"Njerëzit bëjnë budallallëqe. Këto përhapin HIV." Ky ishte titulli kryesor i një gazete në Mbretërinë e Bashkuar (Britaninë e Madhe) The Guardian, jo shumë kohë më parë. Jam kurioze - ngrini duart - kush është dakort me këtë titull? Po mirë, një ose dy guximtarë. Ky është në fakt një citat direkt nga një epidemiologjist që ka punuar në fushën e HIV për 15 vjet, ka punuar në 4 kontinente, dhe tani e keni përpara jush. Dhe unë kam ardhur tju mbush mendjen që ky titull është vetëm gjysëm i vërtetë. Njerëzit infektohen me HIV sepse bëjnë budallallëqe, por shumica e tyre bëjnë budallallëqe për arsye mjaft racionale. Në fakt, "racionalja" është paradigma kryesore në fushën e shëndetit publik. Dhe nëse vishni syzet e urithit të shëndetit publik, do të shihni se nëse u japim njerëzve informacionin që i duhet mbi çfarë u bën mirë dhe çfarë u bën keq, nëse u ofrohen shërbimet që ata mund të përdorin bazuar mbi informacionin, dhe me pak motivim, njerëzit marrin vendime racionale dhe do jetojnë gjatë dhe plot shëndet. Mrekulli. Kjo është pak problematike për mua sepse unë punoj në HIV, dhe ndonëse jam e sigurt që ju të gjithë e dini që HIV tregon për varfërinë dhe pabarazinë gjinore, dhe nëse ishit tek TED '07, tregon për çmimet e kafesë; faktikisht, HIV flet për seksin dhe drogën. Dhe nëse ka dy gjëra që i bëjnë njerëzit pakëz irracional, janë ereksionet dhe varësia. (të qeshura) Atëherë, fillojmë me ç'është racionale për një të droguar. Më kujtohet një bisedë me një shokun tim Indonezian, Frankie. Po hanim drekë, dhe ai po më tregonte për kohën kur ishte i burgosur në Bali për përdorim droge. Dhe ishte ditëlindja e dikujt, që me shumë njerëzi kishte futur heroinë kontrabandë në burg, dhe me shumë zemërgjerësi po e ndante me të tjerët me të gjithë kolegët e tij. Kështu që të gjithë u vunë në radhë, të gjithë të droguarit njëri pas tjetrit. Dhe ai që kishte datëlindjen mbushi shiringën, dhe filloi të injektonte njerëzit e vënë në radhë. Filloi duke injektuar të parin në radhë, dhe pas injektimit fshiu gjilpërën në këmishën e vetë, dhe vazhdon të injektojë personin tjetër. Dhe Frankie tha, "Unë isha i 22-ti në radhë, dhe unë e shihja gjilpërën që vinte drejt meje, dhe kishte gjak kudo. Dhe gjilpëra po bëhej gjithmonë më e më e turbullt. Dhe një pjesë e vogël e trurit tim po mendonte, "Kjo është shumë e pështirë dhe shumë e rrezikshme." por pjesa më e madhe e trurit tim po mendonte, "Shpresoj të mbetet pak drogë edhe për mua kur të arrijë tek unë. Aman të mbetet edhe për mua." Dhe duke më treguar këtë histori, Frankie më tha, "E di që për Zotin, droga të bën budalla." Dhe, në të vërtetë, nuk mund t'i vësh fajin për saktësi, por, në fakt, Frankie, në atë moment, ishte përdorues i varur nga heroina, dhe ishte në burg. Kështu që zgjedhja e tij ishte ose të pranonte atë gjilpërën ose të mos arrinte nirvanën. Dhe nëse ka një vend ku mezi pret të arrish nirvanën, Eshtë kur je në burg. Por unë jam një shkencëtare, dhe më pëlqen ti kthej historitë në statistika, prandaj ti hedhim një sy statistikave. Biseduam me 600 të droguar në 3 qytete në Indonezi, dhe ju thamë, "po mirë, e dini si përcillet virusi i HIV?" "Patjetër. Duke përdorur të njëjtën gjilpërë." E kam me të vërtetë, gati 100%. Po, duke përdorur të njëjtën gjilpërë. Dhe, "E dini ku mund të gjeni gjilpëra të pastra me një cmim që mund ta paguani dhe të evitoni infeksionin?" "Patjetër." 100 përqind. "Jemi të droguar; e dimë ku mund të gjejmë gjilpëra të pastra." "Keni ndonjë gjilpërë të pastër me vete? Ishim duke intervistuar njerëz në rrugë, në vendet ku kalonin kohën dhe përdornin drogë. "Keni gjilpëra të pastra me vete?" Një në katër veta, maksimumi. Prandaj nuk ishte asnjë surprizë proporcioni i atyre që përdorin gjilpëra të pastra cdo herë që përdorën drogë me injeksion javën e kaluar ishte rreth një në 10, ndërkohë që 9 të tjerët po përdornin të njëjtat gjilpëra. Prandaj keni këtë mospërputhje masive. Të gjithë e dinë që nëse përdorin të njëjtën gjilpërë do të infektohen me HIV, por ata vazhdojnë të përdorin të njëjtën gjilpërë. Ku qëndron arsyeja e gjithë kësaj? Mos arrihet nirvana më e mirë nëse përdor të njëjtën gjilpërë? Ja bëmë këtë pyetje një të droguari dhe na u përgjigj, "Jeni të cmendur? Askush nuk do të përdorë të njëjtën gjilpërë, ashtu si askush nuk do të përdorë të njëjtën furcë dhëmbësh me partnerin seksual. Ka një faktor pështirosje në mes. Jo, jo. Ne përdorim të njëjtat gjilpëra sepse nuk duam të shkojmë në burg." Atëherë, në Indonezi në atë kohë, nëse mbaje një gjilpërë, dhe të kapnin policët, mund të të fusnin në burg. Dhe kjo situatë e ndryshon pakëz ekuacionin, apo jo? Sepse zgjedhja jote tani është ose të përdor gjilpërën time tani, ose të përdor një gjilpërë të dikujt tjetër të infektohem nga një sëmundje që mund të më vrasë pas 10 vjetësh, ose mund të përdor gjilpërën time dhe të shkoj në burg nesër. Pavarësisht që të droguarit mendojnë që është një ide e keqe të ekspozohen ndaj virusit HIV, ata mendojnë që është një ide akoma më e keqe të kalojnë vitin e ardhshëm në burg, ku ka shumë mundësi të gjenden në situatën e Frankie-t dhe të ekspozohen ndaj virusit HIV sidoqoftë. Papritur, duket totalisht racionale të përdorësh të njëjtën gjilpërë si të tjerët. Le ta shohim tani situatën nga pikëpamja e një politikë-bërësi. Ky është një problem shumë i lehtë. Më në fund, stimujt përputhen. Nga njëra anë kemi cfarë është racionale për shëndetin publik. Duam që njerëzit të përdorin gjilpëra të pastra, dhe të droguarit duan të përdorin gjilpëra të pastra. Prandaj mund ta eliminojmë këtë problemin duke vënë në dispozicion gjilpërat e pastra për të gjithë dhe duke hequr frikën e arrestimit. Tani, personi i parë që e kuptoi të gjithë këtë dhe që bëri dicka në nivel kombëtar ishte liberalja e mirënjëhur zemërbutë Margaret Thecër. Ajo zbatoi për herë të parë në botë një program kombëtar për shkëmbimin e gjilpërave dhe vende të tjera ndoqën shembullin e saj, Australia, Hollanda dhe disa të tjerë, dhe në të gjitha këto vende, sic mund ta shihni, asnjëherë më shumë se 4% u infektuan me virusin HIV, nga të droguarit që injektonin. Në vendet që nuk e bënë këtë, p.sh. qyteti i Nju Jork-ut Moska, Xhakarta, po diskutojmë, në kulmin e infeksionit një në dy injektues droge ishte i infektuar me këtë sëmundje fatale. Në fakt, Margaret Thecër nuk e bëri këtë sepse ndjente ndonjë dashuri të madhe për të droguarit. Ajo e bëri sepse ajo drejtonte një vend që kishte një sistem shëndetësor kombëtar. Prandaj, nëse ajo nuk investonte në parandalim efektiv, do ti duhej të paguante koston e trajtimit mjekësor më vonë, dhe është e qartë që këto kosto janë shumë më të larta. Prandaj ajo mori një vendim politik racional. Tani, nëse unë nxjerr syzet e mia prej një urithi të shëndetit publik, që të shoh këto statistika, duket shumë e thjeshtë, apo jo? Por në këtë vend, ku me sa duket qeveria nuk e ndjen veten të detyruar t'iu ofrojë shërbime të shëndetit publik për qytetarët e vet, ne kemi marrë një përqasje totalisht të ndryshme. Pra ajo që kemi bërë në Shtetet e Bashkuara është ti kthehemi dhe ti rikthehemi pafundësisht statistikave. Prandaj kemi përmbledhje te qindrave studimeve nga të gjithë njerëzit më të rëndësishëm të panteonit shkencor në Shtetet e Bashkuara, dhe këto studime tregojnë që programet e shkëmbimit të gjilpërave janë efektive, një pjesë e madhe e tyre. Tani, ato studime që tregojnë se programet nuk janë efektive -- po mendoni që kjo është një nga ato slide dinamike që të mërzisin, dhe unë do të shtyp këtë butonin dhe pjesa tjetër do të shfaqet në ekran, po jo, kjo është e gjithë slide. (të qeshura) Nuk ka asgjë në anën tjetër. Prandaj, në mënyrë totalisht irracionale, do të mendonim, ama, prisni një moment, politikanët janë racionalë gjithashtu, dhe ata po veprojnë sipas cfarë mendojnë që duan votuesit e tyre. Edhe ne vëzhgojmë se si votuesit reagojnë shumë mirë ndaj gjërave të tilla dhe jo shumë mirë ndaj gjërave të këtilla. (të qeshura) Prandaj bëhet shumë racionale që tu refuzojmë shërbimet injektuesve. Tani le të flasim për seksin. A jemi më racional kur vjen fjala për seksin? Epo unë as që dua të merrem me pozicionet qartësisht irracionale të njerëzve si Kisha Katolike, që mendojnë se nëse shpërndan prezervativa, të gjithë do të shkojnë me vrap të bëjnë seks. Nuk e di nëse Papa Benedikt shikon TED-Fjalimet në internet, por nëse e shikoni, kam një lajm për ju Benedikt. Unë mbaj prezervativa me vete gjithë kohën, dhe nuk bëj seks kurrë. (të qeshura) Nuk është kaq e lehtë. Merrini, mbase ju do të keni më shumë fat. (duartrokitje) Dakort, seriozisht, HIV nuk është kaq i lehtë për tu transmetuar seksualisht. Prandaj, varet nga sa virus ka në gjakun dhe lëngjet e tjera trupore. Dhe ajo që kemi është një nivel shumë të larte virusi, që në fillim, menjëherë pas infektimit, dhe kur fillojmë të prodhojmë antitrupa, dhe pastaj vazhdon me nivele goxha të ulëta për një kohë të gjatë, 10 ose 12 vjet, me rritje të shpejta kur keni një infeksion tjetër seksualisht të transmetueshëm, por në thelb, nuk ndodh asgjë deri kur fillojnë simptomat e SIDAs. Dhe në atë fazë nuk dukeni mirë, nuk ndiheni mirë, dhe nuk po bëni shumë seks. Prandaj transmetimi seksual i HIV në thelb, varet nga sa partnerë keni në këto periudha të shkurtra kohe kur keni kulmet e aktivitetit të virusit. Në fakt, kjo i cmend njerëzit sepse do të thotë që duhet të flasin për disa grupe që kanë më shumë partnerë seksualë në një kohë të shkurtër sesa grupe të tjera, dhe kjo konsiderohet stigmatizuese. Gjithmonë kam qenë kurioze mbi këtë sepse mendoj që stigma është një gjë e keqe, kurse seksi është një gjë goxha e mirë, por e lëmë më mirë këtë pikë. E vërteta është që 20 vjet kërkimesh shumë të mira na kanë treguar se ka disa grupe që janë më të ngjashme të ndërrojnë një numër të lartë partnerësh për një periudhë të shkurtër kohe, dhe ato grupe janë, në nivel botëror, njerëzit që shesin seks dhe partnerët e tyre të rregullt, janë burrat homoseksualë që kanë dalë për tu dëfryer që kanë mesatarisht, tre herë më shumë partnerë se sa heteroseksualët që kanë dalë për tu dëfryer, dhe ata janë heteroseksualë që vijnë nga vende që kanë tradita poligamie dhe nivele relativisht të larta autonomie për gratë, dhe gati të gjitha këto vende janë në Afrikën jugore ose lindore. Dhe kjo pasqyrohet në këtë epideminë që kemi sot. Prandaj ju mund ti shihni këto imazhe të tmerrshme nga Afrika. Të gjitha këto janë vende në jug të Afrikës ku një në shtatë dhe një në tre të të gjithë të rriturve janë të infektuar me HIV. Tani, në pjesën tjetër të botës, asgjë nuk ndodh në popullsinë në përgjithësi, nivele shumë shumë të ulëta, por kemi nivele shumë të larta të infeksionit me HIV në këto popullatat e tjera që janë më të rrezikuarat, si të droguarit me gjilpëra, punonjëset e seksit, dhe meshkujt homoseksualë. Vini re informacionin lokal nga Los Anxheles. prevalenca 25% ndër meshkujt homoseksualë. Patjetër, që nuk infektohesh nga HIV vetëm duke bërë seks të pambrojtur. Mund të infektohesh nga HIV duke bërë seks të pambrojtur me një person të infektuar me HIV. Në pjesën më të madhe të botës, pa marrë parasysh këto raste falimentimi të parandalimit kemi patur goxha sukses këto ditë në fushën e tregtisë së seksit. Përdorimi i prezervativave midis 80 dhe 90% në seksin që tregtohet në shumicën e vendeve. Përsëri ndodh sepse masat shtytëse janë të renditura. Cfarë është racionale për shëndetin publik është gjithashtu racionale për punëtoret e seksit sepse është keq për shitjet po të kesh një infeksion veneriale. Asnjë nuk e do. Faktikisht, asnjë nga klientët e tyre nuk duan të kthehen në shtëpi rrjedhje qelbi. Në thelb, mund të arrish nivele të larta përdorimi të prezervativëve në seksin komercial. por në marrëdhënie intime, është shumë më e vështirë sepse, me gruan tuaj apo të dashurin tuaj, ose me dikë që ju shpresoni do të bëhet një nga këto gjëra për ju, ne kemi këtë iluzionin e romancës të besimit dhe intimitetit, dhe asgjë nuk e vret romancën më shumë se sa pyetja "Prezervativi im apo i yti, zemër?" Prandaj kur përballesh me këtë fakt, të duhet një shtysë shumë e fortë që të përdorësh prezervativa. Kjo për shembull. Ky zotëri quhet Jozef. Vjen nga Haiti, dhe është i sëmurë me SIDA, dhe nuk besoj se po bën shumë seks tani, por ai është një rikujtim për popullatën përse ju do të dëshironit të përdorni prezervativë. edhe kjo është në Haiti dhe na kujton përse mund të doni të ishit duke bërë seks tani, mbase. Cuditërisht, edhe ky është Jozef pas gjashtë muajsh trajtimi me ilace antiretrovirale. Jo për gjë e quajmë Efekti Lazarus. Por po ndryshon ekuacionin e cfarë është racionale në marrjen e vendimeve mbi gjërat seksuale. Prandaj kemi këtë situatë ku disa njerëz thonë: "Nuk ka shumë rëndësi sepse, aktualisht, trajtimi është një mënyrë parandalimi efektive sepse ul ngarkesën virale dhe rrjedhimisht e bën më të vështirë transmetimin e virusit HIV." Prandaj, nëse e shihni këtë punën e viremisë përsëri, nëse filloni trajtimin kur jeni të sëmurë, atëherë cfarë ndodh? Ngarkesa virale ulet. Por në krahasim me cfarë? Cfarë ndodh nëse nuk bën trajtimin? Në fakt, vdes, prandaj ngarkesa virale bëhet zero. Dhe e gjithë kjo jeshilja këtu, duke përfshirë këto rritjet e menjëhershme, që ndodhin kur nuk shkoje dot në farmaci apo të mbaruan ilacet, apo dole për party për tre ditë rresht dhe harrove të pije ilacet, ose sepse ke fituar rezistencë ndaj ilaceve, apo cfarëdo arsye, i gjithi ky virus nuk do të ishte atje jashtë, po të mos kishte trajtime dhe ilace. A po ju them, oh mirë, strategji parandalimi fantastike, nuk duhet ti japim më njerëzve ilace? Patjetër që jo. Patjetër që jo, duhet të zgjerojmë trajtimin antiretroviral sa më shumë që të mundemi. Por unë po vë në pikëpyetje ata njerëz që thonë që më shumë trajtim është e vetmja formë parandalimi që na duhet. Kjo nuk është domosdosmërisht e vërtetë, dhe mendoj që mund të mësojmë më shumë nga eksperiencat e meshkujve homoseksualë në vende të pasura ku kanë pasur trajtimin në dispozicion për gati 15 vjet deri tani, dhe cfarë kemi vënë re është që në fakt, përdorimi i prezervativave, që ishte shumë shumë i lartë -- komuniteti i homoseksualëve ju përgjigj shumë shpejt virusit HIV, me shumë pak ndihmë nga urithët e shëndetit publik, do të thosha -- që niveli i përdorimit të prezervativëve ka rënë dramatikisht që kur filloi trajtimi për dy arsye faktikisht. Një është hipoteza që "Epo mirë, ai është i infektuar, ka shumë mundësi që po merr ilace, dhe ngarkesën virale duhet ta ketë të ulët, prandaj jam goxha i sigurt." Dhe gjëja tjetër që po ndodh është që njerëzit thjesht nuk tremben më nga virusi HIV sa tremben nga SIDA, dhe kanë të drejtë. SIDA është sëmundja shpërfytyruese që të vriste, kurse HIV është virusi i padukshëm që të bën të pish një kokërr ilaci cdo ditë. Dhe kjo është e mërzitshme, por a është aq e mërzitshme sa të të duhet të përdorësh një prezervativ cdo herë që bën seks, pavarësisht nga sa i dehur je, pavarësisht nga sa vija ke bërë, cfarëdo lloj gjëje? Nëse shohim të dhënat, vëmë re që përgjigja për këtë pyetje është HMMMMM. Këto janë të dhënat nga Skocia. E shihni kulmin tek përdoruesit e drogës me gjilpërë para se të fillonte programi kombëtar i shkëmbimit të gjilpërave. Pastaj u ul deri poshtë dhe si tek heteroseksualët, shumica në seksin komercial si dhe në përdoruesit e drogës, nuk kemi shumë aktivitet pas fillimit të trajtimit, dhe kjo ndodh sepse shtysat përputhen ashtu sic ju thashë më parë. Por për meshkujt homoseksualë, kemi një rritje të theksuar duke filluar 3 apo 4 vjet pasi trajtimi mund ta merrje lehtësisht. Këto janë infeksionet e reja. Cfarë do të thotë kjo? Do të thotë që efekti i kombinuar i të qënit më pak të shqetësuar dhe të paturit të më shumë virus në popullsi, më shumë njerëz që jetonin jetë më të gjata, më të shëndetshme, me më shumë shanse për të bërë seks të infektuar me HIV, është më i fortë se sa efekti i ngarkesës virale më të ulët, dhe kjo është dicka shumë shqetësuese. Cfarë do të thotë kjo? Do të thotë që duhet bërë më shumë parandalim, kur kemi më shumë trajtim. A po ndodh kjo? Jo, dhe unë e quaj dilema e dhembshurisë. Kemi folur shumë për dhembshurinë këto ditë. Dhe cfarë po ndodh në fakt është që njerëzit nuk janë të zotë të ndërtojnë shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues për punëtoret e seksit, jo të zotët tu japim gjilpëra të droguarve, por kur kanë kaluar nga të qënit njerëz transgresivë, sjelljet e të cilëve nuk duam ti aprovojmë, dhe bëhen viktima të SIDA-s, ne bëhemi shumë të dhembshur dhe u blejmë ilace shumë të shtrenjta për të gjithë jetën. Nuk ka kuptim nga pikëpamja e shëndetit publik. Dua tja jap fjalën e fundit, Ines. Ines është një prostitutë transgjinore në rrugët e Xhakartës. Eshtë një femër me penis. Përse e bën këtë punën ajo? Patjetër sepse e kanë detyruar sepse ajo nuk ka mundësi të tjera më të mira, etj etj sikur të mund ti tregonim asaj se si të qepte dhe të gjente një punë të mirë në një fabrikë, gjithcka do të shkonte shumë mire. Ja cfarë fitojnë punëtoret e fabrikave në një orë pune në Indonezi, mesatarisht, 20 qindarka. Varion pak nga krahina në krahinë. Unë bisedoj me punonjëset e seksit, 15,000 prej tyre për këtë imazh spcifikisht. Dhe kjo është cfarë punëtoret e seksit. fitojnë në një orë. Prandaj, nuk është një punë e mirë, por për shumë njerëz është një zgjedhje shumë racionale. Ok, Ines. Kemi mjetet, njohurinë, të ardhurat, dhe zotimin për parandalimin e HIV, gjithashtu. Ines: Përse vazhdon të rritet niveli i infeksioneve? Gjithcka është politike. Kur i futesh politikës, asgjë nuk merret vesh. Elizabeth Pisani: "Kur fillon të merresh me politikën, asgjë nuk merret vesh." Prandaj, nga pikëpamja e një punëtorje të seksit, politikanët nuk merren vesh. Nga pikëpamja e urithit të shëndetit publik, të droguarit po bëjnë gjëra pa mend. Dua të them që e vërteta është që cdo njeri ka një arsyetim të ndryshëm. Ka aq shumë mënyra për të qenë i arsyeshëm sa ka edhe qënie njerëzore në planet, dhe kjo është një nga lavditë e ekzistencës njerëzore. Por këto mënyra të të qënit të arsyeshëm. nuk janë të pavarura njëra nga tjetra. Prandaj është racionale për njër një përdorues droge me gjilpëra sepse një vendim idiot është marrë nga një politikan, dhe është e arsyeshme për një politikan për ta marrë këtë vendim idiot sepse po u përgjigjen atyre që mendojnë që votuesit duan. Por këtu qëndron problemi: Ne jemi votuesit. Nuk jemi të gjithë, patjetër, por TED është një komunitet me lidera të opinionit publik, dhe cdokush që është në këtë dhomë, dhe cdokush që po e shikon këtë video në internet, unë mendoj që e ka për detyrë ti kërkojë politikanëve të marrin vendimet e politikës mbi bazën e provave shkencore dhe duke u bazuar në bon sens (Logjikën e thjeshtë). Do të jetë shumë e vështirë për të gjithë ne që në mënyrë individuale të influencojmë cfarë është e arsyeshme për cdo Frankie dhe cdo Ines atje jashtë. Por të paktën mund ta përdorni votën tuaj të ndaloni që politikanët të bëjnë gjëra idiote që shpërndajnë virusin HIV. Falemnderit. (duartrokitje)