Return to Video

Pse ka rëndësi celulari?

  • 0:01 - 0:03
    Jemi në pjesën Ecuria e Botës Celulare
  • 0:03 - 0:06
    në Kongresin Botëror të Celularit 2014 në Barcelonë.
  • 0:07 - 0:12
    Do të shohim se si celulari do të çlirojë të ardhmen.
  • 0:12 - 0:14
    Pse Ka Rëndësi Celulari
    (Mitchell Baker - Presidente, Mozilla)
  • 0:14 - 0:17
    Është njësoj si të thuash pse kanë rëndësi kompjuterat?
    (Mitchell Baker - Presidente, Mozilla)
  • 0:17 - 0:19
    Pse ka rëndësi aftësia për të pasur një rrjet dhe komunikuar?
  • 0:19 - 0:23
    Pse ka rëndësi celulari është njëfarësoj pyetje parësore në këtë botë,
  • 0:23 - 0:26
    apo ndoshta është pyetje për njerëz të rritur me shfletues?
  • 0:26 - 0:28
    Por po të hidhni sytë përqark
  • 0:28 - 0:30
    punimi në kompjuter sot udhëton tok me ne.
  • 0:30 - 0:32
    Teknologjia është kaq e fuqishme
  • 0:32 - 0:36
    dhe prania e internetit shtrihet në shkallë kaq të madhe.
  • 0:36 - 0:37
    Miliarda njerëz.
  • 0:37 - 0:40
    Si të arrijë secili prej nesh të mbetet individ?
  • 0:40 - 0:42
    Si arrin secili prej nesh të ketë ende ca kontroll
  • 0:42 - 0:44
    dhe ndikim mbi jetën e vet?
  • 0:44 - 0:46
    Interneti është struktura e jetës moderne.
  • 0:46 - 0:48
    Është e rëndësishme që një masë kritike e jona
  • 0:48 - 0:54
    ta kuptojë, ta shohë si pjesë të vetën, dhe të merret me ndërtimin e tij.
  • 0:56 - 0:57
    Quhem Helena Mira
  • 0:57 - 1:00
    Jam drejtoreshë e Operacioneve të Firefox OS-it te Telefónica.
  • 1:00 - 1:03
    Celulari ka rëndësi sepse njerëzit nuk janë të lidhur në shtëpitë e tyre.
  • 1:03 - 1:06
    Dhe kanë nevojë të jenë të lidhur në një farë mënyre.
  • 1:06 - 1:08
    Sot janë faktikisht të lidhur përmes celularëve dhe
  • 1:08 - 1:11
    Firefox OS-i është në gjendje ta plotësojë këtë kërkesë.
  • 1:11 - 1:15
    Jam Lisa Schafer dhe punoj për Deutsche Telekom-in,
  • 1:15 - 1:17
    celulari thjesht i afron njerëzit.
  • 1:17 - 1:20
    Ka kaq shumë njerëz që nuk kanë mundësi ta përdorin.
  • 1:20 - 1:23
    Ndaj mendoj se do të bëhet edhe më e rëndësishme
  • 1:23 - 1:26
    ta shpiesh te krejt bota dhe ta bësh të përdorshme këtë mundësi.
  • 1:27 - 1:30
    Jam Sam Evans. Jam drejtor strategjish te GSMA.
  • 1:30 - 1:33
    Vëmendjen e kam veçanërisht te zhvillim strategjish marketingu.
  • 1:33 - 1:38
    Celulari ka vërtet rëndësi tani, ngaqë teksa bota po kalon drejt botës së IP-së dhe software-it,
  • 1:38 - 1:41
    gjithnjë e më shumë shërbime mund të ofrohen përmes pajisjesh.
  • 1:41 - 1:44
    Shohim për shembull që celulari mund
  • 1:44 - 1:47
    të identifikojë individin, që ky të mund të përdorë kartelat e veta mjekësore.
  • 1:47 - 1:52
    Celulari mund të përdoret për votime, që njerëzit të bëhen kështu pjesë e një sistemi shoqëror.
  • 1:52 - 1:54
    Te i cili t'u dëgjohet zëri mbi mënyrën se si qeveriset.
  • 1:54 - 1:56
    Bëhet pjesë e infrastrukturës financiare.
  • 1:56 - 1:58
    Gjithçka mund të bëhet përmes pajisjes.
  • 1:58 - 2:00
    Dhe nëse njerëzit nuk mbërrijnë dot te këto pajisje,
  • 2:00 - 2:02
    nuk mbërrijnë dot te këto shërbime.
  • 2:02 - 2:04
    Dhe ajo çka nuk duam aspak ta shohim, teksa ecim drejt 2020,
  • 2:04 - 2:07
    është një hendek i vërtetë dixhital global.
  • 2:07 - 2:10
    Uganda për shembull, tani ka një program,
  • 2:11 - 2:13
    për regjistrimin e lindjeve përmes teknologjisë SMS.
  • 2:13 - 2:17
    Dhe kjo nënkupton që, nëse regjistrohesh kur lind, mund të përfitosh nga vaksinimet.
  • 2:17 - 2:19
    Dëshirojmë të lidhim miliardin e ardhshëm të njerëzve.
  • 2:19 - 2:24
    Nuk mendoj se ka tjetër industri që ka vërtet kaq ndikim global dhe mundësi.
  • 2:24 - 2:26
    (Patrick Finch - Drejtor, Ekipi i Strategjive për Tregun, Mozilla)
  • 2:26 - 2:28
    Jemi në një kohë ndryshimesh të mëdha.
  • 2:28 - 2:32
    Pajisja 25 dollarëshe është shumë e rëndësishme për industrinë
  • 2:32 - 2:34
    Nëse hidhni sytë në Kongresin Botëror të Celularit këtë javë
  • 2:34 - 2:39
    gjithkush flet për rritjen në Azinë Juglindore, Amerikën Latine.
  • 2:39 - 2:46
    Dhe kjo nënkupton ofrimin e përdorimit të telefonave për gjysmën e popullsisë së planetit.
  • 2:46 - 2:49
    Kjo duhet të jetë me një çmim shumë, shumë më të ulët.
  • 2:49 - 2:51
    Është vërtet shumë e rëndësishme, teksa interneti bëhet
  • 2:51 - 2:55
    pjesë gjithnjë e më mbizotëruese e kulturës sonë, shoqërisë vetë
  • 2:55 - 2:58
    Që të vijë nga vetë njerëzit dhe të mos
  • 2:58 - 3:01
    jetë një formë shtypjeje ose kontrolli,
  • 3:01 - 3:05
    apo edhe nënshtrimi ndaj interesash komerciale,
  • 3:05 - 3:07
    por një shprehje e vullnetit të popullit.
  • 3:07 - 3:13
    Mësoni më tepër te at www.Mozilla.org
Title:
Pse ka rëndësi celulari?
Description:

Pse ka rëndësi celulari? Si ndikon ai në botën tonë? Gjatë MWC 2014, pyetëm pjesëmarrës rreth vëzhgimesh dhe mendimesh lidhur me këtë temër.

Për të mësuar më tepër rreth Firefox OS-it, ju lutemi, vizitoni: http://mzl.la/1dPqt71.

Me pjesëmarrjen e:
Helena Mira, Drejtoreshë e Operacioneve Firefox, Telefonica
Lisa Schäfer, Përgjegjëse Marketingu Terminal, Deutsche Telecom
Patrick Finch, Drejtor Strategjish Marketingu Produktesh, Mozilla
Mitchell Baker, presidente, Mozilla
Sam Evans, Drejtor Strategjish, GSMA

more » « less
Video Language:
English
Duration:
03:16

Albanian subtitles

Revisions