< Return to Video

Bukuria e lëkurës së njeriut në çdo ngjyrë

  • 0:01 - 0:05
    Kanë kaluar 128 vjet
  • 0:05 - 0:08
    që kur vendi i fundit
    në botë hoqi skllavërinë
  • 0:09 - 0:12
    dhe 53 vjet
  • 0:12 - 0:17
    që kur Martin Luther King mbajti
    fjalimin e tij "Kam një ëndërr".
  • 0:18 - 0:20
    Por ne ende jetojmë në një botë
  • 0:20 - 0:25
    ku ngjyra e lëkurës sonë
    jo vetëm që lë përshtypje të parë
  • 0:26 - 0:29
    por një të qëndrueshme që mbetet.
  • 0:31 - 0:35
    Unë kam lindur në një familje plot ngjyra.
  • 0:35 - 0:38
    Babai im është djali i një shërbëtoreje
  • 0:38 - 0:44
    nga e cila trashëgoi
    një ton intensiv të errët çokollate.
  • 0:44 - 0:49
    Ai u adoptua nga ata
    që unë i njoh si gjyshërit e mi.
  • 0:49 - 0:51
    Matriarch, gjyshja ime,
  • 0:51 - 0:55
    ka një lëkurë prej porcelani
    dhe flokë pambuku.
  • 0:56 - 1:01
    Gjyshi im ishte diku midis një toni
    të kosit me vanilje dhe luleshtrydhe,
  • 1:01 - 1:04
    si xhaxhai dhe kushëriri im.
  • 1:05 - 1:12
    Nëna ime ka një lëkurë ngjyrë kanelle,
    e bija e një Braziliane vendase,
  • 1:12 - 1:14
    me një ngjyrë lajthie dhe mjalti,
  • 1:15 - 1:18
    dhe një burrë [cili është]
    një përzierje kafeje me qumësht,
  • 1:18 - 1:20
    por me shumë kafe.
  • 1:20 - 1:23
    Ajo ka dy motra.
  • 1:23 - 1:26
    Njëra në një lëkurë të kikirikut
    të thekur
  • 1:26 - 1:27
    dhe tjetra
  • 1:27 - 1:29
    gjithashtu e adoptuar,
  • 1:29 - 1:30
    më shumë ka ana e ngjyrës bezhë,
  • 1:31 - 1:32
    si një petull.
  • 1:32 - 1:33
    (Qeshje)
  • 1:33 - 1:36
    Duke u rritur në këtë familje,
  • 1:36 - 1:39
    ngjyra nuk ishte kurrë
    e rëndësishme për mua.
  • 1:40 - 1:44
    Sidoqoftë, jashtë shtëpisë,
    gjërat ishin ndryshe.
  • 1:46 - 1:49
    Ngjyra kishte shumë kuptime të tjera.
  • 1:50 - 1:54
    Mbaj mend
    mësimet e para të vizatimit në shkollë
  • 1:54 - 1:57
    si një tufë ndjenjash kontradiktore.
  • 1:57 - 2:00
    Ishte emocionuese dhe kreative
  • 2:00 - 2:05
    por kurrë nuk e kuptova
    lapsin unik me ngjyrë mishi.
  • 2:05 - 2:09
    Unë isha bërë prej mishi
    por nuk isha rozë.
  • 2:09 - 2:13
    Lëkura ime ishte kafe,
    dhe njerëzit thoshin se isha e zezë
  • 2:13 - 2:17
    Unë isha shtatë vjeç
    me një rrëmujë ngjyrash në kokë.
  • 2:18 - 2:19
    Më vonë,
  • 2:20 - 2:22
    kur dërgova kushëririn tim në shkollë,
  • 2:22 - 2:25
    zakonisht më morën për dado.
  • 2:25 - 2:29
    Duke ndihmuar në kuzhinë
    në një festë të një miku,
  • 2:29 - 2:31
    njerëzit menduan se unë jam shërbëtorja.
  • 2:32 - 2:35
    Unë madje u trajtova si prostitutë
  • 2:35 - 2:39
    vetëm sepse isha duke ecur vetëm
    në plazh me miqtë evropianë
  • 2:40 - 2:41
    Dhe shumë herë,
  • 2:41 - 2:46
    duke vizituar gjyshen ose miqtë e mi
    në ndërtesat e klasave të larta
  • 2:46 - 2:51
    më kërkuan të mos përdor
    ashensorin kryesor.
  • 2:51 - 2:53
    Sepse në fund të fundit,
  • 2:53 - 2:56
    me këtë ngjyrë dhe këto flokë,
  • 2:56 - 2:59
    nuk mund t'i përkas disa vendeve.
  • 3:00 - 3:02
    Në një farë mënyre,
  • 3:02 - 3:05
    mësohem me këtë dhe
    e pranoj një pjesë të saj.
  • 3:05 - 3:10
    Sidoqoftë, diçka brenda meje
    vazhdon të revoltohet dhe të luftojë.
  • 3:11 - 3:15
    Vite më vonë u martova me një Spanjoll.
  • 3:15 - 3:18
    Por jo çfarëdo spanjolli.
  • 3:18 - 3:22
    Zgjodha një me ngjyrë të lëkurës
    së një karavidhe të djegur nga dielli.
  • 3:22 - 3:24
    (Qeshje)
  • 3:24 - 3:28
    Që atëherë, një pyetje e re
    filloi të më ndiqte.
  • 3:28 - 3:30
    Cila do të jetë ngjyra e fëmijëve tuaj?
  • 3:31 - 3:34
    Siç mund ta kuptoni,
    ky është shqetësimi im i fundit.
  • 3:34 - 3:37
    Por duke menduar për këtë,
  • 3:37 - 3:39
    me prejardhjen time të mëparshme,
  • 3:39 - 3:45
    historia ime më bëri që të bëja stërvitjen
    time personale si një fotografe.
  • 3:45 - 3:48
    Dhe kështu lindi Humanae.
  • 3:49 - 3:54
    Humanae është një ndjekje për të nxjerrë
    në pah ngjyrat tona të vërteta,
  • 3:54 - 3:55
    sesa e pavërteta
  • 3:55 - 4:01
    e bardhë, e kuqe, e zezë ose e verdhë
    që lidhet me racën.
  • 4:01 - 4:05
    Është një lloj loje për të vënë në dyshim
    kodet tona.
  • 4:05 - 4:10
    Është një punë në progres nga një
    histori personale në një histori globale
  • 4:10 - 4:15
    I portretizoj subjektet
    në një sfond të bardhë.
  • 4:16 - 4:21
    Pastaj zgjedh një 11 pixel
    katror nga hunda,
  • 4:21 - 4:22
    pikturoj sfondin
  • 4:23 - 4:27
    dhe kërkoj ngjyrën përkatëse
    në paletën industriale, Pantone.
  • 4:28 - 4:31
    Unë fillova me familjen dhe miqtë e mi,
  • 4:31 - 4:35
    pastaj gjithnjë e më shumë njerëz
    u bashkuan në aventurë,
  • 4:35 - 4:39
    falë thirrjeve publike
    që vinin përmes rrjeteve sociale.
  • 4:40 - 4:45
    Mendova se hapësira kryesore
    për të treguar punën time ishte Interneti
  • 4:45 - 4:50
    sepse dua një koncept të hapur
    që fton të gjithë
  • 4:50 - 4:54
    të shtypin butonin e shpërndarjes si në
    kompjuter ashtu edhe në trurin e tyre.
  • 4:56 - 4:59
    Topi i borës filloi të rrokulliset.
  • 5:00 - 5:03
    Projekti u mirëprit shkëlqyeshëm --
  • 5:04 - 5:07
    ftesat, ekspozitat,
  • 5:07 - 5:09
    formatet fizike,
  • 5:09 - 5:11
    galeritë dhe muzetë ...
  • 5:12 - 5:14
    thjesht ndodhën.
  • 5:14 - 5:16
    Dhe midis tyre, e preferuara ime:
  • 5:17 - 5:20
    kur Humanae pushton hapësirat publike
  • 5:21 - 5:23
    dhe shfaqet në rrugë
  • 5:24 - 5:27
    ajo nxit një debat popullor
  • 5:28 - 5:31
    dhe krijon një ndjenjë të komunitetit.
  • 5:35 - 5:39
    Kam portretizuar më shumë se 3,000 njerëz
  • 5:39 - 5:42
    në 13 shtete të ndryshme,
  • 5:42 - 5:45
    19 qytete të ndryshme nëpër botë.
  • 5:45 - 5:47
    Vetëm për të përmendur disa prej tyre--
  • 5:47 - 5:50
    nga dikush i përfshirë në listën e Forbes,
  • 5:50 - 5:53
    te refugjatët që kaluan
    Mesdheun me anije.
  • 5:53 - 5:58
    Në Paris, nga Selia e UNESCO-s
    në një strehë.
  • 5:58 - 6:03
    Dhe studentë si në Zvicër ashtu edhe
    në getot e Rio de Janeiro.
  • 6:03 - 6:05
    Të gjitha llojet e besimeve,
  • 6:05 - 6:07
    identitetet gjinore
  • 6:07 - 6:09
    ose dëmtimet fizike,
  • 6:09 - 6:12
    një i porsalindur ose
    i sëmurë përfundimisht.
  • 6:12 - 6:15
    Ne të gjithë së bashku ndërtojmë Humanae.
  • 6:17 - 6:22
    Këto portrete na bëjnë të rimendojmë
    se si e shohim njëri-tjetrin.
  • 6:22 - 6:26
    Kur shkenca moderne
    po vë në dyshim konceptin e racës,
  • 6:26 - 6:32
    çfarë do të thotë për ne të jemi
    të zi, të bardhë, të verdhë, të kuq?
  • 6:33 - 6:37
    A është syri, hunda, goja, flokët?
  • 6:38 - 6:41
    Apo ka të bëjë me origjinën tonë,
  • 6:41 - 6:42
    kombësinë
  • 6:42 - 6:44
    apo llogarinë bankare?
  • 6:47 - 6:51
    Ky ushtrim personal
    doli të jetë një zbulim.
  • 6:52 - 6:58
    Papritmas kuptova se Humanae
    ishte e dobishme për shumë njerëz.
  • 6:58 - 7:00
    Ai përfaqëson një lloj pasqyre
  • 7:00 - 7:05
    për ata që nuk mund ta gjejnë
    veten të pasqyruar në asnjë etiketë.
  • 7:05 - 7:07
    Ishte e mahnitshme
  • 7:07 - 7:10
    që njerëzit filluan të ndajnë
    mendimet e tyre për punën me mua.
  • 7:11 - 7:13
    Unë kam qindra prej tyre,
  • 7:13 - 7:15
    unë do t’i ndaj me ju gjithashtu.
  • 7:16 - 7:18
    Një nënë e një vajze 11-vjeçare --
  • 7:19 - 7:22
    Një nënë e një vajze 11-vjeçare
    më shkruajti mua,
  • 7:23 - 7:27
    "Shumë mirë nga ana ime si një mjet
    për të punuar mbi vetbesimin e saj,
  • 7:27 - 7:29
    pasi fundjavën e kaluar
  • 7:29 - 7:34
    një prej të dashurave të saj u grind
    me të se ajo nuk i përket
  • 7:34 - 7:37
    dhe nuk duhet të lejohet
    të jetojë në Norvegji.
  • 7:38 - 7:42
    Kështu që puna juaj ka një vend
    shumë të veçantë në zemrën time
  • 7:42 - 7:44
    dhe kjo është e rëndësishme për mua "
  • 7:47 - 7:51
    Një grua ndau portretin e saj
    në Facebook dhe shkruajti,
  • 7:52 - 7:53
    "Gjatë gjithë jetës sime,
  • 7:53 - 7:58
    njerëz nga e gjithë bota kishin vështirësi
    të më vendosnin në një grup,
  • 7:58 - 7:59
    një stereotip,
  • 7:59 - 8:01
    një kuti.
  • 8:01 - 8:03
    Ndoshta duhet të ndalemi.
  • 8:03 - 8:06
    Në vend që të inkuadrohemi,
    pyesni individin,
  • 8:06 - 8:08
    " Si do ta etiketonit veten?
  • 8:08 - 8:10
    Atëherë unë do të thosha,
  • 8:10 - 8:12
    ''Përshëndetje. Unë jam Massiel.
  • 8:12 - 8:14
    Unë jam Dominikane-Holandeze,
  • 8:14 - 8:16
    jam rritur në një familje të përzier
  • 8:16 - 8:18
    dhe jam një grua biseksuale.' "
  • 8:20 - 8:24
    Përveç këtyre reagimeve të papritura
    dhe prekëse,
  • 8:24 - 8:29
    Humanae gjen një jetë të re
    në një larmi fushash të ndryshme.
  • 8:29 - 8:31
    Vetëm për t'ju treguar disa shembuj,
  • 8:32 - 8:34
    ilustruesit dhe studentët e artit
  • 8:34 - 8:38
    e përdorin atë si një referencë
    për skicat dhe studimet e tyre.
  • 8:38 - 8:40
    Është një koleksion fytyrash.
  • 8:41 - 8:45
    Studiuesit në fushat e antropologjisë,
  • 8:45 - 8:47
    fizikës dhe neuroshkencës
  • 8:47 - 8:51
    përdorin Humanae me qasje
    të ndryshme shkencore
  • 8:51 - 8:54
    që lidhen me etninë njerëzore,
  • 8:54 - 8:56
    optofiziologjinë,
  • 8:56 - 8:57
    njohjen e fytyrës
  • 8:57 - 8:59
    ose Alzheimerit.
  • 9:00 - 9:03
    Një nga ndikimet
    më të rëndësishme të projektit .
  • 9:03 - 9:08
    është që Humanae u zgjodh
    të ishte prapavija e Punëve të Jashtme,
  • 9:08 - 9:12
    një nga publikimet
    më të rëndësishme politike.
  • 9:13 - 9:16
    Dhe duke folur për punët e jashtme,
  • 9:16 - 9:20
    gjeta ambasadorë
    të përsosur për projektin tim ...
  • 9:21 - 9:22
    mësues.
  • 9:22 - 9:28
    Ata janë ata që përdorin Humanae
    si një mjet për qëllime edukative.
  • 9:29 - 9:34
    Pasioni i tyre më inkurajon
    të kthehem në klasat e vizatimit,
  • 9:34 - 9:37
    por këtë herë si mësuese vetë.
  • 9:38 - 9:40
    Studentët e mi,
  • 9:40 - 9:42
    të rritur dhe fëmijë,
  • 9:42 - 9:45
    pikturojnë vetë-portretet e tyre,
  • 9:45 - 9:49
    duke u përpjekur të zbulojnë
    ngjyrën e tyre unike.
  • 9:57 - 9:59
    Si fotografe,
  • 9:59 - 10:04
    e kuptoj se mund të jem një kanal
    që të tjerët të komunikojnë.
  • 10:05 - 10:07
    Si një individ,
  • 10:07 - 10:08
    si Angélica,
  • 10:09 - 10:12
    sa herë që bëj një fotografi,
  • 10:12 - 10:16
    ndiej se jam ulur para një terapisti.
  • 10:17 - 10:22
    I gjithë zhgënjimi, frika dhe vetmia
  • 10:22 - 10:24
    që ndjeja dikur…
  • 10:24 - 10:26
    bëhet dashuri.
  • 10:29 - 10:31
    Vendi i fundit --
  • 10:32 - 10:37
    vendi i fundit në botë
    që hoqi skllavërinë
  • 10:37 - 10:39
    është vendi ku unë u linda,
  • 10:40 - 10:41
    Brazili.
  • 10:42 - 10:47
    Ne ende duhet të punojmë fort
    për të hequr diskriminimin.
  • 10:48 - 10:52
    Kjo mbetet një praktikë e zakonshme
    në të gjithë botën
  • 10:52 - 10:56
    dhe kjo nuk do të zhduket vetvetiu.
  • 10:56 - 10:58
    Falemnderit.
  • 10:58 - 11:12
    (Duartrokitje)
  • 11:12 - 11:13
    Falemnderit.
Title:
Bukuria e lëkurës së njeriut në çdo ngjyrë
Speaker:
Angélica Dass
Description:

Fotografia e Angélica Dass na sfidon se si mendojmë për ngjyrën e lëkurës dhe identitetin etnik. Në këtë bisedë personale, dëgjoni për frymëzimin prapa projektit të saj të portretit, Humanæ, dhe ndjekjen e saj për të dokumentuar ngjyrat e vërteta të njerëzimit, sesa e pavërteta e bardhë, e kuqe, e zezë ose e verdhë që lidhet me racën.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
11:27

Albanian subtitles

Revisions