuaj, ndërkohë që lihen pas dore rreziqe më me probabilitet -- dhe se si mund ta heqim këtë huq.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 20:44