< Return to Video

Një kategori e barit që parandalon depresionin dhe PTSD-në.

  • 0:00 - 0:05
    Antidepresantët e parë u bënë nga
  • 0:05 - 0:08
    karburantet e tepërta të raketave
    pas Luftës së Dytë Botërore.
  • 0:09 - 0:14
    Që përshtatet, kur shohim sot se,
    një në pesë ushtarë vuajnë nga depresioni
  • 0:14 - 0:17
    ose çrregullimi i stresit
    post-traumatik ose të dyja.
  • 0:17 - 0:21
    Por nuk janë ushtarët të vetmit
    në rrezik të lartë nga këto çrregullime.
  • 0:21 - 0:27
    Janë zjarrfikësit, mjekët ER, pacientët me
    kancer, punonjësit ndihmës, refugjatët
  • 0:27 - 0:29
    kushdo që i ekspozohet traumës
    ose stresit të madh të jetës.
  • 0:30 - 0:34
    E megjithatë, varësisht se sa
    të zakonshme janë këto çrregullime,
  • 0:34 - 0:37
    trajtimet tona aktuale,
    nëse ato funksionojnë,
  • 0:38 - 0:40
    ato vetëm frenojnë simptomat.
  • 0:41 - 0:46
    Në vitin 1798, kur Edward Jenner
    zbuloi vaksinën e parë
  • 0:46 - 0:47
    atë të lisë
  • 0:47 - 0:51
    zbulimi i tij nuk ishte vetëm
    një parambrojtës për një sëmundje
  • 0:51 - 0:53
    por një mënyrë krejt e re
    të të menduarit:
  • 0:53 - 0:56
    ai ilaç mund të parandalojë sëmundjen.
  • 0:56 - 0:58
    Sidoqoftë, për më shumë se 200 vjet,
  • 0:58 - 1:02
    ky parandalim nuk besohej se
    shtrihej edhe te sëmundjet psikiatrike.
  • 1:02 - 1:06
    Deri në vitin 2014, kur kolegu im
    dhe unë rastësisht zbuluam
  • 1:06 - 1:10
    ilaçet e para që mund ta parandalojnë
    depresionin dhe PTSD-në.
  • 1:11 - 1:12
    Ne i zbuluam ilaçet tek minjte
  • 1:12 - 1:16
    dhe aktualisht po studiojmë
    nëse ato punojnë te njerëzit.
  • 1:16 - 1:19
    Dhe këto parandalues psikofarmaceutikë
  • 1:19 - 1:21
    nuk janë antidepresantë.
  • 1:21 - 1:23
    Ata janë një kategori krejt e re e barit.
  • 1:23 - 1:25
    Ata punojnë duke përforcuar
    rezistencën stresuse,
  • 1:25 - 1:28
    pra që le t'i quajmë ata
    përforcues të rezistencës.
  • 1:28 - 1:31
    Pra, mendoni një kohë stresuese
    që pastaj keni rimarrë vetën.
  • 1:32 - 1:36
    Mbase një ndarje ose një provim,
    ju ka ikur aeroplani.
  • 1:36 - 1:39
    Rezistenca ndaj stresit
    është procesi aktiv biologjik
  • 1:39 - 1:42
    që na lejon të kalojmë stresin.
  • 1:42 - 1:45
    Ngjashëm kur ftohemi dhe
    sistemi ynë imunitar lufton atë.
  • 1:46 - 1:47
    Dhe një rezistencë e pamjaftueshme
  • 1:47 - 1:50
    përballë një stresori mjaft te madh
  • 1:50 - 1:53
    mund të rezultojë
    në çrregullim mental, si depresioni.
  • 1:53 - 1:56
    Në fakt, shumica e rasteve
    të çrregullimeve madhore depresive
  • 1:56 - 1:58
    fillimisht shkaktohen nga stresi.
  • 1:59 - 2:01
    Dhe nga ato që kemi parë deri tani
    në minj,
  • 2:01 - 2:05
    përmirësuesit e rezistencës mund
    të na ruajnë nga stresorët biologjikë,
  • 2:05 - 2:07
    siç janë hormonet e stresit
  • 2:07 - 2:11
    dhe stresorët social e psikologjik,
    si ngacmimi dhe izolimi.
  • 2:12 - 2:16
    Pra, ja një shembull
    ku u kemi dhënë minjve
  • 2:16 - 2:18
    për tre javë nivele të larta
    të hormoneve të stresit.
  • 2:19 - 2:23
    Për ndryshe, një stresor biologjik
    pa një element psikologjik.
  • 2:23 - 2:25
    Dhe kjo shkakton sjellje depresive.
  • 2:25 - 2:29
    Dhe nëse paraprakisht u japim
    për tre javë trajtim antidepresiv,
  • 2:30 - 2:31
    nuk ka efekte të dobishme.
  • 2:32 - 2:38
    Por vetëm një dozë e përforcuesit
    të rezistencës, e dhënë një javë para,
  • 2:38 - 2:41
    plotësisht parandalon sjelljen depresive.
  • 2:42 - 2:44
    Edhe pas tre javësh stresi.
  • 2:44 - 2:47
    Kjo është hera e parë që një ilac
    për herë të parë
  • 2:47 - 2:49
    parandalon efekte negative të stresit.
  • 2:50 - 2:56
    Depresioni dhe PTSD janë sëmundje
    kronike, shpesh afatgjat, klinike.
  • 2:56 - 3:00
    Ato poshtu rrisin rrezikun
    e abuzimit të substancave, varfërinë
  • 3:00 - 3:03
    sëmundje të zemrës,
    Alzheimerit, vetëvrasjes.
  • 3:03 - 3:08
    Vetëm kostoja globale e depresionit është
    mbi tre trilion dollarë në vit.
  • 3:09 - 3:13
    Por tani, imagjinoni një skenar
    ku njohim dikë që i parashikohet
  • 3:13 - 3:16
    një rrezik i lartë për shkak
    të ekspozimit ndaj stresit ekstrem.
  • 3:16 - 3:20
    Ta zëmë, një vullnetar i kryqit të kuq
    që shkon në një zonë tërmeti.
  • 3:20 - 3:22
    Përveç vaksinës tifoide,
  • 3:22 - 3:25
    mund t'i jepnim një hap ose një injeksion
    të përforcuesit të rezistencës
  • 3:25 - 3:27
    përpara se ajo të largohej.
  • 3:27 - 3:30
    Pra, kur para saj mbahet një armë
    nga grabitësit ose më keq,
  • 3:30 - 3:34
    ajo së paku do të mbrohej nga
    zhvillimi i depresionit ose PTSD-së
  • 3:34 - 3:36
    pas veprimit.
  • 3:36 - 3:39
    Kjo nuk do ta parandalojë atë
    të përjetojë stresin,
  • 3:39 - 3:41
    por do t'i lejojë asaj të shërohet nga ai.
  • 3:41 - 3:43
    Dhe kjo është ajo që është
    revolucionare këtu.
  • 3:43 - 3:45
    Duke rritur rezistencën,
  • 3:45 - 3:50
    mund të ulim dramatikisht ndjeshmërinë
    e saj ndaj depresionit dhe PTSD-së,
  • 3:50 - 3:56
    duke e shpëtuar nga humbja e punës,
    shtëpisë, familjës apo dhe jetës së saj.
  • 3:58 - 4:00
    Pasi Jenner zbuloi vaksinën e lisë,
  • 4:00 - 4:03
    shumë vaksina të tjera
    e ndoqën me shpejtësi.
  • 4:03 - 4:06
    Por kaluan 150 vjet
  • 4:06 - 4:09
    përpara se një vaksinë e tuberkulozit
    të ishte e disponueshme.
  • 4:09 - 4:10
    Pse?
  • 4:11 - 4:13
    Pjesërisht sepse shoqëria besonte
  • 4:13 - 4:18
    se tuberkulozi i bënte njerëzit më
    të ndjeshëm dhe kreativë dhe empatikë.
  • 4:18 - 4:22
    Dhe kjo ishte shkaktuar
    nga kushtetuta dhe jo nga biologjia.
  • 4:23 - 4:26
    Dhe gjëra të ngjashme thuhen
    edhe sot për depresionin.
  • 4:27 - 4:30
    Dhe ashtu si zbulimi i Jenner hapi derën
  • 4:31 - 4:33
    për të gjitha vaksinat që pasuan,
  • 4:34 - 4:37
    ilaçet që kemi zbuluar hapin
    mundësinë e një fushe krejt të re:
  • 4:37 - 4:40
    psikofarmakologjinë parandaluese.
  • 4:41 - 4:43
    Por pavarësisht nëse kjo
    është 15 vjet larg,
  • 4:43 - 4:45
    ose 150 vjet larg,
  • 4:45 - 4:47
    varet jo vetëm nga shkenca,
  • 4:47 - 4:51
    por nga ajo që ne
    si shoqëri zgjedhim të bëjmë me të.
  • 4:51 - 4:53
    Ju falemnderit.
  • 4:53 - 4:56
    (Duartrokitje)
Title:
Një kategori e barit që parandalon depresionin dhe PTSD-në.
Speaker:
Rebecca Brachman
Description:

Trajtimet aktuale për depresionin dhe PTSD-në vetëm frenojnë simptomat, nëse ato vecse funksionojnë. Po sikur të mund të parandalonim që këto sëmundje të zhvillohen? Neuroshkencëtarja dhe TED Fellow Rebecca Brachman ndan historinë e zbulimit aksidental të ekipit të saj për një kategori të re të barit që, për herë të parë ndonjëherë, mund të parandalojë efektet negative të stresit - dhe të rrisë aftësinë e një personi për t'u shëruar dhe rritur. Mësoni se si këto ilaçe që përforcojnë rezistencën mund të ndryshojnë mënyrën se si ne trajtojmë sëmundjen mendore.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
05:10

Albanian subtitles

Revisions