Ken Robinson thotë se shkollat vrasin kreativitetin
-
0:00 - 0:07Mirëmëngjes. Si jeni? Ka qenë mrekullueshëm, apo jo?
-
0:07 - 0:11Unë jam magjepsur nga e tëra kjo.
-
0:11 - 0:15Në fakt, unë tani po largohem. (Qeshje)
-
0:15 - 0:19Ishin tri tema, apo jo,
-
0:19 - 0:23gjatë kësaj konference të cilat janë relevante
-
0:23 - 0:25me atë për të cilën unë dua të flas sot.
-
0:25 - 0:29Njëra është dëshmia e kreativitetit të jashtzakonshëm njerëzor
-
0:29 - 0:32në të gjitha prezentimet që kishim
-
0:32 - 0:35dhe në të gjithe njerëzit këtu. Vetë llojllojshmëria
-
0:35 - 0:38dhe gama e tij (kreativitetit). E dyta është që
-
0:38 - 0:41ai (kreativiteti) na vendos në një vend ku nuk e kemi idenë se çdo të ndodh
-
0:41 - 0:43në kuptimin e së ardhmes. Pa asnje ide
-
0:43 - 0:45se si do të zhvillohet mëtej
-
0:45 - 0:48Une interesohem për edukimin --
-
0:48 - 0:51në fakt, unë mendoj se ne të gjithë interesohemi mbi edukimin.
-
0:51 - 0:53Apo jo? Unë e konsideroj këtë shumë interesante.
-
0:53 - 0:56Nëse ndodheni në një darkë, dhe ju thoni
-
0:56 - 0:59se ju punoni në arsim --
-
0:59 - 1:06në fakt, nëse punoni në arsim shumë rrallë ftoheni nëpër darka.
-
1:06 - 1:09(Qeshje) Ngase nuk ftoheni.
-
1:09 - 1:14E çuditërisht herën e dytë edhe më hiq. Kjo është e çuditshme.
-
1:14 - 1:16Por nëse jeni të ftuar, dhe i thuani dikujt
-
1:16 - 1:18e dini, ata pyesin "Çfarë punë bëni ju?"
-
1:18 - 1:20dhe ju i thoni se punoni në arsim
-
1:20 - 1:24ju mund të shihni zbehjen në fytyrat e tyre. Pastaj thonë në vehte:
-
1:24 - 1:30"Oh Zot", e dini, "Ku më qëlloi mua? Unë që dal vetëm një herë në javë."(Qeshje)
-
1:30 - 1:32Por, nëse i pyesni ata mbi arsimin,
-
1:32 - 1:34ju i vendosni me shpatulla pas murit. Sepse ajo është një prej atyre gjërave
-
1:34 - 1:37që qëndron thellë tek njerëzit, apo jo?
-
1:37 - 1:40Sikurse feja, paraja e gjërat tjera.
-
1:40 - 1:44Une interesohem së tepermi për asimin, dhe mendoj se ne të gjithë e bëjmë.
-
1:44 - 1:46Ne kemi një interes të madh personal për të,
-
1:46 - 1:49pjesërisht pasi arsimi është ai që
-
1:49 - 1:52do të na çojë në këtë të ardhme të cilën nuk po mund t'a kapim.
-
1:52 - 1:55Paramendoni, fëmijët që fillojnë shkollën sivjet,
-
1:55 - 2:01do të dalin në pension në vitin 2065. Askush nuk e di --
-
2:01 - 2:04përkundër gjithë përvojës që u parashtrua këtu këto katër ditë --
-
2:04 - 2:06se si do të duket bota
-
2:06 - 2:08pas pesë vitesh. Dhe prapë ne mendojmë
-
2:08 - 2:11se jemi duke i arsimuar ata për këtë. Prandaj paparashikueshmëria, mendoj unë,
-
2:11 - 2:13është e jashtëzakonshme.
-
2:13 - 2:15Dhe pjesa e trete e kesaj është që
-
2:15 - 2:20ne të gjithë pajtohemi se megjithatë
-
2:20 - 2:23fëmijët kanë kapacitetet të jashtëzakonshme --
-
2:23 - 2:25kapacitete inovative. Mendoj se Sirena mbrëmjen e kaluar ishte e mahnitshme,
-
2:25 - 2:28apo jo? Vetëm të shihnit se çfarë ajo mund të bënte.
-
2:28 - 2:33Dhe ajo është e jashtëzakonshme, por unë mendoj se ajo nuk ishte, në përgjithësi,
-
2:33 - 2:36e jashtëzakonshme në tërësinë e fëmijërisë.
-
2:36 - 2:39Çka keni ju atje është një person me dedikim të jashtëzakonshëm
-
2:39 - 2:41e cila e ka gjetur talentin. Dhe pretendimi im është se,
-
2:41 - 2:43të gjithë fëmijët kanë talente të hatashme.
-
2:43 - 2:45Dhe ne ua shkapërderdhim ato, në mënyre mjaft të ashpër.
-
2:45 - 2:48Prandaj unë dëshiroj të diskutoj mbi arsimin dhe
-
2:48 - 2:51dëshiroj në të njëjtën kohë të diskutoj mbi kreativitetin. Qëndrimi im është se
-
2:51 - 2:54kreativiteti tashmë është po aq i rëndesishëm në arsim sikurse shkrim-leximi,
-
2:54 - 2:58prandaj ne duhet ti trajtojmë me të njëjtin status
-
2:58 - 3:06(duartrokitje) Ju falemderit. Kjo ishte e tëra, prandaj.
-
3:06 - 3:10Ju faleminderit shumë. (Qeshje) Kështu, më kane mbetuar edhe 15 minuta.
-
3:10 - 3:17Kështu, unë kam lindur me.... -- jo. (Qeshje)
-
3:17 - 3:21Kohëve të fundit dëgjova një histori të veqantë -- Kam shumë qejf ta tregoj --
-
3:21 - 3:25për një vajzë të vogël në orën e saj te vizatimit. Ajo ishte gjashtë vjeq
-
3:25 - 3:27dhe qëndronte në prapavijë, duke vizatuar
-
3:27 - 3:29dhe mësuesja tha se kjo vajzë e vogël gati asnjëherë
-
3:29 - 3:33nuk ishte e vëmendshme, përveqse në orën e vizatimit.
-
3:33 - 3:35Mësuesja ishte e habitur dhe iu afrua asaj
-
3:35 - 3:38dhe e pyeti, "Çfarë je duke vizatuar?"
-
3:38 - 3:41Dhe vajza iu përgjigj, "Jam duke vizatuar portretin e Zotit."
-
3:41 - 3:44Dhe mësuesja tha, "Por askush nuk e di se si duket Zoti."
-
3:44 - 3:51Dhe vajza u përgjigj, "Do t'a dinë shumë shpejt"
-
3:51 - 3:52(Qeshje)
-
3:52 - 3:57Kur djali im ishte katër vjeq në Angli --
-
3:57 - 4:00në fakt ai ishte katër vjeq kudo, për të qenë i sinqertë. (qeshje)
-
4:00 - 4:06Nëse tregohemi strikt për këtë gjë, kudo që të shkonte, ai ishte kater vjec ate vit.
-
4:06 - 4:08Ai luante në teatër pjesën 'Nativity' (Lindja e Krishtit)
-
4:08 - 4:11A ju kujtohet ajo histori? Jo? Ishte e madhe.
-
4:11 - 4:14Ishte një histori e madhe. Mel Gibson bëri vazhdimin.
-
4:14 - 4:19Ndoshta ju e keni parë atë: "Nativity II". Por Jamesi luante rolin e Jozefit.
-
4:19 - 4:22për të cilin gjë ne të gjithë ishim të emocionuar.
-
4:22 - 4:24Ne e konsideronim këtë si një nga rolet kryesore.
-
4:24 - 4:26Ne e mbushëm banesën plot me agjentë të veshur me T-shirts ku shkruhej:
-
4:26 - 4:29"James Robinson është Jozefi" (qeshje)
-
4:29 - 4:31Ai nuk duhet të fliste, por ju e dini pjesen
-
4:31 - 4:34kur tre mbreterit vijnë. Ata vinë duke sjellur dhurata,
-
4:34 - 4:36Ata sollën flori, mëlmesa dhe ëmbëlsira.
-
4:36 - 4:38Kjo ka ndodhur me të vërtetë. Ne ishim ulur atje
-
4:38 - 4:40dhe mendoj se ata sapo kishin dalë nga sekuenca
-
4:40 - 4:42sepse ne biseduam me djaloshin e vogël pastaj dhe i thamë,
-
4:42 - 4:44"A je mirë me këtë?" Kurse ai tha, "Po, pse, ishte keq?"
-
4:44 - 4:46Ato vetëm sa ndërruan vendet, kjo qe e tëra
-
4:46 - 4:47Sidoqoftë, tre djelmoshat hynë brenda,
-
4:47 - 4:49katër vjeqarët me lecka qaji në kokat e tyre --
-
4:49 - 4:52dhe ata i vendosën kutiat e tyre poshtë,
-
4:52 - 4:54dhe djaloshi i parë tha: "Unë të solla flori"
-
4:54 - 4:57dhe djaloshi i dytë tha: "Unë të solla ëmbëlsira"
-
4:57 - 5:11dhe djaloshi i tretë tha: "Franku t'i dërgoi këto" (qeshje)
-
5:11 - 5:13Çka kanë të përbashkët këto gjëra është se fëmijët do ta provojnë fatin.
-
5:13 - 5:16Nëse nuk e dinë, ata do ta provojnë.
-
5:16 - 5:19A kam të drejtë? Ata nuk kanë frikë nga të gabuarit.
-
5:19 - 5:24Tani, unë nuk po them se të jesh gabim është e barasvlefshme me të qenurit kreativ.
-
5:24 - 5:25Ajo çka ne dimë është
-
5:25 - 5:28se nëse nuk je i përgaditur për të qenë gabim,
-
5:28 - 5:31nuk do të arrish të krijosh asgjë origjinale.
-
5:31 - 5:34Nëse nuk je i përgatitur për të bërë gabime. Dhe kur të rriten,
-
5:34 - 5:36shumica e këtyre fëmijeve kanë humbur këtë kapacitet.
-
5:36 - 5:39Ata kane frikë nga të qenurit gabim.
-
5:39 - 5:41Për më tepër, ne në këtë mënyrë i udhëheqim ndërrmarjet tona,
-
5:41 - 5:44Ne i stigmatizojmë gabimet. Dhe tashmë ne jemi duke drejtuar
-
5:44 - 5:47sisteme kombetare edukimi ku
-
5:47 - 5:50gabimet janë gjëja më e keqe që mund të bësh.
-
5:50 - 5:53Dhe si rezultat po i edukojmë njerezit jashtë
-
5:53 - 5:56kapacitetit të tyre kreativ. Pikaso njëherë patë thënë këtë:
-
5:56 - 5:59Ai tha se të gjithë fëmijët janë artist të lindur.
-
5:59 - 6:03Problemi është si të mbesim artist teksa rritemi. Unë e besoj këtë me plotë pasion,
-
6:03 - 6:05se ne nuk bëhemi më kreativ duke u rritur,
-
6:05 - 6:08por përkundrazi. Ose më saktë, ne edukohemi jashtë tij.
-
6:08 - 6:10Pse është kështu?
-
6:10 - 6:14Une jetoja në Stratfort-on-Avon deri para pesë viteve.
-
6:14 - 6:16Në fakt, në u shpërngulem nga Statford ne Los Angeles.
-
6:16 - 6:20Mund t'a imagjinoni çfarë tranzicioni pa brenga ka qenë.
-
6:20 - 6:22(Qeshje) Në të vërtetë,
-
6:22 - 6:24në jetonim në një vend të quajtur Snitterfield,
-
6:24 - 6:26në periferi të Stratfordi, vendi ku
-
6:26 - 6:31babai i Shekspirit kishte lindur. A ju erdhi nje mendim i ri ndërmend? Mua me erdhi.
-
6:31 - 6:33Ju nuk e mendonit se Shekspiri ka pasur baba, apo jo?
-
6:33 - 6:35Apo jo? Sepse ju nuk e paramendoni
-
6:35 - 6:37Shekspirin si fëmijë, apo jo?
-
6:37 - 6:40Shekspirin shtatë vjeq? Unë nuk e kam menduar këtë. Domethënë, ai ka
-
6:40 - 6:42qenë shtatë vjeq dikur. Ai ishte nxënës
-
6:42 - 6:51në klasës e Anglishtës së dikujt, apo jo? Sa e bezdishme duhet të ketë qene?
-
6:51 - 7:05(Qeshje) Mësuesi "Duhet të punosh më shumë." Të dërgohej në shtrat nga babi i tij, e dini,
-
7:05 - 7:08duke i thënë Shekspirit, "Shko në shtrat, menjeherë,"
-
7:08 - 7:10Duke i thënë William Shekspirit, "dhe hiqe nga dora ate pendë.
-
7:10 - 7:18Dhe mjaft fole ashtu. Po i ngatërron të gjithë."
-
7:18 - 7:23(Qeshje)
-
7:23 - 7:26Sidoqoftë, ne u zhvendosëm nga Stratford në Los Angeles,
-
7:26 - 7:30dhe une dua të them vetem pak fjalë për tranzicionin në fakt.
-
7:30 - 7:33Djali im nuk donte të vinte.
-
7:33 - 7:36Unë kam dy fëmijë. Djali është 21 vjec tashmë; vajza 16.
-
7:36 - 7:38Djali nuk dëshironte të vinte në Los Angeles. E dashuronte qytetin,
-
7:38 - 7:43por ai kishte një të dashur në Angli. Ajo ishte dashuria e jetës së tij, Sarah.
-
7:43 - 7:45Dhe e njihte atë prej një muaji.
-
7:45 - 7:48Kini kujdes, ato sapo kaluan përvjetorin e tyre të katërt,
-
7:48 - 7:52sepse koha është mjaft e gjatë kur je 16 vjeq.
-
7:52 - 7:54Gjithësesi, ai ishte mjaft i mërzitur në aeroplan,
-
7:54 - 7:56dhe tha, "Une kurrë nuk do të gjej një vajzë tjetër si Sarah."
-
7:56 - 7:58Dhe ne ishim mjaft të kënaqur me këtë fakt, sinqerisht,
-
7:58 - 8:10pasi ajo ishte arsyeja kryesore pse ne po iknim nga vendi.
-
8:10 - 8:13(Qeshje)
-
8:13 - 8:16Por ka diqka që të bën përshtypje kur vjen në Amerikë
-
8:16 - 8:18dhe kur udhëton nëpër botë :
-
8:18 - 8:22Çdo sistem edukimi në Tokë ka të njëjtën hierarki lëndësh.
-
8:22 - 8:24Secili. Nuk ka rëndësi se ku shkon.
-
8:24 - 8:26Do mendoni se është ndryshe, por nuk është.
-
8:26 - 8:29Në krye janë matematika dhe gjuhët,
-
8:29 - 8:31më pas shkencat shoqërore dhe në fund fare vijnë artet.
-
8:31 - 8:33Në çdo vend të botës.
-
8:33 - 8:36Dhe pothuajse në çdo sistem,
-
8:36 - 8:38ekziston edhe një hierarki brenda artit.
-
8:38 - 8:40Arti dhe muzikës zakonisht i jepet një status më i lartë në shkolla
-
8:40 - 8:43e më pas vijnë drama dhe vallëzimi. Nuk ekziston sistem edukimi në planet
-
8:43 - 8:45që u mëson fëmijëve vallëzim çdo ditë
-
8:45 - 8:48në të njëjtën menyrë sesi ju mësojmë matematikën. Pse?
-
8:48 - 8:50Pse jo? Unë mendoj se kjo është goxha e rëndësishme.
-
8:50 - 8:53Unë mendoj se matematika është mjaft e rëndësishme, por edhe vallëzimi poashtu.
-
8:53 - 8:56Fëmijët kërcejnë gjatë gjithë kohës nëse ua lejojmë, të gjithe do kishim bërë, apo jo!.
-
8:56 - 8:59Të gjithë ne kemi trupat tanë, apo jo? Apo e kam humbur një takim?
-
8:59 - 9:03(Qeshje) Sinqerisht, ajo çka ndodh është se,
-
9:03 - 9:05ndërsa fëmijët rriten, ne fillojme ti edukojmë ata
-
9:05 - 9:08në mënyrë progresive prej belit e lart. Dhe më pas fokusohemi tek kokat e tyre.
-
9:08 - 9:10Dhe paksa në njërën anë.
-
9:10 - 9:14Sikur te ishit duke vizituar edukimin, si nje alien,
-
9:14 - 9:17dhe te pyesesh "Per cfare shërben edukimi publik?"
-
9:17 - 9:19Mendoj se do te arrinit në përfundimin - nese do te shihnit rezultatet
-
9:19 - 9:21se kush arrin suksesin me kete,
-
9:21 - 9:23kush e ben te gjithe ate qe duhet bere,
-
9:23 - 9:26kush fiton te gjithe piket, kush jane ata qe fitojne --
-
9:26 - 9:29une mendoj se do te arrinit ne perfundimin se i gjithe synimi i edukimit publik
-
9:29 - 9:30neper te gjithe boten
-
9:30 - 9:34eshte te prodhoj profesor universitetesh. Apo jo?
-
9:34 - 9:36Ata jane njerezit qe arrijne majen.
-
9:37 - 9:40Edhe une isha nje prej atyre, prandaj. (Qeshje)
-
9:40 - 9:44Edhe mua me pelqejne profesoret e universiteteve, megjithate,
-
9:44 - 9:48ne nuk duhet ti mbajme ata si simboli me i larte i te gjithe arritjeve njerezore.
-
9:48 - 9:50Ata jane thjeshte nje forme jete,
-
9:50 - 9:52thjeshte nje forme tjeter jete. Por ata jane mjaft te çuditshem,
-
9:52 - 9:54dhe e them kete fale simpatise qe kam per ta.
-
9:54 - 9:57Sipas eksperiences sime, ka dicka te çuditshme tek profesoret --
-
9:57 - 10:00jo tek te gjithe, por zakonisht -- ata jetojne ne kokat e tyre.
-
10:00 - 10:02Ata jetojne atje larte dhe paksa ne nje ane.
-
10:02 - 10:06Ata jane pa trupa, sic e dini, ne nje kuptim te drejteperdrejte.
-
10:06 - 10:08Ata e shikojnë trupin e tyre
-
10:08 - 10:17si nje forme transporti per kokat e tyre, apo jo?
-
10:17 - 10:24(Qeshje) Është menyrë e dergimit te kokave te tyre neper mbledhje
-
10:24 - 10:27Nese deshironi nje deshmi te vertet per eksperiencen jasht-trupore,
-
10:27 - 10:30gjeje menyren, futu brenda ne nje konference rezidentale
-
10:30 - 10:32te akademikeve te moshuar,
-
10:32 - 10:35dhe shkoni ne diskoteken e tyre ne naten e fundit.
-
10:35 - 10:39(Qeshje) Dhe aty do te shihni -- burra dhe gra te rritur
-
10:39 - 10:43duke u rrenqethur ne menyre te pakontrollueshme, jashte ritmit,
-
10:43 - 10:47duke pritur qe ajo te mbaroje ne menyre te tille qe ata te shkojne ne shtepi dhe te shkruajne mbi te.
-
10:47 - 10:53Tashme sistemi yn edukativ parashtrohet si ideja e aftesises akademike.
-
10:53 - 10:56Dhe ka nje arsye.
-
10:56 - 10:58I gjithe sistemi edukativ eshte i shpikur -- ne te gjithe boten, nuk ka pasur
-
10:58 - 11:00sisteme arsimi publike, me te vertete, perpara shekullit te 19-te.
-
11:00 - 11:03Te gjitha u zhvilluan
-
11:03 - 11:04per te permbushur nevojat e industrializimit.
-
11:04 - 11:07Prandaj edhe hierarkia eshte ndare ne dy ide.
-
11:07 - 11:11E para, ajo e cila thote se lendet pershtatshme per pune
-
11:11 - 11:13jane ne krye. Prandaj ty te kane larguar me dashamiresi
-
11:13 - 11:15nga gjerat ne shkolle qe ne femijeri, gjera te cilat ti i pelqeje,
-
11:15 - 11:17me pretekstin se ti kurre
-
11:17 - 11:20nuk do te mund te gjeje nje pune duke bere ate gje. Apo jo?
-
11:20 - 11:22Mos u merr me muzike, ti nuk do te besh nje muzikant;
-
11:22 - 11:24mos u merr me art, ti nuk do te behesh nje artist.
-
11:25 - 11:29Keshillat dashamirese -- tashme thellesisht te gabuara. E gjithe bota
-
11:29 - 11:30eshte e perfshire ne nje revolucion.
-
11:30 - 11:33Dhe e dyta, eshte aftesia akademike, e cila me te vertete qe ka arritur te dominoj
-
11:33 - 11:34pikepampjen tone mbi inteligjencen,
-
11:34 - 11:37pasi universitetet krijojnje sistemin sipas imazhit te tyre.
-
11:37 - 11:39Nese e mendoni mire, i gjithe sistemi
-
11:39 - 11:41i edukimit publik perreth botes eshte nje proces i zgjatur
-
11:41 - 11:43drej hyrjes ne univeristet.
-
11:43 - 11:46Dhe pasoja eshte se shume persona jashtezakonisht te talentuar
-
11:46 - 11:48briliant dhe kreativ mendojne se nuk jane te tille,
-
11:48 - 11:50pasi lendet ne te cilat ata ishin te mire ne shkolle
-
11:50 - 11:54nuk iu jepej rendesi, ose ishin shpesh te stigmatizuara.
-
11:54 - 11:56Dhe une mendoj se nuk mund te vazhdojme ne kete rruge.
-
11:56 - 11:58Ne 30 vitet e ardhshme, sipas UNESCO-s,
-
11:58 - 12:01me shume njerez ne te gjithe boten do te diplomohen
-
12:01 - 12:03fale edukimit sesa ndonjehere, qe nga fillimi i historise.
-
12:03 - 12:05Me shume njerez, dhe ky eshte kombinimi
-
12:05 - 12:07i te gjithe gjerave per te cilat folem --
-
12:07 - 12:10tekonologjia dhe efekti i saj transformues ne pune, demografia
-
12:10 - 12:12dhe shperthimi gjigant ne popullsi.
-
12:12 - 12:15Papritur, diplomat nuk vlejn më. A nuk eshte kjo e vertete?
-
12:15 - 12:19Kur une isha student, nese ti kishe nje diplome, ti kishe nje pune.
-
12:19 - 12:22Nese ti nuk kishe nje pune, kjo vinte prej faktit se ti nuk e doje nje te tille.
-
12:22 - 12:25Dhe sinqerisht, une nuk e doja nje.(qeshje)
-
12:25 - 12:30Por tani, femijet me nje diplome shpesh
-
12:30 - 12:31shkojne ne shtepi per te luajtur me video lojra,
-
12:31 - 12:34pasi te duhet nje Master per nje pune ku me pare kerkohej vetem nje diplome baçelor.
-
12:34 - 12:37dhe nje Doktorature per tjetren.
-
12:37 - 12:39Ky është një proces i inflacionit akademik
-
12:39 - 12:41Dhe kjo tregon se e gjithe struktura e edukimit
-
12:41 - 12:43po leviz poshte kembeve tona. Ne duhet te rishikojme ne menyre radikale
-
12:43 - 12:44pikepamjen tone mbi intelegjencen.
-
12:44 - 12:46Ne dime tre gjera per intelegjencen.
-
12:46 - 12:49Nje, ajo eshte e shumellojshme. Ne mendojme mbi boten ne te gjitha menyrat
-
12:49 - 12:51permes se cilave e perjetojme ate. Ne mendojme vizualisht,
-
12:51 - 12:54ne mendojme me ane te tingujve, ne mendojne kinestetikisht.
-
12:54 - 12:57Ne mendojme ne terma abstrakt. Ne mendojme ne levizje.
-
12:57 - 12:59Se dyti, intelegjenca eshte dinamike.
-
12:59 - 13:02Nese shihni nderveprimet ne trurin njerezor, sic degjuam
-
13:02 - 13:05dje ne nje numer prezantimesh,
-
13:05 - 13:07intelegjenca eshte interaktive, ne menyre te mrekullueshme.
-
13:07 - 13:10Truri nuk eshte i ndare ne dhoma.
-
13:10 - 13:13Ne fakt, kreativiteti -- te cilin une e cilesoj si procesi
-
13:13 - 13:15i te paturit ide origjinale te cilat kane vlere --
-
13:15 - 13:18shpesh del ne pah fale nderveprimit
-
13:18 - 13:21te menyrave apo disciplinave te ndryshme me ane te te cilave ne i shohim gjerat.
-
13:21 - 13:23Truri eshte qellimisht.. -- meqe ra fjala,
-
13:23 - 13:26ekziston nje grumbull nervash qe bashkon te dy hemisferat e trurit
-
13:26 - 13:28i cili quhet corpus callosum. Eshte me i trashe tek femrat.
-
13:28 - 13:30Duke vazhduar nga Helena dje, une mendoj
-
13:30 - 13:34se kjo eshte arsyeja pse grate jane me te afta per te bere disa pune njeheresh.
-
13:34 - 13:36Pasi ju jeni me te zonja, apo jo?
-
13:36 - 13:39Ekziston nje grumbull kerkimesh, por une e di prej eksperiences sime personale.
-
13:39 - 13:41Nese gruaja im eshte duke gatuar nje vakt ne shtepi --
-
13:41 - 13:45c'ka nuk ndodh shpesh, fatmiresisht. (Qeshje)
-
13:45 - 13:48Por, ajo po e ben -- jo, ajo eshte me te vertete e mire per disa gjera --
-
13:48 - 13:50por, nese ajo eshte duke gatuar, sic mund ta dini,
-
13:50 - 13:52ajo merret edhe me njerezit ne telefon,
-
13:52 - 13:55flet me femijet, lyen tavanin,
-
13:55 - 13:58ndersa eshte duke bere nje operacion me zemer te hapur ne anen tjeter.
-
13:58 - 14:01Nese une jam duke gatuar, dera eshte e mbyllur, femijet jane jashte,
-
14:01 - 14:04telefoni eshte i mbyllur, nese ajo futet brenda une inatosem.
-
14:04 - 14:17Dhe them "Terri, te lutem, une po perpiqem te fergoj nje veze ketu. Me le rehat." (Qeshje)
-
14:17 - 14:19Ne fakt, ju mund ta njihni kete thenie e vjeter filozofike,
-
14:19 - 14:22nese nje peme bie ne nje pyll dhe asnje nuk e degjon,
-
14:22 - 14:25a ka ndodhur? Iu kujtohet ai tregimi i vjeter?
-
14:25 - 14:28Shume pak kohe me pare pashe nje T-shirt te mrekullueshme ku thuhej "Nese nje burre jep nje mendim
-
14:28 - 14:31ne nje pyll, dhe asnje grua nuk e degjon,
-
14:31 - 14:40a e ka prape gabim ai?" (Qeshje)
-
14:40 - 14:42Dhe gjeja e trete qe ka te beje me intelegjencen
-
14:43 - 14:45eshte se ajo eshte e veqant. Une po shkruaj nje liber te ri per momentin
-
14:45 - 14:47te quajtur "Epifani", i cli bazohet ne nje seri
-
14:47 - 14:49intervistash me njerez persa i perket menyres sesi ato zbuluan
-
14:49 - 14:51talentin e tyre. Jam magjepsur nga menyra sesi njerezit kane arritur aty ku jane.
-
14:51 - 14:54Me erdhi ideja nga nje bashkebisedim qe pata
-
14:54 - 14:56me nje grua te mrekullueshme per te cilen shumica
-
14:56 - 14:58ndoshta nuk ka degjuar kurre, te quajtur Gillian Lynne,
-
14:58 - 15:00keni degjuar per te? Disa kane. Ajo eshte nje koreografe
-
15:00 - 15:02dhe te gjithe e njohin punen e saj.
-
15:02 - 15:04Ajo ka bere "Cats" and "Fantazmen e Operas."
-
15:04 - 15:08Ajo eshte e mrekullueshme. Njerhere e nje kohe isha pjese e bordit te Baletit Mbreteror, ne Angli,
-
15:08 - 15:10sic mund ta shihni.
-
15:10 - 15:12Gjithsesi, Gillian dhe une hengrem dreke nje dite dhe une i thashe,
-
15:12 - 15:14"Gillian, si arrite te behesh nje kercimtare?" Dhe ajo me tha
-
15:14 - 15:16se ishte mjaft interesante, se kur ishte ne shkolle,
-
15:16 - 15:19ajo ishte me te vertete e pashprese. Dhe shkolla, ne vitete 30-te
-
15:19 - 15:21i shkroi prinderve te saj duke i thene "Ne mendojme se
-
15:21 - 15:23Gillian ka nje problem me te mesuarin". Ajo nuk mund te perqendrohej,
-
15:23 - 15:25ajo nervozohej. Mendoj se ne ditet e sotme ata do te thonin
-
15:25 - 15:29se ajo ka ADHD. Nuk do te thonit keshtu ju? Por behet fjale per vitet 30-te,
-
15:29 - 15:32dhe ADHD nuk ishte shpikur ne ate pike.
-
15:32 - 15:35Nuk ishte nje semundje e disponueshme. (Qeshje)
-
15:35 - 15:39Njerezit nuk e dinin se mund ta kishin ate.
-
15:39 - 15:43Gjithsesi, ajo shkoi te takonte nje specialist. Keshtu, ne nje dhome prej lisi,
-
15:43 - 15:46ne te cilen shkoi me te emen,
-
15:46 - 15:49ajo u drejtua dhe u ul ne nje karrige ne fund,
-
15:49 - 15:51dhe ul mbi duart e saj per 20 minuta ndersa
-
15:51 - 15:53ky burre bisedonte me te emen per te gjitha
-
15:53 - 15:57problemet qe Gillian po kalonte ne shkolle. Dhe ne fund te kesaj --
-
15:57 - 15:59pasi ajo po bezdiste njerezit,
-
15:59 - 16:01nuk i bente detyrat ne kohe dhe keshtu me rradhe,
-
16:01 - 16:04nje femije i vogel tete vjecar, ne fund, doktori shkoi dhe u ul
-
16:04 - 16:06afer Gillian dhe i tha, "Gillian,
-
16:06 - 16:08i degjova te gjithe keto gjera qe mama jote
-
16:08 - 16:10me tha, dhe duhet te flas me te privatisht."
-
16:10 - 16:13Ai i tha, "Prit ketu, ne do te kthehemi, nuk do te largohemi per shume."
-
16:13 - 16:15dhe ato u larguan dhe e lane vetem ate.
-
16:15 - 16:17Por, ndersa dilnin jashte dhomes, ai e kyqi radion
-
16:17 - 16:19qe rrinte mbi tavolinen e tij te punes. Ndersa ata
-
16:19 - 16:21dolën jashte dhomes, ai i tha se emes,
-
16:21 - 16:24"Qendroni dhe shikojeni ate". Ne momentin e pare kur ata dolen nga dhoma,
-
16:24 - 16:28ajo tha, u ngrit ne kembe dhe levizi sipas muzikes.
-
16:28 - 16:30Ata e pane per disa minuta,
-
16:30 - 16:33dhe ai u kthye drejt se emes dhe i tha,
-
16:33 - 16:37"Zonja Lynne, Gillian nuk eshte semure, ajo eshte nje kercimatre.
-
16:37 - 16:39Dergoje ne nje shkolle kercimi."
-
16:39 - 16:41Une e pyeta, "Çfare ndodhi?
-
16:41 - 16:44Ajo me tha, "Ajo e beri. Nuk mund te te pershkruaj sesa e mrekullueshme ishte.
-
16:44 - 16:46Shkuam ne ate klase dhe ajo ishte plote
-
16:46 - 16:49me njerez si une. Njerez qe nuk mund te qendronin ne nje vend.
-
16:49 - 16:52Njerez qe duhet te leviznin per te menduar". Qe duhet te leviznin per te menduar.
-
16:52 - 16:54Ata benin balet, ata benin tap (lloj kercimi), ata benin jazz,
-
16:54 - 16:56ata benin kercim modern, ata benin kercim bashkekohor.
-
16:56 - 16:59Perfundimisht ajo beri nje audicion per Shkollen e Baletit Mbreteror,
-
16:59 - 17:01u be nje soliste dhe pati nje karriere te mrekullueshme
-
17:01 - 17:03tek Baleti Mbreteror. Me pas u diplomua
-
17:03 - 17:05nga Shkolla e Baletit Mbreteror dhe
-
17:05 - 17:08themeloi kompanine e vet - Kompania e Kercimit te Gillian Lynne --
-
17:08 - 17:11dhe takoi Andrew Lloyd Weber. Ajo ka qene pergjegjese per
-
17:11 - 17:13disa nga produksionet me te sukseshme
-
17:13 - 17:18te teatrit muzikor ne histori, ajo i ka kenaqur miliona,
-
17:18 - 17:21dhe tashme ajo eshte nje multi-milionere. Dikush tjeter
-
17:21 - 17:25mund ti kishte dhene ilace dhe ti thoshte
-
17:25 - 17:27qe te qetesohej.
-
17:27 - 17:30Tani, une mendoj.... (Duartrokitje) Une mendoj se :
-
17:30 - 17:32Al Gore foli naten e kaluar
-
17:32 - 17:35per ekologjine, dhe revolucionin i cili u shkaktua nga Rachel Carson.
-
17:35 - 17:39Une besoj se e vetmja shprese e jona per te ardhmen
-
17:39 - 17:42eshte adoptimi i nje koncepti te ri mbi ekologjine njerezore,
-
17:42 - 17:46nje revolucion me ane te te cilit ne riformulojme konceptin tone
-
17:46 - 17:48mbi pasurine e kapacitet njerezor.
-
17:48 - 17:52Sistemi yn edukues i ka minuar mendjet tona ne te njejten menyre
-
17:52 - 17:54sikurse ne qe jemi duke eksploatuar token; per nje komoditet te caktuar
-
17:54 - 17:57Dhe ne te ardhmen, nuk do do te na sherbej neve.
-
17:57 - 18:00Ne duhet te rimendojme principet themelore
-
18:00 - 18:02me ane te te cilave ne po edukojme femijet tane. Ekziston
-
18:02 - 18:06nje shprehje e mrekullueshme nga Jonas Salk, i cili tha, "Nese te gjithe insektet
-
18:06 - 18:09do te zhdukeshin nga toka,
-
18:09 - 18:12brenda 50 viteve e gjithe jeta ne Toke do te mbaronte.
-
18:12 - 18:15Nese te gjitha qeniet njerezore do te zhdukeshin nga toka,
-
18:15 - 18:19brenda 50 viteve te gjithe format e jetes do te lulezonin."
-
18:19 - 18:21Dhe ai ka te drejte.
-
18:21 - 18:24Ajo c'ka TED feston eshte dhurata e imagjinates njerezore.
-
18:24 - 18:28Duhet te tregohemi te kujdesshem qe ta perdorim kete dhurate
-
18:28 - 18:31me menquri dhe te shmangim disa nga keto skenare,
-
18:31 - 18:34skenare per te cilet kemi folur. Dhe e vetmja menyre
-
18:35 - 18:38per ta bere eshte duke i pare kapacitet tona krijuese
-
18:38 - 18:40si pasurite qe ato jane dhe duke pare
-
18:40 - 18:43femijet tane si shpresa qe ata jane. Dhe detyra jone
-
18:43 - 18:46eshte te edukojme te gjithe qenien e tyre, ne menyre te tille qe ata te mund te perballojne te ardhmen.
-
18:46 - 18:49Me qe ra fjala -- ne ndoshta nuk do ta shohim kete te ardhme,
-
18:49 - 18:52por ata po. Dhe puna jone eshte qe ti ndihmojme
-
18:52 - 18:54ata qe te krijojne dicka me te. Ju faleminderit shume
- Title:
- Ken Robinson thotë se shkollat vrasin kreativitetin
- Speaker:
- Sir Ken Robinson
- Description:
-
Sir Ken Robinson ben nje diskutim te kendshem dhe njekohesisht prekes mbi krijimin e nje sistemi edukativ qe perkrah (ne vend qe te shkaterroj) kreativitetin.
- Video Language:
- English
- Team:
- closed TED
- Project:
- TEDTalks
- Duration:
- 19:00