0:00:00.855,0:00:03.798 Ka një zhanër të tërë videosh YouTube 0:00:03.798,0:00:05.811 kushtuar rasteve të cilat, 0:00:05.811,0:00:08.388 jam i sigurt se kushdo në[br]këtë sallë i ka provuar. 0:00:08.388,0:00:10.401 Bëhet fjalë për rastet kur dikush, 0:00:10.401,0:00:12.364 duke menduar që është vetëm, 0:00:12.364,0:00:15.170 fillon e sillet paksa haptazi — 0:00:15.170,0:00:17.677 të kënduar të tërbuar, kërcim tërë tundje, 0:00:17.677,0:00:19.980 ndonjë veprim të butë seksual — 0:00:19.980,0:00:22.878 për të zbuluar më pas që,[br]në fakt, s’është vetëm, 0:00:22.878,0:00:25.923 që dikush po e vëzhgon dhe përgjon, 0:00:25.923,0:00:27.678 zbulim që e bën 0:00:27.678,0:00:29.578 të ndalë në vend çka po bënte, 0:00:29.578,0:00:31.468 i tmerruar. 0:00:31.468,0:00:33.550 Në fytyrën e tij, ndjesia e turpit 0:00:33.550,0:00:35.833 dhe poshtërimit është e prekshme. 0:00:35.833,0:00:37.565 Është ndjesia e, 0:00:37.565,0:00:39.298 “Kjo është diçka që dua ta bëj 0:00:39.298,0:00:42.898 vetëm kur nuk më sheh njeri.” 0:00:42.898,0:00:45.316 Ky është thelbi i punës 0:00:45.316,0:00:47.363 mbi të cilën jam përqendruar tërësisht 0:00:47.363,0:00:49.238 në 16 muajt e fundit, 0:00:49.238,0:00:51.300 pyetja pse ka rëndësi privatësia, 0:00:51.300,0:00:53.238 pyetje që ka lindur 0:00:53.238,0:00:56.360 në kontekstin e një debati global, 0:00:56.360,0:00:58.848 shkaktuar nga zbulimet[br]e Edward Snowden-it 0:00:58.848,0:01:01.189 sipas të cilave ShBA-të[br]dhe partnerët e tij, 0:01:01.189,0:01:03.211 fshehurazi krejt botës, 0:01:03.211,0:01:05.303 e kanë shndërruar Internetin, 0:01:05.303,0:01:08.104 dikur të mbajtur si një mjet të paparë 0:01:08.104,0:01:11.420 çlirimi dhe demokratizimi, 0:01:11.420,0:01:13.189 në një zonë të paparë survejimi 0:01:13.189,0:01:16.723 masiv dhe pa dallim. 0:01:16.723,0:01:19.150 Ka një ndjesi të rëndomtë 0:01:19.150,0:01:20.726 që lind nga ky debat, 0:01:20.726,0:01:22.683 madje edhe mes personave[br]që s’ndihen rehat 0:01:22.683,0:01:24.737 me survejimin në masë, sipas të cilës 0:01:24.737,0:01:26.660 nuk ka rrezik të njëmendtë 0:01:26.660,0:01:29.405 që vjen prej kësaj mësymjeje[br]në shkallë të gjerë, 0:01:29.405,0:01:32.679 ngaqë vetëm ata që merren[br]me punë të mbrapshta 0:01:32.679,0:01:34.748 kanë arsye për të dashur të fshihen 0:01:34.748,0:01:37.459 dhe të merakosen për privatësinë e tyre. 0:01:37.459,0:01:40.240 Ky botëkuptim bazohet heshtur 0:01:40.240,0:01:42.416 në tezën se në botë ka dy lloje njerëzish, 0:01:42.416,0:01:44.452 njerëz të mirë dhe të këqij. 0:01:44.452,0:01:47.420 Të këqij janë ata që [br]thurin sulme terroriste 0:01:47.420,0:01:49.278 ose që kryejnë krime të dhunshme, 0:01:49.278,0:01:52.070 ndaj ka arsye të duan të fshehin sa bëjnë, 0:01:52.070,0:01:54.377 kanë arsye të merakosen[br]për privatësinë e tyre. 0:01:54.377,0:01:56.950 Përkundrazi, njerëzit e mirë 0:01:56.950,0:01:58.603 janë ata që shkojnë në punë, 0:01:58.603,0:02:01.505 kthehen në shtëpi, rritin[br]kalamaj, shohin televizor. 0:02:01.505,0:02:04.261 Internetin e përdorin jo[br]për të thurur sulme me bomba 0:02:04.261,0:02:06.736 por për të lexuar lajmet dhe[br]shkëmbyer receta gatimesh 0:02:06.736,0:02:09.210 apo për të planifikuar lojërat e kalamajve, 0:02:09.210,0:02:11.528 dhe këta nuk bëjnë asgjë të dëmshme 0:02:11.528,0:02:13.575 ndaj nuk kanë se ç’të fshehin, 0:02:13.575,0:02:15.937 as arsye për të pasur frikë 0:02:15.937,0:02:18.379 se mos i mbikëqyr qeveria. 0:02:18.379,0:02:20.189 Njerëzit që shprehen kështu 0:02:20.189,0:02:22.968 i kanë hyrë një valleje tejet të skajshme 0:02:22.968,0:02:24.524 vetë-nënvlerësimi. 0:02:24.524,0:02:26.433 Që faktikisht duhet kuptuar kështu, 0:02:26.433,0:02:28.626 “Kam rënë dakord ta bëj veten 0:02:28.626,0:02:31.472 një person kaq të padëmshëm dhe për 0:02:31.472,0:02:34.430 të mos u pasur frikë,[br]sa në fakt nuk trembem 0:02:34.430,0:02:37.779 se mos qeveria e merr vesh se ç’po bëj.” 0:02:37.779,0:02:39.583 Kjo mendësi, sipas meje, 0:02:39.583,0:02:41.652 gjeti shprehjen e saj më të kulluar, 0:02:41.652,0:02:43.959 në një intervistë të 2009-s me 0:02:43.959,0:02:46.894 CEO-n e Google-it, Eric Schmidt, i cili, 0:02:46.894,0:02:49.436 i pyetur mbi tërë ato rrugë[br]me të cilat kompania e tij 0:02:49.436,0:02:51.608 po shkakton mësymjen ndaj privatësisë 0:02:51.608,0:02:54.217 së qindra milionë njerëzve anembanë botës, 0:02:54.217,0:02:56.208 u shpreh: 0:02:56.208,0:02:57.884 “Nëse bëni diçka që s’doni 0:02:57.884,0:02:59.898 ta marrin vesh të tjerët, 0:02:59.898,0:03:03.903 ndoshta më mirë s’duhet ta bënit fare.” 0:03:03.903,0:03:05.888 Për këtë mendësi mund 0:03:05.888,0:03:08.233 të thuhen plot gjëra, 0:03:08.233,0:03:11.473 e para, njerëzit që thonë se, 0:03:11.473,0:03:13.588 privatësia s’është kushedi e rëndësishme, 0:03:13.588,0:03:15.595 nuk e besojnë këtë, 0:03:15.595,0:03:18.357 dhe rruga se si ta dini që[br]s’e besojnë me tërë mend 0:03:18.357,0:03:21.226 është se, teksa me fjalë thonë[br]se privatësia nuk ka rëndësi, 0:03:21.226,0:03:24.387 me vepra bëjnë çmos të ruajnë 0:03:24.387,0:03:27.154 privatësinë e tyre të paprekur . 0:03:27.154,0:03:28.972 Email-in dhe llogaritë e mediave shoqërore 0:03:28.972,0:03:30.742 i mbrojnë me fjalëkalime, 0:03:30.742,0:03:32.621 dhomat e gjumit dhe banjat 0:03:32.621,0:03:33.970 me brava dhe çelësa, hapa 0:03:33.970,0:03:36.670 të konceptuar që të gjithë[br]për t’u penguar të tjerëve 0:03:36.670,0:03:39.572 hyrjen në çka e konsiderojnë[br]si zonë private 0:03:39.572,0:03:43.273 dhe të dinë ato çka këta[br]nuk duan t’i marrin vesh të tjerët. 0:03:43.273,0:03:46.333 Po i njëjti Eric Schmidt, CEO i Google-it, 0:03:46.333,0:03:48.942 i urdhëroi të punësuarit në Google 0:03:48.942,0:03:50.877 të ndalnin së komunikuari me revistën 0:03:50.877,0:03:53.150 internet CNET, 0:03:53.150,0:03:55.740 pasi CNET-i botoi një artikull 0:03:55.740,0:03:57.773 plot të dhëna personale, private 0:03:57.773,0:03:59.854 mbi Eric Schmidt-in, 0:03:59.854,0:04:02.970 të cilat i patën vetëm[br]përmes kërkimesh me Google 0:04:02.970,0:04:06.311 dhe duke përdorur produkte[br]të tjera Google. (Të qeshura) 0:04:06.311,0:04:08.168 E njëjta mospërputhje mund të shihet 0:04:08.168,0:04:10.630 edhe me CEO-n e Facebook-ut,[br]Mark Zuckerberg, i cili 0:04:10.630,0:04:14.160 në një intervistë famëkeqe të 2010-s 0:04:14.160,0:04:16.559 njoftoi se privatësia nuk është më 0:04:16.559,0:04:19.584 një “normë sociale”. 0:04:19.584,0:04:22.140 Vjet, Mark Zuckerberg dhe e bashkëshortja [br]e tij e re, 0:04:22.140,0:04:24.445 blenë në Palo Alto[br]jo vetëm shtëpinë e tyre, 0:04:24.445,0:04:28.320 por që të katra shtëpitë ngjitur, 0:04:28.320,0:04:29.934 me një vlerë prej 30 milionë[br]dollarësh gjithsej, 0:04:29.934,0:04:33.466 që të jenë të sigurt se[br]gëzojnë një zonë privatësie 0:04:33.466,0:04:35.592 që i pengon njerëzit të mbikëqyrin 0:04:35.592,0:04:39.041 se ç’bëjnë ata në jetën e tyre private. 0:04:39.051,0:04:41.944 Këto 16 muajt e fundit, teksa e kam[br]diskutuar këtë temë nëpër botë, 0:04:41.944,0:04:44.360 sa herë që dikush më thoshte, 0:04:44.360,0:04:45.869 “Nuk merakosem për[br]mësymjet ndaj privatësisë 0:04:45.869,0:04:47.478 ngaqë nuk kam se ç’të fsheh.” 0:04:47.478,0:04:49.178 U them gjithnjë të njëjtën gjë. 0:04:49.178,0:04:51.471 Marr një laps, shkruaj[br]adresën time të email-it. 0:04:51.471,0:04:53.113 Dhe u them, “Ja adresa ime email. 0:04:53.113,0:04:54.812 Dua që kur të shkoni në shtëpi 0:04:54.812,0:04:56.522 dërgomëni me email fjalëkalimet 0:04:56.522,0:04:58.332 e krejt llogarive tuaja email, 0:04:58.332,0:05:00.886 jo të të mirit, të respektueshmit[br]të punës, me emrin tuaj, 0:05:00.886,0:05:02.436 por të krejt llogarive, 0:05:02.436,0:05:04.497 dua thjesht të mundem të hedh një sy 0:05:04.497,0:05:06.176 se ç’bëni në Internet, 0:05:06.176,0:05:08.738 të lexoj ç’të kem qejf dhe të botoj[br]ç’më duket me interes. 0:05:08.738,0:05:10.538 Tek e fundit, nëse s’jeni njeri i keq, 0:05:10.538,0:05:12.360 nëse nuk bëni gjëra të mbrapshta, 0:05:12.360,0:05:15.340 s’keni se ç’të fshihni.” 0:05:15.340,0:05:18.873 Ofertën time nuk e shfrytëzoi[br]as edhe një i vetëm. 0:05:18.873,0:05:22.878 E kontrolloj — (Duartrokitje) 0:05:22.878,0:05:26.118 gjithë kohën atë llogari email,[br]me devotshmëri prej fetari. 0:05:26.118,0:05:29.323 Atë vend të shkretë. 0:05:29.323,0:05:31.110 Kjo e ka një arsye, që është 0:05:31.110,0:05:33.151 se ne, si qenie njerëzore, 0:05:33.151,0:05:35.105 madje edhe ata prej nesh, që me fjalë 0:05:35.105,0:05:37.546 e shfuqizojnë rëndësinë[br]e privatësisë së secilit, 0:05:37.546,0:05:39.683 e kuptojmë instinktivisht 0:05:39.683,0:05:41.877 rëndësinë e thellë të saj. 0:05:41.877,0:05:44.704 Është e vërtetë se ne, si qenie njerëzore,[br]jemi kafshë shoqërore, 0:05:44.704,0:05:46.853 që do të thotë se kemi nevojë që të tjerët 0:05:46.853,0:05:49.597 të dinë se ç’bëjmë, ç’themi, ç’mendojmë, 0:05:49.597,0:05:53.867 dhe kjo është arsyeja pse publikojmë me[br]dashje në Internet të dhëna rreth vetes. 0:05:53.867,0:05:56.713 Por, po njësoj thelbësore për të qenët 0:05:56.713,0:05:59.294 qenie njerëzore e lirë dhe e plotësuar 0:05:59.294,0:06:01.431 është të kemi një vend ku mund të shkojmë 0:06:01.431,0:06:05.459 dhe të jemi të lirë nga sytë[br]gjykues të njerëzve të tjerë. 0:06:05.459,0:06:07.466 Ka një arsye pse kërkojmë ta arrijmë këtë. 0:06:07.466,0:06:10.376 Dhe arsyeja jonë është se të gjithë ne — 0:06:10.376,0:06:13.704 jo thjesht terroristët dhe[br]keqbërësit, krejt ne — 0:06:13.704,0:06:15.749 kemi gjëra për të fshehur. 0:06:15.749,0:06:18.496 Bëjmë dhe mendojmë lloj-lloj gjërash 0:06:18.496,0:06:21.197 që pranojmë t’ia tregojmë mjekut, 0:06:21.197,0:06:24.952 avokatit, psikologut, apo bashkëshortes, 0:06:24.952,0:06:27.290 apo shokut të ngushtë, por[br]që do të na poshtëronte 0:06:27.290,0:06:29.250 po t’i marrë vesh bota. 0:06:29.250,0:06:31.452 Ne japim gjykime çdo ditë 0:06:31.452,0:06:33.910 mbi gjërat që themi, mendojmë dhe bëjmë, 0:06:33.910,0:06:35.631 të cilat jemi të gatshëm [br]t’ua bëjmë të ditura të tjerëve, 0:06:35.631,0:06:37.621 por dhe mbi gjëra që themi,[br]mendojmë dhe bëjmë 0:06:37.621,0:06:39.950 dhe që nuk duam t’i dijë tjetërkush. 0:06:39.950,0:06:43.277 Njerëzit, me fjalë, mund[br]të pretendojnë fare kollaj 0:06:43.277,0:06:45.439 se nuk i japin vlerë privatësisë së tyre, 0:06:45.439,0:06:50.416 por veprimet e tyre e mohojnë[br]mirëfilltësinë e këtij besimi. 0:06:50.416,0:06:54.146 Ka një arsye pse privatësia[br]dëshirohet me kaq zjarr 0:06:54.146,0:06:55.890 gjithkund dhe instinktivisht. 0:06:55.890,0:06:57.777 Nuk është thjesht një veprim refleksiv 0:06:57.777,0:07:00.491 si thithja e ajrit apo pirja e ujit. 0:07:00.491,0:07:02.931 Arsyeja është se, kur gjendemi në rrethana 0:07:02.931,0:07:05.588 prej ku mund të vëzhgohemi,[br]prej ku mund të mbikëqyremi, 0:07:05.588,0:07:08.264 sjellja jonë ndryshon në mënyrë dramatike. 0:07:08.264,0:07:11.297 Gama e sjelljeve të mundshme[br]që bluajmë me veten, 0:07:11.297,0:07:13.105 kur mendojmë se po mbikëqyremi, 0:07:13.105,0:07:15.260 zvogëlohet rreptësisht. 0:07:15.260,0:07:17.475 Ky është thjesht fakt i natyrës njerëzore 0:07:17.475,0:07:19.763 që është mirëpranuar nga shkenca shoqërore 0:07:19.763,0:07:21.670 letërsia dhe feja 0:07:21.670,0:07:23.898 dhe praktikisht nga çdo fushë e llojit. 0:07:23.898,0:07:26.680 Ka me dhjetëra studime psikologjike 0:07:26.680,0:07:29.231 që provojnë se kur dikush e di 0:07:29.231,0:07:30.800 se mund të jetë duke u mbikëqyrur, 0:07:30.800,0:07:32.492 sjellja që shfaq 0:07:32.492,0:07:35.974 është shumë më konformiste[br]dhe në pajtim me normat. 0:07:35.974,0:07:39.319 Turpërimi është motivues shumë i fuqishëm, 0:07:39.319,0:07:42.230 siç është edhe dëshira për ta shmangur, 0:07:42.230,0:07:43.729 dhe kjo është arsyeja pse njerëzit, 0:07:43.729,0:07:45.968 kur gjenden nën vëzhgim, marrin vendime 0:07:45.968,0:07:49.230 që nuk janë fryt i vullnetit të tyre, 0:07:49.230,0:07:51.242 por janë ajo çka presin 0:07:51.242,0:07:52.694 të tjerët prej tyre, 0:07:52.694,0:07:57.128 ose ato që dikton ortodoksia shoqërore. 0:07:57.128,0:07:59.995 Kjo nuhatje, për qëllime pragmatike 0:07:59.995,0:08:04.136 u shfrytëzua më fort nga filozofi[br]i shekullit të 18-të, Jeremy Bentham, 0:08:04.136,0:08:06.487 i cili iu vu zgjidhjes së[br]një problemi të rëndësishëm 0:08:06.487,0:08:08.289 të prurë nga epoka industriale, kur 0:08:08.289,0:08:10.647 për herë të parë, institucionet u bënë 0:08:10.647,0:08:12.644 kaq të mëdha dhe të centralizuara 0:08:12.644,0:08:14.472 sa që s’qenë më në gjendje të mbikëqyrnin, 0:08:14.472,0:08:17.425 ndaj edhe të kontrollonin, secilin[br]prej anëtarëve të saj individualë, 0:08:17.425,0:08:19.306 dhe zgjidhja që hartoi 0:08:19.306,0:08:21.509 qe një koncept arkitekturor 0:08:21.509,0:08:24.225 i menduar fillimisht për burgjet 0:08:24.225,0:08:26.544 të cilin e pat quajtur panoptikon 0:08:26.544,0:08:28.904 atributi parësor i të cilit ishte ngritja e 0:08:28.904,0:08:31.975 një kulle të stërmadhe në[br]qendër të institucionit, 0:08:31.975,0:08:34.123 ku, cilido që kontrollonte institucionin, 0:08:34.123,0:08:36.808 mundej në çfarëdo çasti të vëzhgonte[br]këdo nga të dënuarit, 0:08:36.808,0:08:40.130 edhe pse nuk i vëzhgonin dot[br]të gjithë dhe tërë kohën. 0:08:40.130,0:08:42.183 Thelbësore për këtë konceptim 0:08:42.183,0:08:43.980 qe fakti që të dënuarit s’mund 0:08:43.980,0:08:46.856 të shihnin dot në panoptikon, në kullë, 0:08:46.856,0:08:48.528 ndaj s’kish nga ta dinin 0:08:48.528,0:08:50.700 nëse vëzhgoheshin, ose kur. 0:08:50.700,0:08:54.283 Ajo që e ngazëlleu më shumë te ky zbulim 0:08:54.283,0:08:56.156 qe se kjo do të thoshte që të burgosurve 0:08:56.156,0:08:59.184 do t’u duhej të supozonin se vëzhgoheshin 0:08:59.184,0:09:00.869 në çfarëdo çasti, 0:09:00.869,0:09:02.747 çka do të qe mjeti i përsosur shtrëngues 0:09:02.747,0:09:06.425 për bindje dhe konformizëm. 0:09:06.425,0:09:09.350 Filozofi frëng i shekullit të 20-të,[br]Michel Foucault 0:09:09.350,0:09:11.275 kuptoi që ky model mund të përdorej 0:09:11.275,0:09:14.390 jo thjesht për burgjet, por[br]për çdo institucion 0:09:14.390,0:09:16.340 që përpiqet të kontrollojë sjelljen njerëzore: 0:09:16.340,0:09:19.215 shkolla, spitale, fabrika, vende pune. 0:09:19.215,0:09:21.413 Dhe, sipas tij, kjo mendësi, 0:09:21.413,0:09:23.839 kjo strukturë e zbuluar nga Bentham, 0:09:23.839,0:09:27.168 qe mjeti kyç i kontrollit mbi shoqërinë 0:09:27.168,0:09:29.170 për shoqëritë moderne, perëndimore 0:09:29.170,0:09:30.944 të cilat nuk kanë më nevojë 0:09:30.944,0:09:32.851 për armët e tiranisë së hapët — 0:09:32.851,0:09:35.247 ndëshkim, burgosje ose vrasje të disidentëve, 0:09:35.247,0:09:38.561 apo besnikëri të detyruar ligjërisht[br]ndaj një partie të dhënë — 0:09:38.561,0:09:40.960 ngaqë survejimi në masë krijon 0:09:40.960,0:09:43.515 brenda mendjes një burg 0:09:43.515,0:09:45.358 që është shumë më i hollë 0:09:45.358,0:09:47.247 por shumë më i efektshëm për 0:09:47.247,0:09:50.296 farkëtimin e pajtueshmërisë[br]me normat shoqërore 0:09:50.296,0:09:51.758 apo me ortodoksinë sociale, 0:09:51.758,0:09:53.320 shumë më i efektshëm 0:09:53.320,0:09:56.445 se sa mund të jetë dhuna e pastër. 0:09:56.445,0:09:59.263 Vepra letrare më përfaqësuese mbi survejimin 0:09:59.263,0:10:02.813 dhe privatësinë është romani [br]i George Orwell-it "1984", 0:10:02.813,0:10:06.280 studiuar nga tërë ne në shkollë, ndaj[br]edhe është bërë si një lloj klisheje. 0:10:06.280,0:10:07.719 Në fakt, sa herë që e përmendni[br]në ndonjë debat mbi survejimin, 0:10:09.158,0:10:10.598 njerëzit ta hedhin poshtë menjëherë 0:10:10.598,0:10:12.900 si diçka që nuk ka vend, duke të thënë, 0:10:12.900,0:10:16.183 “Te "1984" në shtëpitë[br]e miletit kishte monitorë, 0:10:16.183,0:10:18.348 vëzhgoheshin në çdo çast, 0:10:18.348,0:10:22.310 por kjo nuk hyn gjëkundi te gjendja[br]e survejimit me të cilën përballemi.” 0:10:22.310,0:10:25.230 Ka një keqkuptim themelor 0:10:25.230,0:10:27.931 të alarmeve të dhëna[br]nga Orwell-i tek "1984". 0:10:27.931,0:10:29.582 Alarmi që ai dha, 0:10:29.582,0:10:31.190 lidhej me shtetin e survejimit, 0:10:31.190,0:10:33.354 jo se ky mbikëqyrte këdo gjithë kohën, 0:10:33.354,0:10:35.407 por ngaqë njerëzit e dinin se mund 0:10:35.407,0:10:37.036 mbikëqyreshin në çdo çast. 0:10:37.036,0:10:40.110 Ja si e përshkruan sistemin e survejimit 0:10:40.110,0:10:42.150 me të cilin përballeshin, 0:10:42.150,0:10:43.548 rrëfimtari i Orwell-it, Winston Smith: 0:10:43.548,0:10:45.975 “Sigurisht që s’kish mundësi të dihej 0:10:45.975,0:10:48.292 nëse po vëzhgoheshit apo jo[br]në një çast të dhënë.” 0:10:48.292,0:10:49.743 Për të vazhduar më tej, 0:10:49.743,0:10:51.454 “Sido që të ishte, fishën tuaj 0:10:51.454,0:10:53.163 mund ta lidhnin kur të donin. 0:10:53.163,0:10:55.742 Duhej të jetonit, në fakt jetonit, 0:10:55.742,0:10:57.995 me zakonin që u bë instinkt, 0:10:57.995,0:11:00.490 me hamendjen se çdo tingull i juaji 0:11:00.490,0:11:02.680 kapej dhe analizohej nga dikush në errësirë, 0:11:02.680,0:11:05.419 çdo lëvizje merrej në shqyrtim.” 0:11:05.419,0:11:08.765 Në mënyrë të ngjashme, [br]fetë abrahamike postulojnë 0:11:08.765,0:11:11.708 se ka një autoritet të padukshëm,[br]të gjithëditur 0:11:11.708,0:11:13.451 i cili, ngaqë di gjithçka, 0:11:13.451,0:11:15.347 mbikëqyr gjithë kohën çfarëdo që bëni, 0:11:15.347,0:11:18.120 që do të thotë se nuk ju mbetet[br]kurrë një çast privat, 0:11:18.120,0:11:19.804 mjeti i përsosur shtrëngues 0:11:19.804,0:11:22.794 për bindje ndaj diktatit të tij. 0:11:22.794,0:11:26.198 Ato çka këto vepra, në dukje[br]pa lidhje me njëra-tjetrën, 0:11:26.198,0:11:28.984 lejojnë të shihet, përfundimi[br]që del nga krejt ato, 0:11:28.984,0:11:31.306 është se një shoqëri në të cilën njerëzit 0:11:31.306,0:11:33.613 mund të mbikëqyren gjithë kohën 0:11:33.613,0:11:36.268 është një shoqëri që pjell konformizëm 0:11:36.268,0:11:38.510 bindje pa kushte dhe nënshtrim, 0:11:38.510,0:11:40.021 prandaj çdo tiran, 0:11:40.021,0:11:42.103 nga më i paskrupulli te më i stërholluari, 0:11:42.103,0:11:44.366 kanë uri për atë sistem. 0:11:44.366,0:11:47.020 Në të kundërt, madje më me rëndësi, 0:11:47.020,0:11:49.460 aftësia për t’u tërhequr diku 0:11:49.460,0:11:52.470 ku mund të mendojmë, 0:11:52.470,0:11:55.628 arsyetojmë, ndërveprojmë dhe flasim 0:11:55.628,0:11:59.282 pa pasur mbi kurriz sytë e botës, 0:11:59.282,0:12:02.825 diku ku fryma krijuese, zhbiruese 0:12:02.825,0:12:05.853 dhe mospajtimi kanë vatrën e tyre, 0:12:05.853,0:12:07.674 hyn te sfera e privatësisë. 0:12:07.674,0:12:10.250 Kur lejojmë ekzistencën e një shoqërie 0:12:10.250,0:12:12.413 te e cila jemi subjekt mbikëqyrjeje 0:12:12.413,0:12:15.390 konstante, lejojmë gjymtimin e rëndë 0:12:15.390,0:12:18.341 të thelbit të lirisë njerëzore. 0:12:18.341,0:12:21.463 Pika e fundit që dua të prek[br]lidhur me këtë mendësi, 0:12:21.463,0:12:23.388 idenë se vetëm personat që[br]bëjnë diçka të mbrapshtë 0:12:23.388,0:12:27.270 kanë se ç’të fshehin, pra edhe arsye[br]për t’u kujdesur për privatësinë, 0:12:27.270,0:12:31.276 është ngulitja prej saj e dy[br]mesazheve shumë rrënuese, 0:12:31.276,0:12:33.304 e dy mësimeve rrënuese. 0:12:33.304,0:12:35.060 I pari është se të vetmit 0:12:35.060,0:12:37.180 që merakosen për privatësinë, 0:12:37.180,0:12:39.236 të vetmit që kërkojnë privatësi, 0:12:39.236,0:12:43.311 janë, me përkufizim, të ligjtë. 0:12:43.311,0:12:45.443 Ky është një përfundim për të cilin i kemi 0:12:45.443,0:12:47.971 të gjitha arsyet pse duhet shmangur, 0:12:47.971,0:12:50.723 më e rëndësishmja prej tyre[br]është se kur thoni, 0:12:50.723,0:12:53.100 “dikush po bën diçka të mbrapshtë”, 0:12:53.100,0:12:55.937 ka gjasa që e keni fjalën për gjëra[br]të tilla si plani për një sulm terrorist 0:12:55.937,0:12:57.978 apo pjesëmarrja në krime të dhunshme, 0:12:57.978,0:13:00.518 një kuptim shumë i ngushtë 0:13:00.518,0:13:02.970 i asaj që njerëzit që kanë[br]pushtetin nënkuptojnë 0:13:02.970,0:13:05.020 kur thonë, “po bën gjëra të mbrapshta”. 0:13:05.020,0:13:07.327 Për ta, “të bësh gjëra të mbrapshta”[br]zakonisht nënkupton 0:13:07.327,0:13:10.398 të bërit e diçkaje që paraqet[br]sfida kuptimplote 0:13:10.398,0:13:13.503 ndaj ushtrimit të pushtetit që u japim. 0:13:13.503,0:13:15.453 Mësimi tjetër vërtet rrënues 0:13:15.453,0:13:17.361 dhe, mendoj, edhe më tinëzar, 0:13:17.361,0:13:20.140 që vjen prej pranimit të kësaj mendësie, 0:13:20.140,0:13:22.906 është se ka një përfitim të pashprehur, 0:13:22.906,0:13:26.250 të pranuar nga njerëzit[br]që pranojnë këtë mendësi, 0:13:26.250,0:13:27.705 dhe ky përfitim është: 0:13:27.705,0:13:29.677 Nëse pranoni ta bëni vetveten 0:13:29.677,0:13:31.779 mjaftueshëm të parrezik, 0:13:31.779,0:13:33.949 mjaftueshëm jo kërcënues 0:13:33.949,0:13:35.831 për ata që kanë pushtet politik, 0:13:35.831,0:13:38.867 atëherë dhe vetëm atëherë[br]mund të jeni të lirë 0:13:38.867,0:13:40.975 nga rreziqet e survejimit. 0:13:40.975,0:13:43.360 Vetëm ata që janë mospajtues, 0:13:43.360,0:13:44.841 që sfidojnë pushtetet, 0:13:44.841,0:13:46.653 paskan pse të shqetësohen. 0:13:46.653,0:13:50.060 I kemi të gjitha arsyet pse[br]duhet t’i shmangim këto mësime. 0:13:50.060,0:13:52.298 Mund të jeni një person që, tani për tani, 0:13:52.298,0:13:54.370 nuk dëshiron të merret me diçka me spec, 0:13:54.370,0:13:56.825 por mund të dojë në të ardhmen. 0:13:56.825,0:13:58.499 Edhe nëse jeni dikush që vendos 0:13:58.499,0:14:00.264 vetë se rasti s’do të vijë kurrë, 0:14:00.264,0:14:01.898 fakti që ka të tjerë persona 0:14:01.898,0:14:04.102 që duan dhe janë në gjendje[br]të bëjnë qëndresë 0:14:04.102,0:14:06.136 dhe të jenë kundërshtarë të atyre në pushtet — 0:14:06.136,0:14:07.670 disidentë, gazetarë 0:14:07.670,0:14:09.758 veprimtarë, dhe një gamë[br]e tërë rastesh të tjera — 0:14:09.758,0:14:12.252 është diçka që na sjell krejt[br]neve një të mirë kolektive 0:14:12.252,0:14:15.230 që do të ishte mirë ta ruanim. 0:14:15.230,0:14:17.324 Po njësoj jetik është fakti që kuti 0:14:17.324,0:14:19.587 se sa e lirë është një shoqëri, 0:14:19.587,0:14:21.737 s’është mënyra si i trajton ajo shtetasit 0:14:21.737,0:14:24.200 e mirë, të bindurit, ata në rregull me normat, 0:14:24.200,0:14:26.040 por se si trajton mospajtuesit 0:14:26.040,0:14:29.155 dhe ata që i bëjnë qëndresë[br]ortodoksisë sociale. 0:14:29.155,0:14:30.752 Por arsyeja më e rëndësishme 0:14:30.752,0:14:33.153 është se një sistem i survejimit masiv 0:14:33.153,0:14:35.770 shtyp lirinë tonë në të gjitha drejtimet. 0:14:35.770,0:14:37.571 Na i bën të ndaluara krejt 0:14:37.571,0:14:39.577 zgjedhjet mbi mundësitë e sjelljeve 0:14:39.577,0:14:43.130 pa e ditur ne hiç se ka ndodhur. 0:14:43.130,0:14:45.612 Veprimtarja e njohur socialiste,[br]Rosa Luxemburg 0:14:45.612,0:14:48.105 dikur tha, “Ai që nuk luan vendit 0:14:48.105,0:14:51.461 nuk i vë re vargonjtë e tij.” 0:14:51.461,0:14:53.150 Mund të orvatemi për t’i bërë të padukshëm 0:14:53.150,0:14:56.239 ose të pakapshëm vargonjtë[br]e survejimit në masë, 0:14:56.239,0:14:58.905 por kufizimet që imponojnë mbi ne 0:14:58.905,0:15:01.450 nuk bëhen më pak të fuqishme. 0:15:01.450,0:15:03.058 Shumë faleminderit. 0:15:03.058,0:15:04.489 (Duartrokitje) 0:15:04.489,0:15:05.996 Faleminderit. 0:15:05.996,0:15:10.893 (Duartrokitje) 0:15:10.893,0:15:13.280 Faleminderit. 0:15:13.280,0:15:16.122 (Duartrokitje) 0:15:19.320,0:15:21.612 Bruno Giussani: Faleminderit, Glen. 0:15:21.612,0:15:23.901 Më duhet të them që shtjellimi [br]është jo pak bindës, 0:15:23.901,0:15:25.466 por dua që t’u kthehemi 0:15:25.466,0:15:28.817 16 muajve të fundit dhe Edward Snowden-it 0:15:28.817,0:15:30.882 për pak pyetje, nëse s’prish punë. 0:15:30.882,0:15:33.370 E para është personale për ju. 0:15:33.370,0:15:36.411 Të gjithë kemi lexuar për[br]arrestimin e partnerit tuaj, 0:15:36.411,0:15:39.721 David Miranda, në Londër,[br]dhe vështirësi të tjera, 0:15:39.721,0:15:41.805 por them se lidhur me 0:15:41.805,0:15:45.161 angazhimin dhe rreziqet personale, 0:15:45.161,0:15:46.965 atë trysni mbi ju,[br]s’është edhe aq e lehtë 0:15:46.965,0:15:49.910 të merresh me organizmat më [br]të mëdhenj sovranë të botës. 0:15:49.910,0:15:52.345 Na tregoni pak mbi këtë anë. 0:15:52.345,0:15:54.000 Glenn Greenwald: Mendoj se[br]një nga gjërat që ndodh 0:15:54.000,0:15:55.932 është se kuraja e njerëzve në këtë 0:15:55.932,0:15:57.644 drejtim bëhet ngjitëse, 0:15:57.644,0:16:01.107 ndaj, edhe pse unë dhe gazetarë[br]të tjerë me të cilët punoja 0:16:01.107,0:16:02.643 ishim të ndërgjegjshëm për rrezikun — 0:16:02.643,0:16:05.365 ShBA-të vazhdojnë të jenë[br]vendi më i fuqishëm në botë 0:16:05.365,0:16:07.363 dhe nuk gëzohen kur ju 0:16:07.363,0:16:09.285 botoni në Internet, sipas qejfit, 0:16:09.285,0:16:11.796 mijëra të fshehta të tyre — 0:16:11.796,0:16:15.265 kur sheh dikë që është 29 vjeç 0:16:15.265,0:16:17.284 njeri i rëndomtë që u rrit në 0:16:17.284,0:16:19.597 në një mjedis më se të rëndomtë, 0:16:19.597,0:16:23.320 të shfaqë atë shkallë kuraje[br]të parimtë, siç rrezikoi Edward Snowden-i, 0:16:23.320,0:16:25.540 duke e ditur se e priste burgu për[br]gjithë jetën nga këtej e tutje 0:16:25.540,0:16:27.322 ose jeta e tij do të shkërmoqej, 0:16:27.322,0:16:29.297 më frymëzoi mua dhe gazetarë të tjerë 0:16:29.297,0:16:31.120 dhe frymëzoi, mendoj, njerëz kudo në botë, 0:16:31.120,0:16:32.808 përfshi sekretnxjerrës të ardhshëm, 0:16:32.808,0:16:36.323 të kuptojnë se mund t’i hyjnë [br]edhe ata kësaj valleje. 0:16:36.323,0:16:38.809 BG: Jam kureshtar të di mbi [br]marrëdhëniet tuaja me Ed Snowden-in, 0:16:38.809,0:16:41.990 ngaqë ju keni folur mjaft me të, 0:16:41.990,0:16:43.753 dhe sigurisht që vazhdoni ende, 0:16:43.753,0:16:46.389 por në librin tuaj, [br]s’e thërrisni kurrë Eduard, 0:16:46.389,0:16:49.849 as Ed; ju thoni "Snowden". Pse? 0:16:49.849,0:16:51.493 GG: Jam i sigurt se kjo është diçka 0:16:51.493,0:16:54.824 që duhet parë nga ndonjë ekip psikologësh[br](Të qeshura) 0:16:54.824,0:16:58.413 Vërtet nuk e di. Arsyeja, mendoj, është se 0:16:58.413,0:17:01.967 një nga objektivat[br]e rëndësishëm që ai pati, 0:17:01.967,0:17:04.303 një nga taktikat e tij[br]më të rëndësishme, mendoj, 0:17:04.303,0:17:06.510 qe që e dinte se një nga rrugët 0:17:06.510,0:17:09.200 për të shmangur vëmendjen nga[br]thelbi i zbulimeve do të ish 0:17:09.200,0:17:11.848 orvatja për personalizim[br]të vëmendjes mbi të, 0:17:11.848,0:17:13.915 dhe për këtë arsye ai[br]ndenji jashtë medias. 0:17:13.915,0:17:16.425 U përpoq që jeta e tij[br]personale të mos qe kurrë 0:17:16.425,0:17:18.105 subjekt ekzaminimi, 0:17:18.105,0:17:20.819 ndaj mendoj që ta thërrasësh Snowden 0:17:20.819,0:17:24.393 është një rrugë për identifikimin e tij[br]si një aktor të rëndësishëm historik 0:17:24.393,0:17:26.265 në vend se të orvatesh[br]ta personalizosh në një mënyrë 0:17:26.265,0:17:29.145 që mund të shmangë vëmendjen prej thelbit. 0:17:29.145,0:17:30.602 Moderatori: Zbulimet e tij, analiza juaj, 0:17:30.602,0:17:32.378 puna e gazetarëve të tjerë, 0:17:32.378,0:17:35.378 i dha vërtet jetë debatit, 0:17:35.378,0:17:37.506 dhe mjaft qeveri, bie fjala, kanë reaguar, 0:17:37.506,0:17:40.110 përfshi Brazilin, me projekte dhe programe 0:17:40.110,0:17:42.964 për ta ripunuar paksa[br]formën e Internetit, etj. 0:17:42.964,0:17:45.716 Ka plot gjëra që po bëhen në atë drejtim. 0:17:45.716,0:17:47.986 Pyes veten, për ju personalisht, 0:17:47.986,0:17:49.637 cila është mbyllja e gjithë kësaj? 0:17:49.637,0:17:51.270 Në ç’pikë do të mendoni se, 0:17:51.270,0:17:54.462 më në fund ia dolëm [br]ta rregullojmë me sukses? 0:17:54.462,0:17:56.740 GG: Për mua si gazetar, mbyllja 0:17:56.740,0:17:59.183 është shumë e thjeshtë, të sigurohemi 0:17:59.183,0:18:01.195 se çdo dokument që ia vlen 0:18:01.195,0:18:02.841 dhe që duhet të publikohet 0:18:02.841,0:18:04.321 të përfundojë i publikuar, 0:18:04.321,0:18:06.358 dhe të fshehtat që nuk duhej[br]të ishin ruajtur fare të fshehta, 0:18:06.358,0:18:07.833 të dalin sheshit. 0:18:07.833,0:18:09.680 Për mua, ky është thelbi i gazetarisë 0:18:09.680,0:18:11.207 dhe këtij i jam përkushtuar. 0:18:11.207,0:18:13.681 Si dikush të cilit survejimi[br]në masë i duket i urryer, 0:18:13.681,0:18:15.868 për krejt arsyet që sapo[br]preka dhe mjaft të tjera, 0:18:15.868,0:18:18.394 këtë punë e shoh si një[br]që nuk mbaron kurrë, 0:18:18.394,0:18:20.571 deri sa qeveri anembanë botës 0:18:20.571,0:18:23.190 të mos jenë më në gjendje t’ia nënshtrojnë 0:18:23.190,0:18:24.676 popullsi të tëra mbikëqyrjes dhe survejimit, 0:18:24.676,0:18:27.265 veç kur bindin një gjykatë apo ent tjetër 0:18:27.265,0:18:28.987 se personi që kanë në shënjestër 0:18:28.987,0:18:31.578 ka bërë vërtet diçka të mbrapshtë. 0:18:31.578,0:18:34.813 Për mua, kjo është rruga me të cilën[br]mund të ripërtërihet privatësia. 0:18:34.813,0:18:37.159 BG: Snowden-i siç e kemi[br]parë në TED, është shumë, 0:18:37.159,0:18:39.927 shumë elokuent në paraqitjen[br]dhe portretizimin 0:18:39.927,0:18:42.207 e vetes si mbrojtës i vlerave 0:18:42.207,0:18:43.920 dhe parimeve demokratike. 0:18:43.920,0:18:46.948 Por shumë njerëz e kanë vërtet[br]të vështirë të besojnë 0:18:46.948,0:18:49.350 se ky është motivacioni i tij i vetëm. 0:18:49.350,0:18:50.828 E kanë të vështirë të besojnë 0:18:50.828,0:18:52.449 se paraja nuk hyn gjëkundi, 0:18:52.449,0:18:54.360 se nuk ka shitur ndonjë të fshehtë, 0:18:54.360,0:18:56.189 te Kina apo Rusia, 0:18:56.189,0:18:58.733 që dihet se nuk janë miqtë më të mirë 0:18:58.733,0:19:00.902 të Shteteve të Bashkuara sot për sot. 0:19:00.902,0:19:02.608 Dhe jam i sigurt se shumë[br]vetë në këtë sallë 0:19:02.608,0:19:04.878 bëjnë të njëjtën pyetje. 0:19:04.878,0:19:06.761 Mendoni se mundet të ketë edhe 0:19:06.761,0:19:09.373 një anë të tillë të Snowden-it[br]që s’e kemi parë ende? 0:19:09.373,0:19:12.554 GG: Jo, mua kjo më duket absurde dhe idiote. 0:19:12.554,0:19:14.968 (Të qeshura) Nëse do të donit, 0:19:14.968,0:19:17.430 e di që thjesht po bëni avokatin e djallit, 0:19:17.430,0:19:20.641 por nëse do të donit t’i shisni 0:19:20.641,0:19:22.547 të fshehta një vendi tjetër, 0:19:22.547,0:19:24.264 çka mund ta kish bërë, dhe të gdhihej 0:19:24.264,0:19:25.910 tejet i pasur nga kjo, 0:19:25.910,0:19:27.891 gjëja e fundit që do të bënit[br]është t’ua jepnit këto të fshehta 0:19:27.891,0:19:30.635 gazetarëve dhe t’u kërkonit t’i botojnë, 0:19:30.635,0:19:32.661 pasi kjo i bën të pavlera të fshehtat. 0:19:32.661,0:19:34.309 Njerëzit që duan të pasurojnë veten 0:19:34.309,0:19:36.279 e bëjnë këtë fshehtas, duke[br]ia shitur të fshehtat qeverisë, 0:19:36.279,0:19:38.100 por mendoj se ka një gjë[br]të rëndësishme për të thënë, 0:19:38.100,0:19:40.338 faktin se këto akuza vijnë nga 0:19:40.338,0:19:42.170 persona në qeverinë e ShBA-ve, 0:19:42.170,0:19:44.190 nga persona në media që janë 0:19:44.190,0:19:45.788 besnikë qeverish të ndryshme, 0:19:45.788,0:19:48.936 dhe mendoj se, shpesh, kur dikush bën[br]akuza si kjo kundër të tjerëve — 0:19:48.936,0:19:50.541 “Oh, vërtet, s’mund ta bëjë dot 0:19:50.541,0:19:52.206 nisur nga parimet, 0:19:52.206,0:19:54.448 do ketë ndonjë arsye[br]të korruptuari, të poshtër” — 0:19:54.448,0:19:56.555 tregon më shumë mbi vetveten, 0:19:56.555,0:19:58.381 se sa mbi objektivin e akuzave të tyre, 0:19:58.381,0:20:02.766 ngaqë — (Duartrokitje) — 0:20:02.766,0:20:05.286 këta njerëz, këta që bëjnë akuza të tilla, 0:20:05.286,0:20:07.190 këta vetë nuk veprojnë kurrë 0:20:07.190,0:20:09.112 për tjetër motiv veç motivesh të korruptuarish, 0:20:09.112,0:20:10.744 ndaj besojnë se 0:20:10.744,0:20:13.376 këdo tjetër e ka pllakosur po ajo sëmundje 0:20:13.376,0:20:15.378 e pashpirtësisë, si ata vetë, 0:20:15.378,0:20:17.249 dhe ky është thelbi i gjithë kësaj. 0:20:17.249,0:20:18.876 (Duartrokitje) 0:20:18.876,0:20:21.360 BG: Glen, shumë faleminderit.[br]GG: Faleminderit juve. 0:20:21.360,0:20:23.692 BG: Glenn Greenwald. 0:20:23.692,0:20:24.806 (Duartrokitje)