Pse ka rëndësi privatësia
-
0:01 - 0:04Ka një zhanër të tërë videosh YouTube
-
0:04 - 0:06kushtuar rasteve të cilat,
-
0:06 - 0:08jam i sigurt se kushdo në
këtë sallë i ka provuar. -
0:08 - 0:10Bëhet fjalë për rastet kur dikush,
-
0:10 - 0:12duke menduar që është vetëm,
-
0:12 - 0:15fillon e sillet paksa haptazi —
-
0:15 - 0:18të kënduar të tërbuar, kërcim tërë tundje,
-
0:18 - 0:20ndonjë veprim të butë seksual —
-
0:20 - 0:23për të zbuluar më pas që,
në fakt, s’është vetëm, -
0:23 - 0:26që dikush po e vëzhgon dhe përgjon,
-
0:26 - 0:28zbulim që e bën
-
0:28 - 0:30të ndalë në vend çka po bënte,
-
0:30 - 0:31i tmerruar.
-
0:31 - 0:34Në fytyrën e tij, ndjesia e turpit
-
0:34 - 0:36dhe poshtërimit është e prekshme.
-
0:36 - 0:38Është ndjesia e,
-
0:38 - 0:39“Kjo është diçka që dua ta bëj
-
0:39 - 0:43vetëm kur nuk më sheh njeri.”
-
0:43 - 0:45Ky është thelbi i punës
-
0:45 - 0:47mbi të cilën jam përqendruar tërësisht
-
0:47 - 0:49në 16 muajt e fundit,
-
0:49 - 0:51pyetja pse ka rëndësi privatësia,
-
0:51 - 0:53pyetje që ka lindur
-
0:53 - 0:56në kontekstin e një debati global,
-
0:56 - 0:59shkaktuar nga zbulimet
e Edward Snowden-it -
0:59 - 1:01sipas të cilave ShBA-të
dhe partnerët e tij, -
1:01 - 1:03fshehurazi krejt botës,
-
1:03 - 1:05e kanë shndërruar Internetin,
-
1:05 - 1:08dikur të mbajtur si një mjet të paparë
-
1:08 - 1:11çlirimi dhe demokratizimi,
-
1:11 - 1:13në një zonë të paparë survejimi
-
1:13 - 1:17masiv dhe pa dallim.
-
1:17 - 1:19Ka një ndjesi të rëndomtë
-
1:19 - 1:21që lind nga ky debat,
-
1:21 - 1:23madje edhe mes personave
që s’ndihen rehat -
1:23 - 1:25me survejimin në masë, sipas të cilës
-
1:25 - 1:27nuk ka rrezik të njëmendtë
-
1:27 - 1:29që vjen prej kësaj mësymjeje
në shkallë të gjerë, -
1:29 - 1:33ngaqë vetëm ata që merren
me punë të mbrapshta -
1:33 - 1:35kanë arsye për të dashur të fshihen
-
1:35 - 1:37dhe të merakosen për privatësinë e tyre.
-
1:37 - 1:40Ky botëkuptim bazohet heshtur
-
1:40 - 1:42në tezën se në botë ka dy lloje njerëzish,
-
1:42 - 1:44njerëz të mirë dhe të këqij.
-
1:44 - 1:47Të këqij janë ata që
thurin sulme terroriste -
1:47 - 1:49ose që kryejnë krime të dhunshme,
-
1:49 - 1:52ndaj ka arsye të duan të fshehin sa bëjnë,
-
1:52 - 1:54kanë arsye të merakosen
për privatësinë e tyre. -
1:54 - 1:57Përkundrazi, njerëzit e mirë
-
1:57 - 1:59janë ata që shkojnë në punë,
-
1:59 - 2:02kthehen në shtëpi, rritin
kalamaj, shohin televizor. -
2:02 - 2:04Internetin e përdorin jo
për të thurur sulme me bomba -
2:04 - 2:07por për të lexuar lajmet dhe
shkëmbyer receta gatimesh -
2:07 - 2:09apo për të planifikuar lojërat e kalamajve,
-
2:09 - 2:12dhe këta nuk bëjnë asgjë të dëmshme
-
2:12 - 2:14ndaj nuk kanë se ç’të fshehin,
-
2:14 - 2:16as arsye për të pasur frikë
-
2:16 - 2:18se mos i mbikëqyr qeveria.
-
2:18 - 2:20Njerëzit që shprehen kështu
-
2:20 - 2:23i kanë hyrë një valleje tejet të skajshme
-
2:23 - 2:25vetë-nënvlerësimi.
-
2:25 - 2:26Që faktikisht duhet kuptuar kështu,
-
2:26 - 2:29“Kam rënë dakord ta bëj veten
-
2:29 - 2:31një person kaq të padëmshëm dhe për
-
2:31 - 2:34të mos u pasur frikë,
sa në fakt nuk trembem -
2:34 - 2:38se mos qeveria e merr vesh se ç’po bëj.”
-
2:38 - 2:40Kjo mendësi, sipas meje,
-
2:40 - 2:42gjeti shprehjen e saj më të kulluar,
-
2:42 - 2:44në një intervistë të 2009-s me
-
2:44 - 2:47CEO-n e Google-it, Eric Schmidt, i cili,
-
2:47 - 2:49i pyetur mbi tërë ato rrugë
me të cilat kompania e tij -
2:49 - 2:52po shkakton mësymjen ndaj privatësisë
-
2:52 - 2:54së qindra milionë njerëzve anembanë botës,
-
2:54 - 2:56u shpreh:
-
2:56 - 2:58“Nëse bëni diçka që s’doni
-
2:58 - 3:00ta marrin vesh të tjerët,
-
3:00 - 3:04ndoshta më mirë s’duhet ta bënit fare.”
-
3:04 - 3:06Për këtë mendësi mund
-
3:06 - 3:08të thuhen plot gjëra,
-
3:08 - 3:11e para, njerëzit që thonë se,
-
3:11 - 3:14privatësia s’është kushedi e rëndësishme,
-
3:14 - 3:16nuk e besojnë këtë,
-
3:16 - 3:18dhe rruga se si ta dini që
s’e besojnë me tërë mend -
3:18 - 3:21është se, teksa me fjalë thonë
se privatësia nuk ka rëndësi, -
3:21 - 3:24me vepra bëjnë çmos të ruajnë
-
3:24 - 3:27privatësinë e tyre të paprekur .
-
3:27 - 3:29Email-in dhe llogaritë e mediave shoqërore
-
3:29 - 3:31i mbrojnë me fjalëkalime,
-
3:31 - 3:33dhomat e gjumit dhe banjat
-
3:33 - 3:34me brava dhe çelësa, hapa
-
3:34 - 3:37të konceptuar që të gjithë
për t’u penguar të tjerëve -
3:37 - 3:40hyrjen në çka e konsiderojnë
si zonë private -
3:40 - 3:43dhe të dinë ato çka këta
nuk duan t’i marrin vesh të tjerët. -
3:43 - 3:46Po i njëjti Eric Schmidt, CEO i Google-it,
-
3:46 - 3:49i urdhëroi të punësuarit në Google
-
3:49 - 3:51të ndalnin së komunikuari me revistën
-
3:51 - 3:53internet CNET,
-
3:53 - 3:56pasi CNET-i botoi një artikull
-
3:56 - 3:58plot të dhëna personale, private
-
3:58 - 4:00mbi Eric Schmidt-in,
-
4:00 - 4:03të cilat i patën vetëm
përmes kërkimesh me Google -
4:03 - 4:06dhe duke përdorur produkte
të tjera Google. (Të qeshura) -
4:06 - 4:08E njëjta mospërputhje mund të shihet
-
4:08 - 4:11edhe me CEO-n e Facebook-ut,
Mark Zuckerberg, i cili -
4:11 - 4:14në një intervistë famëkeqe të 2010-s
-
4:14 - 4:17njoftoi se privatësia nuk është më
-
4:17 - 4:20një “normë sociale”.
-
4:20 - 4:22Vjet, Mark Zuckerberg dhe e bashkëshortja
e tij e re, -
4:22 - 4:24blenë në Palo Alto
jo vetëm shtëpinë e tyre, -
4:24 - 4:28por që të katra shtëpitë ngjitur,
-
4:28 - 4:30me një vlerë prej 30 milionë
dollarësh gjithsej, -
4:30 - 4:33që të jenë të sigurt se
gëzojnë një zonë privatësie -
4:33 - 4:36që i pengon njerëzit të mbikëqyrin
-
4:36 - 4:39se ç’bëjnë ata në jetën e tyre private.
-
4:39 - 4:42Këto 16 muajt e fundit, teksa e kam
diskutuar këtë temë nëpër botë, -
4:42 - 4:44sa herë që dikush më thoshte,
-
4:44 - 4:46“Nuk merakosem për
mësymjet ndaj privatësisë -
4:46 - 4:47ngaqë nuk kam se ç’të fsheh.”
-
4:47 - 4:49U them gjithnjë të njëjtën gjë.
-
4:49 - 4:51Marr një laps, shkruaj
adresën time të email-it. -
4:51 - 4:53Dhe u them, “Ja adresa ime email.
-
4:53 - 4:55Dua që kur të shkoni në shtëpi
-
4:55 - 4:57dërgomëni me email fjalëkalimet
-
4:57 - 4:58e krejt llogarive tuaja email,
-
4:58 - 5:01jo të të mirit, të respektueshmit
të punës, me emrin tuaj, -
5:01 - 5:02por të krejt llogarive,
-
5:02 - 5:04dua thjesht të mundem të hedh një sy
-
5:04 - 5:06se ç’bëni në Internet,
-
5:06 - 5:09të lexoj ç’të kem qejf dhe të botoj
ç’më duket me interes. -
5:09 - 5:11Tek e fundit, nëse s’jeni njeri i keq,
-
5:11 - 5:12nëse nuk bëni gjëra të mbrapshta,
-
5:12 - 5:15s’keni se ç’të fshihni.”
-
5:15 - 5:19Ofertën time nuk e shfrytëzoi
as edhe një i vetëm. -
5:19 - 5:23E kontrolloj — (Duartrokitje)
-
5:23 - 5:26gjithë kohën atë llogari email,
me devotshmëri prej fetari. -
5:26 - 5:29Atë vend të shkretë.
-
5:29 - 5:31Kjo e ka një arsye, që është
-
5:31 - 5:33se ne, si qenie njerëzore,
-
5:33 - 5:35madje edhe ata prej nesh, që me fjalë
-
5:35 - 5:38e shfuqizojnë rëndësinë
e privatësisë së secilit, -
5:38 - 5:40e kuptojmë instinktivisht
-
5:40 - 5:42rëndësinë e thellë të saj.
-
5:42 - 5:45Është e vërtetë se ne, si qenie njerëzore,
jemi kafshë shoqërore, -
5:45 - 5:47që do të thotë se kemi nevojë që të tjerët
-
5:47 - 5:50të dinë se ç’bëjmë, ç’themi, ç’mendojmë,
-
5:50 - 5:54dhe kjo është arsyeja pse publikojmë me
dashje në Internet të dhëna rreth vetes. -
5:54 - 5:57Por, po njësoj thelbësore për të qenët
-
5:57 - 5:59qenie njerëzore e lirë dhe e plotësuar
-
5:59 - 6:01është të kemi një vend ku mund të shkojmë
-
6:01 - 6:05dhe të jemi të lirë nga sytë
gjykues të njerëzve të tjerë. -
6:05 - 6:07Ka një arsye pse kërkojmë ta arrijmë këtë.
-
6:07 - 6:10Dhe arsyeja jonë është se të gjithë ne —
-
6:10 - 6:14jo thjesht terroristët dhe
keqbërësit, krejt ne — -
6:14 - 6:16kemi gjëra për të fshehur.
-
6:16 - 6:18Bëjmë dhe mendojmë lloj-lloj gjërash
-
6:18 - 6:21që pranojmë t’ia tregojmë mjekut,
-
6:21 - 6:25avokatit, psikologut, apo bashkëshortes,
-
6:25 - 6:27apo shokut të ngushtë, por
që do të na poshtëronte -
6:27 - 6:29po t’i marrë vesh bota.
-
6:29 - 6:31Ne japim gjykime çdo ditë
-
6:31 - 6:34mbi gjërat që themi, mendojmë dhe bëjmë,
-
6:34 - 6:36të cilat jemi të gatshëm
t’ua bëjmë të ditura të tjerëve, -
6:36 - 6:38por dhe mbi gjëra që themi,
mendojmë dhe bëjmë -
6:38 - 6:40dhe që nuk duam t’i dijë tjetërkush.
-
6:40 - 6:43Njerëzit, me fjalë, mund
të pretendojnë fare kollaj -
6:43 - 6:45se nuk i japin vlerë privatësisë së tyre,
-
6:45 - 6:50por veprimet e tyre e mohojnë
mirëfilltësinë e këtij besimi. -
6:50 - 6:54Ka një arsye pse privatësia
dëshirohet me kaq zjarr -
6:54 - 6:56gjithkund dhe instinktivisht.
-
6:56 - 6:58Nuk është thjesht një veprim refleksiv
-
6:58 - 7:00si thithja e ajrit apo pirja e ujit.
-
7:00 - 7:03Arsyeja është se, kur gjendemi në rrethana
-
7:03 - 7:06prej ku mund të vëzhgohemi,
prej ku mund të mbikëqyremi, -
7:06 - 7:08sjellja jonë ndryshon në mënyrë dramatike.
-
7:08 - 7:11Gama e sjelljeve të mundshme
që bluajmë me veten, -
7:11 - 7:13kur mendojmë se po mbikëqyremi,
-
7:13 - 7:15zvogëlohet rreptësisht.
-
7:15 - 7:17Ky është thjesht fakt i natyrës njerëzore
-
7:17 - 7:20që është mirëpranuar nga shkenca shoqërore
-
7:20 - 7:22letërsia dhe feja
-
7:22 - 7:24dhe praktikisht nga çdo fushë e llojit.
-
7:24 - 7:27Ka me dhjetëra studime psikologjike
-
7:27 - 7:29që provojnë se kur dikush e di
-
7:29 - 7:31se mund të jetë duke u mbikëqyrur,
-
7:31 - 7:32sjellja që shfaq
-
7:32 - 7:36është shumë më konformiste
dhe në pajtim me normat. -
7:36 - 7:39Turpërimi është motivues shumë i fuqishëm,
-
7:39 - 7:42siç është edhe dëshira për ta shmangur,
-
7:42 - 7:44dhe kjo është arsyeja pse njerëzit,
-
7:44 - 7:46kur gjenden nën vëzhgim, marrin vendime
-
7:46 - 7:49që nuk janë fryt i vullnetit të tyre,
-
7:49 - 7:51por janë ajo çka presin
-
7:51 - 7:53të tjerët prej tyre,
-
7:53 - 7:57ose ato që dikton ortodoksia shoqërore.
-
7:57 - 8:00Kjo nuhatje, për qëllime pragmatike
-
8:00 - 8:04u shfrytëzua më fort nga filozofi
i shekullit të 18-të, Jeremy Bentham, -
8:04 - 8:06i cili iu vu zgjidhjes së
një problemi të rëndësishëm -
8:06 - 8:08të prurë nga epoka industriale, kur
-
8:08 - 8:11për herë të parë, institucionet u bënë
-
8:11 - 8:13kaq të mëdha dhe të centralizuara
-
8:13 - 8:14sa që s’qenë më në gjendje të mbikëqyrnin,
-
8:14 - 8:17ndaj edhe të kontrollonin, secilin
prej anëtarëve të saj individualë, -
8:17 - 8:19dhe zgjidhja që hartoi
-
8:19 - 8:22qe një koncept arkitekturor
-
8:22 - 8:24i menduar fillimisht për burgjet
-
8:24 - 8:27të cilin e pat quajtur panoptikon
-
8:27 - 8:29atributi parësor i të cilit ishte ngritja e
-
8:29 - 8:32një kulle të stërmadhe në
qendër të institucionit, -
8:32 - 8:34ku, cilido që kontrollonte institucionin,
-
8:34 - 8:37mundej në çfarëdo çasti të vëzhgonte
këdo nga të dënuarit, -
8:37 - 8:40edhe pse nuk i vëzhgonin dot
të gjithë dhe tërë kohën. -
8:40 - 8:42Thelbësore për këtë konceptim
-
8:42 - 8:44qe fakti që të dënuarit s’mund
-
8:44 - 8:47të shihnin dot në panoptikon, në kullë,
-
8:47 - 8:49ndaj s’kish nga ta dinin
-
8:49 - 8:51nëse vëzhgoheshin, ose kur.
-
8:51 - 8:54Ajo që e ngazëlleu më shumë te ky zbulim
-
8:54 - 8:56qe se kjo do të thoshte që të burgosurve
-
8:56 - 8:59do t’u duhej të supozonin se vëzhgoheshin
-
8:59 - 9:01në çfarëdo çasti,
-
9:01 - 9:03çka do të qe mjeti i përsosur shtrëngues
-
9:03 - 9:06për bindje dhe konformizëm.
-
9:06 - 9:09Filozofi frëng i shekullit të 20-të,
Michel Foucault -
9:09 - 9:11kuptoi që ky model mund të përdorej
-
9:11 - 9:14jo thjesht për burgjet, por
për çdo institucion -
9:14 - 9:16që përpiqet të kontrollojë sjelljen njerëzore:
-
9:16 - 9:19shkolla, spitale, fabrika, vende pune.
-
9:19 - 9:21Dhe, sipas tij, kjo mendësi,
-
9:21 - 9:24kjo strukturë e zbuluar nga Bentham,
-
9:24 - 9:27qe mjeti kyç i kontrollit mbi shoqërinë
-
9:27 - 9:29për shoqëritë moderne, perëndimore
-
9:29 - 9:31të cilat nuk kanë më nevojë
-
9:31 - 9:33për armët e tiranisë së hapët —
-
9:33 - 9:35ndëshkim, burgosje ose vrasje të disidentëve,
-
9:35 - 9:39apo besnikëri të detyruar ligjërisht
ndaj një partie të dhënë — -
9:39 - 9:41ngaqë survejimi në masë krijon
-
9:41 - 9:44brenda mendjes një burg
-
9:44 - 9:45që është shumë më i hollë
-
9:45 - 9:47por shumë më i efektshëm për
-
9:47 - 9:50farkëtimin e pajtueshmërisë
me normat shoqërore -
9:50 - 9:52apo me ortodoksinë sociale,
-
9:52 - 9:53shumë më i efektshëm
-
9:53 - 9:56se sa mund të jetë dhuna e pastër.
-
9:56 - 9:59Vepra letrare më përfaqësuese mbi survejimin
-
9:59 - 10:03dhe privatësinë është romani
i George Orwell-it "1984", -
10:03 - 10:06studiuar nga tërë ne në shkollë, ndaj
edhe është bërë si një lloj klisheje. -
10:06 - 10:08Në fakt, sa herë që e përmendni
në ndonjë debat mbi survejimin, -
10:09 - 10:11njerëzit ta hedhin poshtë menjëherë
-
10:11 - 10:13si diçka që nuk ka vend, duke të thënë,
-
10:13 - 10:16“Te "1984" në shtëpitë
e miletit kishte monitorë, -
10:16 - 10:18vëzhgoheshin në çdo çast,
-
10:18 - 10:22por kjo nuk hyn gjëkundi te gjendja
e survejimit me të cilën përballemi.” -
10:22 - 10:25Ka një keqkuptim themelor
-
10:25 - 10:28të alarmeve të dhëna
nga Orwell-i tek "1984". -
10:28 - 10:30Alarmi që ai dha,
-
10:30 - 10:31lidhej me shtetin e survejimit,
-
10:31 - 10:33jo se ky mbikëqyrte këdo gjithë kohën,
-
10:33 - 10:35por ngaqë njerëzit e dinin se mund
-
10:35 - 10:37mbikëqyreshin në çdo çast.
-
10:37 - 10:40Ja si e përshkruan sistemin e survejimit
-
10:40 - 10:42me të cilin përballeshin,
-
10:42 - 10:44rrëfimtari i Orwell-it, Winston Smith:
-
10:44 - 10:46“Sigurisht që s’kish mundësi të dihej
-
10:46 - 10:48nëse po vëzhgoheshit apo jo
në një çast të dhënë.” -
10:48 - 10:50Për të vazhduar më tej,
-
10:50 - 10:51“Sido që të ishte, fishën tuaj
-
10:51 - 10:53mund ta lidhnin kur të donin.
-
10:53 - 10:56Duhej të jetonit, në fakt jetonit,
-
10:56 - 10:58me zakonin që u bë instinkt,
-
10:58 - 11:00me hamendjen se çdo tingull i juaji
-
11:00 - 11:03kapej dhe analizohej nga dikush në errësirë,
-
11:03 - 11:05çdo lëvizje merrej në shqyrtim.”
-
11:05 - 11:09Në mënyrë të ngjashme,
fetë abrahamike postulojnë -
11:09 - 11:12se ka një autoritet të padukshëm,
të gjithëditur -
11:12 - 11:13i cili, ngaqë di gjithçka,
-
11:13 - 11:15mbikëqyr gjithë kohën çfarëdo që bëni,
-
11:15 - 11:18që do të thotë se nuk ju mbetet
kurrë një çast privat, -
11:18 - 11:20mjeti i përsosur shtrëngues
-
11:20 - 11:23për bindje ndaj diktatit të tij.
-
11:23 - 11:26Ato çka këto vepra, në dukje
pa lidhje me njëra-tjetrën, -
11:26 - 11:29lejojnë të shihet, përfundimi
që del nga krejt ato, -
11:29 - 11:31është se një shoqëri në të cilën njerëzit
-
11:31 - 11:34mund të mbikëqyren gjithë kohën
-
11:34 - 11:36është një shoqëri që pjell konformizëm
-
11:36 - 11:39bindje pa kushte dhe nënshtrim,
-
11:39 - 11:40prandaj çdo tiran,
-
11:40 - 11:42nga më i paskrupulli te më i stërholluari,
-
11:42 - 11:44kanë uri për atë sistem.
-
11:44 - 11:47Në të kundërt, madje më me rëndësi,
-
11:47 - 11:49aftësia për t’u tërhequr diku
-
11:49 - 11:52ku mund të mendojmë,
-
11:52 - 11:56arsyetojmë, ndërveprojmë dhe flasim
-
11:56 - 11:59pa pasur mbi kurriz sytë e botës,
-
11:59 - 12:03diku ku fryma krijuese, zhbiruese
-
12:03 - 12:06dhe mospajtimi kanë vatrën e tyre,
-
12:06 - 12:08hyn te sfera e privatësisë.
-
12:08 - 12:10Kur lejojmë ekzistencën e një shoqërie
-
12:10 - 12:12te e cila jemi subjekt mbikëqyrjeje
-
12:12 - 12:15konstante, lejojmë gjymtimin e rëndë
-
12:15 - 12:18të thelbit të lirisë njerëzore.
-
12:18 - 12:21Pika e fundit që dua të prek
lidhur me këtë mendësi, -
12:21 - 12:23idenë se vetëm personat që
bëjnë diçka të mbrapshtë -
12:23 - 12:27kanë se ç’të fshehin, pra edhe arsye
për t’u kujdesur për privatësinë, -
12:27 - 12:31është ngulitja prej saj e dy
mesazheve shumë rrënuese, -
12:31 - 12:33e dy mësimeve rrënuese.
-
12:33 - 12:35I pari është se të vetmit
-
12:35 - 12:37që merakosen për privatësinë,
-
12:37 - 12:39të vetmit që kërkojnë privatësi,
-
12:39 - 12:43janë, me përkufizim, të ligjtë.
-
12:43 - 12:45Ky është një përfundim për të cilin i kemi
-
12:45 - 12:48të gjitha arsyet pse duhet shmangur,
-
12:48 - 12:51më e rëndësishmja prej tyre
është se kur thoni, -
12:51 - 12:53“dikush po bën diçka të mbrapshtë”,
-
12:53 - 12:56ka gjasa që e keni fjalën për gjëra
të tilla si plani për një sulm terrorist -
12:56 - 12:58apo pjesëmarrja në krime të dhunshme,
-
12:58 - 13:01një kuptim shumë i ngushtë
-
13:01 - 13:03i asaj që njerëzit që kanë
pushtetin nënkuptojnë -
13:03 - 13:05kur thonë, “po bën gjëra të mbrapshta”.
-
13:05 - 13:07Për ta, “të bësh gjëra të mbrapshta”
zakonisht nënkupton -
13:07 - 13:10të bërit e diçkaje që paraqet
sfida kuptimplote -
13:10 - 13:14ndaj ushtrimit të pushtetit që u japim.
-
13:14 - 13:15Mësimi tjetër vërtet rrënues
-
13:15 - 13:17dhe, mendoj, edhe më tinëzar,
-
13:17 - 13:20që vjen prej pranimit të kësaj mendësie,
-
13:20 - 13:23është se ka një përfitim të pashprehur,
-
13:23 - 13:26të pranuar nga njerëzit
që pranojnë këtë mendësi, -
13:26 - 13:28dhe ky përfitim është:
-
13:28 - 13:30Nëse pranoni ta bëni vetveten
-
13:30 - 13:32mjaftueshëm të parrezik,
-
13:32 - 13:34mjaftueshëm jo kërcënues
-
13:34 - 13:36për ata që kanë pushtet politik,
-
13:36 - 13:39atëherë dhe vetëm atëherë
mund të jeni të lirë -
13:39 - 13:41nga rreziqet e survejimit.
-
13:41 - 13:43Vetëm ata që janë mospajtues,
-
13:43 - 13:45që sfidojnë pushtetet,
-
13:45 - 13:47paskan pse të shqetësohen.
-
13:47 - 13:50I kemi të gjitha arsyet pse
duhet t’i shmangim këto mësime. -
13:50 - 13:52Mund të jeni një person që, tani për tani,
-
13:52 - 13:54nuk dëshiron të merret me diçka me spec,
-
13:54 - 13:57por mund të dojë në të ardhmen.
-
13:57 - 13:58Edhe nëse jeni dikush që vendos
-
13:58 - 14:00vetë se rasti s’do të vijë kurrë,
-
14:00 - 14:02fakti që ka të tjerë persona
-
14:02 - 14:04që duan dhe janë në gjendje
të bëjnë qëndresë -
14:04 - 14:06dhe të jenë kundërshtarë të atyre në pushtet —
-
14:06 - 14:08disidentë, gazetarë
-
14:08 - 14:10veprimtarë, dhe një gamë
e tërë rastesh të tjera — -
14:10 - 14:12është diçka që na sjell krejt
neve një të mirë kolektive -
14:12 - 14:15që do të ishte mirë ta ruanim.
-
14:15 - 14:17Po njësoj jetik është fakti që kuti
-
14:17 - 14:20se sa e lirë është një shoqëri,
-
14:20 - 14:22s’është mënyra si i trajton ajo shtetasit
-
14:22 - 14:24e mirë, të bindurit, ata në rregull me normat,
-
14:24 - 14:26por se si trajton mospajtuesit
-
14:26 - 14:29dhe ata që i bëjnë qëndresë
ortodoksisë sociale. -
14:29 - 14:31Por arsyeja më e rëndësishme
-
14:31 - 14:33është se një sistem i survejimit masiv
-
14:33 - 14:36shtyp lirinë tonë në të gjitha drejtimet.
-
14:36 - 14:38Na i bën të ndaluara krejt
-
14:38 - 14:40zgjedhjet mbi mundësitë e sjelljeve
-
14:40 - 14:43pa e ditur ne hiç se ka ndodhur.
-
14:43 - 14:46Veprimtarja e njohur socialiste,
Rosa Luxemburg -
14:46 - 14:48dikur tha, “Ai që nuk luan vendit
-
14:48 - 14:51nuk i vë re vargonjtë e tij.”
-
14:51 - 14:53Mund të orvatemi për t’i bërë të padukshëm
-
14:53 - 14:56ose të pakapshëm vargonjtë
e survejimit në masë, -
14:56 - 14:59por kufizimet që imponojnë mbi ne
-
14:59 - 15:01nuk bëhen më pak të fuqishme.
-
15:01 - 15:03Shumë faleminderit.
-
15:03 - 15:04(Duartrokitje)
-
15:04 - 15:06Faleminderit.
-
15:06 - 15:11(Duartrokitje)
-
15:11 - 15:13Faleminderit.
-
15:13 - 15:16(Duartrokitje)
-
15:19 - 15:22Bruno Giussani: Faleminderit, Glen.
-
15:22 - 15:24Më duhet të them që shtjellimi
është jo pak bindës, -
15:24 - 15:25por dua që t’u kthehemi
-
15:25 - 15:2916 muajve të fundit dhe Edward Snowden-it
-
15:29 - 15:31për pak pyetje, nëse s’prish punë.
-
15:31 - 15:33E para është personale për ju.
-
15:33 - 15:36Të gjithë kemi lexuar për
arrestimin e partnerit tuaj, -
15:36 - 15:40David Miranda, në Londër,
dhe vështirësi të tjera, -
15:40 - 15:42por them se lidhur me
-
15:42 - 15:45angazhimin dhe rreziqet personale,
-
15:45 - 15:47atë trysni mbi ju,
s’është edhe aq e lehtë -
15:47 - 15:50të merresh me organizmat më
të mëdhenj sovranë të botës. -
15:50 - 15:52Na tregoni pak mbi këtë anë.
-
15:52 - 15:54Glenn Greenwald: Mendoj se
një nga gjërat që ndodh -
15:54 - 15:56është se kuraja e njerëzve në këtë
-
15:56 - 15:58drejtim bëhet ngjitëse,
-
15:58 - 16:01ndaj, edhe pse unë dhe gazetarë
të tjerë me të cilët punoja -
16:01 - 16:03ishim të ndërgjegjshëm për rrezikun —
-
16:03 - 16:05ShBA-të vazhdojnë të jenë
vendi më i fuqishëm në botë -
16:05 - 16:07dhe nuk gëzohen kur ju
-
16:07 - 16:09botoni në Internet, sipas qejfit,
-
16:09 - 16:12mijëra të fshehta të tyre —
-
16:12 - 16:15kur sheh dikë që është 29 vjeç
-
16:15 - 16:17njeri i rëndomtë që u rrit në
-
16:17 - 16:20në një mjedis më se të rëndomtë,
-
16:20 - 16:23të shfaqë atë shkallë kuraje
të parimtë, siç rrezikoi Edward Snowden-i, -
16:23 - 16:26duke e ditur se e priste burgu për
gjithë jetën nga këtej e tutje -
16:26 - 16:27ose jeta e tij do të shkërmoqej,
-
16:27 - 16:29më frymëzoi mua dhe gazetarë të tjerë
-
16:29 - 16:31dhe frymëzoi, mendoj, njerëz kudo në botë,
-
16:31 - 16:33përfshi sekretnxjerrës të ardhshëm,
-
16:33 - 16:36të kuptojnë se mund t’i hyjnë
edhe ata kësaj valleje. -
16:36 - 16:39BG: Jam kureshtar të di mbi
marrëdhëniet tuaja me Ed Snowden-in, -
16:39 - 16:42ngaqë ju keni folur mjaft me të,
-
16:42 - 16:44dhe sigurisht që vazhdoni ende,
-
16:44 - 16:46por në librin tuaj,
s’e thërrisni kurrë Eduard, -
16:46 - 16:50as Ed; ju thoni "Snowden". Pse?
-
16:50 - 16:51GG: Jam i sigurt se kjo është diçka
-
16:51 - 16:55që duhet parë nga ndonjë ekip psikologësh
(Të qeshura) -
16:55 - 16:58Vërtet nuk e di. Arsyeja, mendoj, është se
-
16:58 - 17:02një nga objektivat
e rëndësishëm që ai pati, -
17:02 - 17:04një nga taktikat e tij
më të rëndësishme, mendoj, -
17:04 - 17:07qe që e dinte se një nga rrugët
-
17:07 - 17:09për të shmangur vëmendjen nga
thelbi i zbulimeve do të ish -
17:09 - 17:12orvatja për personalizim
të vëmendjes mbi të, -
17:12 - 17:14dhe për këtë arsye ai
ndenji jashtë medias. -
17:14 - 17:16U përpoq që jeta e tij
personale të mos qe kurrë -
17:16 - 17:18subjekt ekzaminimi,
-
17:18 - 17:21ndaj mendoj që ta thërrasësh Snowden
-
17:21 - 17:24është një rrugë për identifikimin e tij
si një aktor të rëndësishëm historik -
17:24 - 17:26në vend se të orvatesh
ta personalizosh në një mënyrë -
17:26 - 17:29që mund të shmangë vëmendjen prej thelbit.
-
17:29 - 17:31Moderatori: Zbulimet e tij, analiza juaj,
-
17:31 - 17:32puna e gazetarëve të tjerë,
-
17:32 - 17:35i dha vërtet jetë debatit,
-
17:35 - 17:38dhe mjaft qeveri, bie fjala, kanë reaguar,
-
17:38 - 17:40përfshi Brazilin, me projekte dhe programe
-
17:40 - 17:43për ta ripunuar paksa
formën e Internetit, etj. -
17:43 - 17:46Ka plot gjëra që po bëhen në atë drejtim.
-
17:46 - 17:48Pyes veten, për ju personalisht,
-
17:48 - 17:50cila është mbyllja e gjithë kësaj?
-
17:50 - 17:51Në ç’pikë do të mendoni se,
-
17:51 - 17:54më në fund ia dolëm
ta rregullojmë me sukses? -
17:54 - 17:57GG: Për mua si gazetar, mbyllja
-
17:57 - 17:59është shumë e thjeshtë, të sigurohemi
-
17:59 - 18:01se çdo dokument që ia vlen
-
18:01 - 18:03dhe që duhet të publikohet
-
18:03 - 18:04të përfundojë i publikuar,
-
18:04 - 18:06dhe të fshehtat që nuk duhej
të ishin ruajtur fare të fshehta, -
18:06 - 18:08të dalin sheshit.
-
18:08 - 18:10Për mua, ky është thelbi i gazetarisë
-
18:10 - 18:11dhe këtij i jam përkushtuar.
-
18:11 - 18:14Si dikush të cilit survejimi
në masë i duket i urryer, -
18:14 - 18:16për krejt arsyet që sapo
preka dhe mjaft të tjera, -
18:16 - 18:18këtë punë e shoh si një
që nuk mbaron kurrë, -
18:18 - 18:21deri sa qeveri anembanë botës
-
18:21 - 18:23të mos jenë më në gjendje t’ia nënshtrojnë
-
18:23 - 18:25popullsi të tëra mbikëqyrjes dhe survejimit,
-
18:25 - 18:27veç kur bindin një gjykatë apo ent tjetër
-
18:27 - 18:29se personi që kanë në shënjestër
-
18:29 - 18:32ka bërë vërtet diçka të mbrapshtë.
-
18:32 - 18:35Për mua, kjo është rruga me të cilën
mund të ripërtërihet privatësia. -
18:35 - 18:37BG: Snowden-i siç e kemi
parë në TED, është shumë, -
18:37 - 18:40shumë elokuent në paraqitjen
dhe portretizimin -
18:40 - 18:42e vetes si mbrojtës i vlerave
-
18:42 - 18:44dhe parimeve demokratike.
-
18:44 - 18:47Por shumë njerëz e kanë vërtet
të vështirë të besojnë -
18:47 - 18:49se ky është motivacioni i tij i vetëm.
-
18:49 - 18:51E kanë të vështirë të besojnë
-
18:51 - 18:52se paraja nuk hyn gjëkundi,
-
18:52 - 18:54se nuk ka shitur ndonjë të fshehtë,
-
18:54 - 18:56te Kina apo Rusia,
-
18:56 - 18:59që dihet se nuk janë miqtë më të mirë
-
18:59 - 19:01të Shteteve të Bashkuara sot për sot.
-
19:01 - 19:03Dhe jam i sigurt se shumë
vetë në këtë sallë -
19:03 - 19:05bëjnë të njëjtën pyetje.
-
19:05 - 19:07Mendoni se mundet të ketë edhe
-
19:07 - 19:09një anë të tillë të Snowden-it
që s’e kemi parë ende? -
19:09 - 19:13GG: Jo, mua kjo më duket absurde dhe idiote.
-
19:13 - 19:15(Të qeshura) Nëse do të donit,
-
19:15 - 19:17e di që thjesht po bëni avokatin e djallit,
-
19:17 - 19:21por nëse do të donit t’i shisni
-
19:21 - 19:23të fshehta një vendi tjetër,
-
19:23 - 19:24çka mund ta kish bërë, dhe të gdhihej
-
19:24 - 19:26tejet i pasur nga kjo,
-
19:26 - 19:28gjëja e fundit që do të bënit
është t’ua jepnit këto të fshehta -
19:28 - 19:31gazetarëve dhe t’u kërkonit t’i botojnë,
-
19:31 - 19:33pasi kjo i bën të pavlera të fshehtat.
-
19:33 - 19:34Njerëzit që duan të pasurojnë veten
-
19:34 - 19:36e bëjnë këtë fshehtas, duke
ia shitur të fshehtat qeverisë, -
19:36 - 19:38por mendoj se ka një gjë
të rëndësishme për të thënë, -
19:38 - 19:40faktin se këto akuza vijnë nga
-
19:40 - 19:42persona në qeverinë e ShBA-ve,
-
19:42 - 19:44nga persona në media që janë
-
19:44 - 19:46besnikë qeverish të ndryshme,
-
19:46 - 19:49dhe mendoj se, shpesh, kur dikush bën
akuza si kjo kundër të tjerëve — -
19:49 - 19:51“Oh, vërtet, s’mund ta bëjë dot
-
19:51 - 19:52nisur nga parimet,
-
19:52 - 19:54do ketë ndonjë arsye
të korruptuari, të poshtër” — -
19:54 - 19:57tregon më shumë mbi vetveten,
-
19:57 - 19:58se sa mbi objektivin e akuzave të tyre,
-
19:58 - 20:03ngaqë — (Duartrokitje) —
-
20:03 - 20:05këta njerëz, këta që bëjnë akuza të tilla,
-
20:05 - 20:07këta vetë nuk veprojnë kurrë
-
20:07 - 20:09për tjetër motiv veç motivesh të korruptuarish,
-
20:09 - 20:11ndaj besojnë se
-
20:11 - 20:13këdo tjetër e ka pllakosur po ajo sëmundje
-
20:13 - 20:15e pashpirtësisë, si ata vetë,
-
20:15 - 20:17dhe ky është thelbi i gjithë kësaj.
-
20:17 - 20:19(Duartrokitje)
-
20:19 - 20:21BG: Glen, shumë faleminderit.
GG: Faleminderit juve. -
20:21 - 20:24BG: Glenn Greenwald.
-
20:24 - 20:25(Duartrokitje)
- Title:
- Pse ka rëndësi privatësia
- Speaker:
- Glenn Greenwald
- Description:
-
Glenn Greenwald qe nga reporterët e parë që vunë re — dhe shkruan mbi — dokumentet e Edward Snowden-it, me zbulimin në to të survejimit të thellë të qytetarëve privatë në Shtetet e Bashkuara. Në këtë bisedë përvëluese, Greenwald-i mbron idenë pse lypset të shqetësoheni dhe kujdeseni për privatësinë, edhe kur nuk “po bëni ndonjë gjë që duhet fshehur."
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 20:37
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why privacy matters | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why privacy matters | ||
Helena Bedalli edited Albanian subtitles for Why privacy matters | ||
Helena Bedalli approved Albanian subtitles for Why privacy matters | ||
Besnik Bleta commented on Albanian subtitles for Why privacy matters | ||
Dejvi Azis accepted Albanian subtitles for Why privacy matters | ||
Dejvi Azis edited Albanian subtitles for Why privacy matters | ||
Dejvi Azis edited Albanian subtitles for Why privacy matters |
Besnik Bleta
Dejv,
Faleminderit për shqyrtimin.
Lidhur me anë konkrete të shqyrtimit:
"qeveriu" nuk është shkruar gabim, në vend se "qeveria". Qeveriu është një mënyrë shprehje që përmban pak qesëndi.
Kalimi nga "rreket" në "kërkon" ose "përpiqet" është i pranueshëm si përkthim, por teknikisht dhe stilistikisht nuk i shton gjë përkthimit, në rastin tonë i heq:
"që përpiqet të kontrollojë sjelljen njerëzore:"
e ka kaluar vargun nga 45 në 48 shenja gjatësi (maksimumi i këshilluar është 43)
Diku tjetër zëvendësimi i "rreket" me "kërkon" i shton k-të një togfjalëshi që kish tashmë jo pak k.
Kalimi i "koncept" në "kornizë" është i gabuar. "Korniza" në shqip nuk e ka pasur kurrë kuptimin e "framework"-ut të Anglishtes.
N.B. Përpara se të të heqin vërejtje operatorët e Amara-s, po ta sinjalizoj unë:
“I have also noticed you are a beginner; and according to our standards
**Don’t start a review task until you have translated/transcribed 90 minutes of talks.**”