Return to Video

Në çfarë bien dakort amerikanët kur bëhet fjalë për shëndetin

  • 0:01 - 0:04
    Sot, ne jemi një vend i ndarë,
  • 0:04 - 0:06
    ose të paktën kështu na thonë.
  • 0:06 - 0:11
    Jemi përçarë
    nga emigracioni, arsimi, armët
  • 0:11 - 0:13
    dhe kujdesi shëndetësor.
  • 0:13 - 0:16
    Kujdesi shëndetësor është i shëmtuar
    dhe i zhurmshëm,
  • 0:16 - 0:21
    aq i zhurmshëm sa që kërcënon
    të mbysë çdo gjë tjetër.
  • 0:21 - 0:23
    (Inçizimi) Protestuesit: Kujdesi
    shëndetësor është e drejtë e njeriut!
  • 0:23 - 0:24
    Luftoni, luftoni, luftoni!
  • 0:24 - 0:28
    Protestuesit: Hej hej! Ho ho!
    kujdesi i Obamës duhet të shkojë!
  • 0:29 - 0:31
    Rebecca Onie: Po sikur
    poshtë gjithë zhurmës,
  • 0:31 - 0:33
    ne nuk jemi të përçarë?
  • 0:33 - 0:36
    Po nëse gjërat për të cilat nuk pyesim
  • 0:36 - 0:38
    janë gjërat me të cilat
    biem dakord më tepër?
  • 0:39 - 0:41
    Rezulton se kur ne pyesim
    pyetjet e duhura,
  • 0:42 - 0:44
    përgjigjet janë befasuese,
    sepse biem dakord
  • 0:44 - 0:50
    jo për kujdesin shëndetësor,
    por për diçka më të rëndësishme:
  • 0:50 - 0:52
    ne biem dakort rreth shëndetit.
  • 0:53 - 0:56
    Për 20 vjet, unë kam qenë e fiksuar
    me një pyetje:
  • 0:56 - 1:00
    Çfarë na duhet të gjithëve
    në mënyrë që të jemi të shëndetshëm?
  • 1:01 - 1:03
    Si studente në vitin 1995,
  • 1:03 - 1:08
    kalova muaj duke folur me mjekë në një spital
    kaotik në Boston, duke i pyetur ata,
  • 1:08 - 1:13
    "Cila është gjëja e vetme që u duhet
    pacientëve tuaj për të qënë të shëndetshëm? "
  • 1:14 - 1:16
    Ata ndanin të njëjtën histori
    sërish dhe sërish,
  • 1:16 - 1:20
    prej së cilës kam dëgjuar me qindra
    variante që atëherë.
  • 1:20 - 1:23
    Ata thonë, "Çdo ditë shoh një pacient
    me përkeqësim të astmës,
  • 1:23 - 1:26
    dhe unë i jap një ilaç kontrollues.
  • 1:26 - 1:29
    Por unë e di se ajo jeton në
    një apartament të infektuar nga myku.
  • 1:30 - 1:34
    Ose shoh një fëmijë me një infeksion,
    në vesh dhe i jap antibiotikë,
  • 1:34 - 1:36
    por unë e di që ai nuk ka ushqim në shtëpi.
  • 1:37 - 1:41
    Dhe unë nuk pyes rreth këtyre çështjeve,
    sepse nuk i kam unë në dorë".
  • 1:42 - 1:44
    Tani, duket se nuk duhej
    të ishte kaq e komplikuar
  • 1:44 - 1:48
    për të hartuar një vizitë mjekësore
  • 1:48 - 1:49
    rreth çfarë u duhet njerëzve
    për të qënë të shëndetshëm.
  • 1:49 - 1:50
    Kështu që krijova Health Leads,
  • 1:50 - 1:55
    një organizatë që mundëson mijra
    mjekë dhe kujdestarë shëndetësor
  • 1:55 - 1:57
    të pyesin pacientët e tyre,
  • 1:57 - 1:59
    "Për çfarë ke nevojë
    që të jesh i shëndetshëm?"
  • 1:59 - 2:01
    dhe pastaj t'ua japin ato gjëra -
  • 2:01 - 2:05
    fruta dhe perime, ngrohje në dimër,
  • 2:05 - 2:08
    energji elektrike për të ftohur
    ilaçet e tyre -
  • 2:08 - 2:11
    dhe pastaj ne i drejtojmë
    pacientët drejt atyre burimeve
  • 2:11 - 2:13
    në komunitetet e tyre.
  • 2:14 - 2:15
    Modeli funksionon.
  • 2:15 - 2:19
    Një studim i Spitalit të Përgjithshëm Mass
  • 2:19 - 2:20
    zbuloi se t'i drejtosh pacientët
    drejt burimeve themelore
  • 2:20 - 2:24
    lidhet me përmirësime në presionin
    e gjakut dhe në nivelin e kolesterolit
  • 2:24 - 2:27
    njëlloj si paraqitja e një ilaçi të ri,
  • 2:27 - 2:29
    por pa efekte anësore.
  • 2:30 - 2:33
    Pra, pas dy dekadash, çfarë ka ndryshuar?
  • 2:33 - 2:37
    Tani njihet gjerësisht që vetëm
    20 për qind e rezultateve shëndetësore
  • 2:37 - 2:39
    lidhen me kujdesin mjekësor,
  • 2:39 - 2:44
    teksa rreth 70 për qind
    lidhen me shëndetin mendor
  • 2:44 - 2:48
    dhe ato që quhen përcaktuesit
    social të shëndetit -
  • 2:48 - 2:52
    pra, gjithçka që na ndodh
    për shumicën dërrmuese të kohës
  • 2:52 - 2:54
    kur nuk jemi në zyrën e mjekut
  • 2:54 - 2:55
    ose në spital.
  • 2:57 - 2:59
    Sot drejtuesit e kujdesit shëndetësor
    na kujtojnë herë pas here
  • 2:59 - 3:02
    se kodi ynë postar ka më shumë rëndësi
    sesa kodi ynë gjenetik.
  • 3:02 - 3:06
    Dhe një publikim për kujdesin shëndetësor
    kohët e fundit kishte guximin
  • 3:06 - 3:08
    t'i përshkruante përcaktuesit
    social të shëndetit
  • 3:08 - 3:11
    si "slogani i kënaqshëm më i mirë i vitit".
  • 3:12 - 3:13
    Tani, ka pasur edhe disa veprime.
  • 3:13 - 3:14
    Gjatë dekadës së fundit,
  • 3:14 - 3:17
    gjashtë ofrues dhe sigurues
    të mëdhenj të kujdesit shëndetësor
  • 3:17 - 3:20
    kanë dedikuar mbi 600 milionë dollarë
  • 3:20 - 3:22
    në strehim të përballueshëm,
  • 3:22 - 3:26
    duke njohur se kjo gjë zvogëlon
    vdekshmërinë foshnjore
  • 3:26 - 3:28
    dhe rrit jetëgjatësinë.
  • 3:29 - 3:31
    Por le të jemi të sinqertë.
  • 3:31 - 3:35
    Është sistemi ynë 3.5 trilion dollarësh
    i kujdesit shëndetësor
  • 3:35 - 3:38
    projektuar rrënjësisht për të krijuar shëndet?
  • 3:38 - 3:40
    Absolutisht jo.
  • 3:40 - 3:42
    Qasjuni ushqimeve të shëndetshme.
  • 3:43 - 3:47
    Jo shumë kohë më parë, një djalë adoleshent
    shfaqet në një spital në Baltimore,
  • 3:47 - 3:49
    duke humbur peshë.
  • 3:49 - 3:53
    Teksa mjekët e tij ishin grumbulluar
    për të zbuluar se cilat panele metabolike
  • 3:53 - 3:55
    dhe teste gjaku të bënin,
  • 3:55 - 3:57
    një nga kolegët e mi pyet me zë të lartë,
  • 3:57 - 3:59
    "A mendoni se ai mund të jetë i uritur?"
  • 4:00 - 4:03
    Doli se ky fëmijë
    ishte përzënë nga shtëpia e tij
  • 4:03 - 4:06
    dhe me plotkuptimin e fjalës
    nuk kishte pasur një vakt për javë të tëra.
  • 4:07 - 4:11
    Ai tha se ishte "... aq i lehtësuar
    që dikush më në fund pyeti. "
  • 4:12 - 4:15
    Siç dukt, ne kemi krijuar
    një sistem shëndetësor
  • 4:15 - 4:18
    ku duke e pyetur pacientin
    "A jeni i uritur?"
  • 4:18 - 4:22
    është aq jashtë kufijve të asaj
    që llogaritet si kujdes shëndetësor
  • 4:22 - 4:25
    saqë ne kryesisht dështojmë
    apo harrojmë ta pyesim;
  • 4:26 - 4:31
    ku mjekët ankohen për politikën
    "jo sanduiç i tretë"e një spitali,
  • 4:31 - 4:33
    që do të thotë se nëse je
    një pacient i uritur në emergjencë,
  • 4:33 - 4:36
    ti mund të kesh vetëm dy sanduiçe falas,
  • 4:36 - 4:39
    por aq MRI sa urdhëron mjeku;
  • 4:40 - 4:43
    ku, në vitin 2016 në shtetin e Texas,
  • 4:43 - 4:49
    ata shpenzuan 1.2 miliardë dollarë
    mbi shpenzimet mjekësore të kequshqyerjes
  • 4:49 - 4:51
    në vend të qasjes
    së ushqimit të shëndetshëm;
  • 4:51 - 4:55
    ku një Qendër për Kujdesin Mjekësor
    dhe programi për Shërbimet Mjekësore
  • 4:55 - 4:58
    i klasifikon pacientët e uritur,
  • 4:58 - 5:03
    në mënyrë që disa t'i qasen ushqimit
    e disa marrin informacion për ushqimin,
  • 5:03 - 5:06
    me arsyetimin se të mos
    bërit asgjë për pacientët e uritur
  • 5:06 - 5:09
    është kujdes standard dhe i zakonshëm
    në këtë vend.
  • 5:10 - 5:11
    Dhe ky është vetëm ushqimi.
  • 5:11 - 5:14
    E njëjta gjë është e vërtetë
    për strehimin, elektriktricitetin ...
  • 5:14 - 5:17
    Faktori me i rëndësishëm është se,
    kujdesi shëndetësor mund të ndryshojë,
  • 5:17 - 5:20
    por jo me mjaftueshëm
    dhe me siguri jo shpejt mjaftueshëm .
  • 5:21 - 5:25
    Ne bëjmë pyetje të gabuara
    të mjekëve tanë, pacientëve tanë,
  • 5:25 - 5:27
    por edhe të qytetarëve tanë.
  • 5:28 - 5:31
    Ne pyesim dhe diskutojmë
    rreth kujdesin shëndetësor,
  • 5:31 - 5:33
    por çfarë mendojnë
    votuesit rreth shëndetit?
  • 5:34 - 5:37
    Askush nuk mund të na tregojë
    përgjigjen e kësaj pyetjeje,
  • 5:37 - 5:39
    kështu që nisëm një iniciativë të re
  • 5:39 - 5:42
    dhe punësuam një firmë votimi
    për t'i pyetur votuesit në të gjithë vendin:
  • 5:43 - 5:44
    Çfarë ju duhet që të jeni të shëndetshëm?
  • 5:47 - 5:52
    Çfarë e bën këtë befasuese është
    se askush nuk ia kishte idenë
  • 5:52 - 5:55
    se çfarë po flasim
    rreth kujdesit shëndetësor.
  • 5:55 - 5:58
    Votuesit nuk mendojnë se
    përcaktuesit socialë të shëndetit
  • 5:58 - 6:00
    është një shprehje e kënaqshme.
  • 6:00 - 6:02
    Ata në të vërtetë e urrejnë atë.
  • 6:02 - 6:05
    "Kush person i paarsimuar
    doli me atë gjuhë? "
  • 6:05 - 6:07
    tha një nga votuesit.
  • 6:07 - 6:09
    Ose i preferuar im ishte ai që tha,
  • 6:09 - 6:11
    "Ti po më vdes mua."
  • 6:12 - 6:14
    Por kur zhvesh gjithë absurditetin
  • 6:14 - 6:16
    e gjuhës sonë në kujdesin shëndetësor,
  • 6:16 - 6:19
    ne e dimë saktësisht
    se çfarë krijon shëndetin.
  • 6:19 - 6:21
    Për shembull Sharlota,
    në Karolinën e Veriut.
  • 6:21 - 6:23
    Ne patëm dy grupe fokusi,
  • 6:23 - 6:27
    një nga gratë afrikane demokratike
    dhe një nga gratë e bardha republikane.
  • 6:27 - 6:30
    Dhe ne i pyetëm ato,
    "Nëse do të kishit njëqind dollarë,
  • 6:30 - 6:33
    si do t'i shpenzonit ato për të
    blerë shëndetin në komunitetin tuaj?
  • 6:34 - 6:38
    Siç duket, ato binin dakord
    gati në pikën e fundit të përqindjes.
  • 6:39 - 6:43
    Së pari, ato pajtoheshin se kujdesi
    shëndetësor e ndikon vetëm disi shëndetin.
  • 6:43 - 6:45
    Kështu që, ato zgjedhin të shpenzojnë
    shumicën e dollarëve të tyre
  • 6:45 - 6:47
    jashtë spitaleve dhe klinikave.
  • 6:48 - 6:51
    Dhe së dyti, ato pajtohen
    në atë që krijon shëndetin,
  • 6:51 - 6:53
    duke shpenzuar 19 për qind
    në strehim të përballueshëm
  • 6:53 - 6:56
    dhe rreth 25 për qind
    për qasje në ushqim të shëndetshëm.
  • 6:57 - 7:00
    Dhe unë jam e sigurt që ju po mendoni,
    "Kjo duhet të jetë një koincidencë."
  • 7:00 - 7:02
    Por nuk është.
  • 7:02 - 7:06
    Meshkujt votues të bardhë
    dhe latinë në Seattle,
  • 7:06 - 7:09
    votuesit e bardhë dhe afrikano-amerikanë
    demokratë në Cleveland,
  • 7:09 - 7:12
    republikanët e bardhë meshkuj në Dallas,
  • 7:12 - 7:17
    demokratët e bardhë me të ardhura të ulëta
    në Hendersonville, North Carolina:
  • 7:17 - 7:19
    përgjigjet e tyre janë çuditërisht të ngjashme,
  • 7:19 - 7:22
    pasi të gjithë ata zgjodhën të
    shpenzonin më shumë para
  • 7:22 - 7:24
    në ushqim të shëndetshëm
    dhe strehim të sigurt
  • 7:24 - 7:27
    sesa në spitale dhe qendra shëndetësore.
  • 7:28 - 7:31
    Kur ju bëni pyetjet e duhura,
  • 7:31 - 7:32
    bëhet shumë e qartë:
  • 7:33 - 7:36
    ne mund të jemi të përçarë
    tek kujdesi shëndetësor në këtë vend,
  • 7:36 - 7:39
    por ne jemi të unifikuar tek shëndeti.
  • 7:40 - 7:43
    Gjëja të cilën jam munduar
    të kuptoj është pse-ja.
  • 7:43 - 7:45
    Pse jemi dakord për shëndetin?
  • 7:46 - 7:49
    Ne pajtohemi për shëndetin
    sepse është sens i përgjithshëm.
  • 7:49 - 7:53
    Ne të gjithë e dimë se gjërat që duhet të
    bëjmë për të qënë të shëndetshëm -
  • 7:53 - 7:55
    mjekësia dhe kujdes mjekësor -
  • 7:55 - 7:57
    nuk janë gjërat që na duhen
    për të qënë të shëndetshëm,
  • 7:57 - 7:59
    për të mos u sëmurur në radhë të parë.
  • 8:00 - 8:03
    Por ne gjithashtu pajtohemi për shkak
    të përvojës së përbashkët.
  • 8:04 - 8:07
    Në një studim me 5,000 pacientë,
  • 8:07 - 8:11
    24 për qind e pacientëve
    me sigurim tregtar shëndetësor -
  • 8:11 - 8:13
    domethënë, ata kishin një punë -
  • 8:13 - 8:17
    ende mbetën pa ushqim ose luftuan
    për të gjetur strehim apo transport
  • 8:18 - 8:20
    apo burime të tjera esenciale.
  • 8:20 - 8:21
    Njëzet e katër përqind.
  • 8:22 - 8:24
    Dhe ne pamë të njëjtën gjë
    në grupet tona të fokusit.
  • 8:24 - 8:28
    Pothuajse çdo votues e dinte
    çfarë do të thotë të luftosh,
  • 8:28 - 8:30
    ose veten ose familjet e tyre
  • 8:30 - 8:32
    apo fqinjët e tyre.
  • 8:33 - 8:37
    Një prej atyre grave republikane të bardha
    në Charlotte ishte një kamariere
  • 8:37 - 8:42
    që luftonte për të qëndruar zgjuar
    me një sodë të madhe Big Gulp.
  • 8:42 - 8:44
    Ajo thjesht dukej e rraskapitur.
  • 8:44 - 8:46
    Dhe ishte.
  • 8:46 - 8:48
    Ajo na tha se punonte dy punë
  • 8:48 - 8:51
    por ende nuk mund të përballonte
    një anëtarësim në Y,
  • 8:51 - 8:54
    por ishte në rregull që s'mund të shkonte
    në palestër, tha ajo,
  • 8:54 - 8:57
    sepse ajo gjithashtu
    nuk mund të përballonte naftën
  • 8:57 - 8:59
    dhe ecte 10 milje për në punë dhe nga puna
  • 8:59 - 9:01
    cdo dite të vetme.
  • 9:02 - 9:06
    Duke dëgjuar atë, unë ndjeva këtë
    panikun e njohur të rritej brenda meje,
  • 9:07 - 9:09
    mbetjet e fëmijërisë sime.
  • 9:10 - 9:12
    Kur isha 10 vjeç,
  • 9:12 - 9:15
    babai im shtrihej në dyshemenë
    e dhomës së ndenjes
  • 9:15 - 9:18
    në mbërthimin e një prej
    depresioneve të tij të shumta.
  • 9:18 - 9:22
    Kur unë kërrusesha afër tij, ai më thoshte
    se donte të vriste veten.
  • 9:26 - 9:28
    Babai im jetonte,
  • 9:28 - 9:29
    por ai luftonte të punonte.
  • 9:30 - 9:32
    Dhe familja ime mbijetoi,
  • 9:32 - 9:33
    por ne me zor ia dilnim
  • 9:33 - 9:35
    vetem me një rroge,
  • 9:35 - 9:38
    duke u mbështetur në rrogën
    e nënës sime mësuese.
  • 9:38 - 9:42
    Edhe si fëmijë i vogël, e dija
    që ne jetonim në hijen
  • 9:42 - 9:44
    e shkatërrimit financiar dhe emocional.
  • 9:45 - 9:48
    Kjo zor se thuhet,
  • 9:48 - 9:52
    sepse mua më janë dashur 25 vjet
    të jem e sinqertë me veten time
  • 9:52 - 9:54
    se kjo është arsyeja pse e bëj këtë punë:
  • 9:55 - 9:58
    duke e ditur se babait tim i duhej
    kujdesi shëndetësor për t'u shëruar,
  • 9:58 - 10:02
    por për të qënë të shëndetshëm,
    familjes sime i duhej diçka tjetër,
  • 10:02 - 10:04
    na duhej një e ardhur tamam;
  • 10:04 - 10:08
    dhe të dija, ashtu si shumë njerëz
    më shumë se unë,
  • 10:08 - 10:11
    atë panikun kur bazat
    kërcënojnë të rrëzohen.
  • 10:12 - 10:17
    Për votuesit në grupet tona të fokusit,
    zgjidhjet ishin të drejtpërdrejta.
  • 10:17 - 10:20
    Si tha një prej atyre grave republikane
    të bardha në Charlotte,
  • 10:20 - 10:23
    "Në vend që të vëmë gjithë këto para
    në kujdes shëndetësor,
  • 10:23 - 10:24
    vihini ato në strehim të përballueshëm.
  • 10:24 - 10:28
    E keni parasysh, pra, merrini ato
    shpërndajini ndryshe ".
  • 10:29 - 10:32
    Rezulton se kur ke gjuhën e duhur
  • 10:32 - 10:34
    dhe kur bën pyetjen e duhur,
  • 10:34 - 10:37
    përgjigjet bëhen jashtëzakonisht të qarta
  • 10:37 - 10:38
    dhe unanime.
  • 10:41 - 10:46
    Ajo që dimë është se,
    pavarësisht gjithë zhurmës,
  • 10:46 - 10:49
    plani për kujdesin shëndetësor në këtë vend
  • 10:49 - 10:51
    është se nuk ka plan.
  • 10:52 - 10:56
    Por ne kemi diçka më të fuqishme
    se projekt-ligji i çdo politikani,
  • 10:56 - 10:59
    se platforma e çdo kandidati,
  • 10:59 - 11:02
    çdo deklarate politike
    prej serbatorëve idesh.
  • 11:02 - 11:05
    Ne kemi sensin
    dhe përvojën tonë të përbashkët.
  • 11:06 - 11:10
    Kështu që unë pyes, nëse je
    një ekzekutiv i kujdesit shëndetësor:
  • 11:10 - 11:13
    A e dini sa prej pacientëve tuaj
    kanë mbetur pa ushqim
  • 11:13 - 11:16
    ose luftojnë për të paguar qiranë
    në fund të muajit?
  • 11:16 - 11:18
    A janë këto të dhëna
    në kartelën tuaj të rezultateve,
  • 11:18 - 11:21
    duke i dhënë formë biznesit
    dhe shpërblimeve tuaja?
  • 11:22 - 11:24
    Nëse jeni politikan:
  • 11:24 - 11:28
    Do të vazhdoni të luftoni në tokën
    e përvëluar të kujdesit shëndetësor,
  • 11:28 - 11:30
    apo do të veproni në bazë të asaj
    që votuesit tuaj,
  • 11:31 - 11:33
    që votuesit demokratikë
    dhe republikanë njësoj,
  • 11:33 - 11:35
    tashmë e dinë,
  • 11:35 - 11:38
    që është se pagat e mira,ushqimi i
    shëndetshëm dhe strehimi i sigurt
  • 11:38 - 11:39
    janë shëndeti?
  • 11:40 - 11:44
    Dhe për pjesën që mbetet,
    për qytetarët e këtij vendi:
  • 11:44 - 11:48
    Do të kërkojmë llogari
    për atë që dimë të jetë e vërtetë,
  • 11:48 - 11:51
    që është se sensi ynë i përbashkët,
  • 11:51 - 11:53
    përvoja jonë e përbashkët,
  • 11:53 - 11:56
    na bën ekspertë në atë që
    duhet për qënë i shëndetshëm?
  • 11:57 - 12:00
    Ky moment, si përfundim,
  • 12:00 - 12:02
    nuk ka të bëjë me ndryshimin e mendjes.
  • 12:03 - 12:05
    Ka të bëjë me diçka më të fuqishme.
  • 12:05 - 12:08
    Ka të bëjë me ndryshimin
    e pyetjeve që pyesim
  • 12:08 - 12:12
    dhe uljen e zhurmës
    për të dëgjuar përgjigjet e njëri-tjetrit.
  • 12:13 - 12:17
    Ka të bëjë me mundësinë radikale
    në të cilën ne pacientët,
  • 12:17 - 12:19
    ne mjekët, ne kujdestarët,
  • 12:19 - 12:20
    ne drejtuesit e kujdesit shëndetësor
  • 12:21 - 12:23
    dhe po, edhe ne njerëzit,
  • 12:23 - 12:24
    biem dakord.
  • 12:25 - 12:27
    Dhe tani është koha -
  • 12:27 - 12:29
    në fakt, shumë ka kaluar koha -
  • 12:29 - 12:31
    që ne të marrim guximin
  • 12:31 - 12:35
    për t'i dëgjuar këto përgjigje
    dhe të veprojmë sipas tyre.
  • 12:35 - 12:36
    Ju falemnderit.
  • 12:36 - 12:40
    (Duartrokitje)
Title:
Në çfarë bien dakort amerikanët kur bëhet fjalë për shëndetin
Speaker:
Rebecca Onie
Description:

Ne nuk mund të jemi aq thellësisht të ndarë sa mendojmë - të paktën kur është fjala për shëndetin, thotë Rebecca Onie. Në një fjalim që jehon përmes zhurmës, Onie ndan hulumtime që tregojnë se, edhe mes dallimeve ekonomike, politike dhe racore, amerikanët pajtohen në atë çfarë u duhet për të jetuar një jetë të mirë - dhe i kërkon si ofruesve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve të përqëndrohen në atë që na bën ne të shëndetshëm, jo atë që na bën të zemëruar.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
12:56

Albanian subtitles

Revisions