< Return to Video

Pse njerëzit frikësohen nga gjërat e gabuara? - Gerd Gigerenzer

  • 0:06 - 0:11
    "Një ilaq i ri zvogëlon
    rrezikun e sulmeve në zemër me 40%. "
  • 0:11 - 0:14
    "Sulmet e peshkaqenëve janë rritur dyfish"
  • 0:14 - 0:19
    "Një litër pije të gazuara në ditë,
    dyfishon mundësinë për të pasur kancer"
  • 0:19 - 0:22
    Këto janë disa shembuj
    të rreziqeve relative,
  • 0:22 - 0:26
    një mënyrë e zakonshme
    që rreziqet prezantohen në lajme.
  • 0:26 - 0:30
    Vlerësimi i rreziqeve është një ndërthurje
    e komplikuar e të menduarit statistikor
  • 0:30 - 0:32
    dhe preferencave personale.
  • 0:32 - 0:35
    Një pengesë e zakonshme është
    dallimi në mes
  • 0:35 - 0:40
    rreziqeve relative dhe atyre
    të ashtuquajtura rreziqeve absolute.
  • 0:40 - 0:43
    Rreziku është mundësia
    që një ndodhi do të ndodhë.
  • 0:43 - 0:45
    Mund të shprehet ose si një përqindje -
  • 0:45 - 0:49
    për shembul, sulmet e zemrës
    ndodhin në 11% të meshkujve
  • 0:49 - 0:51
    të moshës 60 deri në 79 vjeq,
  • 0:51 - 0:57
    ose si shkallë - një në dy milion zhytës
    përgjatë bregdetit perëndimor australian
  • 0:57 - 1:00
    do të pësojë një kafshim fatal
    nga peshkaqeni, çdo vit.
  • 1:00 - 1:04
    Këta numra tregojnë
    rrezikun absolut të sulmeve të zemrës
  • 1:04 - 1:06
    dhe të sulmeve të peshkaqenëve
    në këto grupe.
  • 1:06 - 1:12
    Ndryshimet në rreziqe mund të shprehen
    në terme relative ose absolute.
  • 1:12 - 1:16
    Për shembull, një rishqyrtim në vitin 2009
    gjeti se ekzaminimi mamografik
  • 1:16 - 1:23
    zvogëlon numrin e vdekjeve nga kanceri
    i gjirit nga 5 në 100 gra, në 4.
  • 1:23 - 1:26
    Zvogëlimi absolut i rrezikut
    ishte rreth 0.1%.
  • 1:26 - 1:31
    Por zvogëlimi relativ i rrezikut nga
    5 raste të vdekshmërisë nga kanceri në 4,
  • 1:31 - 1:33
    është 20%.
  • 1:33 - 1:35
    Bazuar në raportimin e këtij numri të madh
  • 1:35 - 1:38
    njerëzit mbivlerësuan
    ndikimin e ekzaminimit.
  • 1:38 - 1:42
    Për të parë dallimin e këtyre dy mënyrave
    të të shprehurit të rreziqeve
  • 1:42 - 1:45
    le të konsiderojmë shembullin hipotetik
    të një ilaqi
  • 1:45 - 1:49
    i cili zvogëlon rrezikun
    për sulm të zemrës për 40%.
  • 1:49 - 1:51
    Imagjinoni që
    nga një grup i 1000 personave
  • 1:51 - 1:55
    që nuk e kishin marrë ilaqin e ri,
    10 do të pësonin sulme të zemrës.
  • 1:55 - 2:00
    Rreziku absolut është 10 nga 1000, ose 1%.
  • 2:00 - 2:03
    Nëse një grup i njëjtë i 1000 personave,
    kishin marrë ilaqin,
  • 2:03 - 2:06
    numri i sulmeve të zemës
    do të ishte gjashte.
  • 2:06 - 2:10
    Me fjalë të tjera, ilaqi mund të
    parandalonte kater nga 10 sulme në zemër -
  • 2:10 - 2:13
    një zvogëlim relativ i rrezikut për 40%.
  • 2:13 - 2:19
    Ndërkohë, rreziku absolut
    ra vetëm nga 1% deri në 0.6% -
  • 2:19 - 2:24
    por zvogëlimi relativ i rrezikut, si 40%
    tingëllon më shumë i rëndësishëm.
  • 2:24 - 2:28
    Parandalimi i sigurtë edhe pse i një numri
    të vogël të sulmeve të zemrës
  • 2:28 - 2:31
    apo ndonjë rezultati tjetër negativ,
    ia vlen, apo jo?
  • 2:31 - 2:33
    Jo domosdoshmërisht.
  • 2:33 - 2:36
    Problemi është që veprimet
    që zvogëlojnë disa rreziqe
  • 2:36 - 2:39
    mund të sjellin të tjera.
  • 2:39 - 2:45
    Supozo që ilaqi i sulmit në zemër shkaktoi
    kancer në gjysmën e 1% të pacientëve
  • 2:45 - 2:47
    Në grupin tonë të 1000 personave,
  • 2:47 - 2:50
    kater sulme të zemrës mund të parandalohen
    duke marrë ilaqin,
  • 2:50 - 2:54
    por do të kishin 5 raste të reja
    me kancer.
  • 2:54 - 2:58
    zvogëlimi relativ i i rrezikut
    të sulmit të zemrës duket i konsiderueshëm
  • 2:58 - 3:01
    dhe rreziku absolut i kancerit
    duket i vogël,
  • 3:01 - 3:04
    por ato vlejnë për numrin
    përafërsisht e njëjtë të rasteve.
  • 3:04 - 3:05
    Në jetën reale,
  • 3:05 - 3:08
    vlerësimi individual i rrezikut
    të çdo individi varion
  • 3:08 - 3:11
    varësisht nga rrethanat e tyre personale.
  • 3:11 - 3:14
    Nëse keni një histori familjare
    të sëmundjeve të zemrës
  • 3:14 - 3:17
    ju mund të jeni më shumë të motivuar
    për të marrë medikament
  • 3:17 - 3:19
    që ju zvogëlon rrezikun për sulm në zemër
  • 3:19 - 3:24
    edhe pse duke e ditur që siguron vetëm
    një ulje të vogël të rrezikut absolut.
  • 3:24 - 3:28
    Nganjëherë, ne duhet të vendosim në mes
    ekspozimit tonë ndaj rreziqeve
  • 3:28 - 3:30
    që nuk janë drejtpërdrejt të krahasueshme.
  • 3:30 - 3:33
    Nëse, për shembull, ilaqi kundër
    sulmit në zemër ka një rrezik të lartë
  • 3:33 - 3:36
    të efekteve negative
    që nuk janë vdekjeprurëse
  • 3:36 - 3:39
    efekte si migrena, në vend të kancerit,
  • 3:39 - 3:43
    vlerësimi jonë mbi atë
    se sa ja vlen rreziku do të ndryshojë.
  • 3:43 - 3:47
    Dhe nganjëherë nuk është domosdoshmërisht
    një zgjedhje e saktë:
  • 3:47 - 3:52
    disa thonë edhe vetëm një rrezik i vogël i
    sulmit të peshkaqenit ja vlen të shmanget
  • 3:52 - 3:54
    sepse ajo çka mund humbësh
    është një not në oqean,
  • 3:54 - 3:57
    derisa disa të tjerë
    nuk do ta konsideronin ta bënin atë
  • 3:57 - 4:01
    për të shmangur një rrezik sado të vogël
    të ndonjë sulmi të peshkaqenit.
  • 4:01 - 4:05
    Për të gjitha këto arsye,
    vlerësimi i rrezikut është i ndërlikuar,
  • 4:05 - 4:08
    dhe raportimi i rrezikut
    mund të jetë i gabuar,
  • 4:08 - 4:11
    veçanërisht kur shpreh disa numra
    në terme absolute
  • 4:11 - 4:14
    dhe të tjera në terme relative.
  • 4:14 - 4:16
    Të kuptosh se si këto njësi matëse
    funksionojnë
  • 4:16 - 4:19
    të ndihmon të largoni
    disa nga konfuzionet
  • 4:19 - 4:21
    dhe të vlerësoni më mirë rrezikun.
Title:
Pse njerëzit frikësohen nga gjërat e gabuara? - Gerd Gigerenzer
Speaker:
Gerg Gigerenzer
Description:

Shikoni ligjëratën e plotë: https://ed.ted.com/lessons/how-likely-is-a-shark-attack-gerd-gigerenzer

Një ilaq i ri zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër për 40%. Sulmet e peshkaqenëve janë rritur dyfish. Pirja e një litri pije të gazuara në ditë dyfishon mundësinë për të pasur kancer. Të gjitha këto janë mënyra të zakonshme që rreziku prezantohet në artikuj të lajmeve, dhe mund të jetë mënyrë e gabuar. Pra, si mund ta vlerësojmë rrezikun sa më mirë? Gerd Gigerenzer shqyrton dallimin në mes rrezikut relativ dhe absolut.

Ligjërata nga Gerd Gigerenzer, regjia nga visorama.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TED-Ed
Duration:
04:21

Albanian subtitles

Revisions