Return to Video

Brene Brown: Fuqia e cënueshmërisë

  • 0:00 - 0:02
    Po e filloj me një histori:
  • 0:02 - 0:04
    Rreth dy vjet më parë më telefonon një planifikuese eventesh
  • 0:04 - 0:06
    sepse isha ftuar për të mbajtur një fjalim.
  • 0:06 - 0:08
    Më merr në telefon dhe më thotë,
  • 0:08 - 0:10
    "Nuk di se si
  • 0:10 - 0:12
    të të përshkruaj në pamfleten që do të shpërndaj."
  • 0:12 - 0:14
    Mendova, "Dakord, cili është problemi?"
  • 0:14 - 0:16
    Ajo m'u pergjigj, "Dëgjo, të ndoqa në një fjalim,
  • 0:16 - 0:19
    dhe mendoj se mund të të quaj kërkuese, besoj,
  • 0:19 - 0:21
    por kam frike se nëse të përshkruaj si kërkuese nuk do të vijë asnjeri,
  • 0:21 - 0:23
    sepse do të mendojnë se je e mërzitshme dhe jashtë teme."
  • 0:23 - 0:25
    (Të qeshura)
  • 0:25 - 0:27
    Dakord.
  • 0:27 - 0:29
    Dhe më pas vazhdoi, "Ama ajo që më pëlqeu nga fjalimi yt
  • 0:29 - 0:31
    është se ti tregon histori.
  • 0:31 - 0:34
    Kështu që them të të quaj tregimtare."
  • 0:34 - 0:37
    Dhe normale, pjesa akademike dhe e pasigurt tek unë
  • 0:37 - 0:39
    u përgjigj, "Si the se do të më quash??"
  • 0:39 - 0:42
    Planifikuesja tha, "Do të të quaj tregimtare."
  • 0:42 - 0:45
    Dhe unë, "Jopo Zana e Malit."
  • 0:45 - 0:48
    (Të qeshura)
  • 0:48 - 0:51
    I thashë, "Më lër të mendohem dy sekonda."
  • 0:51 - 0:54
    U përpoqa t'i thërras kurajos sime.
  • 0:54 - 0:57
    Dhe mendova, në fakt unë jam tregimtare.
  • 0:57 - 0:59
    Unë merrem me kërkim cilësor.
  • 0:59 - 1:01
    Mbledh histori njerëzore; ky është profesioni im.
  • 1:01 - 1:04
    Në fund të fundit, ndoshta historite janë thjesht të dhëna që kanë shpirt.
  • 1:04 - 1:06
    Dhe ndoshta unë jam thjesht një tregimtare.
  • 1:06 - 1:08
    Kështu që ia ktheva, "E di çfarë?
  • 1:08 - 1:11
    Pse nuk më përshkruan si kërkuese-tregimtare."
  • 1:11 - 1:14
    Ajo më përgjigjet, "Haha. Nuk ka diçka të tillë."
  • 1:14 - 1:16
    (Të qeshura)
  • 1:16 - 1:18
    Kështu, unë jam një kërkuese-tregimtare,
  • 1:18 - 1:20
    dhe sot do ju flas për --
  • 1:20 - 1:22
    po flasim për zgjerim përceptimesh --
  • 1:22 - 1:24
    dua t'ju flas dhe do t'ju tregoj ca histori
  • 1:24 - 1:27
    për një pjesë të punës sime kërkimore
  • 1:27 - 1:30
    që zgjeroi thelbësisht përceptimin tim
  • 1:30 - 1:33
    dhe vërtet ndryshoi mënyrën se si jetoj e dashuroj
  • 1:33 - 1:35
    dhe punoj e kryej funksionin e prindit.
  • 1:35 - 1:37
    Dhe këtu nis historia ime.
  • 1:37 - 1:40
    Në fillimet e mia si kërkuese, kur isha studente doktorature,
  • 1:40 - 1:42
    në vit të parë kisha një profesor kërkimi
  • 1:42 - 1:44
    që na tha,
  • 1:44 - 1:46
    "Kini parasysh,
  • 1:46 - 1:49
    nëse diçka nuk mund të matet, ajo nuk ekziston."
  • 1:49 - 1:52
    Në fillim mendova se po më merrte me të mira.
  • 1:52 - 1:55
    I thashë, "Vërtet?" ma ktheu, "Absolutisht."
  • 1:55 - 1:57
    Tani, duhet të kuptoni
  • 1:57 - 1:59
    që unë jam diplomuar për punë sociale; kam Master në punë sociale,
  • 1:59 - 2:01
    dhe po bëja doktoraturën për punë sociale;
  • 2:01 - 2:03
    domethënë gjatë gjithë karrierës sime akademike
  • 2:03 - 2:05
    kam qenë e rrethuar nga njerëz
  • 2:05 - 2:07
    që në një farë mënyre besonin se
  • 2:07 - 2:10
    jeta është rrëmujë, duhet ta dashurosh atë.
  • 2:10 - 2:12
    Dhe unë besoj në ketë: jeta është rrëmujë,
  • 2:12 - 2:15
    pastroje, rregulloje
  • 2:15 - 2:17
    fute në kuti dhe merre me vete në pune për drekë.
  • 2:17 - 2:19
    (Të qeshura)
  • 2:19 - 2:22
    Dhe kështu mendoja se e kisha gjetur zgjidhjen,
  • 2:22 - 2:25
    të ngre një karriere që më çon drejt --
  • 2:25 - 2:28
    vërtet, një nga shprehjet e mëdha të punës sociale
  • 2:28 - 2:31
    është të mësohesh me vështirësitë e punës.
  • 2:31 - 2:34
    Thashë me vete: Futi një shkelm vështirësive,
  • 2:34 - 2:36
    hiqi qafe, dhe merr vetëm 10a.
  • 2:36 - 2:39
    Kjo ishte mantra ime.
  • 2:39 - 2:41
    Isha shumë e dhënë pas kësaj.
  • 2:41 - 2:44
    Mendova, e di çfarë, kjo lloj karriere më përshtatet,
  • 2:44 - 2:47
    se mua më interesojnë temat e ndërlikuara.
  • 2:47 - 2:49
    Ama dua të jem në gjëndje ti qartësoj.
  • 2:49 - 2:51
    Dua ti kuptoj.
  • 2:51 - 2:53
    Dua të kem mundësinë ti zhbiriloj
  • 2:53 - 2:55
    gjërat që unë e di që janë të rëndësishme
  • 2:55 - 2:57
    dhe tua tregoj të gjithëve çfarë kam gjetur.
  • 2:57 - 3:00
    Fillimisht fillova të studioj lidhjet.
  • 3:00 - 3:03
    Sepse pas 10 vitesh punë si punonjëse sociale,
  • 3:03 - 3:05
    arrin të kuptosh
  • 3:05 - 3:08
    që lidhjet shpjegojne pse jemi këtu.
  • 3:08 - 3:11
    Lidhjet i japin qëllim dhe kuptim jetëve tona.
  • 3:11 - 3:13
    Kjo është e vetmja gjë për t'u kuptuar.
  • 3:13 - 3:15
    Nuk ka rëndësi nëse flet me njerëz
  • 3:15 - 3:18
    që punojnë në drejtësi sociale, shëndet mendor, abuzim apo neglizhencë,
  • 3:18 - 3:20
    ajo që dimë është që lidhjet,
  • 3:20 - 3:23
    aftësia për t'u ndjerë të lidhur, është --
  • 3:23 - 3:26
    kështu jemi kurdisur në mënyrë neurobiologjike --
  • 3:26 - 3:28
    kjo është arsyeja pse jemi në këtë botë.
  • 3:28 - 3:31
    Prandaj mendova të nis me lidhjet.
  • 3:31 - 3:34
    E keni parasysh atë lloj situate
  • 3:34 - 3:36
    kur merr vlerësimin nga eprori,
  • 3:36 - 3:39
    dhe të liston 37 gjëra në të cilat shkëlqen,
  • 3:39 - 3:41
    dhe një gjë -- një "mundësi për zhvillim"?
  • 3:41 - 3:43
    (Të qeshura)
  • 3:43 - 3:46
    Mendja të rri vetëm tek ajo "mundësia për zhvillim", apo jo?
  • 3:47 - 3:50
    Mesa duket kështu funksionon edhe puna ime,
  • 3:50 - 3:53
    sepse kur njerëzit i pyet për dashurinë,
  • 3:53 - 3:55
    ata të flasin për vuajtjet nga dashuria.
  • 3:55 - 3:57
    Kur i pyet njerëzit për përkatësinë,
  • 3:57 - 4:00
    do të të flasin për eksperiencat më të tmerrshme
  • 4:00 - 4:02
    të të ndjerit të përjashtuar.
  • 4:02 - 4:04
    Dhe kur i pyet njerëzit për lidhjet,
  • 4:04 - 4:07
    historitë që më tregonin kishin të bënin me mungesën e lidhjeve.
  • 4:07 - 4:10
    Kështu që shumë shpejt -- pas rreth vetëm 6 javë kërkimesh --
  • 4:10 - 4:13
    hasa në një fenomen të pashpjeguar
  • 4:13 - 4:16
    që i zbërthen lidhjet
  • 4:16 - 4:19
    në një mënyre që atëhere nuk e kuptoja dhe nuk e kisha hasur kurrë më parë.
  • 4:19 - 4:21
    Kështu që e lashë mënjanë kërkimin
  • 4:21 - 4:24
    dhe mendova, më duhet ta kuptoj çfarë është kjo.
  • 4:24 - 4:27
    Si përfundim doli që ishte turpi.
  • 4:27 - 4:29
    Dhe turpi mund të kuptohet shumë lehtë
  • 4:29 - 4:31
    si frika e humbjes së lidhjeve.
  • 4:31 - 4:33
    A ka diçka tek unë
  • 4:33 - 4:36
    që, nëse njerëzit e dinë apo e shohin,
  • 4:36 - 4:39
    do të më bëjë të padenjë për të pasur lidhje me të tjerët?
  • 4:39 - 4:41
    Dy gjëra mund t'ju them për këtë:
  • 4:41 - 4:43
    është universale; të gjithë e kemi.
  • 4:43 - 4:45
    Të vetmit njerëz që nuk e kanë ndjenjën e turpit
  • 4:45 - 4:47
    janë ata që nuk janë të aftë të krijojnë lidhje njerëzore, nuk kanë ndjeshmëri njerëzore.
  • 4:47 - 4:49
    Askush nuk do të flasë për të [turpin]
  • 4:49 - 4:52
    dhe sa më pak flet për të, aq më shumë e ke.
  • 4:54 - 4:56
    Ajo që e ushqen këtë ndjenjë turpi,
  • 4:56 - 4:58
    mendime të tipit "S'jam e mirë sa duhet," --
  • 4:58 - 5:00
    të gjithë e njohim këtë lloj ndjenje:
  • 5:00 - 5:02
    "Nuk jam ...... sa duhet, Nuk jam aq e hollë sa duhet,
  • 5:02 - 5:04
    e pasur mjaftueshëm, e bukur sa duhet, e zgjuar sa duhet,
  • 5:04 - 5:06
    e promovuar mjaftueshëm."
  • 5:06 - 5:08
    Ajo që ushqen këto ndjenja
  • 5:08 - 5:11
    ishte ndjenja toruruese e cënueshmërisë,
  • 5:11 - 5:13
    ideja që,
  • 5:13 - 5:15
    në mënyrë që vendosja e lidhjeve të ndodhë,
  • 5:15 - 5:18
    duhet ta lejojmë veten që të shikohet nga të tjerët,
  • 5:18 - 5:20
    vërtet të shikohet.
  • 5:20 - 5:23
    Dhe e dini cfarë mendoj unë për cënueshmërinë? E urrej.
  • 5:23 - 5:25
    Mendova me vete, ky është shansi që më jepet
  • 5:25 - 5:28
    për ta luftuar e mposhtur me metrin tim.
  • 5:28 - 5:31
    Do t'i hyj me kokë, do ta kuptoj deri në fund këtë fenomen,
  • 5:31 - 5:34
    do shpenzoj një vit, do e zbërthej totalisht turpin,
  • 5:34 - 5:36
    do kuptoj si funksionon cënueshmëria,
  • 5:36 - 5:39
    dhe do e mposht duke u treguar me e zgjuar se ajo.
  • 5:39 - 5:42
    Isha gati dhe shumë entuziaste.
  • 5:44 - 5:46
    Siç e dini, nuk do përfundojë dhe aq mirë.
  • 5:46 - 5:49
    (Të qeshura)
  • 5:49 - 5:51
    E keni parasysh vetë.
  • 5:51 - 5:53
    Mund t'ju flas gjithë ditën për turpin,
  • 5:53 - 5:55
    po do më duhej të merrja borxh kohën e të gjithëve.
  • 5:55 - 5:58
    Por, mund t'ju them se cili është thelbi --
  • 5:58 - 6:01
    dhe kjo mund të jetë një ndër gjërat më të rëndësishme që kam mësuar
  • 6:01 - 6:04
    gjatë 1 dekade të kërkimit mbi këtë ndjenjë.
  • 6:04 - 6:06
    Ai 1 vit që kisha menduar në fillim
  • 6:06 - 6:08
    u zgjat në 6 vjet,
  • 6:08 - 6:10
    me mijëra histori,
  • 6:10 - 6:13
    qindra intervista të gjata, grupe fokusi.
  • 6:13 - 6:15
    Në një pikë njerëzit filluan të më dërgonin fletë ditari
  • 6:15 - 6:18
    me historitë e tyre --
  • 6:18 - 6:21
    mijëra të dhëna në gjashtë jet.
  • 6:21 - 6:23
    Dhe në një farë mënyre ia mora dorën.
  • 6:23 - 6:25
    Arrita të kuptoj çfarë ishte turpi,
  • 6:25 - 6:27
    dhe si funskionon.
  • 6:27 - 6:29
    Shkruajta një libër,
  • 6:29 - 6:31
    publikova një teori,
  • 6:31 - 6:34
    por diçka nuk më ecte --
  • 6:34 - 6:36
    cfarë nuk ecte ishte kjo:
  • 6:36 - 6:38
    po t'i merrja njerëzit e intervistuar
  • 6:38 - 6:41
    dhe t'i ndaja në njerëz
  • 6:41 - 6:44
    që kishin vërtet ndjesinë e të qenit të denjë --
  • 6:44 - 6:46
    se këtu rrotullohet githcka,
  • 6:46 - 6:48
    tek ndjesia e të qenit të denjë --
  • 6:48 - 6:51
    ata kanë ndjesi shumë të fortë dashurie dhe përkatësie --
  • 6:51 - 6:53
    dhe në njerëz që luftojnë për të,
  • 6:53 - 6:55
    dhe njerëz që gjatë gjithë kohës pyesin veten nëse janë të mirë sa duhet.
  • 6:55 - 6:57
    Kishte vetëm një ndryshore
  • 6:57 - 6:59
    që ndante njerëzit që kanë
  • 6:59 - 7:01
    ndjesi shumë të fortë dashurie dhe përkatësie
  • 7:01 - 7:03
    nga ata që vërtet luftojnë fort për ta pasur këtë ndjesi.
  • 7:03 - 7:05
    Ja cfarë ishte: njerëzit që kanë
  • 7:05 - 7:07
    ndjesi të fortë dashurie dhe përkatësie
  • 7:07 - 7:10
    besojnë se janë të denjë për dashuri dhe përkatësi.
  • 7:10 - 7:12
    Vetëm kaq.
  • 7:12 - 7:14
    Ata besojnë se ia vlejnë.
  • 7:15 - 7:18
    Dhe për mua, pjesa më e vështirë
  • 7:18 - 7:21
    e asaj që na mban jashtë lidhjeve,
  • 7:21 - 7:24
    është frika se mos nuk jemi të denjë për të pasur lidhje.
  • 7:24 - 7:26
    Kjo ishte diçka që si personalisht ashtu edhe profesionalisht
  • 7:26 - 7:29
    ndjeja se kisha nevojë ta kuptoja më mirë.
  • 7:29 - 7:32
    Çfarë bëra?
  • 7:32 - 7:34
    Mora gjithë intervistat
  • 7:34 - 7:37
    ku pashë shenja vetë-vlerësimi, pra ku kishte njerëz që jetonin duke menduar që ishin të denjë,
  • 7:37 - 7:40
    dhe vetëm i studiova.
  • 7:40 - 7:42
    Çfarë kanë të përbashkët këta njerëz?
  • 7:42 - 7:44
    Unë kam një varësi "të vogël" ndaj zyrës,
  • 7:44 - 7:47
    po nejse, muhabet tjetër ai.
  • 7:47 - 7:50
    Kisha një dosje dhe një laps me ngjyrë,
  • 7:50 - 7:52
    dhe po mendoja, si do ta titulloj këtë kërkim?
  • 7:52 - 7:54
    Dhe fjalët e para që më erdhën ndërmend
  • 7:54 - 7:56
    ishin 'me zemër të madhe'.
  • 7:56 - 7:59
    Këta janë njerëz me zemër të madhe, që jetojnë me një ndjenjë të thellë denjësie.
  • 7:59 - 8:02
    E shkruajta titullin në krye të dosjes,
  • 8:02 - 8:04
    dhe fillova të studioj të dhënat.
  • 8:04 - 8:06
    Në fakt kjo ishte gjëja e parë që bëra,
  • 8:06 - 8:08
    katër ditë
  • 8:08 - 8:11
    analizim intensiv të dhënash,
  • 8:11 - 8:14
    ku iu ktheva gjithçkaje që kisha, nxorra intervistat, nxorra historitë, të gjitha rastet.
  • 8:14 - 8:17
    Cila është tematika? Cili është motivi i përbashkët?
  • 8:17 - 8:20
    Im shoq u largua nga qyteti bashkë me fëmijët,
  • 8:20 - 8:23
    se unë gjithmonë bëhem si e fiksuar kur punoj,
  • 8:23 - 8:25
    dhe vetëm shkruaj e shkruaj
  • 8:25 - 8:28
    dhe s'bëj dot asgjë tjetër veç kërkimit.
  • 8:28 - 8:30
    Ja çfarë zbulova:
  • 8:32 - 8:34
    E përbashkëta e tyre
  • 8:34 - 8:36
    ishte ndjesia e të guxuarit.
  • 8:36 - 8:39
    Dhe më lejoni shkurtimisht të shpjegoj dallimin mes guximit dhe trimërisë.
  • 8:39 - 8:41
    Guximi, sipas përkufizimit fillestar të fjalës
  • 8:41 - 8:43
    kur hyri në gjuhën angleze --
  • 8:43 - 8:46
    vjen nga fjala latine 'cor', që do të thotë zemër --
  • 8:46 - 8:48
    pra kuptimi fillestar
  • 8:48 - 8:51
    ishte të tregosh cili je me gjithë zemër.
  • 8:51 - 8:53
    Kështu njerëzit që unë analizova
  • 8:53 - 8:55
    kishin, me pak fjalë, guximin
  • 8:55 - 8:57
    për të qenë jo të përkryer.
  • 8:58 - 9:00
    Kishin dhembshurinë
  • 9:00 - 9:03
    për t'u sjellë mirë me veten e tyre njëherë e më pas me të tjerët,
  • 9:03 - 9:06
    sepse, siç rezultoi, nuk mund të tregojmë dhemshuri ndaj të tjerëve,
  • 9:06 - 9:09
    nëse nuk sillemi mirë me veten tonë.
  • 9:09 - 9:11
    Tipar tjetër i përbashkët ishte lidhja
  • 9:11 - 9:13
    dhe --kjo ishte pjesa më e vështirë --
  • 9:13 - 9:16
    si rezultat i vërtetësisë së këtyre personave,
  • 9:16 - 9:19
    ata ishin të gatshëm të hiqnin dorë nga të qenurit kush ata mendonin se duhet të ishin
  • 9:19 - 9:21
    për të qenë ata që janë vërtet.
  • 9:21 - 9:24
    diçka që duhet bërë patjetër
  • 9:24 - 9:26
    për të pasur lidhje.
  • 9:28 - 9:30
    Një gjë tjetër e përbashkët
  • 9:30 - 9:32
    ishte kjo:
  • 9:35 - 9:38
    Ata e përqafojnë plotësisht cënueshmërinë.
  • 9:40 - 9:43
    Ata besonin se
  • 9:43 - 9:46
    çka i bënte të cënueshëm
  • 9:46 - 9:48
    u jepte bukuri.
  • 9:50 - 9:52
    Nuk thonin që cënueshmëria
  • 9:52 - 9:54
    ishte e rehatshme,
  • 9:54 - 9:57
    por as që ishte torturuese,
  • 9:57 - 9:59
    siç deklaronin te intervistuarit e tjerë, gjatë kërkimit tim mbi turpin.
  • 9:59 - 10:02
    Thonin vetëm që është e domosdoshme.
  • 10:03 - 10:05
    Flisnin për dëshirën
  • 10:05 - 10:08
    për të thënë "Të dua" i pari,
  • 10:08 - 10:11
    dëshirën
  • 10:11 - 10:13
    për të bërë diçka
  • 10:13 - 10:16
    pa pasur garanci,
  • 10:16 - 10:18
    vullnetin
  • 10:18 - 10:20
    për të marrë frymë lirisht kur prisnin telefonatën e mjekut
  • 10:20 - 10:22
    pas një mamografie.
  • 10:23 - 10:26
    Ata janë të gatshëm të investojnë në një lidhje
  • 10:26 - 10:29
    që mund ose jo të funksionojë.
  • 10:29 - 10:32
    Këta te intervistuar mendonin se kjo është thelbësore.
  • 10:32 - 10:35
    Personalisht mendova se kjo ishte tradhëti.
  • 10:35 - 10:38
    Nuk më besohej që isha betuar t'i qendroja besnike
  • 10:38 - 10:40
    kërkimit --
  • 10:40 - 10:42
    përkufizimi i kërkimit
  • 10:42 - 10:45
    është të kontrollosh dhe parashikosh, të studiosh fenomene,
  • 10:45 - 10:47
    për arsyen e vetme
  • 10:47 - 10:49
    që të kontrollosh e të parashikosh.
  • 10:49 - 10:51
    Dhe tani misioni im
  • 10:51 - 10:53
    për të kontrolluar e parashikuar
  • 10:53 - 10:56
    me nxorri para syve përgjigjen që mënyra më e mirë për të jetuar është me cënueshmëri,
  • 10:56 - 10:59
    dhe jo duke kontrolluar dhe parashikuar.
  • 10:59 - 11:02
    Kjo çoi në një krizë 'të vogël' --
  • 11:02 - 11:06
    (Të qeshura)
  • 11:06 - 11:09
    -- që më ngjan më shumë me këtë.
  • 11:09 - 11:11
    (Të qeshura)
  • 11:11 - 11:13
    Dhe e bëra.
  • 11:13 - 11:16
    Unë i vura emrin krizë, terapistja ime e quan rizgjim shpirtëror.
  • 11:17 - 11:19
    Rizgjimi shpirtëror tingëllon më mirë se krizë,
  • 11:19 - 11:21
    po ju siguroj se ishte një krizë.
  • 11:21 - 11:23
    I lashë mënjanë të dhënat dhe shkova të gjej një terapist.
  • 11:23 - 11:26
    Më lejoni t'ju them diçka: rasti më i mirë për të njohur veten është
  • 11:26 - 11:29
    kur të merrni në telefon miqtë dhe t'i pyesni, "Mendoj se më duhet një terapist.
  • 11:29 - 11:32
    A më rekomandon dot njeri?"
  • 11:32 - 11:34
    Sepse pesë nga miqtë e mi m'u përgjigjën,
  • 11:34 - 11:36
    "Uoooo. Unë s'do të kisha marrë përsipër."
  • 11:36 - 11:39
    (Të qeshura)
  • 11:39 - 11:41
    Dhe unë ia ktheja, "E çfarë do të thuash me këtë?"
  • 11:41 - 11:44
    Ata më përgjigjeshin, "Thjesht po them, e ke parasysh,
  • 11:44 - 11:46
    mos merr metrin tënd të gjykimit me vete."
  • 11:46 - 11:49
    Dhe unë, "Dakord".
  • 11:51 - 11:53
    Kështu që gjeta një terapiste.
  • 11:53 - 11:56
    Në takimin e parë me të, Dianën --
  • 11:56 - 11:58
    mora me vete listën time
  • 11:58 - 12:01
    me mënyrat e jetesës së atyre me zemër të madhe, dhe u ula.
  • 12:01 - 12:03
    Diana më tha, "Si je?"
  • 12:03 - 12:06
    Unë ia ktheva, "Shumë mirë. Jam shumë mirë."
  • 12:06 - 12:08
    Ajo mu kthye, "Cili është problemi?"
  • 12:08 - 12:11
    Tani, unë jam një terapiste që shkon te terapisti,
  • 12:11 - 12:13
    se dhe ne na duhet të shkojmë te terapisti,
  • 12:13 - 12:16
    se na pëlqejnë dënglat e tyre.
  • 12:16 - 12:18
    (Të qeshura)
  • 12:18 - 12:20
    I thashë,
  • 12:20 - 12:22
    "Problemi im është që kam një luftë të brendshme."
  • 12:22 - 12:24
    "Çfarë të mundon?", tha ajo.
  • 12:24 - 12:27
    "Kam një problem me cënueshmërinë", i thashë.
  • 12:27 - 12:30
    Dhe unë e di që cënueshmëria është thelbi
  • 12:30 - 12:32
    i turpit dhe frikës
  • 12:32 - 12:34
    dhe luftës sonë për të qenë të denjë,
  • 12:34 - 12:37
    por duket se është dhe pikënisja
  • 12:37 - 12:40
    e gëzimit, krijimtarisë,
  • 12:40 - 12:42
    përkatësisë, dashurisë.
  • 12:42 - 12:44
    Mendoj se kam një problem,
  • 12:44 - 12:47
    dhe kam nevojë për ndihmë."
  • 12:47 - 12:49
    "Megjithatë" - i thashë -
  • 12:49 - 12:51
    "mos më hap biseda për familjen,
  • 12:51 - 12:53
    fëmijërinë, e kësi dënglash."
  • 12:53 - 12:55
    (Të qeshura)
  • 12:55 - 12:58
    "Thjesht kam nevojë për strategji."
  • 12:58 - 13:02
    (Të qeshura)
  • 13:02 - 13:05
    (Duartrokitje)
  • 13:05 - 13:07
    Faleminderit.
  • 13:09 - 13:12
    Terapistja tund kokën.
  • 13:12 - 13:14
    (Të qeshura)
  • 13:14 - 13:17
    "Aq keq është, ë?", i thashë.
  • 13:17 - 13:20
    Ajo më tha "S'është as mirë, as keq."
  • 13:20 - 13:22
    (Të qeshura)
  • 13:22 - 13:24
    "Eshtë thjesht kështu siç është."
  • 13:24 - 13:27
    "O Zot," - thashë me vete, - "s'qenka për të pritur ndonjë gjë të hajrit".
  • 13:27 - 13:30
    (Të qeshura)
  • 13:30 - 13:32
    Si përfundim shkoi dhe mirë, dhe keq.
  • 13:32 - 13:35
    Zgjati rreth një vit.
  • 13:35 - 13:37
    Në përgjithësi ka njerëz
  • 13:37 - 13:40
    që kur e kuptojnë se cënueshmëria dhe përzemërsia janë të rëndësishme,
  • 13:40 - 13:43
    dorëzohen dhe fillojnë t'i përqafojnë këto ide.
  • 13:43 - 13:45
    E para: Unë nuk jam një nga këta njerëz,
  • 13:45 - 13:48
    dhe e Dyta: Une as nuk shoqërohem me njerëz të tillë.
  • 13:48 - 13:51
    (Të qeshura)
  • 13:51 - 13:54
    Për mua ishte një vit i gjatë dyluftimi të ashpër.
  • 13:54 - 13:56
    Ishte vërtet një betejë e dhunshme psikologjikisht.
  • 13:56 - 13:58
    Cënueshmëria më shtynte, e unë e shtyja mbrapsht.
  • 13:58 - 14:01
    E humba betejën,
  • 14:01 - 14:03
    por mendoj se rifitova jetën time.
  • 14:03 - 14:05
    Kështu që iu ktheva kërkimit tim
  • 14:05 - 14:07
    dhe shpenzova dy vitet e ardhshme
  • 14:07 - 14:10
    duke u munduar të kuptoja se çfarë bënin njerëzit me zemër të madhe,
  • 14:10 - 14:12
    cilat ishin zgjedhjet e tyre,
  • 14:12 - 14:14
    dhe çfarë marrëdhënieje kemi ne
  • 14:14 - 14:16
    me cënueshmërinë.
  • 14:16 - 14:18
    Pse e luftojmë aq shumë?
  • 14:18 - 14:21
    A jam vetëm unë duke luftuar me cënueshmërinë?
  • 14:21 - 14:23
    Jo.
  • 14:23 - 14:25
    Po ju tregoj ç'mësim nxorra.
  • 14:26 - 14:29
    Ne e mpijmë cënueshmërinë --
  • 14:29 - 14:31
    kur jemi duke pritur atë telefonatën e rëndësishme.
  • 14:31 - 14:33
    Ishte për të qeshur në fakt; dërgova një mesazh në Twitter dhe Facebook
  • 14:33 - 14:35
    ku pyesja, "Si e përkufizoni cënueshmërinë?
  • 14:35 - 14:37
    Çfarë ju bën të ndiheni të cënueshëm?"
  • 14:37 - 14:40
    Dhe brenda një ore e gjysmë, kisha 150 përgjigje.
  • 14:40 - 14:42
    Doja të dija
  • 14:42 - 14:44
    çfarë mendojnë njerëzit.
  • 14:45 - 14:47
    T'i kërkoj ndihmë bashkëshortit,
  • 14:47 - 14:50
    sepse jam e sëmurë, dhe sapo jemi martuar;
  • 14:50 - 14:53
    të marr iniciativën për seks me bashkëshortin tim;
  • 14:53 - 14:55
    të marr iniciativën për seks me bashkëshorten;
  • 14:55 - 14:58
    të më refuzojnë; ti kërkoj dikujt të dalim;
  • 14:58 - 15:00
    të pres për telefonatën e doktorit;
  • 15:00 - 15:03
    të më pushojnë nga puna; të pushoj njerëz nga puna --
  • 15:03 - 15:05
    kjo është bota në të cilën jetojmë.
  • 15:05 - 15:08
    Jetojmë në një botë të cënueshme.
  • 15:08 - 15:10
    Dhe një nga mënyrat që zgjedhim për t'u përballur me të
  • 15:10 - 15:12
    është të mpijmë cënueshmërinë.
  • 15:12 - 15:14
    Dhe mendoj se ka prova --
  • 15:14 - 15:16
    dhe kjo nuk është e vetmja arsye që provat ekzistojnë,
  • 15:16 - 15:18
    por mendoj që është një shkak i rëndësishëm --
  • 15:18 - 15:22
    ne jemi brezi më i mbytur nga borxhet,
  • 15:22 - 15:25
    më obez,
  • 15:25 - 15:28
    brezi me më shumë varësi fizike e psikologjike, e të mbytur me ilaçe
  • 15:28 - 15:30
    në historinë e SH.B.A.
  • 15:33 - 15:36
    Problemi me këtë përqasje -- dhe këtë e mësova nga kërkimi --
  • 15:36 - 15:39
    qëndron në pamundësinë për të mpirë emocionet në mënyrë selektive.
  • 15:40 - 15:43
    Nuk mund të thuash, ja ku i kam gjërat e këqia.
  • 15:43 - 15:45
    Kjo është cënueshmëria, ky është pikëllimi, ky turpi,
  • 15:45 - 15:47
    kjo frika, e ky zhgënjimi.
  • 15:47 - 15:49
    Nuk dua ti ndjej këto gjëra.
  • 15:49 - 15:52
    Hajde tani po pi ca birra e po ha një copë kek.
  • 15:52 - 15:54
    (Të qeshura)
  • 15:54 - 15:56
    Nuk dua ti kem këto ndjenja.
  • 15:56 - 15:58
    E kuptoj dhe që e qeshura juaj është e qeshur pohuese.
  • 15:58 - 16:01
    Unë fitoj bukën e gojës duke hyrë në jetët tuaja.
  • 16:01 - 16:03
    O Zot.
  • 16:03 - 16:05
    (Të qeshura)
  • 16:05 - 16:08
    Nuk mund të mpish ndjenjat e vështira
  • 16:08 - 16:10
    pa mpirë edhe emocionet e mira.
  • 16:10 - 16:12
    Nuk mund të mpish në mënyrë selektive.
  • 16:12 - 16:15
    Kështu që duke u munduar të mpijmë ndjenjat 'e këqia'
  • 16:15 - 16:17
    mpijmë dhe gëzimin,
  • 16:17 - 16:19
    mpijmë mirënjohjen,
  • 16:19 - 16:21
    mpijmë lumturinë.
  • 16:21 - 16:24
    Dhe pastaj ndihemi të mjerueshëm,
  • 16:24 - 16:26
    jemi gjithë kohën duke kërkuar për një qëllim dhe kuptim në jetë,
  • 16:26 - 16:28
    ndihemi të cënueshëm,
  • 16:28 - 16:31
    dhe si përfundim pimë nja dy birra dhe hamë një copë kek.
  • 16:31 - 16:34
    E gjitha kjo kthehet më pas në një cikël të rrezikshëm.
  • 16:36 - 16:39
    Besoj se një nga gjërat për të cilën duhet të fillojmë të mendojmë
  • 16:39 - 16:41
    është pse dhe si i mpimë ndjenjat.
  • 16:41 - 16:44
    Dhe nuk është e thënë që ka të bëjë vetëm me varësinë.
  • 16:44 - 16:46
    Dicka tjetër që ne bëjmë
  • 16:46 - 16:49
    është ta quajmë të sigurt cdo gjë të pasigurt.
  • 16:50 - 16:53
    Feja është kthyer nga besim dhe mister
  • 16:53 - 16:55
    në diçka të sigurt.
  • 16:55 - 16:58
    Unë e kam mirë, ti gabim. Mbylle gojën.
  • 16:58 - 17:00
    Kjo është e gjitha.
  • 17:00 - 17:02
    Qënkemi të sigurt.
  • 17:02 - 17:04
    Sa më shumë frikë kemi, aq më të cënueshëm jemi,
  • 17:04 - 17:06
    e aq më shumë frikë kemi.
  • 17:06 - 17:08
    Kështu duket sikur funksionon politika sot.
  • 17:08 - 17:10
    Nuk ka më bisedë.
  • 17:10 - 17:12
    Nuk ka më bashkëbisedim.
  • 17:12 - 17:14
    Ka vetëm fajësim.
  • 17:14 - 17:17
    A e dini si e përshkruajnë fajin kërkuesit?
  • 17:17 - 17:20
    Si një mënyrë për të shkarkuar dhimbjen dhe vështirësinë.
  • 17:21 - 17:23
    Ne duam gjithcka perfekte.
  • 17:23 - 17:26
    Të gjithë duam që jeta jonë të jetë perfekte
  • 17:26 - 17:28
    po nuk funksionon ashtu.
  • 17:28 - 17:30
    Se e di cfarë bëjmë: marrim dhjamë nga të ndenjurat tona
  • 17:30 - 17:32
    dhe e vendosim në faqe.
  • 17:32 - 17:35
    (Të qeshura)
  • 17:35 - 17:37
    Gjë për të cilën shpresoj, pas 100 vjetësh,
  • 17:37 - 17:39
    njerëzit do shohin pas dhe do thonë "Wow".
  • 17:39 - 17:41
    (Të qeshura)
  • 17:41 - 17:43
    Dhe më e keqja është që ne injektojmë perfeksionizmin
  • 17:43 - 17:45
    tek fëmijët tanë.
  • 17:45 - 17:47
    Më lejoni t'ju tregoj ç'mendoj për fëmijët.
  • 17:47 - 17:50
    Ata janë të programuar për të luftuar që kur lindin.
  • 17:50 - 17:53
    Dhe kur mban në krahë ato krijesa të vogla perfekte,
  • 17:53 - 17:55
    detyra jonë nuk është të themi "Shiko sa perfekte që është.
  • 17:55 - 17:57
    Detyra ime është thjesht që ta mbaj perfekte --
  • 17:57 - 18:00
    të sigurohem që futet në skuadrën e tenisit që në klasë të pestë, dhe në Yale në klasë të shtatë."
  • 18:00 - 18:02
    Në fakt nuk është kjo detyra jonë.
  • 18:02 - 18:04
    Detyra jonë është që t'i themi,
  • 18:04 - 18:07
    "E di cfarë? Nuk je perfekte, dhe je programuar për ta luftuar,
  • 18:07 - 18:09
    por je e denjë për dashuri dhe përkatësi."
  • 18:09 - 18:11
    Kjo është detyra jonë.
  • 18:11 - 18:13
    Po të kemi një brez fëmijësh që rriten në këtë mënyrë,
  • 18:13 - 18:16
    mendoj se do i jepnim fund probleme që shohim sot.
  • 18:16 - 18:20
    Ne pretendojmë që veprimet tona
  • 18:20 - 18:23
    nuk ndikojnë tek njerëzit.
  • 18:23 - 18:25
    E bëjmë këtë gjithë kohës në jetën private.
  • 18:25 - 18:27
    Të njëjtën gjë bëjnë dhe korporatat --
  • 18:27 - 18:29
    qoftë një shpëtim falimenti, një derdhje nafte,
  • 18:29 - 18:31
    një tërheqje e produkteve të dëmshme nga tregu --
  • 18:31 - 18:33
    pretendojmë që veprimet tona
  • 18:33 - 18:36
    nuk kanë ndonjë impakt të madh tek njerëzit që na rrethojnë.
  • 18:36 - 18:39
    Unë do i thoja këtyre kompanive, që kjo nuk është sfida jonë e parë.
  • 18:40 - 18:42
    Duhet thjesht të jemi autentikë dhe të vërtetë
  • 18:42 - 18:44
    dhe të themi, "Na vjen keq.
  • 18:44 - 18:47
    Do ta rregullojmë."
  • 18:50 - 18:52
    Por ka edhe një mënyrë tjetër, dhe me këtë do përfundoj.
  • 18:52 - 18:54
    Kjo është ajo që kam zbuluar:
  • 18:54 - 18:56
    le ta lejojmë veten tonë të shikohet nga të tjerët,
  • 18:56 - 18:58
    të shikohet thellësisht,
  • 18:58 - 19:01
    në mënyrë të cënueshme;
  • 19:01 - 19:03
    le të dashurojmë me gjithë shpirt,
  • 19:03 - 19:05
    edhe pse nuk kemi garanci --
  • 19:05 - 19:07
    dhe kjo është vërtetë e vështirë,
  • 19:07 - 19:10
    ua them si prind, është tepër e vështirë --
  • 19:12 - 19:15
    të praktikojmë mirënjohjen dhe gëzimin
  • 19:15 - 19:17
    në momentet tona më të vështira,
  • 19:17 - 19:19
    atëherë kur mendojmë, "A mundem vërtet të të dua kaq shumë?
  • 19:19 - 19:21
    A mund të besoj në këtë gjë me kaq pasion?
  • 19:21 - 19:24
    A mund të jem i ashpër për dicka?"
  • 19:24 - 19:26
    thjesht të jemi në gjendje të ndalojmë për një moment, dhe në vend që të mendojmë se gjithkca do jetë katastrofike,
  • 19:26 - 19:29
    të themi, "Jam thjesht mirënjohëse,
  • 19:29 - 19:32
    sepse të ndihem e cënueshme do të thotë që jam ende gjallë."
  • 19:33 - 19:36
    Dhe e fundit, që është dhe më e rëndesishmja,
  • 19:36 - 19:39
    duhet të besojmë se jemi të mirë sa duhet..
  • 19:39 - 19:41
    Sepse kur pikënisja e gjerave është
  • 19:41 - 19:44
    fjalia "Unë jam e mirë sa duhet,"
  • 19:45 - 19:48
    fillojmë të mos bërtasim më dhe fillojmë të dëgjojmë,
  • 19:49 - 19:51
    jemi më të dashur e më të sjellshëm ndaj njerëzve që na rrethojnë,
  • 19:51 - 19:54
    e jemi më të dashur e më të sjellshëm ndaj vetes sonë.
  • 19:54 - 19:56
    Kaq kisha. Faleminderit.
  • 19:56 - 19:59
    (Duartrokitje)
Title:
Brene Brown: Fuqia e cënueshmërisë
Speaker:
Brené Brown
Description:

Brene Brown studion lidhjet njerëzore -- aftësinë tonë për të qenë të ndjeshëm, për përkatësi, për dashuri. Gjatë një prezantimi pikant e me nota humori në TEDxHouston, Brene ndan me publikun një përfundim të rëndësishëm të kërkimeve të saj, atë fenomen që e dërgoi Brene në një rrugëtim personal për të njohur veten dhe kuptuar njerëzimin në të njëjtën kohë. Një fjalim për t'u ndarë.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
19:59
Armela Mancellari added a translation

Albanian subtitles

Revisions