3 këshilla për rritjen e vetbesimit tuaj - TED-Ed
-
0:06 - 0:08Kur përballemi me ndonjë
sfidë të madhe, -
0:08 - 0:12ku dështimi potencial duket
se gjendet në çdo kënd, -
0:12 - 0:14ndoshta e keni dëgjuar këtë fjalë më parë:
-
0:14 - 0:16"Ki më shumë besim."
-
0:16 - 0:19Me siguri, ajo se çfarë mendoni
kur e dëgjoni këtë fjalë është: -
0:19 - 0:22"Sikur të ishte aq e thjeshtë."
-
0:22 - 0:24Por çfarë është besimi?
-
0:24 - 0:28Merre besimin tënd që ti je i vlefshëm,
i aftë, dhe kompetent, -
0:28 - 0:30që ndryshe njihet si 'vetëbesim',
-
0:30 - 0:35shtoje optimizmin që e ke kur
je i sigurtë për aftësitë e tua, -
0:35 - 0:37dhe pastaj i fuqizuar nga këto,
-
0:37 - 0:41vepro me kurajo që të përballesh
me sfidat në mënyrë direkte. -
0:41 - 0:43Ky është besimi.
-
0:43 - 0:46I kthen mendimet në vepra.
-
0:46 - 0:49Pra nga vjen ky vetbesim?
-
0:49 - 0:53Ka faktorë të ndryshëm të cilët
e ndikojnë vetëbesimin. -
0:53 - 0:55E para: ajo se me çka lind,
siç janë gjenet, -
0:55 - 1:00të cilat ndikojnë në gjëra si balanci
i neuro-kemikaleve në trurin tënd. -
1:00 - 1:03E dyta: mënyra se si trajtohesh.
-
1:03 - 1:06Kjo përfshin presionet shoqërore
të ambientit tënd. -
1:06 - 1:10Dhe e treta: pjesa
mbi të cilën ti ke kontroll, -
1:10 - 1:11zgjedhjet që ti bën,
-
1:11 - 1:13rreziqet që ndërmerr,
-
1:13 - 1:17dhe mënyra se si ti mendon për sfidat
dhe pengesat, dhe si reagon ndaj tyre. -
1:17 - 1:20Nuk është e mundshme që t'i
diferencojmë plotësisht këta tre faktorë, -
1:20 - 1:24por zgjedhjet personale që bëjmë
sigurisht që luajnë një rol të madh -
1:24 - 1:26në zhvillimin e besimit.
-
1:26 - 1:30Pra, duke mbajtur në mendje
disa këshilla praktike, -
1:30 - 1:35ne e kemi fuqinë që të
kultivojmë vetbesimin tonë. -
1:35 - 1:38Këshilla e parë: një zgjidhje e shpejtë.
-
1:38 - 1:42Ka disa trike të cilat mund t'u japin juve
një rritje të shpejtë të vetëbesimit -
1:42 - 1:43për një kohë afat-shkurtër.
-
1:43 - 1:47Imagjino suksesin tënd kur
fillon një punë të vështirë, -
1:47 - 1:50diçka aq e thjeshtë sa
dëgjimi i muzikës me bas të thellë; -
1:50 - 1:53mund të promovojë ndjenja fuqie.
-
1:53 - 1:59Mund edhe të provosh poza të fuqishme ose
të inspirosh veten me një fjalim motivues. -
1:59 - 2:04Këshilla e dytë: beso në aftësinë tënde
për t'u përmirësuar. -
2:04 - 2:06Nëse je duke kërkuar për
ndryshime afat-gjata, -
2:06 - 2:10konsideroje mënyrën se si ti mendon
për aftësitë dhe talentet tua. -
2:10 - 2:12A mendon se janë të caktuara nga lindja,
-
2:12 - 2:15apo se mund të zhvillohen,
ashtu si një muskul? -
2:15 - 2:19Këto besime kanë rëndësi sepse
mund të ndikojnë mënyrën se si ti vepron -
2:19 - 2:21kur përballesh me pengesa.
-
2:21 - 2:22Nëse ke mentalitet të fiksuar,
-
2:22 - 2:25që domethënë që ti mendon se
talentet e tua janë të palëvizshme, -
2:25 - 2:27ti ndoshta dorëzohesh,
-
2:27 - 2:30duke menduar se ke zbuluar
diçka në të cilën nuk je aq i mirë. -
2:30 - 2:35Por nëse ke mentalitet të rritjes e mendon
se aftësitë e tua mund të përmirësohen, -
2:35 - 2:39një sfidë është një mundësi
për t'u rritur dhe mësuar. -
2:39 - 2:41Neuroshkenca e përkrah
mentalitetin e rritjes. -
2:41 - 2:46Lidhjet në trurin tënd forcohen
dhe rriten me studim dhe praktikë. -
2:46 - 2:48Në fakt, mesatarisht,
-
2:48 - 2:51personat që kanë mentalitet të rritjes
janë më të suksesshëm, -
2:51 - 2:53duke marrë kështu nota më të mira,
-
2:53 - 2:56dhe duke pasur më shumë
sukses përballë sfidave. -
2:56 - 3:00Këshilla e tretë: praktiko dështimin.
-
3:00 - 3:03Bëhu i sinqertë, do të dështosh
herët a vonë. -
3:03 - 3:04Të gjithë dështojnë.
-
3:04 - 3:07J.K. Rowling u refuzua nga
dymbëdhjetë publikues të ndryshëm -
3:07 - 3:09para se dikush e zgjodhi "Harry Potter."
-
3:09 - 3:13Vëllezërit Wright ndërtuan mbi përpjekjet
e dështuara të historisë për të fluturuar, -
3:13 - 3:15duke përfshirë edhe disa
dështime të tyre, -
3:15 - 3:18para se t'a dizajnonin një
aeroplan të suksesshëm. -
3:18 - 3:23Studimet tregojnë se ata që dështojnë
rregullisht dhe vazhdojnë përpjekjet, -
3:23 - 3:26janë më të përgatitur t'u përgjigjjen
sfidave dhe pengesave -
3:26 - 3:28në mënyrë konstruktive.
-
3:28 - 3:31Ata mësojnë se si të provojnë
strategji të ndryshme, -
3:31 - 3:32të pyesin tjerët për këshilla,
-
3:32 - 3:34dhe të ngulin këmbë.
-
3:34 - 3:38Pra, mendo një sfidë që
do t'a marrësh përsipër, -
3:38 - 3:40kuptoje se nuk do të jetë e lehtë,
-
3:40 - 3:42pranoje se do bësh gabime,
-
3:42 - 3:45dhe bëju i mirë ndaj vetes kur i bën ato.
-
3:45 - 3:49Jepi vetes një fjalim inspirues,
ngrihu në këmbë, dhe filloja. -
3:49 - 3:53Entuziazmi që ndjen kur e di se
pavarësisht nga rezultati, -
3:53 - 3:56ti do kesh dije dhe të kuptuar më
të madh se më përpara. -
3:56 - 4:00Ky është vetbesimi.
- Title:
- 3 këshilla për rritjen e vetbesimit tuaj - TED-Ed
- Speaker:
- Amy Adkins
- Description:
-
Shiko mësimin e plotë: http://ed.ted.com/lessons/3-tips-to-boost-your-confidence-ted-ed
Kur përballemi me ndonjë sfidë të madhe ku dështimi potencial duket se gjendet në çdo kënd, ndoshta e keni dëgjuar këshillën: "Ki më shumë besim." Po nga vjen besimi, dhe si mund të kesh më shumë nga ai? Këtu janë tre këshilla të lehta për rritjen e besimit tuaj.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TED-Ed
- Duration:
- 04:17
![]() |
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence | |
![]() |
Helena Bedalli accepted Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence | |
![]() |
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence | |
![]() |
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence | |
![]() |
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence | |
![]() |
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence | |
![]() |
Çlirim Sheremeti edited Albanian subtitles for 3 tips to boost your confidence |