Return to Video

Elizabeth Pisani: Seksi, droga dhe HIV - le të tregohemi të arsyeshëm

  • 0:01 - 0:03
    "Njerëzit bëjnë budallallëqe.
  • 0:03 - 0:05
    Këto përhapin HIV."
  • 0:05 - 0:07
    Ky ishte titulli kryesor i një gazete në Mbretërinë e Bashkuar (Britaninë e Madhe)
  • 0:07 - 0:09
    The Guardian, jo shumë kohë më parë.
  • 0:09 - 0:12
    Jam kurioze - ngrini duart - kush është dakort me këtë titull?
  • 0:14 - 0:16
    Po mirë, një ose dy guximtarë.
  • 0:16 - 0:19
    Ky është në fakt një citat direkt nga një epidemiologjist
  • 0:19 - 0:21
    që ka punuar në fushën e HIV për 15 vjet,
  • 0:21 - 0:23
    ka punuar në 4 kontinente,
  • 0:23 - 0:25
    dhe tani e keni përpara jush.
  • 0:25 - 0:27
    Dhe unë kam ardhur tju mbush mendjen
  • 0:27 - 0:29
    që ky titull është vetëm gjysëm i vërtetë.
  • 0:29 - 0:32
    Njerëzit infektohen me HIV sepse bëjnë budallallëqe,
  • 0:32 - 0:34
    por shumica e tyre bëjnë budallallëqe
  • 0:34 - 0:37
    për arsye mjaft racionale.
  • 0:37 - 0:40
    Në fakt, "racionalja" është paradigma kryesore
  • 0:40 - 0:42
    në fushën e shëndetit publik.
  • 0:42 - 0:45
    Dhe nëse vishni syzet e urithit të shëndetit publik,
  • 0:45 - 0:48
    do të shihni se nëse u japim njerëzve informacionin që i duhet
  • 0:48 - 0:50
    mbi çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq,
  • 0:50 - 0:52
    nëse u ofrohen shërbimet
  • 0:52 - 0:54
    që ata mund të përdorin bazuar mbi informacionin,
  • 0:54 - 0:56
    dhe me pak motivim,
  • 0:56 - 0:58
    njerëzit marrin vendime racionale
  • 0:58 - 1:00
    dhe do jetojnë gjatë dhe plot shëndet.
  • 1:00 - 1:02
    Mrekulli.
  • 1:02 - 1:05
    Kjo është pak problematike për mua sepse unë punoj në HIV,
  • 1:05 - 1:07
    dhe ndonëse jam e sigurt që ju të gjithë e dini
  • 1:07 - 1:10
    që HIV tregon për varfërinë dhe pabarazinë gjinore,
  • 1:10 - 1:12
    dhe nëse ishit tek TED '07,
  • 1:12 - 1:14
    tregon për çmimet e kafesë;
  • 1:14 - 1:17
    faktikisht, HIV flet për seksin dhe drogën.
  • 1:17 - 1:19
    Dhe nëse ka dy gjëra që i bëjnë
  • 1:19 - 1:21
    njerëzit pakëz irracional,
  • 1:21 - 1:24
    janë ereksionet dhe varësia.
  • 1:24 - 1:26
    (të qeshura)
  • 1:26 - 1:29
    Atëherë, fillojmë me ç'është racionale për një të droguar.
  • 1:29 - 1:32
    Më kujtohet një bisedë me një shokun tim Indonezian, Frankie.
  • 1:32 - 1:34
    Po hanim drekë, dhe ai po më tregonte
  • 1:34 - 1:37
    për kohën kur ishte i burgosur në Bali për përdorim droge.
  • 1:37 - 1:39
    Dhe ishte ditëlindja e dikujt, që me shumë njerëzi
  • 1:39 - 1:41
    kishte futur heroinë kontrabandë në burg,
  • 1:41 - 1:44
    dhe me shumë zemërgjerësi po e ndante me të tjerët
  • 1:44 - 1:46
    me të gjithë kolegët e tij.
  • 1:46 - 1:48
    Kështu që të gjithë u vunë në radhë,
  • 1:48 - 1:50
    të gjithë të droguarit njëri pas tjetrit.
  • 1:50 - 1:52
    Dhe ai që kishte datëlindjen
  • 1:52 - 1:55
    mbushi shiringën,
  • 1:55 - 1:57
    dhe filloi të injektonte njerëzit e vënë në radhë.
  • 1:57 - 1:59
    Filloi duke injektuar të parin në radhë,
  • 1:59 - 2:02
    dhe pas injektimit fshiu gjilpërën në këmishën e vetë,
  • 2:02 - 2:04
    dhe vazhdon të injektojë personin tjetër.
  • 2:04 - 2:08
    Dhe Frankie tha, "Unë isha i 22-ti në radhë,
  • 2:08 - 2:11
    dhe unë e shihja gjilpërën që vinte drejt meje,
  • 2:11 - 2:13
    dhe kishte gjak kudo.
  • 2:13 - 2:15
    Dhe gjilpëra po bëhej gjithmonë më e më e turbullt.
  • 2:15 - 2:18
    Dhe një pjesë e vogël e trurit tim po mendonte,
  • 2:18 - 2:20
    "Kjo është shumë e pështirë
  • 2:20 - 2:22
    dhe shumë e rrezikshme."
  • 2:22 - 2:24
    por pjesa më e madhe e trurit tim po mendonte,
  • 2:24 - 2:26
    "Shpresoj të mbetet pak drogë edhe për mua
  • 2:26 - 2:28
    kur të arrijë tek unë.
  • 2:28 - 2:30
    Aman të mbetet edhe për mua."
  • 2:30 - 2:32
    Dhe duke më treguar këtë histori,
  • 2:32 - 2:34
    Frankie më tha,
  • 2:34 - 2:36
    "E di që për Zotin,
  • 2:36 - 2:39
    droga të bën budalla."
  • 2:40 - 2:43
    Dhe, në të vërtetë, nuk mund t'i vësh fajin për saktësi,
  • 2:43 - 2:46
    por, në fakt, Frankie, në atë moment,
  • 2:46 - 2:48
    ishte përdorues i varur nga heroina, dhe ishte në burg.
  • 2:48 - 2:50
    Kështu që zgjedhja e tij ishte ose
  • 2:50 - 2:53
    të pranonte atë gjilpërën ose të mos arrinte nirvanën.
  • 2:53 - 2:55
    Dhe nëse ka një vend ku mezi pret të arrish nirvanën,
  • 2:55 - 2:57
    Eshtë kur je në burg.
  • 2:57 - 2:59
    Por unë jam një shkencëtare,
  • 2:59 - 3:01
    dhe më pëlqen ti kthej historitë në statistika,
  • 3:01 - 3:03
    prandaj ti hedhim një sy statistikave.
  • 3:03 - 3:06
    Biseduam me 600 të droguar
  • 3:06 - 3:08
    në 3 qytete në Indonezi,
  • 3:08 - 3:10
    dhe ju thamë, "po mirë, e dini si përcillet virusi i HIV?"
  • 3:10 - 3:12
    "Patjetër. Duke përdorur të njëjtën gjilpërë."
  • 3:12 - 3:15
    E kam me të vërtetë, gati 100%. Po, duke përdorur të njëjtën gjilpërë.
  • 3:15 - 3:17
    Dhe, "E dini ku mund të gjeni gjilpëra të pastra
  • 3:17 - 3:19
    me një cmim që mund ta paguani dhe të evitoni infeksionin?"
  • 3:19 - 3:21
    "Patjetër." 100 përqind.
  • 3:21 - 3:23
    "Jemi të droguar; e dimë ku mund të gjejmë gjilpëra të pastra."
  • 3:23 - 3:25
    "Keni ndonjë gjilpërë të pastër me vete?
  • 3:25 - 3:27
    Ishim duke intervistuar njerëz në rrugë,
  • 3:27 - 3:29
    në vendet ku kalonin kohën dhe përdornin drogë.
  • 3:29 - 3:31
    "Keni gjilpëra të pastra me vete?"
  • 3:31 - 3:34
    Një në katër veta, maksimumi.
  • 3:34 - 3:36
    Prandaj nuk ishte asnjë surprizë
  • 3:36 - 3:38
    proporcioni i atyre që përdorin gjilpëra të pastra
  • 3:38 - 3:40
    cdo herë që përdorën drogë me injeksion javën e kaluar
  • 3:40 - 3:43
    ishte rreth një në 10,
  • 3:43 - 3:46
    ndërkohë që 9 të tjerët po përdornin të njëjtat gjilpëra.
  • 3:46 - 3:48
    Prandaj keni këtë mospërputhje masive.
  • 3:48 - 3:50
    Të gjithë e dinë që
  • 3:50 - 3:52
    nëse përdorin të njëjtën gjilpërë do të infektohen me HIV,
  • 3:52 - 3:54
    por ata vazhdojnë të përdorin të njëjtën gjilpërë.
  • 3:54 - 3:57
    Ku qëndron arsyeja e gjithë kësaj? Mos arrihet nirvana më e mirë nëse përdor të njëjtën gjilpërë?
  • 3:57 - 4:00
    Ja bëmë këtë pyetje një të droguari dhe na u përgjigj, "Jeni të cmendur?
  • 4:00 - 4:02
    Askush nuk do të përdorë të njëjtën gjilpërë,
  • 4:02 - 4:05
    ashtu si askush nuk do të përdorë të njëjtën furcë dhëmbësh me partnerin seksual.
  • 4:05 - 4:07
    Ka një faktor pështirosje në mes.
  • 4:07 - 4:10
    Jo, jo. Ne përdorim të njëjtat gjilpëra sepse nuk duam të shkojmë në burg."
  • 4:11 - 4:14
    Atëherë, në Indonezi në atë kohë,
  • 4:14 - 4:17
    nëse mbaje një gjilpërë, dhe të kapnin policët,
  • 4:17 - 4:19
    mund të të fusnin në burg.
  • 4:19 - 4:21
    Dhe kjo situatë e ndryshon pakëz ekuacionin, apo jo?
  • 4:21 - 4:24
    Sepse zgjedhja jote tani është ose
  • 4:24 - 4:28
    të përdor gjilpërën time tani,
  • 4:28 - 4:30
    ose të përdor një gjilpërë të dikujt tjetër
  • 4:30 - 4:32
    të infektohem nga një sëmundje që mund
  • 4:32 - 4:34
    të më vrasë pas 10 vjetësh,
  • 4:34 - 4:37
    ose mund të përdor gjilpërën time
  • 4:37 - 4:40
    dhe të shkoj në burg nesër.
  • 4:40 - 4:42
    Pavarësisht që të droguarit mendojnë që
  • 4:42 - 4:45
    është një ide e keqe të ekspozohen ndaj virusit HIV,
  • 4:45 - 4:47
    ata mendojnë që është një ide akoma më e keqe
  • 4:47 - 4:49
    të kalojnë vitin e ardhshëm në burg,
  • 4:49 - 4:51
    ku ka shumë mundësi të gjenden në situatën e Frankie-t
  • 4:51 - 4:54
    dhe të ekspozohen ndaj virusit HIV sidoqoftë.
  • 4:54 - 4:56
    Papritur, duket totalisht racionale
  • 4:56 - 4:58
    të përdorësh të njëjtën gjilpërë si të tjerët.
  • 4:58 - 5:00
    Le ta shohim tani situatën nga pikëpamja e një politikë-bërësi.
  • 5:00 - 5:02
    Ky është një problem shumë i lehtë.
  • 5:02 - 5:05
    Më në fund, stimujt përputhen.
  • 5:05 - 5:08
    Nga njëra anë kemi cfarë është racionale për shëndetin publik.
  • 5:08 - 5:10
    Duam që njerëzit të përdorin gjilpëra të pastra,
  • 5:10 - 5:12
    dhe të droguarit duan të përdorin gjilpëra të pastra.
  • 5:12 - 5:14
    Prandaj mund ta eliminojmë këtë problemin
  • 5:14 - 5:17
    duke vënë në dispozicion gjilpërat e pastra për të gjithë
  • 5:17 - 5:19
    dhe duke hequr frikën e arrestimit.
  • 5:19 - 5:21
    Tani, personi i parë që e kuptoi të gjithë këtë
  • 5:21 - 5:23
    dhe që bëri dicka në nivel kombëtar
  • 5:23 - 5:26
    ishte liberalja e mirënjëhur zemërbutë
  • 5:26 - 5:28
    Margaret Thecër.
  • 5:28 - 5:30
    Ajo zbatoi për herë të parë në botë
  • 5:30 - 5:32
    një program kombëtar për shkëmbimin e gjilpërave
  • 5:32 - 5:35
    dhe vende të tjera ndoqën shembullin e saj, Australia, Hollanda dhe disa të tjerë,
  • 5:35 - 5:37
    dhe në të gjitha këto vende, sic mund ta shihni,
  • 5:37 - 5:39
    asnjëherë më shumë se 4%
  • 5:39 - 5:42
    u infektuan me virusin HIV, nga të droguarit që injektonin.
  • 5:42 - 5:45
    Në vendet që nuk e bënë këtë, p.sh. qyteti i Nju Jork-ut
  • 5:45 - 5:47
    Moska, Xhakarta,
  • 5:47 - 5:49
    po diskutojmë, në kulmin e infeksionit
  • 5:49 - 5:52
    një në dy injektues droge
  • 5:52 - 5:55
    ishte i infektuar me këtë sëmundje fatale.
  • 5:55 - 5:57
    Në fakt, Margaret Thecër nuk e bëri këtë
  • 5:57 - 6:00
    sepse ndjente ndonjë dashuri të madhe për të droguarit.
  • 6:00 - 6:03
    Ajo e bëri sepse ajo drejtonte një vend
  • 6:03 - 6:05
    që kishte një sistem shëndetësor kombëtar.
  • 6:05 - 6:08
    Prandaj, nëse ajo nuk investonte në parandalim efektiv,
  • 6:08 - 6:10
    do ti duhej të paguante koston
  • 6:10 - 6:12
    e trajtimit mjekësor më vonë,
  • 6:12 - 6:14
    dhe është e qartë që këto kosto janë shumë më të larta.
  • 6:14 - 6:17
    Prandaj ajo mori një vendim politik racional.
  • 6:17 - 6:19
    Tani, nëse unë nxjerr
  • 6:19 - 6:21
    syzet e mia prej një urithi të shëndetit publik,
  • 6:21 - 6:24
    që të shoh këto statistika,
  • 6:24 - 6:27
    duket shumë e thjeshtë, apo jo?
  • 6:27 - 6:29
    Por në këtë vend,
  • 6:29 - 6:32
    ku me sa duket qeveria nuk e ndjen veten të detyruar
  • 6:32 - 6:34
    t'iu ofrojë shërbime të shëndetit publik për qytetarët e vet,
  • 6:34 - 6:37
    ne kemi marrë një përqasje totalisht të ndryshme.
  • 6:37 - 6:39
    Pra ajo që kemi bërë në Shtetet e Bashkuara
  • 6:39 - 6:42
    është ti kthehemi dhe ti rikthehemi pafundësisht statistikave.
  • 6:42 - 6:45
    Prandaj kemi përmbledhje te qindrave studimeve
  • 6:45 - 6:47
    nga të gjithë njerëzit më të rëndësishëm
  • 6:47 - 6:50
    të panteonit shkencor në Shtetet e Bashkuara,
  • 6:50 - 6:52
    dhe këto studime tregojnë që
  • 6:52 - 6:54
    programet e shkëmbimit të gjilpërave janë efektive, një pjesë e madhe e tyre.
  • 6:54 - 6:57
    Tani, ato studime që tregojnë se programet nuk janë efektive --
  • 6:57 - 7:00
    po mendoni që kjo është një nga ato slide dinamike që të mërzisin,
  • 7:00 - 7:02
    dhe unë do të shtyp këtë butonin dhe pjesa tjetër do të shfaqet në ekran,
  • 7:02 - 7:05
    po jo, kjo është e gjithë slide.
  • 7:05 - 7:07
    (të qeshura)
  • 7:07 - 7:10
    Nuk ka asgjë në anën tjetër.
  • 7:12 - 7:14
    Prandaj, në mënyrë totalisht irracionale,
  • 7:14 - 7:16
    do të mendonim,
  • 7:16 - 7:19
    ama, prisni një moment, politikanët janë racionalë gjithashtu,
  • 7:19 - 7:22
    dhe ata po veprojnë sipas cfarë mendojnë që duan votuesit e tyre.
  • 7:22 - 7:24
    Edhe ne vëzhgojmë se si votuesit reagojnë
  • 7:24 - 7:26
    shumë mirë ndaj gjërave të tilla
  • 7:26 - 7:29
    dhe jo shumë mirë ndaj gjërave të këtilla.
  • 7:29 - 7:36
    (të qeshura)
  • 7:36 - 7:39
    Prandaj bëhet shumë racionale
  • 7:39 - 7:42
    që tu refuzojmë shërbimet injektuesve.
  • 7:42 - 7:44
    Tani le të flasim për seksin.
  • 7:44 - 7:47
    A jemi më racional kur vjen fjala për seksin?
  • 7:47 - 7:49
    Epo unë as që dua të merrem me
  • 7:49 - 7:51
    pozicionet qartësisht irracionale
  • 7:51 - 7:53
    të njerëzve si Kisha Katolike,
  • 7:53 - 7:56
    që mendojnë se nëse shpërndan prezervativa,
  • 7:56 - 8:00
    të gjithë do të shkojnë me vrap të bëjnë seks.
  • 8:00 - 8:02
    Nuk e di nëse Papa Benedikt
  • 8:02 - 8:04
    shikon TED-Fjalimet në internet,
  • 8:04 - 8:07
    por nëse e shikoni, kam një lajm për ju Benedikt.
  • 8:07 - 8:10
    Unë mbaj prezervativa me vete gjithë kohën,
  • 8:10 - 8:12
    dhe nuk bëj seks kurrë.
  • 8:12 - 8:14
    (të qeshura)
  • 8:14 - 8:16
    Nuk është kaq e lehtë.
  • 8:16 - 8:18
    Merrini, mbase ju do të keni më shumë fat.
  • 8:18 - 8:24
    (duartrokitje)
  • 8:24 - 8:26
    Dakort, seriozisht,
  • 8:26 - 8:29
    HIV nuk është kaq i lehtë
  • 8:29 - 8:31
    për tu transmetuar seksualisht.
  • 8:31 - 8:33
    Prandaj, varet nga sa virus ka
  • 8:33 - 8:35
    në gjakun dhe lëngjet e tjera trupore.
  • 8:35 - 8:38
    Dhe ajo që kemi është një nivel shumë të larte virusi,
  • 8:38 - 8:40
    që në fillim, menjëherë pas infektimit,
  • 8:40 - 8:42
    dhe kur fillojmë të prodhojmë antitrupa,
  • 8:42 - 8:44
    dhe pastaj vazhdon me nivele goxha të ulëta
  • 8:44 - 8:46
    për një kohë të gjatë, 10 ose 12 vjet,
  • 8:46 - 8:49
    me rritje të shpejta kur keni një infeksion tjetër seksualisht të transmetueshëm,
  • 8:49 - 8:51
    por në thelb, nuk ndodh asgjë
  • 8:51 - 8:53
    deri kur fillojnë simptomat e SIDAs.
  • 8:53 - 8:55
    Dhe në atë fazë
  • 8:55 - 8:57
    nuk dukeni mirë, nuk ndiheni mirë,
  • 8:57 - 8:59
    dhe nuk po bëni shumë seks.
  • 8:59 - 9:01
    Prandaj transmetimi seksual i HIV
  • 9:01 - 9:04
    në thelb, varet nga sa partnerë keni
  • 9:04 - 9:07
    në këto periudha të shkurtra kohe
  • 9:07 - 9:09
    kur keni kulmet e aktivitetit të virusit.
  • 9:09 - 9:12
    Në fakt, kjo i cmend njerëzit
  • 9:12 - 9:15
    sepse do të thotë që duhet të flasin për
  • 9:15 - 9:17
    disa grupe që kanë më shumë partnerë seksualë
  • 9:17 - 9:19
    në një kohë të shkurtër sesa grupe të tjera,
  • 9:19 - 9:21
    dhe kjo konsiderohet stigmatizuese.
  • 9:21 - 9:23
    Gjithmonë kam qenë kurioze mbi këtë
  • 9:23 - 9:25
    sepse mendoj që stigma është një gjë e keqe,
  • 9:25 - 9:27
    kurse seksi është një gjë goxha e mirë,
  • 9:27 - 9:30
    por e lëmë më mirë këtë pikë.
  • 9:30 - 9:32
    E vërteta është që 20 vjet
  • 9:32 - 9:34
    kërkimesh shumë të mira
  • 9:34 - 9:36
    na kanë treguar se
  • 9:36 - 9:39
    ka disa grupe që janë më të ngjashme të ndërrojnë
  • 9:39 - 9:41
    një numër të lartë partnerësh për një periudhë të shkurtër kohe,
  • 9:41 - 9:43
    dhe ato grupe janë, në nivel botëror,
  • 9:43 - 9:46
    njerëzit që shesin seks dhe partnerët e tyre të rregullt,
  • 9:46 - 9:48
    janë burrat homoseksualë që kanë dalë për tu dëfryer
  • 9:48 - 9:50
    që kanë mesatarisht, tre herë më shumë partnerë
  • 9:50 - 9:52
    se sa heteroseksualët që kanë dalë për tu dëfryer,
  • 9:52 - 9:54
    dhe ata janë heteroseksualë
  • 9:54 - 9:56
    që vijnë nga vende që kanë
  • 9:56 - 9:58
    tradita poligamie
  • 9:58 - 10:01
    dhe nivele relativisht të larta autonomie për gratë,
  • 10:01 - 10:04
    dhe gati të gjitha këto vende janë në Afrikën jugore ose lindore.
  • 10:04 - 10:07
    Dhe kjo pasqyrohet në këtë epideminë që kemi sot.
  • 10:07 - 10:10
    Prandaj ju mund ti shihni këto imazhe të tmerrshme nga Afrika.
  • 10:10 - 10:12
    Të gjitha këto janë vende në jug të Afrikës
  • 10:12 - 10:14
    ku një në shtatë
  • 10:14 - 10:16
    dhe një në tre
  • 10:16 - 10:18
    të të gjithë të rriturve
  • 10:18 - 10:20
    janë të infektuar me HIV.
  • 10:20 - 10:22
    Tani, në pjesën tjetër të botës,
  • 10:22 - 10:25
    asgjë nuk ndodh në popullsinë në përgjithësi,
  • 10:25 - 10:27
    nivele shumë shumë të ulëta,
  • 10:27 - 10:30
    por kemi nivele shumë të larta të infeksionit me HIV
  • 10:30 - 10:33
    në këto popullatat e tjera që janë më të rrezikuarat,
  • 10:33 - 10:35
    si të droguarit me gjilpëra, punonjëset e seksit,
  • 10:35 - 10:37
    dhe meshkujt homoseksualë.
  • 10:37 - 10:39
    Vini re informacionin lokal nga Los Anxheles.
  • 10:39 - 10:42
    prevalenca 25% ndër meshkujt homoseksualë.
  • 10:43 - 10:46
    Patjetër, që nuk infektohesh nga HIV vetëm duke bërë seks të pambrojtur.
  • 10:46 - 10:49
    Mund të infektohesh nga HIV duke bërë seks të pambrojtur
  • 10:49 - 10:52
    me një person të infektuar me HIV.
  • 10:52 - 10:54
    Në pjesën më të madhe të botës,
  • 10:54 - 10:56
    pa marrë parasysh këto raste falimentimi
  • 10:56 - 10:58
    të parandalimit
  • 10:58 - 11:00
    kemi patur goxha sukses këto ditë
  • 11:00 - 11:02
    në fushën e tregtisë së seksit.
  • 11:02 - 11:04
    Përdorimi i prezervativave midis 80 dhe 90%
  • 11:04 - 11:07
    në seksin që tregtohet në shumicën e vendeve.
  • 11:07 - 11:10
    Përsëri ndodh sepse masat shtytëse janë të renditura.
  • 11:10 - 11:12
    Cfarë është racionale për shëndetin publik
  • 11:12 - 11:14
    është gjithashtu racionale për punëtoret e seksit
  • 11:14 - 11:17
    sepse është keq për shitjet po të kesh një infeksion veneriale.
  • 11:17 - 11:19
    Asnjë nuk e do.
  • 11:19 - 11:21
    Faktikisht, asnjë nga klientët e tyre nuk duan të kthehen në shtëpi rrjedhje qelbi.
  • 11:21 - 11:24
    Në thelb, mund të arrish
  • 11:24 - 11:27
    nivele të larta përdorimi të prezervativëve në seksin komercial.
  • 11:27 - 11:29
    por në marrëdhënie intime,
  • 11:29 - 11:31
    është shumë më e vështirë sepse,
  • 11:31 - 11:33
    me gruan tuaj apo të dashurin tuaj,
  • 11:33 - 11:36
    ose me dikë që ju shpresoni do të bëhet një nga këto gjëra për ju,
  • 11:36 - 11:39
    ne kemi këtë iluzionin e romancës
  • 11:39 - 11:41
    të besimit dhe intimitetit,
  • 11:41 - 11:44
    dhe asgjë nuk e vret romancën më shumë se sa
  • 11:44 - 11:47
    pyetja "Prezervativi im apo i yti, zemër?"
  • 11:47 - 11:50
    Prandaj kur përballesh me këtë fakt,
  • 11:50 - 11:53
    të duhet një shtysë shumë e fortë
  • 11:53 - 11:56
    që të përdorësh prezervativa.
  • 11:56 - 11:59
    Kjo për shembull. Ky zotëri quhet Jozef.
  • 11:59 - 12:01
    Vjen nga Haiti, dhe është i sëmurë me SIDA,
  • 12:01 - 12:04
    dhe nuk besoj se po bën shumë seks tani,
  • 12:04 - 12:06
    por ai është një rikujtim për popullatën
  • 12:06 - 12:08
    përse ju do të dëshironit të
  • 12:08 - 12:10
    përdorni prezervativë.
  • 12:10 - 12:12
    edhe kjo është në Haiti dhe na kujton
  • 12:12 - 12:15
    përse mund të doni të ishit duke bërë seks tani, mbase.
  • 12:16 - 12:19
    Cuditërisht, edhe ky është Jozef
  • 12:19 - 12:22
    pas gjashtë muajsh trajtimi me ilace antiretrovirale.
  • 12:23 - 12:26
    Jo për gjë e quajmë Efekti Lazarus.
  • 12:28 - 12:31
    Por po ndryshon ekuacionin
  • 12:31 - 12:33
    e cfarë është racionale
  • 12:33 - 12:36
    në marrjen e vendimeve mbi gjërat seksuale.
  • 12:36 - 12:38
    Prandaj kemi këtë situatë
  • 12:38 - 12:40
    ku disa njerëz thonë: "Nuk ka shumë rëndësi
  • 12:40 - 12:43
    sepse, aktualisht, trajtimi është një mënyrë parandalimi efektive
  • 12:43 - 12:45
    sepse ul ngarkesën virale dhe rrjedhimisht
  • 12:45 - 12:47
    e bën më të vështirë transmetimin e virusit HIV."
  • 12:47 - 12:50
    Prandaj, nëse e shihni këtë punën e viremisë përsëri,
  • 12:50 - 12:52
    nëse filloni trajtimin kur jeni të sëmurë,
  • 12:52 - 12:55
    atëherë cfarë ndodh? Ngarkesa virale ulet.
  • 12:55 - 12:58
    Por në krahasim me cfarë? Cfarë ndodh nëse nuk bën trajtimin?
  • 12:59 - 13:01
    Në fakt, vdes,
  • 13:01 - 13:03
    prandaj ngarkesa virale bëhet zero.
  • 13:03 - 13:06
    Dhe e gjithë kjo jeshilja këtu, duke përfshirë këto rritjet e menjëhershme,
  • 13:06 - 13:10
    që ndodhin kur nuk shkoje dot në farmaci
  • 13:10 - 13:13
    apo të mbaruan ilacet, apo dole për party për tre ditë rresht
  • 13:13 - 13:15
    dhe harrove të pije ilacet,
  • 13:15 - 13:18
    ose sepse ke fituar rezistencë ndaj ilaceve, apo cfarëdo arsye,
  • 13:18 - 13:20
    i gjithi ky virus
  • 13:20 - 13:23
    nuk do të ishte atje jashtë, po të mos kishte trajtime dhe ilace.
  • 13:23 - 13:26
    A po ju them, oh mirë, strategji parandalimi fantastike,
  • 13:26 - 13:28
    nuk duhet ti japim më njerëzve ilace?
  • 13:28 - 13:30
    Patjetër që jo. Patjetër që jo,
  • 13:30 - 13:33
    duhet të zgjerojmë trajtimin antiretroviral sa më shumë që të mundemi.
  • 13:33 - 13:35
    Por unë po vë në pikëpyetje
  • 13:35 - 13:37
    ata njerëz që thonë që më shumë trajtim
  • 13:37 - 13:39
    është e vetmja formë parandalimi që na duhet.
  • 13:39 - 13:42
    Kjo nuk është domosdosmërisht e vërtetë,
  • 13:42 - 13:44
    dhe mendoj që mund të mësojmë më shumë nga eksperiencat e meshkujve homoseksualë
  • 13:44 - 13:47
    në vende të pasura ku kanë pasur trajtimin në dispozicion
  • 13:47 - 13:49
    për gati 15 vjet deri tani,
  • 13:49 - 13:51
    dhe cfarë kemi vënë re është që
  • 13:51 - 13:53
    në fakt, përdorimi i prezervativave,
  • 13:53 - 13:55
    që ishte shumë shumë i lartë --
  • 13:55 - 13:58
    komuniteti i homoseksualëve ju përgjigj shumë shpejt virusit HIV,
  • 13:58 - 14:00
    me shumë pak ndihmë
  • 14:00 - 14:02
    nga urithët e shëndetit publik, do të thosha --
  • 14:02 - 14:05
    që niveli i përdorimit të prezervativëve ka rënë dramatikisht që kur filloi trajtimi
  • 14:05 - 14:07
    për dy arsye faktikisht.
  • 14:07 - 14:09
    Një është hipoteza që "Epo mirë,
  • 14:09 - 14:11
    ai është i infektuar, ka shumë mundësi që po merr ilace,
  • 14:11 - 14:14
    dhe ngarkesën virale duhet ta ketë të ulët, prandaj jam goxha i sigurt."
  • 14:14 - 14:16
    Dhe gjëja tjetër që po ndodh është që njerëzit thjesht
  • 14:16 - 14:18
    nuk tremben më nga virusi HIV
  • 14:18 - 14:21
    sa tremben nga SIDA, dhe kanë të drejtë.
  • 14:21 - 14:24
    SIDA është sëmundja shpërfytyruese që të vriste,
  • 14:24 - 14:26
    kurse HIV është virusi i padukshëm
  • 14:26 - 14:28
    që të bën të pish një kokërr ilaci cdo ditë.
  • 14:28 - 14:30
    Dhe kjo është e mërzitshme,
  • 14:30 - 14:33
    por a është aq e mërzitshme sa
  • 14:33 - 14:35
    të të duhet të përdorësh një prezervativ cdo herë që bën seks,
  • 14:35 - 14:37
    pavarësisht nga sa i dehur je,
  • 14:37 - 14:40
    pavarësisht nga sa vija ke bërë, cfarëdo lloj gjëje?
  • 14:40 - 14:42
    Nëse shohim të dhënat, vëmë re që
  • 14:42 - 14:44
    përgjigja për këtë pyetje
  • 14:44 - 14:46
    është HMMMMM.
  • 14:46 - 14:48
    Këto janë të dhënat nga Skocia.
  • 14:48 - 14:50
    E shihni kulmin tek përdoruesit e drogës me gjilpërë
  • 14:50 - 14:52
    para se të fillonte programi kombëtar i shkëmbimit të gjilpërave.
  • 14:52 - 14:54
    Pastaj u ul deri poshtë
  • 14:54 - 14:56
    dhe si tek heteroseksualët, shumica në seksin komercial
  • 14:56 - 14:58
    si dhe në përdoruesit e drogës,
  • 14:58 - 15:01
    nuk kemi shumë aktivitet pas fillimit të trajtimit,
  • 15:01 - 15:03
    dhe kjo ndodh sepse shtysat përputhen
  • 15:03 - 15:05
    ashtu sic ju thashë më parë.
  • 15:05 - 15:07
    Por për meshkujt homoseksualë,
  • 15:07 - 15:09
    kemi një rritje të theksuar
  • 15:09 - 15:11
    duke filluar 3 apo 4 vjet
  • 15:11 - 15:13
    pasi trajtimi mund ta merrje lehtësisht.
  • 15:13 - 15:15
    Këto janë infeksionet e reja.
  • 15:15 - 15:17
    Cfarë do të thotë kjo?
  • 15:17 - 15:20
    Do të thotë që efekti i kombinuar i të qënit më pak të shqetësuar
  • 15:20 - 15:23
    dhe të paturit të më shumë virus në popullsi,
  • 15:23 - 15:25
    më shumë njerëz që jetonin jetë më të gjata, më të shëndetshme,
  • 15:25 - 15:27
    me më shumë shanse për të bërë seks
  • 15:27 - 15:29
    të infektuar me HIV,
  • 15:29 - 15:32
    është më i fortë se sa efekti i ngarkesës virale më të ulët,
  • 15:32 - 15:34
    dhe kjo është dicka shumë shqetësuese.
  • 15:34 - 15:36
    Cfarë do të thotë kjo?
  • 15:36 - 15:39
    Do të thotë që duhet bërë më shumë parandalim, kur kemi më shumë trajtim.
  • 15:39 - 15:41
    A po ndodh kjo?
  • 15:41 - 15:44
    Jo, dhe unë e quaj dilema e dhembshurisë.
  • 15:44 - 15:47
    Kemi folur shumë për dhembshurinë këto ditë.
  • 15:47 - 15:50
    Dhe cfarë po ndodh në fakt është që njerëzit nuk janë
  • 15:50 - 15:52
    të zotë të ndërtojnë
  • 15:52 - 15:55
    shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues për punëtoret e seksit,
  • 15:55 - 15:58
    jo të zotët tu japim gjilpëra të droguarve,
  • 15:58 - 16:01
    por kur kanë kaluar nga të qënit
  • 16:01 - 16:04
    njerëz transgresivë, sjelljet e të cilëve nuk duam ti aprovojmë,
  • 16:04 - 16:06
    dhe bëhen viktima të SIDA-s,
  • 16:06 - 16:08
    ne bëhemi shumë të dhembshur
  • 16:08 - 16:10
    dhe u blejmë ilace shumë të shtrenjta për të gjithë jetën.
  • 16:10 - 16:12
    Nuk ka kuptim
  • 16:12 - 16:14
    nga pikëpamja e shëndetit publik.
  • 16:14 - 16:18
    Dua tja jap fjalën e fundit, Ines.
  • 16:18 - 16:21
    Ines është një prostitutë transgjinore në rrugët e Xhakartës.
  • 16:21 - 16:23
    Eshtë një femër me penis.
  • 16:23 - 16:25
    Përse e bën këtë punën ajo?
  • 16:25 - 16:28
    Patjetër sepse e kanë detyruar
  • 16:28 - 16:30
    sepse ajo nuk ka mundësi të tjera më të mira, etj etj
  • 16:30 - 16:32
    sikur të mund ti tregonim asaj se si të qepte
  • 16:32 - 16:35
    dhe të gjente një punë të mirë në një fabrikë, gjithcka do të shkonte shumë mire.
  • 16:35 - 16:37
    Ja cfarë fitojnë punëtoret e fabrikave në një orë pune në Indonezi,
  • 16:37 - 16:39
    mesatarisht, 20 qindarka.
  • 16:39 - 16:41
    Varion pak nga krahina në krahinë.
  • 16:41 - 16:44
    Unë bisedoj me punonjëset e seksit, 15,000 prej tyre
  • 16:44 - 16:46
    për këtë imazh spcifikisht.
  • 16:46 - 16:48
    Dhe kjo është cfarë punëtoret e seksit.
  • 16:48 - 16:50
    fitojnë në një orë.
  • 16:50 - 16:53
    Prandaj, nuk është një punë e mirë, por për shumë njerëz
  • 16:53 - 16:55
    është një zgjedhje shumë racionale.
  • 16:55 - 16:57
    Ok, Ines.
  • 17:00 - 17:05
    Kemi mjetet, njohurinë, të ardhurat,
  • 17:05 - 17:09
    dhe zotimin për parandalimin e HIV, gjithashtu.
  • 17:09 - 17:15
    Ines: Përse vazhdon të rritet niveli i infeksioneve?
  • 17:15 - 17:18
    Gjithcka është politike.
  • 17:18 - 17:21
    Kur i futesh politikës, asgjë nuk merret vesh.
  • 17:21 - 17:24
    Elizabeth Pisani: "Kur fillon të merresh me politikën, asgjë nuk merret vesh."
  • 17:24 - 17:27
    Prandaj, nga pikëpamja e një punëtorje të seksit,
  • 17:27 - 17:29
    politikanët nuk merren vesh.
  • 17:29 - 17:31
    Nga pikëpamja e urithit të shëndetit publik,
  • 17:31 - 17:34
    të droguarit po bëjnë gjëra pa mend.
  • 17:35 - 17:38
    Dua të them që e vërteta është që cdo njeri ka një arsyetim të ndryshëm.
  • 17:38 - 17:40
    Ka aq shumë mënyra për të qenë i arsyeshëm
  • 17:40 - 17:42
    sa ka edhe qënie njerëzore në planet,
  • 17:42 - 17:44
    dhe kjo është një nga lavditë e ekzistencës njerëzore.
  • 17:44 - 17:46
    Por këto mënyra të të qënit të arsyeshëm.
  • 17:46 - 17:48
    nuk janë të pavarura njëra nga tjetra.
  • 17:48 - 17:50
    Prandaj është racionale për
  • 17:50 - 17:52
    njër një përdorues droge me gjilpëra
  • 17:52 - 17:55
    sepse një vendim idiot është marrë nga një politikan,
  • 17:55 - 17:57
    dhe është e arsyeshme për një politikan
  • 17:57 - 18:00
    për ta marrë këtë vendim idiot
  • 18:00 - 18:02
    sepse po u përgjigjen
  • 18:02 - 18:04
    atyre që mendojnë që votuesit duan.
  • 18:04 - 18:06
    Por këtu qëndron problemi:
  • 18:06 - 18:08
    Ne jemi votuesit.
  • 18:08 - 18:11
    Nuk jemi të gjithë, patjetër, por TED është një komunitet me lidera të opinionit publik,
  • 18:11 - 18:13
    dhe cdokush që është në këtë dhomë,
  • 18:13 - 18:16
    dhe cdokush që po e shikon këtë video në internet,
  • 18:16 - 18:19
    unë mendoj që e ka për detyrë ti kërkojë politikanëve
  • 18:19 - 18:22
    të marrin vendimet e politikës mbi bazën e provave shkencore
  • 18:22 - 18:24
    dhe duke u bazuar në bon sens (Logjikën e thjeshtë).
  • 18:24 - 18:26
    Do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne
  • 18:26 - 18:29
    që në mënyrë individuale të influencojmë cfarë është e arsyeshme
  • 18:29 - 18:31
    për cdo Frankie dhe cdo Ines atje jashtë.
  • 18:31 - 18:34
    Por të paktën mund ta përdorni votën tuaj
  • 18:34 - 18:37
    të ndaloni që politikanët të bëjnë gjëra idiote
  • 18:37 - 18:39
    që shpërndajnë virusin HIV.
  • 18:39 - 18:41
    Falemnderit.
  • 18:41 - 18:50
    (duartrokitje)
Title:
Elizabeth Pisani: Seksi, droga dhe HIV - le të tregohemi të arsyeshëm
Speaker:
Elizabeth Pisani
Description:

E armatosur me logjikën e saj të hekurt, sensin e humorit dhe syzet prej "një urithi të shëndetit publik", Elizabeth Pisani shpalos morinë e mospërputhjeve në sistemet tona politike që i ndalojnë të gjitha dollarët tanë të luftojnë përhapjen e HIV. Hulumtimet e saj me popullësitë-në-rrezik -- nga të droguarit deri tek punonjëset e seksit në Kamboxhia -- tregojnë masat, ndonjëherë kundër-intuitive, që mund të ndalnin përhapjen e kësaj sëmundjeje shkatërruese.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
18:54
Elona Toska added a translation

Albanian subtitles

Revisions