< Return to Video

Susan Cain: Fuqia e introvertëve

  • 0:00 - 0:02
    Kur isha 9 vjeçe
  • 0:02 - 0:04
    për herë të parë shkova në një kamp veror.
  • 0:04 - 0:06
    Dhe nëna më bëri gati valixhen
  • 0:06 - 0:08
    përplot me libra,
  • 0:08 - 0:10
    që për mua ishte shumë e natyrshme.
  • 0:10 - 0:12
    Sepse në familjen time,
  • 0:12 - 0:15
    leximi ishte aktiviteti grupor primar.
  • 0:15 - 0:17
    Kjo ndoshta mund të tingëllojë antisociale për ju,
  • 0:17 - 0:20
    mirëpo për ne në të vërtetë ishte vetëm një mënyrë tjetër e të qenit social.
  • 0:20 - 0:22
    Ke ngrohtësinë e familjes
  • 0:22 - 0:24
    pranë teje,
  • 0:24 - 0:26
    por po ashtu je i lirë të shkosh të udhëtosh në botën e aventurave
  • 0:26 - 0:28
    brenda mendjes tënde.
  • 0:28 - 0:30
    Dhe unë mendoja
  • 0:30 - 0:32
    se kampi do të ishte kështu, vetëm më mirë.
  • 0:32 - 0:35
    (Të qeshura)
  • 0:35 - 0:38
    Imagjinoja 10 vajza të ulura në kabinë
  • 0:38 - 0:40
    duke lexuar rehatshëm në këmisha nate identike.
  • 0:40 - 0:42
    (Të qeshura)
  • 0:42 - 0:45
    Kampi ishte më shumë si një parti pa alkohol.
  • 0:45 - 0:48
    Dhe në ditën e parë
  • 0:48 - 0:50
    mbikqyrësja e kampit na mblodhi të gjithëve
  • 0:50 - 0:52
    dhe na mësoi një brohoritje të cilën tha se do ta bënim
  • 0:52 - 0:54
    çdo ditë gjatë gjithë verës
  • 0:54 - 0:56
    për të ngjallur frymën e kampit.
  • 0:56 - 0:58
    Dhe ja si ishte:
  • 0:58 - 1:00
    "Të zhurmshëm (R-O-W-D-I-E),
  • 1:00 - 1:02
    ashtu e shqiptonim.
  • 1:02 - 1:05
    Të zhurmshëm, të zhurmshëm, të bëhemi të zhurmshëm."
  • 1:07 - 1:09
    Ashtu.
  • 1:09 - 1:11
    Kurse unë nuk e kuptoja dot
  • 1:11 - 1:13
    përse duhej të ishim aq të zhurmshëm,
  • 1:13 - 1:16
    ose pse duhej ta shqiptonim fjalën gabimisht.
  • 1:16 - 1:22
    (Të qeshura)
  • 1:22 - 1:25
    Por edhe unë brohorisja. Brohorisja me të gjithë të tjerët.
  • 1:25 - 1:27
    Bëja më të mirën time.
  • 1:27 - 1:29
    Por prisja për kohën që do
  • 1:29 - 1:32
    të largohesha për të lexuar librat e mi.
  • 1:32 - 1:34
    Por, herën e parë që nxorra librin nga valixhja,
  • 1:34 - 1:36
    vajza më 'cool' e kampit erdhi tek une
  • 1:36 - 1:39
    dhe më pyeti, "Përse po bëhesh aq e urtë?" --
  • 1:39 - 1:41
    e urtë, natyrisht, krejtësisht e kundërta e
  • 1:41 - 1:43
    të zhurmshmes.
  • 1:43 - 1:45
    Dhe pastaj herën e dytë që provova të lexoj,
  • 1:45 - 1:48
    mbikqyrësja e kampit erdhi tek unë me një fytyrë shqetësuese
  • 1:48 - 1:50
    dhe e përsëriti qëllimin e shpirtit të kampit
  • 1:50 - 1:52
    dhe tha se të gjithë duhej të bënim shumë
  • 1:52 - 1:54
    që të shoqëroheshim.
  • 1:54 - 1:57
    Kështu i ktheva librat
  • 1:57 - 2:00
    në valixhe,
  • 2:00 - 2:04
    i vendosa nën shtratin tim,
  • 2:04 - 2:06
    dhe aty qëndruan gjatë gjithë verës.
  • 2:06 - 2:08
    Por u ndjeva disi në faj për këtë.
  • 2:08 - 2:10
    ndjeja sikur librat kishin nevojë për mua,
  • 2:10 - 2:13
    po më thërrisnin kurse unë po i braktisja.
  • 2:13 - 2:15
    Por unë i braktisa dhe nuk e hapa më atë valixhe
  • 2:15 - 2:17
    derisa u ktheva në shtëpi
  • 2:17 - 2:19
    në fund të verës.
  • 2:19 - 2:22
    Tani u tregova për kampin veror.
  • 2:22 - 2:25
    Do mund t'ju tregoja edhe 50 storje sikur kjo --
  • 2:25 - 2:27
    gjithë ato herë kur merrja mesazhin
  • 2:27 - 2:31
    se të qenurit tim e qetë dhe introverte
  • 2:31 - 2:33
    nuk ishtë mënyra e duhur
  • 2:33 - 2:36
    dhe se duhej të shfaqesha si më ekstroverte.
  • 2:36 - 2:39
    Gjthmonë e ndjeja thellë se kjo ishte gabim
  • 2:39 - 2:41
    dhe se introvertët ishin të mrekullueshëm ashtu siç ishin.
  • 2:41 - 2:44
    Por për shumë vite e kam mohuar këtë intuitë,
  • 2:44 - 2:47
    dhe kështu jam bërë avokate në Wall Street,
  • 2:47 - 2:50
    në vend që të bëhesha shkrimtarja që gjithmonë kam dashur të jem --
  • 2:50 - 2:52
    pjesërisht sepse doja t'ia dëshmoja vetes
  • 2:52 - 2:54
    se mund të isha e guximshme dhe e sigurtë.
  • 2:54 - 2:56
    Dhe gjithmonë shkoja në bare përplot me njerëz
  • 2:56 - 2:59
    kur realisht preferoja të shkoja për darkë me miqtë.
  • 2:59 - 3:02
    Dhe i bëra këto zgjedhje vet-mohuese
  • 3:02 - 3:04
    aq e pavetëdijshme,
  • 3:04 - 3:07
    nuk isha e vetëdijshme që po i bëja.
  • 3:07 - 3:09
    Tani kjo është çfarë shumë introvertë bëjnë,
  • 3:09 - 3:11
    dhe sigurisht që është humbje për ne,
  • 3:11 - 3:13
    por gjithashtu është humbje për kolegët tanë
  • 3:13 - 3:15
    dhe komunitetin.
  • 3:15 - 3:18
    Dhe duke rrezikuar të tingëlloj e fryrë, është humbje për botën.
  • 3:18 - 3:21
    Sepse kur jemi tek kreativiteti dhe lidershipi,
  • 3:21 - 3:24
    ne na duhen introvertët të bëjnë atë që ata e bëjnë më mirë.
  • 3:24 - 3:26
    Një e treta apo gjysma e popullatës janë introvertë --
  • 3:26 - 3:28
    një e treta apo gjysma.
  • 3:28 - 3:31
    Kjo është 1 në 2 ose 3 persona që ju njihni.
  • 3:31 - 3:34
    Kështu edhe nëse ju jeni vetë ekstrovertë,
  • 3:34 - 3:36
    unë po flas për bashkëpunëtorët tuaj
  • 3:36 - 3:38
    bashkëshortët, fëmijët
  • 3:38 - 3:41
    dhe personi që është i ulur pranë jush në këtë moment --
  • 3:41 - 3:43
    të gjithë prej tyre subjekte të këtij paragjykimi
  • 3:43 - 3:45
    që është shumë i thellë dhe real në shoqërinë tonë.
  • 3:45 - 3:48
    Ne të gjithë e imponojmë këtë shumë herët
  • 3:48 - 3:51
    pa ditur ta shpjegojmë se çfarë po bëjmë.
  • 3:51 - 3:53
    Që ta shohësh qartë paragjykimin
  • 3:53 - 3:56
    duhet ta kuptosh çfarë do të thotë të jesh introvert.
  • 3:56 - 3:58
    Është ndryshe nga të qenit i turpshëm.
  • 3:58 - 4:00
    Të kesh turp është të kesh frikë nga gjykimet e shoqërisë.
  • 4:00 - 4:02
    Të jesh introvert ka të bëjë më shumë
  • 4:02 - 4:04
    me atë se si reagon ndaj stimulimit,
  • 4:04 - 4:06
    përfshirë stimulimin social.
  • 4:06 - 4:09
    Ekstrovertët janë në kërkim të një sasie të madhe stimulimi,
  • 4:09 - 4:11
    kurse introvertët ndjehen më të gjallë
  • 4:11 - 4:13
    dhe më të aftë për të bërë diçka
  • 4:13 - 4:15
    kur janë në ambiete më të qeta.
  • 4:15 - 4:17
    Jo tërë kohën -- këto gjëra janë absolute --
  • 4:17 - 4:19
    por shumicën e kohës.
  • 4:19 - 4:21
    Prandaj qelësi
  • 4:21 - 4:24
    për të maksimizuar talentet tona
  • 4:24 - 4:26
    është të vendosim veten
  • 4:26 - 4:29
    në zona stimulimi që janë të duhurat për ne.
  • 4:29 - 4:31
    Por tani këtu është ku hyn paragjykimi.
  • 4:31 - 4:33
    Institucionet tona më të rëndësishme,
  • 4:33 - 4:35
    shkollat dhe vendet e punës,
  • 4:35 - 4:37
    janë të dizajnuara për ekstrovertët
  • 4:37 - 4:40
    dhe nevojën e tyre për stimulim të madh.
  • 4:40 - 4:44
    Dhe po ashtu ne tani kemi një sistem besimi
  • 4:44 - 4:46
    të cilin e quaj mendimi grupor i ri,
  • 4:46 - 4:49
    që do të thotë se gjithë kreativiteti dhe produktiviteti
  • 4:49 - 4:53
    vjen nga një vend çuditërisht shumë i shoqërueshëm.
  • 4:54 - 4:56
    Nëse imagjinoni një klasë tipike sot:
  • 4:56 - 4:58
    Kur unë shkoja në shkollë,
  • 4:58 - 5:00
    ne uleshim në radhë.
  • 5:00 - 5:02
    Ne uleshim në tavolina të radhitura kështu,
  • 5:02 - 5:04
    dhe shumicën e punës tonë e bënim vetë.
  • 5:04 - 5:06
    Por sot, një klasë tipike
  • 5:06 - 5:08
    ka tavolina të bashkuara --
  • 5:08 - 5:11
    4, 5, 6 ose 7 fëmijë të ulur përballë njëri-tjetrit.
  • 5:11 - 5:13
    Dhe ata punojnë në detyra grupore të panumërta.
  • 5:13 - 5:16
    Edhe në lëndë si matematikë dhe shkrim kreativ,
  • 5:16 - 5:19
    për çfarë do mendonit se varet vetëm nga mendimi personal,
  • 5:19 - 5:23
    tani pritet nga fëmijët të veprojnë si pjesëtarë komisioni.
  • 5:23 - 5:25
    Dhe për fëmijët që preferojnë
  • 5:25 - 5:27
    të punojnë vetë,
  • 5:27 - 5:29
    ata fëmijë shpesh shihen si të veçuar
  • 5:29 - 5:31
    ose, më e keqja, si raste problematike.
  • 5:33 - 5:36
    Dhe shumica e mësuesve raportojnë se besojnë
  • 5:36 - 5:38
    që studenti ideal është ekstrovert
  • 5:38 - 5:40
    më para se introvert,
  • 5:40 - 5:42
    edhe pse introvertët në fakt kanë nota më të mira
  • 5:42 - 5:44
    dhe janë më të dijshëm,
  • 5:44 - 5:46
    sipas hulumtimeve.
  • 5:46 - 5:48
    (Të qeshura)
  • 5:48 - 5:51
    E njejta është e vërtetë në vendet tona të punës.
  • 5:51 - 5:54
    Tani, shumica prej nesh punojnë në zyre të hapura,
  • 5:54 - 5:56
    pa mure,
  • 5:56 - 5:58
    ku vazhdimisht i ekspozohemi
  • 5:58 - 6:00
    zhurmës dhe vështrimeve të bashkëpunëtorëve tanë.
  • 6:00 - 6:02
    Dhe kur jemi tek lidershipi,
  • 6:02 - 6:04
    introvertët as nuk mirren parasysh për pozita lidershipi
  • 6:04 - 6:06
    edhe pse ata mund të jenë më të kujdesshëm,
  • 6:06 - 6:08
    me më pak gjasa t'ju hyjnë rreziqeve --
  • 6:08 - 6:12
    që është diçka që do të na konvenonte në këto kohë.
  • 6:12 - 6:15
    Një hulumtim interesant nga Adam Grant tek Wharton School
  • 6:15 - 6:17
    ka zbuluar se liderët introvertë
  • 6:17 - 6:19
    prodhojnë rezultate më të mira se ekstrovertët,
  • 6:19 - 6:22
    sepse kur ata menaxhojnë punëtorët,
  • 6:22 - 6:25
    i lënë të mirren me idetë e tyre,
  • 6:25 - 6:27
    përderisa një ekstrovert mund të
  • 6:27 - 6:29
    entuziazmohet për gjërat
  • 6:29 - 6:31
    në të cilat punon
  • 6:31 - 6:33
    kurse idetë e të tjerëve nuk dalim aq lehtë
  • 6:33 - 6:36
    në sipërfaqe.
  • 6:36 - 6:39
    Në fakt, disa prej liderëve tanë transformues në histori kanë qenë introvertë.
  • 6:39 - 6:41
    Për shembull.
  • 6:41 - 6:44
    Eleanor Roosevelt, Rosa Parks, Gandhi --
  • 6:44 - 6:46
    të gjithë këta e përshkruan veten
  • 6:46 - 6:49
    si të qetë, të urte, madje edhe të turpshëm.
  • 6:49 - 6:51
    Mirëpo të gjithë kanë qenë në qendër
  • 6:51 - 6:53
    të vëmendjes edhe pse çdo pjesë e trupit të tyre
  • 6:53 - 6:56
    u thoshte të mos e bënin atë
  • 6:56 - 6:58
    Dhe kjo del se ka një fuqi të veçantë në vete,
  • 6:58 - 7:01
    sepse njerëzit e ndjenin se këta liderë ishin të tillë,
  • 7:01 - 7:03
    jo pse u pëlqente të drejtonin të tjerët
  • 7:03 - 7:05
    dhe jo nga kënaqësia për t'u shikuar nga të tjerët,
  • 7:05 - 7:07
    por ata ishin aty sepse nuk kishin zgjedhje tjetër,
  • 7:07 - 7:10
    sepse ata duhej të bënin atë që mendonin se duhej bërë.
  • 7:11 - 7:14
    Tani mendoj se është e rëndësishme të them
  • 7:14 - 7:17
    se në fakt i dua ekstrovertët.
  • 7:17 - 7:20
    Gjithmonë më pëlqen të them se miqtë e mi më të mirë janë ekstrovertë,
  • 7:20 - 7:22
    përfshirë edhe burrin tim.
  • 7:24 - 7:26
    Dhe të gjithë ne u takojmë pikave të ndryshme
  • 7:26 - 7:29
    në spektrin introvert / ekstrovert.
  • 7:29 - 7:32
    Edhe Karl Jung, psikologu që i pari i bëri të njohura këto terma, thoshte
  • 7:32 - 7:34
    se nuk ekzistojnë introvertë të pastër
  • 7:34 - 7:36
    apo ektrovertë të pastër.
  • 7:36 - 7:38
    Ai thoshte se një njeri i tillë do të ishte në çmenduri,
  • 7:38 - 7:41
    nëse do të ekzistonte.
  • 7:41 - 7:43
    Disa njerëz janë në mes
  • 7:43 - 7:45
    të spektrit introvert / ekstrovert,
  • 7:45 - 7:47
    dhe këta i quajmë ambivertë.
  • 7:47 - 7:50
    Shpesh mendoj se ata e kanë më së miri.
  • 7:51 - 7:54
    Mirëpo shumë prej nesh e përcaktojmë veten në njërën nga dy kategoritë.
  • 7:54 - 7:57
    Çfarë dua te them është se në aspektin kulturor na nevojitet një balanc më i mirë.
  • 7:57 - 7:59
    Na nevojitet më shumë Yin dhe Yang
  • 7:59 - 8:01
    mes këtyre dy kategorive.
  • 8:01 - 8:03
    Kjo është posaçërisht e rëndësishme
  • 8:03 - 8:05
    kur kemi të bëjmë me kreativitet dhe produktivitet,
  • 8:05 - 8:07
    sepse kur psikologët analizojnë
  • 8:07 - 8:09
    jetën e njerëzve më kreativë,
  • 8:09 - 8:11
    ata zbulojnë
  • 8:11 - 8:13
    se ata janë njerëz që janë shumë të mirë në shkëmbimin e ideve
  • 8:13 - 8:15
    dhe avancimin e tyre,
  • 8:15 - 8:18
    por po ashtu kanë një pjesë mjaft introverte brenda tyre.
  • 8:18 - 8:20
    Dhe kjo ndodh sepse shpesh vetmia është elementi kryesor
  • 8:20 - 8:22
    i kreativitetit.
  • 8:22 - 8:24
    Darvini,
  • 8:24 - 8:26
    shkonte për shëtitje të gjata në pyll
  • 8:26 - 8:29
    dhe refuzonte ftesat për darka.
  • 8:29 - 8:32
    Theodor Geisel, më i njohur si Dr. Seuss,
  • 8:32 - 8:34
    ëndërronte për kreacionet e tij të mrekullueshme
  • 8:34 - 8:36
    në një zyre të vetmuar në një kullë që kishte
  • 8:36 - 8:39
    prapa shtëpisë së tij në La Jolla, California.
  • 8:39 - 8:41
    Dhe ai në fakt kishte frikë të takonte
  • 8:41 - 8:43
    fëmijët e vegjël që lexonin librat e tij
  • 8:43 - 8:45
    nga frika se ata prisnin nga ai të ishte
  • 8:45 - 8:47
    një figurë e hareshme si babadimri
  • 8:47 - 8:51
    dhe do të zhgënjeheshin nga personaliteti i tij i mbyllur.
  • 8:51 - 8:53
    Steve Wozniak shpiku kompjuterin e parë Apple
  • 8:53 - 8:55
    i ulur vetëm në zyren e tij
  • 8:55 - 8:57
    në Hewlett-Packard ku punonte në atë kohë.
  • 8:57 - 9:00
    Ai thotë se kurrë nuk do të ishte bërë një ekspert
  • 9:00 - 9:03
    po të mos kishte qenë shumë introvert të dilte nga shtëpia
  • 9:03 - 9:05
    derisa po rritej.
  • 9:05 - 9:08
    Natyrisht,
  • 9:08 - 9:11
    kjo nuk do të thotë se duhet të ndalojmë së bashkëpunuari --
  • 9:11 - 9:14
    shembull i kësaj është bashkimi i Steve Wozniak me Steve Jobs
  • 9:14 - 9:17
    për të filluar Apple Computer --
  • 9:17 - 9:20
    por do të thotë se vetmia është e rëndësishme
  • 9:20 - 9:22
    dhe për disa njerëz
  • 9:22 - 9:24
    është ajri që ata marrin frymë.
  • 9:24 - 9:27
    Dhe në fakt, kemi ditur me shekuj
  • 9:27 - 9:30
    për fuqinë e jashtëzakonshme të vetmisë.
  • 9:30 - 9:33
    Vetëm kohët e fundit çuditërisht kemi filluar ta harrojmë këtë.
  • 9:33 - 9:36
    Nëse shikoni fetë më të mëdha të botës,
  • 9:36 - 9:38
    do ta kuptoni se
  • 9:38 - 9:41
    Moses, Jesus, Buddha, Muhammad --
  • 9:41 - 9:43
    shkojnë vetë larg
  • 9:43 - 9:45
    të gjithëve
  • 9:45 - 9:47
    dhe përjetojnë manifestime hyjnore
  • 9:47 - 9:50
    të cilat i sjellin në komunitet.
  • 9:50 - 9:54
    Po të mos largoheshin ata, s'do kishte manifestime hyjnore.
  • 9:54 - 9:56
    Megjithatë kjo nuk është e çuditshme
  • 9:56 - 9:59
    nëse shikoni studimet e psikologjisë bashkëkohore.
  • 9:59 - 10:02
    Del se ne as nuk mund të qëndrojmë me një grup njerëzish
  • 10:02 - 10:05
    pa i imituar instiktivisht sjellet e tyre, dhe opinionet.
  • 10:05 - 10:07
    Edhe për gjëra personale dhe intime
  • 10:07 - 10:09
    si psh. ndaj kujt tërhiqeni,
  • 10:09 - 10:12
    do filloni të imitoni besimet e njerëzve rreth jush
  • 10:12 - 10:14
    pa e kuptuar se çfarë po bëni.
  • 10:14 - 10:17
    Dhe siç dihet grupet ndjekin mendimet
  • 10:17 - 10:19
    e personit më dominues dhe karizmatik në dhomë,
  • 10:19 - 10:21
    edhe nëse ka zero korrelacion
  • 10:21 - 10:24
    mes folësit më të mirë dhe atij që ka idetë më të mira --
  • 10:24 - 10:26
    E theksoj zero.
  • 10:26 - 10:28
    Kështu ...
  • 10:28 - 10:30
    (Të qeshura)
  • 10:30 - 10:33
    Ndoshta ju e ndjekni personin me idetë më të mira,
  • 10:33 - 10:35
    por ndoshta edhe jo.
  • 10:35 - 10:38
    Dhe a doni me të vërtetë ta leni këtë në dorë të fatit?
  • 10:38 - 10:40
    Shumë më mirë për secilin të largohen nga të tjerët,
  • 10:40 - 10:42
    të krijojnë idetë e tyre
  • 10:42 - 10:44
    larg nga pengesat e dinamikave te grupit,
  • 10:44 - 10:46
    dhe pastaj të bashkohen në ekip
  • 10:46 - 10:49
    për të diskutuar në një ambient mirë të përshtatshëm
  • 10:49 - 10:51
    dhe për të filluar që aty.
  • 10:51 - 10:53
    Tani, nëse kjo është e vërtetë,
  • 10:53 - 10:56
    atëherë përse e kemi kuptuar gabimisht?
  • 10:56 - 10:58
    Pse jemi duke i organizuar shkollat dhe vendet e punës në këtë mënyrë?
  • 10:58 - 11:00
    Dhe pse jemi duke i bërë introvertët të ndjehen fajtorë
  • 11:00 - 11:04
    kur duan të largohen nga të tjerët dhe të qëndrojnë vetëm?
  • 11:04 - 11:07
    Përgjigja qëndron thellë në historinë tonë kulturore.
  • 11:07 - 11:09
    Shoqëritë Perëndimore,
  • 11:09 - 11:11
    dhe në veçanti SHBA,
  • 11:11 - 11:13
    gjithmonë kanë favorizuar njeriun e veprave
  • 11:13 - 11:15
    para njeriut të zhytyr në mendime.
  • 11:15 - 11:19
    dhe "njeriut" të zhytyr në mendime.
  • 11:19 - 11:22
    Por në ditët e hershme të Amerikës,
  • 11:22 - 11:25
    ne jetonim në diçka që historianët e quanin kultura e karakterit,
  • 11:25 - 11:27
    ku ne ende i vlerësonim njerëzit
  • 11:27 - 11:30
    për veten e tyre dhe moralin e tyre të lartë.
  • 11:30 - 11:32
    Dhe nëse shikoni librat motivuese të kësaj peridhe,
  • 11:32 - 11:34
    të gjithë kishin tituj si
  • 11:34 - 11:37
    "Karakteri, gjëja më e madhështore në botë."
  • 11:37 - 11:40
    Dhe flisnin për shembuj si Abraham Linkoln
  • 11:40 - 11:42
    i cili vlerësohej për të qenit modest dhe i thjeshtë.
  • 11:42 - 11:44
    Ralph Waldo Emerson e quante
  • 11:44 - 11:47
    "Njeriu që nuk të fyen me superioritet."
  • 11:47 - 11:50
    Por pastaj erdhëm në shekullin 20
  • 11:50 - 11:52
    dhe u futëm në një kulturë të re
  • 11:52 - 11:54
    që historianët e quajnë personaliteti i kulturës.
  • 11:54 - 11:56
    Çfarë ndodhi ishte se ne evoluam ekonominë e bujqësisë
  • 11:56 - 11:58
    në një botë biznesesh të mëdha.
  • 11:58 - 12:00
    Dhe papritur njerëzit filluan të lëviznin
  • 12:00 - 12:02
    nga vendet e vogla në qytete të mëdha.
  • 12:02 - 12:05
    Dhe në vend të punonin me njerëzit që i kanë njohur gjithë jetën e tyre,
  • 12:05 - 12:07
    tani ata duhej të dëshmoheshin
  • 12:07 - 12:09
    para një grumbulli njerëz të huaj.
  • 12:09 - 12:11
    Kështu, lehtë të kuptohet,
  • 12:11 - 12:13
    kualitetet si magnetizmi dhe karizma
  • 12:13 - 12:15
    papritur u bënë shumë të rëndësishme.
  • 12:15 - 12:18
    Dhe me siguri se ndryshuan edhe librat motivuese sipas nevojave të njerëzve
  • 12:18 - 12:20
    dhe filluan të kishin tituj si
  • 12:20 - 12:22
    "Si të bësh miq dhe të influencosh njerëzit."
  • 12:22 - 12:24
    Dhe ata japin si shembuj
  • 12:24 - 12:27
    shitësit më të mirë.
  • 12:27 - 12:29
    Pra kjo është bota ku po jetojmë sot.
  • 12:29 - 12:33
    Kjo është trashigimia jonë kulturore.
  • 12:33 - 12:35
    Unë nuk dua të them
  • 12:35 - 12:38
    se aftësitë sociale janë të parëndësishme,
  • 12:38 - 12:40
    dhe nuk po bëj thirrje
  • 12:40 - 12:43
    për largimin e punës në grupe.
  • 12:43 - 12:46
    Të njejtat religjione që dërgojnë profetët e tyre në maje të maleve
  • 12:46 - 12:49
    po ashtu na mësojnë të duam dhe të besojmë.
  • 12:49 - 12:51
    Dhe problemet me të cilat përballemi sot
  • 12:51 - 12:53
    në fusha si shkenca dhe ekonomi
  • 12:53 - 12:55
    janë aq të mëdha dhe komplekse
  • 12:55 - 12:57
    saqë do duhemi të bashkojmë shumë njerëz për të punuar
  • 12:57 - 12:59
    në zgjidhjen e atyre problemeve.
  • 12:59 - 13:02
    Por dua të them se sa më shumë liri t'u japim introvertëve që të jenë vetvetja,
  • 13:02 - 13:04
    aq më të mëdha do jenë gjasat
  • 13:04 - 13:07
    që ata do të vijnë me zgjidhje unike të problemeve.
  • 13:09 - 13:11
    Tani do doja të ndaja me ju
  • 13:11 - 13:14
    se çfarë kam në valixhe sot.
  • 13:18 - 13:20
    Gjejeni se çfarë?
  • 13:20 - 13:22
    Librat.
  • 13:22 - 13:24
    Kam një valixhe përplot me libra.
  • 13:24 - 13:26
    "Syri i maces" nga Margaret Atwood.
  • 13:26 - 13:29
    Një novelë nga Milan Kundera.
  • 13:29 - 13:31
    Dhe "Udhëzuesi për të kompleksuarit"
  • 13:31 - 13:34
    nga Maimonides.
  • 13:34 - 13:37
    Por këto nuk janë në fakt librat e mi.
  • 13:37 - 13:39
    I kam sjelluar këto libra
  • 13:39 - 13:43
    sepse janë shkruar nga autorët e preferuar të gjyshit tim.
  • 13:43 - 13:45
    Gjyshi im ishte rabin
  • 13:45 - 13:47
    i ve, dhe
  • 13:47 - 13:50
    jetonte vetëm në një apartament të vogël në Bruklin
  • 13:50 - 13:53
    ku ishte vendi im i preferuar në botë kur po rritesha,
  • 13:53 - 13:56
    pjesërisht sepse ishte i mbushur me prezencën e tij të butë
  • 13:56 - 13:59
    dhe pjesërisht sepse ishte i mbushur me libra.
  • 13:59 - 14:02
    Secila tavolinë, secila karrigë në këtë apartament
  • 14:02 - 14:04
    kishin kryer funksionin e tyre origjinal
  • 14:04 - 14:07
    duke shërbyer si sipërfaqe për mbajtur grumbuj librash.
  • 14:07 - 14:09
    Sikur të gjithë nga familja ime,
  • 14:09 - 14:12
    gjyshi im më së shumti preferonte të lexonte.
  • 14:12 - 14:15
    Por po ashtu atij i pëlqente kongregacioni,
  • 14:15 - 14:18
    dhe mund të ndjeje dashurinë e tij në predikimet që mbajti
  • 14:18 - 14:22
    çdo javë për 62 vitet e jetës së tij si rabin.
  • 14:22 - 14:25
    Ai merrte frytet e leximeve të tija javore
  • 14:25 - 14:28
    dhe thurrte kuptime të ndërlikuara të mendimit të lashtë dhe humanist.
  • 14:28 - 14:30
    Njerëzit vinin nga gjithë bota
  • 14:30 - 14:32
    ta dëgjonin tek fliste.
  • 14:32 - 14:35
    Por t'ju tregoj një gjë për gjyshin tim.
  • 14:35 - 14:37
    Nën rolin e tij ceremonial,
  • 14:37 - 14:40
    ai ishte me të vërtetë modest dhe shumë introvert --
  • 14:40 - 14:43
    aq shumë saqë kur mbante predikimet e tij,
  • 14:43 - 14:45
    ai nuk të shihte në sy
  • 14:45 - 14:47
    edhe pse ishte kongregacioni i njejtë
  • 14:47 - 14:49
    ku ai kishte folur për 62 vite.
  • 14:49 - 14:51
    Dhe larg podiumit,
  • 14:51 - 14:53
    kur e thërrisje për ta përshëndetur,
  • 14:53 - 14:55
    ai shpesh i jepte fund bisedës shpejt
  • 14:55 - 14:59
    nga frika se po të merrte shumë kohë.
  • 14:59 - 15:02
    Por kur vdiq në moshën 94 vjeçare,
  • 15:02 - 15:05
    policia u detyrua të mbyllte rrugët e lagjes së tij
  • 15:05 - 15:07
    për të akomoduar turmën e njerëzve
  • 15:07 - 15:10
    që kishin ardhur për varrimin e tij.
  • 15:11 - 15:14
    Dhe këto ditë unë po përpiqem të mësoj nga shembulli i gjyshit tim
  • 15:14 - 15:16
    në mënyrën time.
  • 15:16 - 15:19
    Tani vonë kam publikuar një libër për introvertët,
  • 15:19 - 15:21
    dhe m'u deshtën 7 vite ta shkruaja.
  • 15:21 - 15:24
    Për mua, këto 7 vite kanë qenë shumë të lumtura,
  • 15:24 - 15:27
    sepse shkruaja, lexoja,
  • 15:27 - 15:29
    mendoja, hulumtoja.
  • 15:29 - 15:31
    Ishte versioni im
  • 15:31 - 15:34
    i orëve të gjata që gjyshi im kalonte i vetmuar në bibliotekën e tij.
  • 15:34 - 15:37
    Tani prapritmas puna ime është shumë e ndryshme,
  • 15:37 - 15:40
    të flas për atë,
  • 15:40 - 15:43
    të flas për introvertët.
  • 15:43 - 15:47
    (Të qeshura)
  • 15:47 - 15:49
    Dhe kjo është e vështirë për mua,
  • 15:49 - 15:51
    sepse sado e nderuar që ndihem
  • 15:51 - 15:53
    të jem këtu me ju sot,
  • 15:53 - 15:56
    ky nuk është ambienti im.
  • 15:56 - 15:58
    Pregatitem për momente si këto
  • 15:58 - 16:00
    sa më mirë që mundem.
  • 16:00 - 16:02
    Kam kaluar vitin që shkoi duke praktikuar të folurit publik
  • 16:02 - 16:04
    sa herë që më jepej rasti.
  • 16:04 - 16:07
    Dhe këtë vit e quaj "vitin e të folurit të rrezikshëm."
  • 16:07 - 16:09
    (Të qeshura)
  • 16:09 - 16:11
    Dhe ajo në fakt ndihmoi shumë.
  • 16:11 - 16:13
    Por do t'ju them çfarë ndihmon edhe më shumë
  • 16:13 - 16:16
    është sensi im, besimi, shpresa se kur
  • 16:16 - 16:18
    është fjala për qëndrimet tona
  • 16:18 - 16:20
    ndaj introvertëve dhe vetmisë e qetësisë,
  • 16:20 - 16:22
    ne jemi në prag të një ndryshimi dramatik.
  • 16:22 - 16:24
    Me të vërtetë jemi.
  • 16:24 - 16:26
    Dhe kështu do t'ju lë tani
  • 16:26 - 16:28
    me tri thirrje për aksion
  • 16:28 - 16:30
    për ata që ndajnë këtë vizion.
  • 16:30 - 16:32
    Numër një:
  • 16:32 - 16:34
    Ndaloni çmendurinë e punës konstante në grup.
  • 16:34 - 16:36
    Ndaloni atë.
  • 16:36 - 16:39
    (Të qeshura)
  • 16:39 - 16:41
    Faleminderit.
  • 16:41 - 16:43
    (Duartrokitje)
  • 16:43 - 16:45
    Dhe dua të jem e qartë për çfarë po them,
  • 16:45 - 16:47
    sepse unë besoj shumë se zyrat tona
  • 16:47 - 16:49
    duhet të inkurajojnë
  • 16:49 - 16:51
    interaksione të pa planifikuara, të relaksuara --
  • 16:51 - 16:53
    sikur njerëzit bashkohen dhe rastësisht
  • 16:53 - 16:55
    shkëmbejnë ide.
  • 16:55 - 16:57
    Kjo është shumë mirë.
  • 16:57 - 16:59
    Është shumë mirë për introvertët, e edhe për ekstrovertët.
  • 16:59 - 17:01
    Por ne na duhet më shumë vetmi dhe liri
  • 17:01 - 17:03
    dhe më shumë punë të pavarur.
  • 17:03 - 17:05
    Shkollat, e njejta gjë.
  • 17:05 - 17:08
    Ne natyrisht duhet t'i mësojmë fëmijët të punojnë së bashku,
  • 17:08 - 17:10
    por po ashtu duket t'i mësojmë si të punojnë vetëm.
  • 17:10 - 17:13
    Kjo është po ashtu e rëndësishme për fëmijët ekstrovertë.
  • 17:13 - 17:15
    Ata kanë nevojë të punojnë vetëm
  • 17:15 - 17:17
    sepse pjesërisht nga aty vijnë mendimet e thella.
  • 17:17 - 17:20
    Numër dy: Largohuni nga të tjerët.
  • 17:20 - 17:23
    Bëhuni si Buddha, krijoni vizionet tuaja.
  • 17:23 - 17:25
    Nuk po them
  • 17:25 - 17:28
    që të gjithë të shkojmë në pyll dhe të ndërtojmë kabina druri
  • 17:28 - 17:31
    dhe të mos flasim më kurrë me njëri-tjetrin,
  • 17:31 - 17:33
    por po them se secili nga ne do duhej
  • 17:33 - 17:35
    të futej brenda kokës së tij
  • 17:35 - 17:38
    pak më shpesh.
  • 17:39 - 17:42
    Numër tre:
  • 17:42 - 17:44
    Shikoni mirë se çfarë keni brenda valixhes suaj
  • 17:44 - 17:46
    dhe përse e keni vendosur aty.
  • 17:46 - 17:48
    Ekstrovertë,
  • 17:48 - 17:50
    ndoshta edhe valixhet tuaja janë përplot me libra
  • 17:50 - 17:52
    Ose ndoshta janë përplot me gota shampanje
  • 17:52 - 17:55
    ose pajisje për fluturime me parashutë.
  • 17:55 - 17:59
    Çfarëdo që është, shpresoj që i nxjerrni ato gjëra jashtë sa herë që keni mundësi
  • 17:59 - 18:02
    dhe na e bëni jetën më të bukur me energjinë dhe harenë tuaj.
  • 18:02 - 18:05
    Por intervertë, ju ashtu si jeni,
  • 18:05 - 18:07
    ju me siguri me shumë kujdes ruani atë
  • 18:07 - 18:09
    që keni brenda valixhes.
  • 18:09 - 18:11
    Dhe kjo është në rregull.
  • 18:11 - 18:13
    Por herë pas here, vetëm herë pas here,
  • 18:13 - 18:16
    shpresoj se do t'i hapni valixhet tuaja që njerëzit tjerë të shohin,
  • 18:16 - 18:19
    sepse bota ka nevojë për ju dhe ka nevojë për gjërat që bartni.
  • 18:21 - 18:23
    Prandaj ju uroj gjithë të mirat në të gjitha udhëtimet e mundshme
  • 18:23 - 18:26
    dhe kurajon që të flisni butësisht.
  • 18:26 - 18:28
    Shumë faleminderit.
  • 18:28 - 18:32
    (Duartrokitje)
  • 18:32 - 18:35
    Faleminderit. Faleminderit.
  • 18:35 - 18:42
    (Duartrokitje)
Title:
Susan Cain: Fuqia e introvertëve
Speaker:
Susan Cain
Description:

Në një kulturë ku të qenit social dhe komunikativ çmohen më shumë se çdo gjë tjetër, mund të jetë e vështirë, madje edhe e turpshme, të jesh një introvert. Por, siç tregon Susan Cain gjatë kësaj bisede, introvertët i sjellin botës talente dhe aftësi të jashtëzakonshme, prandaj kjo duhet vlerësuar dhe inkurajuar.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
18:43
Dita Bytyci added a translation

Albanian subtitles

Revisions