-
Historia e Tyre
-
Historia Ime
-
Ky jam unë.
-
Dhe ky është gjyshi im, Manolo.
-
I lindur në Sevilje, Spanjë në vitin 1942,
-
ai e dinte që në moshë shumë të re
-
se donte të bëhej laborant dentar.
-
Nëse po pyesni veten se çfarë është kjo,
-
epo,
-
ai bënte proteza dhëmbësh.
-
Ai ishte një burrë i vendosur.
-
Ai studioi shumë dhe hapi
klinikën e tij dentare
-
që më vonë do të bëhej
-
biznesi i familjes.
-
Por ajo nuk është e gjitha.
-
Gjyshi im ishte shumë i njohur
-
për bujarinë e tij.
-
Pavarësisht se kishte gjashtë fëmijë
-
për t’u kujdesur për ta e për t’i ushqyer,
-
ai shpesh do t’i ndihmonte familjet
-
e tjera që hasnin vështirësi.
-
Ai fshehtas do t’u blinte atyre ushqime
dhe u paguante
-
faturat.
-
Shpesh herë nga vetë xhepi i tij.
-
Më kujtohet që më çonte
-
në ndeshje futbolli thuajse çdo fundjavë.
-
Ishte ai që më bëri
-
një tifoz futbolli.
-
Është nder të jesh pjesë
e familjes së tij.
-
Falë tij,
-
unë e di se një nga çelësat për lumturi
-
në këtë jetë, është t’i vësh të tjerët
-
përpara vetes.