Brene Brown: Fuqia e cënueshmërisë
-
0:00 - 0:02Po e filloj me një histori:
-
0:02 - 0:04Rreth dy vjet më parë më telefonon një planifikuese eventesh
-
0:04 - 0:06sepse isha ftuar për të mbajtur një fjalim.
-
0:06 - 0:08Më merr në telefon dhe më thotë,
-
0:08 - 0:10"Nuk di se si
-
0:10 - 0:12të të përshkruaj në pamfleten që do të shpërndaj."
-
0:12 - 0:14Mendova, "Dakord, cili është problemi?"
-
0:14 - 0:16Ajo m'u pergjigj, "Dëgjo, të ndoqa në një fjalim,
-
0:16 - 0:19dhe mendoj se mund të të quaj kërkuese, besoj,
-
0:19 - 0:21por kam frike se nëse të përshkruaj si kërkuese nuk do të vijë asnjeri,
-
0:21 - 0:23sepse do të mendojnë se je e mërzitshme dhe jashtë teme."
-
0:23 - 0:25(Të qeshura)
-
0:25 - 0:27Dakord.
-
0:27 - 0:29Dhe më pas vazhdoi, "Ama ajo që më pëlqeu nga fjalimi yt
-
0:29 - 0:31është se ti tregon histori.
-
0:31 - 0:34Kështu që them të të quaj tregimtare."
-
0:34 - 0:37Dhe normale, pjesa akademike dhe e pasigurt tek unë
-
0:37 - 0:39u përgjigj, "Si the se do të më quash??"
-
0:39 - 0:42Planifikuesja tha, "Do të të quaj tregimtare."
-
0:42 - 0:45Dhe unë, "Jopo Zana e Malit."
-
0:45 - 0:48(Të qeshura)
-
0:48 - 0:51I thashë, "Më lër të mendohem dy sekonda."
-
0:51 - 0:54U përpoqa t'i thërras kurajos sime.
-
0:54 - 0:57Dhe mendova, në fakt unë jam tregimtare.
-
0:57 - 0:59Unë merrem me kërkim cilësor.
-
0:59 - 1:01Mbledh histori njerëzore; ky është profesioni im.
-
1:01 - 1:04Në fund të fundit, ndoshta historite janë thjesht të dhëna që kanë shpirt.
-
1:04 - 1:06Dhe ndoshta unë jam thjesht një tregimtare.
-
1:06 - 1:08Kështu që ia ktheva, "E di çfarë?
-
1:08 - 1:11Pse nuk më përshkruan si kërkuese-tregimtare."
-
1:11 - 1:14Ajo më përgjigjet, "Haha. Nuk ka diçka të tillë."
-
1:14 - 1:16(Të qeshura)
-
1:16 - 1:18Kështu, unë jam një kërkuese-tregimtare,
-
1:18 - 1:20dhe sot do ju flas për --
-
1:20 - 1:22po flasim për zgjerim përceptimesh --
-
1:22 - 1:24dua t'ju flas dhe do t'ju tregoj ca histori
-
1:24 - 1:27për një pjesë të punës sime kërkimore
-
1:27 - 1:30që zgjeroi thelbësisht përceptimin tim
-
1:30 - 1:33dhe vërtet ndryshoi mënyrën se si jetoj e dashuroj
-
1:33 - 1:35dhe punoj e kryej funksionin e prindit.
-
1:35 - 1:37Dhe këtu nis historia ime.
-
1:37 - 1:40Në fillimet e mia si kërkuese, kur isha studente doktorature,
-
1:40 - 1:42në vit të parë kisha një profesor kërkimi
-
1:42 - 1:44që na tha,
-
1:44 - 1:46"Kini parasysh,
-
1:46 - 1:49nëse diçka nuk mund të matet, ajo nuk ekziston."
-
1:49 - 1:52Në fillim mendova se po më merrte me të mira.
-
1:52 - 1:55I thashë, "Vërtet?" ma ktheu, "Absolutisht."
-
1:55 - 1:57Tani, duhet të kuptoni
-
1:57 - 1:59që unë jam diplomuar për punë sociale; kam Master në punë sociale,
-
1:59 - 2:01dhe po bëja doktoraturën për punë sociale;
-
2:01 - 2:03domethënë gjatë gjithë karrierës sime akademike
-
2:03 - 2:05kam qenë e rrethuar nga njerëz
-
2:05 - 2:07që në një farë mënyre besonin se
-
2:07 - 2:10jeta është rrëmujë, duhet ta dashurosh atë.
-
2:10 - 2:12Dhe unë besoj në ketë: jeta është rrëmujë,
-
2:12 - 2:15pastroje, rregulloje
-
2:15 - 2:17fute në kuti dhe merre me vete në pune për drekë.
-
2:17 - 2:19(Të qeshura)
-
2:19 - 2:22Dhe kështu mendoja se e kisha gjetur zgjidhjen,
-
2:22 - 2:25të ngre një karriere që më çon drejt --
-
2:25 - 2:28vërtet, një nga shprehjet e mëdha të punës sociale
-
2:28 - 2:31është të mësohesh me vështirësitë e punës.
-
2:31 - 2:34Thashë me vete: Futi një shkelm vështirësive,
-
2:34 - 2:36hiqi qafe, dhe merr vetëm 10a.
-
2:36 - 2:39Kjo ishte mantra ime.
-
2:39 - 2:41Isha shumë e dhënë pas kësaj.
-
2:41 - 2:44Mendova, e di çfarë, kjo lloj karriere më përshtatet,
-
2:44 - 2:47se mua më interesojnë temat e ndërlikuara.
-
2:47 - 2:49Ama dua të jem në gjëndje ti qartësoj.
-
2:49 - 2:51Dua ti kuptoj.
-
2:51 - 2:53Dua të kem mundësinë ti zhbiriloj
-
2:53 - 2:55gjërat që unë e di që janë të rëndësishme
-
2:55 - 2:57dhe tua tregoj të gjithëve çfarë kam gjetur.
-
2:57 - 3:00Fillimisht fillova të studioj lidhjet.
-
3:00 - 3:03Sepse pas 10 vitesh punë si punonjëse sociale,
-
3:03 - 3:05arrin të kuptosh
-
3:05 - 3:08që lidhjet shpjegojne pse jemi këtu.
-
3:08 - 3:11Lidhjet i japin qëllim dhe kuptim jetëve tona.
-
3:11 - 3:13Kjo është e vetmja gjë për t'u kuptuar.
-
3:13 - 3:15Nuk ka rëndësi nëse flet me njerëz
-
3:15 - 3:18që punojnë në drejtësi sociale, shëndet mendor, abuzim apo neglizhencë,
-
3:18 - 3:20ajo që dimë është që lidhjet,
-
3:20 - 3:23aftësia për t'u ndjerë të lidhur, është --
-
3:23 - 3:26kështu jemi kurdisur në mënyrë neurobiologjike --
-
3:26 - 3:28kjo është arsyeja pse jemi në këtë botë.
-
3:28 - 3:31Prandaj mendova të nis me lidhjet.
-
3:31 - 3:34E keni parasysh atë lloj situate
-
3:34 - 3:36kur merr vlerësimin nga eprori,
-
3:36 - 3:39dhe të liston 37 gjëra në të cilat shkëlqen,
-
3:39 - 3:41dhe një gjë -- një "mundësi për zhvillim"?
-
3:41 - 3:43(Të qeshura)
-
3:43 - 3:46Mendja të rri vetëm tek ajo "mundësia për zhvillim", apo jo?
-
3:47 - 3:50Mesa duket kështu funksionon edhe puna ime,
-
3:50 - 3:53sepse kur njerëzit i pyet për dashurinë,
-
3:53 - 3:55ata të flasin për vuajtjet nga dashuria.
-
3:55 - 3:57Kur i pyet njerëzit për përkatësinë,
-
3:57 - 4:00do të të flasin për eksperiencat më të tmerrshme
-
4:00 - 4:02të të ndjerit të përjashtuar.
-
4:02 - 4:04Dhe kur i pyet njerëzit për lidhjet,
-
4:04 - 4:07historitë që më tregonin kishin të bënin me mungesën e lidhjeve.
-
4:07 - 4:10Kështu që shumë shpejt -- pas rreth vetëm 6 javë kërkimesh --
-
4:10 - 4:13hasa në një fenomen të pashpjeguar
-
4:13 - 4:16që i zbërthen lidhjet
-
4:16 - 4:19në një mënyre që atëhere nuk e kuptoja dhe nuk e kisha hasur kurrë më parë.
-
4:19 - 4:21Kështu që e lashë mënjanë kërkimin
-
4:21 - 4:24dhe mendova, më duhet ta kuptoj çfarë është kjo.
-
4:24 - 4:27Si përfundim doli që ishte turpi.
-
4:27 - 4:29Dhe turpi mund të kuptohet shumë lehtë
-
4:29 - 4:31si frika e humbjes së lidhjeve.
-
4:31 - 4:33A ka diçka tek unë
-
4:33 - 4:36që, nëse njerëzit e dinë apo e shohin,
-
4:36 - 4:39do të më bëjë të padenjë për të pasur lidhje me të tjerët?
-
4:39 - 4:41Dy gjëra mund t'ju them për këtë:
-
4:41 - 4:43është universale; të gjithë e kemi.
-
4:43 - 4:45Të vetmit njerëz që nuk e kanë ndjenjën e turpit
-
4:45 - 4:47janë ata që nuk janë të aftë të krijojnë lidhje njerëzore, nuk kanë ndjeshmëri njerëzore.
-
4:47 - 4:49Askush nuk do të flasë për të [turpin]
-
4:49 - 4:52dhe sa më pak flet për të, aq më shumë e ke.
-
4:54 - 4:56Ajo që e ushqen këtë ndjenjë turpi,
-
4:56 - 4:58mendime të tipit "S'jam e mirë sa duhet," --
-
4:58 - 5:00të gjithë e njohim këtë lloj ndjenje:
-
5:00 - 5:02"Nuk jam ...... sa duhet, Nuk jam aq e hollë sa duhet,
-
5:02 - 5:04e pasur mjaftueshëm, e bukur sa duhet, e zgjuar sa duhet,
-
5:04 - 5:06e promovuar mjaftueshëm."
-
5:06 - 5:08Ajo që ushqen këto ndjenja
-
5:08 - 5:11ishte ndjenja toruruese e cënueshmërisë,
-
5:11 - 5:13ideja që,
-
5:13 - 5:15në mënyrë që vendosja e lidhjeve të ndodhë,
-
5:15 - 5:18duhet ta lejojmë veten që të shikohet nga të tjerët,
-
5:18 - 5:20vërtet të shikohet.
-
5:20 - 5:23Dhe e dini cfarë mendoj unë për cënueshmërinë? E urrej.
-
5:23 - 5:25Mendova me vete, ky është shansi që më jepet
-
5:25 - 5:28për ta luftuar e mposhtur me metrin tim.
-
5:28 - 5:31Do t'i hyj me kokë, do ta kuptoj deri në fund këtë fenomen,
-
5:31 - 5:34do shpenzoj një vit, do e zbërthej totalisht turpin,
-
5:34 - 5:36do kuptoj si funksionon cënueshmëria,
-
5:36 - 5:39dhe do e mposht duke u treguar me e zgjuar se ajo.
-
5:39 - 5:42Isha gati dhe shumë entuziaste.
-
5:44 - 5:46Siç e dini, nuk do përfundojë dhe aq mirë.
-
5:46 - 5:49(Të qeshura)
-
5:49 - 5:51E keni parasysh vetë.
-
5:51 - 5:53Mund t'ju flas gjithë ditën për turpin,
-
5:53 - 5:55po do më duhej të merrja borxh kohën e të gjithëve.
-
5:55 - 5:58Por, mund t'ju them se cili është thelbi --
-
5:58 - 6:01dhe kjo mund të jetë një ndër gjërat më të rëndësishme që kam mësuar
-
6:01 - 6:04gjatë 1 dekade të kërkimit mbi këtë ndjenjë.
-
6:04 - 6:06Ai 1 vit që kisha menduar në fillim
-
6:06 - 6:08u zgjat në 6 vjet,
-
6:08 - 6:10me mijëra histori,
-
6:10 - 6:13qindra intervista të gjata, grupe fokusi.
-
6:13 - 6:15Në një pikë njerëzit filluan të më dërgonin fletë ditari
-
6:15 - 6:18me historitë e tyre --
-
6:18 - 6:21mijëra të dhëna në gjashtë jet.
-
6:21 - 6:23Dhe në një farë mënyre ia mora dorën.
-
6:23 - 6:25Arrita të kuptoj çfarë ishte turpi,
-
6:25 - 6:27dhe si funskionon.
-
6:27 - 6:29Shkruajta një libër,
-
6:29 - 6:31publikova një teori,
-
6:31 - 6:34por diçka nuk më ecte --
-
6:34 - 6:36cfarë nuk ecte ishte kjo:
-
6:36 - 6:38po t'i merrja njerëzit e intervistuar
-
6:38 - 6:41dhe t'i ndaja në njerëz
-
6:41 - 6:44që kishin vërtet ndjesinë e të qenit të denjë --
-
6:44 - 6:46se këtu rrotullohet githcka,
-
6:46 - 6:48tek ndjesia e të qenit të denjë --
-
6:48 - 6:51ata kanë ndjesi shumë të fortë dashurie dhe përkatësie --
-
6:51 - 6:53dhe në njerëz që luftojnë për të,
-
6:53 - 6:55dhe njerëz që gjatë gjithë kohës pyesin veten nëse janë të mirë sa duhet.
-
6:55 - 6:57Kishte vetëm një ndryshore
-
6:57 - 6:59që ndante njerëzit që kanë
-
6:59 - 7:01ndjesi shumë të fortë dashurie dhe përkatësie
-
7:01 - 7:03nga ata që vërtet luftojnë fort për ta pasur këtë ndjesi.
-
7:03 - 7:05Ja cfarë ishte: njerëzit që kanë
-
7:05 - 7:07ndjesi të fortë dashurie dhe përkatësie
-
7:07 - 7:10besojnë se janë të denjë për dashuri dhe përkatësi.
-
7:10 - 7:12Vetëm kaq.
-
7:12 - 7:14Ata besojnë se ia vlejnë.
-
7:15 - 7:18Dhe për mua, pjesa më e vështirë
-
7:18 - 7:21e asaj që na mban jashtë lidhjeve,
-
7:21 - 7:24është frika se mos nuk jemi të denjë për të pasur lidhje.
-
7:24 - 7:26Kjo ishte diçka që si personalisht ashtu edhe profesionalisht
-
7:26 - 7:29ndjeja se kisha nevojë ta kuptoja më mirë.
-
7:29 - 7:32Çfarë bëra?
-
7:32 - 7:34Mora gjithë intervistat
-
7:34 - 7:37ku pashë shenja vetë-vlerësimi, pra ku kishte njerëz që jetonin duke menduar që ishin të denjë,
-
7:37 - 7:40dhe vetëm i studiova.
-
7:40 - 7:42Çfarë kanë të përbashkët këta njerëz?
-
7:42 - 7:44Unë kam një varësi "të vogël" ndaj zyrës,
-
7:44 - 7:47po nejse, muhabet tjetër ai.
-
7:47 - 7:50Kisha një dosje dhe një laps me ngjyrë,
-
7:50 - 7:52dhe po mendoja, si do ta titulloj këtë kërkim?
-
7:52 - 7:54Dhe fjalët e para që më erdhën ndërmend
-
7:54 - 7:56ishin 'me zemër të madhe'.
-
7:56 - 7:59Këta janë njerëz me zemër të madhe, që jetojnë me një ndjenjë të thellë denjësie.
-
7:59 - 8:02E shkruajta titullin në krye të dosjes,
-
8:02 - 8:04dhe fillova të studioj të dhënat.
-
8:04 - 8:06Në fakt kjo ishte gjëja e parë që bëra,
-
8:06 - 8:08katër ditë
-
8:08 - 8:11analizim intensiv të dhënash,
-
8:11 - 8:14ku iu ktheva gjithçkaje që kisha, nxorra intervistat, nxorra historitë, të gjitha rastet.
-
8:14 - 8:17Cila është tematika? Cili është motivi i përbashkët?
-
8:17 - 8:20Im shoq u largua nga qyteti bashkë me fëmijët,
-
8:20 - 8:23se unë gjithmonë bëhem si e fiksuar kur punoj,
-
8:23 - 8:25dhe vetëm shkruaj e shkruaj
-
8:25 - 8:28dhe s'bëj dot asgjë tjetër veç kërkimit.
-
8:28 - 8:30Ja çfarë zbulova:
-
8:32 - 8:34E përbashkëta e tyre
-
8:34 - 8:36ishte ndjesia e të guxuarit.
-
8:36 - 8:39Dhe më lejoni shkurtimisht të shpjegoj dallimin mes guximit dhe trimërisë.
-
8:39 - 8:41Guximi, sipas përkufizimit fillestar të fjalës
-
8:41 - 8:43kur hyri në gjuhën angleze --
-
8:43 - 8:46vjen nga fjala latine 'cor', që do të thotë zemër --
-
8:46 - 8:48pra kuptimi fillestar
-
8:48 - 8:51ishte të tregosh cili je me gjithë zemër.
-
8:51 - 8:53Kështu njerëzit që unë analizova
-
8:53 - 8:55kishin, me pak fjalë, guximin
-
8:55 - 8:57për të qenë jo të përkryer.
-
8:58 - 9:00Kishin dhembshurinë
-
9:00 - 9:03për t'u sjellë mirë me veten e tyre njëherë e më pas me të tjerët,
-
9:03 - 9:06sepse, siç rezultoi, nuk mund të tregojmë dhemshuri ndaj të tjerëve,
-
9:06 - 9:09nëse nuk sillemi mirë me veten tonë.
-
9:09 - 9:11Tipar tjetër i përbashkët ishte lidhja
-
9:11 - 9:13dhe --kjo ishte pjesa më e vështirë --
-
9:13 - 9:16si rezultat i vërtetësisë së këtyre personave,
-
9:16 - 9:19ata ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga të qenurit kush ata mendonin se duhet të ishin
-
9:19 - 9:21për të qenë ata që janë vërtet.
-
9:21 - 9:24diçka që duhet bërë patjetër
-
9:24 - 9:26për të pasur lidhje.
-
9:28 - 9:30Një gjë tjetër e përbashkët
-
9:30 - 9:32ishte kjo:
-
9:35 - 9:38Ata e përqafojnë plotësisht cënueshmërinë.
-
9:40 - 9:43Ata besonin se
-
9:43 - 9:46çka i bënte të cënueshëm
-
9:46 - 9:48u jepte bukuri.
-
9:50 - 9:52Nuk thonin që cënueshmëria
-
9:52 - 9:54ishte e rehatshme,
-
9:54 - 9:57por as që ishte torturuese,
-
9:57 - 9:59siç deklaronin te intervistuarit e tjerë, gjatë kërkimit tim mbi turpin.
-
9:59 - 10:02Thonin vetëm që është e domosdoshme.
-
10:03 - 10:05Flisnin për dëshirën
-
10:05 - 10:08për të thënë "Të dua" i pari,
-
10:08 - 10:11dëshirën
-
10:11 - 10:13për të bërë diçka
-
10:13 - 10:16pa pasur garanci,
-
10:16 - 10:18vullnetin
-
10:18 - 10:20për të marrë frymë lirisht kur prisnin telefonatën e mjekut
-
10:20 - 10:22pas një mamografie.
-
10:23 - 10:26Ata janë të gatshëm të investojnë në një lidhje
-
10:26 - 10:29që mund ose jo të funksionojë.
-
10:29 - 10:32Këta te intervistuar mendonin se kjo është thelbësore.
-
10:32 - 10:35Personalisht mendova se kjo ishte tradhëti.
-
10:35 - 10:38Nuk më besohej që isha betuar t'i qendroja besnike
-
10:38 - 10:40kërkimit --
-
10:40 - 10:42përkufizimi i kërkimit
-
10:42 - 10:45është të kontrollosh dhe parashikosh, të studiosh fenomene,
-
10:45 - 10:47për arsyen e vetme
-
10:47 - 10:49që të kontrollosh e të parashikosh.
-
10:49 - 10:51Dhe tani misioni im
-
10:51 - 10:53për të kontrolluar e parashikuar
-
10:53 - 10:56me nxorri para syve përgjigjen që mënyra më e mirë për të jetuar është me cënueshmëri,
-
10:56 - 10:59dhe jo duke kontrolluar dhe parashikuar.
-
10:59 - 11:02Kjo çoi në një krizë 'të vogël' --
-
11:02 - 11:06(Të qeshura)
-
11:06 - 11:09-- që më ngjan më shumë me këtë.
-
11:09 - 11:11(Të qeshura)
-
11:11 - 11:13Dhe e bëra.
-
11:13 - 11:16Unë i vura emrin krizë, terapistja ime e quan rizgjim shpirtëror.
-
11:17 - 11:19Rizgjimi shpirtëror tingëllon më mirë se krizë,
-
11:19 - 11:21po ju siguroj se ishte një krizë.
-
11:21 - 11:23I lashë mënjanë të dhënat dhe shkova të gjej një terapist.
-
11:23 - 11:26Më lejoni t'ju them diçka: rasti më i mirë për të njohur veten është
-
11:26 - 11:29kur të merrni në telefon miqtë dhe t'i pyesni, "Mendoj se më duhet një terapist.
-
11:29 - 11:32A më rekomandon dot njeri?"
-
11:32 - 11:34Sepse pesë nga miqtë e mi m'u përgjigjën,
-
11:34 - 11:36"Uoooo. Unë s'do të kisha marrë përsipër."
-
11:36 - 11:39(Të qeshura)
-
11:39 - 11:41Dhe unë ia ktheja, "E çfarë do të thuash me këtë?"
-
11:41 - 11:44Ata më përgjigjeshin, "Thjesht po them, e ke parasysh,
-
11:44 - 11:46mos merr metrin tënd të gjykimit me vete."
-
11:46 - 11:49Dhe unë, "Dakord".
-
11:51 - 11:53Kështu që gjeta një terapiste.
-
11:53 - 11:56Në takimin e parë me të, Dianën --
-
11:56 - 11:58mora me vete listën time
-
11:58 - 12:01me mënyrat e jetesës së atyre me zemër të madhe, dhe u ula.
-
12:01 - 12:03Diana më tha, "Si je?"
-
12:03 - 12:06Unë ia ktheva, "Shumë mirë. Jam shumë mirë."
-
12:06 - 12:08Ajo mu kthye, "Cili është problemi?"
-
12:08 - 12:11Tani, unë jam një terapiste që shkon te terapisti,
-
12:11 - 12:13se dhe ne na duhet të shkojmë te terapisti,
-
12:13 - 12:16se na pëlqejnë dënglat e tyre.
-
12:16 - 12:18(Të qeshura)
-
12:18 - 12:20I thashë,
-
12:20 - 12:22"Problemi im është që kam një luftë të brendshme."
-
12:22 - 12:24"Çfarë të mundon?", tha ajo.
-
12:24 - 12:27"Kam një problem me cënueshmërinë", i thashë.
-
12:27 - 12:30Dhe unë e di që cënueshmëria është thelbi
-
12:30 - 12:32i turpit dhe frikës
-
12:32 - 12:34dhe luftës sonë për të qenë të denjë,
-
12:34 - 12:37por duket se është dhe pikënisja
-
12:37 - 12:40e gëzimit, krijimtarisë,
-
12:40 - 12:42përkatësisë, dashurisë.
-
12:42 - 12:44Mendoj se kam një problem,
-
12:44 - 12:47dhe kam nevojë për ndihmë."
-
12:47 - 12:49"Megjithatë" - i thashë -
-
12:49 - 12:51"mos më hap biseda për familjen,
-
12:51 - 12:53fëmijërinë, e kësi dënglash."
-
12:53 - 12:55(Të qeshura)
-
12:55 - 12:58"Thjesht kam nevojë për strategji."
-
12:58 - 13:02(Të qeshura)
-
13:02 - 13:05(Duartrokitje)
-
13:05 - 13:07Faleminderit.
-
13:09 - 13:12Terapistja tund kokën.
-
13:12 - 13:14(Të qeshura)
-
13:14 - 13:17"Aq keq është, ë?", i thashë.
-
13:17 - 13:20Ajo më tha "S'është as mirë, as keq."
-
13:20 - 13:22(Të qeshura)
-
13:22 - 13:24"Eshtë thjesht kështu siç është."
-
13:24 - 13:27"O Zot," - thashë me vete, - "s'qenka për të pritur ndonjë gjë të hajrit".
-
13:27 - 13:30(Të qeshura)
-
13:30 - 13:32Si përfundim shkoi dhe mirë, dhe keq.
-
13:32 - 13:35Zgjati rreth një vit.
-
13:35 - 13:37Në përgjithësi ka njerëz
-
13:37 - 13:40që kur e kuptojnë se cënueshmëria dhe përzemërsia janë të rëndësishme,
-
13:40 - 13:43dorëzohen dhe fillojnë t'i përqafojnë këto ide.
-
13:43 - 13:45E para: Unë nuk jam një nga këta njerëz,
-
13:45 - 13:48dhe e Dyta: Une as nuk shoqërohem me njerëz të tillë.
-
13:48 - 13:51(Të qeshura)
-
13:51 - 13:54Për mua ishte një vit i gjatë dyluftimi të ashpër.
-
13:54 - 13:56Ishte vërtet një betejë e dhunshme psikologjikisht.
-
13:56 - 13:58Cënueshmëria më shtynte, e unë e shtyja mbrapsht.
-
13:58 - 14:01E humba betejën,
-
14:01 - 14:03por mendoj se rifitova jetën time.
-
14:03 - 14:05Kështu që iu ktheva kërkimit tim
-
14:05 - 14:07dhe shpenzova dy vitet e ardhshme
-
14:07 - 14:10duke u munduar të kuptoja se çfarë bënin njerëzit me zemër të madhe,
-
14:10 - 14:12cilat ishin zgjedhjet e tyre,
-
14:12 - 14:14dhe çfarë marrëdhënieje kemi ne
-
14:14 - 14:16me cënueshmërinë.
-
14:16 - 14:18Pse e luftojmë aq shumë?
-
14:18 - 14:21A jam vetëm unë duke luftuar me cënueshmërinë?
-
14:21 - 14:23Jo.
-
14:23 - 14:25Po ju tregoj ç'mësim nxorra.
-
14:26 - 14:29Ne e mpijmë cënueshmërinë --
-
14:29 - 14:31kur jemi duke pritur atë telefonatën e rëndësishme.
-
14:31 - 14:33Ishte për të qeshur në fakt; dërgova një mesazh në Twitter dhe Facebook
-
14:33 - 14:35ku pyesja, "Si e përkufizoni cënueshmërinë?
-
14:35 - 14:37Çfarë ju bën të ndiheni të cënueshëm?"
-
14:37 - 14:40Dhe brenda një ore e gjysmë, kisha 150 përgjigje.
-
14:40 - 14:42Doja të dija
-
14:42 - 14:44çfarë mendojnë njerëzit.
-
14:45 - 14:47T'i kërkoj ndihmë bashkëshortit,
-
14:47 - 14:50sepse jam e sëmurë, dhe sapo jemi martuar;
-
14:50 - 14:53të marr iniciativën për seks me bashkëshortin tim;
-
14:53 - 14:55të marr iniciativën për seks me bashkëshorten;
-
14:55 - 14:58të më refuzojnë; ti kërkoj dikujt të dalim;
-
14:58 - 15:00të pres për telefonatën e doktorit;
-
15:00 - 15:03të më pushojnë nga puna; të pushoj njerëz nga puna --
-
15:03 - 15:05kjo është bota në të cilën jetojmë.
-
15:05 - 15:08Jetojmë në një botë të cënueshme.
-
15:08 - 15:10Dhe një nga mënyrat që zgjedhim për t'u përballur me të
-
15:10 - 15:12është të mpijmë cënueshmërinë.
-
15:12 - 15:14Dhe mendoj se ka prova --
-
15:14 - 15:16dhe kjo nuk është e vetmja arsye që provat ekzistojnë,
-
15:16 - 15:18por mendoj që është një shkak i rëndësishëm --
-
15:18 - 15:22ne jemi brezi më i mbytur nga borxhet,
-
15:22 - 15:25më obez,
-
15:25 - 15:28brezi me më shumë varësi fizike e psikologjike, e të mbytur me ilaçe
-
15:28 - 15:30në historinë e SH.B.A.
-
15:33 - 15:36Problemi me këtë përqasje -- dhe këtë e mësova nga kërkimi --
-
15:36 - 15:39qëndron në pamundësinë për të mpirë emocionet në mënyrë selektive.
-
15:40 - 15:43Nuk mund të thuash, ja ku i kam gjërat e këqia.
-
15:43 - 15:45Kjo është cënueshmëria, ky është pikëllimi, ky turpi,
-
15:45 - 15:47kjo frika, e ky zhgënjimi.
-
15:47 - 15:49Nuk dua ti ndjej këto gjëra.
-
15:49 - 15:52Hajde tani po pi ca birra e po ha një copë kek.
-
15:52 - 15:54(Të qeshura)
-
15:54 - 15:56Nuk dua ti kem këto ndjenja.
-
15:56 - 15:58E kuptoj dhe që e qeshura juaj është e qeshur pohuese.
-
15:58 - 16:01Unë fitoj bukën e gojës duke hyrë në jetët tuaja.
-
16:01 - 16:03O Zot.
-
16:03 - 16:05(Të qeshura)
-
16:05 - 16:08Nuk mund të mpish ndjenjat e vështira
-
16:08 - 16:10pa mpirë edhe emocionet e mira.
-
16:10 - 16:12Nuk mund të mpish në mënyrë selektive.
-
16:12 - 16:15Kështu që duke u munduar të mpijmë ndjenjat 'e këqia'
-
16:15 - 16:17mpijmë dhe gëzimin,
-
16:17 - 16:19mpijmë mirënjohjen,
-
16:19 - 16:21mpijmë lumturinë.
-
16:21 - 16:24Dhe pastaj ndihemi të mjerueshëm,
-
16:24 - 16:26jemi gjithë kohën duke kërkuar për një qëllim dhe kuptim në jetë,
-
16:26 - 16:28ndihemi të cënueshëm,
-
16:28 - 16:31dhe si përfundim pimë nja dy birra dhe hamë një copë kek.
-
16:31 - 16:34E gjitha kjo kthehet më pas në një cikël të rrezikshëm.
-
16:36 - 16:39Besoj se një nga gjërat për të cilën duhet të fillojmë të mendojmë
-
16:39 - 16:41është pse dhe si i mpimë ndjenjat.
-
16:41 - 16:44Dhe nuk është e thënë që ka të bëjë vetëm me varësinë.
-
16:44 - 16:46Dicka tjetër që ne bëjmë
-
16:46 - 16:49është ta quajmë të sigurt cdo gjë të pasigurt.
-
16:50 - 16:53Feja është kthyer nga besim dhe mister
-
16:53 - 16:55në diçka të sigurt.
-
16:55 - 16:58Unë e kam mirë, ti gabim. Mbylle gojën.
-
16:58 - 17:00Kjo është e gjitha.
-
17:00 - 17:02Qënkemi të sigurt.
-
17:02 - 17:04Sa më shumë frikë kemi, aq më të cënueshëm jemi,
-
17:04 - 17:06e aq më shumë frikë kemi.
-
17:06 - 17:08Kështu duket sikur funksionon politika sot.
-
17:08 - 17:10Nuk ka më bisedë.
-
17:10 - 17:12Nuk ka më bashkëbisedim.
-
17:12 - 17:14Ka vetëm fajësim.
-
17:14 - 17:17A e dini si e përshkruajnë fajin kërkuesit?
-
17:17 - 17:20Si një mënyrë për të shkarkuar dhimbjen dhe vështirësinë.
-
17:21 - 17:23Ne duam gjithcka perfekte.
-
17:23 - 17:26Të gjithë duam që jeta jonë të jetë perfekte
-
17:26 - 17:28po nuk funksionon ashtu.
-
17:28 - 17:30Se e di cfarë bëjmë: marrim dhjamë nga të ndenjurat tona
-
17:30 - 17:32dhe e vendosim në faqe.
-
17:32 - 17:35(Të qeshura)
-
17:35 - 17:37Gjë për të cilën shpresoj, pas 100 vjetësh,
-
17:37 - 17:39njerëzit do shohin pas dhe do thonë "Wow".
-
17:39 - 17:41(Të qeshura)
-
17:41 - 17:43Dhe më e keqja është që ne injektojmë perfeksionizmin
-
17:43 - 17:45tek fëmijët tanë.
-
17:45 - 17:47Më lejoni t'ju tregoj ç'mendoj për fëmijët.
-
17:47 - 17:50Ata janë të programuar për të luftuar që kur lindin.
-
17:50 - 17:53Dhe kur mban në krahë ato krijesa të vogla perfekte,
-
17:53 - 17:55detyra jonë nuk është të themi "Shiko sa perfekte që është.
-
17:55 - 17:57Detyra ime është thjesht që ta mbaj perfekte --
-
17:57 - 18:00të sigurohem që futet në skuadrën e tenisit që në klasë të pestë, dhe në Yale në klasë të shtatë."
-
18:00 - 18:02Në fakt nuk është kjo detyra jonë.
-
18:02 - 18:04Detyra jonë është që t'i themi,
-
18:04 - 18:07"E di cfarë? Nuk je perfekte, dhe je programuar për ta luftuar,
-
18:07 - 18:09por je e denjë për dashuri dhe përkatësi."
-
18:09 - 18:11Kjo është detyra jonë.
-
18:11 - 18:13Po të kemi një brez fëmijësh që rriten në këtë mënyrë,
-
18:13 - 18:16mendoj se do i jepnim fund probleme që shohim sot.
-
18:16 - 18:20Ne pretendojmë që veprimet tona
-
18:20 - 18:23nuk ndikojnë tek njerëzit.
-
18:23 - 18:25E bëjmë këtë gjithë kohës në jetën private.
-
18:25 - 18:27Të njëjtën gjë bëjnë dhe korporatat --
-
18:27 - 18:29qoftë një shpëtim falimenti, një derdhje nafte,
-
18:29 - 18:31një tërheqje e produkteve të dëmshme nga tregu --
-
18:31 - 18:33pretendojmë që veprimet tona
-
18:33 - 18:36nuk kanë ndonjë impakt të madh tek njerëzit që na rrethojnë.
-
18:36 - 18:39Unë do i thoja këtyre kompanive, që kjo nuk është sfida jonë e parë.
-
18:40 - 18:42Duhet thjesht të jemi autentikë dhe të vërtetë
-
18:42 - 18:44dhe të themi, "Na vjen keq.
-
18:44 - 18:47Do ta rregullojmë."
-
18:50 - 18:52Por ka edhe një mënyrë tjetër, dhe me këtë do përfundoj.
-
18:52 - 18:54Kjo është ajo që kam zbuluar:
-
18:54 - 18:56le ta lejojmë veten tonë të shikohet nga të tjerët,
-
18:56 - 18:58të shikohet thellësisht,
-
18:58 - 19:01në mënyrë të cënueshme;
-
19:01 - 19:03le të dashurojmë me gjithë shpirt,
-
19:03 - 19:05edhe pse nuk kemi garanci --
-
19:05 - 19:07dhe kjo është vërtetë e vështirë,
-
19:07 - 19:10ua them si prind, është tepër e vështirë --
-
19:12 - 19:15të praktikojmë mirënjohjen dhe gëzimin
-
19:15 - 19:17në momentet tona më të vështira,
-
19:17 - 19:19atëherë kur mendojmë, "A mundem vërtet të të dua kaq shumë?
-
19:19 - 19:21A mund të besoj në këtë gjë me kaq pasion?
-
19:21 - 19:24A mund të jem i ashpër për dicka?"
-
19:24 - 19:26thjesht të jemi në gjendje të ndalojmë për një moment, dhe në vend që të mendojmë se gjithkca do jetë katastrofike,
-
19:26 - 19:29të themi, "Jam thjesht mirënjohëse,
-
19:29 - 19:32sepse të ndihem e cënueshme do të thotë që jam ende gjallë."
-
19:33 - 19:36Dhe e fundit, që është dhe më e rëndesishmja,
-
19:36 - 19:39duhet të besojmë se jemi të mirë sa duhet..
-
19:39 - 19:41Sepse kur pikënisja e gjerave është
-
19:41 - 19:44fjalia "Unë jam e mirë sa duhet,"
-
19:45 - 19:48fillojmë të mos bërtasim më dhe fillojmë të dëgjojmë,
-
19:49 - 19:51jemi më të dashur e më të sjellshëm ndaj njerëzve që na rrethojnë,
-
19:51 - 19:54e jemi më të dashur e më të sjellshëm ndaj vetes sonë.
-
19:54 - 19:56Kaq kisha. Faleminderit.
-
19:56 - 19:59(Duartrokitje)
- Title:
- Brene Brown: Fuqia e cënueshmërisë
- Speaker:
- Brené Brown
- Description:
-
Brene Brown studion lidhjet njerëzore -- aftësinë tonë për të qenë të ndjeshëm, për përkatësi, për dashuri. Gjatë një prezantimi pikant e me nota humori në TEDxHouston, Brene ndan me publikun një përfundim të rëndësishëm të kërkimeve të saj, atë fenomen që e dërgoi Brene në një rrugëtim personal për të njohur veten dhe kuptuar njerëzimin në të njëjtën kohë. Një fjalim për t'u ndarë.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 19:59