< Return to Video

Pse nuk ju pëlqen tingulli i zërit tuaj

  • 0:01 - 0:04
    Nëse pyesni biologët evolucionarë
  • 0:04 - 0:07
    kur u bënë njerëzit njerëz,
  • 0:07 - 0:09
    disa prej tyre do të thonë se,
  • 0:09 - 0:12
    epo, në një pikë ne
    filluam të qëndrojmë mbi këmbët tona,
  • 0:12 - 0:16
    u bëmë dykëmbësh dhe u bëmë
    zotërit e mjedisit tonë.
  • 0:17 - 0:22
    Të tjerë do thonë se meqë truri ynë
    filloi të rritej shumë më tepër,
  • 0:22 - 0:25
    ne ishim në gjendje të kishim
    procese mendore shumë më komplekse.
  • 0:27 - 0:31
    Dhe të tjerë mund të argumentojnë
    se është sepse zhvilluam gjuhët
  • 0:31 - 0:33
    që arritëm të evoluonim si specie.
  • 0:35 - 0:39
    Çuditërisht, të treja këto
    fenomene janë të lidhura.
  • 0:40 - 0:42
    Ne nuk jemi të sigurt se si
    apo në ç'rradhitje,
  • 0:42 - 0:44
    por ato janë të gjitha të ndërlidhura
  • 0:44 - 0:48
    me ndryshimin e formës së një kocke
    të vogël në pjesën e prapme të qafës
  • 0:49 - 0:52
    që ndryshoi këndin
    mes kokës dhe trupit tonë.
  • 0:53 - 0:56
    Kjo do të thotë se ne ishim në gjendje
    të qëndronim në këmbë
  • 0:56 - 0:59
    por edhe për trurin tonë
    të evoluonte në shpinë
  • 0:59 - 1:05
    dhe për kordat tona zanore të rriteshin
    nga shtatë centimetra për gjitarët
  • 1:05 - 1:08
    deri në 11 dhe 17 centimetra për njerëzit.
  • 1:09 - 1:11
    Kjo quhet prejardhja e gurmazit.
  • 1:12 - 1:14
    Gurmazi është vendqëndrimi i zërit tuaj.
  • 1:16 - 1:20
    Kur bebet lindin,
    gurmazi i tyre ende nuk është formuar.
  • 1:21 - 1:23
    Kjo ndodh vetëm kur janë rreth tre muajsh.
  • 1:25 - 1:27
    Pra, metaforikisht, secili prej nesh këtu
  • 1:27 - 1:31
    ka rijetuar evolucionin
    e gjithë species sonë.
  • 1:32 - 1:34
    Dhe meqë ra fjala tek foshnjet,
  • 1:34 - 1:38
    kur ju po fillonit të zhvilloheshit
    në barkun e nënës suaj,
  • 1:38 - 1:42
    ndjesia e parë që keni pasur
    nga bota e jashtme,
  • 1:42 - 1:46
    kur ishit vetëm tre javësh,
    në madhësinë e një karkaleci deti,
  • 1:46 - 1:48
    ishte përmes ndjeshmërisë prekëse
  • 1:49 - 1:51
    që vinte nga dridhjet
    e zërit të nënës suaj.
  • 1:52 - 1:57
    Pra, siç mund ta shohim, zëri njerëzor
    është mjaft domethënës dhe i rëndësishëm
  • 1:57 - 2:00
    në nivelin e specieve,
  • 2:00 - 2:02
    në nivelin e shoqërisë -
  • 2:02 - 2:05
    në këtë mënyrë ne komunikojmë
    dhe krijojmë lidhje,
  • 2:05 - 2:08
    dhe në nivele personale e ndërpersonale -
  • 2:08 - 2:12
    me zërin tonë, ne ndajmë shumë më tepër
    se fjalë dhe të dhëna,
  • 2:12 - 2:14
    ne praktikisht ndajmë se kush jemi.
  • 2:14 - 2:18
    Dhe zëri ynë është i padallueshëm
    nga mënyra se si të tjerët na shohin.
  • 2:18 - 2:20
    Është një maskë që ne vëmë në shoqëri.
  • 2:22 - 2:25
    Por marrëdhënia jonë me zërin tonë as
    që afrohet me të qartën.
  • 2:25 - 2:27
    Ne rrallë e përdorim zërin për veten tonë;
  • 2:27 - 2:31
    e përdorim si një dhuratë
    për t'ua dhënë të tjerëve.
  • 2:31 - 2:34
    Është si e prekim njëri-tjetrin.
  • 2:34 - 2:36
    Është një estetikë dialektike.
  • 2:36 - 2:38
    Por çfarë mendojmë ne për zërin tonë?
  • 2:38 - 2:40
    Ju lutemi ngrini dorën
  • 2:40 - 2:44
    nëse nuk ju pëlqen tingulli i zërit tuaj
    kur e dëgjoni në një pajisje regjistrimi.
  • 2:44 - 2:45
    (Të qeshura)
  • 2:45 - 2:47
    Po, falemnderit, me të vërtetë,
  • 2:47 - 2:50
    shumica e njerëzve tregojnë se nuk i pëlqen
    tingulli i zërit të tyre i regjistruar.
  • 2:50 - 2:52
    Pra, çfarë do të thotë kjo?
  • 2:52 - 2:54
    Le të përpiqemi ta kuptojmë këtë
    në 10 minutat e ardhshme.
  • 2:54 - 2:57
    Unë jam një hulumtues në MIT Media Lab,
  • 2:58 - 3:00
    pjesë e grupit të Operës së së Ardhmes,
  • 3:00 - 3:03
    dhe hulumtimet e mia
    fokusohen në marrëdhëniet
  • 3:03 - 3:06
    që njerëzit kanë me zërin e tyre
    dhe me zërat e të tjerëve.
  • 3:08 - 3:12
    Unë studioj atë që ne mund të mësojmë
    nga dëgjimi i zërave,
  • 3:12 - 3:13
    nga fusha të ndryshme,
  • 3:13 - 3:17
    nga neurologjia në biologji,
    shkencat njohëse, gjuhësia.
  • 3:19 - 3:22
    Në grupin tonë ne krijojmë
    mjete dhe përvoja
  • 3:22 - 3:26
    për t'i ndihmuar njerëzit të fitojnë një
    kuptim më të miraplikuar të zërit të tyre
  • 3:27 - 3:30
    në mënyrë që të reduktojnë paragjykimet,
  • 3:30 - 3:32
    për t'u bërë dëgjues më të mirë,
  • 3:32 - 3:35
    për të krijuar marrëdhënie
    më të shëndetshme
  • 3:35 - 3:37
    ose thjesht për ta kuptuar veten më mirë.
  • 3:38 - 3:43
    Dhe kjo në të vërtetë duhet të vijë
    me një qasje tërësore të zërit.
  • 3:44 - 3:47
    Sepse, mendoni për gjithë
    aplikimet dhe implikimet
  • 3:47 - 3:50
    që zëri mund të ketë,
    teksa zbulojmë më shumë për këtë.
  • 3:51 - 3:54
    Zëri juaj është një fenomen
    shumë kompleks.
  • 3:54 - 3:58
    Kjo kërkon një sinkronizim të më
    shumë se 100 muskujve në trupin tuaj.
  • 3:58 - 4:01
    Dhe duke dëgjuar zërin,
  • 4:01 - 4:06
    ne mund të kuptojmë dështimet e mundshme
    të asaj që ndodh përbrenda.
  • 4:06 - 4:07
    Për shembull:
  • 4:08 - 4:11
    të dëgjuarit lloje shumë
    specifike turbulencash
  • 4:11 - 4:14
    dhe keq-përputhjen e zërit
  • 4:14 - 4:17
    mund të ndihmojë në parashikimin
    e fazave të hershme të Parkinsonit,
  • 4:17 - 4:19
    vetëm përmes një telefonate.
  • 4:20 - 4:22
    Dëgjimi i mungesës së frymëmarrjes
    mes zërit
  • 4:22 - 4:26
    mund të ndihmojë në zbulimin
    e sëmundjeve të zemrës.
  • 4:26 - 4:30
    Gjithashtu dimë se ndryshimet e
    ritmit brenda fjalëve individuale
  • 4:31 - 4:33
    janë një shënues
    shumë i mirë i depresionit.
  • 4:34 - 4:37
    Zëri juaj është gjithashtu shumë i lidhur
    me nivelet hormonale.
  • 4:37 - 4:40
    Palët e treta duke dëgjuar zërat e femrave
  • 4:40 - 4:43
    ishin në gjendje ti vendosnin
    saktësisht folëset
  • 4:43 - 4:44
    në ciklin e tyre menstrual.
  • 4:46 - 4:47
    Vetëm me informacion akustik.
  • 4:49 - 4:52
    Dhe tani me teknologjinë
    që na dëgjon gjatë gjithë kohës,
  • 4:52 - 4:55
    Alexa nga Amazon Echo
  • 4:55 - 4:58
    mund të jetë në gjendje të parashikojë
    nëse jeni shtatzënë
  • 4:58 - 5:00
    edhe para se ju ta dini.
  • 5:00 - 5:01
    Pra mendoni për -
  • 5:01 - 5:02
    (Të qeshura)
  • 5:02 - 5:04
    Mendoni për implikimet etike të kësaj.
  • 5:05 - 5:09
    Zëri juaj është po ashtu shumë i lidhur me
    mënyrën se si krijoni marrëdhënie.
  • 5:09 - 5:12
    Ju keni një zë të ndryshëm
    për çdo person me të cilin flisni.
  • 5:12 - 5:16
    Nëse marr pak copëz të
    zërit tuaj dhe e analizoj atë,
  • 5:16 - 5:19
    Unë mund të di nëse jeni duke folur
    me nënën tuaj, vëllain tuaj,
  • 5:19 - 5:21
    mikun tuaj apo shefin tuaj.
  • 5:21 - 5:26
    Ne gjithashtu mund të përdorim,
    si një parashikues, qëndrimin vokal.
  • 5:26 - 5:30
    Domethënë, si merrni vendimin ta vendosni
    zërin kur flisni me dikë.
  • 5:30 - 5:33
    Dhe qëndrimi juaj vokal,
    kur flisni me bashkëshortin tuaj,
  • 5:33 - 5:37
    mund të ndihmojnë parashikimin e jo vetëm
    nëse por edhe kur do të divorcoheni.
  • 5:39 - 5:41
    Pra, ka shumë për të mësuar
    nga dëgjimi i zërave.
  • 5:42 - 5:44
    Dhe unë besoj se kjo duhet të fillojë
    me mirëkuptim
  • 5:44 - 5:46
    se ne kemi më shumë se një zë.
  • 5:47 - 5:50
    Pra, unë do të flas rreth tre zërave
    që shumica prej nesh zotërojnë,
  • 5:50 - 5:53
    në një model të asaj që unë e quaj maskë.
  • 5:54 - 5:55
    Pra, kur ju shikoni një maskë,
  • 5:56 - 5:58
    ajo që shihni është projeksioni
    i një karakteri.
  • 5:58 - 6:00
    Le ta quajmë atë zërin tuaj të jashtëm.
  • 6:01 - 6:04
    Kjo është gjithashtu mënyra më
    klasike për të menduar për zërin,
  • 6:04 - 6:06
    është një mënyrë për ta projektuar
    veten në botë.
  • 6:06 - 6:10
    Mekanizmi për këtë projeksion
    kuptohet mjaft mirë.
  • 6:10 - 6:12
    Mushkëritë kontraktojnë diafragmën tuaj
  • 6:12 - 6:15
    dhe kjo krijon dridhje të vetë-qëndrueshme
    në organin tuaj vokal,
  • 6:15 - 6:17
    që krijon një tingull.
  • 6:17 - 6:20
    Dhe pastaj mënyra si hapni dhe mbyllni
    kavitetet në gojën tuaj,
  • 6:20 - 6:23
    aparati juaj vokal do të
    transformojë tingullin.
  • 6:23 - 6:25
    Pra, të gjithë kanë të njëjtin mekanizëm.
  • 6:25 - 6:27
    Por zërat janë mjaft unikë.
  • 6:27 - 6:32
    Është për shkak se dallime mjaft delikate
    në madhësi, fiziologji, në nivel hormonesh
  • 6:32 - 6:36
    do të shkaktojnë dallime mjaft
    delikate në zërin tuaj të jashtëm.
  • 6:37 - 6:39
    Dhe truri juaj është goxha i zoti
  • 6:39 - 6:43
    në dallimin e atyre diferencave delikate
    nga zërat e jashtëm të njerëzve të tjerë.
  • 6:44 - 6:47
    Në laboratorin tonë, ne po punojmë
    me makineri mësimdhënieje
  • 6:47 - 6:49
    për t'i kuptuar ato dallime delikate.
  • 6:49 - 6:54
    Përdorim të mësuarit e thellë për të krijuar
    një sistem identifikues të kohës reale
  • 6:54 - 6:55
    për të ndihmuar në ngritjen e vetëdijes
  • 6:55 - 7:00
    në përdorimin e hapësirës
    së përbashkët vokale -
  • 7:00 - 7:03
    pra ai që flet dhe ai
    nuk flet kurrë gjatë takimeve -
  • 7:03 - 7:05
    për të rritur inteligjencën në grup.
  • 7:06 - 7:10
    Dhe një nga vështirësitë e kësaj
    është se zëri juaj nuk është as statik.
  • 7:11 - 7:14
    Ne tashmë e thamë se ndryshon
    për çdo person me të cilin flisni
  • 7:14 - 7:17
    por gjithashtu ndryshon në përgjithësi
    gjatë jetës suaj.
  • 7:17 - 7:19
    Ne fillim dhe në fund të udhëtimit,
  • 7:19 - 7:22
    zërat e meshkujve dhe femrave
    janë shumë të ngjashëm.
  • 7:22 - 7:24
    Është shumë vështirë të dallosh
  • 7:24 - 7:27
    zërin i një vajze shumë të re
    nga zëri i një djali shumë të ri.
  • 7:28 - 7:33
    Por gjatë mesit, zëri bëhet një
    shënues i identitetit tuaj elastik.
  • 7:33 - 7:37
    Në përgjithësi, për zërat e meshkujve
    ka një ndryshim të madh në pubertet.
  • 7:37 - 7:39
    Dhe pastaj për zërat e femrave,
  • 7:39 - 7:43
    ka një ndryshim në çdo shtatzëni dhe një
    ndryshim të madh në menopauzë.
  • 7:43 - 7:47
    Pra, e gjithë kjo është zëri që
    njerëzit e tjerë dëgjojnë kur ju flisni.
  • 7:47 - 7:51
    Pra, si ka mundësi që ne jemi kaq
    të panjohur me të?
  • 7:52 - 7:55
    Si ka mundësi që nuk është
    zëri që ne dëgjojmë?
  • 7:55 - 7:56
    Pra, le ta mendojmë këtë.
  • 7:56 - 8:00
    Kur ju vishni një maskë,
    ju në fakt nuk e shihni maskën.
  • 8:01 - 8:05
    Dhe kur përpiqeni ta vëreni, ajo që do
    të shihni është brendësia e maskës.
  • 8:05 - 8:07
    Dhe ky është zëri juaj i brendshëm.
  • 8:09 - 8:11
    Për të kuptuar se pse është ndryshe,
  • 8:11 - 8:14
    le të përpiqemi të kuptojmë mekanizmin e
    perceptimit të këtij zëri të brendshëm.
  • 8:16 - 8:18
    Sepse trupi juaj ka shumë mënyra
    për ta filtruar ndryshe
  • 8:19 - 8:21
    nga zëri i jashtëm.
  • 8:21 - 8:24
    Pra, për ta perceptuar këtë zë,
    së pari duhet të udhëtojë në veshët tuaj.
  • 8:24 - 8:27
    Dhe zëri juaj i jashtëm
    udhëton nëpërmjet ajrit
  • 8:27 - 8:30
    ndërsa zëri juaj i brendshëm
    udhëton nëpërmjet kockave tuaja.
  • 8:30 - 8:32
    Kjo quhet përçueshmëri kockash.
  • 8:33 - 8:38
    Për shkak të kësaj, zëri juaj i brendshëm
    do të tingullojë në një gamë më të ulët
  • 8:38 - 8:42
    dhe gjithashtu më harmonike muzikisht
    sesa zëri juaj i jashtëm.
  • 8:43 - 8:47
    Pasi udhëton atje, ai duhet të
    hyjë në veshin tuaj të brendshëm.
  • 8:47 - 8:50
    Dhe ka edhe një mekanizëm tjetër
    që ndodh këtu.
  • 8:50 - 8:52
    Është një filtër mekanik,
  • 8:52 - 8:55
    është një ndarje e vogël
    që vjen dhe mbron veshin tuaj të brendshëm
  • 8:55 - 8:58
    çdo herë që ju prodhoni një tingull.
  • 8:58 - 9:00
    Pra gjithashtu zvogëlon atë që dëgjoni.
  • 9:01 - 9:04
    Dhe pastaj është edhe një filtër i tretë,
    një filtër biologjik.
  • 9:05 - 9:09
    Koklea juaj - është një pjesë e veshit
    tuaj të brendshëm që përpunon zërin -
  • 9:09 - 9:11
    është e bërë nga qeliza të gjalla.
  • 9:11 - 9:14
    Dhe ato qeliza të gjalla
    do të veprojnë ndryshe
  • 9:14 - 9:17
    bazuar në sa shpesh ato dëgjojnë zërin.
  • 9:17 - 9:18
    Është një efekt habitimi.
  • 9:19 - 9:21
    Pra, për shkak të kësaj,
  • 9:21 - 9:24
    teksa zëri është tingulli që
    dëgjoni më së shumti në jetën tuaj,
  • 9:24 - 9:27
    ju në fakt e dëgjoni atë më pak
    se tinguj të tjerë.
  • 9:27 - 9:29
    Si përfundim,
    kemi një filtër të katërt.
  • 9:29 - 9:31
    Është një filtër neurologjik.
  • 9:32 - 9:34
    Neurologët zbuluan kohët e fundit
  • 9:34 - 9:37
    se kur ju hapni gojën
    për të krijuar një tingull,
  • 9:37 - 9:40
    lëvorja juaj zanore mbyllet.
  • 9:42 - 9:45
    Kështu që ju e dëgjoni zërin tuaj
  • 9:45 - 9:50
    por truri në fakt nuk e dëgjon kurrë
    tingullin e zërit tuaj.
  • 9:52 - 9:55
    E pra, evolucionarisht
    kjo mund të ketë kuptim,
  • 9:55 - 9:58
    sepse ne e dimë me siguri
    se si do të tingullojmë
  • 9:58 - 10:01
    e ndoshta nuk kemi nevojë të shpenzojmë
    energji duke analizuar sinjalin.
  • 10:02 - 10:05
    Dhe ky quhet shkarkim konkret
  • 10:05 - 10:08
    dhe ndodh për çdo lëvizje
    që trupi juaj bën.
  • 10:08 - 10:10
    Përkufizimi i saktë
    i një shkarkimi konkret
  • 10:10 - 10:15
    është një kopja e një komande motorike
    që dërgohet nga truri.
  • 10:15 - 10:18
    Kjo kopje nuk krijon asnjë lëvizje vetë
  • 10:18 - 10:22
    por në vend të kësaj dërgohet
    në rajone të tjera të trurit
  • 10:22 - 10:25
    për t'i informuar ato rreth
    lëvizjes së pashmangshme.
  • 10:26 - 10:30
    Dhe për zërin, ky shkarkim konkret
    ka gjithashtu një emër tjetër.
  • 10:30 - 10:33
    Është zëri juaj i brendshëm.
  • 10:33 - 10:34
    Pra, le të përmbledhim.
  • 10:34 - 10:36
    Ne kemi maskën, zërin e jashtëm,
  • 10:37 - 10:40
    brendinë e maskës,
    zërin tuaj të brendshëm,
  • 10:40 - 10:42
    dhe pastaj keni zërin tuaj të brendshëm.
  • 10:42 - 10:44
    Dhe më pëlqen ta shoh këtë
    si mjeshtri i kukullave
  • 10:44 - 10:47
    që komandon spangot e të gjithë sistemit.
  • 10:47 - 10:49
    Zëri juaj i brendshëm është
  • 10:49 - 10:52
    ai që ju dëgjoni
    kur lexoni një tekst në heshtje,
  • 10:53 - 10:56
    kur bëni prova
    për një bisedë të rëndësishme.
  • 10:57 - 10:59
    Ndonjëherë është i vështirë për tu fikur,
  • 10:59 - 11:02
    është e vështirë të shikosh tekstin e
    shkruar në gjuhën tuaj amtare,
  • 11:02 - 11:05
    pa e lexuar me këtë zë të brendshëm.
  • 11:06 - 11:08
    Është gjithashtu zëri që
    refuzon të ndalojë së kënduari
  • 11:08 - 11:10
    kënga idiote që keni në kokë.
  • 11:10 - 11:12
    (Të qeshura)
  • 11:13 - 11:17
    Dhe për disa njerëz është në të vërtetë
    është e pamundur ta kontrollojnë atë.
  • 11:17 - 11:20
    Dhe ky është rasti
    i pacientëve skizofrenikë,
  • 11:20 - 11:22
    të cilët kanë halucinacione zanore.
  • 11:22 - 11:25
    të cilët nuk mund të dallojnë aspak
    mes zërave që vijnë nga brenda
  • 11:25 - 11:27
    dhe jashtë kokës së tyre.
  • 11:27 - 11:30
    Në laboratorin tonë, ne jemi gjithashtu
    duke punuar me pajisje të vogla
  • 11:30 - 11:33
    për ti ndihmuar këta njerëz
    të bëjnë ato dallime
  • 11:33 - 11:35
    dhe të dinë nëse një zë
    është i brendshëm ose i jashtëm.
  • 11:37 - 11:41
    Po ashtu mund ta mendoni zërin e brendshëm
    si zëri që ju flet nëpër ëndrra.
  • 11:41 - 11:43
    Ky zë i brendshëm
    mund të marrë shumë forma.
  • 11:43 - 11:47
    Dhe në ëndrrat tuaja, ju në fakt lëshoni
    potencialin e këtij zëri të brendshëm.
  • 11:47 - 11:50
    Kjo është një tjetër punë që
    ne po bëjmë në laboratorin tonë:
  • 11:50 - 11:53
    po përpiqemi të hymë
    tek zëri i brendshëm i ëndrrave.
  • 11:54 - 11:56
    Pra, edhe nëse jo gjithmonë
    mund ta kontrolloni,
  • 11:56 - 11:59
    zërin e brendshëm -
    ju gjithmonë mund të angazhoheni me të
  • 11:59 - 12:01
    përmes dialogut, përmes
    dialogëve të brendshëm.
  • 12:02 - 12:04
    Ose ju mund ta shihni këtë zë të brendshëm
  • 12:04 - 12:06
    si lidhja që mungon
    midis mendimeve dhe veprimeve.
  • 12:09 - 12:12
    Kështu që shpresoj t'ju kem lënë
    me një vlerësim më të mirë,
  • 12:12 - 12:15
    një vlerësim i ri i të gjithë zërave tuaj
  • 12:15 - 12:18
    dhe rolin që luajnë
    brenda dhe jashtë jush -
  • 12:18 - 12:22
    pasi zëri juaj është përcaktues
    shumë kritik i asaj që ju bën njerëz
  • 12:22 - 12:25
    dhe se si bashkëveproni me botën.
  • 12:25 - 12:26
    Ju falemnderit.
  • 12:26 - 12:29
    (Duartrokitje)
Title:
Pse nuk ju pëlqen tingulli i zërit tuaj
Speaker:
Rébeka Kleinberger
Description:

Zëri juaj është i padallueshëm nga mënyra se si njerëzit e tjerë ju shohin, por marrëdhënia juaj me të as që afrohet me të qartën. Rébeka Kleinberger studion se si ne përdorim dhe i kuptojmë zërat tanë dhe të të tjerëve. Ajo shpjegon se pse ju nuk mund ta pëlqeni tingullin e zërit tuaj në regjistrime, dallimet midis zërave tuaj të jashtëm, të brendshëm dhe të brendisë suaj- dhe gjërat e jashtëzakonshme që ju komunikoni pa qenë të vetëdijshëm për to.

more » « less
Video Language:
English
Team:
closed TED
Project:
TEDTalks
Duration:
12:42

Albanian subtitles

Revisions