Neil MacGregor: 2600 vjet histori në një objekt
-
0:00 - 0:02Gjërat që ne prodhojmë
-
0:02 - 0:05kanë një cilësi supreme --
-
0:05 - 0:07ato jetojnë më shumë se ne.
-
0:07 - 0:09Ne vdesim ato mbijetojnë;
-
0:09 - 0:12ne kemi një jetë, ato kanë shumë jetë,
-
0:12 - 0:15dhe në çdo jetë ato mund të thotë gjëra të ndryshme.
-
0:15 - 0:18Që të thotë, ndërsa ne kemi një biografi
-
0:18 - 0:20ato kanë disa.
-
0:20 - 0:22Në këtë mëngjez dua të flas
-
0:22 - 0:25rreth historisë, biografia -- ose më mirë biografitë --
-
0:25 - 0:28e një objekti të veçantë,
-
0:28 - 0:30një gjë e jashtëzakonshme.
-
0:30 - 0:32Nuk është, dakord,
-
0:32 - 0:34dicka e madhe.
-
0:34 - 0:37Është e madhe sa një top regbije.
-
0:37 - 0:39Është bërë prej balte,
-
0:39 - 0:41dhe i është dhënë forma
-
0:41 - 0:44e një cilindri
-
0:44 - 0:46e mbuluar me shkrim të ngushtë
-
0:46 - 0:49dhe pjekur në diell.
-
0:49 - 0:51Siç mund të shihni,
-
0:51 - 0:53është pak e goditur,
-
0:53 - 0:55nuk është çudi,
-
0:55 - 0:58pasi është prodhuar dy mijë e pesëqind vjet më parë
-
0:58 - 1:00dhe e gjetën
-
1:00 - 1:02në vitin 1879.
-
1:02 - 1:04Por sot,
-
1:04 - 1:06besoj se, ky send është
-
1:06 - 1:08është një lojtar i madh
-
1:08 - 1:10në politicat e Lindjes së Mesme.
-
1:10 - 1:12Dhe është një send
-
1:12 - 1:14me histori interesante
-
1:14 - 1:18histori që ende nuk kanë marë fund.
-
1:18 - 1:20Historia fillon
-
1:20 - 1:24në luftën Iran-Irak
-
1:24 - 1:26kjo seri ngjarjesh
-
1:26 - 1:28që kulminoi
-
1:28 - 1:30me pushtimin e Irakut
-
1:30 - 1:32nga forcat e huaja,
-
1:32 - 1:34rrëzimi i një sundimtari despotik
-
1:34 - 1:37dhe ndërrimi i menjëhershëm i regjimit.
-
1:37 - 1:39Dua të filloj
-
1:39 - 1:41me një episod nga ajo sekuencë e ngjarjeve
-
1:41 - 1:44që shumica nga ju duhet ta njoh mirë,
-
1:44 - 1:46festa Belshatsarit --
-
1:46 - 1:48pasi ne flasim mbi luftën e Iran - Irak
-
1:48 - 1:51të vitit 539 para erës sonë.
-
1:51 - 1:53Dhe paralelismi
-
1:53 - 1:55midis dy ngjarjeve
-
1:55 - 1:58të vitit 539 para erës sonë dhe vitit 2003 dhe në mes
-
1:58 - 2:00janë befasuese.
-
2:00 - 2:02Kjo që po shikoni është pikturë e Rembrandit,
-
2:02 - 2:04tani në National Gallery (Galleria Kombëtare) në Londër,
-
2:04 - 2:06që illustron tekstin e profetit Daniel
-
2:06 - 2:09në shkrimet e shenjta hebraike.
-
2:09 - 2:11Dhe ju të gjithë e dini afërsisht historinë.
-
2:11 - 2:14Belshatsar, biri i Nebukadnetsarit,
-
2:14 - 2:17Nebukadnetsari, i cili kish pushtuar Izraelin, plaçkiti Jeruzalemin
-
2:17 - 2:19zuri popullin
-
2:19 - 2:21dhe ktheu përsëri çifutët në Babiloni.
-
2:21 - 2:24Veç çifutëve, kish marë përdorëset e tempullit.
-
2:24 - 2:27Kish plaçkitur, përdhosur tempullin.
-
2:27 - 2:30Dhe orenditë e mëdha prej ari të tempullit të Jeruzalemit
-
2:30 - 2:33u dërguan në Babiloni.
-
2:33 - 2:35Belshatsar, i biri,
-
2:35 - 2:37vendosi të jepte një festë.
-
2:37 - 2:39Për ta bëre atë më emocionuese,
-
2:39 - 2:42kish shtuar një grimë sakrilegj për ta bërë më arguetuese,
-
2:42 - 2:45nxori jashtë vazot prej ari të tempullit.
-
2:45 - 2:48Ai ish në luftë me iranianët ndërkohë,
-
2:48 - 2:50me mbretin e Persisë.
-
2:50 - 2:53Atë natë, Danieli na tregon,
-
2:53 - 2:55në kulmin e festimeve
-
2:55 - 2:58u shfaq një dorë dhe shkroi në mur,
-
2:58 - 3:01"Ti u peshove në peshore dhe u gjet që të mungonte diçka,
-
3:01 - 3:03mbretëria jote u nda dhe iu dha
-
3:03 - 3:05Medasve dhe Persianëve."
-
3:05 - 3:07Atë natë
-
3:07 - 3:11Kiri, mbret i Persisë, hyri në Babiloni
-
3:11 - 3:16dhe regjimi i Belshatsarit u rrëzua.
-
3:16 - 3:18Është, natyrisht, një moment i rëndësishëm
-
3:18 - 3:20në historinë
-
3:20 - 3:22e popullit çifut.
-
3:22 - 3:24Është një histori e madhe. Është një histori që ne e njohim mirë.
-
3:24 - 3:26"Shkrimi mbi mur"
-
3:26 - 3:29është pjesë e gjuhës sone.
-
3:29 - 3:31Ç'ndodhi më vonë
-
3:31 - 3:33ishte e shquar,
-
3:33 - 3:35ishte aty ku cilindri ynë
-
3:35 - 3:37hyn në histori.
-
3:37 - 3:39Kiri, mbreti i persianëve,
-
3:39 - 3:41hyri në Babiloni pa një luftim --
-
3:41 - 3:43perandoria madhështore e Babilonisë,
-
3:43 - 3:45që shtrihej nga qendra e Irakut të jugut
-
3:45 - 3:47deri në Mesdhe,
-
3:47 - 3:49ra në duart e Kirit.
-
3:49 - 3:53Kiri bëri një deklaratë.
-
3:53 - 3:56Dhe kjo është ajo që ky cilindër është,
-
3:56 - 3:59declarata e bërë nga sudimtari i udhëhequr nga Perëndia
-
3:59 - 4:03i cili përmbysi despotin iraken
-
4:03 - 4:05dhe po i sillte popullit lirinë.
-
4:05 - 4:07Në Babilonisht --
-
4:07 - 4:09ishte shkruajtur në Babilonisht --
-
4:09 - 4:12ai thosh "jam Kiri mbreti i gjithë universit,
-
4:12 - 4:14mbreti i madh, mbreti i fuqishëm
-
4:14 - 4:18mbret i Babilonisë, mbret i katër anëve të botës
-
4:18 - 4:21Siç e shihni nuk i strukeshin ekzagjerimeve.
-
4:21 - 4:23Ka mundësi
-
4:23 - 4:25të jetë komunikata e parë për shtyp
-
4:25 - 4:27e një ushtrie fitimtare
-
4:27 - 4:29që ne kemi.
-
4:29 - 4:31Dhe është shkrojtur, siç do e shohim pas pak,
-
4:31 - 4:34prej konsulentësh të aftë në relacionet publike.
-
4:34 - 4:37Ndaj hiperbola nuk është shumë e çuditëshme.
-
4:37 - 4:39Dhe çfarë mbreti i madh, mbreti i fuqishëm,
-
4:39 - 4:42mbreti i katër anëve të botës, do të bënte?
-
4:42 - 4:45Ai vazhdon të thotë se, pasi pushtoi Babiloninë,
-
4:45 - 4:48do të lirojë të gjithë personat
-
4:48 - 4:50që babilonezët -- Nebukadnetsari dhe Belshatsari --
-
4:50 - 4:52kishin zënë dhe bërë skllevër
-
4:52 - 4:54duke i lënë ata të lirë.
-
4:54 - 4:56Do ti linte të ktheheshin në vendet e tyre.
-
4:56 - 4:58Dhe më e rëndësishmja,
-
4:58 - 5:00do ti lejonte të rimerrnin me vete
-
5:00 - 5:02pasuritë, statujat,
-
5:02 - 5:04orenditë e tempullit
-
5:04 - 5:06të cilat iu ishin konfiskuar.
-
5:06 - 5:09Të gjithë njerëzit që babilonezët kishin shtypur dhe shpërngulur
-
5:09 - 5:11do të kthehen në shtëpi,
-
5:11 - 5:14dhe do të marrin me vete perënditë e tyre.
-
5:14 - 5:17Dhe ata do të jenë në gjendje të venë ne vend altarët e tyre
-
5:17 - 5:19dhe të adhurojnë perënditë e tyre
-
5:19 - 5:22në mënyrën e vet, në vendin e tyre.
-
5:22 - 5:24Ky është dekreti,
-
5:24 - 5:27ky objekt është dëshmia
-
5:27 - 5:29e faktit se çifutët,
-
5:29 - 5:31pas mërgimit me forcë në Babiloni,
-
5:31 - 5:34vitet që kanë kaluar ulur pranë ujërave të Babilonisë,
-
5:34 - 5:37duke vajtuar kujtonin Jeruzalemin,
-
5:37 - 5:40këtyre çifutëve ju lejua të ktheheshin në shtëpi.
-
5:40 - 5:42I lejohesh të ktheheshin në Jeruzalem
-
5:42 - 5:44dhe të rindërtonin tempullin.
-
5:44 - 5:46Është një dokument qendror
-
5:46 - 5:48në historinë hebraike.
-
5:48 - 5:52Libri i Kronikave, libri i Ezras në shkrimet hebraike
-
5:52 - 5:54e raportuan me fjalë tingëlluese.
-
5:54 - 5:56Ky është versioni hebraik
-
5:56 - 5:58e të njëjtës histori.
-
5:58 - 6:00"Kështu foli Kiri, mbreti i Persisë,
-
6:00 - 6:03"Zoti i qiellit më dha të gjitha mbretëritë e tokës,
-
6:03 - 6:05dhe më ngarkoi
-
6:05 - 6:07ti ngre një shtëpi në Jeruzalem.
-
6:07 - 6:09Kush nga ju është nga njerëzit e tij?
-
6:09 - 6:11Zoti do të jetë me të
-
6:11 - 6:14dhe do e lërë të ngrihet."
-
6:14 - 6:16"Ngrihet" -- Aliyah.
-
6:16 - 6:19Përsëri, element qendror
-
6:19 - 6:21kthimi,
-
6:21 - 6:23një pjesë qendrore
-
6:23 - 6:25e jetës në judaizëm.
-
6:25 - 6:27Siç e dini, kthimi nga mërgimi,
-
6:27 - 6:29tempulli i dytë,
-
6:29 - 6:31çuan në një riorganizimin të Judaizmit.
-
6:31 - 6:33Dhe ndryshimi,
-
6:33 - 6:35moment i madh historik,
-
6:35 - 6:39u bë i mundur nga Kiri, mbret i Persisë,
-
6:39 - 6:42raportuar për ne në hebraisht në shkrimet e shenjta
-
6:42 - 6:45dhe në argjilën babilonase.
-
6:45 - 6:47Dy tekste të mëdhej,
-
6:47 - 6:49po politika?
-
6:49 - 6:51Çfarë po ndodhte
-
6:51 - 6:54ishte ndryshim themelor në historinë e Lindjes së Mesme.
-
6:54 - 6:57Perandoria e Iranit, Medasve dhe persianëve,
-
6:57 - 6:59bashkuar nën Kirin,
-
6:59 - 7:03u bë perandoria e parë e madhe në botë.
-
7:03 - 7:06Kiri filloi në vitin 530s para erës sonë.
-
7:06 - 7:10Dhe në kohën e të birit, Darit
-
7:10 - 7:13i gjithë Mesdheu lindor
-
7:13 - 7:15është nën kontrollin persian.
-
7:15 - 7:17Kjo perandori është, në fakt,
-
7:17 - 7:19Lindja e Mesme ashtu siç e njohim ne,
-
7:19 - 7:22dhe kjo është ajo që formon Lindjen e Mesme si e njohim ne.
-
7:22 - 7:24Ajo ishte perandoria më e madhe që bota e kishte njohur deri atëherë.
-
7:24 - 7:26Shumë më e rëndësishme,
-
7:26 - 7:28ai ishte i pari
-
7:28 - 7:30shtet multikulturor, shumë fetar
-
7:30 - 7:32në një shkallë të madhe.
-
7:32 - 7:34Dhe duhej udhëhequr në një mënyrë mjaft të re.
-
7:34 - 7:36Duhej të menaxhohej në gjuhë të ndryshme.
-
7:36 - 7:39Fakti që ky dekret është në babilonisht thotë një gjë.
-
7:39 - 7:41Duhet të njihte zakonet e tyre të ndryshme,
-
7:41 - 7:44popujt të ndryshëm, të feve të ndryshme, të besimeve të ndryshme.
-
7:44 - 7:47Të gjitha ato respektoheshin nga Kiri.
-
7:47 - 7:49Kiri krijon një model
-
7:49 - 7:51se si drejtohet
-
7:51 - 7:56një shoqëri e madhe shumëkombëshe, shumë fetare, multikulturore.
-
7:56 - 7:58Dhe rezultat i saj
-
7:58 - 8:01ishte një perandori që përfshinte zonat që ju shihni në ekran,
-
8:01 - 8:04që mbijetoi për 200 vjet me stabilitet
-
8:04 - 8:07derisa u shpartallua nga Aleksandri.
-
8:07 - 8:09Ajo la një ëndërr të Lindjes së Mesme si një njësi,
-
8:09 - 8:11një njësi ku njerëzit e besimeve të ndryshme
-
8:11 - 8:13mund të jetojnë së bashku.
-
8:13 - 8:15Pushtimet greke i dhanë fund atyre.
-
8:15 - 8:18Natyrisht, Aleksandri nuk mundi të krijojë një qeveri
-
8:18 - 8:20dhe ajo u fragmentua.
-
8:20 - 8:22Ajo që Kiri përfaqësoi
-
8:22 - 8:24mbeti absolutisht qendror.
-
8:24 - 8:27Historiani grek Ksenofoni
-
8:27 - 8:29shkruajti këtë libër "Kiropedia"
-
8:29 - 8:31ku promovonte Kirin si një sundimtar madhështor.
-
8:31 - 8:34Dhe në kulturën europiane që pasoi,
-
8:34 - 8:37Kiri mbeti një model.
-
8:37 - 8:39Ky është një imazh i shekullit të gjashtëmbëdhjetë
-
8:39 - 8:41që tregon se sa i përhapur
-
8:41 - 8:44përnderimi i tij ishte.
-
8:44 - 8:46Libri i Ksenofonit mbi Kirin
-
8:46 - 8:49mbi qeverisjen e një shoqërie të ndryshme
-
8:49 - 8:51qe një nga librat e rëndësishëm
-
8:51 - 8:53që frymëzoi themeluesit
-
8:53 - 8:55e Revolucionit Amerikan.
-
8:55 - 8:57Jefferson ishte një admirues i madh --
-
8:57 - 8:59idealet e Kirit
-
8:59 - 9:01natyrisht të flasësh për idealet e shekullit të 18
-
9:01 - 9:03se si ju e krijoni tolerancën fetare
-
9:03 - 9:06në një shtet të ri.
-
9:08 - 9:10Ndërkohë, në Babiloni,
-
9:10 - 9:12gjërat nuk janë duke vajtur mirë.
-
9:12 - 9:15Pas Aleksandrit, perandoritë e tjera,
-
9:15 - 9:18Babilonia perëndoi, ra në rrënojë,
-
9:18 - 9:22dhe të gjitha gjurmët e perandorisë së Babilonisë së madhe janë zhdukur --
-
9:22 - 9:24deri në vitin 1879
-
9:24 - 9:27kur u zbulua ky cilindër
-
9:27 - 9:30nga një ekspozitë e British Museum të gërmimeve në Babiloni.
-
9:30 - 9:33Aty hyri një histori e re.
-
9:33 - 9:35Ajo hyn në atë debat të madh
-
9:35 - 9:37në mes të shekullit të 19:
-
9:37 - 9:40Janë shkrimet e shenjta të vërteta? A mund ti besojmë atyre?
-
9:40 - 9:42I vetmi burim historik
-
9:42 - 9:44rreth kthimit të çifutëve dhe dekretit të Kirit
-
9:44 - 9:46ishte nga shkrimet hebraike.
-
9:46 - 9:48Asnjë provë tjetër.
-
9:48 - 9:50Papritmas, u shfaq.
-
9:50 - 9:52Dhe eksitim të madh
-
9:52 - 9:54në një botë ku ata që besonin në shkrimet e shenjta
-
9:54 - 9:56kishin patur ndonjë lëkundje rreth besimit
-
9:56 - 9:58nga evolucioni, nga gjeologjia
-
9:58 - 10:00aty ata kishin një provë
-
10:00 - 10:02që shkrimet e shenjta ishin historikisht të vërteta.
-
10:02 - 10:05Ishte nje moment i rëndësishëm i shekullit të 19.
-
10:05 - 10:10Por -- kjo, natyrisht, qe aty ku u koklavit --
-
10:10 - 10:12faktet ishin të vërteta,
-
10:12 - 10:15hurrah për arkeologjoninë,
-
10:15 - 10:18por interpretimi ishte mjaft më i komplikuar.
-
10:18 - 10:21Pasi raporti i cilindrit dhe raporti i Bilbës hebraike
-
10:21 - 10:23ndryshojnë në një aspekt kyç.
-
10:23 - 10:25Cilindri babilonez
-
10:25 - 10:27është shkruar nga priftërinjtë
-
10:27 - 10:29e Mardukut, perëndia i madh babilonez.
-
10:29 - 10:31Ndaj, nuk është e habitëshme
-
10:31 - 10:33kur ata thonë që gjithçka që ndodhi ishte falë perëndisë Marduk.
-
10:33 - 10:36"Marduku, ne supozojmë, thërriste Kirin në emër".
-
10:36 - 10:39Marduku mori Kirin përdore,
-
10:39 - 10:41i bën thirrje atij për të mbrojtur popullin e tij
-
10:41 - 10:44dhe i jep atij sundimin e Babilonisë.
-
10:44 - 10:46Marduku i thotë Kirit
-
10:46 - 10:48të bëjë këto gjëra të mëdha, bujare
-
10:48 - 10:50ti japi popullit lirinë.
-
10:50 - 10:52Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet ti jemi mirënjohës
-
10:52 - 10:54dhe adhurojmë Mardukun.
-
10:54 - 10:56Shkrimtarët hebrenj
-
10:56 - 10:58në Dhjatën e Vjetër,
-
10:58 - 11:01nuk do të mbeteni të befasuar kur të mësoni
-
11:01 - 11:03që kanë një pikëpamje tjetër.
-
11:03 - 11:05Për ta, sigurisht, është e pamundur që Marduku
-
11:05 - 11:07bëri që gjithë kjo të ndodhë.
-
11:07 - 11:09Ai mund të jetë vetëm Jehovai.
-
11:09 - 11:11Dhe kështu në Isaia,
-
11:11 - 11:13ne kemi tekste të mrekullueshme
-
11:13 - 11:15që i japin të gjithë meritën,
-
11:15 - 11:16jo Mardukut
-
11:16 - 11:19por Zotit, Perëndisë së Izraelit --
-
11:19 - 11:21Zoti, Perëndia i Izraelit
-
11:21 - 11:23i cili gjithashtu thirri Kirin me emër,
-
11:23 - 11:26po ashtu e mori Kirin përdore
-
11:26 - 11:28dhe i tha të mbronte popullin e tij.
-
11:28 - 11:30Është një shembull i shquar
-
11:30 - 11:34e dy përvetësimeve të ndryshme të priftërinjve të njëjtës ngjarje,
-
11:34 - 11:36dy përvetësime të ndryshme fetare
-
11:36 - 11:38të fakteve politike.
-
11:38 - 11:40Perëndia, ne e dimë,
-
11:40 - 11:42është zakonisht nga ana e ushtrive të mëdha.
-
11:42 - 11:45Pyetja është, cili zot ishte ai?
-
11:45 - 11:47Debati turbullon
-
11:47 - 11:49të gjithë në shekullin e 19
-
11:49 - 11:51të kuptojnë se shkrimet e shenjta hebraike
-
11:51 - 11:54janë pjesë e një bote shumë më të gjerë të fesë.
-
11:54 - 11:56Dhe kjo është mjaft e qartë
-
11:56 - 11:59cilindri është më i vjetër se teksti i Isaias,
-
11:59 - 12:01dhe akoma, Jehovai po flet
-
12:01 - 12:03me fjalë shumë të ngjashme
-
12:03 - 12:05me ato të përdorura nga Marduk.
-
12:05 - 12:08Ka një ndjenjë të vogël që Isaia e di këtë,
-
12:08 - 12:10pasi ai thotë,
-
12:10 - 12:13po flet Zoti, natyrisht,
-
12:13 - 12:15"Unë të kam thirrur ty në emër
-
12:15 - 12:17edhe pse ti nuk ke njohur mua. "
-
12:17 - 12:19Unë mendoj se është e njohur
-
12:19 - 12:21se Kiri nuk e kupton
-
12:21 - 12:24se ai është duke vepruar nën urdhërat e Jehovait.
-
12:24 - 12:27Dhe në mënyrë të barabartë, ai do të ketë qenë i befasuar që ai ishte duke vepruar nën urdhërat e Mardukut.
-
12:27 - 12:29Sepse interesant, sigurisht,
-
12:29 - 12:31Kiri është një iranian i mirë
-
12:31 - 12:33me një seri krejtësisht të ndryshme të perëndive
-
12:33 - 12:35që nuk janë përmendur në ndonjë nga këto tekste.
-
12:35 - 12:37(Të qeshura)
-
12:37 - 12:39Ky është viti 1879.
-
12:39 - 12:41Kaluan 40 vjet
-
12:41 - 12:44dhe jemi në vitin 1917,
-
12:44 - 12:46cilindri hyn në një botë tjetër.
-
12:46 - 12:48Këtë herë, politika reale
-
12:48 - 12:50e botës bashkëkohore --
-
12:50 - 12:53viti i Deklaratës Balfour,
-
12:53 - 12:56viti kur pushteti i ri perandorak në Lindjen e Mesme, Britania,
-
12:56 - 12:58vendos se do të deklarojë
-
12:58 - 13:00një atdhe Hebraik,
-
13:00 - 13:02që do lejojë
-
13:02 - 13:04kthimin e çifutëve.
-
13:04 - 13:06Përgjigja e kësaj
-
13:06 - 13:09nga popullata çifute në Evropën Lindore është rapsodike.
-
13:09 - 13:11Dhe në të gjithë Evropën Lindore,
-
13:11 - 13:13çifutët vinin fotografinë e Kirit
-
13:13 - 13:15dhe mbretit Gjergj V
-
13:15 - 13:17krah për krah --
-
13:17 - 13:19dy sundimtarët e mëdhenj
-
13:19 - 13:22të cilët lejuan kthimin në Jeruzalem.
-
13:22 - 13:25Cilindri i Kirit u kthye në dispozicion të publikut
-
13:25 - 13:27Dhe teksti i tij
-
13:27 - 13:30një demostrim i asaj që po ndodhte
-
13:30 - 13:33pas luftës në fund të vitit 1918
-
13:33 - 13:36është pjesë e një plani hyjnor.
-
13:36 - 13:38Të gjithë ne e dimë se çndodhi.
-
13:38 - 13:41Shteti i Israelit u themelua,
-
13:41 - 13:4450 vjet më vonë, nga fundi i viteve 60,
-
13:44 - 13:47është e qartë që roli i Britanisë si fuqi imperialiste kish marrë fund.
-
13:47 - 13:50Një histori tjetër e cilindrit fillon.
-
13:50 - 13:52Rajoni, Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA vendosin,
-
13:52 - 13:55si duhet të ruhen nga komunizmi,
-
13:55 - 13:58dhe superfuqia që duhej krijuar për ta bërë këtë
-
13:58 - 14:00do të ishte Irani, Shahu i Persisë.
-
14:00 - 14:03Ndaj Shahu trilloi një histori iraniane,
-
14:03 - 14:05apo një kthim të historisë iraniane,
-
14:05 - 14:08që vinte atë në qendër të një tradite të madhe
-
14:08 - 14:10dhe shtypi monedha
-
14:10 - 14:12ku tregonte veten
-
14:12 - 14:14me cilindrin e Kirit.
-
14:14 - 14:17Kur kish festimet e tij e mëdha në Persepoli,
-
14:17 - 14:19ai mori cilindrin
-
14:19 - 14:22cilindri u dha hua nga British Museum, shkon në Teheran,
-
14:22 - 14:24dhe eshte pjese e atyre festimeve të mëdha
-
14:24 - 14:27të dinastisë Pahlavi.
-
14:27 - 14:30Cilindri i Kirit, garant i Shahut.
-
14:30 - 14:3310 vjet më vonë, një histori tjetër:
-
14:33 - 14:35Revolucioni iranian, viti 1979.
-
14:35 - 14:37Revolucioni islamik, jo më Kiri;
-
14:37 - 14:39nuk na intereson kjo histori,
-
14:39 - 14:42jemi të interesuar për Iranin islamik --
-
14:42 - 14:44deri sa Iraku,
-
14:44 - 14:47superfuqia e re që kemi vendosur që duhet të jenë në rajon,
-
14:47 - 14:49sulmon.
-
14:49 - 14:51Një tjetër luftë Iran-Irak.
-
14:51 - 14:53Dhe kjo bëhet kritike për iranianët
-
14:53 - 14:56të kujtojnë të kaluarën e tyre madhështore,
-
14:56 - 14:58të kaluarën e tyre madhështore
-
14:58 - 15:01kur luftuan kundër Irakut dhe fituan.
-
15:01 - 15:03U bë kritike për të gjetur një simbol
-
15:03 - 15:06që do të tërheqë së bashku të gjithë iranianët -
-
15:06 - 15:08muslimanët dhe jo-muslimanët,
-
15:08 - 15:11Të krishterët, zoroastrianët, hebrenjtë që jetojnë në Iran,
-
15:11 - 15:13njerëz që janë të devotshëm, jo të devotshëm.
-
15:13 - 15:16Dhe emblemë e dukshme është Kiri.
-
15:16 - 15:19Pra, kur British Museum dhe Muzeu Kombëtar i Teheranit
-
15:19 - 15:21kooperojnë dhe bashkëpunojnë, siç ishim duke bërë,
-
15:21 - 15:23iranianët kërkonin vetëm një gjë
-
15:23 - 15:25si një hua.
-
15:25 - 15:27Ishte i vetmi objekt që ata dëshironin.
-
15:27 - 15:29Donin të merrnin hua cilindrin e Kirit.
-
15:29 - 15:31Vitin e kaluar,
-
15:31 - 15:35cilindri i Kirit vajti në Teheran
-
15:35 - 15:38për herë të dytë.
-
15:38 - 15:41Është vënë në shikim të publikut, brenda këllëfit të tij
-
15:41 - 15:44nga drejtori i Muzeut Kombëtar të Teheranit,
-
15:44 - 15:47njëra nga ato shumë gra në Iran me një pozitë të rëndësishme
-
15:47 - 15:49Zonja Ardakani.
-
15:49 - 15:51Kjo ishte një ngjarje e madhe.
-
15:51 - 15:54Kjo është ana tjetër e së njëjtës pamje.
-
15:54 - 15:57U vizitua në Teheran
-
15:57 - 15:59nga rreth një a dy milion njerëz
-
15:59 - 16:01në hapësirën e disa muajve.
-
16:01 - 16:03Kjo tejkalon çdo ekspozitë të suksesshme
-
16:03 - 16:05në Perëndim.
-
16:05 - 16:08Dhe kjo është objekt i një debati të madh
-
16:08 - 16:11rreth asaj se çfarë cilindri përfaqëson, çfarë Kiri përfaqëson,
-
16:11 - 16:14por mbi të gjitha, si artikulohet Kiri përmes këtij cilindri --
-
16:14 - 16:17Kiri si mbrojtës i mëmëdheut,
-
16:17 - 16:19kampioni, natyrisht, i identitetit iranian
-
16:19 - 16:21dhe i popullit iranian,
-
16:21 - 16:23tolerant me të gjitha fetë.
-
16:23 - 16:25Dhe në Iranin e sotëm,
-
16:25 - 16:28zoroastrianët dhe të krishterët kanë vende të garantuara
-
16:28 - 16:31në parlamentin iranian, diçka për të qënë shumë, shumë krenar.
-
16:31 - 16:34Për të parë këtë objekt në Teheran,
-
16:34 - 16:36mijëra hebrenj që jetojnë në Iran
-
16:36 - 16:38vajtën në Teheran ta shihnin atë.
-
16:38 - 16:40Ai u bë një simbol i madh,
-
16:40 - 16:42një objekt i madh i një debati
-
16:42 - 16:45për atë që Irani është brenda dhe jashtë vendit.
-
16:45 - 16:48A është Irani ende mbrojtës i shtypurve?
-
16:48 - 16:50A e mban Irani popullin e lirë
-
16:50 - 16:53të cilin tiranët e skllavëruan dhe e shpronësuan?
-
16:53 - 16:56Kjo është retorikë marramendëse kombëtare,
-
16:56 - 16:58dhe kjo ishte ishte mbledhur
-
16:58 - 17:00në një rikonstruksion historik
-
17:00 - 17:02për fillimin e kthimit.
-
17:02 - 17:05Këtu shihni cilindrin e zmadhuar të Kirit në skenë
-
17:05 - 17:08me figura madhështore të historisë iraniane
-
17:08 - 17:10të mbledhur për të zënë vend
-
17:10 - 17:13në trashëgiminë e Iranit.
-
17:13 - 17:15Ky ishte një tregim i paraqitur
-
17:15 - 17:18nga presidenti vetë.
-
17:18 - 17:20Dhe për mua,
-
17:20 - 17:22të çoj këtë objekt në Iran,
-
17:22 - 17:24të më lejohet të çoj këtë objekt në Iran
-
17:24 - 17:26ishte që të më lejohej të isha pjesë
-
17:26 - 17:28i një debati të jashtëzakonshëm
-
17:28 - 17:30i çuar në nivelet më të larta
-
17:30 - 17:32për atë që Irani është,
-
17:32 - 17:35sa Irane të ndryshëm janë
-
17:35 - 17:37dhe si historitë e ndryshme të Iranit
-
17:37 - 17:40mund të formësojnë botën sot.
-
17:40 - 17:43Është një debat që është ende duke vazhduar,
-
17:43 - 17:45dhe ende do vazhdojë të gjëmojë,
-
17:45 - 17:47pasi ky objekt
-
17:47 - 17:49është një prej deklaratave të mëdha
-
17:49 - 17:51e aspiratës njerëzore.
-
17:51 - 17:55Ajo qëndron me kushtetutën amerikane.
-
17:55 - 17:58Ai me siguri thotë shumë më tepër në lidhje me liritë reale
-
17:58 - 18:00se Magna Carta.
-
18:00 - 18:03Kjo është një dokument që mund të thotë kaq shumë gjëra,
-
18:03 - 18:06për Iranin dhe për rajonin.
-
18:06 - 18:08Një kopje e këtij
-
18:08 - 18:10ndodhet në OKB.
-
18:10 - 18:13Në Nju Jork këtë vjeshtë, ai do të jetë i pranishëm
-
18:13 - 18:15kur bisedimet e mëdha
-
18:15 - 18:18rreth së ardhmes në Lindjen e Mesme do të fillojnë.
-
18:18 - 18:20Dhe unë dua të përfundoj duke ju pyetur
-
18:20 - 18:22cila do jetë historia e ardhshme
-
18:22 - 18:24në të cilën ky object figuron.
-
18:24 - 18:26Ai do të shfaqet, sigurisht,
-
18:26 - 18:28në shumë histori të Lindjes së Mesme.
-
18:28 - 18:30Dhe cila histori e Lindjes së Mesme,
-
18:30 - 18:32cila histori e botës,
-
18:32 - 18:34doni të shihni
-
18:34 - 18:36duke reflektuar mbi atë çfarë thuhet
-
18:36 - 18:38çfarë shprehet në këtë cilindër?
-
18:38 - 18:40E drejta e popujve
-
18:40 - 18:42të jetojnë së bashku në të njëjtin shtet,
-
18:42 - 18:44të luten në mënyra të ndryshme, të lirë --
-
18:44 - 18:46një Lindje e Mesme, një botë,
-
18:46 - 18:48në të cilën feja nuk është objekt përçarje
-
18:48 - 18:51apo debati.
-
18:51 - 18:54Në botën brenda Lindjes së Mesme për momentin,
-
18:54 - 18:57debatet janë, siç e dini, të mprehtë.
-
18:57 - 18:59Por unë mendoj se është e mundur
-
18:59 - 19:03që zëri më i fuqishëm dhe më i urti prej të gjithë tyre
-
19:03 - 19:05mund të jetë zëri
-
19:05 - 19:07i kësaj gjëje të heshtur,
-
19:07 - 19:09cilindri i Kirit.
-
19:09 - 19:11Faleminderit.
-
19:11 - 19:15(Duartrokitje)
- Title:
- Neil MacGregor: 2600 vjet histori në një objekt
- Speaker:
- Neil MacGregor
- Description:
-
Një cilindër balte i mbuluar më shkrime Akadiane, i dëmtuar dhe i thyer, Cilindri i Kirit është një simbol i fuqishëm i tollerancës fetare dhe multi-kulturalismit. Në këtë diskutim interesant Neil MacGregor, drejtor i British Museum, gjurmon 2600 vjet histori të Lindjes së Mesme me anë të këtij objekti.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 19:16