Benjamin Zander, mbi muzikën dhe pasionin
-
0:00 - 0:03Mbase shumë nga ju e dini tregimin për dy tregtarë
-
0:03 - 0:06të cilët shkuan në Afrikë në vitet 1900.
-
0:06 - 0:08Ata u dërguan për të parë nëse kishte ndonjë mundësi
-
0:08 - 0:10për të shitur këpucë.
-
0:10 - 0:13Dhe ata shkruan telegrame për në Manchester
-
0:13 - 0:17Njëri nga ata shrkoi "Situata e pashpresë. Ndaloni.
-
0:17 - 0:18Ata nuk mbathin këpucë"
-
0:18 - 0:21Dhe tjetri shkroi "Mundësi e shkëlyer.
-
0:21 - 0:23Ata nuk kanë akoma këpucë."
-
0:23 - 0:24(Të qeshura)
-
0:24 - 0:27Tani, situata është e njëjtë në botën e muzikës klasike,
-
0:28 - 0:29sepse janë disa njerëz që mendojnë
-
0:29 - 0:32se muzika klasike po vdes.
-
0:33 - 0:36dhe janë disa nga ne që mendojnë se ju akoma nuk keni parë asgjë.
-
0:36 - 0:40Për të mos shkuar në statistika dhe trende
-
0:40 - 0:42për të ju treguar se të gjitha orkestrat po mbyllen
-
0:42 - 0:45dhe kompanitë e incizimeve po shuhen,
-
0:45 - 0:49mendova të bëjmë nje eksperiment sonte - një eksperiment.
-
0:49 - 0:53Në fakt, ky s'është nje eksperiment sepse une e di rezultatin.
-
0:54 - 0:56Por është si një eksperiment. Tani, para se ne --
-
0:56 - 1:00(të qeshura)
-
1:00 - 1:02--para se të fillojmë më duhet të bëj dy gjëra.
-
1:02 - 1:06E para, dëshiroj t'u kujtoj se si dëgjohet një fëmij shtat vjec
-
1:07 - 1:08kur ai luan në piano.
-
1:08 - 1:10Mbase e keni këtë fëmij në shtëpi.
-
1:11 - 1:12Ai luan dicka kështu
-
1:12 - 1:32(Piano)
-
1:32 - 1:34E shoh se disa nga ju e njihni këtë fëmijë.
-
1:34 - 1:39Tani, nëse praktikon për një vit dhe shkon në mësime, tani është tetë vjec
-
1:39 - 1:40dhe luan kështu.
-
1:40 - 1:47(Piano)
-
1:47 - 1:50Pastaj praktikon për një vit më shumë dhe shkon në mësim; tani është nëntë vjec
-
1:50 - 1:56(Piano)
-
1:56 - 1:59Pastaj ushtron për një vit më shumë dhe merr mësimi: tani është dhjetë.
-
1:59 - 2:06(piano)
-
2:06 - 2:07Dhe këtu zakonisht ata e lënë, dorëzohen.
-
2:07 - 2:09(tw qeshura)
-
2:09 - 2:11(Applause)
-
2:11 - 2:13Tani, nëse do të priste, nëse do të priste një vit më shumë,
-
2:14 - 2:15do ta dëgjonit këtë:
-
2:15 - 2:24(Piano)
-
2:24 - 2:27Tani, cka ndodhi nuk është ajo që ju menduat;
-
2:27 - 2:30që ai, papritmas u bë pasionant, u përkushtua
-
2:30 - 2:33mori një mësues të ri, hyri në pubertet, apo dic tjetër.
-
2:33 - 2:37Ajo cka ndodhi ishte se impluset iu redukuan.
-
2:38 - 2:39E shihni, herën e parë ai luante
-
2:39 - 2:41më një implus për cdo notë.
-
2:42 - 2:44(Piano)
-
2:44 - 2:46Pastaj me një impuls në cdo të dytën notë
-
2:47 - 2:49(Piano)
-
2:49 - 2:50Mund t'a vëreni nëse më shikoni kokën.
-
2:51 - 2:52(të qeshura)
-
2:52 - 2:54Nëntë vjeci,, nëntë vjeci
-
2:54 - 2:55luan me një impuls në cdo të katërtën notë.
-
2:55 - 2:57(Piano)
-
2:58 - 2:59Dhe dhjetë vjeci me një impuls në cdo të tetën notë.
-
2:59 - 3:02(Piano)
-
3:02 - 3:04Dhe 11 vjeci, një impuls në tërë frazën.
-
3:04 - 3:07(Piano)
-
3:08 - 3:10E dini? -- se di se si arrita në këtë pozitë.
-
3:10 - 3:12(të qëshura)
-
3:13 - 3:15Nuk thash se do e lëziv krahërorin, lëviz trupin.
-
3:15 - 3:17Jo, muzika më shtyri,
-
3:17 - 3:19ajo që unë quaj "luajtja në një bythë"
-
3:19 - 3:21(Piano)
-
3:21 - 3:22mund të jetë bytha tjetër
-
3:22 - 3:26(Piano)
-
3:26 - 3:29E dini, një herë një zotëri ishte duke shikuar një prezantim që unë bëja
-
3:29 - 3:30kur isha duke punuar me një pianist të ri.
-
3:31 - 3:33Ai ishtë president i një korporate në Ohajo.
-
3:33 - 3:35Ndërsa unë punoja me pianistin e ri
-
3:36 - 3:38dhe unë i thash, "Problemi është që ti je një lojtar me dy bythë"
-
3:38 - 3:40Ti duhet të bëhesh lojtar më një byth"
-
3:40 - 3:42Dhe lëviza trupin e tij derisa ai luante.
-
3:42 - 3:44Dhe papritmas muzika filloj të ngitej. Fluturoi.
-
3:45 - 3:47Edhe audienca e kapi ndryshimin.
-
3:47 - 3:49Pastaj mora një letër nga ai zotëriu.
-
3:49 - 3:50Ai tha, "Isha shumë i prekur.
-
3:50 - 3:52U ktheva dhe e transformova të tërë kompaninë
-
3:53 - 3:54në "kompani me një bythë"
-
3:54 - 3:57(të qeshura)
-
3:58 - 4:00Tani gjëja tjetër që desha të bëj është t'iu tregoj juve dicka për ju.
-
4:00 - 4:03Këtu janë rreth 1600 njerëz besoj.
-
4:03 - 4:06Them se mbase 45 nga ju
-
4:06 - 4:08jeni absolutisht të apasionuar ndaj muzikës klasike.
-
4:09 - 4:14E adhuroni muzikën klasike. FM i juaj është gjithmonë i vendosur në frekuencat klasike.
-
4:14 - 4:17Keni CD të tilla në veturë, dhe shkoni në simfoni.
-
4:17 - 4:18Dhe fëmijët tuaj luajnë në instrumente.
-
4:18 - 4:20S'mund ta imagjinoni jetën tuaj pa muzikë klasike.
-
4:21 - 4:23Ky ishte grupi i parë; është një grup mjaft i vogël.
-
4:23 - 4:25Pastaj vie një grup tjetër, më i madh.
-
4:25 - 4:27Janë ata që nuk i pengon muzika klasike.
-
4:27 - 4:28(të qeshura)
-
4:28 - 4:30Jeni kthtyer një shtëpi pas një dite të gjatë
-
4:30 - 4:32dhe merrni një gotë verë dhe vëni këmbët mbi tavolinë
-
4:33 - 4:35Pak Vivaldi në prapaskenë nuk u bën aspak keq.
-
4:35 - 4:36(të qeshura)
-
4:36 - 4:37Ky ishte grupi i dytë.
-
4:37 - 4:38Tani vie grupi i tretë.
-
4:38 - 4:40Këta janë njerëzit që kurrë s'dëgjojnë muzikë klasike.
-
4:40 - 4:42Thjesht, s'është pjesë e jetës suaj.
-
4:43 - 4:45Mund ta dëgjoni atë njëjt sikur një "pirje pasive e duhanit në aeroport", por --
-
4:45 - 4:47(të qeshura)
-
4:47 - 4:48--dhe mase pak nga marshi nga Aida
-
4:48 - 4:51kur hyni në sallë. Por, përndryshe s'e dëgjoni kurrë.
-
4:52 - 4:53Mbase ky ishte grupi më i madh nga të gjitë.
-
4:53 - 4:55Pastaj vie një grup shumë i vogël.
-
4:55 - 4:58Këta janë njerëzit që mendojnë se "s'kanë vesh për muzikë"
-
4:58 - 5:00Një numër i madh i njerëzve mendojnë se"s'kanë vesh për muzikë"
-
5:01 - 5:03Në fakt, e dëgjoj shpesh "Burri im s'ka vesh për muzikë"
-
5:03 - 5:04(të qëshura)
-
5:04 - 5:07Në fakt, ju s'mund të jeni të shurdhër,të gjithë kanë veshë për muzikë
-
5:07 - 5:10Nëse do ishit të shurdhër ndaj tingujve, s'do mund t'i ndërronit shpjetësitë
-
5:10 - 5:12në veturë, me ndërruesin e shpejtësive.
-
5:12 - 5:14S'do mund të thonit dallimin mes
-
5:14 - 5:16dikujt nga Teksasi apo dikujt nga Roma.
-
5:16 - 5:20Dhe telefoni. Telefoni, nëse ju thërret nëna dhe thotë "Alo"
-
5:21 - 5:23në telefonin e mallkuar, ajo thërret dhe thotë "Alo"
-
5:23 - 5:26ju jo vetëm që e dini kush është, por e dini edhe në cfarë humori është.
-
5:27 - 5:30Ju keni vesh fantastik. Të gjithë kanë vesh fantastik.
-
5:30 - 5:32Pra, askush s'është i shurdhër për tingujt.
-
5:32 - 5:36Por, do ju them dicka. S'do funksionoj për mua të vazhdoj me këtë
-
5:36 - 5:39hapësirë shumë të madhe mes atyre që kuptojnë,
-
5:40 - 5:42duan dhe janë pasionoant për muzikën klasike,
-
5:42 - 5:45dhe atyre që s'kanë kurrfarë lidhje me të.
-
5:45 - 5:47Të shurdhrit ndaj tingujve, s'janë më këtu.
-
5:47 - 5:51Por edhe mes këtyre kategorive, është një hapësirë shumë e madhe.
-
5:51 - 5:55Prandaj, s'do të vazhdoj përderisa secili nga ju në këtë dhomë,
-
5:55 - 6:00poshtë dhe në Aspen, dhe të gjithë që na shikojnë,
-
6:01 - 6:04do të dashurojnë dhe kuptojnë muzikën klasike.
-
6:04 - 6:06Ja cfarë do të bëjmë.
-
6:07 - 6:12Tani, e verëni që se kam as dyshimin më të vogël në mendjen time
-
6:12 - 6:15që kjo do të funksionoj nëse më shihni në fytyrë, apo?
-
6:15 - 6:19është një nga karakteristikat e liderit që ai të mos ketë dyshim
-
6:19 - 6:22për asnjë moment për kapacitetin e njerëzve që udhëheqë
-
6:23 - 6:25për të realizuar atë që ëndërron.
-
6:25 - 6:28Pramendoni nëse Martin Luther King do thoshte "E kam një ëndërr"
-
6:28 - 6:30Natyrisht, Nuk jam i sigurt se ata do më ndjekin"
-
6:30 - 6:33(të qeshura)
-
6:34 - 6:36Në rregull. Do e luaj një pjesë të Shopenit.
-
6:36 - 6:41është nje preludë e bukur nga Shopen. Disa nga ju e dini.
-
6:42 - 7:10(muzikë)
-
7:10 - 7:12E dini cka mendoj se ndodhi në dhomë?
-
7:13 - 7:15Kur fillova, ju menduat. "Sa bukur tingëllon"
-
7:15 - 7:28(Muzikë)
-
7:29 - 7:30"S'mendoj se duhet të shkojmë në të njëjtin vend"
-
7:30 - 7:32për pushimet verore vitin e ardhshëm"
-
7:32 - 7:35(të qeshura)
-
7:35 - 7:38është qesharake, apo jo? është qesharake se si këto mendime
-
7:38 - 7:41fillojnë të shfaqen në kokën tënde.
-
7:41 - 7:42Dhe natyrisht--
-
7:42 - 7:45(Applause)
-
7:45 - 7:47-- dhe natyrisht, nëse pjesa është e gjatë, dhe ju keni pasur ditë të gjatë
-
7:48 - 7:49do mund t'iu zinte gjumi.
-
7:49 - 7:51Pastaj shoqëruesi juaj do të prekte në brinj
-
7:51 - 7:55dhe thotë "Zgjohu! është kulturë!" Dhe pastaj ndiheni edhe më keq.
-
7:55 - 7:58Por, a ju ka shkuar ndonjëherë në mendje arsyeja pse ju ndiheni të përgjumur
-
7:59 - 8:01në muzikë klasike nuk është për shkakun tuaj, por për shkakun tonë?
-
8:01 - 8:03A mendoi dikush përderisa luaja,
-
8:03 - 8:05"Pse ai po përdor aq shumë impulse?"
-
8:05 - 8:08Nëse do lëvizja kokën me siguri ju do kishit menduar për këtë.
-
8:09 - 8:14(Muzikë)
-
8:14 - 8:18Dhe për tërë jetën tuaj, cdo herë kur dëgjoni muzikë klasike
-
8:18 - 8:22do jeni në gjendje të dini nëse dëgjoni këto impulse.
-
8:22 - 8:24Të shohim cka ndodh në të vërtetë
-
8:24 - 8:29Kemi një B. Kjo është B. Nota tjetër është C.
-
8:29 - 8:32Dhe funksioni i C është t'a bëj B-në të pikëlluar. Dhe e bën, apo jo?
-
8:32 - 8:35(Të qeshura)
-
8:35 - 8:37Kompozitorët e dinë atë. Nëse duan muzikë të pikëlluar
-
8:37 - 8:38ata luajnë këto 2 nota.
-
8:38 - 8:43(Muzikë)
-
8:43 - 8:45Por në fakt është vetëm një B me katër të pikëlluara.
-
8:45 - 8:47(Të qeshura)
-
8:48 - 8:53Tani, kalon nga poshtë tek A. Tani te G dhe pastaj tek F.
-
8:53 - 8:57Pra kemi, B, A, G, F. Dhe nëse kemi B, A, G F.
-
8:58 - 9:04cka presim të vie? Oh, ky mund të ishte një lëshim.
-
9:04 - 9:10T'a provojmë përsëri. Ooh, kori i TED.
-
9:10 - 9:13(Të qeshura)
-
9:13 - 9:17Dhe e shihni, askush s'është i shurdhër për tinguj. Askush s'është.
-
9:17 - 9:19E dini, cdo fshat në Bangladesh
-
9:19 - 9:24dhe cdo fshat në Kinë. Te gjithë e dinë:
-
9:25 - 9:28da, da, da, da -- da. Te gjithë e dinë se pritet E.
-
9:28 - 9:31Tani, Shopen nuk donte të mbrrinte tek E aty,
-
9:32 - 9:34sepse cfarë do të ndodhte? Do përfundonte, sikur Hamleti.
-
9:34 - 9:36Ju kujtohet Hamleti? Akti 1, Skena 3:
-
9:37 - 9:38ai mëson se daja i kishte vrarë babain.
-
9:38 - 9:40Ju kujtohet se ai vazhdon të shkojë tek daja,
-
9:40 - 9:41gati për t'a vrarë. Dhe kthehet pas
-
9:41 - 9:44dhe shkon prap dhe pothuaj e vret.
-
9:44 - 9:46Dhe kritikët, që ulen atje në rreshtin e fundit,
-
9:46 - 9:49ata zakonisht kanë një opinion dhe thonë, "Hamleti është prokrastnator."
-
9:49 - 9:50(të qeshura)
-
9:50 - 9:52Apo thonë, "Hamleti ka kompleksin e Edipit"
-
9:53 - 9:56Jo, përndryshe shfaqja do mbaronte, budalla.
-
9:56 - 9:58Prandaj Shekspiri fuste të gjitha ato gjëra tek Hamleti.
-
9:59 - 10:01E dini, Ofelia që cmendet, dhe shfaqja brenda shfaqjes,
-
10:01 - 10:02dhe kafka e Jorikut, dhe varrtarët.
-
10:03 - 10:06Kjo bëhej për të zgjatur shfaqjen -- deri në Akti e 5 që ati të vriste atë.
-
10:06 - 10:11është e njëjta me Shopenin. Pothuaj mbrrin tek E,
-
10:11 - 10:13dhe thotë "Ops, te kthehem ta bëj sërish"
-
10:13 - 10:16Dhe ai bën atë.
-
10:17 - 10:20Tani ekscitohet--ky është ekscitim,
-
10:20 - 10:21S'keni nevojë të brengoseni për këtë.
-
10:22 - 10:24Tani kalon tek F-sharp dhe përfundimisht në fund tek E.
-
10:24 - 10:27por s'është akordi i duhur. Sepse akordi që kërkon ai
-
10:28 - 10:31është ky, dhe në vend të kësaj ai bën...
-
10:31 - 10:35tani ne e quajmë këtë kapërcim mashtrues, sepse na mashtron.
-
10:36 - 10:38Gjithmonë u them studentëve, "Nëse keni një kapërcim mashtrues
-
10:38 - 10:40ngritni vetullat në mënyrë që të gjithë t'a kuptojnë."
-
10:40 - 10:43(të qeshura)
-
10:43 - 10:46(Applause)
-
10:47 - 10:49Pra, kalon te E, por s'është akordi që kërkon.
-
10:49 - 10:52Tani, provon E përsëri. Ky akord nuk funksionon.
-
10:52 - 10:55Tani, provon E përsëri. Ky akord nuk funksionon.
-
10:55 - 10:57Tani, përsëri provon E, dhe ajo nuk funksionon.
-
10:58 - 11:01Dhe më në fund....
-
11:01 - 11:05Një zotëri në fillim aty bëri, "Mmm."
-
11:06 - 11:08është i njëjti gjest që ai bën kur kthehet në shtëpi
-
11:08 - 11:11Pas një dite të gjatë, fik veturën dhe thotë,
-
11:12 - 11:15"Ahh, arrita në shtëpi". Sepse të gjithë e dimë ku është shtëpia.
-
11:15 - 11:18Por kjo ishte një pjesë që të largon nga shtëpia.
-
11:18 - 11:20Do e luaj përsëri nga fillimi.
-
11:20 - 11:23dhe ju do ndiqni. B, C, B, C, B, C, B --
-
11:23 - 11:25poshtë tek A, poshtë tek G, poshtë tek F.
-
11:25 - 11:27Pothuaj tek E, por pjesa do mbaronte.
-
11:28 - 11:30Ai kthehet prap tek B. Ekscitohet shumë. Kalon te F sharp. Kalon tek E.
-
11:30 - 11:32është akord i gabuar. është akord i gabuar. është akord i gabuar.
-
11:33 - 11:35Dhe përfundimisht tek E, dhe u kthye në shtëpi.
-
11:35 - 11:38Dhe ajo që do shihni është "lojë me një byth"
-
11:38 - 11:41(të qeshura)
-
11:41 - 11:43Sepse për mua, për të lidhur B me E,
-
11:44 - 11:49Më duhet të ndaloj të mendoj për secilën notë gjatë udhëtimit
-
11:49 - 11:54dhe të mendoj për linjën e gjatë, shumë të gjatë nga B tek E.
-
11:55 - 11:59E dini, ishim në Afrikë të Jugut, dhe s'mund të shkoni në Afrikë të Jugut
-
11:59 - 12:02dhe të mos mendoni për Mandela-n në burg për 27 vite.
-
12:03 - 12:05A thua për cfarë mendonte aty? Për të përgatitur Drekën?
-
12:05 - 12:08Jo, ai mendonte për vizionin për Afrikën e Jugut.
-
12:09 - 12:10dhe për qeniet njerëzore. Ajo e mbante --
-
12:10 - 12:13ishte për vizionin. Për të ardhmen afatgjate.
-
12:13 - 12:15Sikurse zogu që fluturon mbi fusha
-
12:15 - 12:19dhe nuk brengoset për gardhet poshtë, apo?
-
12:19 - 12:22Tani do ndiqni të gjithë linjën nga B tek E.
-
12:22 - 12:26Por kam një kërkesë para se të luaj këtë pjesë.
-
12:26 - 12:31Mendoni për dikë që ju adhuroni, që nuk jeton më.
-
12:31 - 12:34Gjyshen e dashur, të dashurin/rën
-
12:35 - 12:38dikë në jetën tuaj që e doni me gjithë zemër,
-
12:38 - 12:41por ai person s'është më me ju.
-
12:42 - 12:45Sillni atë person në mendje, dhe në të njëjtën kohë
-
12:45 - 12:49ndiqni linjën nga B tek E
-
12:49 - 12:57dhe do dëgjoni gjithcka që Shopen donte të thoshte.
-
12:57 - 14:48(Muzikë)
-
14:48 - 14:55Applause)
-
14:55 - 15:00Tani, ju mund të cuditeni.
-
15:00 - 15:06Mund të cuditeni pse po duartrokas edhe unë.
-
15:06 - 15:08E kam bërë këtë në një shkollë në Boston.
-
15:08 - 15:12me rreth 70 nxënës12 vjecar të klasës së shtatë.
-
15:12 - 15:14Dhe bëra të njëjtën sikur me juve dhe u thash atyre
-
15:14 - 15:15ua shpjegova të gjithën.
-
15:15 - 15:17Dhe në fund ata pothuaj u cmenden duke duartrokitur. Ata duartroksnin
-
15:18 - 15:19Unë duartrokisja, Ata duartrokisnin.
-
15:19 - 15:21Më në fund u thash. "Pse po duartrokas unë?"
-
15:21 - 15:22Dhe një nga fëmijët e vegjel tha' "Sepse ne ishim duke dëgjuar."
-
15:22 - 15:27(të qeshura)
-
15:28 - 15:30Mendoni, 1600 veta, njerëz të zënë,
-
15:30 - 15:32të përfshirë në të gjitha llojet e gjërave.
-
15:33 - 15:39Dëgjuan, kuptuan dhe u prekën nga një pjesë e Shopen.
-
15:39 - 15:40Pra kjo është dicka.
-
15:40 - 15:43Tani, jam i sigurt se secili këtu përcolli atë,
-
15:43 - 15:45e kuptoi, u prek nga ajo. Natyrisht nuk mund të jem i sigurt.
-
15:46 - 15:47Por u them cka më ndodhi mua.
-
15:47 - 15:50Isha në Irlandë gjatë Trazirave 10 vite më parë,
-
15:50 - 15:53dhe punoja me fëmijë Katolik dhe Protestant
-
15:53 - 15:57rreth zgjedhjes së konflikteve. Dhe bëra këtë me ata.
-
15:58 - 16:00Dicka e rrezikshme për të bërë sepse ata ishin fëmij rrugësh.
-
16:00 - 16:03Të nesërmen në mëngjes një nga ata erdhi dhe më tha,
-
16:04 - 16:07"E di, kurrë në jetën time s'kam dëgjuar muzikë klasike,
-
16:07 - 16:08por kur luajte ti atë pjesë të Shopen-it
-
16:08 - 16:11(të qeshura)
-
16:11 - 16:15Ai tha, "M'kanë vrarë vëllain vitin e kaluar dhe nuk kam qarë për të.
-
16:16 - 16:17Por kur luajte atë pjesë mbrëmë,
-
16:17 - 16:20ishte vëllai që mendoja.
-
16:20 - 16:22Dhe ndjeva lotët të më rrëshqisnin nëpër faqe.
-
16:22 - 16:25Dhe e di, u ndjeva mirë të qaja për vëllain tim"
-
16:25 - 16:27Dhe në atë moment e bëra mendjen një,
-
16:27 - 16:34që muzika klasike është për të gjitë. Të gjithë.
-
16:35 - 16:37Tani, si do ecnit -- sepse e dini,
-
16:37 - 16:41profesioni im, profesioni i muzikës nuk e sheh ashtu.
-
16:41 - 16:44Ata thonë se vetëm 3 përqind të polullatës e pëlqejnë muzikën klasike.
-
16:44 - 16:48Sikur ta conim në 4 përqind, problemet tona do merrnin fund.
-
16:49 - 16:52Unë them, "Si do ecnit? Si do flisnit? Si do ishit
-
16:52 - 16:55nëse do mendonit se 3 përëind e popullatës pëlqejnë muzikën klasike?
-
16:56 - 16:58Sikur të mund ta ngrisnim në 4 përqind. Si do ecnit?
-
16:58 - 17:00Si do flisnit? Si do ishit
-
17:00 - 17:02nëse do mendoni se të gjithë e duan muzikën klasike--
-
17:02 - 17:04por ata nuk e dinë këtë akoma."
-
17:04 - 17:05(të qeshura)
-
17:05 - 17:07E shihni, keto janë plotësisht fjalë të tjera.
-
17:08 - 17:11Kam pasur një përvojë të jashtëzakonshme. Isha 45 vjec,
-
17:11 - 17:16duke dirigjuar për 20 vite, dhe papritmas kuptova dicka.
-
17:17 - 17:20Dirigjienti i orkestrës nuk prodhon asnjë tingull.
-
17:20 - 17:22Fotoja ime shfaqet në kopertinë të CD-ve --
-
17:22 - 17:25(të qeshura)
-
17:25 - 17:27--por dirigjenti nuk prodhon asnjë tingull.
-
17:28 - 17:32Varet nga fuqia e tij dhe shkatësitë e tij t'i fuqizoj të tjerët.
-
17:32 - 17:36Dhe kjo ndryshoi cdo gjë për mua.
-
17:37 - 17:38Njerëz nga orkestra ime erdhën dhe më thanë,
-
17:38 - 17:40"Ben, cka ka ndodhur?" Ajo që thash ndodhi.
-
17:40 - 17:45Kuptova se puna ime ishte që të zgjoj mundësitë tek njerëzit tjerë.
-
17:45 - 17:48Dhe natyrisht, doja të dija nëse arrija këtë.
-
17:48 - 17:51Dhe e dini se si e kuptoni? I shikoni sytë e tyre.
-
17:51 - 17:55Nëse sytë e tyre shkëlqejnë, atëherë e kuptoni se ia keni arritur.
-
17:56 - 17:57Mund të ndizni një fshat me sytë e këtij djali.
-
17:57 - 17:59(të qeshura)
-
17:59 - 18:01Pra. Nëse sytë e tyre shkëlqejnë, atëherë ia keni arritur.
-
18:01 - 18:04Nëse nuk u shkëlqejnë sytë, atëherë duhet pyetur veten.
-
18:04 - 18:05Dhe kjo është pyetja:
-
18:05 - 18:11Kush jam unë që sytë e lojtarëve të mi nuk shkëlqejnë?
-
18:12 - 18:13Mund ta bëni me fëmijët tuaj poashtu.
-
18:13 - 18:18Cfarë po bëj unë që sytë e fëmijëve të mi nuk po shkëlqejnë?
-
18:19 - 18:21Ajo është plotësisht një botë tjetër.
-
18:21 - 18:26Tani jemi afër përfundimit të kësaj jave magjike në majë të bjeshkës,
-
18:27 - 18:28dhe do kthehemi prap në botën tonë.
-
18:28 - 18:32Dhe unë them që duhet t'i bëjmë këtë pyetje vetes:
-
18:32 - 18:37Cfarë po bëhemi ne derisa kthehemi në jetën e përditshme?
-
18:37 - 18:39E dini, unë e kam një definicion për suksesin.
-
18:40 - 18:42është shumë i thjesht për mua. S'ka të bëj me pasuri, famë dhe pushtet.
-
18:42 - 18:45Ka të bëj me atë se sa sy që shkëlqejnë kam rreth meje.
-
18:46 - 18:49Tani kam një mendim të fundit, që ka të bëj
-
18:49 - 18:52me atë që themi dhe rëndësinë e asaj që themi.
-
18:52 - 18:54Për fjalët që dalin nga goja.
-
18:54 - 18:58Një grua që mbijetoj Auschvitzin ma ka mësuar,
-
18:58 - 18:59një nga të mbijetuarit e rrallë.
-
18:59 - 19:03E kishin dërguar në Auschvitz kur ishte 15 vjec,
-
19:04 - 19:11dhe vëllai i saj ishte tetë, dhe prindërit u kishin humbur.
-
19:11 - 19:16Dhe ajo më tregoj, ajo tha:
-
19:16 - 19:19Ishim duke shkuar në Auschvitz me tren dhe shikova poshtë
-
19:19 - 19:21dhe këpucët e vëllait mungonin.
-
19:22 - 19:25Dhe i thashë "Pse je kaq budalla, pse s'mund ti ruash gjërat tuaja
-
19:25 - 19:26për hir të Zotit? -- ashtu sic
-
19:26 - 19:30mund t'i flasi motra e madhe vëllait më të vogël.
-
19:30 - 19:33Për fat të keq ajo ishte gjëja e fundit që i kishte thënë vëllait
-
19:33 - 19:37sepse nuk e kishte parë më kurrë. Ai nuk kishte mbijetuar.
-
19:37 - 19:39Dhe kur kishte dalë nga Auschvitz ajo kishte bërë një betim.
-
19:40 - 19:44Ajo më tha mua. Ajo tha, "Dola nga Auschivitzi
-
19:44 - 19:49dhe kam bërë një betim. Dhe betimi ishte. Kurrë nuk do them dicka
-
19:50 - 19:53që s'mund të qëndroj si gjëja e fundit që kam thënë"
-
19:53 - 19:57Tani, a mund t'a bëjmë atë? Jo. Dhe ne do gabojmë me veten
-
19:58 - 20:05dhe me të tjerët. Por është një mundësi që duhet jetuar. Faleminderit.
-
20:05 - 20:10(Applause)
-
20:11 - 20:22Sy që shkëlqejnë. Sy që shkëlqejnë.
-
20:22 - 20:25Faleminderit.Faleminderit.
-
20:26 - 20:31(Muzikë)
- Title:
- Benjamin Zander, mbi muzikën dhe pasionin
- Speaker:
- Benjamin Zander
- Description:
-
Benjamin Zander ka dy pasione infeksioze: muzikën klasike, dhe të na ndihmoj neve të kuptojmë dashurinë tonë të panjohur për to—dhe për më tepër, dashurinë tonë të pashfaqur për shumë mundësi të reja, përvoja të reja, lidhje të reja.
- Video Language:
- English
- Team:
closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 20:26